Sot është e hënë 22/10/2018 01:08
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 2 prej 2 [ 23 postime ]  Shko tek faqja ParaardhĂ«se  1, 2
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Re: Legjendari ARBEN MINGA!!!
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 01/02/2010 22:54 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
Me vonese por me date 30 Janar ishte tre vjetori i vdekjes se Benit. Megjithse harrova me i more leje Nores,( e di qe nuk do merzitet) po shpreh fjalet e saj "Jam shume mirenjohese asaj qe kan bo tifozat dhe ato jane te vetmit qe e mbajne gjalle forumin per Benin e Modh"



_________________
AVE TIRONA REPUBLIKE! GJAKU,KRENARIJA,DASHNIJA,NALTMADHNIJA JONE.
NJ'ASHTU SIC RRIN YJET RRETH HONES, NJ'ASHTU RRIN TIFOZAT RRETH TIRONES.

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Legjendari ARBEN MINGA!!!
PostPostuar: e shtunĂ« 06/02/2010 22:53 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 11/03/2006 14:14
Poste: 1056
Vendndodhja: Toronto, Kanada
http://www.youtube.com/watch?v=fW4d05cZ5Zw&aia=true



_________________
SELFOSS

http://www.facebook.com/selfossmusic
http://www.youtube.com/user/selfossband
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re:
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 29/11/2010 06:49 
Tifoz i Ri

Antarësuar: e djelë 05/04/2009 18:23
Poste: 11
Mand_Tironci shkroi:
[ http://www.sportishqiptar.com.al/sporti/Imazhe/Lajme/mingacmyk.jpg ]

Arben Minga, legjenda që u shua para kohe
Bashkim Tufa

Lajmi i kobshëm erdhi nga përtej oqeanit. Arben Minga, futbollisti i shquar i Tiranës dhe i kombëtares, ky kolos i futbollit shqiptar, në orët e para të së mërkurës së 31 janarit, i ka dhënë lamtumirën e parakohshme jetës së tij, familjes, miqve, shokëve, por edhe atyre mijëra e mijëra sportdashësve, të cilët e kanë brohoritur për vite e vite në fushat e blerta të futbollit...

Jeta e njeriut, çuditërisht, përngjan me qiriun. Dihet vetëm se kur ndizet, pra ditëlindja, e cila mbahet mend dhe festohet vit pas viti, apo në përvjetorë të ndryshëm. Me kalimin e kohës, flaka e qiriut, herë plot shkëlqim dhe herë e zbehtë, me nuanca ngjyrash krejt individuale, dalëngadalë vjen e venitet e venitet, derisa shuhet fare... Këtë fund të pashmangshëm, edhe pse jemi në mijëvjeçarin e tretë të njerëzimit, askush nuk e di se kur do t'i ndodhë. Dikush, këtë ndarje nga jeta, nga shoqëria, e ka më të parakohshme dhe më të papritur, çka e bën dhimbjen edhe më të madhe...

Në një gjendje të rëndë shëndetësore, çastet e këtij fundi të parakohshëm ka përjetuar në këto ditë në qytetin e vogël të Uindsorit në Kanadanë e largët edhe një prej figurave më të mëdha të futbollit shqiptar, kolosi Arben Minga, për aftësitë dhe bëmat e të cilit sot këndohet, duke e veshur figurën e tij me madhështinë dhe ndriçimin e një legjende të ekipit të Tiranës.

Edhe pse miqtë dhe shokët e tij e dinin se Beni i tyre prej gati dy vitesh po përleshej ashpër me sëmundjen e rëndë, përsëri rrinin me veshët ngritur, me shpresën dhe besimin për të mësuar se ai, me fizikun e fuqishëm, me karakterin e tij të paepur, do t'ia arrinte ta mposhtte dhe ta vinte përfund të keqen e pashërueshme. Por ja që nuk ishte thënë. Jeta nuk e përjashtoi dhe nuk e fali nga rregulli i saj universal edhe Arbenin tonë, i cili edhe pse ende nuk i ka mbushur të 48 vitet, i dha lamtumirën e parakohshme jetës së tij, bashkëshortes, basketbollistes së shquar Nora Goxhi, dy djemve, Gridit 15 vjeçar dhe Jornit 5 vjeç, nënës dhe motrave në Tiranë, të dashurve të tjerë të farefisit dhe miqve, që iu gjendën gjithnjë pranë fizikisht dhe moralisht.

Për njerëzit që i njeh mirë, duket sikur e ke më të lehtë të shkruash, por nuk është kështu. Ngjarjet e shumta, kujtimet, të ngatërrohen njëra me tjetrën dhe befas nuk di kë të përzgjedhësh më parë për të treguar. Ta nisim me atë gol fantastik e të shkëlqyer ndaj Belgjikës, që edhe pse është kthyer në një emblemë për futbollin shqiptar? Sërish na duket fare pak për ta identifikuar vetëm me të këtë futbollist të madh. Ta nis me lojërat ndaj Spanjës së Butragenjos apo Polonisë së Bonjekut? Përsëri na duket e pamjaftueshme për këtë lojtar, i cili ka veshur në 28 ndeshje fanellën kuqezi, madje ka arritur të mbajë në krah edhe shiritin e kapitenit të kombëtares. Të tregojmë për ato lojëra aq të bukura dhe dinjitoze ndaj Dinamos së Bukureshtit, Goteborgut apo Bajernit të Mynihut? Të rrëfejmë për gëzimin e pamatë të djaloshit të ri Minga, kur varte për herë të parë në qafë medaljen e kampionit të Shqipërisë në vitin 1982? Nuk na duket e mjaftueshme, pasi ai do ta përsëriste këtë rit edhe 5 herë të tjera në vitet pasardhës, ku secili prej tyre mbart mbresa dhe emocione të veçanta nga njëri tjetri, për Benin dhe shokët e tij të ekipit...

Si të gjithë fëmijët, edhe Arbenin, i lindur në Tiranë në një familje me origjinë korçare, e rrëmbeu pasioni për sportin që në moshë fare të re. Por ndryshe nga mjaft moshatarë, edhe pse ishte shumë shtatlartë, ai për çudi zgjodhi futbollin, si sportin e tij të zemrës. Mësimet e para të futbollit i mori në klasat sportive të shkollës "Alqi Kondi" nga mësuesi Robert Roshi. Pas katër vitesh kaloi menjëherë me ekipin e të rinjve të Tiranës, për të rënë në duart e Fatmir Frashërit. Ky i fundit, i njohur për idetë dhe simpatinë ndaj futbollit anglez, duke parë aftësitë, cilësitë dhe karakterin e Mingës, "ia mori shpirtin" me stërvitje djaloshit të ri. Mirëpo që të dy kishin rënë në "dashuri" me njëri tjetrin. Fjala dhe këshillat e Frashërit ishin ligj për Benin, i cili po hidhte hapat e parë në futbollin e vërtetë. Talenti i këtij të riu shtatlartë nuk kishte se si të mos vihej re. Me rekomandimin e Frashërit, trajner i asaj kohe i 17 Nëntorit, siç quhej në ato vite Tirana, Zyber Konçi, e afron Mingën pranë ekipit të të rriturve, si një ndër të rinjtë me perspektivë, për të përfituar privilegjet e rastit. "Në vitin 1977, kur kam shkuar te Tirana, kujton mesfushori Sulejman Mema, një bashkëlojtar dhe më pas edhe trajner i personazhit tonë, e kam gjetur Mingën në ekipin e të rriturve. Madje ai kishte nisur të luante herë pas here si zëvendësues. Edhe pse ishte fare i ri, vetëm 18 vjeç, me thënë të drejtën, ai më habiste me lojën e tij. Sulmues aq shtatlartë nuk kishte në futbollin shqiptar, por ajo të linte më tepër përshtypje, ishte lufta sportive që bënte ai djalosh i ri. Vraponte gjatë gjithë kohës dhe nuk i hapte rrugë askujt. Nuk i bënte syri dritë dhe nuk impresionohej, edhe pse luante kundër emrave të shquar të Tiranës në ato vite, si Dhalesi me shokë. Gati, gati, të gjithë kishin frikë të dyluftonin dhe përplaseshin me të," të thotë Mema.

Fati e deshi, qĂ« pas Konçit, trajner i ekipit tĂ« tĂ« rriturve tĂ« TiranĂ«s tĂ« caktohej Fatmir FrashĂ«ri. "Çifti" FrashĂ«ri Minga u bashkua sĂ«rish, pĂ«r tĂ« vazhduar njĂ« punĂ« tĂ« nisur qĂ« nĂ« ekipin e tĂ« rinjve. Kritikat, qoftĂ« shoqĂ«rore, por edhe tĂ« shtypit sportiv tĂ« kohĂ«s, pse FrashĂ«ri aktivizonte njĂ« sulmues tĂ« tillĂ« shtatlartĂ« si Minga, ishin tĂ« shumta. Por ato binin nĂ« vesh tĂ« shurdhĂ«r, FrashĂ«ri me kokĂ«fortĂ«si vazhdonte tĂ« tijĂ«n. Por edhe Minga, ashtu me ngadalĂ«, nisi ta justifikojĂ« besimin e trajnerit dhe tĂ« fitonte simpatinĂ« e sportdashĂ«sve. "Arbeni ishte shembulli i njĂ« sportisti tĂ« vĂ«rtetĂ«, serioz dhe shumĂ« punĂ«tor. Nga goja e tij kurrĂ« nuk kam dĂ«gjuar tĂ« thotĂ« "u lodha". Ai ishte i pari nĂ« çdo ushtrim dhe mjaft i sakrificĂ«s nĂ« lojĂ« pĂ«r ekipin dhe shokĂ«t. Mbi tĂ« gjitha, do tĂ« thosha se Beni ishte edhe njĂ« njeri i mirĂ«, mjaft i respektueshĂ«m dhe mirĂ«njohĂ«s, cilĂ«si kĂ«to, qĂ« rrallĂ« i gjen tĂ« gjitha tĂ« mbledhura sĂ« bashku tek njerĂ«zit. E kam takuar kohĂ«t e fundit kur erdhi nĂ« ShqipĂ«ri. MĂ« erdhi keq qĂ« ishte pak i dobĂ«suar, por pĂ«r mua pak rĂ«ndĂ«si kishte, unĂ« mbaj mend MingĂ«n 20 vjeçar, tĂ« fortĂ« dhe tĂ« fuqishĂ«m", kujton me zĂ« tĂ« dredhur, pa e fshehur keqardhjen pĂ«r tĂ«, ish trajneri Fatmir FrashĂ«ri.

Ndërkaq, në fundin e viteve '70 dhe fillimin e viteve '80, te Tirana, njëri pas tjetrit vjen një grup futbollistësh të rinj dhe të talentuar. Po përgatitej një tjetër "revolucion" bardheblu pas atij të viteve '60 '70. Një prej tyre do të ishte edhe i riu Minga. Ai do të rrethohej dhe mbështetej në lojën e tij fuqishme nga Mema, Muça, Kola, Baçi, Naçi, Bimo, Liti, Hodja, pa i përmendur të gjithë, të cilët, së bashku do të formonin një ansambël të shkëlqyer, që do të bënte "ligjin" në futbollin shqiptar. Asokohe, për shkaqe shëndetësore, do të largohej nga Tirana trajneri Frashëri dhe në vend të tij do të rikthehej Enver Shehu. Nën drejtimin e tij, Minga do të kishte kulmin e karrierës së tij, do të shpërthente. Do të fitonte titullin e parë të kampionit më 1982, ndërkohë që dy vite më parë, trajneri Konçi do ta thërriste në ekipin kombëtar për t'i besuar fanellën kuqezi në një ndeshje ndaj Finlandës. Këto suksese, në vazhdim do ta pasuronin më tej biografinë sportive të këtij futbollisti. Gjoksi i djaloshit të fuqishëm, vit pas viti do të stolisej nga medaljet e shumta të trofeve të fituara. Tirana, apo 17 Nëntori i atyre viteve, gati gati do të identifikohej me sulmuesin shtatlartë Minga, të cilin kundërshtarët e kishin thuajse të pamundur ta përballonin. Ata që kanë arritur ta shikojnë Arbenin në fushat e blerta, besojmë se e kujtojnë se sa e vështirë ka qenë për mbrojtësit e ekipeve rivale t'ia shkëpusnin topin nga këmbët këtij gjiganti. Për t'u përplasur me të as që bëhej fjalë, mjerë ai futbollist që i hynte kësaj aventure, pasi në çdo rast do të dilte i humbur, në mos i dëmtuar. Madje nuk do të gabojmë aspak, nëse do të shprehemi se Minga me lojën e tij do të ishte sulmuesi modern i avancuar i kohëve të sotme. Ai ishte pararendësi, shembulli më i mirë në futbollin shqiptar, për vlerat dhe domosdoshmërinë e sulmuesve shtatlartë në ekipet tona.

Por vlerat dhe bëmat e Arben Mingës i kishin kapërcyer edhe kufijtë e Shqipërisë, qoftë në radhët e kombëtares, por edhe me Tiranën, në ndeshjet për kupat e Europës. Rumunëve të Dinamos së Bukureshtit u kishte mbetur gozhdë dhe nuk e harronin kollaj eliminimin nga Tirana për Kupën e Kampioneve. Loja aq produktive e sulmuesit shtatlartë bardheblu atyre u kishte mbetur në mendje. Në vitin 1991 ata kërkojnë dhe ia arrijnë ta bëjnë të tyrin Mingën. Por sulmuesi shtatlartë nuk arrin të përshtatet me lojën e Dinamos, drejtuesit e të cilit mendojnë ta huazojnë në ekipin e Brashovës. Aty ai gjen edhe dy bashkatdhetarë, Bozhiqin dhe Canajn, duke formuar kështu "koloninë" shqiptare të Brashovës. Minga luan edhe dy sezone të tjerë në Rumani me ekipe të tjera të këtij vendi. Befas e kupton se mosha bën të vetën dhe në prag ishte koha për t'i thënë "Mjaft" futbollit. Vendos që të kthehet në atdhe, pranë ekipit të tij të zemrës, Tiranës, që e rriti dhe e burrëroi. Rikthehet te bardheblutë dhe trajner gjen shokun e tij, Sulejman Memën. Shumë prej bashkëlojtarëve të tij i kishin thënë me kohë lamtumirë futbollit. Por Arbeni ishte profesionist, kishte përvojë dhe forcat fizike nuk do t'i mungonin për të përballuar fushën e blertë. Do të luante edhe dy sezone, do të fitonte dy tituj kampioni, për t'i dhënë fund karrierës së tij të pasur sportive, me triumfin e kampionatit të 57 të kombëtar të futbollit...

Tani, si të gjithë njerëzit, Arben Minga do t'i kushtohej jetës së përditshme, profesionit të tij të merceologut dhe jetës familjare. Aty, te Tirana, disa vite më parë, ai ishte njohur dhe kishte lidhur jetën bashkëshortore me basketbollisten e njohur Nora Goxhi, e cila i kishte dhuruar edhe një djalë, Gridin, që tani do ta ndiente më tëpër ngrohtësinë të atit, që do të kishte më tepër kohë për t'u marrë me të. Për disa vite punoi pranë pikës doganore të Rinasit, çka u kthye edhe si një pikë takimi për shokët e tij, futbollistët, që lëviznin nga njeri vend në tjetrin. Por fati e solli që pikërisht pas një dekade, familja Minga të emigronte përsëri. Në kërkim të një jete më të mirë, Arbeni, së bashku me Norën dhe Gridin, ashtu si edhe mjaft bashkatdhetarë të tij, iu drejtuan Kanadasë së largët. U vendos në qytetin e Uindsorit, fare pranë Detroitit, ku lulëzon industria e prodhimit të makinave. Kuptohet, si kudo, fillimi ishte i vështirë, por Beni arriti të akomodohet mjaft shpejt me Kanadanë, jetën e emigrantit, edhe për faktin se atje gjeti një komunitet shqiptarësh prej afro 3000 vetash, shumë prej të cilëve e njihnin këtë futbollist të shquar. Atje lindi edhe Jordi, djali i dytë i tij. Por nuk ishte thënë që kjo lumturi, kjo jetë familjare të vazhdonte gjatë. Para dy vitesh, sëmundja e rëndë i pushtoi shtatin edhe këtij kolosi. As bisturia e kirurgëve, as fjala e fundit e teknologjisë mjekësore, nuk arriti t'ia shkulte të keqen këtij njeriu kaq të paepur, të qeshur dhe miqësor.

Në orët e para të agimit të së mërkurës së 31 janarit, zemra e Arben Mingës, e këtij mjeshtri të futbollit shqiptar, pushoi së rrahuri... Tiranës, futbollit tonë kombëtar, tani do t'i mungojë në apel edhe një legjendë, Arben Minga...


"Pasaporta" sportive e Arben Mingës
Emri: Arben
Mbiemri: Minga
Datëlindja: 13.3.1959
Vendlindja: Tiranë
Shtatlartësia: 1.88 m
Debutimi si titullar: 17 Nëntori Shkëndija 3 0 (20.11.77)
Goli i parë: 17 Nëntori Luftëtari 3 1 (2.4.77)
Goli i fundit: 17 NĂ«ntori Partizani 2 0 (24.2.96)
Ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë: 28, 2 gola

Tituj të fituar
Kampion i Shqipërisë: 6 herë ('82, '85, '88, '89, '95, 96')
Fitues i Kupës së Shqipërisë: 5 herë ('77, '83, '84, '86, '96)
Golashënuesi më i mirë i Shqipërisë: Në sezonin '84 '85 (me 13 gola) së bashku me Faslli Fakjen e Vllaznisë.

Karriera sportive në vite
Sezone Skuadra Nd. Gola.
1977 78 17 NĂ«ntori 9 1
1978 79 17 NĂ«ntori 15 3
1979 80 17 NĂ«ntori 12 1
1980 81 17 NĂ«ntori 19 3
1981 82 17 NĂ«ntori 13 3
1992 83 17 nëntori 16 3
1983 84 17 nëntori 21 8
1984 85 17 NĂ«ntori 23 13
1985 86 17 NĂ«ntori 26 16
1986 87 17 NĂ«ntori 23 11
1987 88 17 NĂ«ntori 26 16
1988 89 17 NĂ«ntori 32 9
1990 90 17 NĂ«ntori 28 6
1990 91 17 NĂ«ntori 38 3
1991 92 Aktivizohet me FC Brashov (Rumani)
1992 93 Aktivizohet me Dacia Unirea Braila (Rumani)
1993 94 Aktivizohet me Dacia Unirea Braila (Rumani)
1994 95 Tirana 24 2
1995 96 Tirana 31 0


Bashkimi i paska heq ca gola Benit:
76-77 1 gol
80-81 7 gola
82-82 4 gola
95-96 1 gol (i fundit me Partizonin 2-0)



_________________
Sezoni 1995-96
Partizani - SK Tirana 0-2
Goli i fundit i Arben Mingës
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Legjendari ARBEN MINGA!!!
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 30/01/2012 14:45 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e hënë 08/11/2010 20:13
Poste: 669
Vendndodhja: Ne boten e Cudirave
Diten e marte me date 31 janar 2012 me oren 11 00 lajmerohen te gjithe dashamirsit e Tirones skuadres bardheblu te grumbullohen tek shkolla "Sabaudin Gabrani" tek "21" -i sepse ne shtepine ku ka banuar i madhi legjendari yne Arben Minga do te vendoset nje pllake perkujtimore. Ne nderim te ketij futbollisti te shkelqyer te Tirones e te ekipit kombetar, qe ate dite ka 5-vjetorin e ndarjes nga jeta, te gjithe tironcit , te gjithe dashamirsit e tifozet e skuadres bardheblu duhet te jene te pranishem.



_________________
BETTER DEAD THAN red
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Legjendari ARBEN MINGA!!!
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 30/01/2012 15:49 
Ultrase
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e martë 06/05/2008 14:45
Poste: 547
Vendndodhja: TIRON
Makaveli shkroi:
Diten e marte me date 31 janar 2012 me oren 11 00 lajmerohen te gjithe dashamirsit e Tirones skuadres bardheblu te grumbullohen tek shkolla "Sabaudin Gabrani" tek "21" -i sepse ne shtepine ku ka banuar i madhi legjendari yne Arben Minga do te vendoset nje pllake perkujtimore. Ne nderim te ketij futbollisti te shkelqyer te Tirones e te ekipit kombetar, qe ate dite ka 5-vjetorin e ndarjes nga jeta, te gjithe tironcit , te gjithe dashamirsit e tifozet e skuadres bardheblu duhet te jene te pranishem.


Rrofsh per njoftimin,une per vete do munohem te jem aty.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Legjendari ARBEN MINGA!!!
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 30/01/2012 20:57 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e martë 17/02/2009 00:50
Poste: 766
Vendndodhja: TIRONAS I SMUN
Nuk bo mo nona BEN te dyte!



_________________
http://www.youtube.com/watch?v=H38907oUnRo
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Legjendari ARBEN MINGA!!!
PostPostuar: e martĂ« 07/02/2012 18:14 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e martë 16/02/2010 19:47
Poste: 5259
Vendndodhja: D-57072
Rruga “Arben Minga”

Gjatë ceremonisë së përkujtimit të 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të Arben Mingës, një prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, mori emrin e tij, kjo në shenjë respekti që ai gjithnjë të mbetej në mendjet e njerëzve.

PikĂ«risht, rruga qĂ« nis nga Farmacia nr. 10, tek kryqĂ«zimi i unazĂ«s sĂ« vjetĂ«r tĂ« TiranĂ«s me RrugĂ«n e DibrĂ«s, deri tek vendi i quajtur “Xhamlliku”, pikĂ«risht aty ku ndĂ«rpritet nga rruga “Qemal Stafa”, me vendim tĂ« KĂ«shillit Bashkiak tĂ« njĂ«sisĂ« bashkiake nr.8 tĂ« kryeqytetit, marrĂ« nĂ« nĂ«ntor 2008, mban emrin “Arben Minga”, ku morĂ«n pjesĂ« familjarĂ«, tĂ« afĂ«rm, bashkĂ«moshtarĂ« gjatĂ« kohĂ«s kur luanin bashkĂ«, por edhe dashamirĂ«s dhe personalitete tĂ« botĂ«s sĂ« sportit.

Burimi: link



_________________
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Legjendari ARBEN MINGA!!!
PostPostuar: e shtunĂ« 18/07/2015 02:31 
Gjak BardheBlu

Antarësuar: e mërkurë 14/04/2010 22:28
Poste: 2806
http://www.gazetatema.net/web/2015/07/1 ... zakonshem/

INTERVISTA/ Nora Goxha rrëfen jetën me Arben Mingën, sëmundjen dhe momentet e fundit me të
17 Korrik, 2015


Nora Goxha, basketbollistja e famshme dhe bashkëshorja e Arben Mingës ka dhënë një intervistë ku ka folur për jetën e saj në Kandada e Shqipëri.

Goxha rrëfen momentet e lumtura e ato të dhimbshme, ku më i keqi ka qenë padyshim ikja nga kjo botë e bashkëshortit të saj.

Nora Goxha ka qenĂ« e ftuar nĂ« emisionin “Debati ne Channel One”

Përshëndetje zonjë dhe faleminderit që pranuat ftesën për këtë intervistë

ËshtĂ« kĂ«naqĂ«si tĂ« dal para publikut shqiptar.

Si je ndjerë këto ditë në Shqipëri?

Shqipëria është atdheu im, gjithmonë do të kem lidhje të ngushta me të pavarësisht se jetoj në Kanada. Por nuk mund të lë pa harruar vendin tim. Zemra ime është këtu.

Nga Kanadaja në Shqipëri, si është jeta mes vendit që je lindur dhe rritur dhe një vendi të huaj si Kandaja?

Lidhjet e mia me ShqipĂ«rinĂ« janĂ« tĂ« fuqishme, por nuk mund tĂ« lĂ« pas edhe KanadanĂ«. ËshtĂ« njĂ« vend qĂ« na hapi dyert dhe na ofroi mundĂ«si tĂ« jashtĂ«zakonshme, pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t.

A keni dĂ«gjuar dikĂ« tĂ« thotĂ« kur ju ka parĂ« “uuu Nora, ajo basketbollistja e famshme e dikurshme?

ËshtĂ« njĂ« rastĂ«si qĂ« mĂ« ka qĂ«lluar dy herĂ« kĂ«tĂ« vitĂ«. NjĂ« herĂ« njĂ« punonjĂ«s i Rinasit dhe parukieria mĂ« mbanin med dhe mĂ« njohĂ«n kontributĂ«t tim nĂ« basketbollin shqiptar.

A është Shqipëria më e mirë apo më e keqe nga momenti që ju jeni larguar?

Janë bërë ndryshime për më të mirë.. Dhe po mundohet të ecë përpara.

Si ndjeheni kur ju përmendin, Nora, bashkëshortja e Arben Mingës?

Dua të më njohin fillimisht si Nora basketbollistja për aq kohë sa kontribuova për basketbollin shqiptar. E më pas si Nora, bashkëshortja e Benit.

Ju keni qenĂ« njĂ« nga basketbollistet mĂ« tĂ« mira tĂ« brezit tĂ« vet. Çdo tĂ« thotĂ« qĂ« sot ShqipĂ«ria ka pĂ«r kryeministĂ«r njĂ« ish-basketbollist? Ministri i ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Ilir Beqja, dikur ka luajtur basketbollsit me “Dinamon”, Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka luajtur me “TiranĂ«n”. Klodeta Dibra Ă«shtĂ« kryetare e kĂ«shilltarĂ«ve tĂ« MajtĂ« nĂ« KĂ«shillin bashkiak tĂ« TiranĂ«s. A Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ« e mirĂ« kjo dhe pse qĂ« kryeministri ish-basketbollist ka afruar nĂ« qeverisje si asnjĂ«herĂ« tjetĂ«r disa basketbollistĂ«?

Të gjitha këta personalitete që dikur kanë qënë basketbollist, luajnë një rol të rëndësishem në drejtime të ndryshme të qeverisjes se shtetit shqiptar. Për faktin që ata janë në krye të këtyre posteve, sepse e kanë merituar nga ana profesionale. Duek qënë basketbollist, duke u mësuar të punosh në grup ndihmon në këtë profesion. Të qënurit sportiest, të mëson disiplinën, të punosh fort. Të dyja bashkë ndihmojnë.. Të gjtihë këta ish kolegë të mitë, do të bëjnë dicka të mirë për këtë vend.

Keni pasur njohje me tre meshkujt basketbollistë?

Kemi luajtur në Pallatin e Sportit. Nuk e kam ndjekur shumë Dinamon, por di se ka marë pjesë në ekipin kombëtar. Ai ngelet një mik i mirë për mua.

Keni kuptuar ndonjë ndryshim për sportin?

Më bëri shumë përshtypje, që më në fund në Shqipëri ngrihet një stadium i ri në Elbasan dhe Shkodër. Janë arritje. Duhen bërë më shumë ambjente sportive edhe për fëmijët që luajnë, nisin sportin.

Kishte një arsye të madhe përse u futët basketbollit?

Isha shumë e gjallë dhe e hollë dhe u dashurova pas basketbollit.

Kur jeni thirru për herë të parë me ekipin kombëtar?

Për herë në qershor të vitit 1986, në rumani me të rejat. Isha kapitene e skuadrës. Zura vendin e tertë. Për herë të parë që përgatiteshim moralisht e fizikisht.

Kush ishte kulmi i karrierës suaj?

Në shtatiot 1987, pas lojrave mesdhetare olipike në Latakia të Sirisë. Ku qëndruam dy javë. Aty mendoj se arrita pjekurinë si lojtare. Fituam medaljen e artë. Uën fitova një cmim si miss Aleppi, ën Siri edhe pse nuk u shpall.

Si jeni njohur me Arben Mingën?

Periudhat përgatitore i bënin së bashku. Ai ishte ambjent i përshtatshem për tu njohur. Megjithatë, them se hapi i parë ka qënë nga Beni, i cili i vuri pikësyim vetes ta realizonte përmes të tjerëve dhe vetes së tij.

Ju nuk keni qënë bashkë në momentin kur Beni shënoi golin me Belgjikën?

E kam parĂ« nĂ« televizor. ËshtĂ« njĂ« ndeshje e madhe qĂ« e la Benin nĂ« histori, me njĂ« gol botorĂ«r. Kam qenĂ« nĂ« shtĂ«pi.

Si e përshkronte Beni atë moment?

Ai thoshte që e rregullova topin mirë, hapin dhe hapa këmbën e mbylla sytë. Për kohën që kemi luajtur nuk kemi shumë arkivë. Jemi të varfër në këtë drejtim, në kohën që teknologjia sot ka ecur shumë.

Po dasma si ishte?

Një nga dasmat që të gjithë e kujtojnë, më 10 qershor 1990. Kjo ka qenë dasma e fundit për të gjithë farefisin sepse u shpërndanë.

Ku u zhvillua dasma?

Të dyja janë bërë tek Hotel Arbana. Ishim të privilegjuar që kishim Benin, i cili me shkathësinë e tij ishte i kudondodhur. Menuja ishte shumë e pasur.

Pastaj ju shkuat në Rumani?

Në pesë maj të vitin 1991, ne u bëmë më djalë. Shumë miq të Benit shkuan në Greqi, edhe ai shkoi ta provonte aty. Për fat aty vjen ekipi i Dinamos së Bukureshit dhe mbaj mend që presidenti i klubit Januland së bashku me Sulejman Dmeollarin që luante në atë kohë për Dinmon e Bukureshit. Kanë luajtur me ekipin që Benin luante me Greqinë. AI ishte i dashuruar me mënyrën sesi Beni luante. E ftoi për në Rumani, se do të dal unë për zot. U nis vetëm për të bërë kontratën mes klubeve dhe unë jam nisur në tetor të 1991. Në fillimisht në Bukuresht, e më pas në ekip tjetër. Kemi qëndruar një vit në Brazhovë, e më pas në Brailaj një zoë më fushore të rumanisë, një vit.v Me këtë ekip, Beni doli në kupën e Rumanisë, ku u rraf.

Si ishte kontrata atje?

Kotrata në vitet e para, nuk kishinn johuri për shitjet dhe blerjet. Nuk kishin menaxhera për shitjen e blerjen e sportistëve. U bë vetëm një nënshkrim për një shumë prej 30 mijë dollar, ku na u dha vetëm 15 mijë dollarë. Kotrata ishte që edhe po të iknim nuk na penalizonte njeri.

Thoshte ndonjĂ«herĂ« Arben Minga, qĂ« kisha kĂ«tĂ« arritje apo atë 

ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« sepse ka qĂ«nĂ« njĂ« elitĂ« e mrekullueshmĂ« sportistĂ«sh, jo vetĂ«m nĂ« futboll qĂ« u dogj pĂ«r hir tĂ« sistemit. Mbaj mend qĂ« Benin e ka kĂ«rkuar nĂ« 86, njĂ« ekip turk. NĂ« ndeshjen em AnglinĂ«, mĂ« tregon axhanset qĂ« njĂ« mik i tij i kishte dhĂ«nĂ«, tĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat.

Kur erdhët nga Rumania?

Unë jam kthyer më përapra sepse an u zu shtëpia. Kemi zgjatur shtatë vite me gjyqe. Mbas shtatë vitesh, unë u ktheva derisa pas nëj viti e gjysëm u kthye dhe Beni dhe vazhdoi me 17 nëtorit.

Sa luajti me Tiranën?

Me Tiranën luajti 94 -95 dhe 95 -96 . Në sezoni 94 -95 mori kupën.. Në sezonin e fundit u shpall kampion kombëtar dhe kapion i kupës së Shqipërisë.

A ka marrë Beni vlerësimet që i takonin për atë që ai i ka dhënë sportit shqiptar?

Ai ka marrĂ« shumĂ« tituj, Ă«shtĂ« MjeshtĂ«r Sporti, MjeshtĂ«r i Merituar i Sportit, ka dy mediale Naim FrashĂ«ri e shumĂ« tituj e medalie tĂ« tjera. ËshtĂ« shpallur “Hall of fame” nga Edi Rama. Pas vdekjes mori titulli lojtar nderi tĂ« federatĂ«s shqiptare si dhe medalja qĂ« mori nga zoti Bamir Topi.

Ka pasur kërkesa hajde me Partizanin e ik nga Tirana?

Kam dëgjuar nga kunati. Ai ka qënë një ndër inicatiorët që Beni të qëndrojë tek Tirana.

Benit nuk i thanĂ« “Hajde tek Dinamo”..

Ka pasur shumë miq e shoke, si dhe dashamirës të ekipeve të tjera, Një nga këto ka qënë zoti Klem Koloneci, i cili ka qënë i cmendur për Benin, e ai i ofroi hajde tek Dinamo se të japim shtëpi tre dhoma e guzhinë,

Përse ikët në Kanada?

Ikja jonë në Kanada u shkaktua nga kushte të caktuara dhe një nga ato se Beni mbeti për një kohë të gjatë pa punë. Ai kishte nëj eksperiencë të jashtëzakonshme, sepse pasi u kthye nga Rumaia punote si drejtor marketing për Gillete. Ai cau dhe e coi biznesin shumë lart.Pas 1997, trazirave, kompania u mbyll. Për këtë aryse ne morëm atë vendim.

Sa ndeshje ka luajtur Arben Minga me kombëtaren?

28 ndeshje ku ka shënuar dy gola.

Si e përcolli momentin kur mjeku i tha që je i diagostikuar me një sëmundje të pashërueshme?

ËshtĂ« njĂ«lloj sikur je i dĂ«nuar me vdekje. Por ai ishte trim, ishte i jashtĂ«zakonshĂ«m. Mundohej tĂ« na mbante ne me kurajo e shpresĂ« se do ta luftojmĂ« e do tĂ« bĂ«hej mirĂ«. Ai luftoi prej dy vjetĂ«sh, qĂ« nga mometi i diagnostifikimit. Ai pati operacion. Kaloi nĂ« trajtime.

Jemi ndjerĂ« jo si emigrant po sikur ishin nĂ« shtĂ«pinĂ« tonĂ«, pasi doktori kryesor na pyeti pĂ«rse keni ardhur nĂ« Kanada. I tham pĂ«r njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t tanĂ«. MĂ« tha s’me dukeni tĂ« zakonshĂ«m. Beni i tha se kam qĂ«nĂ« futbollist me ShqipĂ«ri dhe kapiten me kombĂ«taren ne vitn 1989 ku luajtĂ«m me AnglinĂ«. Mjeku, i tha ti je heroi im. Mjeku na tha qĂ« do tĂ« qĂ«ndroni me mua, do tĂ« kujdesem unĂ« pĂ«r ty.

Kjo tregon vlerësimin që bota i bën sportistëve. Ishte një lehtësim i madh për të dy ne. Një emocion i jashtëzakonshëm. Kur ishim në spital për herë të dytë, kishin kërkuar emrin e Benit në google, e të gjitha na pritën te dera e ashensorit duke duartrokitur. Një nga infermeierët na tha që Beni ishte njeri i madh.

A iu la ndonjë amanet Beni?

Ai e dinte që unë isha një person i fortë me një karakter të fortë dhe për këtë nuk la asnjë amanet. E vetmja gjë që tha kur u diagnostifikua, e di si është puna kemi ardhur në këtë jetë e do ikim. Më erdhi keq, por kur mendova që do të lë ty e djemte, kjo më vrau.

Si ishit momentet e fundit?

Gjithcka ka ndodhur në shtëpi.. Nuk doja që të na linte në spital. E gjithë Amerika erdhi në kortezh, që të jepnin lamtumirën e fundit idhullit të tyre. Ka qënë kaq e madhe pjestare saqë u hapën tre dhoma të funeral home. Shumica ishin shqiptarë por kishte edhe të huaj. Kanë qenë më shumë se 300 persona, makinat nuk mbaronin..


Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 2 prej 2 [ 23 postime ]  Shko tek faqja ParaardhĂ«se  1, 2

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron