[
http://www.sportishqiptar.com.al/sporti/Imazhe/Lajme/mingacmyk.jpg ]
Arben Minga, legjenda që u shua para koheBashkim Tufa
Lajmi i kobshëm erdhi nga përtej oqeanit. Arben Minga, futbollisti i shquar i Tiranës dhe i kombëtares, ky kolos i futbollit shqiptar, në orët e para të së mërkurës së 31 janarit, i ka dhënë lamtumirën e parakohshme jetës së tij, familjes, miqve, shokëve, por edhe atyre mijëra e mijëra sportdashësve, të cilët e kanë brohoritur për vite e vite në fushat e blerta të futbollit...
Jeta e njeriut, çuditërisht, përngjan me qiriun. Dihet vetëm se kur ndizet, pra ditëlindja, e cila mbahet mend dhe festohet vit pas viti, apo në përvjetorë të ndryshëm. Me kalimin e kohës, flaka e qiriut, herë plot shkëlqim dhe herë e zbehtë, me nuanca ngjyrash krejt individuale, dalëngadalë vjen e venitet e venitet, derisa shuhet fare... Këtë fund të pashmangshëm, edhe pse jemi në mijëvjeçarin e tretë të njerëzimit, askush nuk e di se kur do t'i ndodhë. Dikush, këtë ndarje nga jeta, nga shoqëria, e ka më të parakohshme dhe më të papritur, çka e bën dhimbjen edhe më të madhe...
Në një gjendje të rëndë shëndetësore, çastet e këtij fundi të parakohshëm ka përjetuar në këto ditë në qytetin e vogël të Uindsorit në Kanadanë e largët edhe një prej figurave më të mëdha të futbollit shqiptar, kolosi Arben Minga, për aftësitë dhe bëmat e të cilit sot këndohet, duke e veshur figurën e tij me madhështinë dhe ndriçimin e një legjende të ekipit të Tiranës.
Edhe pse miqtë dhe shokët e tij e dinin se Beni i tyre prej gati dy vitesh po përleshej ashpër me sëmundjen e rëndë, përsëri rrinin me veshët ngritur, me shpresën dhe besimin për të mësuar se ai, me fizikun e fuqishëm, me karakterin e tij të paepur, do t'ia arrinte ta mposhtte dhe ta vinte përfund të keqen e pashërueshme. Por ja që nuk ishte thënë. Jeta nuk e përjashtoi dhe nuk e fali nga rregulli i saj universal edhe Arbenin tonë, i cili edhe pse ende nuk i ka mbushur të 48 vitet, i dha lamtumirën e parakohshme jetës së tij, bashkëshortes, basketbollistes së shquar Nora Goxhi, dy djemve, Gridit 15 vjeçar dhe Jornit 5 vjeç, nënës dhe motrave në Tiranë, të dashurve të tjerë të farefisit dhe miqve, që iu gjendën gjithnjë pranë fizikisht dhe moralisht.
Për njerëzit që i njeh mirë, duket sikur e ke më të lehtë të shkruash, por nuk është kështu. Ngjarjet e shumta, kujtimet, të ngatërrohen njëra me tjetrën dhe befas nuk di kë të përzgjedhësh më parë për të treguar. Ta nisim me atë gol fantastik e të shkëlqyer ndaj Belgjikës, që edhe pse është kthyer në një emblemë për futbollin shqiptar? Sërish na duket fare pak për ta identifikuar vetëm me të këtë futbollist të madh. Ta nis me lojërat ndaj Spanjës së Butragenjos apo Polonisë së Bonjekut? Përsëri na duket e pamjaftueshme për këtë lojtar, i cili ka veshur në 28 ndeshje fanellën kuqezi, madje ka arritur të mbajë në krah edhe shiritin e kapitenit të kombëtares. Të tregojmë për ato lojëra aq të bukura dhe dinjitoze ndaj Dinamos së Bukureshtit, Goteborgut apo Bajernit të Mynihut? Të rrëfejmë për gëzimin e pamatë të djaloshit të ri Minga, kur varte për herë të parë në qafë medaljen e kampionit të Shqipërisë në vitin 1982? Nuk na duket e mjaftueshme, pasi ai do ta përsëriste këtë rit edhe 5 herë të tjera në vitet pasardhës, ku secili prej tyre mbart mbresa dhe emocione të veçanta nga njëri tjetri, për Benin dhe shokët e tij të ekipit...
Si të gjithë fëmijët, edhe Arbenin, i lindur në Tiranë në një familje me origjinë korçare, e rrëmbeu pasioni për sportin që në moshë fare të re. Por ndryshe nga mjaft moshatarë, edhe pse ishte shumë shtatlartë, ai për çudi zgjodhi futbollin, si sportin e tij të zemrës. Mësimet e para të futbollit i mori në klasat sportive të shkollës "Alqi Kondi" nga mësuesi Robert Roshi. Pas katër vitesh kaloi menjëherë me ekipin e të rinjve të Tiranës, për të rënë në duart e Fatmir Frashërit. Ky i fundit, i njohur për idetë dhe simpatinë ndaj futbollit anglez, duke parë aftësitë, cilësitë dhe karakterin e Mingës, "ia mori shpirtin" me stërvitje djaloshit të ri. Mirëpo që të dy kishin rënë në "dashuri" me njëri tjetrin. Fjala dhe këshillat e Frashërit ishin ligj për Benin, i cili po hidhte hapat e parë në futbollin e vërtetë. Talenti i këtij të riu shtatlartë nuk kishte se si të mos vihej re. Me rekomandimin e Frashërit, trajner i asaj kohe i 17 Nëntorit, siç quhej në ato vite Tirana, Zyber Konçi, e afron Mingën pranë ekipit të të rriturve, si një ndër të rinjtë me perspektivë, për të përfituar privilegjet e rastit. "Në vitin 1977, kur kam shkuar te Tirana, kujton mesfushori Sulejman Mema, një bashkëlojtar dhe më pas edhe trajner i personazhit tonë, e kam gjetur Mingën në ekipin e të rriturve. Madje ai kishte nisur të luante herë pas here si zëvendësues. Edhe pse ishte fare i ri, vetëm 18 vjeç, me thënë të drejtën, ai më habiste me lojën e tij. Sulmues aq shtatlartë nuk kishte në futbollin shqiptar, por ajo të linte më tepër përshtypje, ishte lufta sportive që bënte ai djalosh i ri. Vraponte gjatë gjithë kohës dhe nuk i hapte rrugë askujt. Nuk i bënte syri dritë dhe nuk impresionohej, edhe pse luante kundër emrave të shquar të Tiranës në ato vite, si Dhalesi me shokë. Gati, gati, të gjithë kishin frikë të dyluftonin dhe përplaseshin me të," të thotë Mema.
Fati e deshi, qĂ« pas Konçit, trajner i ekipit tĂ« tĂ« rriturve tĂ« TiranĂ«s tĂ« caktohej Fatmir FrashĂ«ri. "ĂâĄifti" FrashĂ«ri Minga u bashkua sĂ«rish, pĂ«r tĂ« vazhduar njĂ« punĂ« tĂ« nisur qĂ« nĂ« ekipin e tĂ« rinjve. Kritikat, qoftĂ« shoqĂ«rore, por edhe tĂ« shtypit sportiv tĂ« kohĂ«s, pse FrashĂ«ri aktivizonte njĂ« sulmues tĂ« tillĂ« shtatlartĂ« si Minga, ishin tĂ« shumta. Por ato binin nĂ« vesh tĂ« shurdhĂ«r, FrashĂ«ri me kokĂ«fortĂ«si vazhdonte tĂ« tijĂ«n. Por edhe Minga, ashtu me ngadalĂ«, nisi ta justifikojĂ« besimin e trajnerit dhe tĂ« fitonte simpatinĂ« e sportdashĂ«sve. "Arbeni ishte shembulli i njĂ« sportisti tĂ« vĂ«rtetĂ«, serioz dhe shumĂ« punĂ«tor. Nga goja e tij kurrĂ« nuk kam dĂ«gjuar tĂ« thotĂ« "u lodha". Ai ishte i pari nĂ« çdo ushtrim dhe mjaft i sakrificĂ«s nĂ« lojĂ« pĂ«r ekipin dhe shokĂ«t. Mbi tĂ« gjitha, do tĂ« thosha se Beni ishte edhe njĂ« njeri i mirĂ«, mjaft i respektueshĂ«m dhe mirĂ«njohĂ«s, cilĂ«si kĂ«to, qĂ« rrallĂ« i gjen tĂ« gjitha tĂ« mbledhura sĂ« bashku tek njerĂ«zit. E kam takuar kohĂ«t e fundit kur erdhi nĂ« ShqipĂ«ri. MĂ« erdhi keq qĂ« ishte pak i dobĂ«suar, por pĂ«r mua pak rĂ«ndĂ«si kishte, unĂ« mbaj mend MingĂ«n 20 vjeçar, tĂ« fortĂ« dhe tĂ« fuqishĂ«m", kujton me zĂ« tĂ« dredhur, pa e fshehur keqardhjen pĂ«r tĂ«, ish trajneri Fatmir FrashĂ«ri.
Ndërkaq, në fundin e viteve '70 dhe fillimin e viteve '80, te Tirana, njëri pas tjetrit vjen një grup futbollistësh të rinj dhe të talentuar. Po përgatitej një tjetër "revolucion" bardheblu pas atij të viteve '60 '70. Një prej tyre do të ishte edhe i riu Minga. Ai do të rrethohej dhe mbështetej në lojën e tij fuqishme nga Mema, Muça, Kola, Baçi, Naçi, Bimo, Liti, Hodja, pa i përmendur të gjithë, të cilët, së bashku do të formonin një ansambël të shkëlqyer, që do të bënte "ligjin" në futbollin shqiptar. Asokohe, për shkaqe shëndetësore, do të largohej nga Tirana trajneri Frashëri dhe në vend të tij do të rikthehej Enver Shehu. Nën drejtimin e tij, Minga do të kishte kulmin e karrierës së tij, do të shpërthente. Do të fitonte titullin e parë të kampionit më 1982, ndërkohë që dy vite më parë, trajneri Konçi do ta thërriste në ekipin kombëtar për t'i besuar fanellën kuqezi në një ndeshje ndaj Finlandës. Këto suksese, në vazhdim do ta pasuronin më tej biografinë sportive të këtij futbollisti. Gjoksi i djaloshit të fuqishëm, vit pas viti do të stolisej nga medaljet e shumta të trofeve të fituara. Tirana, apo 17 Nëntori i atyre viteve, gati gati do të identifikohej me sulmuesin shtatlartë Minga, të cilin kundërshtarët e kishin thuajse të pamundur ta përballonin. Ata që kanë arritur ta shikojnë Arbenin në fushat e blerta, besojmë se e kujtojnë se sa e vështirë ka qenë për mbrojtësit e ekipeve rivale t'ia shkëpusnin topin nga këmbët këtij gjiganti. Për t'u përplasur me të as që bëhej fjalë, mjerë ai futbollist që i hynte kësaj aventure, pasi në çdo rast do të dilte i humbur, në mos i dëmtuar. Madje nuk do të gabojmë aspak, nëse do të shprehemi se Minga me lojën e tij do të ishte sulmuesi modern i avancuar i kohëve të sotme. Ai ishte pararendësi, shembulli më i mirë në futbollin shqiptar, për vlerat dhe domosdoshmërinë e sulmuesve shtatlartë në ekipet tona.
Por vlerat dhe bëmat e Arben Mingës i kishin kapërcyer edhe kufijtë e Shqipërisë, qoftë në radhët e kombëtares, por edhe me Tiranën, në ndeshjet për kupat e Europës. Rumunëve të Dinamos së Bukureshtit u kishte mbetur gozhdë dhe nuk e harronin kollaj eliminimin nga Tirana për Kupën e Kampioneve. Loja aq produktive e sulmuesit shtatlartë bardheblu atyre u kishte mbetur në mendje. Në vitin 1991 ata kërkojnë dhe ia arrijnë ta bëjnë të tyrin Mingën. Por sulmuesi shtatlartë nuk arrin të përshtatet me lojën e Dinamos, drejtuesit e të cilit mendojnë ta huazojnë në ekipin e Brashovës. Aty ai gjen edhe dy bashkatdhetarë, Bozhiqin dhe Canajn, duke formuar kështu "koloninë" shqiptare të Brashovës. Minga luan edhe dy sezone të tjerë në Rumani me ekipe të tjera të këtij vendi. Befas e kupton se mosha bën të vetën dhe në prag ishte koha për t'i thënë "Mjaft" futbollit. Vendos që të kthehet në atdhe, pranë ekipit të tij të zemrës, Tiranës, që e rriti dhe e burrëroi. Rikthehet te bardheblutë dhe trajner gjen shokun e tij, Sulejman Memën. Shumë prej bashkëlojtarëve të tij i kishin thënë me kohë lamtumirë futbollit. Por Arbeni ishte profesionist, kishte përvojë dhe forcat fizike nuk do t'i mungonin për të përballuar fushën e blertë. Do të luante edhe dy sezone, do të fitonte dy tituj kampioni, për t'i dhënë fund karrierës së tij të pasur sportive, me triumfin e kampionatit të 57 të kombëtar të futbollit...
Tani, si të gjithë njerëzit, Arben Minga do t'i kushtohej jetës së përditshme, profesionit të tij të merceologut dhe jetës familjare. Aty, te Tirana, disa vite më parë, ai ishte njohur dhe kishte lidhur jetën bashkëshortore me basketbollisten e njohur Nora Goxhi, e cila i kishte dhuruar edhe një djalë, Gridin, që tani do ta ndiente më tëpër ngrohtësinë të atit, që do të kishte më tepër kohë për t'u marrë me të. Për disa vite punoi pranë pikës doganore të Rinasit, çka u kthye edhe si një pikë takimi për shokët e tij, futbollistët, që lëviznin nga njeri vend në tjetrin. Por fati e solli që pikërisht pas një dekade, familja Minga të emigronte përsëri. Në kërkim të një jete më të mirë, Arbeni, së bashku me Norën dhe Gridin, ashtu si edhe mjaft bashkatdhetarë të tij, iu drejtuan Kanadasë së largët. U vendos në qytetin e Uindsorit, fare pranë Detroitit, ku lulëzon industria e prodhimit të makinave. Kuptohet, si kudo, fillimi ishte i vështirë, por Beni arriti të akomodohet mjaft shpejt me Kanadanë, jetën e emigrantit, edhe për faktin se atje gjeti një komunitet shqiptarësh prej afro 3000 vetash, shumë prej të cilëve e njihnin këtë futbollist të shquar. Atje lindi edhe Jordi, djali i dytë i tij. Por nuk ishte thënë që kjo lumturi, kjo jetë familjare të vazhdonte gjatë. Para dy vitesh, sëmundja e rëndë i pushtoi shtatin edhe këtij kolosi. As bisturia e kirurgëve, as fjala e fundit e teknologjisë mjekësore, nuk arriti t'ia shkulte të keqen këtij njeriu kaq të paepur, të qeshur dhe miqësor.
Në orët e para të agimit të së mërkurës së 31 janarit, zemra e Arben Mingës, e këtij mjeshtri të futbollit shqiptar, pushoi së rrahuri... Tiranës, futbollit tonë kombëtar, tani do t'i mungojë në apel edhe një legjendë, Arben Minga...
"Pasaporta" sportive e Arben Mingës
Emri: Arben
Mbiemri: Minga
Datëlindja: 13.3.1959
Vendlindja: Tiranë
Shtatlartësia: 1.88 m
Debutimi si titullar: 17 Nëntori Shkëndija 3 0 (20.11.77)
Goli i parë: 17 Nëntori Luftëtari 3 1 (2.4.77)
Goli i fundit: 17 Nëntori Partizani 2 0 (24.2.96)
Ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë: 28, 2 gola
Tituj të fituar
Kampion i Shqipërisë: 6 herë ('82, '85, '88, '89, '95, 96')
Fitues i Kupës së Shqipërisë: 5 herë ('77, '83, '84, '86, '96)
Golashënuesi më i mirë i Shqipërisë: Në sezonin '84 '85 (me 13 gola) së bashku me Faslli Fakjen e Vllaznisë.
Karriera sportive në vite
Sezone Skuadra Nd. Gola.
1977 78 17 Nëntori 9 1
1978 79 17 Nëntori 15 3
1979 80 17 Nëntori 12 1
1980 81 17 Nëntori 19 3
1981 82 17 Nëntori 13 3
1992 83 17 nëntori 16 3
1983 84 17 nëntori 21 8
1984 85 17 Nëntori 23 13
1985 86 17 Nëntori 26 16
1986 87 17 Nëntori 23 11
1987 88 17 Nëntori 26 16
1988 89 17 Nëntori 32 9
1990 90 17 Nëntori 28 6
1990 91 17 Nëntori 38 3
1991 92 Aktivizohet me FC Brashov (Rumani)
1992 93 Aktivizohet me Dacia Unirea Braila (Rumani)
1993 94 Aktivizohet me Dacia Unirea Braila (Rumani)
1994 95 Tirana 24 2
1995 96 Tirana 31 0