|
|
Sporti Shqiptar, 22 korrik
Bamir Topi, presidenti i ri i Tiranės
Deputeti i njohur zėvendėson nė detyrė legjendėn e 17 Nėntorit, Fatmir Frashėrin
Aurel Celibashi
Skeda e Bamir Topit
Datėlindja: 24.4.1957
Vendlindja: Tiranė
Arsimi: Fakulteti i Shkencave Biologjike
Titulli: Prof.dr.
Veprimtaria personale: Kėrkues shkencor nė fushat biologjike tė aplikuara.
Veprimtaria politike: Deputet nė 3 legjislaturat e fundit.
2 herė kryetar i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike.
2 herė nėnkryetar i i PD-sė.
Ministėr i Bujqėsisė nė vitet 1996-1997.
Aktualisht deputet i zonės zgjedhore nr.31, Tiranė.
Bamir Topi ėshtė presidenti i ri i Tiranės. Me pėlqimin e kryesisė sė klubit bardheblu, politikani i njohur ėshtė emėruar dje paradite nė kėtė post nderi, duke zėvendėsuar legjendėn e dikurshme tė 17 Nėntorit, Fatmir Frashėrin. Nė fakt, kishte mė shumė se njė vit qė posti i presidentit nė klubin "Tirana" rrinte bosh, pas largimit pėr arsye personale tė Mjeshtrit tė Sportit, Frashėrit. Mbrėmjen e sė enjtes, nė zyrat e stadiumit "Selman Stėrmasi", kryesia e klubit "Tirana" pati njė takim pėr mė shumė se dy orė, ku njė ndėr pikat e diskutimit ishte dhe zgjedhja e presidentit tė nderit. Me konsensusin e palėve, ku pėrfshihej katėrshja e donatorėve, shefi i klubit, Shkėlqim Muēa, por edhe figura tė njohura tė bardhebluve ndėr vite, si Rauf Dimraj apo Riza Hicka, vendosėn qė postin e presidentit ta mbajė deputeti i Partisė Demokratike, Bamir Topi. Nė fakt, kishte kohė qė pėrflitej emri i tij nė qarqet bardheblu, por vetėm paraditen e sė premtes ēdo gjė u zyrtarizua.
Muēa: Zgjedhja e Topit, pėr mė shumė integritet
Emėrimin e Bamir Topit nė krye tė klubit bardheblu e komentoi edhe shefi i klubit "Tirana", Shkėlqim Muēa. Sipas tij, pas largimit tė Fatmir Frashėrit, ishte e nevojshme qė skuadra ta kishte njė president dhe zgjedhja mė e mirė ishte ajo e politikanit tė njohur shqiptar. "Zgjedhja e Bamir Topit nė krye tė presidencės sė klubit, ėshtė bėrė me qėllim pėr t'i dhėnė mė shumė integritet Tiranės. Pas largimit pėr arsye personale tė Fatmir Frashėrit, duhej medoemos qė tė plotėsoheshin strukturat, kėshtu qė nga ana e kryesisė u pa e arsyeshme qė tė emėrohej Bamir Topi, njė person i cili i ka qėndruar afėr ekipit qė nga viti 1970 dhe deri tani. Shpresojmė shumė qė ky intelektual t'i japė njė kontribut mė shumė nė realizimin e objektivave madhor tė Tiranės,"- bėn tė ditur Muēa.
Halili: Ishte njė vendim nė unison i kryesisė
I kontaktuar nga gazeta nė lidhje me emėrimin e presidentit tė ri tė klubit, ėshtė njėri nga donatorėt, pikėrisht Refik Halili, ai qė shprehet se njė lėvizje e tillė nuk duhet tė shihet me natyrė politike. "Ajo qė dua tė them ka tė bėjė me faktin se zgjedhja e Bamir Topit si president i Tiranės u bė me njė vendim-unison tė kryesisė sė klubit, ku sigurisht mori miratimin edhe tė donatorėve. Mendoj se njė lėvizje e tillė nuk mund tė quhet politike, por vetėm nė tė mirė tė skuadrės, ku dihet shumė mirė qė Topi ėshtė njė prej mbėshetėsve tanė kryesorė."
Topi: President i Tiranės, nder i madh
"Jam shumė i lumtur pėr emėrimin nė postin e presidentit tė njė klubi tė madh dhe me shumė tradita, siē ėshtė Tirana. E prita me kėnaqėsi propozimin e kryesisė sė klubit dhe tashmė qė jam zgjedhur nė kėtė detyrė tė re ndihem shumė i nderuar. Kėtu bėhet fjalė se Tirana ėshtė skuadra e cila mė ka dhuruar emocione tė madha gjatė gjithė jetės, sepse veēanėrisht unė kam qenė i lidhur me futbollin. Mendoj se ka ardhur koha qė edhe ky sport tė ringrihet, ndėrkohė qė premtoj se do tė bėj maksimumin e mundėsive qė Tirana tė ketė njė vizion europian,"- ishin fjalėt e para tė presidentit tė ri tė Tiranės, Bamir Topit, dhėnė dje pėr gazetėn "Sporti shqiptar" pas emėrimit.
Sport Ekspres, 22 korrik
Bamir Topi, Tirana "parlamentare"!
Bedri Alimehmeti
Prof. Dr. Bamir Topi, i cili ne mjediset futbolldashese te kryeqytetit njihet si nje tifoz i "thekur" i bardhebluve, eshte zgjedhur president i FK Tirana, te cilen, sikurse thote edhe vete ne intervisten per gazeten tone, ka dyzet vite qe e ndjek. Gjithsesi, lidhjet e tij me skuadren e qytetit nuk ka perse te mos i perqasim edhe me faktin qe familja e tij eshte autoktone tiranase, kurse kusheriri, Ramazani Topi, deri ne fillim te viteve 60 te ka mbrojtur porten e 17 Nentorit te asaj kohe.
Zoti Bamir, duke ju uruar per zgjedhjen ne postin e presidentit te FK Tirana, cili do te ishte vleresimi juaj?
Propozimi i kryesise se klubit Tirana, per te me ofruar postin e presidentit, eshte nje konsiderate ndaj personit tim, te cilen e vleresoj, jo thjesht per nje pasion timin te vjeter, por dhe sepse behet fjale per skuadren e zemres, te cilen e ndjek prej 40 vjetesh. Ndaj, e kam pranuar me shume kenaqesi, duke e ndiere ne te njejten kohe jo thjesht si pjese te pasionit tim sportiv, por edhe si pergjegjesi per te rritur nivelin e Tiranes, si skuader pretendente per trofete, por edhe per te konkurruar denjesisht ne Europe.
A mendoni qe zgjedhjes suaj ne postin e presidentit te FK Tirana mund ti jepen ngjyra politike?
Per mendimin tim, te ngaterrosh politikat partiake me sportin do te thote injorance. Them keshtu, sepse sporti ne pergjithesi i shkeput njerzit nga antagonizmi politik. Sporti eshte nje aktivitet, i cili, pavaresisht nga bindjet politike, ka mision qe ti afroje njerezit. Per mendimin tim, tendenca per te perzier sportin me politiken do te ishte, ne radhe te pare, deshtim i politikes, dhe, se dyti, nje perzjerje e panevojshme e puneve ne sport. Nga kjo pikepamje, une dua ta ndaj sportin nga politika, sepse sport kam filluar te shoh qe i vogel, pese vjeē, kurse me politike kam filluar te merrem shume vone.
Pas ketij momenti, cilat do te jene marredheniet tuaja me katershen e donatoreve te FK Tirana?
Duke e vleresuar vendimin e kryesise se klubit, si nje vendim institucional, natyrisht qe do te filloj bashkepunimin me te gjithe faktoret, qe influencojne ne ecurine e Tiranes, sigurisht, pa veēuar e dalluar asnje. Per mua ka shume rendesi bashkepunimi ne funksion institucioni, pas kesaj edhe bashkepunimi njerezor natyrisht qe do te jete i pranishem.
Ne keto momente, kur ju merrni postin e presidentit, skuadra gjendet perpara nje ndeshjeje mjaft te rendesishme...
Une kam bindje qe Tirana do ta kaloje kete tur. Per mua eshte e rendesishme qe skuadra te futet ne fushe e impenjuar, jo vetem per te siguruar kualifikimin, por edhe per te rritur cilesine e lojes, qe do ti sherbeje per turin tjeter. Madje, veē kesaj, mendoj se kemi te bejme me nje moment te rendesisem, i cili duhet ta pergatise Tiranen edhe per kampionatin e ri qe po afron, ku duhet te futet me nje motivacion te qarte, per te qene si gjithnje skuadra elitare e tij.
Cili do te ishte ne kete rast mesazhi i presidentit te sapozgjedhur per futbollistet bardheblu?
Se pari, do ti pergezoja te gjithe lojtaret e Tiranes per shpirtin sportiv qe kane treguar deri tani. Do tu uroja rritje te motivimit e shpirtit te gares, per te arritur ne cakun e tradites me te mire te ekipit, ne themel te se ciles ka qene grinta e pashtershme, qe, e nderthurur me elementet taktike e teknike, do ta bente Tiranen te pathyeshme ne kampionatin shqiptar.
|
|