Sot është e enjte 18/10/2018 15:34
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 2 [ 16 postime ]  Shko tek faqja 1, 2  PasardhĂ«se
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Tirana e konvencionit antikomunist
PostPostuar: e premte 27/11/2009 16:20 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 15/10/2003 01:04
Poste: 366
[Duke parë që kohët e fundit gjithnjë e më shumë cuna të rinj regjistrohen në forum dhe janë të etur të mësojnë për historinë e Tironës, po sjell këtu një shkrim të Pëllumb Kullës për skirana.com në pritje që edhe kjo faqe të nxirret nga braktisja një ditë. Shkrimi është vecanërisht interesant sepse sjell këndvështrimin e një vëzhguesi të hollë (antikomunist) të realitetit shqiptar të kohës, jo-tiranas e jo tifoz i Tironës. - erlet]

Shkrimtar, përkthyes, humorist, regjizor, pedagog, dekan, diplomat. Personazh me një peshë jo të vogël në jetën publike shqiptare të tre dekadave të fundit, ambasadori Pëllumb KULLA shpjegon ekskluzivisht për "SK Tirana Online" raportin e Tiranës me pushtetin komunist dhe, brenda këtij këndvështrimi interesant, raportin e tij personal me disa nga "valutat e Tironës".


Tirana kishte fituar ankandin e konvencionit antikomunist

Nga PĂ«llumb KULLA


Kjo faqe e bukur interneti më mbërtheu në mes të kujtimeve. Dëshmitar i një pjese të madhe të historisë së saj (1950-90), unë dua të theksoj se Tirana ishte më shumë se një skuadër futbolli, fitoret e saj ishin më shumë se fitore futbolli, futbollistët ishin më shumë se sportistë dhe tifozët e saj ishin shumë më tepër se aq. Në një diktaturë të tmerrshme, ku cdo gjë tjetërsohej, me Tiranën lidhej liria, ekzistenca e saj ishte shpresë dhe fitoret e saj ishin gjëmime.
Rrallë klub në botë, si Tirana, ka bartur në pjesën më të gjatë të historisë së tij një konflikt ekstrasportiv me konotacione politike aq të ashpra, për më tepër nën një regjim diktatorial aq të egër dhe aq absurd. E kjo edhe për "meritë" të ngarkesës që vetë kundërshtarët e saj i jepnin. Gjeneralët e përdhjamur ishin mijëpërqind të sigurtë se asnjë luftë me NATO-n e me Traktatin e Varshavës nuk i kërcënonte. Kështu konflikti me Tiranën u bë drithërimi i vetëm i tyre. Më kanë thënë se Petrit Dumja në tryezën e tij të punës në vend të programit të manovrave dhe dislokimit të trupave, mbante nën xham vetëm kalendarin e kampionatit kombëtar të futbollit! Pasioni i tyre i çmendur bëri që fusha e futbollit të merrte mbingarkesa emocionale të përmasave të pallogaritshme. Falë çmendurise së Dumes dhe gjeneralëve të të dy ndërtesave përballë, njerëzve të privuar nga e drejta e fjalës së lirë, nga e drejta e manifestimeve iu ofrua një mundësi të kenë një alibi për të fshehur ashkun dhe urrejtjen e vërtetë, atë më të madhen, atë më kryesoren ... Luftat, kryengritjet dhe periudhat e përgjakura në historinë botërore zenë pak vend në krahasim me periudhën konfliktuale para dhe pas tyre. Konvencioni i pranuar qartë nga të dy palët e bën më pasionant konfliktin. Mjafton të thuash se "ekipi i Tiranës duhet poshtëruar se kështu bëhet më mirë puna e Partisë" ose "një fitore e Tiranës ngarkon me përgjegjësi të rëndë politike të tërë strukturat e klubit dhe Ministrinë", pa dashur, për të zezën tënde, qindramijë vetave u ke falur nje hapësire jetike pasionesh. Pra konfliktit ti ia ke percaktuar konvencionet. Më lejoni të bëj një krahasim me një ngjarje madhore të mëvonshme se si pranohen nga palët dhe respektohen konvencionet. Më 20 shkurt '91 në sheshin e madh të kryeqytetit u rrëzuan nja 10-15 ton bronx i pafajshëm, por që kishin mallkimin se disa artistë i kishin dhënë formën, fytyrën e përqasjet e diktatorit. Që nga casti i ngjitjes atje në piedestal ato tonelata bronxi nuk ishin më të pafajshme. Konvencioni qe pranuar. Gjithë kanalet televizive të botës e dhane si lajm të parë atë vullkan urrejtje që u zbraz mbi një statujë shtatë metra e gjatë. Të gjithë e përshkruan atë ditë kur pa asnjë pikë gjak përreth, u shfry hakmarrja mbi murtajën, mbi antikombëtarin, vrasësin e mijëra njerëzve të shquar të kombit, klerikëve, patriotëve, shokëve të tij të idealit, rrënuesin e ekonomisë kombëtare, brejtësin e virtyteve të bukura të edukuara që në lashtësinë shqiptare. Qindra mijë njerëz në tërë Shqipërinë e jashtë saj, shfrenë, brohoritën, kënduan, u çorrën. Ditë me rradhë me dhjetëra mijë njerëz rropateshin të bashkëbisedonin të ngjirrur, të lodhur e me një dritë të ngrohtë në sy. Ata ishin brezi i vuajtur, i shtypur e i munduar që kishin shijuar atë ditë Bastijën e tyre, Sulmin mbi Pallatin e Dimrit, ngjarje që vijnë ndoshta njëherë në mijëra vjet. E bëra këtë digresion të gjatë për të dhënë një ide se me deklarimin e konvencioneve konfliktuale sa qindra e qindra 20 shkurta iu paradhane tifozave tiranas dhe të gjithë dashamirësve të shumtë në Shqipëri. Edhe ekipe të tjerë e mundnin Partizanin dhe Dinamon në Shqipëri, por asnjëherë ato humbje nuk përvëlonin aq egërsisht sa humbjet me Tiranën e cila e kish fituar tashmë ankandin e konvencionit antikomunist. Fitoret e Tiranës ishin triumfe të vërtetë. Ia vlen që faqet e historikut të Tiranës në internet të zgjerohen edhe me kujtimet e personazheve dhe peripecitë e tyre: dërgimi i Gëzim Kasmit në Skrapar, lufta kundër Fatmir Frashërit, Ali Memës... Ia vlen që një specialist të tregojë se si u përgatitën këta breza të artë futbollistësh dhe sa e ndihmoi moralin dhe vullnetin për t'u përsosur konflikti i famshëm konvencional. Paradoksalisht, unë e kapa vonë madhështinë e këtij konflikti dhe i ardhur në Tiranë nga Korca e ndjeja veten të lirë të zgjidhja kë do të simpatizoja nga 5 klubet e kryeqytetit dhe zgjodha Dinamon. Kjo zgjedhje u bë shkak që të gjallëronte debatet dhe kuptimin më të mirë të situatës konvencionale që përshkrova më lart. Se sa për dijeninë tuaj shoqëria ime ishte e tëra e përbërë nga "valuta të Tiranës": Binok Hatibi, Skënder Sallaku, Ahmet Starova, Robert Ndrenika, Kujtim Spahivogli. I ndjeri Rahmi Myzyri, kushuri i babait tim, vojtur disa vite ne burg, e ndiqte Tiranën sikur nga fitoret e saj do të varej e ardhmja e vendit. Ai e krahasonte Gëzim Kasmin për lojën e tij burrërore dhe mjeshtërinë e lartë, me Raf Vallone-n në kinematografi... Ne e qeshnim të ndjerin Kujtim Spahivogli kur bënte konkurset e studentëve për aktorë duke thënë se ata kandidatë që nuk kishin talent për aktorë, por kishin fizik të mirë, Kujtimi me një pusullë ia dërgonte Lym Allës t'i shihte se mos bënin për portierë të Tiranës!.... Nga bota e futbollit të luajtur unë kam patur për një kohë të gjatë, (edhe sot!), tre miq me vlera: Frashërin, Kasmin dhe një tiranas tjetër të veçantë, Zihni Gjinalin, i cili është një pus filosofie dhe tërë atë periudhë e ka parë nga një pikëvështrim tjetër. Tregimet e tij, falë dhe aftësive treguese të Gjinalit, janë mahnitëse...


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirana e konvencionit antikomunist
PostPostuar: e premte 27/11/2009 17:18 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 3020
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
Kjo esht e shkumja, tradita, burimi, pasioni dhe dhimbja qe mbajm brenda vetes.
I lumte Pellumbit per pershkrimit.
Te lumte Erlet per prurjen.

TIRONA - FE, IDE, PASION !
TIRONA -MA SHUM SE NJI EKIP !
TIRONA - NALTMADHNIA, DORA VET !


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirana e konvencionit antikomunist
PostPostuar: e premte 27/11/2009 18:04 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 15/10/2003 01:04
Poste: 366
Arty-Bardh&BluForever shkroi:
Kjo esht e shkumja, tradita, burimi, pasioni dhe dhimbja qe mbajm brenda vetes.
I lumte Pellumbit per pershkrimit.


Kjo esht ajo qe te tjeret (qe kujtojn se behet fjal VETEM per futboll) nuk e kuptojn dot. Kjo esht ajo qe ato lojtar te Tirones qe e marrin neshjen me Partizanin si cdo neshje tjeter nuk e kuptojn dot. Kjo esht ajo qe sa me shum te kaloje koha, aq me e pakuptueshme do behet per brezat e rinj. Prandaj dhe tregime te tilla nuk duhet t'i lejme te humbin.

Sa per Pellumbin, mjeshtria nuk behet uje. Kur ma coi ket shkrim k'tu e ca vjet me par, thash me vete "Kjo osht ajo qe ne vetvete e kam dit qe kur kam lind dhe gjithmon e kam pas ne maj te gjuhes, po asnjeher nuk arrita me e formulu me nje qartesi te tille".


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirana e konvencionit antikomunist
PostPostuar: e premte 27/11/2009 20:47 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
Erlet djali, rrofsh qe e prune ene me duket se ka qene ma i gjate si artikull, apo liber nuk m'kujtohet tamom. Mire e ke thone: kjo osht ajo dashuri qi se kupto dot njeri po s'ishe tifoz i TIRONES MODHE.



_________________
AVE TIRONA REPUBLIKE! GJAKU,KRENARIJA,DASHNIJA,NALTMADHNIJA JONE.
NJ'ASHTU SIC RRIN YJET RRETH HONES, NJ'ASHTU RRIN TIFOZAT RRETH TIRONES.

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirana e konvencionit antikomunist
PostPostuar: e premte 27/11/2009 20:58 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 05/03/2004 18:33
Poste: 1318
Vendndodhja: Te Cepi Tironës
Erleto, postoje ene ate historine qi trego Skener Sallaku apo Hysen Hakani me ate oficerin e ushtrise. Ka qene bashke me ket artikullin e P. Kulles, nqs nuk gabohem, te libri miqve ...



_________________
... AVE TIRONA !!! TIRONASIT TE SALUTANT ...
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirana e konvencionit antikomunist
PostPostuar: e shtunĂ« 28/11/2009 00:33 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
O ART DJALI! Po nigjojsha ne youtube Verdin, ene e di car mu kujtu? mqse jina te ky artikull sa here knojshim ne stadjum HYRJEN TRIUMFALE te operes AIDA. Sa here na e ka pas rreqeth mishin ene mush syt me lot. Po korin e cifutve, ke Nabukodonosor, qi dynjoja sja kishin idene ene per ne do te thojte aq shume. Kur do vij ajo kadosh dite qi te vehet ne ven neri i JON. Me ato tituj ene ta pranojne ene shkrujne qe cer na kon bo ato hale e qelbsina.



_________________
AVE TIRONA REPUBLIKE! GJAKU,KRENARIJA,DASHNIJA,NALTMADHNIJA JONE.
NJ'ASHTU SIC RRIN YJET RRETH HONES, NJ'ASHTU RRIN TIFOZAT RRETH TIRONES.

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirana e konvencionit antikomunist
PostPostuar: e martĂ« 15/12/2009 12:36 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 19/07/2006 00:29
Poste: 4084
Vendndodhja: Ne Tironen e ondrrave!
Ferdinand Dervishi

Një “kuadër” i CIA-s, (Central Intelligence Agency – Agjencia Qendrore e Inteligjencës) apo shërbimit sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka informuar në kohën e duhur Sigurimin e Shtetit për nisjen e protestave të studentëve shqiptarë në fund të vitit 1990. Krejt pabesueshëm, pasi agjencia e inteligjencës e shtetit më demokratik të botës në atë kohë nuk ka qenë aspak në krah, apo në partneritet me komunistët shqiptarë, këtë e vërteton e zeza mbi të bardhë një dokument i Drejtorisë së tretë të Sigurimit të Shtetit, që u publikua për herë të parë nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin e tij “Opinion”. Dokumenti mban datën 13 nëntor 1990, pra përmbajtja e tij u është komunikuar krerëve të shtetit komunist të kohës gati një muaj para protestave studentore, që dihet se kanë si pikënisje mbrëmjen e datës 8 dhjetor 1990.
Informacioni i është drejtuar Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit (Kundërzbulimi) nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, që njihej ndryshe si “Zbulimi Politik”. Dokumenti i nënshkruar nga Drejtori i Drejtorisë III, Sefer Ramaj, i është dërguar Drejtorit të Drejtorisë së Parë, Nerulla Zebi, i cili edhe e ka trajtuar duke bërë një shënim me shkrim dore në fund të tij me mbishkrimin “Shoku Agim”. Shënimi thotë: “Shoku Agim: Ti dërgohet DPB (Drejtorisë së Punëve të Brendshme) të Tiranës. Duhet menduar seriozisht që të parandalojmë çdo ngjarje. 13.11.1990”.
Shoku Agim apo Agim Z., është një tjetër drejtues i Sigurimit, që deri në këtë kohë mbante funksionin e kryetarit të Degës së 8-të të Drejtorisë së Parë që merrej me grupet antiparti, aktivitetin kundërrevolucionar, internim – dëbimet, letrat me tendencë terrori, repartet e riedukimit, etj. Dy ditë më pas, më 15 nëntor 1990, në të njëjtin dokument, po Nerulla Zebi, ka lënë një tjetër shënim me shkrim dore që thotë se informacioni iu dërgua udhëheqjes së partisë. Ndërsa shënimi në krye të faqes me shkrim dore “shoku Besnik”, nuk ka ndonjë rëndësi, pasi mendohet se është bërë për qëllim fotokopjimi.
Parashikimi i CIA-s
Edhe pse ka shumë të ngjarë që pas shënimit “një kuadër i CIA-s” të mos jetë aspak një agjent i shërbimit inteligjent amerikan, e shumta mund të jetë një informator nga radhët e diplomatëve apo gazetarëve, të vetmit që kishin mundësi të pakufizuar lëvizjeje në ato kohëra, përmbajtja e dokumentit është krejtësisht e saktë, apo krejtësisht parashikuese. Pra, sipas përmbajtjes së dokumentit, “kuadri” i CIA-s paralajmëronte se para apo pas festave të nëntorit “studentët mund të organizonin një demonstratë për shkak të kushteve të vështira të studimit, fjetjes, ushqimit. Ata mund të dalin edhe me kërkesa për ndryshimin e programeve mësimore dhe me ta mund të bashkohen edhe të rinj të tjerë”. Dhe po të kesh qenë një dëshmitar, apo po të kesh ndjekur ngjarjet, kështu ka ndodhur saktësisht, apo historikisht. Sepse vërtet studentët e Qytetit Studenti u ngritën pas festave, më 8 dhjetor 1990, me fillimisht kërkesa për përmirësimin e kushteve. Në vijim informacioni paralajmëronte se duhet të shmangeshin ceremonitë e zakonshme, pra grumbullimet, duke bërë që edhe për këtë pjesë spiuni të ketë pasur informacion të saktë. Kjo sepse vërtet në këtë kohë Sigurimi i Shtetit apo krerët komunistë të vendit i evituan grumbullimet festive apo sportive. Një shembull ilustrues mund të shërbejë edhe shpërndarja e dhunshme dhe e nxituar e demonstratës së studentëve mesditën e 9 dhjetorit, pasi sportdashësit e Tiranës në të njëjtën kohë do të shkonin në stadiumin “Qemal Stafa”, që ishte në afërsi të demonstruesve të bllokuar në rrugën e Elbasanit, pranë Liceut Artistik. Pra, studentët u goditën dhe shpërndanë para se me ta të tentohej ndonjë marrëveshje vetëm nga frika se grumbullin e tyre mund të bashkoheshin tifozët që po shkonin në stadium.



_________________
Tirona quarens intellectum - Tirona ka nevoje per intelekt!

Tirona ubi maior, minor cessat - Ku ndigjohet e modhja Tiron, te tjeret duhet t'a mbyllin (gojen)!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirana e konvencionit antikomunist
PostPostuar: e martĂ« 15/12/2009 14:46 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 22/04/2005 20:53
Poste: 1157
Vendndodhja: Arnhem, NL
Si ''veteran'' i atyne ditve mund te them qe frika se sportdashesit do i bashkoheshin studentve paska qen e kot.
Kjo per arsye se me sa maj men une ate dite luhesh neshja morri i kuq-miu blu.
Kto lloj sportdashsish po te ishin per tu bashku do bashkoheshin me policin e jo me studentet.
Menoj qe tifozat e Tirones ato dite mo shume e kishin menjn per demostrat se per stadium.
Ne stadium kishim 45 vjet qe shkojshim, ato dit nuk ishte koha mo per sport.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirana e konvencionit antikomunist
PostPostuar: e martĂ« 15/12/2009 15:08 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 19/07/2006 00:29
Poste: 4084
Vendndodhja: Ne Tironen e ondrrave!
xhomlliks shkroi:
Si ''veteran'' i atyne ditve mund te them qe frika se sportdashesit do i bashkoheshin studentve paska qen e kot.
Kjo per arsye se me sa maj men une ate dite luhesh neshja morri i kuq-miu blu.
Kto lloj sportdashsish po te ishin per tu bashku do bashkoheshin me policin e jo me studentet.
Menoj qe tifozat e Tirones ato dite mo shume e kishin menjn per demostrat se per stadium.
Ne stadium kishim 45 vjet qe shkojshim, ato dit nuk ishte koha mo per sport.



Vallaj plako kujtova se ishin Tifozat e Tirones sepe kom qene kalamo ath!



_________________
Tirona quarens intellectum - Tirona ka nevoje per intelekt!

Tirona ubi maior, minor cessat - Ku ndigjohet e modhja Tiron, te tjeret duhet t'a mbyllin (gojen)!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirana e konvencionit antikomunist
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 16/12/2009 03:18 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
Xhomllikso! Noshta e natarrojne me demostraten e heshtur mas neshjes Tirona dinamo qi doli 0-0,se ene stadjumi ishte mush me police se folesh ka gjith Tirona qi do plaste noj gjo, por kjo ka qene ka marsi a prilli mos gaboj.



_________________
AVE TIRONA REPUBLIKE! GJAKU,KRENARIJA,DASHNIJA,NALTMADHNIJA JONE.
NJ'ASHTU SIC RRIN YJET RRETH HONES, NJ'ASHTU RRIN TIFOZAT RRETH TIRONES.

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirana e konvencionit antikomunist
PostPostuar: e martĂ« 05/01/2010 18:18 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e martë 17/02/2009 00:50
Poste: 766
Vendndodhja: TIRONAS I SMUN
TIRONA E ARTE

1. http://www.youtube.com/watch?v=iHB40fnvCaA

2. http://www.youtube.com/watch?v=Wi0pm0eysUg

3. http://www.youtube.com/watch?v=7uryW_StbcM

4. http://www.youtube.com/watch?v=JYqE0LsW75A


KET E KON PER DETYR GJITH TIFOZAT E TIRONES ME E PA.



_________________
http://www.youtube.com/watch?v=H38907oUnRo
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirana e konvencionit antikomunist
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 06/01/2010 01:14 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
Nuk ka nevoje mo per komente. VETEM TIRONA MODHE



_________________
AVE TIRONA REPUBLIKE! GJAKU,KRENARIJA,DASHNIJA,NALTMADHNIJA JONE.
NJ'ASHTU SIC RRIN YJET RRETH HONES, NJ'ASHTU RRIN TIFOZAT RRETH TIRONES.

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirana e konvencionit antikomunist
PostPostuar: e shtunĂ« 06/11/2010 00:49 
Tifoz i Ri

Antarësuar: e premte 05/11/2010 04:30
Poste: 9
Mereni me men qe ne nji rast nji personi qe e paten thir ne komitet te partise te rajonit numer dy (aty perballe parkut xha Tomit) pervec akuza te shumta si shprehje pakenaqesie,agjitacion e propagand,parazitizem,shfaqje te huaja,shprehje e deshires per tu largu nga kufijte e RPSSH, shtojshin edhe kte:"Eshte edhe tifoz i 17 Nentorit".Eshte origjinale,e njof personalisht personin ne fjale.Me pak fjale, tifoz i Tirones per sistemin ishte baraz me "armik" te "pushtetit popullor" me demek,por vetem popullor nuk ishte ai sistem.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirana e konvencionit antikomunist
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 02/03/2011 16:46 
Fanatic

Antarësuar: e enjte 29/05/2008 17:06
Poste: 110
noshta nuk esht tema e duhur megjithate ja vle me lexu se 'c'shkru "njoni prej nesh" :D :
Artur Zadrima: "Enverin" e rrëzoi populli, jo partitë
» Dërguar më: 02/03/2011 - 14:17
Gilmana Bushati

Për herë të parë flet Artur Zadrima, një nga dëshmitarët dhe aktivistët kryesorë të 20 shkurtit 1991. Ai është një nga gjashtë të arrestuarit e vetëm për atë ditë, u dënua me 45 ditë burg për shkak të pjesëmarrjes më 20 shkurt, për shkak se kishte mbajtur flamurin kombëtar pa yll, një simbol jo shumë i këndshëm për regjimin, u dënua, se kishte hedhur monumentin e Enverit. Shkresa për dënimin e tij mban datën 19 prill 1991, pra ishin zhvilluar zgjedhjet e para pluraliste. Me këtë dënim që iu dha Artur Zadrima, dhe të tjerët që u arrestuan dhe u dënuan, konsiderohet si i dënuari i fundit politik i regjimit komunist. Ai u dënua, por askush nuk ia përmendi emrin, në asnjë ceremoni shpërndarje medaljesh, në asnjë përvjetor, në asnjë aktivitet për këtë ditë. Pasi u lirua nga burgu 313 këtu në Tiranë, kërkoi të ikte nga vendi që e dënoi për flamurin, se kishte hedhur monumentin e Enverit dhe në Partinë Demokratike i thanë se "ne nuk ndihmojmë vagabondët". Ishte kjo parti që përfitoi nga lëvizjet e studentëve dhe nga greva e tyre që nuk e asistoi asnjë ditë në gjyq, as Arturin dhe as gjashtë të arrestuarit e tjerë. Zadrima, pasi e përcakton 20 shkurtin si dita e rrëzimit të regjimit, thekson se asnjë grup, grupim, jo më parti politike, nuk e organizoi rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës. Ishte populli dhe dëshira e tij e madhe për ta bërë një gjë të tillë. Artur Zadrima ka 20 vjet që nuk ka folur për këtë histori, për këtë ditë. "Pse të flas", shprehet, "unë nuk isha atje për të marrë ofiqe e poste, as dekorata apo medalje, isha aty se duhej të isha". Zadrima tregon edhe historinë e flamurit pa yll që u shfaq në Qytetin Studenti, por edhe në sheshin "Skënderbej" kur banorët e Tiranës shkuan të rrëzuan monumentin. I kujt është ai flamur, si iu përmend në polici, gjatë periudhës së hetuesisë dhe në gjyq fakti që kishte pasur flamur pa yll.
Si u angazhuat ju në lëvizjet e dhjetorit 1990 e më pas të ato të shkurtit 1991, kur nuk në atë kohë nuk ishit studentë?
Ishte mëngjesi i datës 9 dhjetor 1990. Bashkë me një shok po shkonim në ndeshjen Tirona-Dinamo, për të rinj, që luhej në stadiumin Qemal Stafa. Aty te liceu artistik pamë postblloqet e policisë nga njëra anë dhe në tjetrën pamë me qindra studentë që po zbritnin nga rruga e qytetit Studenti. Lamë biçikletat në fushën që gjendej mes ambasadës ruse dhe asaj italiane. Në mes të studentëve arrita të dalloja Azem Hajdarin, Shinasi Ramën, pashë dhe profesorët Omer Stringa dhe më pas ndodhi ajo që e dinë të gjithë. Po që prej asaj dite, unë kam qëndruar në qytetin Studenti. Në atë kohë Edvini (Shvarc) pati marrë nga shtëpia një flamur pa yll dhe e kishte vënë në një nga dhomat e Qytetit të Studenti, flamuri ishte i gjyshit tonë të përbashkët.
Pastaj në ditët 9, 10, 11 dhjetor në qytet mbanin fjalime të gjithë, si drejtues politikë, Berisha, Meksi, Pashko, por edhe punëtorë, intelektualë, që dilnin në mbështetje të lëvizjes Studentore. Kjo lëvizje fitoi një mbështetje të madhe në popull. Por, kishte një problem të madh, shumica e studentëve kërkonin që qeverisë t'i kërkohej krijimi i një shoqate studentësh, sepse sipas tyre, kjo kërkesë do të mundësonte ardhjen e pluralizmit. Dhe këtë tezë studentët filluan ta mbronin fort. Për këtë arsye u hap një debat i madh në ato ditë në rrethet intelektuale që gjendeshin në Qytetin Studenti. Nëse do të kërkohej vetëm shoqatë studentësh, si do të përfaqësoheshin intelektualët, punëtorët, kooperativistët, thua se do të kërkohej që të gjithë të kishin shoqatën e tyre? Pikërisht te ky debat e pati spunton krijimi i Partisë Demokratike, e cila si parti, do t'i përfaqësonte të gjitha këto shtresa. Por edhe pse ishte caktuar takimi me Ramizin, mjaft studentë këmbëngulnin që të kërkohej shoqatë studentësh. Pasi u vendos që të shkohej në takim, secili fakultet zgjodhi 5 delegatët e tij. Unë mora pjesë në mbledhjen e fakultetit të ndërtimit. Edhe pse nuk isha student ata më zgjodhën si delegat për të shkuar në takim, por një gjë e tillë nuk m'u duk e arsyeshme që të zija vendin e njërit prej studentëve. Kur kthehen nga takimi me Ramizin, bëhet mitingu i madh mbështetës në qendër të Qytetit Studenti. Në një nga ata që mori fjalën ishte edhe Azem Hajdari, i cili u shpreh se "ato gishta duhet t'i ulim". Ishte fjala për dy gishtat e ngritura lart, për të cilat Ramizi kishte thënë se do i priste. Pastaj ngjarjet rrodhën me shpejtësi, krijimi i PD-së, dalja në qarkullim e RD-së, për të cilën bëhej radhë e madhe për ta blerë me dhjetëfishin e çmimit. Pavarësisht këtyre zhvillimeve tensioni politik u fashit në pak javë, asgjë nuk po lëvizte dhe as po ndryshonte, ekonomia vazhdonte të ishte e dobët dhe nuk po dëgjohej ndonjë zë kundër. Duke parë një situatë të tillë, studentët filluan me mitingje të reja dhe me kërkesa të reja ndaj pushtetit, ku kërkohej heqja e emrit Enver Hoxha Universitetit. Kjo situatë vazhdoi deri në kulmimin e grevës së urisë së studentëve. Hyrja e studentëve në grevë ishte një çast i paharrueshëm, ishte errësirë e madhe të gjithë 723 studentët puthën flamurin pa yll para se të hynin në vendin ku u bë greva. Në grevë pati ndërhyrje. PD-ja nuk donte acarime politike, pasi kishte nënshkruar një marrëveshje për paqe sociale me PP-në deri në mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 31 mars 1991.
Aty në grevë ishte dhe Azem Hajdari një nga liderët kryesorë të PD-së, që edhe donte të ishte me grevën, por edhe nuk ishte me grevën. Studentët menjëherë patën mbështetje të madhe popullore, banorë të Tiranës dhe të tjerë të ardhur nga rrethet qëndronin ditë e natë në Qytetin Studenti. Me kërkesën për heqjen e emrit Enver Hoxha universitetit të Tiranës, studentët nuk kishin si qëllim vetëm emrin, por vetë enverizmin. Kisha qenë dëshmitar i një prej atyre skenave të turpshme të komunizmit. Në Golaj të Kukësit ku punoja, sollën një të dënuar politik. E çuan në të gjitha fshatrat përreth, ku e shanë dhe e pështynë, jo të gjithë, por ata që duhej ta bënin këtë punë. Kjo më bëri që të mbështes këtë revoltë. Në fakt populli i Tiranës do ta kishte hedhur me kohë monumentin e Enverit, sepse sa herë iknim në shtëpitë tona, gjatë grevës së urisë së studentëve, thoshim me njëri-tjetrin, shkojmë te sheshi për ta hedhur. Por duket se nuk ishin pjekur aq sa duhet kushtet dhe se njerëzit ende kishin frikë ndaj regjimit.
Dhe erdhi 20 shkurti 1991? Ku u gjendët ju?
Po ne rrinim gjatë gjithë kohës te Qyteti Studenti dhe mundoheshim t'u jepnin grevistëve aq ndihma sa mund të siguronim. Atyre u jepnim kryesisht kafe dhe sheqer për të shtyrë kohën. Këtë gjë bënin të gjithë banorët e Tiranës, e kryesisht banorët pranë Qytetit Studenti. Më 20 shkurt bëhet greva e përgjithshme e Sindikatave dhe në sheshin kryesor të Qytetit u mblodhën rreth 100 mijë vetë. Pasi folën shumë njerëz në foltore, dikush tha të shkonim te sheshi. U hap fjala se qeveria do të ndërhynte me tanke për të nxjerrë nga greva studentët dhe kjo i acaroi njerëzit edhe më shumë. Së bashku me një punëtor timin, mora flamurin që e kisha me vete dhe e shpalosa. E mbanim ashtu të shpalosur dhe po uleshim nga Qyteti Studenti drejt liceut. Aty dy makina na hodhën bojë të kuqe. Njerëzit të frikësuar, se ai mund të ishte acid u larguan menjëherë dhe ne mbetëm shumë pak veta. Nga sulmi me qen pranë Radio Televizionit turma u shpërnda sërish, por arritëm të mblidheshim pak më poshtë. Dhe ashtu, me flamurin përpara ecëm drejt sheshit Skënderbej. Kur u afruam aty, unë nuk dija se çfarë të bëja, se në fakt ne po drejtonim turmën, s'e dija se cili do të ishte veprimi tjetër. Pikërisht aty te sheshi turma u nda në dysh, një pjesë, ku isha unë shkuan nga Pallati i Kulturës drejt 15-katëshit dhe pjesa tjetër nga rruga e Kavajës. Te 15-katëshi një sampist më thotë "Turi hiqe flamurin se të kanë pikasë". Pasi ra monumenti i Enverit unë u gjenda, së bashku me flamurin hipur në IFA-n që po tërhiqte monumentin. Flamurit i kisha vënë një shkop dhe po e valëvisja në entuziazëm e sipër.
Si u arrestuat?
Pasi kishin kaluar disa ditë nga rrëzimi i monumentit, pas ngjarjeve të Shkollës së Bashkuar, sapo dilja nga shtëpia, ishte data 27 shkurt, ndeshem me një njeri dhe më thotë "mund të vish deri në rajon". Atje më pyetën shumë normalisht: "Ke marrë pjesë në miting; ke qenë kur u rrëzua monumenti; ke pasur flamur pa yll?". Të gjitha këtyre pyetjeve iu përgjigja me "po". Ndërsa më merrte në pyetje shefi, të pranishëm ishin rreth 10 sampistë. Dy prej tyre fërkonin duart dhe i thonin shefit të tyre "ta marrim ne në dorë". Por ai u tha "jo" dhe kështu shpëtova njëherë.
Pastaj ku ju çuan?
Të lidhur me pranga më çuan te 313. Po prisja aty poshtë deri sa më morën në dorëzim ata të burgut. Aty nuk i shpëtova dot rrahjes. Sa më morën në dorë më rrahën me shkopinj gome, po aq fort saqë për një javë nuk e ndjeja dot dorën e djathtë, se në përpjekje për të mbrojtur kokën ishte pjesa më e goditur dhe trupin e kisha gjithë flluska, flluska. Në burg kemi qenë gjatë gjithë kohës të izoluar, nuk merrnim vesh se çfarë bëhej jashtë, as lajm dhe asgjë. Familjarët nuk arritëm t'i takonim dot. Ata na sillnin vetëm pak gjëra. Një ditë, po na çonin për t'u qethur, kur papritur pashë që një polic po lexonte një gazetë. U zgjata për të parë se çfarë ishte shkruar. Polici më pikasi dhe më tha "na, ju që deshët të rrëzonit monumentin". Në ato pak sekonda arrita të shoh titujt e mëdhenj për eksodin e marsit. Atëherë mendova se gjithë shokët e miqtë e mi paskan ikur. Në të njëjtën dhomë me mua ishte dhe një gjimnazist, 17 vjeç.
Kur dolët në gjyq dhe kush ishte trupa që ju gjykoi dhe prokurorët?
Dalja jonë në gjyq përkoi me ardhjen në Shqipëri të ministrit të Jashtëm të Italisë, Marteli. Gjatë takimeve zyrtare, ai u shpreh se "të burgosurit e 20 shkurtit janë të burgosur politikë".
Ishim gjashtë veta që dolëm në gjyq për ngjarjen e 20 shkurtit. Unë vëllezërit Spaho nga Lapraka, Mehmet Brahimi, e të tjerët që nuk më kujtohen emrat. Gjykatës ishte Arben Rakipi, prokuror ishte Genc Gjokutaj. Për nenet që kishim shkelur ne duhet të dënoheshim deri në një vit, por si pasojë e situatës dhe deklaratës së Martelit u dënuam vetëm me 45 ditë burg. Por duke i parë tani ngjarjet them që mua burgu më shpëtoi nga ndonjë vrasje, pasi në Tiranë ndodhën edhe vrasje pas rrëzimit të monumentit. Gjatë kohës që qëndrova në burg pashë se si sampistët sollën me qindra njerëz që kishin tentuar të iknin në Itali dhe i rrihnin përgjatë gjithë natës. Por di, që pasi u liruam ne, nuk kishte më të burgosur politikë në burgjet shqiptare.
Kur dolët nga burgu?
Menjëherë dola. Sapo dola, dikush më tha "ki kujdes, mos lëviz shumë dhe mos dil natën". Met Brahimi pasi del nga burgu e rrahin keqas. Duke parë këtë situatë, kërkova vizë për të ikur jashtë se këndej nuk isha i sigurt. Iu drejtova partisë politike, PD-së, për të marrë një vizë si pjesëmarrës në lëvizjen studentore dhe në grevë. Përgjigja e tyre ishte "nuk merremi me vagabondë"
Pse nuk keni folur gjatë këtyre viteve asnjëherë për këtë angazhim?
Për çfarë të flas? Për 20 vjet, deri para një viti askush nuk u kujtua për këtë ngjarje dhe për protagonistët e saj. Çfarë të kërkoj medalje dhe ofiqe? Unë asnjëherë nuk kërkova arkëtimin e të mirave për pjesëmarrjen në atë ditë, që e përsëris edhe njëherë nuk ishte e organizuar, ishte thjeshtë spontane. Po të them të drejtën askush nuk e vlerësoi siç duhet 20 shkurtin. Mora vesh për një grup që kishte kërkuar dekorimin për organizimin e asaj dite, po në të vërtetë nuk e organizoi askush. Njerëzit që dolën atë ditë atje, nuk dolën as për ofiqe dhe as për poste. Shoh që shumë njerëz që kanë marrë përfitimet e asaj dite, apo që kanë krijuar parti duke pasur në shpinë si background pjesëmarrjen në këtë revoltë, as vetë nuk e dinë se ku kanë qenë atë ditë. Askush nuk na u drejtua ne për të mësuar rreth asaj historie, Askush nuk e përmendi faktin që për rrëzimin e atij monumenti kishte të arrestuar, askush nuk erdhi të na merrte dëshmi për këtë, përveç "Gazetës Shqiptare", askush tjetër, pavarësisht festimeve dhe zhurmës së madhe që u bë për këtë ditë.

Pjesë nga aktakuza
ndaj Artur Zadrimës
"...Gjatë orëve të paradites në qytetin studenti nën thirrjen e bërë një natë më parë nga sindikatat e pavarura të punëtorëve me mjetet e informacionit janë mbledhur në qytetin studenti mijëra dhe mijëra punonjës të Tiranës në shenjë solidarizimi me studentët grevistë dhe kërkesat e tyre bërë qeverisë. Në këtë grumbullim ka marrë pjesë dhe i pandehuri Artur Zadrima. Së bashku me masat punonjëse ai ka zbritur poshtë dhe ka vajtur në sheshin kryesor të qytetit të Tiranës. Me vete ai ka pasur dhe flamurin kombëtar të viteve 20. Pas rrëzimit të përmendores së Enver Hoxhës në orën 14 e 05 minuta dhe lidhjes së saj pas automjetit, i pandehuri Artur Zadrima ka hipur sipër automjetit duke shpalosur flamurin kombëtar...".
"...Akuzohet se
Ka kryer shkeljet e dekreteve "Për mbledhjet, grumbullimet dhe manifestimet e shtetasve në vendet publike" dhe "Për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve" nr. 7408 dt.31.9.1990 dhe nr.7459 22.1.1991. Kjo aktakuzë u përpilua në Tiranë sot, me dt.20.3.1991 nga unë
Hetuesi
Shkëlqim Kokona"

burimi: http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=94466


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirana e konvencionit antikomunist
PostPostuar: e premte 27/04/2012 15:38 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 3020
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
Nuk disha ku ta vendossha, po e vej ketu,

R.I.P. dhe faleminderit Ardian Klosi..qofte edhe vetem per shkrimin e meposhtem....

Dialekti si strehë dhe si rezistencë nën shembullin e tironçes

Nga Ardian Klosi

Gjuha jeton përmes dialekteve, që janë limfa e jetës së saj. Kjo e vërtetë megjithatë shpesh harrohet dhe dialektet shihen si një shfaqje „historike“ dhe e tepërt, që njeriut modern nuk i duhet. Sidomos në kohën tonë të globalizimit dhe masmediave dialektet shumëkund janë në tkurrrje dhe shuarje të plotë. Në rast se, në globin tonë çdo dy javë shuhet një gjuhë, sikundër e nxirrte një studim amerikan i para disa muajve, dialektet mund që ndoshta treten dita-ditës.
E prapëseprapë askush nuk mund të thotë se ka rënë kambana e dialekteve ose të folmeve të veçanta dhe se njeriu modern nuk do t’i rikthehet edhe në këtë pikë asaj çka i kanë lënë trashëgim shekujt. Në shtjellimet e mëposhtme dukuria do të vrojtohet në shembullin konkret të dialektit të Tiranës: Si ka jetuar e mbijetuar ai, ç’e ardhme e pret vallë? Në hartën dialektore të Shqipërisë Tirana me fshatrat e saj bën pjesë në të folmet e gegërishtes jugperëndimore, dmth. në një zonë që përfshin ç’përmbledh trekëndëshi Durrës-Elbasan-bregdet. Por edhe brenda kësaj zone Tirana ka veçantitë e saj gjuhësore, të cilat këtu nuk është vendi t’i rendisim me hollësi, por megjithatë ndoshta për t’i cekur ato më kryesoret, ato që japin tingëllimin e vërtetë ‚tironas’.
Ashtu si shumica e dialekteve të gegërishtes edhe e folmja e Tiranës ka zanore të gjata, të mesme e të shkurtra, ka zanore hundore, i asimilon tingujt mb, nd, ngj në m, n, nj (mâjta, nava, njita etj.), grupin va e bën vo (voj, vorr, votër), përdor infinitin e tipit me shku, me punu, formën e pakryer të foljeve e ndërton me sh: merrsha, bojsha etj. Këtyre do t’i shtonim disa veçori, që janë tipike ‚tironçe’: Zanorja a e theksuar bëhet ô: dhônri, fullônza, kom mor, moca, kurse a-ja e patheksuar shpesh del si o: gamori, damotja, aborri (Kur ishim fëmijë tregonim edhe këtë anekdotë: Mësuesi tironas u thotë nxënësve: „Sot, të dashun nxonës, do morim gërmën O. Përsrisni bashkë me mu: As-mo-ni-„ – fjala ishte për Osmanin); diftongjet ue, ye, ie zakonisht janë tkurrur në u:, y:, i:, duke u zgjatur këto zanore: gru, ftu, kryt, t’lyn, mill, qill, dill. Zanorja ë kur është e patheksuar shumë shpesh nuk dëgjohet: kpuc, knet, shnet, gzim, klysh etj. Fjalët me burim turk theksohen në rrokjen e parafundit: páre, káfe, xháde, budállë, bakllávë, ndërsa disa fjalë të tjera e marrin theksin në fund: kaqí, aqí, gadí etj.
Ndoshta edhe këto pak karakteristika mjaftojnë për të krijuar përfytyrimin e së folmes origjinale tironase, ku dallon në radhë të parë hundorësia dhe ndërrimet zanore që përmendëm. Përfytyroni që një fjali e gjuhës letrare si: „Ku t’i fshihem babait se më hëngri macja bakllavanë“ në tironçe do të tingëllonte: „Ku me iu mçef babs se m’hôngri moca bakllavën“ dhe e keni marrë aromën e veçantë të këtij dialekti. Është interesante të vihet re, sidomos me kalimin e tingullit hundor â në ô, se tironçja afron më shumë pikërisht me skajin tjetër të të folmeve gege, me kosovarishten.
Por flasim gjithmonë për hartën dialektore të Shqipërisë dhe një gjendje që mbizotëronte në Tiranën para 1944-s. Deri në atë kohë, në dekadat e para të shtetit shqiptar, e folmja tironase u zgjerua dhe u bë mbisunduese në kryeqytetin e ri të Shqipërisë; kjo për dy arsye: mënjanë u zgjerua jeta tregtare dhe ajo e zanatçinjve, sidomos me Pazarin e Vjetër; së dyti, gjuhë zyrtare e Shqipërisë ishte vendosur që në vitin 1918, me Komisinë Letrare të Shkodrës gegërishtja jugore, konkretisht elbasanishtja, që duke mos qenë larg tironçes ndihmoi që kjo e folme të mos humbte asgjë nga karakteri i saj i mirëfilltë.
Natyrisht që vendosja e pushtetit komunist mbas 1944-s do të ndryshonte shumë gjëra në të folmet e Tiranës, sikurse ndryshoi në gjuhën zyrtare të saj dhe të gjithë Shqipërisë. Dihet se toskërishtja u bë menjëherë mbisunduese, ngaqë edhe shumica e brigadave partizane dhe e udhëheqësve komunistë vinin prej Jugut të Shqipërisë. Në vitin 1972 gjuhë standarde e Shqipërisë u vendos toskërishtja me disa ndryshime të vogla njësuese, duke u ndaluar njëkohësisht shkrimi dhe përdorimi publik i varianteve gege. Në Tiranë erdhën e u vendosën shumë familje nga gjithë Shqipëria, por kryesisht nga qytetet dhe fshatrat e jugut, si të zonës së Vlorës, Gjirokastrës, Korçës etj. Nga ana tjetër armiqësimi me Jugosllavinë dhe izolimi gjithmonë e më i madh i Shqipërisë bënë që Tirana të mos ketë më asnjë lloj komunikimi me Kosovën dhe Maqedoninë, ku dhe ishte përqëndruar popullata më e madhe që fliste dialekte të ngjashme me ato të zonës së Tiranës. Të gjithë këta faktorë bënë që të ndryshojnë katëcipërisht raportet dialektore dhe raporti i së folmes vendase me gjuhën zyrtare në kryeqytet.
Mirëpo gjuha dhe dialektet e saj janë njësi të qëndrueshme dhe njëkohësisht kryeneçe. Nuk e mbaj mend tani se kush njeri i shquar e ka thënë: gjuha është si një shtëpi, një strehë e jona. Aty ndihemi mirë, brenda saj lëvizim lirshëm, ndiejmë, përçojmë e shijojmë të gjitha nuancat e jetës. Kjo është dhe arsyeja që edhe në vendet më të qytetëruara, megjithë zhvillimin marramendës informatik-masmedial, dialektet vijojnë të ruhen krahas gjuhëve zyrtare. Merrni edhe vetëm shembullin e Zvicrës, ku ‚Schwitzerdutsch’ ka gati statusin e një dialekti kombëtar. Kur studjoja në vitet ’80 univesitetin e Insbrukut në Austri më dukej në fillim gati e pabesueshme që një pjesë e studentëve përdornin në seminare të folurën tiroleze. Më ngjante ky dialekt disi i pagdhendur dhe fshatar, me tingujt e tij grykorë, sikur nuk ishte i aftë të përçonte dije shkencore. Por dalëngadalë dëgjova që e përdornin edhe një pjesë e profesorëve dhe kuptova se ai dialekt ishte jo vetëm shtëpi dhe strehë për gjithë ata djem e vajza të reja, si dhe për shkencëtarë të një rangu botëror, por edhe njëfarë rezistence ndaj hegjemonisë së gjuhës së madhe gjermane, ashtu siç flitet nga stacionet ZDF e ARD ose shkruhet nga „Frankfurter Allgemeine Zeitung“ dhe „Der Spiegel“.
Në mënyrë të pandërgjegjshme, por këmbëngulëse dhe depërtuese, gjatë gjithë periudhës së diktaturës tironçja përbëri mënyrën kryesore të mbijetesës së shpirtit tironas, të gjithë atyre shtresave artizanësh, zanatçinjsh, tregtarësh, kafexhinjsh a kopshtarësh, që nuk pranonin të asfiksoheshin dhe vdisnin nën peshën e aparatit, i cili kërkonte „krijimin e njeriut të ri“ - ashtu siç u shkatërrua dhe vdiq Pazari i tyre i Vjetër ose rruga e Barrikadave. Tironçja vazhdonte të flitej jo vetëm te Pazari i Ri dhe në kafenetë tironase, te “Tymi”, te „Derri“ e te “Postiqja”, jo vetëm në dy stadiumet dhe te Pallati i Sportit, por ajo flitej edhe nëpër takime, në bulevard dhe lulishtet e mëdha të kryeqytetit, ku njerëzit haheshin për sport ose vinin baste fshehurazi. Tironçja flitej jo vetëm nga tironasit denbabaden (me pus dhe carac në oborr), por për çudi edhe nga shumë të rinj, prindët e të cilëve vinin prej qyteteve të Jugut ose Veriut të Shqipërisë. Tironçe flisnin pikësëpari gati të gjithë tifozët e „17 Nëntorit“, që ishte ekipi më i mirë i kryeqytetit dhe i Shqipërisë, edhe pse „lart“ nuk e donin shumë (të gjithë udhëheqësit e atëhershëm ishin ose me „Partizanin“ ose me „Dinamon) dhe nuk linin rast pa e dëmtuar, duke i marrë nganjëherë lojtarët e mirë për ekipet e „tyre“ ose duke mos i lënë të dalin jashtë shtetit futbollistët „me biografi të keqe“. Mirëpo me biografi jo të mirë ishin shumica e atyre futbollistëve, për arsye se vinin nga familjet e zanatçinjve ose tregtarëve jokomunistë tironas: e pra shihet se si rreth klubit „17 Nëntori“ erdh e u mbodh njëfarë rezistence e heshtur, ku tifozllëku kundër ekipeve të Ushtrisë Popullore ose Sigurimit të Shtetit ishte po aq i rëndësishëm sa edhe kryerja e këtij tifozllëku në dialektin më të skajshëm tironas. Megjithatë, për hir të së vërtetës, duhet thënë se tiranasit kanë qenë e janë në përgjithësi një popull i butë, që shohin pikësëpari kopshtin e tyre, rakinë që duhet ta nxjerrin sa më të mirë dhe muhabetin e shtruar. Nuk ishin pra, bie fjala, aq kokëfortë e kryengritës sa shkodranët, banorët e një qyteti me histori shumë më të vjetër e që ishte goditur kulturalisht në një mënyrë shumë më të tmerrshme sesa Tirana.
Ndërkohë kishte marrë hov gjuha letrare, nëpërmjet shtypit, botimeve, radios e më vonë televizionit. Me shtimin e shkollave të mesme dhe studentëve universitarë, u rëndua ana tjetër e peshores gjuhësore, duke u krijuar, krahas ngjyrimeve lokale që vinin prej zonash të tjera, një gjuhë standarde gjithmonë e me më neutrale nga ana dialektore, një proces që ndodh thuajse në të gjitha vendet që hyjnë në rrugën e qytetërimit. Vetëm se ky mbisundim i „gjuhës së kulturuar“ bëri që tironçja ta ndjejë veten gjithmonë e më të zmbrapsur e të diskriminuar, si zhargon i një rruge „pa nivel“. Në publik ajo s’përdorej asnjëherë, e shumta në ndonjë skeç estrade dhe te komedia e mrekullueshme „Prefekti“, që krijonin të gjitha së bashku idenë e një gjuhe të njerëzve të pakënduar. Natyrisht që kjo gjë u vinte për mbarë udhëheqësve dhe personazheve të tjerë që bënin politikën gjuhësore-kulturore në Shqipëri; ata kishin arritur të degradonin në gjuhë estrade edhe variante me një histori shumë më të madhe shkrimi, siç ishte shkodranishtja, e jo më të shqetësoheshin për margjinalizimin e tironçes.
Karakteristikë e gjithë zhvillimeve demografike-kulturore, ku hyjnë edhe zhvillimet gjuhësore, në Shqipërinë e pas vitit 90 është gjendja e pakontrolluar, shpesh anarqike. Këto zhvillime përfshinë në radhë të parë Tiranën, ku erdhën e u vendosën banorë të shumtë, sidomos nga Verilindja e Shqipërisë, por edhe nga zonat e Jugut, që shpërnguleshin herë-herë si fshatra ose fise të tëra në rrethinat e kryeqytetit. Në pikëpamje gjuhësore kjo bëri që dikotomisë tradicionale gjuhë e kulturës-tironçe, kryeqytetit t’i shtoheshin një numër dialektesh ose gjysmë-dialektesh; nga ana tjetër fuqizimi i masmediave ka bërë që shqipja standarde, me gjithë gabimet e shumta dhe vërshimin e fjalëve të huaja nga italishtja dhe anglishtja, të depërtojë përherë e më thellë në masat e banorëve që thuajse janë trefishuar në vetëm dymbëdhjetë vjet. Tingëllimi i veçantë tironas prapëseprapë nuk ka humbur. Ndoshta në brumin e vet më origjinal atë mund ta dëgjosh vetëm nga njerëz të moshuar që vijnë kryesisht prej fshatrash përreth. Por – dhe kjo është e habitshme – tironçen vazhdojnë ta bëjnë të vetën edhe të rinj që vijnë prej trevash të tjera të Shqipërisë, sidomos nëpër kantieret e ndërtimit, në dyqanet e kafenetë e shumta që u hapën prej 1991-shit e këndej.
Me sa duket është një tharm i fortë që s’ka për të vdekur asnjëherë. Aq më shumë kur njerëzit ta kuptojnë dalëngadalë se përdorimi i një dialekti nuk tregon as prapambetje e as injorancë, por mbart jetë dhe ngrohtësi njerëzore si shumëpak tjetër gjë e kësaj bote.


Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 2 [ 16 postime ]  Shko tek faqja 1, 2  PasardhĂ«se

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 3 vizitorë


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron