Sot është e premte 20/07/2018 14:40
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 4 prej 4 [ 51 postime ]  Shko tek faqja ParaardhĂ«se  1, 2, 3, 4
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Re: S.K. TIRONA - 90 Vjet Histori dhe Krenari
PostPostuar: e martĂ« 13/11/2012 17:43 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 15/10/2003 19:32
Poste: 6328
Vendndodhja: Tironë. Shqipni
Ne Panorama Sport, Besnik Dizdari per Tironen, ka ca gjona interesante nga mbledhja e 1927, kur u kthy emri nga Agimi ne Sportklub Tirona.



Kur u themelua Sportklub Tirana?

Një lexues, prej atyre që në fund të asaj çka shkruajnë vejnë emër e mbiemër, më çon një e-mail, ku më thotë:
“Z.Besnik, e lexova shkrimin tuaj pĂ«r Sportklub TiranĂ«n nĂ« ‘Panorama Sport’, ku ju e çoni themelimin e Sportklub TiranĂ«s 7 vjet mĂ« vonĂ«, nga 1920-ta nĂ« 1927! UnĂ« kam respekt pĂ«r punĂ«n tuaj qĂ« keni bĂ«rĂ« e bĂ«ni pĂ«r historinĂ« e sportit shqiptar, por nĂ« kĂ«tĂ« rast nuk ua fal qĂ« i keni hequr 7 vjet histori Sportklubit, siç e pĂ«rmendni ju
”.
NĂ« respekt tĂ« lexuesit tim tĂ« vĂ«mendshĂ«m e tĂ« sjellshĂ«m, mĂ« duhet ta falĂ«nderoj, sepse mĂ« jep mundĂ«sinĂ« t’i pĂ«rgjigjem me shkrimin e kĂ«tushĂ«m qĂ« sqaron edhe njĂ« herĂ« gjithçka. NĂ« shkrimin me titull “Sportklub TiranĂ«s nuk i ka ndodhur asgjĂ«â€, botuar nĂ« kĂ«tĂ« gazetĂ«, mĂ« 1 nĂ«ntor 2012, kam shkuar fjalĂ« pĂ«r fjalĂ« kĂ«to radhĂ«:
“
VetĂ«m unĂ« i them ‘Sportklub Tirana’. TĂ« tjerĂ«t i thonĂ« ‘Tirana’. Sepse respektoj historinĂ«, pra emrin e saj themelues e pakta qysh mĂ« 1927-Ă«n. AtĂ« emĂ«r qĂ« Regjimi ia pat zhdukur me urrejtje. NĂ« tĂ« gjithĂ« botimet e historisĂ« sĂ« futbollit jashtĂ« ShqipĂ«risĂ« ia shkruajnĂ« me simbolin e plotĂ« historik tĂ« saj: ‘Sportklub Tirana’. Kurse shqiptarĂ«t ia kanĂ« shkurtuar me vetĂ«m ‘Tirana’. ËshtĂ« njĂ« mosrespekt ndaj historisĂ«â€Šâ€.
Pra fjala Ă«shtĂ« vetĂ«m pĂ«r vitin 1927, kur klubi kryeqytetas mori emrin “Sportklub Tirana”, çka siç shihet, kĂ«tĂ« e kam shkruar krejt qartĂ«: “
Emrin e saj themelues e pakta qysh mĂ« 1927-Ă«n”. Dhe do tĂ« ishte krejt e pafalshme nga ana ime qĂ« tĂ« shkruaja se Sportklub Tirana Ă«shtĂ« themeluar mĂ« 1927, kur me qindra herĂ«, nĂ« librat e shkrimet e mia, kam shkruar e thĂ«nĂ« (dhe jo vetĂ«m unĂ«) se ajo Ă«shtĂ« themeluar mĂ« 1920- Ă«n. KĂ«shtu qĂ«, nuk Ă«shtĂ« vĂ«rtetĂ« se i kam hequr 7 vjet historisĂ« sĂ« skuadrĂ«s sĂ« kryeqytetit, e cila ka lindur po atĂ« vit (1920) kur pĂ«r fat, edhe vetĂ« Tirana u bĂ« kryeqytet. PĂ«rsĂ«ris se veç kĂ«tĂ« gabim nuk mund ta bĂ«ja kurrsesi, sepse viti 1920 i themelimit tĂ« klubit kryeqytetas pĂ«rmendet gjithnjĂ«. E pra, 1927-ta nuk Ă«shtĂ« viti i themelimit tĂ« skuadrĂ«s sĂ« qytetit apo kryeqytetit TiranĂ«, por Ă«shtĂ« viti kur kjo skuadĂ«r ka marrĂ« emrin “Sportklub Tirana”. Kjo do tĂ« thotĂ« se nga themelimi mĂ« 1920-Ă«n e deri te 1927-ta shoqĂ«ria jonĂ« nobĂ«l e TiranĂ«s nuk Ă«shtĂ« quajtur “Sportklub Tirana”, çka pĂ«r fatin tonĂ« tĂ« pakĂ«ndshĂ«m, edhe sot padashur duan t’ia harrojnĂ« duke mos ia shkruar siç duhet. Pak vjet mĂ« parĂ«, kur i nderuari ShkĂ«lqim Muço drejtonte “Sportklub TiranĂ«n”, e cila mori nĂ« administrim stadiumin “Selman StĂ«rmasi”, nĂ« tĂ« gjithĂ« tribunĂ«n karshi u shkrua, pĂ«rmes ngjyrave tĂ« vendeve tĂ« spektatorĂ«ve, emri gjigand “KF TIRANA”. Botova njĂ« shkrim tĂ« posaçëm dhe mandej i thashĂ« drejtuesit Muça se emri historik i klubit Ă«shtĂ« “Sportklub Tirana”, ose shkurt “SK Tirana”. Dhe Muça vota tĂ« fshehta tĂ« kryesisĂ« sĂ« njĂ« klubi sportiv. Dhe qysh nga ky 16 gusht 1927, pĂ«r Sportklub TiranĂ«n nis njĂ« histori sa e madhe aq dhe e plot ngjarjeve pĂ«rmbysĂ«se e suksese tĂ« bujshme. Madje, pĂ«r hir tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s, shpesh ajo pĂ«rshkohet sa nĂ« sigurinĂ« po aq dhe nĂ« pasigurinĂ« e drejtimit, gjithnjĂ« me dĂ«shirĂ«n e mirĂ« pĂ«r tĂ« mbĂ«rritur pĂ«rsosjen e organizimit, pa i shpĂ«tuar po shpesh edhe njĂ« lloj “lufte pĂ«r pushtet sportiv”, dukuri qĂ«, nĂ« fund tĂ« fundit, tregon rĂ«ndĂ«sinĂ« qĂ« ShoqĂ«ria po merrte nĂ« vetĂ« jetĂ«n publike tĂ« kryeqytetit. Zgjedhjet pĂ«r çudi kanĂ« qenĂ« thuajse tĂ« pĂ«rvitshme dhe “lakmia” pĂ«r tĂ« pasur ndĂ«r duar drejtimin e Sportklubit nuk do tĂ« ndalĂ« dhe do tĂ« pĂ«rshkojĂ« gjithĂ« jetĂ«n e brendshme tĂ« ShoqĂ«risĂ« (Klubit). Historia na thotĂ« ndĂ«rkaq, se hera e parĂ« kur regjistrohet nĂ« njĂ« titull kampioni kombĂ«tar emri Sportklub Tirana nĂ« ShqipĂ«ri, nuk Ă«shtĂ« futbolli, por atletika e lehtĂ«. Sepse “SK Tirana” fiton kampionatin e parĂ« qĂ« zhvillohet nĂ« ShqipĂ«ri, qĂ« Ă«shtĂ« ai i AtletikĂ«s sĂ« LehtĂ« mĂ« 1929- Ă«n. Dhe vetĂ«m njĂ« vit mĂ« vonĂ«, mĂ« 1930- Ă«n “Sportklub Tirana” del nĂ« skenĂ« si kampion i ShqipĂ«risĂ« nĂ« futboll. Kjo Ă«shtĂ« lavdia historike e Sportklubit, i cili Ă«shtĂ« i pari qĂ« fiton dy kampionatet e parĂ« sportivĂ« nĂ« ShqipĂ«ri. KĂ«sisoj, “SK Tirana” Ă«shtĂ« njĂ« kampione themeluese e sporteve nĂ« ShqipĂ«ri!
E veçanta historike “futbollistike” nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« se, mĂ« 19 korrik 1930, “SK Tirana” gjen konfirmimin e madh nĂ« pritjen qĂ« Mbreti Zog jep menjĂ«herĂ« mbas pĂ«rfundimit tĂ« kampionatit pĂ«r nder tĂ« tij nĂ« DurrĂ«s, ku pĂ«rmes fjalĂ«s sĂ« tij pĂ«rshĂ«ndetĂ«se para futbollistĂ«ve kampionĂ«, i lĂ« historisĂ« sĂ« sportit kombĂ«tar thĂ«nien emblematike: “E ardhmja e kombit asht sigurue, e pra edhe e ardhmja juej asht e sigurtĂ«!”. Na duhet tĂ« fiksojmĂ« se “Sportklub Tirana” Ă«shtĂ« i vetmi klub sportiv nĂ« historinĂ« e ShqipĂ«risĂ« qĂ« Ă«shtĂ« pritur prej njĂ« Mbreti, madje qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rshĂ«ndetĂ« prej njĂ« Mbreti. Kjo ka qenĂ« hyrja madhĂ«shtore nĂ« histori e SK TiranĂ«s. Duke filluar nga 1920-ta, vit i themelimit, por sidomos duke filluar nga 1927-ta qĂ« Ă«shtĂ« viti i emĂ«rtimit “SK Tirana”, mund tĂ« themi se historia e saj e pasur nuk do tĂ« ndalte mĂ« kurrĂ«. ZotnitĂ« e TiranĂ«s do tĂ« merrnin ndĂ«r duar fatin e madh tĂ« themeleve tĂ« Sportklubit, duke e ruajtur shumĂ« shpejt e ndryshoi nĂ« “SK TIRANA”, siç e shihni vazhdimisht edhe sot nĂ« tribunĂ«n e stadiumit qĂ« mban emrin e Selman StĂ«rmasit – personazhi mitik themelues i lavdisĂ« sĂ« “Sportklub TiranĂ«s”. MĂ« duhet ta falĂ«nderoj pra lexuesin tim, sepse mĂ« kĂ«tĂ« rast ai mĂ« nxit tĂ« shkruaj edhe njĂ« herĂ« pĂ«r historinĂ« e themelimit tĂ« emrit tĂ« skuadrĂ«s sonĂ« tĂ« famshme tĂ« kryeqytetit me emrin “SK Tirana”. Dhe Ă«shtĂ« mĂ» kjo famĂ« zĂ«madhe qĂ« e bĂ«n tĂ« gĂ«zohet aq fort kĂ«to ditĂ« “KF KukĂ«sin” (ky Ă«shtĂ« sot emri i tij zyrtar) me dy fitoret e tij sensacionale 4-0 pĂ«r kupĂ«n dhe 2-0 pĂ«r kampionatin ndaj Sportklubit.

* * *
E tash le t’i kthehemi historisĂ«
Gjithçka ka ndodhur vetĂ«m nĂ« vitin 1927. Çka do tĂ« thotĂ« se jemi mĂ» nĂ« vitin e 85-tĂ« tĂ« lindjes sĂ« emĂ«rtimit “Sportklub Tirana”. ËshtĂ« kĂ«shtu njĂ« jubile qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« 100-vjetor tĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« ia vlen ta pĂ«rkujtosh dhe ta tregosh qoftĂ« edhe pĂ«rmes kĂ«tij rishkrimi historik si pĂ«rgjigje ndaj lexuesit tĂ« nderuar. PĂ«r fatin e madh kemi jo vetĂ«m vitin e emĂ«rtimit “Sportklub Tirana”, por dhe ditĂ«n. Ka qenĂ« 16 gusht 1927. ËshtĂ« njĂ« ditĂ« qĂ« na vjen me kĂ«to emra:
Teki Selenica, Kryetar
Anastas Shundi, Sekretar
Anastas Koja, Arkëtar
Niko Gurashi, Anëtar
Avni Zajmi, Komiser teknik i Atletikës.

I kam shkruar germĂ« pĂ«r germĂ« sipas dokumentit tĂ« asaj kohe. Kjo Ă«shtĂ« kryesia e klubit tĂ« kryeqytetit, ose ShoqĂ«risĂ«, siç i thoshin shpesh (shumĂ« mĂ« bukur sikur gjithĂ« klubet tona sportive tĂ« quheshin “shoqĂ«ri”) qĂ« ka dalĂ« nga mbledhja zgjedhore e 16 gushtit 1927. ËshtĂ« ky 16 gusht qĂ« pĂ«rfaqĂ«son mbledhjen mĂ« tĂ« madhe, mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme rithemeluese tĂ« ShoqĂ«risĂ« sportive tĂ« TiranĂ«s. Dhe qysh nga ky 16 gusht 1927 ajo merr emrin “Sportklub Tirana”. Kjo Ă«shtĂ« dita kur nis historia mĂ« e madhe e Sportklub TiranĂ«s. Prof. Avni Zajmi, njĂ« nga tĂ« zgjedhurit e mĂ«sipĂ«rm tĂ« kryesisĂ«, profesori ynĂ« i paharrueshĂ«m, me tĂ« cilin edhe pĂ«r shkaqe tĂ« njĂ« afĂ«rsie familjare, autorin e kĂ«tushĂ«m e lidhte njĂ« miqĂ«si e sinqertĂ«, ka treguar se Sportklub Tirana Ă«shtĂ« ndĂ«r tĂ« parĂ«t qĂ« fut nĂ« ShqipĂ«ri zgjedhjet me fort atĂ«, edhe falĂ« njĂ« largpamĂ«sie tĂ« ndritur intelektuale, e pse jo, edhe tĂ« njĂ« demokracie tĂ« vetĂ« jetĂ«s sĂ« brendshme tĂ« klubit, si askush nĂ« ShqipĂ«ri. Dhe hap mbas hapi, me gjithĂ« ndĂ«rrimet e shpeshta tĂ« kryesisĂ«, do tĂ« gjejmĂ« gjithnjĂ« emra tĂ« tjerĂ« nderuar nĂ« krye tĂ« saj si Zoi Xoxa, Tahir Gjinali, Ramazan Jarani, Niazi Tirana, Xhemal Kusi, Dr.Stefan Shundi, Selman StĂ«rmasi, Prof.Skender Luarasi, Eqrem StĂ«rmasi, Prof. Gaqo Gogo, Josif Murzaku apo dhe Anton Mazreku. Dhe duke pasur njĂ« arritje tjetĂ«r nĂ« zgjedhjet e vitit 1931, vit kur SK Tirana, siç ka nĂ«nvizuar Bektash Pojani, autori i librit “75 vjet futboll Sportklub Tirana”, ajo miraton njĂ« Statut tĂ« shkĂ«lqyer pĂ«r kohĂ«n, prej ku del dhe Rregullorja e brendshme e saj “pĂ«r mbajtjen e dishiplinĂ«s dhe rregullit tĂ« ShoqnisĂ«â€, siç e pĂ«rmend njĂ« nga autorĂ«t e saj, Prof.Avni Zajmi. Nuk do tĂ« ndalej mĂ« Sportklub Tirana – promotor i themelimit nĂ« ShqipĂ«ri thuajse i tĂ« gjithĂ« sporteve tĂ« dorĂ«s sĂ« parĂ«: futbollit, atletikĂ«s sĂ« lehtĂ«, çiklizmit, e pse jo, deri te basketbolli e volejbolli nĂ« rang kombĂ«tar qysh nĂ« vitet ’30. PĂ«r fat, nĂ« kĂ«to dy sporte tĂ« fundit ende kĂ«tĂ« themelim befasues nuk e njohim saktĂ«sisht, ndonĂ«se na del se edhe ato kanĂ« zhvilluar Kampionatin KombĂ«tar qysh nĂ« vitet ’30!
SK Tirana ishte themeluar mĂ« 1920 nĂ« fillim me emrin “Gjurmuesit RepublikanĂ«â€, çka vetĂ«m mbas pak muajve me emrin “Agimi” ajo vendos rrĂ«njĂ«t themeluese tĂ« Sportklub TiranĂ«s tĂ« vitit 1927. Foto qĂ« shoqĂ«ron kĂ«tĂ« shkrim tonin Ă«shtĂ« historike. Sepse, pĂ«rveç tĂ« tjerave, ajo i pĂ«rket mĂ» vitit 1927. ËshtĂ« fiksuar para fillimit tĂ« njĂ« ndeshjeje tĂ« zhvilluar nĂ« ShkodĂ«r midis “Studente Shkodra” dhe “Agimit” tĂ« TiranĂ«s, pararendĂ«sit tĂ« SK TiranĂ«s. Ky Ă«shtĂ« çasti apo viti kur lind dhe emĂ«rtimi i ri “Sportklub Tirana”. NĂ« foto mund tĂ« dallosh Adem Karapicin, Selman StĂ«rmasin, Dr.Bahri Koplikun, Qazim Dervishin, Dr.Isuf Dashin
 Ky çast i kĂ«saj fotoje Ă«shtĂ« çasti kur ndalet historia e “Agimit” pĂ«r tĂ« vazhduar ajo e Sportklub TiranĂ«s. Sportklub Tirana do tĂ« mbijetonte deri mĂ« 3 mars 1946, kur Regjimi Komunist, alergjik ndaj emĂ«rtimeve tĂ« MbretĂ«risĂ«, i jep emrin “7 NĂ«ntori”. Dhe vetĂ«m mbas plot 46 vjetĂ«ve, mĂ« 22 shtator 1991, del pĂ«rsĂ«ri nĂ« fushĂ«n e lojĂ«s skuadra me emrin Sportklub Tirana. Ishte ndeshja e parĂ« e Kampionatit tĂ« 53-tĂ« KombĂ«tar 1991-1992, ajo SK Tirana-Kastrioti 3-0. Kishte kaluar vetĂ«m njĂ« vit kur nĂ« faqet e “Sportit” i kisha shtuar Kampionateve tĂ« ShqipĂ«risĂ« edhe 7 kampionatet e MbretĂ«risĂ« sĂ« viteve ’30. Partia kishte marrĂ« fund dhe nuk bĂ«zani!
Kjo Ă«shtĂ« historia e lindjes 85 vjet mĂ« parĂ« tĂ« emĂ«rtimit “Sportklub Tirana”, qĂ« lexuesi i nderuar u bĂ« shkas ta fiksojmĂ« edhe njĂ« herĂ«. E falĂ«nderojmĂ« fort! NdĂ«rkohĂ« qĂ« ftojmĂ« gazetat, shtypin, radion e televizionet, qĂ« mĂ« nĂ« fund t’u qĂ«ndrojmĂ« besnikĂ« emrave tĂ« vĂ«rtetĂ« historikĂ« e zyrtarĂ« tĂ« klubeve tona sportive. Edhe nĂ« kĂ«tĂ« rast na mungon serioziteti i njĂ« kulture europiane



http://www.panorama-sport.com/opinion/k ... ub-tirana/



_________________
TIRONA FANATICS
ImazhImazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: S.K. TIRONA - 90 Vjet Histori dhe Krenari
PostPostuar: e enjte 22/11/2012 17:17 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 17/01/2010 18:48
Poste: 583
Si e ka adresen e e-mailit Besnik Dizdari?



_________________
Ave TIRONA! Ave Noltmadhnia!
Gjaku Shpirti dhe ZEMRA ime!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: S.K. TIRONA - 90 Vjet Histori dhe Krenari
PostPostuar: e djelĂ« 24/08/2014 10:24 
Fanatic

Antarësuar: e enjte 30/08/2012 16:23
Poste: 280
Titulli flet vete, nuk ka nevoje per koment....


SK "Tirana", mbretëresha me 49 yje e futbollit të Shqipërisë

Nga: ZYDI ALI TURDIU


SK "Tirana", mbretëresha me 49 yje e futbollit të ShqipërisëFutbolli, kjo lojë magjike dhe më popullorja se të gjitha sportet e tjera ka historinë e saj pesëmijëvjeçare që nga fillimet e para e deri sot, kur perfeksionimi, profesionalizimi janë gjithmonë në rritje për të arritur në nivelet e sotme. Futbolli u ngrit dhe u përhap me shpejtësi deri sa sot luhet pothuajse në të gjithë botën.
Për forcën e rrallë dhe tërheqëse, për emocionet dhe bukurinë që përmban, futbolli është sot sporti më i dashur dhe më i ndjekur nga milionat që e admirojnë, e drejtojnë, e gjykojnë, e financojnë, për futbollistët në fushë e në veçanti për milionat e tifozëve që e ndjekin kudo në botë në stadiumet dhe ekranet televizive - këtë lojë magjike.
Ky është futbolli - një shfaqje magjike, ku pika kulmore, zgjidhja, nuk dihet se ku dhe kur mund të ndodhë. Ajo fshihet diku, në 90 minutat e lojës, që nga minuta e parë e deri në përfundim kur dëgjohet fishkëllima e bilbilit të gjyqtarit.
Në historinë e tij mijëvjeçare futbolli ka pasur ndryshime në rritje dhe progresive në të gjithë elementët e tij, nga rregullorja e deri në treguesit taktikë, teknikë, fizikë, psikologjikë e të tjera, të cilët e kanë ngritur futbollin në nivele gjithmonë më të lartë, më cilësorë, më spektakolarë, duke u bërë gjithmonë edhe më i dashur për milionat që e ndjekin.
Sot janë të shumta veprimtaritë e futbollit si lokale, rajonale, kombëtare, ndërkombëtare e botërore, të disa llojeve të tij, për të gjitha moshat e sistemit zinxhir, ku duhet theksuar se të gjitha këto janë të pranishme, edhe te futbolli i femrave që po përhapet gjithmonë e më shumë, duke u rritur nga sasia dhe cilësia niveli i tij.
Për futbollin është shkruar që nga fillimet e deri në vazhdimësi, deri në ditët tona. Kanë shkruar shumë autorë, profesionistë dhe dashamirës të futbollit për shumë tema. Më shumë do të shkruhet dhe do të shkruajnë, sepse hapësirat e futbollit janë të shumta e gjithmonë në rritje, duke përfshirë këtu edhe metodat shkencore që janë futur në shërbim të rritjes së cilësisë dhe të magjisë së futbollit, të cilat gjithmonë do të jenë më të pranishme.
* * *
Në Shqipëri, edhe pse kampionati i parë është zhvilluar në vitin 1930, futbolli zanafillën e ka në fillimet e viteve 1900-1905 në kushtet më të thjeshta dhe mundësitë më të pakta.
Ritmet e përhapjes së futbollit qenë të shpejta falë dëshirës dhe pasionit në radhë të parë të rinisë, që në shumë raste ishin edhe organizues, drejtues e deri financues, por shumica si futbollistë në fushë. U krijuan shoqëritë e para të futbollit.
Nga bashkimi i shoqërive të vogla lindën klubet sportive të qyteteve, në fillimet e tyre me ekipe futbolli, për të vazhduar më vonë me sporte të tjera si atletika, volejbolli, basketbolli etj. Në Shkodër më 1919 krijohet 'Bashkimi Shkodran', në Tiranë në 1920, Sport Klub "Tirana", në Durrës në 1922, "Teuta", në Korçë në 1923, "Skënderbeu", në Elbasan më 1923 "Urani", në Vlorë më 1923 Sport Klub "Vlora", e të tjerat në vazhdim.
Në harkun kohor nga 06.04.1930 kur filloi kampionati i parë i futbollit të Shqipërisë e deri më 10.05.2014, kur përfundoi kampionati i 75të (de juro, por i 78-ti de fakto), pra plot të 84 viteve, janë zhvilluar 75 kampionate ku kanë marrë pjesë 44 ekipe.
Në këtë udhëtim të gjatë të kampionateve të futbollit të Shqipërisë ka pasur shtatë dukuri të veçanta:
Së pari - ndryshimi i emërtimeve të kampionateve
- Kampionati Kombëtar i Futbollit - Kategoria e parë
- Kampionatet nga nr. 1, 1930 deri nr.59 1997-1998
- Kampionati kombëtar i futbollit - Kategoria Superiore
- Kampionatet nga nr. 60 1998-1999 deri nr.68 2006-2007
- Kampionati kombëtar i futbollit - Superliga
- Kampionatet nr.69 2007-2008 dhe në vazhdim
Arsyet e këtyre ndryshimeve kanë qenë të ndryshme, duke zhvlerësuar të mëparshmin dhe vlerësuar të riun, që kampionatin dhe futbollin do ta çonin më përpara.
Së dyti - ndryshimet e shumta dhe të përsëritura të elementeve të strukturave të kampionateve
Nga këto ndryshime, edhe të përsëritura, më shumë është dëmtuar se është përmirësuar kampionati dhe cilësia e futbollit. Fakti se këto ndryshime disa herë u janë rikthyer atyre të mëparshme tregon se argumentet e paraqitura në të gjitha rastet kanë qenë jo të sakta dhe të pabazuara.
Vetëm ndryshimi i sezonit të kampionatit të futbollit nr.26 l962-1963 nga pranverë-vjeshtë brenda vitit kalendarik në vjeshtë-pranverë ka qëndruar. Kjo, vetëm për arsyen e diktuar nga aktivitetet e futbollit europian dhe botëror.
Së treti - janë 10 vite kur Shqipëria nuk ka kampionat dhe ekip kampion:
01. Në vitin 1935 - për arsye financiare.
02. Në vitin 1938 - për arsye financiare.
03. Në vitet 1939, 1940, 1941, 1942, 1943 e 1944 - për shkak të luftës.
04. NĂ« vitin 1962 - sepse u zhvillua "KUPA 50-VJETORI I PAVARËSISË"
05. Në vitin 1969 - për shkak të ndryshimit të sezonit
Së katërti - Federata Shqiptare e Futbollit nuk njeh de juro tri kampionate të kohës së luftës, ato të viteve 1939, 1940 e 1942
Kërkesat për njohjen e këtyre kampionateve kanë filluar nga viti 1992 e në vazhdim. Gazetari i mirënjohur z.Besnik Dizdari, pas një pune të gjatë dhe të lavdërueshme, duke botuar në një libër të veçantë me elementet e duhura për një kampionat, si dhe duke vërtetuar drejtësinë e njohjes së tyre, ka veçuar dhe theksuar se kampionati i vitit 1942 mund të quhet kampionat kombëtar, duke qenë se ka edhe tri ekipe kosovare: Prishtina, Prizreni dhe Peja. Edhe ky fakt nuk e bind Federatën Shqiptare të Futbollit!
Së pesti - nga UEFA vazhdon të mos njihet kampionati nr. 29 1966-1967
Ky vendim është marrë sepse për këtë kampionat janë vlerësuar politike vendimet e FSHF-së, e cila përjashtoi ekipin 17 Nëntori të Tiranës, që ishte drejt titullit kampion për t'i hapur rrugën dhe shpallur kampion ekipin Dinamo të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Së gjashti - zhdukja e kampionatit që "jetoi 6 javë"
Fjala është për kampionatin e vitit 1948, të filluar më 21.03.1948, i cili u zhduk vetëm gjashtë javësh të luajtura. Për këtë histori, së bashku me gazetarin sportiv Bedri Alimehmeti, kemi botuar në gazetën "Telegraf" të datës 11 tetor 2010, nën okelion 'histori" shkrimin me titull titulluar "Zhdukja e kampionatit që 'jetoi vetëm 6 javë". Ja si ndodhi çudia sfumimit të një edicioni futbollistik në Shqipërinë e vitit 1948. Aty i keni të gjitha.
Së shtati - dominimi rreth 40-vjeçar i futbollit të Shqipërisë nga dyshja politiko-ushtarake Partizani e Dinamo
Nga ky sundim më shumë u dënuan ekipet SK 'Tirana', 'Vllaznia' Shkodër e ekipe të tjera, por më shumë u dënua futbolli i Shqipërisë. Për këtë dhunim është folur dhe shkruar shumë dhe duhet të vazhdohet. Citoj një nga rastet e fundit që flet shumë. Z.Uvil Zajmi në gazetën "Panorama Sport" të datës 3 shtator 2013, nën titullin "Transferimet ndër vite, kur Partizani e Dinamo 'blinin' lojtarë me... zbore" boton shkrimin "Evolucioni i merkatos, kur lojtarët luanin me emrat e baballarëve", ku del qartë përfundimi se trofetë e Partizanit e të Dinamos në shumicën e tyre janë fiktive.
* * *
Rruga e SK "Tiranës" është e gjatë sa historia e futbollit shqiptar, plot mund e sakrifica nga drejtuesit, teknikët, futbollistët e jo më pak nga tifozët e saj të zjarrtë, objektivë dhe qytetarë, nga brezi i parë deri në ditët e sotme. Këta janë edhe si garanci për të ardhmen. Një rrugë me shumë gëzime e suksese, por edhe me dëshpërime e dështime, bashkudhëtarë edhe në futboll, si në çdo pjesë të jetës.
SK "Tirana" Ă«shtĂ« e vetmja, nga 44 ekipet pjesĂ«marrĂ«se nĂ« 75 kampionatet de juro dhe nga 47 ekipet pjesĂ«marrĂ«se nĂ« 78 kampionatet de fakto qĂ« ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« tĂ« gjitha kĂ«to kampionate. Me trofetĂ« e fituara nĂ« kampionatet, Kupat e ShqipĂ«risĂ« dhe Superkupat Ă«shtĂ« e para dhe dominuese. Bash pĂ«r kĂ«to, ajo me tĂ« drejtĂ« Ă«shtĂ« MBRETËRESHA ME 49 YJE E FUTBOLLIT TË SHQIPËRISE. Me siguri kĂ«to trofe pĂ«r SK. "TiranĂ«n", VllazninĂ«, e ekipe tĂ« tjera do tĂ« ishin mĂ« tĂ« shumtĂ« pa dhunĂ«n dhe genocidin ndaj klubeve e futbollistĂ«ve mĂ« cilĂ«sorĂ« tĂ« tyre. Veç dĂ«mit ndaj kĂ«tyre ekipeve, u dĂ«nua dhe mbeti jashtĂ« botĂ«s sĂ« futbollit vetĂ« ShqipĂ«ria, me pasoja qĂ« po i vuan ende sot.
Për SK "Tiranën" dhe nëntë ekipe të tjera, si dhjetë ekipet që kanë më shumë pjesëmarrje në këto 75 kampionate, do paraqes disa tregues kryesorë që tregojnë edhe vlerat e tyre.
01. SK "Tirana", "Bashkimi Shkodran", "Skënderbeu" Korçë, "Teuta" Durrës, "Urani" Elbasan dhe Vlora janë gjashtë ekipet e para apo gjashtë "Kalorësit e parë" të Kampionatit të parë në vitin 1930 në serinë dhe historikun e kampionateve të Shqipërisë, nga 6 prilli e deri më6 korrik. Kësaj gjashtësheje do t'i bashkëngjitet në garën e kampionateve "Tomori" i Beratit në K-2 1931, "Besa" e Kavajës në K-4 1933, "Partizani" në K-10 1947, "Dinamo" në K 13-1950 e të tjerat në vazhdim. Këto do të jene 10 ekipet me më shumë pjesëmarrje.
02. SK "Tirana" është ekipi i vetëm pjesëmarrës në të gjithë kampionatet.
03. Pjesëmarrjet në 75 kampionatet janë: SK "Tirana" 75 herë, "Vllaznia" Shkodër 74, "Teuta" Durrës 73, "Flamurtari" Vlorë 70, SK "Elbasani" 64, "Besa" Kavajë 64, "Skënderbeu" Korçë 61, "Partizani" 61, "Dinamo" 61 dhe "Tomori" Berat 46 herë.
04. Në 75 kampionatet, me 44 ekipet pjesëmarrëse këto 10 ekipe janë ndeshur: 'Vllaznia' me 42 ekipe, SK 'Tirana' 40, 'Dinamo' 39, 'Partizani' 38, 'Teuta' Durrës 38, 'Flamurtari' Vlorë 37, 'Tomori' Berat 37, 'Skënderbeu' Korçë 36 dhe SK 'Elbasani' 36 ekipe.
05. 75 tituj kampion - medalje ari - i kanë fituar 8 ekipe: SK 'Tirana' 24, 'Dinamo' 17, 'Partizani' 16, 'Vllaznia' 9, 'Skënderbeu' 5, 'Elbasani' 2, 'Teuta' 1 dhe 'Flamurtari' 1.
06. 62 Kupat e Shqipërisë i kanë fituar 10 ekipe: SK 'Tirana' 15, 'Partizani' 15, 'Dinamo' 13, 'Vllaznia' 6, 'Flamurtari' 4, 'Teuta' 3, SK 'Elbasani' 2, 'Besa' 2, 'Apolonia' 1 dhe 'Laçi' 1.
07. 22 Superkupat e Shqipërisë i kanë fituar 8 ekipe: SK 'Tirana' 10, 'Vllaznia' 2, 'Partizani' 2, 'Dinamo' 2, 'Flamurtari' 2, 'Skënderbeu' 2, 'Elbasani' 1 dhe 'Besa' 1.
08. 159 Trofetë e futbollit të Shqipërisë - 159 Medalje Ari apo 159 Yje, kampionate 75, Kupa 62 dhe Superkupa 22 i kanë fituar 11 ekipe: SK 'Tirana' 49, 'Partizani' 33, 'Dinamo' 32, 'Vllaznia' 17, 'Flamurtari' 7, 'Skënderbeu' 7, SK 'Elbasani' 5, 'Teuta' 4, 'Besa' 3, 'Apolonia' 1 dhe 'Laçi' 1.
09. Në 75 kampionatet, renditjet e dyta - medalje argjendi - i kanë fituar 12 ekipe: 'Partizani' 19 herë, SK 'Tirana' 13, 'V11aznia' 10, 'Dinamo' 9, 'Teuta' 7, 'F1amurtari' 7, 'Skënderbeu' 3, 'Besa' 2, 'Kukësi' 2, SK 'Elbasani' 1, 'Tomori' 1 dhe 'Luftëtari' Gjirokastër 1 herë.
10. Në 75 kampionatet, renditjet e treta - medalje bronzi - i kanë fituar 11 ekipe: 'Vllaznia' 16, 'Tirana' 15, 'Besa' 10, 'Partizani' 8, 'Skënderbeu' 4, 'Teuta' 4, 'Flamurtari' 3, SK 'Elbasani' 2, 'Laçi' 1 dhe 'Bylisi' i Ballshit 1 herë.
11. Ndërsa për 75 kampionatet tri renditjet e para dhe shumat e tyre, pra medaljet ari, argjendi dhe bronzi janë fituar nga 14 ekipe:

Rezultatet në disa tregues kryesorë të arritura në kampionatet janë rezultatet, që tregojnë vlerat e dhjetë ekipeve të cituar, që janë:
01. NDESHJE TË ZHVILLUARA: SK 'Tirana' 1825, 'Vllaznia' 1812, 'Teuta' 1777, 'Flamurtari' 1706, 'Dinamo' 1612, 'Besa' 1579, 'Partizani' 1572, SK 'Elbasani' 1567, 'SkĂ«nderbeu' 1408 dhe Tomori 1086.
02. FITORE: 'Tirana' 959, 'Vllaznia' 859, 'Partizani' 838, 'Dinamo' 812, 'Teuta' 628, 'Flamurtari' 613, 'Besa' 543, 'Elbasani' 525, 'Skënderbeu' 471 dhe 'Tomori' 305.
03. BARAZIME: 'Teuta' 504, SK 'Tirana' 465, 'Flamurtari' 459, 'Besa' 444, 'Dinamo' 434, 'Vllaznia' 423, SK 'Elbasani' 421, 'Partizani' 413, 'Skënderbeu' 372 dhe 'Tomori' 288.
04. HUMBJE: 'Partizani' 321, 'Dinamo' 365, SK 'Tirana' 401, 'Tomori' 493, 'Vllaznia' 530, 'Skënderbeu' 565, 'Besa' 592, SK 'Elbasani' 621, 'Flamurtari' 634 dhe 'Teuta' 644.
05. GOLA TË SHËNUAR: SK 'Tirana' 3105, 'Vllaznia' 2809, 'Partizani' 2781, 'Dinamo' 2634, 'Flamurtari' 1994, 'Teuta' 1909, 'Besa' 1803, SK 'Elbasani' 1678, 'SkĂ«nderbeu' 1558 dhe 'Tomori' 1099.
06. GOLA TË PËSUAR: 'Partizani' 1304, 'Dinamo' 1426, 'Tomori' 1608, SK 'Tirana' 1652, 'SkĂ«nderbeu' 1773, 'Vllaznia' 1876, 'Besa' 1922, SK 'Elbasani' 1987, 'Teuta' 2000 dhe 'Flamurtari' 2091.
07. GOLA-DIFERENCË: Pozitive 'Partizani' +1477, SK 'Tirana' +1452, Dinamo +1208, Vllaznia +973 dhe negative 'Teuta' -91, 'Flamurtari' -97, 'Besa' -119, 'SkĂ«nderbeu' -215, SK 'Elbasani' -309 dhe Tomori -509.
08. PIKËTË FITUARA: SK 'Tirana' 2701, 'Vllaznia' 2413, 'Partizani' 2280, 'Dinamo' 2277, 'Teuta' 1999, 'Flamurtari' 1851, 'Besa' 1679, SK 'Elbasani'1609, 'SkĂ«nderbeu' 1464 dhe 'Tomori' 973 pikĂ«.
Siç shikohet edhe në këto tregues, SK 'Tirana' është më superiore në tetë treguesit e sipërm. Në 4 prej tyre është e para: ndeshje, fitore, gola të shënuar dhe pike; në 2 e dyta: barazime e gola-diferencë; e treta 1: humbje dhe e katërta në gola të pësuar.
Treguesit më sipërm plotësojnë edhe më mirë dhe më shumë vlerat e SK 'Tiranës' si Mbretëresha e Futbollit të Shqipërisë, si dominuese me diferencë ndaj ekipeve të tjera.
Besoj se me interes për këto tregues do të ishin edhe rezultatet e takimeve mes tyre të këtyre ekipeve. Këto dhe të tjerë tregues mund të jenë objekt i një shkrimi tjetër.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Sezoni 2014-2015
PostPostuar: e djelĂ« 24/08/2014 14:54 
Gjak BardheBlu

Antarësuar: e mërkurë 14/04/2010 22:28
Poste: 2796
Mendova se ne kete fillim kampionati, do t'ishte me vend njohja me disa fakte nga kampionatet e meparshme. Sot ehste botuar nje artikull me shume vlera statistikore ne Gazeten Sqhiptare te Erl Muratit, qe eshte me poshte. Komentet e mija per te jane:

E para, kam kontestim per numrin 49 te trofeve pasi nuk llogarit superkupat qe Tirona i ka marre aforfe (fituese e kupes dhe kampionatit), te cilat askund nuk i gjej te permendura, dhe kjo eshte nje mungese substanciale, nderkohe qe ato vite ku fituesi eshte me aforfe jane nje vlere edhe me teper, ne fakt, se sa ne rastet kur ke fituar vetem njeren nga trofete dhe superkupen! Po ashtu, e ditur tashme dhe ky koment eshte per FSHF-ne, ky numer nuk njeh kampionatet e 1939, 1940 dhe 1942 dhe 66-67! Po ashtu, pavaresisht se me me pak vlere, ja vlen te statistikohen edhe trofete e tjera, vec kampionateve, kupes dhe superkupes, si kupat e spartakiadave, kupat e gazetave e kupa te tjera (psh Kupa Majaci, Kupa Pavaresia, etj.) pasi, me vjen ne mendje nje interviste e Cim Muces ca vite me pare qe thoshte se Tirona nuk dinte me pushu, tifozat nuk e lenin, dhe asaj i duhet te merrte cdo lloj kupe qe i dilte perpara, qe nga kupat per kalamaj, dhe kjo en fakt, ishte e vertete, te pakten qe nga vitet 80 e siper por edhe ne keto vite, ku me kujtohen Kupa Majaci (RIP Majac!) dhe Kupa Taci Oil.

Po ashtu, kur behet llogaritja e golave totale te pesuar dhe shenuar, do te ishte me kuptimplote te llogariteshin edhe golat e shenuar/pesuar per ndeshje pasi, Tirona, duke patur me shume ndeshje ka disavantazhin ne golat e pesuar dhe avantazhin ne golat e shenuar. Nje gje tjeter qe duhej vene re me qartazi eshte se Tirona nuk dominon vetem vendin e pare ne kampionate (24 here zyrtarisht) por edhe ne medalje argjendi dhe bronxi (13+15=28 here).

Eshte pikante te vihet re se 6 kaloresit e pare te futbollit jane te vetmit qe kane fituar kampionate dhe ata jane: SK "Tirana", "Bashkimi Shkodran", "Skënderbeu" Korçë, "Teuta" Durrës, "Urani" Elbasan dhe Vlora, shto ketu 2 ekipet e tjera te regjimit qe natyrshem do te fitonin kampionate me vone - keto jane te vetmet 8 ekipe qe kane fituar kampionate!!! (Injoro po deshe traditen!) Kesaj gjashtesheje origjinale do ti shtohej "Tomori" i Beratit, "Besa" e Kavajës para 1945 dhe mbas 1944, "Partizani", "Dinamo", ku të 10 jane ekipet me më shumë pjesëmarrje ne kampionate, dhe ne fakt perbejne shtratin e tradites se futbollit shqiptar, sic edhe faktet me poshte do e tregojne.

75 tituj kampion: SK 'Tirana' 24, 'Dinamo' 17, 'Partizani' 16, 'Vllaznia' 9, 'Skënderbeu' 5, 'Elbasani' 2, 'Teuta' 1 dhe 'Flamurtari' 1.
159 Trofetë e futbollit të Shqipërisë (Kampionate+Kupa+Superkupa): SK 'Tirana' 49, 'Partizani' 33, 'Dinamo' 32, 'Vllaznia' 17, 'Flamurtari' 7, 'Skënderbeu' 7, SK 'Elbasani' 5, 'Teuta' 4, 'Besa' 3, 'Apolonia' 1 dhe 'Laçi' 1. Sic shihet, kampionate kane fituar vetem 6 shja origjinale + 2 ekipet e regjimit (8 ekipe gjithsej), ndersa trofe futbolli, jane gati, gati fituar vetem nga 10 ekipet qe kane marre pjese me shume ne kampionate, qe jane gati gati vetem 8 ekipet qe kane ekzistuar para 1945, plus 2 ekipet e regjimit, qe i kane marre ato. I vetmi ekip nga 8 shja para 1945 qe nuk ka fituar trofe eshte Tomorri, qe mund te quhet i pafat kur ishte shume afer fitimit te kampionatit ca vite me pare me Tironen por edhe mund te konsiderohet i zevendesuar nga Apolonia (ka 1 kupe) per shkak te afersise fizike dhe traditave te ngjashme qe kane. Madje, po ta vini re ne numer te trofeve te fituara, ato jane shume ne linje edhe me peshen specifike qe ka dhene sejcili nga ekipet ne dekada, sic e njohin ate ata tifoze qe kane pervoje te gjate me futbollin. Perjashtimi i vetem, do te thoja, eshte futja e Lacit ne altarin e fituesve, qe ndodhi vetem vjet; por, ne fund te fundit, kjo eshte nje indicije e sponsorizimeve te futbollit ne qytetet e vogla dhe renies se peshes specifike ne futboll te qyteteve me tradite ne keto 10-15 vitet e fundit, por edhe shenje e korrupsioneve te federates se Dukes, periudhe qe perkon edhe me qendrimin e tij ne krye te federates te cilat, ne nje forme ose ne nje forme tjeter, do ta nxirrnin koken diku. Llogaritja e vendeve te dyta (medaljve te argjenda) rikonfirmon argumentat e mesiperme, qe vetem 10 ekipet e tradites kane arritur ne kete stad, duke shtuar vetem Beratin dhe Gjirokastren, dy ekipe tradite, madje Berati i 8 shes origjinale dhe Gjirokastra pak me vone por prap i tradites me nje stil loje specifik dhe qytetar. Medaljet e argjendta shtojne, e fundit, edhe Kukesin, qe eshte shembulli me i mire meritokrat i rritjes se futbollit ne periferi keto 10-15 vitet e fundit. Perfshirja e vendit te trete (medaljeve te bronxta), i cili ka shume me pak peshe ne kornizen e altarit te fituesve, nuk shton asnje ekip te ri pervec atyre 10 te tradites qe kemi permendur me pare, pervec Ballshit dhe Lacit (qe u komentua me pare si fitues i kupes), komentet per te ciler, per mua, jane pak a shume te njejta me ate cka thashe per Lacin si fitues i kupes me siper dhe skualifikimi i vjetshem i Ballshit, te cilin e meritonte edhe Laci nje sezon me pare, vetem i con uje argumentit qe keto jane fenomene dhe ekipe kalimtare, per menyren se si jane krijuar dhe mbajtur, qe nuk kane asgje te perbashket me Kukesin, dhe qe me shume i kane bere dem futbollut dhe kane legjitimuar krimin se sa kane pasur pasoja pozitive ne masivizim e cilesi.

Ja vlen te ndalet pak ne keto shifra dhe te kuptohet se sa e rendesishme eshte tradita dhe se sa rendesi ka te investohet ne infrastrukture por edhe se sa e lehte eshte te identifikohet se ku duhet te investohet, madje edhe radha e tyre: ndertimi i stadiumeve moderne qe plotesojne kushtet e UEFAs per te qene kategori 4, ne Tirane (te pakten 2), Shkoder, Vlore, Korce, Elbasan, Durres, pra tek 6 shja origjinale dhe te vetmit qytete fitues te kampionateve, por edhe ne Kavaje, Fier, Berat apo Gjirokaster, te kategorise 3, sipas kesaj renditjeje ne rendesi, do te ishte nje investim me mend dhe do te nxiste futbollin me shume se sa 'masivizimi' pa mend ne fusha patatesh si ajo e Ballshit apo Lacit, etj., qe me shume kane legjitimuar kriminalitetin se sa kane nxitur futbollin.

3 pika qe mendoj se duhet te permiresohemi per te qene, statistikisht, absolut ne cdo drejtim eshte golaverazhi (jemi 25 gola mbrapa partimorrit), fitorja e nje kupe me teper per ta kaluar partimorrin dhe fitore direkte me partimorrin dhe Kukesin, qe jane te vetmet ekipe me te cilat kemi bilanc negativ ne ndeshjet direkte).

E fundit, mendoj se ne statistika duhet fut edhe paraqitja ne kupat e Europes, keshtu kuptohet edhe me thelle diferenca dhe kontributi i sejcilit.

Keto ishin komentet e mija, ja artikulli, dhe me kembe te mbare sot!

---
SK "Tirana", mbretëresha me 49 yje e futbollit të Shqipërisë
Nga: ZYDI ALI TURDIU
Gazeta Shqiptare/BalkanWeb

linku:
http://www.balkanweb.com/analiza/2689/s ... 07304.html


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: S.K. TIRONA - 90 Vjet Histori dhe Krenari
PostPostuar: e premte 29/08/2014 15:26 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 15/10/2003 19:32
Poste: 6328
Vendndodhja: Tironë. Shqipni
Kleveso e kalova ktu postimin tat, meqe ishte qit nji here.

Me duken shume me vend komentet qe ke bo. Duke pas parasysh qe Zydiu eshte nji burre 75 vjecar qe shkru me pasion, e perdor makine shkrimi (!) i rriten ene mo teper vlerat. Kam pershtypjen qe ka llogarit vetem neshjet zyrtare sepse ka pas si synim me analizu nji periudhe me te gjate. Kupat dhe trofete jane evente te rralla ne 84 vjet futboll.

Ndersa statistikat gola/ndeshje, fitore/ndeshje e te ngjashme nxirren nga ato qe ka publiku ne artikull. Une mezi po pres ate llogaritjen e neshjeve zyrtare.



_________________
TIRONA FANATICS
ImazhImazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: S.K. TIRONA - 90 Vjet Histori dhe Krenari
PostPostuar: e djelĂ« 19/02/2017 01:10 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 17/01/2010 18:48
Poste: 583
Ndahet nga jeta ish Boksieri TODI JANKU.

Personalisht nuk e njihja, por mesa po lexoj behet fjale per nje personazh legjende te SPORT KLUB TIRONES disiplina BOKS.

Sipas mediave TODI JANKU, lindur ne Tiron ne 1930, eshte Boksieri me i mire Shqiptar i te gjitha koherave. Rekordmen absolut.
Gjate gjithe karrieres mbrojti ngjyrat e Tirones. Gjithashtu edhe karriera si tranjer vazhdoi si tranjer i Tirones.

Pjese e Historise se Lavdishme te Tirones dhe e Krenarise tone, padyshim qe jane dhe kampionet e sporteve te tjera qe kan naltsu ngjyrat bardheblu nder vite.

Mendoj qe ne si tifoza duhet te bojme nje homazh ne nder te tij.

TOP CHANNEL: Todi Janku njihet si “grushti i hekurt”, u shpall kampion i vendit pĂ«r 12 vjet radhazi me ekipin e TiranĂ«s. http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=348427

PANORAMA: Theodhor (Todi) Janku. Ish-boksieri i famshĂ«m i 17 NĂ«ntorit, i cili njihet nĂ« botĂ«n e sportit me nofkĂ«n “Grushti i hekurt”
Ai pati njĂ« karrierĂ« mbresĂ«lĂ«nĂ«se nĂ« kĂ«tĂ« sport duke arritur kulmin e tij nĂ« vitet ’50-’60. NĂ« atĂ« kohĂ« ai arriti tĂ« shpallej kampion i vendit pĂ«r 12 vjet radhazi.
http://www.panorama.com.al/sport/ndahet ... odi-janku/

Ja dhe nje artillu me i pasur me informacion mbi jeten dhe karrieren e Todi Jankut.
Gazeta Koha: http://www.koha.net/sport/713/shuhet-ne ... odi-janku/



_________________
Ave TIRONA! Ave Noltmadhnia!
Gjaku Shpirti dhe ZEMRA ime!
Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 4 prej 4 [ 51 postime ]  Shko tek faqja ParaardhĂ«se  1, 2, 3, 4

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron