Sot është e hënë 23/04/2018 01:54
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 1 [ 1 postim ] 
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Tri "epokat" e Zyber Lisit
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 17/04/2006 08:38 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 30/04/2005 18:23
Poste: 2100
Vendndodhja: Tek Cepi TIRONES
NE QOFTESE KA GABIME GRAMATIKE APO NDONJE GJE TJETER ESHTE FAJI IM QE E KAM KOPJUAR GABIM :);).



"Zyber Lisi asht ndoshta qendersulmuesi ma i afte qe kemi sot ne vendin t'one, se Riza Lushten e kemi ne Itali. Zhvillon nji loje shume elegante dhe e manovron topin me nje zotesi te pashoqe. Kombinon me te mbdrendeshmit e vet me topa te shkurte, po shpesh here di tiu leshoje kraheve te vet topa te persosun ne thellesi, topa te paster e te shpejte qe i gjejne gjithmone te pambuluem keta krahe, te cilet mandej e kane krejt te ilre rrugen e golit. Gjuejtja e tij asht aq e forte, por nga ana tjeter asht shum e matun dhe precize. Asht specjalisti i zbatimit te shkelmave te rreptesise. Me duket se deri me sot, nuk ka humbe asnje penallti. Lisi qesh kur gjuen penalltit: nji goditje e lehte topi qe e dergon ne qoshe te rrjetit, e portjeri bahet nervoz e atehere futet ne thesin e driblinut tue shkaterrue lojen e vet dhe te skuadres. Asht pak i dobet ne trup. Mbasi te kete fitue disa kilo mishi elastik, dhe te jete ba pak ma i shpejte, do te dale nji qenderslumes idea'". ANTON MAZREKU, 1942

1 - Kampioni 18-vjecar i viteve '30

Ne te vertete percaktimi i mesiperm i Mazrekut i perket "epokes" se dyte te Zyber Lisit, asaj te Luftes. E mbas futbollit te Luftes, ai ka edhe ate te Mbasluftes. Ne nje kohe qe kishte patur edhe ate te Paraluftes. Nuk jane te shumte keta futbolliste te tri periudhave ne historine tone dhe nje prej tyre qe pra, edhe yber Lisi.
Merre me mendL ai eshte Kampion i Shqiperise me Sportklub Tiranen me 1937 dhe eshte Kampion me Partizanin me 1948, mbasi kishte qene kampion me te edhe ne 1947! E, tri epokat e Zyber Lisit nisin me 2 maj 1937, Java 2 e Kampionatit te 7-te Kombetar, ndeshja SK Tirana - Ismail Qemali i Vlores 2-0. Debutuesi 18-vjecar e ka emrin Zyber Lisi dhe gol i tij ne minuten e 40-te mbasi kishte shenuar Lushta ne te 20'. Tirana ia mesoi emrin ate dite, por ai nuk shenon deri me 6 qershor 1937. Ndeshja e asaj dite ne te vertete, ka vetem nje emer: Riza Lushta. Eshte SK Tirana - Bardhyli i Lezhes 11-0! Riza Lushta shenon 6 here dhe golat e tij qe nisnin nga minuta e pare deri ne 51, cka do te thote nje gol per cdo 8 minuta loje, kane vetem nje nderprerje: minuten e 35-te prej goit te Zyber Lisit. Dhe kur me 20 qershor eshte ndeshja SK Tirana - Vllaznia 4-1, e cila shkaterroi endrren shkodrane per nje titull qe dukej i projektuar, Lisi eshte ne qender te sulmit, prane Lushtes deri aty sa u tha se dyshja kishte vetem nje bashkim: Lushta - Lisi. Naim Kryeziun nuk e linte shkolla te merrte pjese ne kampionat, Plluska qe kishte ardhur nga Korca, ishte disi me mbrapa dhe kombinacioni mbetej te Lisi - Lushta.
Ato jane javet me fantastike te Sportklubit: 4-1 Vllaznise, 5-1 Skenderbeut brenda ne Korce, 2-1 Beses, 4-0 Ismail Qemalit, 2-0 Bashkimit Elbasanas, 2-0 Durresit, 5-1 Tomorrit, 8-0 Dragojt te Pogradecit. Dhe dyshja Lisi - Lushta qe nuk permbahet. Ne fund, Lushta ka 25 gola ne aktiv, 18-vjecari Zyber Lisi 10, kur shifrat duhet te jene edhe me te larta, persa kohe ne ende kemi mangesi informacioni per e pakte dy - tri ndeshje.
A merr ketu fund futbolli i Lisit, kur tashma kampionatet e viteve '30, heshtin?
Me 1 shtator 1938 ndeshja SK Tirana - Iraklis e Kavalles 7-0, ne nje 11-sh ku jane Foto Janku e Sllave Llambi, Adem Karapici e Bik Jakova, Naim Kryeziu e Riza Lushta, Lisi eshte prap gjysemsulmuesi, i cili duhej te ushqente me topa edhe Lushten. Ne nje fare menyre, kjo ishte nje Kombetare e kohes. E, Lisi nuk rri pa i vene firme e pakte nje goli. Ate dite edhe emrin e tij e degjoi gjithe Shqiperia, sepse Radio Tirana permes Anton Mazrekut beri transmetimin e pare historik te nje ndeshje futbolli ne Shqiperi.
Dhe prap Zyber Lisi, i cili eshte protagonist i "finales" se Kupes se pare te Shqiperise, me 22 janar 1939 ne Shkoder, Vllaznia - SK Tirana 1-2. Dhe dyshja Lisi - Lushta e pandalshme. Ketu ndalon futbolli kompetitiv i Mbreterise Shqipetare. Zyber Lisi eshte 18 vjec kampion i Shqiperise dhe 19 vjec fitues i Kupes se Shqiperise, te pares ne histori!

2 - Kampioni i Kampionateve te Luftes.

Do te fillonte dicka tjeter. Fjala eshte per tre kampionatet e Luftes qe sapo kam zbuluar, dy tituj te Sportklub Tiranes dhe nje i Vllaznise se Shkodres. Historia eshte krejt e pazakonte. Ne fillim largohet Lushta per ne France e Itali, mandej Kryeziu po atje, mandej Borici, mandej Llambi. Zyber Lisi nuk vjen e perforcohet me ikjen e tyre. Ishin prishur dy duete te mrekullueshme qe sapo kishin lindur: Lushta - Lisi, Kryeziu - Lisi. Lisi megjithate, eshte i detyruar te mbetet po ai, "mezzalla" i pergjithmonshem, sepse vendin e Lushtes e ze Haki Korca. Anton Mazreku e percakton si "eleganca e Lisit". Jane ndeshje te rralla per kohen, te cilat i kam nxjerre prej nje shtrese te cimentuar pluhuri 60 vjecar.
Me 30 shtator 1939 ne Shallvare te Tiranes eshte zhvilluar nje prej ndeshjeve me te medha ne historine e futbollit shqiptar te asokohe: SK Tirana - Vllaznia 6:5. Per SK Tiranen nuk ka rruge tjeter per ta mundur kete Vllazni ku te verbonte syte ylli i saposhfaqur nen emrin e 17 vjecarit Loro Borici, pervecse thirrjen urgjente te Riza Lushtes nga Franca ku ai kishte shkuar te luante me Canne-s. Ao ka qene nje ndeshje pertej politikes megjithate, ndonese ne tribunen e Shallvares ishin Dr. Camassa, Dr. Namik Resuli, D.r Grimaldi, Comm. Giro...Eshte ndeshje e titullit kampion. I pari shenon Plluska, po ai qe i dha rrjedhje sigurise se fitores per Tiranen, eshte goli i Zyber Lisit ne te 13'. Mandej kaskada e golave te Lushtes, qe e con Tiranen deri ne 6-2, nje rreshqitje qe ndalet vetem prej te golave te mapastajme te Loro Boricit. Zyber Lisi kishte fituar brenda nje viti Kupen e Pare te Shqiperise dhe titullin e dyte te tij te kampionit dhe te 7-tin e SK Tiranes.
Kur nis Kampionati i 9-te Kombetar, ai i vitit 1940, ajo eshte nje Tirane tjeter, gati krejt e re. Nuk jane me Gurashet, as Lushta e as Kryeziu, as Llambi e as Korca. Ky eshte casti kur Zyber Lisi eshte Nr. 1 i plotfuqishem i skuadres. Por ka perballe nje Vllazni me te forte se kurr me Boricin, Koxhjen, Met Vasine e Skender Gjinalin. Rezultati 2-2 i Tiranes me 17 mars 1940, ne te vertete eshte fati i vete fitores se titullit prej shkodraneve, ndonese nuk mungon goli i Lisit, mbas topit te dhuruar prej nje emri te panjohur: Skender Begeja! Dhe me 7 prill 1940, Vllaznia ve veton: 2-0 Tiranes ne Shkoder dhe skuadra shkodrane per here te pare Kampione e Shqiperise. Eshte nje ndeshje te cilen fashizmi italian, i cili nuk ka ditur te zgjedhe daten, e organizon thuajse ne heshtje per shkak te perkimit te saj frikesues: 7 prill!
Kur mberrin Kampionati i 10-te Kombetar, ai i vitit 1942, atehere pushteti futbollistik i Zyber Lisit eshte i plote. Madje i rralle. Me mbas ai do te veje ne dispozicion shtepine e tij per tu themeluar skuadra me antifashtiste qe pati Shqiperia ne futboll, Shprefeja, te cilen Partia Komuniste donte ta quante te sajen, po gjithcka pergenjeshtrohet prej perberjes se vete skuadres, sic e kam thene, teksa kutjon se pervec atyre te rinjve atdhetare qe dolen partizane, pjese e 11-shit te saj jane dhe te rinj nacionaliste si Arif Preza, Rexhep Spahiu e Vasif Bicaku. Zyber Lisi eshte shprti i Shprefese. Origjinaliteti i madh i gjithe ketij evenimenti te padegjuar, eshte se keta lojtare luajne me Shpresen e Rrugene, me Shprefene qe del prej bashkimit te tyre dhe ne fund edhe me SK Tiranen per Kampionatin Kombetar. Zyber Lisi dhe shoket e tij do te pershkohen kesisoj ne 4 skuadra te ndryshme njekohesisht! Ndonese historiani ruan ne arkin Sportklub Tiranen dhe ndeshjet e saj per Kampionatin Kombetar 1942. Sic e kam treguar, ai eshte nje kampionat mbarekombetar me Peje, prishtine e Gjakove brenda tij. Pa perseritur, ndeshjen Shprefeja - Aeronautika 3-2, nje lloj Shqiperi - Itali e lokalizuar ne muret e Tiranes, dy golat spektakolare te Zyber Lisit qe habisin qarqet fashiste cka per pak sa nuk e shnderrojne sportin ne shperthime pertej emocionales.
Te kthehemi te kampionati. Dhe doemos nuk mund te harrohet ndeshja Tirana - Prizreni 2-2. Te dy golat jane te Lisit ne te 21' me 11-metersh dhe ne te 28'. Ka qene dramatike dhe Zyber Lisi eshte protagonisti. Ndeshja perseritet mbas 24 oreve, me 27 qershor 1942 dhe 2-1 e prap goli i Lisit qe nuk mungon! Ky njeri shfaqej gjithmone ne kohen e duhur. I kam zbuluar vetem 3 gola vendimtare, por dihet se ai qe golshenuesi me i mire i ketij Kampionati dhe titulli i 8-te i Tiranes dhe i 3-ti per vete ate, eshte i nenshkruar prej tij.

3 - Kampioni elegant i mbas 10 vjeteve

Epoka e trete e Zyber Lisit i perket viteve te Mbasluftes. Me 1947 dhe 1948 ai eshte edhe dy here te tjera kampion i Shqiperise, kesaj rradhe me Partizanin, duke mberritur ne 5 tituj zyrtare dhe ende jo zyrtare te Kampionit te Shqiperise, duke lene ne gjurmet e tij ne kete epoke te trete te tij. Eshte lojtar i Tiranes ne dy kampionatet 1945 dhe 1946 tek kryqezon shpaten e tij me kundershtarin e dy epokave te para te tij, Vllaznine e Shkodres. Ne skuader ka Sllave Llambin, Foto Jankun, Vasif Bicakun e viteve '30, por dhe Skender Begene, Tic parapanin e Tas Bylykun e viteve te Luftes. Ai eshte titullar i rangut te pare ne ndeshjet e para nderkombetare te Mbasluftes, te paharrueshmet e SK Tirana - Maqedonia 3-3 dhe 5-2 si dhe SK Tirana - Buducnost 6-1. Sllave Llambi, Foto Janku, Loro Borici, Qamil Teliti dhe Zyber Lisi qene protagonistet, te cilet mahniten, mund te them, tranjerin e Maqedonise, hungarezin e famshem Illes Spitz. Ne ndeshjen 3-3, dy golat e Zyber Lisit jane kryevepra te kohes. E megjihate, nuk ia arrin te beje per vete tranjerin jugosllav Ljubisa Brocic, i cili dihet, la jashte disa emra te medhenj, te cilet ai nuk i gjeti te pershtatshem per konceptet e tij taktike.
Nuk zgjat, madje me 1946 luan fare pak, sepse tashma Partizani i sapoformuar kishte nisur te bente llogarite e para te historise se jashtzakoneshme, prepotente. Grumbullimet kishin nisur qofte dhe duke demtuar skuadra. Nuk mund ti shpetonte kesaj Zyber Lisi, i cili nuk ka rival per te zene tashma qendren e sulmit te nje skuadre e cila brenda pak muajve do te behet Kampione e Shqiperise. Peseshja e sulmit kryesohet prej tij e ai ka ne krahe Tafmizin e Bacin, Gjinalin dhe H. Bakallin. Emrat e tjere te kesaj lloj Kombetareje qe formohej duke shkaterruar pikerisht Tiranen e Zyber Lisit, ne te vertete jane te pafund: Fagu, Vathi, Demneri, Pelingu, Sakiqi, L. Hoxha, Merhori. Mbi ta eshte Zyber Lisi, i vetmi qe kishte lene mbas dy epoka. Nuk e therrasin ne Kombetare, por ajo qe njihet shpejt si Perfaqesuesja e Tiranes, nuk mund te rreshtohet pa te. Ndeshja e madhe e fundit te vitit 1947, kunder Cverna Zvezdes se Beogradit, 2-1 per Tiranen, e ka Lisin nje prej protagonisteve.
Nderkaq, Kampionati i vitit 1948 eshte nder me te veshtiret per Partizanin. Ai del nga grupi per shkak te golave se ne pike eshte po aq sa Vllaznia, por ne finalen e 25 gushtit 1948 me Flamurtarin ai shperthen ne nje 6-2 ku per cudi mungojne golat e Zyber Lisit, po jo udheheqja e lojes prej tij. Sic kam shenuar te Libri i dyte "Historia e Kampionateve te Shqiperise", rralle nje kampionat ishte fituar me aq pak lojtare prej nje kampioneje: Bonati, Dibra, Llambi, Fagu, Fakja, Parapani, Gjinali, Bicaku, Bakalli, Lisi ku treshja e pervojes se kampionateve te viteve 30 Llambi - Fakja - Lisi qe vendimtare.
Ketu merr fund karriera sportive e Zyber Lisit, kampionat te te tri epokave te tij: vitet 30, Kampionatet e Luftes, dy titujt e Mbasluftes, per mua 5 here kampion i Shqiperise (1937, 1940, 1942, 1947, 1948) dy here fitues i Kupes se Shqiperise (1938 dhe 1948). Kishte bashkuar tri epoka ne nje, duke qene vete nje nga protagonistet. Kishte qene kampion me 1937 dhe ishte bere kampion edhe me 1948 ne largesi harku te kohes rreth 12 vjet! Kishte luajtur me Riza Lushten e Juventusit dhe Naim Kryeziun e Romes. Kishte qene kampion kombetar ne vitet e Luftes se Dyte Boterore, kishte themeluar nje skuader futbolli per te sfiduar pushtuesin. Ishte bere kampion me Partizanin. Dhe kishte mbete po ai: Zyber Lisi fjale pake, i thjesht si pakkush, qytetar i zakonshem i Tiranes, pa pretenduar asgje, asnje lavdi, asnje madheshti, ndonese kishte qene protagonist i tri epokave te futbollit te Shqiperise.
Me 25 qershor 1950, ne Shkoder eshte zhvilluar nje ngjarje dramatike futbolli. Dinamo e sapoformuar fiton 3-0 nje ndeshje qe askush ne Shkoder nuk e pranoi, sepse nuk arrinte te kuptonte se cka ishte kjo Dinamo e sapolindur. Gjyqtari i ndeshjes vinte nga Tirana. Quhej Zyber Lisi. Me 9 korrik 1950, ne derbin e ri te Tiranes, ndeshjen Dinamo - Partizani 2-2, Zyber Lisi ose dhe Fagu, sic shkruhej (se ky fis eshte), eshte vijerojtes i Ramazan Kukes. Kishte filluar karrieren e gjyqtarit. Kjo ne nje fare menyre ishte epoka e katert e Zyber Lisit. Nje here ne Javen e 10 te Kampionatit Kombetar te vitit 1954, atij i besuan ate cka ndoshta nuk e njeh historia esportit boteror: ai gjykoi dy neshje te se njejtes jave te kampionatit kombetar: me 1 maj 1954 Puna e Tiranes - Dinamo 0-2 dhe me 2 maj 1954 Partizani - Spartak i Tiranes 6-1! Arbitronte shoket e tij me te cilet ishte pershkuar ne epokat e meparshme, Loro Boricin e Vasif Bicakun, Hamdi Bakallin, Aihni Gjinalin e Skender Begene.
Zyber Lisi (FAGU) ka qene nder arbitrat me te shquar te Shqiperise deri me 1960. Mandej ka qen enje njeri i zakonshem i qytetit te Tiranes. Dhe ehste permendur shume vone, andej nga vitet 70, kur papritmas ne fushen e lojes u pa nje virtuoz i futbollit shqiptar,i cili hove-hove nuk permbahej. Emri i tij ishte Musa Fagu, sulmues i krahut i Partizanit qe vinte nga Shkendija e Tiranes. Ishte i biri i Zyber Lisit, i cili mbas nje heshtje te gjate, zgjate epokat e babes se tij. Ky shkrim nuk ka pune me Musa (Muc) Fagun, sot nje mesues dhe specialist i njohur i futbollit ne Shqiperi, i cili me shpejtesine e futbollit te tij te nje krijimi tejet origjinal - ne teknike mbas ekopje e Zyber Lisit - ne shpejtesine dhe papermbajtshmerine e lojes ne krahe, kur qe nje kohe qe kjo thuajse qe harruar ne futbollin shqitpar, qe vertet tejet terheqes dhe shpesh i trondiste tribunat. Muc Fagu (Lisi, sic po me pelqen ta therras) duke dhuruar topa te rrugeshem per te tjere, vlera cka mund ti kete patur mbi ato te Zyber Lisit, do ti dhuronte babes se vet dy kampionate te lartesive, duke u bere edhe ai plot dy here Kampion i Shqiperise me Partizanin dhe duke cuar ne shtepin e e Zyber Lisit mbas 30 vjeteve, edhe dy medalje te kampionit: 1970 dhe 1981! Per fat, pa mundur te pershkohet ne tri epokat e babes se tij Zyber Lisi, cka ne te vertete jane epoka te vete futbollit shqiptar, edhe pse ende te pangritura ne piedestalin qe ato meritojne per historine e futbollit te kombit tone.

Marre nga FUTBOLLI SHQIPTAR MAGAZINE
BESNIK DIZDARI



_________________
CFAR KA STADIUMI QE PO USHTON, ATY NIGJOHET VETEM TIRON
Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 1 [ 1 postim ] 

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron