Sot është e djelë 27/05/2018 12:01
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 1 [ 4 postime ] 
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Tirona e viteve 1980-1990: Kujtime
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 06/06/2011 09:44 
Gjak BardheBlu

Antarësuar: e mërkurë 14/04/2010 22:28
Poste: 2787
Kujtime nga ndeshja me Dinamon e Bukureshtit.

Marre nga Sporti Shqiptar (http://www.sportishqiptar.com.al/17-nen ... i-dinamon/ )

17 Nëntori i Tiranës, ndeshja e paharruar që tronditi Bukureshtin dhe turpëroi Dinamon

Autori: Sporti Shqiptar
Data: 03/05/2011
Version Print

Pas eliminimit organizata e partisë dhe Ministria e Brendshme e Rumanisë brenda natës kishte marrë masa për shkarkimin e drejtuesve të klubit dhe deri tek inspektorët


Nga Viron Andrea, ish-këshilltar tregtar në Bukuresht

Rubrika “Dossier”, e hapur nga gazeta “Sporti shqiptar”, përbën një aspekt të rëndësishëm jo vetëm për të kujtuar ngjarjet sportive, por edhe si e sa është punuar për të arritur suksese, si për sportistë të veçantë, ashtu dhe për klubet sportive. Eshtë një njohje jo vetëm me të kaluarën, por është edhe një njohje më nga afër, me vështirësitë dhe kapërcimin e tyre.
Në vitin 1986, kam pasur privilegjin e veçantë që kam qenë pranë ekipit të 17 Nëntorit të Tiranës, në ndeshjen ndaj Dinamos së Bukureshtit në kryeqytetin rumun, duke qenë funksionar ambasade në ato vite. Dihet nga dashamirësit e futbollit, se në sezonin futbollistik 1986, në kuadrin e Kupës së UEFA-s, ekipit kampion Flamurtari shorti i ra me ekipin spanjoll të Barcelonës, ndërsa ekipit të 17 Nëntorit i ra shorti me ekipin e Dinamos së Bukureshtit. Ndeshjet e para do të luheshin në vendin tonë, më 17 shtator në Vlorë dhe po këtë ditë në stadiumim kombëtar “Qemal Stafa”. Të dy ekipet ishin në formë të mirë sportive, kishin pasur rezultate pozitive dhe po luanin me ekipet, që ishin pretendente në edicionet europiane.

Futbolli rumun: Steaua, Dinamo dhe anekdotat kundër rregjimit

Barcelona ishte finaliste e Kupës së Kampioneve të Europës. Në ndeshjen finale me ekipin rumun Steaua, humbi me penallti në sajë të formës së mirë të portierit rumun, Dukadam, i cili priti 4 nga 5 penalltitë e gjuajtura. Ndërsa Dinamo e Bukureshtit kishte fituar kupën e Rumanisë të atij viti, duke mundur Steauan me rezultatin 1-0. Ekipi i Dinamos ishte në një nivel me Steauan dhe rivaliteti i tyre ishte tradicional në futbollin rumun, ndërkohë që edhe baza e ekipit kombëtar rumun ishte ndërtuar mbi këto ekipe.

Fitorja e ekipit Steaua asokohe u konsiderua një fitore e rëndësishme në mbarë mjedisin sportiv europian, ndërsa regjimi rumun e shfrytëzoi politikisht në disa drejtime, duke e konsideruar një fitore të një vendi komunist, i cili nuk është në krizë politike dhe ekonomike. Gjithashtu, kjo fitore u përdor nga regjimi vendës edhe për uljen e tensioneve dhe të pakënaqësive në rritje të popullsisë. Klubi dhe kuadro të klubit u nderuan me tituj deri në Heronj të Punës Socialiste. Por nuk mund të thuhet që populli nuk do ta shprehte mendimin dhe qëndrimin e tij. Rumunët i shprehnin moskënaqësitë ndaj regjimit në më të shumtit e rasteve nëpërmjet anekdotave. Një nga këto ishte mbërritja e ekipit të Steauas në Bukuresht, pas marrjes së trofeut kundër Barcelonës. Pritja e popullit ishte spontane. Mbi 3000-4000 tifozë u grumbulluan në sheshin e hyrjes së aeroportit “Otopeni” të kryeqytetit. Në një kohë shumë të shkurtër, policia mori masat për të parandaluar ndonjë demonstrim të popullsisë kundër regjimit, siç kishte ndodhur në atë kohë në Brashov dhe disa qytete të tjera. Të gjithë thërrisin dhe brohorisnin fitoren, ku më tepër brohoritej për heroin e asaj ndeshjeje, portierin Dukadam.

Një plak, që ishte midis tifozëve, pyeti njërin aty pranë: - Nuk e po kuptoj, për cilin po brohorisni, se nuk po dëgjoj të brohoritet për atë që brohorasim gjithmonë.
- PĂ«r Dukadamin, pse nuk e di ti? - ia ktheu tifozi.
- Faleminderit, se po më jep një lajm të gëzuar. Po bërtas dhe unë, pasi më në fund Çaushesku paska ikur, - ia ktheu i moshuari.

Fitorja e Dinamos ndaj Steauas, në ndeshjen finale për kupën e Rumanisë, bëri që opinioni sportiv vendës të përgatitej për një udhëtim të gjatë të këtij ekipi në arenën europiane, duke pretenduar edhe për një titull të mundshëm. Dinamo rikonstruktoi ekipin, duke caktuar Mirçea Luçeskun trajner dhe duke bërë transferta me lojtarët më të mirë të vendit. Kështu nga Dunarea Galac mori Dan Lupun, nga Hunedoara mori Dorin Mateun dhe nga Universitatea e Krajovës mori Rodion Kamatarun, shënuesin më të mirë të gjitha kohërave, me 44 gola. Me një mesfushor si Ilia Balaci dhe me mbrojtësit Bukur, Andone, Mihailesku, optimizmi dhe shpresat për rezultate të larta, po sugjestionin skuadrën. Ekipi Steaua përfaqësonte Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa ekipi i Dinamos përfaqësonte Ministrinë e Brendshme, ato kishin të drejtën, në rivalitet me njëra tjetrën, të merrnin lojtarët më të mirë të rretheve. Një nga fidanishtet të atyre viteve në futbollin rumun ishte Universitatea e Krajovës dhe pjesa më e madhe e lojtarëve, që luante më ekipet e Bukureshtit, ishin kultivuar në mjedisin e këtij klubi.

Mjedisi i pragndeshjes dhe udhëtimi aventuresk i Tiranës
Skuadra e Tiranës, apo 17 Nëntorit siç quhej në ato vite, drejtohej nga Enver Shehu dhe Ali Mema. Formacioni bazë i saj ishte: në portë - Mersini, në mbrojtje - Baçi, Lekbello, Hodja, Bimo; në mesfushë - Omuri, Josa, Muça, Sulejman Mema; në sulm Kola dhe Minga. Ishin të gjithë lojtarë kalibri, si për cilësitë individuale, ashtu dhe harmonizimin si ekip. Shumica e këtyre futbollistëve përbënin edhe formacionin e ekipit kombëtar. Tirana dallohej për shpirtin luftarak, që rrallë ekipe e kanë pasur në vendin tonë. Duke ditur shortin e Kupës së UEFA-s, diskutuam me ish-ambasadorin, Zoi Toska, i cili e ndiqte futbollin, që duhet të sugjeronim në organet përkatëse për të ardhur trajneri i Tiranës për ta parë Dinamon në një ndeshje kampionati, për të krijuar një ide për lojtarët dhe mënyrën e lojës së saj. Kjo nuk përbënte ndonjë shpenzim të madh, një biletë udhëtimi me shoqërinë ajrore “Tarom”, që bënte lëvizjen Bukuresht-Romë, me ndalim në Tiranë dhe kthim, që kushtonte rreth 11.000 lekë të vjetra. Mirëpo asnjë specialist nga ekipi i Tiranës nuk erdhi… Dinamo e Bukureshtit ka pasur të njëjtat karakteristika loje që ka pasur dhe ekipi ynë i Dinamos. Teknik, i qetë, i disiplinuar taktikisht, por i mungonte grinta. Vendosja taktike e ekipit ishte 4-4-2, ku me një mesfushor si Ilia Balac dhe sulmues të avancuar, si Rodion Kamataru, pa përjashtuar të tjerët, nuk e kishte problem rezultatin. Mbrojta ishte më e dobta ndër repartet e tjera, në mënyrë të veçantë mbrojtësi i majtë, i cili ishte agresiv dhe me dobësi individuale teknike. Këto të dhëna ia dërgova ekipit të Tiranës me Arjan Toskën, djalin e ambasadorit, për të cilat isha i sigurt që do t’i binin në dorë të trajnerit Enver Shehu. Ndeshja e parë në Tiranë, më 17 shtator, midis 17 Nëntorit dhe Dinamos së Bukureshtit përfundoi 1-0, me gol të shënuar në minutën e 85-të nga Agustin Kola. Sekuenca të kësaj ndeshjeje u transmetuan edhe në TV të Bukureshtit. Komenti ishte: “Lojë e dobët dhe goli që pësoi portieri Dumitru Moaru ishte fëminor”. Sidoqoftë, rezultati i Tiranës e bënte me shumë interesant takimin e Bukureshtit, që do të zhvillohej në stadiumin “Dinamo”, në korpusin sportiv të këtij klubi. Gazeta rumune “Sport” shkruante për një fitore të mundshme dhe për një formë të mirë të Dinamos.

Ekipi i Tiranës erdhi në Bukuresht një ditë para ndeshjes, duke udhëtuar me autobus. Kishte qenë një udhëtim i lodhshëm, që mund të kishte influenca në lodhjen e lojtarëve. I vetmi tifoz që erdhi me ekipin, ishte doktori Kleanthi Prosi, një dentist i njohur dhe tifoz i thekur i Tiranës, i cili ishte lënë të vizitonte të afërmit e tij në Bukuresht, vizitë të cilën e kishte lidhur me ndeshjen e Tiranës. Ishte vizita e parë e atij njeriu fisnik, që pas shumë peripecish të kohës, iu krijua mundësia për të parë njerëzit e familjes pas shumë dekadash. Dhe kjo, siç tregon dhëndri dhe vajza e tij, Ramazan e Joana Biba, ishte një ditë e paharruar për të, ndërsa lojtarët e Tiranës, që e njihnin nga afër doktorin, pas ndeshjes i thoshin me shaka: “Doktor, hajde përherë me ne, se je shansi ynë!”

Si drejtues i delegacionit të Tiranës ishte një instruktor i Komitetit të Partisë të kryeqytetit, pastaj ishte trajneri Enver Shehu, ndihmësi i tij, Ali Mema, doktor Petrit Dibra, si dhe një punonjës i sigurimit. Me ardhjen e ekipit, ambasadori, Zoi Toska i priti drejtuesit dhe u kërkoi atyre që për çdo shqetësim që do të kishin, t’ia transmetonin direkt atij. Autobuzi i Tiranës, gjatë rrugës kishte pasur një defekt dhe, brenda natës, ambasadori angazhoi personat e nevojshëm për ta riparuar atë në kohë. Akomodimi i ekipit u bë në një nga hotelet e qendrës, mbrapa Hotel “Interkontinentalit”, një zonë e qetë, pa shumë lëvizje makinash dhe zhurma. Ekipit iu rezervua një pritje e ngrohtë nga dy përfaqësues të Dinamos, një inspektor dhe një veteran sporti, që quhesh Take Makri dhe që kishte luajtur mbrojtës i djathtë në një ndeshje në Tiranë.

Natën para ndeshjes shkova më hotel për të takuar trajnerët, Enverin dhe Aliun, për t’i pyetur nëse kishin ndonjë problem. I gjeta duke diskutuar me shoqëruesin Take Makri për futbollin. Kur befas, vjen inspektori i futbollit të Dinamos, që ishte personi që përgjigjej për organizimin e ndeshjes, i cili na ftoi të ulemi në restorantin e hotelit për të vazhduar diskutimet. Ftesa e befasoi Enver Shehun, i cili më shikoi në mënyrë pyetëse. E kuptova që e kishte shqetësim, pasi kjo ishte jashtë protokollit dhe atij mund t’i krijoheshin probleme, pasi edhe punonjësi i sigurimit nuk ishte me ne. Nuk e lashë që të fliste, por thashë: “Nuk ka problem për të shkuar.” Pas një hezitimi të dukshëm të Enver Shehut, inspektori e kuptoi dhe përsëriti ftesën, se të njëjtat rregulla kishin dhe ata. Iu drejtova Enverit dhe të tjerëve: “Ne jemi të gjithë bashkë dhe asnjë gjë e keqe nuk do të ndodhë”. U qetësuan dhe u ulëm poshtë në restorant, inspektori, Enver Shehu, Ali Mema, Petrit Dibra, unë, ndërsa Take Makri u largua. U porositën mezet dhe vera. Ndërsa po bisedonim, po për futbollin, vjen shefi i lokalit dhe na njofton se, sipas rregullit, porosia e fundit është 9:30 e darkës, pasi lokali mbyllej në ora 10:00. Në Rumani, në ato vite, restorantet dhe lokalet mbylleshin në atë orë, me përjashtim të atyre që ishin për të huajt. “Jo, - tha inspektori, - lokali nuk do të mbyllet, se kemi miq nga Shqipëria dhe këta janë trajnerët e Tiranës, me të cilën do të luajmë nesër.” (Ekipi i Dinamos ishte klub që përfaqësonte Ministrinë e Brendshme dhe Sicuritatean (sigurimin rumun). Shefi i lokalit iu përgjigj: “Në rast se merrni leje, unë jam në dispozicionin tuaj. Inspektori u ngrit, bëri një telefon dhe kur u kthye, na tha që do të rrimë sa të dëshirojmë. Ndërkohë, iu drejtua dhe orkestrës, duke u thënë se dhe ata do të rrinë sa do të qëndronim ne. Inspektori filloi të këndojë së bashku me orkestrën dhe na propozoi t’i bënim ndonjë porosi orkestrës. Drejtuesit të orkestrës i kërkova një këngë shqiptare. Ai na e plotësoi dëshirën me këngën “Lule borë”, por ndërkohë na tha se kishte punuar disa muaj si instrumentist në Prishtinë dhe mbështeste grevën e punëtorëve të Mitrovicës dhe pavarësinë e Kosovës.

Valentin Çaushesku, tifozi VIP i Dinamos
E nesërmja, 1 tetori, ishte një ditë e nxehtë. Stadiumi “Dinamo” ishte zbukuruar me flamuj dhe që herët në mëngjes pashë lëvizje të shumta njerëzish, po kërkonin për bileta. Atë ditë bëra më pak takime pune me firmat e ndryshme. Ata që ishin tifozë, më pyesin për parashikimin e ndeshjes. Ndonjëri për shaka kërkonte edhe të vinim baste. Në darkë, dikush nga ekipi i Tiranës kishte marrë në telefon dhe kërkonte që të shkoja urgjent në hotelin e ekipit. Kur shkoj në hotel, takoj trajnerin Enver Shehu. M’u ankua se i kishin dhënë drekë me vonesë dhe i kishin dhënë mish derri, kur i kishin kërkuar mish pule. Bisedova me inspektorin e Dinamos për këtë incident, ai fillimisht u trondit, u skuq në fytyrë. Inspektori nuk donte të merrte përgjegjësi për këtë incident, për të cilin kërkoi falje, por jo se ishte bërë me qëllim. Me kaq çështja u mbyll, pasi po vinte edhe momenti që lojtarët të mblidheshin për të shkuar në stadium.

Stadiumi “Dinamo”, me kapacitet rreth 16 mijë spektatorë, ishte mbushur plot e përplot. Së bashku me ambasadorin, Zoi Toskën, zumë vend në tribunën qendrore, që ishte me stola të gjatë. Aty ishin dhe funksionarë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe të klubit “Dinamo”. Në stolin e parë ishte ulur i vetëm dhe Valentin Çaushesku, djali i adoptuar i Nikolae Çausheskut, që të jepte përshtypjen që në stolin e rezervuar për të, nuk lejohej njeri tjetër të ulej, qoftë dhe funksionar i lartë. Valentini nuk merrej me politikë, qe drejtor i Institutit të Fizikës Bërthamore, por opinioni sportiv rumun, midis të tjerash, do të kujtojë se në finalen e Kupës së Rumanisë në vitin 1988, midis Dinamos së Bukureshtit dhe Steauas, ai e detyroi ekipin e Steauas të linte fushën e lojës për mosakordim të një goli që nuk e dha arbitri. Me presionin e organeve të larta të regjimit, rezultati i ndeshjes u konsiderua 2-1 dhe fituese u shpall Steaua, ekipi që përfaqësonte Ministrinë e Mbrojtjes. Ishte një vendim arbitrar, i paprecedent, nga ato që mund të ndodhin vetëm në regjime totalitare. Pas vitit 1990, ekipi i Steauas kërkoi pranë organeve të Federatës Rumune të Futbollit, që kupa t’i jepej ekipit të Dinamos, por kjo e fundit e refuzoi.


Muça, ylli i ndeshjes. Minga dhe Josa turpërojnë Dinamon
Publiku, që mbushte plot e përplot shkallët e stadiumit, brohoriste si para dhe pas fillimit të ndeshjes për Dinamon. Me fërshëllimën e arbitrit qipriot filloi ndeshja. Pa kaluar tri minuta, Arben Minga shfrytëzoi një krosim të zgjuar të Shkëlqim Muçës dhe nga afër shënoi golin, që ndezi lojën. Me kalimin e kohës, Dinamo nuk po shënonte golin e shumëpritur, filloi të shfaqte shenja nervozizmi, ndërsa Tirana me gjakftohtësi do të zotëronte jo vetëm mesin e fushën, por po krijonte epërsi me lojën e tij teknike, të hapur dhe të organizuar. Driblimet dhe fantazia në lojën e Shkëlqim Muçës spikaste, mbrojtja po mbulonte shumë mirë Rodion Kamatarun, për të cilin të gjithë shpresonin shumë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Tiranën. Zyrtarët e lartë rumunë që ishin në tribunë ishin mjaft të shqetësuar. Njeri pa etiketë më tha: “Do ta shikonin sa do të hani në pjesën e dytë.” Iu përgjigja se me këtë lojë që po bëjmë, ne do të fitojmë. I shkrepën sytë nga inati.

Pjesa e dytë filloi me karakteristikat e pjesës së parë, 17 Nëntori pati epërsi në të gjitha drejtimet. Mesfushori i madh Ilia Balac, sulmuesi i avancuar Rodion Kamataru dhanë maksimumin, por nuk mundën të ndryshonin shumë në lojën që po zhvillohej. Ekipi ynë ishte i papërmbajtshëm, Muça jo vetëm dallohej në organizimi e lojës, por në çdo luftim doli fitues me mesfushorin Balac. Omuri luante fort edhe kundër Kamatarut në prishjen e sulmeve. Loja e Tiranës po zhvillohej në harmoni në të gjitha hapësirat e fushës dhe spektatorët po shikonin një ekip që e kishte merituar fitoren dhe në Tiranë. Rreth minutës së 70-të të ndeshjes, mbrojtësi i krahut të majtë të Dinamos, ndërhyn rëndë ndaj Muçës, kur ky, me një finte të bukur, e nxjerr atë jashtë luftimit, duke krijuar një rast të pastër për gol. Qe një dëmtim i rendë dhe i qëllimshëm. Pas këtij incidenti dhe largimin e Muçës me barelë nga fusha e lojës, moralisht ekipi ynë i Tiranës u rrit më tepër. Dinamo po pranonte humbjen, ndërsa sportdashësit filluan të duartrokisnin lojën e bardhebluve tanë. Kamataru, në minutën e 80-të barazoi, por nuk pati ndonjë entuziazëm, publiku po përshëndeste tashmë ekipin e Tiranës. Por fitorja do të vulosej edhe si rezutat, në minutën e 90-të, pas një gjuajtjeje nga 16 metrash të Mirel Josës. Topi i goditur prej tij do të pushonte në rrjetën e portës së Dinamos. Ekipi i 17 Nëntorit arriti një fitore të shkëlqyer 2-1, ndërsa Shkëlqim Muça ishte regjisori i ndeshjes, ndoshta më e mira në karrierën e tij sportive, duke demonstruar një nivel të lartë teknik, zgjuarësi, fantazi në organizim dhe i palodhur në gjithë fushën. Ai u bë ambasadori më i mirë i Shqipërisë në Rumani, rol të cilin më pas do ta merrnin Demollari dhe Minga, të cilët, më vonë do të luanin në futbollin rumun. Mirëpo për fat të keq, dëmtimi i Muçës do të ishte i rëndë dhe ai duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Këtu dua të nënvizoj një moment. Kur vajtëm të gjithë në spital, për të parë rezultatin e operacionit dhe gjendjen fizike të Muçës, pasi e falënderova mjeken që e kishte operuar dhe shefin e pavionit për kujdesin e treguar, ky i fundit, më tha: “Një nga mjekët që e shoqëroi Muçën në spital, do t’i marrë këpucët për djalin e tij, që ai të bëhet futbollist si Muça.” Shkëlqim Muça do të vinte përsëri në Rumani për të bërë operacion ligamentet, një herë me shpenzimet e shtetit shqiptar dhe një herë me shpenzimet e shtetit rumun.

Epilogu i ndeshjes dhe festa në ambasadë
Në përfundim të ndeshjes, zyrtarët që kishin zënë vend në tribunë ishin të gjithë të nevrikosur dhe të gjithë ikën shpejt pa na përshëndetur. Valentin Çaushesku iku para përfundimit të ndeshjes. Në klubin “Dinamo” do të ndodhte ajo që nuk pritej. Organizata e partisë dhe hierakia e Ministrisë së Brendshme brenda natës kishin marrë masa për shkarkimin e drejtuesve të klubit dhe deri tek inspektorët. Në këtë kuadër nuk diskutoheshin masat disiplinore në parti. Komenti sportiv rumun ishte objektiv: “Ishte një humbje, që nuk duhet harruar”.

Kur po dilnin nga nga dhomat zhveshjes së stadiumit, gati 30 minuta pasi kishte mbaruar ndeshja, deri në bulevardin kryesor “Stefan Cel Mare”, që është rreth 400 m, sportadashësit rumunë, të të gjitha moshave, duartrokisnin dhe brohorisnin për Tiranën. Emocionet sportive janë të forta dhe na pushtuan të gjithëve, aty nuk ka më ekip, por njeriu mendon vetëm Atdheun. Ajo bëhet dhe ndihet që është një gjë e shenjtë, hyjnore e paprekshme, të jep forcë dhe frymëzim, të bën të ndihesh krenar. Në ambasadë fitorja i kishte entuzizmuar të gjithë, të cilët falënderuan ekipin dhe trajnerin. Për nder të tyre ambasadori shtroi një pritje të improvizuar me sportistët dhe shqiptarët në Rumani, të cilët sa mbaroi ndeshja ishin në ambasadë për të festuar.

Fatkeqësisht, 17 Nëntori i Tiranës nuk e vazhdoi rrugën e tij, se i ra shorti me një ekip sovjetik, me Dinamon e Kievit, ku nuk u paraqit për arsye politike, veprim të cilin e pagoi edhe me një dënim nga ana e UEFA-s.





xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Duke marre spunto nga ky artikull, per ta vene pak ne perspektive fitoret e Tiranes kunder Dinamos se Bukureshtit (DB) ne sezonin 1986-1987 dhe per te kuptuar grandiozitetin e Tiranes se asaj dekade (1980-1990) si edhe te kombetareve shqiptare te asaj kohe, por edhe pjeserisht te Vlores, qe nuk u kuptua ne ate kohe ne tere aspektet e saj, shihni rezultatet e atyre viteve si edhe te pak vite perpara dhe mbrapa 1986-1987, te Dinamos se Bukureshtit, Tiranes, Vlores, kombetares U21 dhe kombetares se te rriturve, ku keto te fundit perbeheshin nga lojtare ku vetem ata te Tiranes shenonin gol ose permbi gjysma e tyre ishin lojtare te Tiranes.

Mbarevajtja e Dinamos se Bukureshtit, Tiranes, Flamurtarit te Vlores, Kombetareve te Shqiperise, dhe ekipeve me te cilat ato u ndeshen rreth dekades 1980-1990:

1978 Leonard Liti Sulmuesi me i mire Kampjonatit Ballkanik ne Turqi
1978 Shqiperia U21 Kampione Ballkanike (Musta, Ragami, Starova, Kola, Gega, Marko, H. Ballgjini, Lleshi, Minga, Bajaziti, Sh. Ballgjini)
1979 Leonard Liti Sulmuesi me i mire Kampjonatit Ballkanik ne Bullgari (Shqiperia ze vendin e dyte me U18)
1981 Shqiperia U21 Kampione Ballkanike ne Greqi
1981-1982 Kupa UEFA: DB eliminon Interin (e Bergomit, Baresit, Altobelit, Prohaskes dhe te Italise kampjone bote me 1982) por eliminohet vetem nga IFK Gothenburg qe eventualisht fiton Kupen UEFA ate sezon
1982-1983 ShqiperiaU21 (e Mersinit, Hodjes, Lekbellos, Joses, Litit) del e para ne grup ne eliminatoret e kampjonatit Europian duke mundur dy here 2:1 dhe 3:0 Austrine, dy here 1:0 dhe 1:0 Turqine dhe barazuar 1:1 dhe 1:1 me Gjermanine
5 Maj 1982, Kupa Ballkanike: Tirana-Larisa 3:0 (Tirana, me 3 gola te Koles, eliminon Larisen, nen/kampjonen e Greqise me 1983 dhe finalisten e kupes se Greqise me 1982, 1984). Tirana del ne finale ne Kupes Ballkanike me Beroen e Bullgarise por mundet dy here prej tyre.
Maj 1982: Tirana Kampion, Vlora nen/kampion
Maj 1982: Tirana Fituese e Kupes kunder Dinamos
Maj 1982: DB Kampione dhe Fituese e Kupe se Rumanise
Qershor 1982: IFK Gothenburg fiton Kupen UEFA (IFK Gothenburg kishte eliminuar DB ne kete sezon)
Tetor 1982: Hammarby IF del nen/kampjon i Suedise, mbas IFK Gothenborg, qe sapo kishte fituar Kupen UEFA
Shtator 1982: Kupa e Kampjoneve: Tirana eliminon Linfield, kampjone te Irlandes se Veriut dhe nuk lejohet te luaje me Dinamon e Kievit, kampione e BRSS
Maj 1983: Tirana Fituese e Kupes kunder Vlores
Maj 1983: DB Kampione e Rumanise
Maj 1983: Hamburger SV fiton e Kupen e Kampioneve (kunder Juventusit te Platinise, Bonjekut, Rosit, Tardelit)
19 qershor 1983: Hammarby IF, finalist i kupes se Suedise (humbet 1:0 ne kohen shtese me kampionen IFK Gothenborg dhe fituesen nje vit me pare te kupes UEFA)
28 shtator 1983: Tirana - Hammarby IF 2:1 (Tirana mund finalisten e Kupes se Suedise qe sapo ishte eliminiar vetem me shtese nga fituesja e kupes UEFA ne fuqi dhe kampjonja e Suedise. Tirana eliminohet vetem me golaverazh)
Tetor 1983: DB eliminon Hamburger SV, fituese ne fuqi e Kupes se Kampioneve dhe skuadren qe do te shpallej me Dhjetor 1983 nga World Soccer Magazine si skudar me mire e vitit ne bote. DB arrin ne gjysem finale te Kupes se Kampioneve ate sezon, duke u eliminuar vetem nga Liverpooli, fituesi eventual i Kupes se Kampjoneve ate vit me 1984! DB, ne ato vite, dominonte jo vetem futbollin rumun por edhe ate europian.
Trier, 19 Nentor, 1983: Gjermani-Shqiperi 1:1, Josa shenon golin qe do e kualifikonte Shqiperine ne finalet e Kampionatit Europian duke eliminiuar Gjermanine, Austrine dhe Turqine.
Dhjetor 1983 Revista “World Soccer” konsideron Shqiperine U21 skuadren e tete me te mire te botes. Hamburger SV, e sapo eliminuar pak muaj me pare nga DB, do te shpallej skuadra e vitit e botes. Shqiperia do te lente pas kombetaren e te rriturve te Frances dhe Belgjikes per ne 10shen e pare.
1984: Tirana Kampjon, Vlora ne vend te trete
1984: Tirana Fituese e Kupes kunder Vlores
1984: DB Kampione e Rumanise
17 tetor 1984: Belgjike-Shqiperi 3:1 (Omuri) (ne ndeshje luajne Kola, Minga, Hodja, Muça, Josa, Mersini, Omuri, 7 nga 11 lojtare)
31 tetor 1984: Poloni Shqiperi 2:2 (Omuri, Josa)
22 dhjetor 1984: Shqiperi-Belgjike 2:0 (Josa, Minga)
27 shkurt 1985: Greqi-Shqiperi 2:0
Maj 1985: Vlora Fituese e Kupes kunder Partizanit
Maj 1985: Tirana Kampjone
30 maj 1985: Shqiperi-Poloni 0:1
22 shtator 1985: Tirana-Partizani 7:3
30 tetor 1985: Shqiperi–Greqi 1:1 (Omuri)
Maj 1986: Tirana, Dinamo dhe Vlora bashkekampjone, Dinamo fiton me golaverazh pasi ndeshja e fundit i lihet ne Gjirokaster, nderkohe qe Tirana dhe Vlora ndeshen direkt ne ndeshjen e fundit ne Qemal Stafa dhe barazojne por qe nuk i hyne ne pune asnjeres.
Maj 1986: Tirana Fituese e Kupes kunder Shkodres
7 May 1986: Steaua Fituese e Kupes se Kampioneve. Ne finale fiton kunder Barcelones!
25 qershor 1986: Dinamo Bukureshtit- Steaua 1:0 - DB Fituese e Kupes e Rumanise duke mundur Kampionen e sapo kurorezuar te Europes
2 Korrik 1986: Malmo - IFK Gotherburg 2:1 - Malmo Fituese e Kupes se Suedise
17 shtator 1986: Tirana - DB 1:0
17 Shtator 1986: Vlora – Barcelona 1:1 (Barcelona e Zubizaretes dhe Linekerin te famshem, e sapo shpallur nen/kampjone e Europes, barazon ne minuten shtese!)
1 Tetor 1986: DB - Tirana 1:2 (ne vitin 1986-87 Camataru i DB fiton kepucen e arte, golashenuesi me shume ne gola ne Europe me 44 gola!)
1 Tetor 1986: Barcelona - Vlora 0:0 (Vasil Ruci humbet penallti ne minuten e 86te!)
(Barcelona, qe vetem pak muaj me pare ishte finaliste e Kupes se Kampioneve, kualifikohet me gol ne fushen kundershtare, nderkohe qe Vasil Ruci humbet penallti 4 min. perpara mbarimit te ndeshjes. Nderkohe qe Tirana mund 2 here DB qe sapo kishte shkurorezuar kampjonen e Europes, Steaun dhe kishte ne mes tyre golashenuesin me prodhimtar te Europes!)
5 Tetor 1986: Malmo fiton 1-0 ne Gotenborg me IFK Gothenborg per kampjanat
22 tetor, 1986: Tirana-Malmo 0-3
26 Tetor 1986: Malmo luan finale e pare me IFK Gothenburg per Kampion te Suedise
1 Nentor 1986: Malmo luan finale e dyte IFK Gothenburg dhe shpallet Kampione e Suedise
5 nentor 1986: Malmo-Tirana 0-0
3 dhjetor 1986: Shqiperi-Spanje 1:2 (1:0 pjesa e pare, got fantastik i Muces)
14 mars 1987: Malmo-Ajax 1:0 (Malmo eliminohet me golaverazh)
Maj 1987 IFK Gothenburg fituese e Kupes UEFA
Maj 1987 Ajax fituese e Kupes se Kupave

Tirana arrin te barazoje ne Malmo nderkohe qe Malmo ishte ne pikun e vet dhe dominonte futbollin suedez jo vetem ate vit por ato muaj dhe ato dite qe luante me Tiranen duke fituar si kupen dhe kampionatin suedez dhe duke mundur IFK Gothenborg, fituese e kupes UEFA po ate vit, edhe brenda ne Gotenborg, vetem dite larg kur luante me Tiranen. Malmo, po ashtu, fiton 1:0 pak muaj me vone edhe me Ajax (eliminohet vetem me golaverazh), fitueses eventuale te Kupes se Kupave ate vit!!!

Maj 1987: Vlora nen/Kampjone
Maj 1987: Shkodra Fituese e Kupes kunder Vlores
16 Shtator 1987: Vlora-Partizan Beograd 2:0
30 Shtator 1987: Partizan Beograd-Vlora 2:1
21 Tetor 1987: Wismut Aue-Vlora 1:0
4 Nentor 1987: Vlora-Wismut Aue 2:0
25 Nentor 1987: Barcelona-Vlora 4:1 (0:1 pjesa e pare per Vloren)
3 Dhjetor 1987: Vlora-Barcelona 1:0
(Vini re perplasjen e dyte dinjitoze te Vlores me Barcelonen dhe kualifikimin e dyte te Barcelones vetem me golaverazh!)

Maj 1988 Tirana Kampjone, Vlora nen/kampione
Maj 1988 Vlora Fituese e Kupes kunder Partizanit
1988: Kupa e Kampioneve: Hamrun Spartans – Tirana 2:1
1988: Kupa e Kampioneve: Tirana – Hamrun Spartans 2:0
1988: Kupa e Kampioneve: IFK Göteborg – Tirana 0:3
1988: Kupa e Kampioneve: IFK Göteborg - Tirana 1:0
(Tirana mundet vetem nga fituesja e nje viti me pare e Kupes UEFA qe, ne fakt, dominonte futbollin europian me 2 fitore te kupes UEFA ne 4 vite (1983/1987).

1988-1989: Kupa e Kupave: DB arrin ne 1/8 duke u eliminuar nga Sampdoria vetem me gol ne fushe kundershtare
1988-1989 Steau arrin perseri ne Finale te Kupes se Kampioneve duke humb kunder Milanit te famshem
Maj 1989 Tirana Kampione
1989: Kupa e Kampioneve: Sliema Wanderers – Tirana 1:0
1989: Chernomorets Burgas (Bullgari) - Dinamo Tirana 3-1
1989: Kupa e Kampioneve: Tirana – Sliema Wanderers 5:0
1989: Kupa e Kupave: Dinamo Tirana - Chernomorets Burgas (Bullgari) 4:0 (Dinamo jone eliminon fituesen e kupes se Bullgarise)
1989: Kupa e Kampioneve: Bayern – Tirana 3:1 (Minga) Ndeshja e transmetua direkt ne radio
1989: Kupa e Kupave: Dinamo Tirana - Dinamo Bukureshtit 1-0
1989: Kupa e Kampioneve: Tirana – Bayern 0:3
1989: Kupa e Kupave: Dinamo Bukureshtit - Dinamo Tirana 2-0 (Dinamo jone per pak sa nuk e eliminoje DB, mbas 3 vitesh qe Tirana e kishte shkaterruar)
1989-1990 Kupa e Kupave: Po ate vit qe luajti me Dinamon tone, DB arrin deri ne gjysem finale te Kupes se Kupave duke u eliminuar ne gjysem finale nga Anderlecht.

Vini re qe futbolli rumun, DB dhe Steau, si ne vitin kur DB luajti me Tiranen, dhe ne 2-3 vite pak perpara asaj ndeshjeje, ishin dy nga superfuqite e Europes, duke edhe dale ne maje te saj 2 here, dhe ky dominim i futbollit rumun nuk ishte rastesi, pasi dominimi i tyre filloi pak vite perpara se te luanin me Tiranen, kulmoi ekzaktesisht ne kohen qe lunain me Tiranen dhe vazhdoi edhe ne 2-3 vitet e mepasme mbas ndeshjeve me Tiranen.

Megjithese edhe Vlora pati dy sezone te mrekullueshme ne Europe dhe Dinamo e Tiranes pati 2 kualifikme, njerin prej te cileve ndaj fitueses se kupes se Bullgarise dhe nje gati eliminim te DB, qe tregonin potencen e futbollit shqiptar te atyre viteve, rezultatet e Tiranes ishin shume me historike, me ne vazhdimesi dhe me me rezultatet konkrete suksesi dhe me kontribuese ndaj futbollit kombetar, pasi Tirana disa vite rrjesht kaloi turin e pare (4 here) dhe Tirana gjithmone e dominoi Vloren edhe ne diten me te mire te saj, duke e mundur si ne kampjonat ashtu edhe ne kupe dhe ne asnje rast te vetem Vlora nuk mundi ta mposhti Tiranen ne ato vite. Duke perfshire edhe vitet 1990-2010, Tirana ka 10 kualifikime turesh ne kupat e Europes (pa llogaritur kupat ballkanike), 4 Shkodra, 3 Dinamo, 3 Kavaja, 2 Partizani, 2 Vlora dhe 1 Durresi. Keto vite te arta (1980-1990) nuk ishin rastesi dhe u percuan edhe tek kombetarja pasi Tirana u be djepi i kombetares U21 dhe te te rriturve te viteve te arta, rezutaltatet e te cileve me 1982-1983 dhe 1984-1985, si edhe ne 3-4 vitet perpara tyre ne Ballkaniada, ishin rezulat i ekselences qe po krijohej ne skuadren e Tiranes te fund te viteve 1970s dhe ne fillim te viteve 1980-s, ekipe kombetare te cilat perbeheshin kryesisht nga lojtare te Tiranes, te cilet ishin te vetmit qe shenonin gola dhe ne disa raste perbenin skuadren kombetare deri ne 7 lojtareve nga 11.

Tirana e atyre viteve ishte shume e frikshme per kundershtaret dhe shume argetuese per te gjithe, duke kujtuar ndeshjet e paharrueshme edhe brenda vendit si 7:3 me Partizanin, 6:0 me Fierin, fitoret rrjesht ne kupe e kampjonat kunder Vlores se forte, etj. Ajo te jepte shprese, gezim, dhe te mbante gjalle shpirtin si per argetimin qe sillte ashtu edhe per simboliken e fitoreve te saj kunder regjimit, te cilat ishin ndoshta e vetmja rreze drite e shprese e atyre viteve te zymta.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirona e viteve 1980-1990: Kujtime
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 31/10/2012 19:24 
Gjak BardheBlu

Antarësuar: e mërkurë 14/04/2010 22:28
Poste: 2787
2 Video interesante si edhe pak histori per te rikujtuar koherat e bukura...

---
7 May 1986: Steaua fituese e Kupes se Kampioneve ne finale kunder Barcelones.

25 qershor 1986: Dinamo Bukureshtit- Steaua 1:0 - Finalja e Kupes se Rumanise
http://www.youtube.com/watch?NR=1&v=rq1Ys5f6JVU
(Shihni videon. Dinamo eshte me te bardha. Steau, e sapo shpallur kampione e Europes 1 muaj e gjysem me pare humb nje penallti dhe mundet nga Dinamo e Kamatarus, qe fiton ate vit kepucen e arte ne Europe si golashenuesi me shume ne gola ne Europe me 44 gola!)

17 shtator 1986: Tirana - Dinamo e Bukureshtit 1:0
(e mund ta gjej njeri videon me pjese nga kjo ndeshje?)

1 Tetor 1986: Dinamo e Bukureshtit - Tirana 1:2
http://www.youtube.com/watch?v=fVVLCRzrJEY


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirona e viteve 1980-1990: Kujtime
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 09/10/2013 10:08 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 15/10/2003 19:32
Poste: 6328
Vendndodhja: Tironë. Shqipni
Edhe njihere per kampionatin e 67, eshte italioni Giuliano Adaglio qe shkrun nji rubrike per derbyt neper bote te Gazzetta dello Sport. Ket here ka fol per ne. Perkthimi:


KUR BYROJA POLITIKE ARBITRONTE DERBIN
Kthehet pas 5 vitesh derbi i Tiranes, i cili ne vitin 1967 anullohej per te favorizuar Dinamon
Te shetisesh neper rruget e Tiranes jo rralle mund te ndeshesh dike qe mban veshur nje bluze futbolli: Inter, Juventus, Barcelona, Manchester United… Nderkohe nuk sheh asnje shenje te bluzave te skuadrave vendase.
Pavaresisht kesaj, ne kryeqytetin e Shqiperise reziston nje rivalitet antik dhe shume i ndjere mes skuadrave lokale, Partizani dhe Tirana, qe kete vit “ndezin” derbin pas 5 viteve nderprerje te detyruar.
Pikerisht Partizani, klub historik i lidhur me ushtrine, eshte ringjitur ne Kategorine Superiore. Vendi i dyte, pas Lushnjes, i dha mundesine skuadres se Hasan Likes (i cili zevendesoi Shpetim Duron ne mars) te ngjitet nje kategori me lart dhe te perballet serish me rivalet e KF Tiranes. Ndeshja, te shtunen ne “Qemal Stafa”, nuk luhet ne kampionat qe prej vitit 2009: dy sfidat e fundit (te fituara nga KF Tirana) kane qene te vlefshme per edicionin e shkuar te kupes se Shqiperise, ndaj edhe ne qytet rritet pritshmeria per derbin e radhes, pavaresisht se luhet midis dy impenjimeve te kombetares, te premten dhe te marten e ardhshme, kunder Zvicres e Qipros, ndeshje te vlefshme per eleminatoret e boterorit Brazil 2014. Asnje konflikt interesi: ne listen e perzgjedhur nga De Biasi nuk ka lojtare qe militojne ne atdhe, me perjashtim te ndonje elementi nga Skenderbeu kampion. Kane qene sukseset e fundit te skuadres nga Korca, ne juglindje te vendit, qe i kane hequr Tiranes statusin e “kryeqytetit futbollistik”. Dominim qe nuk vihej ne diskutim deri pak vite me pare.
KF Tirana dhe Partizani, kane fituar respektivisht 24 dhe 15 tituj kampione, Dinamo (aktualisht ne kategorine e pare) 18.
Historia e tre skuadrave te Tiranes, sic shpesh ndodhte ne vendet lindore, ecen paralelisht me politiken. Kurioze ndodhia e vitit 1967: ne javen e 19-te (24 qershor), derbi mes Partizanit dhe KF Tiranes, qe atehere quhej “17 nentori”, mbyllej 2-1 per keta te fundit, me parregullsi ne fushe dhe perplasje ne tribuna. Kjo nuk e pengoi Ministrine e Brendshme, e cila kontrollonte Dinamon, te anullonte rezultatin e fushes dhe te perjashtonte dy skuadrat nga kampionati: 17 Nentori ishte ne prag te fitimit te titullit te trete radhazi, nje turp i papranueshem per Byrone Politike.
Giuliano Adaglio

Burimi: faqja Pjesa e Tretë ne facebook



_________________
TIRONA FANATICS
ImazhImazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirona e viteve 1980-1990: Kujtime
PostPostuar: e djelĂ« 18/10/2015 15:25 
Gjak BardheBlu

Antarësuar: e mërkurë 14/04/2010 22:28
Poste: 2787
Mircea Lucescu i famshem, trajneri i Dinamos te cilin Tirona e skualifikoi me 2 fitore me 1986, eshte gati per tu bere trajneri i 5-te me 100 ndeshje ne CL mbas Sir Alex Ferguson, Wenger, Murinjo dhe Ancelotit:
Imazh


Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 1 [ 4 postime ] 

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 2 vizitorë


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron