Sot është e premte 14/12/2018 16:39
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 1 [ 4 postime ] 
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Flamurtari - Tirona 0-1, 11 prill 1982
PostPostuar: e shtunĂ« 13/10/2012 22:29 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 18/04/2009 14:26
Poste: 1640
Vendndodhja: Tirane
“Preva portat nga inati i humbjes me TiranĂ«n, njĂ« shok mĂ« spiunoi”

Kastriot Çobo, tifoz i Flamurtarit: “Po pĂ«sonim shumĂ« disfata kundĂ«r bardhebluve dhe nĂ« 1982, nĂ« nerva e sipĂ«r, me dy miq, bĂ«mĂ« aktin qĂ« mbahet mend edhe sot e kĂ«saj dite. Njeriu qĂ« na dha sharrĂ«n tregoi nĂ« polici dhe e pamĂ« veten nĂ« gjyq. Paguam 782 lekĂ« dhe bĂ«mĂ« punĂ« tĂ« detyruar nĂ« bujqĂ«si. MĂ« ndihmoi gjyqtari se ishte tifoz fut
bolli”

Ajo ngjarje tregohet edhe sot, jo vetĂ«m nĂ« VlorĂ«, edhe pse kanĂ« kaluar mĂ« shumĂ« 30 vjet nga ajo ditĂ« e 11 prillit tĂ« vitit 1982, kur tre djemtĂ« vlonjatĂ«, Kastriot Çobo, Aleko Manka dhe Eduart Kreshpa, tĂ« mĂ«rzitur pĂ«r humbjen e pĂ«suar nga skuadra e tyre Flamurtari ndaj TiranĂ«s, me rezultatin 0-1, kanĂ« prerĂ« tĂ« gjitha shtyllat e portave. PĂ«r kohĂ«n qĂ« u krye kjo ngarje bĂ«ri shumĂ« bujĂ«, ndaj dhe autorĂ«t u dĂ«nuan, por me tĂ« drejtĂ«, sa herĂ«t qĂ« e kujtojnĂ« thonĂ« se nuk kanĂ« bĂ«rĂ« asgjĂ« mĂ« shumĂ« sesa njĂ« veprim tĂ« njĂ« tifozi tĂ« zemĂ«ruar. NĂ«ri prej tyre, Kastriot Çobo, e tregon nĂ« mĂ«nyrĂ« ekskluzive pĂ«r “Sport Ekspres” ngjarjen e atĂ«hershme.

- Kastriot, e keni të vështirë të tregoni pas më shumë se 30 vjetëve atë ngjarje?
- Nuk përbën ndonjë problem për mua apo dhe dy shokët e mi, Aleko Mankën dhe Eduart Kreshpën, që ishim në atë ngjarje të mbrëmjes së 12 prillit të vitit 1982. Ndoshta për herë të parë, kjo ngjarje që bëri gjithë atë zhurmë, për kohën kur u krye, rrëfehet nga goja e njërit prej tre personazheve.
- Diçka pĂ«r njohjen qĂ« keni njĂ«ri me tjetrin

- Unë, Alekua dhe Edi jemi djem të lagjes pranë ish-Fabrikës së Orizit. Të tre edhe pse me pak diferencë në moshë kemi qenë tifozë të zjarrtë të Flamurtarit të atyre viteve. Nuk kemi lënë në ato vite ndeshje brenda dhe jashtë Vlorës, pa ndjekur skuadrën tonë të zemrës.
- Sa vjeç keni qenë dhe ku punonit në ato vite?
- Unë kam qenë 29 vjeç dhe punoja në ndërmarrjen e Kripës. Leko, dy vjet më poshtë dhe ishte mekanik në Uzinën Ushtarake të Pasha Alimanit, kurse Edi, 21 vjeç kryente shërbimin ushtarak në një repart të Marinës Luftarake. Të tre ishim pjesë e grupit të tifozëve të zjarrtë vlonjatë, që diskutonim dhe bënim shumë për Flamurtarin.
- Mund të përmendni diçka të veçante nga tifozllëku juaj?
- Askush në Vlorë në ato vite nuk e mohon dot grupin e tifozëve të lagjes tonë, i cili kishte në përbërje mbi 200 djem që e ngrinin peshë stadiumin duke mbështetur skuadrën. Në çdo stadium ku kemi shkelur të gjithë janë ndjerë inferiorë nga grupi ynë. Entuziazëm dhe moral të fortë kemi bërë për Flamurtarin.
- Dhe skuadra e zemrës ua ka shpërblyer mbështetjen tuaj?
- Nuk ka qenĂ« shumĂ« faji i skuadrĂ«s tonĂ« qĂ« nuk fitonte trofe nĂ« ato vite. TĂ« gjithĂ« e dimĂ« mirĂ« kĂ«tĂ«, qĂ« Flamurtarin nuk e linin tĂ« fitonte trofe pĂ«rpara Partizanit, Dinamos, TiranĂ«s dhe VllaznisĂ«. Edhe pse Flamurtari luante, pĂ«rsĂ«ri dikush “atje lart” nuk na lejonte t’i gĂ«zoheshim suksesit. Kjo na nervozonte pa masĂ« ne dhe tifozĂ«ve tĂ« skuadrĂ«s.
- ËshtĂ« kjo njĂ« nga arsyet pĂ«r ngjarjen qĂ« ju tre shokĂ«t, tĂ« prisnit shtyllat e portave?
- Në njëfarë mënyre dikush edhe mund ta quajë një shfryrje e inatit të akumuluar në vite. Por që të jem më i sinqertë, gjithçka për prerjen e shtyllave të portave pas asaj ndeshje të humbur në Vlorë me Tiranën ka të bëjë me një zemëratë ndaj Flamurtarit që humbiste radhazi brenda dhe jashtë me skuadrën nga kryeqyteti.
- NĂ« fakt, Tirana i ka merituar ato rezultate?
- PĂ«r ndeshjen e saj dite e ka merituar plotĂ«sisht fitoren edhe pse luhej nĂ« fushĂ«n tonĂ«. NĂ« atĂ« sezon tĂ« viteve 1981-’82 Tirana Ă«shtĂ« shpallur Kampion me 37 pikĂ« dhe Flamurtari nĂ«nkampion me 34 pikĂ«. UnĂ« mendoj se fitorja nĂ« VlorĂ« nĂ« atĂ« ndeshje ju ka dhĂ«nĂ« atyre fitimin e titullit kampion. Nuk harroj lehtĂ«, kĂ«shtu Ă«shtĂ«.
- ÇfarĂ« mbani mend nga kjo ndeshje?
- Kishte një javë të tërë që gjithë qyteti dhe fshatrat përreth jetonin me emocionet e këtij ballafaqimi interesant. Ajo ditë e diel prilli do të mbahet mend mirë nga të gjithë. Plot tre orë përpara fillimit të ndeshjes, stadiumi ishte i mbushur. Kishin ardhur dhe nga fshatrat e largët. Futbollistët tiranas u hutuan në fillim nga gjithë këta tifozë por më vonë e morën mirë në dorë ndeshjen. Pjesa e parë përfundoi 0-0. Në pjesën e dytë, aty nga minuta e 60-të Kola i futur në lojë në vend të Litit ka shënuar për skuadrën e tij.
- Pas këtij goli të pësuar, si ka qenë reagimi i Flamurtarit?
- Si në shumë ndeshje të tjera me Tiranën e atyre viteve, skuadra jonë bënte lojën dhe ata na ndëshkonin në një moment kur askush nuk e priste. Kështu ka ndodhur dhe në atë ndeshje: Flamurtari bëri lojën, Tirana fitoi. Për këtë na vinte më shumë inat, ne, tifozëve vlonjatë në ato vite.
- Si e përjetuan tifozët vlonjatë këtë humbje?
- Siç e kemi zakon, ne vlonjatĂ«t shamĂ« kundĂ«rshtarin, por nuk kemi kursyer dhe skuadrĂ«n tonĂ«. TifozĂ«t e lagjes tonĂ« tĂ« mbledhur tek ish-bar-bufe “Ylli” ia kemi kthyer me tĂ« pirĂ« pĂ«r tĂ« harruar gjithçka. SĂ« bashku me dy shokĂ«t e mi tĂ« ngushtĂ«, Lekon dhe Edin, nĂ« pirje e sipĂ«r na lindi mendimi ta nxirrnim inatin e kĂ«saj humbje duke prerĂ« shtyllat e portave.
- Dhe si ndodhi më pas
?
- E vendosĂ«m tĂ« tre qĂ« kĂ«shtu do tĂ« vepronim dhe filuam tĂ« merrnim masat e duhura pĂ«r ta realizuar aktin tonĂ«. Siguruam njĂ« sharrĂ« tek njĂ« shoku jonĂ« dhe shkuan nĂ« stadium. Ka qĂ«nĂ« rreth orĂ«s 09:00 kur kemi kaluar tĂ« tre murin e stadiumit dhe kemi shkuar tek tĂ« dy portat e fushĂ«s. Kemi prerĂ« tĂ« parat shtyllat e portĂ«s nga “Skela” dhe pastaj tĂ« portĂ«s tjetĂ«r. Tek shtyllat e kĂ«saj porte nĂ« fund na thyhet dhe sharra, por aktin e kryem siç e kishim menduar.
- Menduat se do të kishit pasoja për këtë veprim?
- Pasi ia kthyem sharrën e thyer atij shokut mendova njëherë se ky do të na bëjë ndonjë gjë neve tek dikush, edhe pse nuk i kishim thënë të vërtetën përse e përdorëm sharrën. Dhe në fakt, ashtu ndodhi. Ai të nesërmen i kishte treguar të atit se ne të tre kishim marrë për dy-tre orë sharrën. Kaq mjaftonte që policia të bënte punën e saj.
- ÇfarĂ« solli dita tjetĂ«r pĂ«r ju?
- Shkova nĂ« punĂ« me mendimin se çfarĂ« do tĂ« ndodhte. Dikush mĂ« tha se nĂ« gjithĂ« qytetin po diskutohet shumĂ« pĂ«r prerjen e shtyllave tĂ« portave tĂ« fushĂ«s sĂ« futbollit. VetĂ« ndjeva se diçka po ndodhte. Kur u ktheva nĂ« shtĂ«pi gjej lajmĂ«rimin pĂ«r t’u paraqitur nĂ« DegĂ«n e Brendshme. Atje kam parĂ« dhe dy shokĂ«t e tjerĂ«. Ai qĂ« na dha sharrĂ«n e kishte bĂ«rĂ« punĂ«n e tij pĂ«r ne tek organet kompetente.
- Kur u zhvillua gjyqi dhe sa jeni dënuar?
- Pas njĂ« muaji, mĂ« 18 maj tĂ« vitit 1982. PĂ«r hir tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s, na Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« gjyqi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ«. DĂ«mi i shkaktuar ishte vlersuar 782 lekĂ« tĂ« vjetra dhe vetĂ« trupi gjykues u ndodh keq pasi nuk kishte hasur ndonjĂ«herĂ« njĂ« rast tĂ« tillĂ«. Prokurori i çështjes, qĂ« ishte tifoz futbolli, na lehtĂ«soi diçka dĂ«nimin. Jemi dĂ«nuar unĂ« dhe Alekua “me 6 muaj punĂ« tĂ« detyruar nĂ« bujqĂ«si” dhe Eduartin, si marinar, pĂ«r pjesĂ«n e mbetur tĂ« shĂ«rbimit ushtarak e transferuan nĂ« Repartin e Xhenios.
- E keni ndjekur skuadrën pas kësaj ngjarjeje?
- Po, kam shkuar më vonë disa herë në stadium, por tani në këto vitet e fundit, jo. Nuk kemi sot atë skuadër si në ato vite. Për mua tani luhet futboll dhe bëhet tifo për të fituar para, ndërsa ne e kemi bërë vetëm me zemër.
- Po dy shokët e tjerë kanë mbetur tifozë të Flamurtarit?
- Alekua po, ai shkon edhe sot në stadium, kurse Edi që nga viti 1991 është emigrant në Francë dhe shpesh, kur flasim, më pyet për Flamurtarin.
- Diçka pĂ«r shprehjen “patate nĂ« fushĂ«n vlonjate”?
- Këtë e kanë nxjerrë pas asaj ngjarjeje tifozët e Tiranës. Dhe e kanë bërë këtë një javë më vonë në dy ndeshjet për gjysmëfianalen e Kupës, ku Tirana ka fituar me rezultatet 2-1 dhe 0-2.
- Si e gjykoni në kushtet e sotme atë veprim që keni kryer?
- Veprimi ynë ka qenë më shumë një zemërim momementi dhe nuk ka asgjë të përbashkët me atë dhunë që bëhet sot në stadiumet tona, ku shahen dhe qëllohen futbollistët dhe gjyqtarët. Kjo është arsyeja që ato që bëhen sot në stadiumet tona janë shumë herë më të dhunshme dhe të dënueshme.

Flamurtari 0 - 1 Tirana 11 prill 1982, ora 15:00

Agustin Kola 59‘

Flamurtari: Berberi, P.Ruci, Lushaj, Taho, Ziaj, U.Xhafa (46‘Kushta), Licaj, A.Canaj, Xhaho, V.Ruci, R.Kapllani. Tr A.Sulo

Tirana: K.Dinella, Baci, Vladi (49‘Metani), Bimo, Armadhi, Hyseni, Liti (41‘ A. Kola) Mema, Omuri, Josa, Muca. Tr. E.Shehu
Gjyqtarë. Tr.Prela (Shkodër)



_________________
Sportklubi i themeluem më 16 gusht 1920, ka për qëllim zhvillimin e të gjithë llojeve të lojnave sportive, tue ndjekë të gjitha ato përfundime aksiomatike që rrjedhin prej zhvillimit të sportit.
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Flamurtari - Tirona 0-1, 11 prill 1982
PostPostuar: e premte 19/10/2012 17:10 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 3020
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
Zotnia bon mire qe e tregon ngjarjen, por harron gjysmen e saj. Pasi prene shtyllat, keta zotnite shkuen, dhe me bel dhe lopate e punuen nje pjese te mire te rrethit te mesit te fushes. Nuk mbaj mend a lane leter, por mesazhi qe dhane ishte : Mbillni patate tani, se per futboll NUK esht me kjo fushe.
Kjo ishte edhe origjina e "Patate, patate, ne fushen vlonjate" por ky me mjaft dhelperi i ka ra anes ktij fakti, se nuk ka dasht me marre per vete bumerangun qe ju kthy...


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Flamurtari - Tirona 0-1, 11 prill 1982
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 24/10/2012 12:05 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 14/04/2006 15:52
Poste: 1868
Vendndodhja: mhallja re
Akoma s'e disha mir ket histori... qeka per tu shenu ke kalendari si dat historike:
11-04-1982



_________________
tiron-tiron-tiron
un vetem per ty jetoj
te du o zemna ime
not e dit kurr s'te harroj
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Flamurtari - Tirona 0-1, 11 prill 1982
PostPostuar: e enjte 01/11/2012 04:28 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
ene jo vetem kaq o zotni mener lab po i kina pallu keq mrena ene jashte ene kur erdhen ka barcelona me pordhe ene i pallum 4-2. kur labi plehra ferko doli me te kuqe e shau plarent kotheren - fashist. kto ale qe drejtojshin qeverine si komunista e sigurimsa thone qe sdojshin te merrte vlona kampjonat. harrojna se car na kane bo ne vlone. thyne xhomin e autobuzit ene deri ke kapelja e shoqnojshin me mllef. ene shefi policise hyni mrena ene tha e keni thy vet xhomin. masanej ku kishit bythe ju para tirones shkodres ene partiqenit me dinahalen me lujt futboll. hyyyy qelbsina komuniste e injorante. kush ju lejte juve me bo ligjin ne tirone si tifoza mer hale



_________________
AVE TIRONA REPUBLIKE! GJAKU,KRENARIJA,DASHNIJA,NALTMADHNIJA JONE.
NJ'ASHTU SIC RRIN YJET RRETH HONES, NJ'ASHTU RRIN TIFOZAT RRETH TIRONES.

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 1 [ 4 postime ] 

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron