Sot është e martë 16/01/2018 17:42
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 3 [ 35 postime ]  Shko tek faqja 1, 2, 3  PasardhĂ«se
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Golat dhe Neshjet me t'bukra!
PostPostuar: e premte 14/04/2006 19:35 
Po e hap kete teme, qe gjithsecili nga ju t'na kujtoj golat e bukur qe ka bo Tirona ne gjith' keto vite. Gola qe na kan ngel ne Kujtese neper ndeshje te mdhoja. Na kujtoni ndonje neshje te paharrueshme, a ndonje gol Legjende qe keni me perzemer!

Po e filloj une, edhe pse s'kam pas lind ne ate kohe, por historia flet shume qarte, e shume njerez qe jane gjall e tregojne me nostalgji barazimin qe i ka bo Tirona ekipeve me te forta ne bote ne ate kohe Ajaxit ne vitin 1970. Kam pare arkiva nga ajo ndeshje. Nga rrezultati 2-0 kundra nje Ajaxi qe e kishte bo stadiumin heshtje totale dhe pastaj DY golat e cunave ton... na nerun shpirtin! Shume pak permendet lojtari Kazanxhi qe i boni golin e pare Ajaxit ( i cili ka luajtur dhe me kombtaren Shqiptare), po ashtu edhe Zhega qe per disa vjet ka dit si me e rrotullu topin me mjeshtri.

http://www.voetbalstats.nl/ec/tickets/ajax/381t.jpg

Hajde Cuna na Freskoni memorien!

Forca Zebra!


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 14/04/2006 22:24 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 14/08/2005 19:31
Poste: 720
Vendndodhja: USA
Tironso, ja tre golat qe me erdhen njeheresh ne mend sapo lexova temen qe ke hap:
1. Goli i Cim Muces nga thuajse mesi i fushes kunder Partizonit. Oh man, s'kam per ta harruar ndonje here. E anulloi anesori per pozicion jashte loje, kur mbrojtesi i Partizonit qe mu aty, shume afer me vijen fatale. Anesori, s'me kujtohet emri u deklarua me vone si tifoz i Partizonit, u denua dhe s'e pame mo me albitru. Sa jena merzit ate dite por dhe sa jena gezu. Pame Perlat Musten te gjunjezohej nga gjeniu i Tirones, Muca. Atij qe i kendonim :
"kur zbret numri tete,
valezon gjithe fusha,
rren nja 10 picdera,
i modhi Cim Muca".
2. Goli i Cim Muces kunder Elbasonit. S'me kujtohet viti, por Elbasoni qe mire. Kryesonte nja 2-0 e ne Tirona e ktheu pjesen e dyte 2-3 apo 2-4. Mund ta gjejme ke rezultatet ne kampionate. Me kujtohet goli: jashte zones se rreptesise, me kurriz nga porta, stopim i topit me gjoks ne te majte, (mbrojtesi leviz paksa ne anen tjeter) gjuajtje e forte me te djathten , rrjete.
3. Goli i Agustin Koles kunder Larises. Goli parabel. Ka qene nje dite qe filloi me konfrontimet me policet, sepse kishim bo flamura te improvizuar bardh e blu. E ne preteksi qe se po lujshim kunder nje ekipi grek, flamuri i grekerve eshte i bardhe e blu. Por vijat e flamureve tone te vegjel qene vertikal e jo horizontal si ai grek. Nejse kur ndeshja mbaroi, e ne ekipi erdhi ke cepi i Tirones per te pershendet tifozet, ekzaltimi qe i papame. Buciste stadiumi nga thirrjet:
"Oh Tirona heroike,
duam kupen ballkanike"
dhe
" Ne stadium ushton jehona
gjuan Kola si Maradona".
Ka shume te tjere Tironso qe po me vijne ne mend tani, por sic thashe keto te tre qene te paret qe mu kujtuan.



_________________
Oh Tirona, perpara cuna
bertiste Moli, nga tribuna
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 14/04/2006 23:06 
Me knoqe! E kam parasysh rastin e Cimit dhe te albitrit qe pranoi se ishte tifoz i Partizonit sepse pat bo buj te modhe.

Cimi ka qen ai qe i boni gol Anglezve me nje shut te fuqishme fare?


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 15/04/2006 00:05 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 15/10/2003 19:32
Poste: 6326
Vendndodhja: Tironë. Shqipni
tifoz i tirones shkroi:
(...)
1. Goli i Cim Muces nga thuajse mesi i fushes kunder Partizonit. Oh man, s'kam per ta harruar ndonje here. E anulloi anesori per pozicion jashte loje, kur mbrojtesi i Partizonit qe mu aty, shume afer me vijen fatale. Anesori, s'me kujtohet emri u deklarua me vone si tifoz i Partizonit, u denua dhe s'e pame mo me albitru. Sa jena merzit ate dite por dhe sa jena gezu. Pame Perlat Musten te gjunjezohej nga gjeniu i Tirones, Muca. Atij qe i kendonim :
"kur zbret numri tete,
valezon gjithe fusha,
rren nja 10 picdera,
i modhi Cim Muca".(...)


Gola t bukur te tirones kom pa shum, po ngaqe jom i ri, kon qen SHUM mo pak te rendsishem se kto qe permenet ju.
Per albitrin qe me car me kon tregu mu ka deklaru "Nuk ja leshja at gol Tirones un!" me kon thon qe ka qene Luan Zylfo (qe o bo per rafmet, e un ishalla nuk po hy n gjynof) apo ai albitri tjeter qe u plagos ne incidentin me presidentin e athershem te tomorrit.



_________________
TIRONA FANATICS
ImazhImazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 15/04/2006 01:08 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 21/07/2004 19:57
Poste: 890
Vendndodhja: USA
bo bo bo.... ca goli ka qen ai i cim muces vallai... i vogel kam qen dhe kam kercy si katapulte kur kam pa golin te televizori "lura" bardhezi qe ksiha (me ate rast jam bo edhe tifoz i juventus-it se ngaqe televizori ishte bardhezi, kujtosha se juvja e kishte njisoj bluzen me tironen :-D)

po gol i modh vallai, edhe me thon te drejten nuk ka si me pat qen jasht loje se cim muca qe e gjujti topin ishte te mesi i fushes mer jahu!!! i paharrushem!


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelĂ« 16/04/2006 11:29 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 22/04/2005 20:53
Poste: 1157
Vendndodhja: Arnhem, NL
Sa per sqarim goli i Cim Muces esht anullu nga Hiqmet Kuka.
Ate vit Morri po dilte kampion mas nje periudhe shum te gjate, kshu qe nuk mund te rrezikonte titullin, pranej ene goli u anullu.

Sa per momente te bukra mos harroni ene golat me komtaren, se athere komtarja ishte me 6-7 lotar te Tirones:
1 golat e Mirelit e Benit me Belgjiken

2 Fitoren e madhe ne Bukuresht me Dinamon 2-1


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelĂ« 16/04/2006 12:44 
Ne nuk po i harrojme mer xhomlliks, po perpiqena me i kujtu kshu gjith bashk, qe mos te shuhen kurre ato kujtime!!!

Pastaj me fol per fitoret e mdhoja. Duhet te kujtojme dhe mjeshtrin tjeter te Tirones Agustin Kolen qe me 1982 i dhuroi Tirones fitoren dhe kualifim turni kundra Linfield Belfast. E kur shkum me lujt ne fushe te Linfield Belfast doli neshja 2-1 per ato, dmth ne u kualifikum se 2-2 me gol n'fush t'atyne. Golin n'fush t'atyne e boni PREDHA Minga. Pastaj per ne tetce sistemi asaj kohe boni pislliqet e veta dhe s'e la Tironen me ec perpara, edhe e bon sikur Tirana e la neshjen vet, dmth doli ka liga vet. Ej ca kan qen ato horra mer per kshu gjojnash -mjeshtra!

Forca Zebra!


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 17/04/2006 01:42 
Valutë

Antarësuar: e djelë 23/11/2003 07:04
Poste: 897
E mer CUNA c'na e zgjut mennjen.
E verteta osht ashtu sic tha ene CIMI ishte HYQMET KUKA qe per t'qen Realist ka qene Tifoz Tirone por segmenet e at hershme nuk e lon nat kohe qe te quhej GOL,qe mgjth kete TIFOZAT e Tirones si "Shperblim" i dogjen porten e shpis Hyqmetit.
Per mu si BERT golat me t'bukur qe m'kon njel kujtes (funi 70 e knej)
1-MORRI-TIRONA(CIM MUCA goli anullu)
2-TIRONA-ELBASONI(DYLBERAT vishin mas fitimit te kampjonatit.
2-0 pjesa pare ,dhe vjen stuhia bardheblu ne pjes te dyt,goli trete i CIM MUCES prap,dhe nga ku dolen vargjet

KUR DEL NUMRI 8
I GJITH STADJUMI N'DRITI
ELEGANC E MUCES
TE GJITH I HABITI.

3-Goli Agustinelit per Kup Republike atehere ne SELMON STERMOSI me Rrafishat ne fitoren 4-2 me FIRIN ,ku Fieri kishte myll pjesen e par 2-0 ne favor te vet.
Pa shkrujt ktu GOLAT e ZOGUT.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 17/04/2006 23:17 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 14/08/2005 19:31
Poste: 720
Vendndodhja: USA
Nuk ha inot Berto por s'e maj mend te kete qene H. Kuka anesor ate neshje. E di mire qe goli eshte anullu nga anesori e ne ai eshte denu nga Federata. Sic e thashe eshte deklaru me vone tifoz i cmend i Partizonit. Kete e kujtoj mire (emrin e anesorit jo). Kam qene ne njezetce ( ke cepi) e ne s'e harroj dot flamurin e tij te ngritur lart. H. Kuka. mund te kete qene kryesori.
Meqe dy nga tre golat (1 dhe 2) i kemi njelloj dhe sic duket jena te nje brezi, po te kujtoj edhe nje gol tjeter te paharrueshem per ne. Besoj te kujtohet Berto goli i Sul Memes me Vloren ne finalen e Kupes se Republikes ne Tirone. Ence, ke hyrja e zones se rreptesise, Sula qe bon sikur gjuan e disa here replikon me albitrin per largesine e murit, me ne fund gjuan dhe .... GOOOOOOL !
1-0 Tirona ngre Kupen e Republikes. Gol i shkelqyer. Portieri s'mund te bente as i gjo.
Eh ci kena bo asaj Vlore. I bom me prish stadiumin, hoqen shtyllat e ne mbollen patate. Te kujtohet kur me vone bertitshim : Patate, patate ne fushen vlonjate".
Shnet e gjithe te mirat Berto.



_________________
Oh Tirona, perpara cuna
bertiste Moli, nga tribuna
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e martĂ« 18/04/2006 08:16 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 3019
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
Duhet te kete qene 1976, isha i vogel fare, dhe ka shume mundesi te ket qene ndeshja qe P.Pano ka lon futbollin.Tirona-Morri 2-1. 2 Gola te Tit Dibres, tek te dyja u nis nga mesi i fushes, rrejti 5-6 futbolliste, perballe me Jani Kacin dhe leshoji 2 predha. Sidomos goli i I ka qene edhe ma i bukur se ai i maradones me Angline. Pa asnji egzagjerim.
Kujtoj pastaj 2 gola identik, nji Tit Hyseni dhe tjetri Ben Minga (qe te dy me Morrin) me ence nga rreth 30 metra. Tulla te pakapshme.

1 gol te Ben Celes me Vllaznine ne ence nja 3-4 metra nga vija ansore ne lartesine cepit te zones se rreptesise nga ana e karshise, kur te gjithe prisnin kros, e futi tek trekandshi i larget. Gol milimetrik.

Mjaft gola te Mond Gezdarit, du t'i kujtoj jo se kam ndonjine mendje, por se ne fundin e viteve 70 , kur kishim rreth 10 vjet pa dale kampion, ishin preludi i atij rrikthimi te Tirones ne rolin e saj te paracaktuem nga Historia, te DOMINUESIT TE KAMPIONATEVE SHQIPTARE.

Du te kujtoj si gola nderkombetare ato te Cimit dhe Benit me Dinamon e Bukureshtit si edhe te Bedri Omurin (1-1 ne Poloni)

Nji gol aspak i bukur, por qe vlejti per te kalu nji Tur te Kupes Kampioneve, ka qene me kampionen e Maltes (Sliema Wonderes ?) kur mbas nji krosi te Nard Litit, portieri tek vija e portes, vetem fare, u hudh me kap topin i cili i kalon poshte barkut dhe del mbrapa. Vje Agustini dhe e shty ne rrjete 1-0 min 85.

Ngadale-ngadale do na kujtohen edhe te tjere..... Historia Vazhdon.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e martĂ« 18/04/2006 15:13 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 21/07/2004 19:57
Poste: 890
Vendndodhja: USA
maj mend 1 gol te millan bacit me lushnjen (traktorin). Nga kornja, direkt e ne porte :-D Neshja me duket u fito nja 5-0 (sic dilshin te gjitha neshjet qe lunte tirona me lushnjen ne ate kohe).
Do ket qen nga viti 1988 apo dicka e tille.

Kurse si neshje, e paharrushme per mu ka qen ajo me fierin (apollonine) kur ato po fitoshin 2-0 ne tirone ne pjesen e pare. Ne pjesen e dyt mori kot tirona, nuk kishte burr none t'i dilte para sul memes e ben minges. Po qajsha kur maroi pjesa e pare, dhe kom qen kalamo. Kur filloi pjesa e dyt as nuk desha me shku me e pa neshjen, por vje plaku e me merr me zorr... kur shof rezultatin 2-2!!! Pastaj te tjerat jan histori, tirona mori kot dhe e griu fierin! Llahtar, llahtar!

Mer cuna, a i mani men golat e zogut ne neshjen me Fandokun e bjellorusise? 4-1 na rrafen ne bjellorusi, edhe i kputi zogu ne tirone, 3-0 dhe morem kualifikimin!!!


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e martĂ« 18/04/2006 23:04 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 15/10/2003 01:04
Poste: 366
Arty-Bardh&BluForever shkroi:
Duhet te kete qene 1976, isha i vogel fare, dhe ka shume mundesi te ket qene ndeshja qe P.Pano ka lon futbollin.Tirona-Morri 2-1. 2 Gola te Tit Dibres, tek te dyja u nis nga mesi i fushes, rrejti 5-6 futbolliste, perballe me Jani Kacin dhe leshoji 2 predha. Sidomos goli i I ka qene edhe ma i bukur se ai i maradones me Angline. Pa asnji egzagjerim.
Kujtoj pastaj 2 gola identik, nji Tit Hyseni dhe tjetri Ben Minga (qe te dy me Morrin) me ence nga rreth 30 metra. Tulla te pakapshme.

1 gol te Ben Celes me Vllaznine ne ence nja 3-4 metra nga vija ansore ne lartesine cepit te zones se rreptesise nga ana e karshise, kur te gjithe prisnin kros, e futi tek trekandshi i larget. Gol milimetrik.

Mjaft gola te Mond Gezdarit, du t'i kujtoj jo se kam ndonjine mendje, por se ne fundin e viteve 70 , kur kishim rreth 10 vjet pa dale kampion, ishin preludi i atij rrikthimi te Tirones ne rolin e saj te paracaktuem nga Historia, te DOMINUESIT TE KAMPIONATEVE SHQIPTARE.


Eh mer Art, c'me bone ti mu sonte, goxha burr ene i kom syt me lot :cry: Nuk e di sakllom sa, po jon vetem nja 3-4 kokrra ktu n'forum qe emrave te doktor Tit Dibres, Tit Hysenit, kapiten Ben Celes, Mond Gezdarit etj mund ti asocjojn nji figur me fanell bardheblu (m'falni per fjaln e huj, m'duket se kom fillu tu u prek ka ajo smunja e fatosnanoizmit :) ). Ajo ishte Tirona qe nuk e leshin me dominu, qe ja majshin koken nen uj me force, po qe na dhurote emocjone te pacmushme. Tashti do shkoj ta lexoj ene i her shkrimin e Pllum Kulles per ta mor tamom mbidozen e nostalgjis per sonte!


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e martĂ« 25/04/2006 11:02 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 01/08/2004 13:52
Poste: 912
Vendndodhja: Vorri Bomit
cuna duhet me ju pergzu per ket tem se un po msoj akoma me shume per ekipin tim.
Ju falenderoj.



_________________
Tifoz i Tironës nuk bëhesh, lind!
Gjaku yt është ndryshe nga ai i të tjerëve: nuk ka rruaza të kuqe por vetëm të Bardha dhe Blu!
Ti lind kampion, nuk ke nevojë të bëhesh!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e martĂ« 16/05/2006 02:07 
Tifoz i Ri

Antarësuar: e martë 09/05/2006 01:13
Poste: 18
Vendndodhja: Tirone
neshje e paharrume ka qene ne 1986-en. Rezultati 7-3............

Tani le te kthehemi pak te historite me te vona:
-1994 tre gola Fortuzi (nji me rrafishate dhe nji ne minute te fundit) dhe Tirona kalon turin pasi ishte rraf 1-4 neshjen e pare me Fandokun
-1995 faza e pare, Tirona-Morri 1-0 shtylle Kola, topi kthehet Fortuzi gol. hapi rrugen per kthimin te titulli i 15-te, ku barazum Partizan-Dinamon
1996-kampionati me i bukur qe kam pa:
Tirona me Krujen 1-1 gol Coclli ne minute te fundit
Tirona me Elbasonin 2-1 gol Dede ne minutat shtese
Tirona me Gjirokastren 1-1 gol Coclli ne minutat e fundit
Tirona 0-2 ne Vlore javen e katert nga fundi, 0-1 ndeshja, anullohet gol i Markocit, Tirona le fushen,hyn prape dhe rri pa levizur, Vito ben 2-0, kampionatin kishin vendos me ia dhon Durrsit
Javen tjeter, Durrsi fito ne Berat (2-0 qe 10 min e para) ku s'kishte fitu ekip qe prej dy vjetesh, nderkohe qe Tirona ha gol nga Krenari (autogol) kunder Dinamos. Tirona po lite lojen kur merrte vesh ca bohej ne Berat. Penallti per Dinamon. Cdo gje po merrte fund. Por Tata i nevrikos pret. Dhe ne pushim Sul Mema i shkund cunat, fut Ben Mingen e Fortuzin ne loje dhe sa fillo pjesa e dyte Minga me koke te Fortuzi dhe zogu sic di vetem ai, e fut mes shalesh portierit. Pastaj Malko e ngul me koke dhe Markoci bo te tretin alla braziliance. 3-1. Durrsi dy pike larg. Gjate javes ne Durres behet nje spektakel ku ishte ftu edhe ekipi i Durrsit si kampion.
Javen e parafundit Durrsi fiton me Qelbasonin 2-1 me gol ne fund, ndersa tirona lute ne gjirokaster, deri nga minuta 90 0-0 dhe Durrsi dilte kampion. Ne kohe shtese Nevili na mba shpresat gjalle, 1-0 per ne. Fitorja jashte fushe ishte tre pike atehere dhe nje pike larg.
Java e fundit, Tirona lute te qyteti i nxonsve me Patosin, ndersa Durrsi lute me Partizonin te Selmani. Tirona fito 5-1 me Patosin (Prenga, Fortuzi, Dede, Malko, Fortuzi), ndersa ne Tirane ndeshja tjeter nderpritet, plas sherri, rifillo, 0-0, Durrsi sulmo, gjith Durrsi kishte ardh ne Tirane, kurse Tirona ishte te qyteti i nxonsve. Durrsi sulmo, Parizoni (e vetmaj here qe s'po e quj morr, se kan ndejt ate dite si burrat) i myll i teri ne porte. Minuta e fundit e shteses, ne sulm kishte dale edhe Kapllani, portieri i Durrsit, topin e merr Curri i Partizonit, del nga zona e vet, ndersa Kapllani kthehet me vrap ne porte. Curri pa kalu vijen e mesit te fushes lesho nje top parabel nga me teper se 40-50m dhe rrjete. Kapllani kishte ra pertoke. 1-0. Tirona kampion per te 16 here, rekord, kaloi partizon dinamon. Ne te qyteti i nxonesve vijme varg me tifoza e makina dhe morim kupen te selmani....



_________________
Mos e braktisni tironen
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e martĂ« 16/05/2006 02:11 
Tifoz i Ri

Antarësuar: e martë 09/05/2006 01:13
Poste: 18
Vendndodhja: Tirone
gjithashtu dy kualifikimet e fundit ne Champions League me permbysje te Tirones (dy fitore 3-0) kane qene te mdhoja, por ndeshja me e nalte ka qene me Apollon Limassolin ne 2001-in ne mos gaboj. Ka qene per menimin tim neshja me e mire e Fortuzit. Deri nga minuta 50 e pjeses se dyte 0-2 per qipriotet. Isha ne tribune dhe nga e majta kisha nji grup tifozash greke qe shajshin greqisht. Na hiku truni. Po pastaj te kete shperthy Zogu me Kenesein, po sidomos Zogu qe kap top e hhik, kap top e fut per shalesh, kap top e jep asist. U ikte grekerve nga dy e nga tre pa ekzagjerim, dore per dore e cdo here ne nje menyre ndryshe. Si perfundim per gjys ore nga 0-2 e cum ne 3-2, dy gola Zogu e nje asist per Kenesein per golin e trete.



_________________
Mos e braktisni tironen
Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 3 [ 35 postime ]  Shko tek faqja 1, 2, 3  PasardhĂ«se

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron