Ceremonia 20 majit 2005 per titullin e 22-te zyrtar te Kampionit per Sportklub Tiranen ishte organizuar mjaft bukur dhe me kulture. Megjithate, te pakten per mua, me duket se dicka mungoi. Mungoi perkujtimi I 75-vjetorit te titullit te pare te Sportklubit, madje te vete 75-vjetorit te themelimit te Kampionatit Kombetar, guri I pare ne cimentimin e te cilit ndodhet te vete titulli I pare I Kampionit Sportklub Tirana, atij te 1930-es. Duke ndjekur nga tribuna e shtypit e stadiumit kombetar “Qemal Stafa” kete ceremony te 20 majit 2005, mendoja bash kete. Dhe nisa ta nepermend disi dhe me ndryshe kete ceremony. Me e pakta qe mendoja ishte deshira per te pare te vendosur mbishkrimin: “75 vjet te Kampionatit” apo “SK Tirana 1930-2005, 22 tituj” Duke shkuar me tej, mendoja se do te ishte nje nderim I madh po te shkruheshin diku ne kete mjedis, keto emra marre prej panteonit tone tejet origjinal, te Kampiones se pare Sportklub Tirana: Begolli, Dr. Dashi, Gjinali I., Gurashi M., Gurashi R., Hajnali, Jolldashi B., Kajano, Prof. Karapici, Kashari, Kosova, Kusi, Maçi, Miha, Dr. Ndroqi, Sabati, Shehri, Prof. Stermasi. Mandej, mendoja se nuk do te kishte gje me te bukur se sa ajo qe, Kampionet e 2005 “te udhetonin” per tek Sheshi I Fushes se Shallvareve, aty ku eshte bar-restoranti qe ne I themi “Taivani” dhe rruges pergjate tij me nje ceremony te shpejte t’I zbulohej obelisku me emertimin “Rruga Sportklub Tirana”. Mendojs e eshte nje detyrim kombetar, jo nje favorizim. Sportklub Tirana – themeluesi I Kampionateve te Shqiperise ne vitet ’30 – ka qene nje gezim kombetar. Eh, po vertet, kujt ia thua! Shqiperia e Mbasluftes eshte fanatike vetem per nje histori, ate te Rezistences Antifashiste te Luftes se Dyte. Per te tjerat asesi. Sidomos per historine e Paraluftes. Madje ne te gjitha fushat e jetes shqiptare. Kur dihet se historia e Shqiperise kurrsesi nuk mund te jete vetem periudha e tre vjeteve 1941-44! Megjithate bukur edhe ashtu sic u be. E tash, duke qene se “Futbolli Shqiptar – MAGAZINE” si e vetmja reviste e histories sportive ne Shqiperi, po I tregon brezit te ri se si u kurorezua si 75 vjet me pare Sportklub Tirana si Kampionja e Pare e Shqiperise. Sepse sic thote nje njeri I madh: “Cfare kulture baze mund t’iu mekohet te rinjve pa Historine, qe perben shtyllen baze; cfare vetedije civile mund ti mekosh nje qytetari I cili injoron nga vjen atdheu I tij; perse eshte, si eshte dhe si duhet te jete?”. Dhe shton: “Kultura, ajo e verteta, eshte 80 perqind histori”.
Kampionati I Pare: ora 15.30 e 6 prillit 1930!
Viti 1930. Dhe njoftim I pare qe gjejme: “Per pranveren qe do te vije, Drejtorija e P. E Entit ka organizuar nje kampionat kombetar te futballit duke dhene porosite nder te gjitha deget e Prefekturave qe te fillohet pergatitja e skuadrave futbollista qe tashti, ne menyre qe kampionati te jete I denje te dale e ta perfaqesoje dhe ne vende te huaja”. Njoftimi eshte I 29 janarit 1930. Pese dite me vone, me 5 shkurt 1930, njoftohet disi me buje se Sportklub Tirana ka riformuar “parine vepruese” e perbere nga Teki Selenica(kryetar), Petro Korcari dhe Zoi Xoxa (keshilltare) e Anastas Shundi (sekretar) si dhe Anastas Koja (arketar). Nderkaq kryeministri I Shqiperise Kostaq Kotta, pranon te jete kryear nderi I Sportklubit.
Ne Shkoder, pas shume peripecive formohet “Bashkimi Sportiste”, sic quhet, me synimin per te bashkuar pese shoqerite kryenece te Shkodres te cilat nuk pranonin, dhe per ti bindur qe te marrin pjese ne Kampionatin e Pare me vetem nje skuader. Kryetar zgjidhet I mirenjohuri Taip Shkodra dhe anetare te kryesise Ranko Cerenko, Teofik Bekteshi dhe Salvator Kurti. Kuptojeni se te gjitha keto kryesi ishin dege te Federates Shqiptare te Futbollit ne qytete! Dhe…”Kampionati Kombetar – 6 Prill”, sic njofton me buje shtypi duke u shkruar kesisoji per ti ngja sa me shume te jete e mundur Evropes, kur me 31 mars Brenda ne Tirane perurohet Fusha e re e Shallvares me ndeshjen miqesore Urani I Elbasanit – SK Tirana 1:0! Por kampionati nuk do te kishte kesisoj befasinash. Per ne sot, kjo ndeshja ka rendesi se na ben te ditur ndertimin e Shallvares.
Historia kishte nisur tashme…
Rexhep Jalla, Mihal Sherko, Ali Erebara, Oresto Morra, Giandomenico De Marxhis eshte peseshja e Komisionit te Kampionateve, sic quhet kjo Federate e ngritur me kohe dhe ne qe gabimisht kujtojme se federata Shqiptare e Futbollit eshte themeluar 6 muaj me vone, pra qe ne qershorin e 1930-tes! Interesante eshte se, kjo Federate apo ky Komision, ka ne perberje dy ushtarake: major Erebara, major Morra dhe tre civile; zoterinjte e shquar Jella, Sherko dhe profesor De Marxhis. Dy prej te cileve italiane: Morra dhe De Marchis cka tregonte nje mbeshtetje ne pervojen nderkombetare.
Eshte nje komision qe do te kete shume pune, sepse cdo jave do te kete probleme qe do ti detyrojne te marrin vendime: omologime ndeshjesh, perjashtime, anullime, denime. Deri aty sa cdo jave mbas zhvillimit te ndeshjeve shtypi me nje kthjelltesi per tu marre shembull edhe per sot boton vendimet e ketij komisioni qe nuk eshte gje tjeter vecse Federata Shqiptare e Futbollit. Kishte filluar plot pasione e disi me ashpersi Kampionati I Pare I Shqiperise. Dhe ne gazeten e “Arbenia” gjejme nje deklarate te jashtzakonshme te z. Rexhep Jelles, I cili nenshkruan fjale per fjale si “President I komisionit te Kampionatit”. Ja pra nje President I Federates Shqiptare te Futbollit para qershorit themelues 1930. Kemi shkruar: nuk mund te metojme qe ne Shqiperine e 75 vjeteve me pare, te gjejme organizime glosaksone te llojit, ndonese ne to ka nje stil te vertete evropian. Deklarata e Presidentit Jella, ne te vertete eshte nje ide e madhe e Fair Play-t sportive te sotem. Ai shkruan: “Ndeshjet sportive pervec propagandas se Sporti pergjithesisht, duhet te sherbejne per te bashkuar shpirtet dhe per te cfarosur tendencen dem-pruese antagonizmesh e cila e future ne sheshin sportic, do te perjetesonte midis viseve dhe qarqeve te ndrshme, zemerime dhe merina te cilat perkundrasi duhen cdukur”. Kampionati ka filluar ne oren 15.30 te 6 prillit 1930 me pjesemarrjen e 6 skuadrave: SK Tirana, Skenderbeu Korces, Bashkimi Shkodran, Teuta Durresit, Urani Elbasanit dhe Vlora. Nisja ka nje “finale” te madhe qe do te zhvillohej pikerisht aty ku ishte lindur futbolli, ne Shkoder. Ishin Bashkimi Shkodran dhe Tirana. Per kohen, ndeshja ishte nje spektakel pertej cdo parashikimi. Fitojne shkodranet 3-2 duke shenuar Qazim Dervishi, Pac Koliqi, Gjon Kiri dhe Rexhep Maci e Hilmi Kosova per SK Tiranen. Ishin golat e pare te dy skuadrave te cilat qe ate dite, do te paraqiteshin si me te medhate e Kampionatit Shqiptar. Gjera te ditura keto te shtjelluara gjate ne librin “Historia e Kampionateve te Shqiperise”, - Vitet 30’, por hulumtime te reja na kane cuar te zbulime te tjera.
75 vjet me pare ky kampionat I pare ka nje rregullore te shkelqyer. Kujtoj vetem keto nene qe kane te bejne me njerezit e shtypit per te kuptuar kulturen evropiane te Kampionatit: “…Do te hyjne pa pagese ne sheshin e ndeshjeve: Drejtuesit e Degave te Entit, Arbitrat qe kane karte; Shendetesori I ngarkuar posacerisht; Te dy instruktoret e skuadrave; Lojtaret reserve; Fotografet e autorizuar; Pefaqesuesit e Shtypit”. “…Per cdo loje kampionati, Drejtuesi I Deges se Entit, do te vije ne ujdi me autoritetet vendase per te siguruar sherbimin shendetesor, qetesine publike, propaganden, fotografimin”. “….Sherbimi fotografik do te behet vetem prej fotografeve te autorizuar prej autoriteteve vendase me shkrese; keta detyrohen ti paraqitin Deges se Entit debare nje kopje te fotografive te marra.”
Nder te filluarit e pare ne Evrope!
Skenderbeu I Korces, nje skuader e mrekullueshme per kohen, nuk pranon perfundimin 0-0 te ndeshjes me SK Tiranen te 22 qershorit, ne javen e fundit te kampionatit luajtur ne Kryeqytet! Dhe Kampionati I 1-re Kombetar I Shqiperise qe do te kishte kesisoj, nje mbyllje te pazakonte, e gjitha kundershtuese, cka tregonta nga njera ane, pasionin e madh qe po lindte per futbollin, dhe nga ana tjeter, naivitetin qe vinte prej moskuptimit te vlerave te nje kampionati kombetar te vertetete futbolli. Skenderbeu nuk paraqitet ne fushe as me 29 qershor ne Korce dhe as me 6 korrik ne Tirane, qe perbenin dy fundoret per titullin, per shkak te perfundimit te Kampionatit me pike te barabarta midis Korces dhe Tiranes. Ne shtyp shperthejne polemikat. Nga njera ane gazetat “Arbenia” e “Ora” te Tiranes e nga ana tjeter ajo e Korces “Gazeta e Korces”. Titujt jane bombastike dhe ngjarja merr gati permasa percarje. I ardhur nga Tirana, I ofenduar per 0-0 e 22 qershorit, te padrejte sipas tij, Skenderbeu pritet ne Korce prej nje opinioni teper te ashper I cili nuk deshironte asesi qe ai te zhvillonte dy ndeshjet me SK Tiranen. Shoqeria organizon nje mbledhje, me te gjithe anetaret e sajd he prinderit e lojtareve per ti pyetur nese duheshin luajtur finalet apo jo dhe vendoset njezeri qe skuadra te mos paraqitet ne finalet. U la megjithate te perseritet mbledhja pas 24 oreve kur dhe me shumice votash fitoi varianti I mosluajtjes , per cudi ne pamarreveshje me Pasquale Lissonin, instruktori Italian I sporteve per Korcen, ne fakt drejtori I deges se Korces te Entit Kombetar, I cili nuk e miratonte nje vendim te tille. Nje dite me pas, te enjten, mbledhja perseritet per here te trete dhe Lissoni kembengul qe ta marre ai vendimin per te luajtur dhe me te eshte perfekti I Korces, Hil M osi. Lissoni kerkon doreheqjen e Keshillit te Skenderbeut, gje qe pranohet dhe njofton Federaten se Skenderbeu do te luaje per finalet. Me 29 qershor 1930 SK Tirana mbrrin ne Korce, por publiku nuk lejon Skenderbeun te dale ne fushen e lojes. Ne prag te ndeshjes te asaj te diele te fresket vere, Korca nuk permbahet dhe rrugeve te qytetit vershojne qindra njerez te cilet mbushin rrethinen e fushes. Kur SK Tirana del ne fushen e lojes, ajo pritet me vershellima dhe thirrje ironike, ndonese nuk ka asnje faj. Nderkaq, grupe tifozash kendojne hymnin e Skenderbeut dhe Banda e Bashkise qe pritet edhe ajo me ilaritet. Pasi gjyqtari I ndeshjes, majori I famshem anglez Oakley Hill – organizatori I madh I Kampionatit Kombetar – prêt 45 minuta, ai urdheron perfundimin e procedures. Nen thirrjet “Rrofte Skenderbeu – skuadra kampione e Shqiperise!”, police dhe gjindarme marrin ne ruajtje skuadren e SK Tiranes, e cila nuk guxon as te fleje ne Korce dhe me shpejtesi mer rrugen e Pogradecit per kthimin ne kryeqytet. Nje jave me vne, 6 korrik, SK Tirana del perseri ne fushen e lojes, kesaj radhe ne Shallvare, prêt, ben nje rrotullim rreth fushes duke nderuar nje publik te shumte dhe pas 45 minutash gjyqtari I shquar I epokes, Nikolla Verbica nga Shkodra, e shpall ate fituese edhe te finales se dyte. Me 9 korrik 1930 Komisioni I kampionatit te Futbollit me kete perberje nderkombetare e me pjestare Seid Toptani, Mihal Sherko, major Ali Erebara, major O.Morra, prof G. De Marchis, vendos shpalljen e SK Tiranes si kampione e Shqiperise per mosparaqitje ne dy ndeshjet e rivalit Skenderbeu I Korces. Kampionia e pare e Shqiperise ne futboll ishte shpallur kesisoj, ne menyre thuajse aventuroze ne castin e fundit dhe me nje vendim mbi tryeze! Z. Rexhep Jella mesa duket nuk ka rezistuar dhe mund te kete dhene doreheqjen perderisa tash si kryetar apo president gjejme figuren e madhe te Seid Toptanit, qe vinte nga shkolla vjeneze, ish futbollist, deputet, minister, organizator I shquar I rinise, njeri I kultures, I ekonomise, I sportit, I politikes. Dhe per historine tone, edhe ai nje tjeter president I FSHF-se.
Sidoqofte, ne Shqiperise kishte lindur Kampionati I Futbollit. Permbyllja eshte mbremja e 10 korrikut 1930 ne Hotelin “Metropol” te Tiranes – gostia e fitores se Kampiones se Pare qe ka vazhduar deri ne agim. Tre fjalime ceremoniale pershkojne kete mbremje historike: ai I sekretarit te Shoqerise Sportive SK Tirana, Stefan Shundi; I Nebil Cikes, drejtor I gazettes “Arbenia”; I mesuesit Ramazan Jarazni, anetar I keshillit te Shoqerise SK Tirana. Keshtu, Sportklub Tirana me kapitenin e saj emblematic, Irfan Gjinalin, I pari kapiten I Kampiones ne kete histori, behej Kampionia e pare e Shqiperise. Kishte fituar nje kampionat dramatik perms nje gare te ashper, vecanerisht me dy konkurente te forte, sic ishin Skenderbeu dhe Bashkimi Shkodran. Kishte fituar 5 ndeshjes, 4 barazime dhe kishte pesuar vetem 1 humbje ne Shkoder. Natyrisht ketu pa future ketu dy ndeshjet e finaleve te paluajtura per shkak te terheqejes se Skenderbeut. Kujtoj: ishte viti 1930. Kjo do te thoshte se Shqiperia pa pervojen e meparshme te te tjereve te ardhjes se futbollit ne token e saj, organizoi Kampionatin Kombetar te Futbollit para Frances (1933), Portugalise (1935), Zvicres (1934), Bashkimit Sovjetik (1936), Norvegjise (1938), Izraelit (1932), Qipros (1935), Turqise (1959)….
20 Korrik 1930: Mbreti Zog prĂŞt Sportklub Tiranen!
20 korrik 1930 dhe ne oren 10.30 skuadra Sportklub Tirana u paraqit para Naltmadhnise se tij Mbretit, ne Banjat, e percjellur prej zotnis se tij De Marxhis, prej keshillit te shoqerise e prej lojtareve te Tiranes”, - sic shkruan shtypi. Ceremonia madheshtore behet ne Durres, e percjellur prej bandes se qytetit. Gjeneral Leon de Gjilard, Komandant I Pergjithshem I Milicise, por ne kete rast me detyren e Drejtorit te Pergjithshem te Sportit, ia paraqet skuadren kampione Mbretit Zog I shoqeruar prej Princeshes Myzejen. Kemi gjetur nderkaq per here te pare ne faqen e pare te “Gazetes Shqiptare”, e cila I kushtohet kesaj ceremonie historike me dy foto natyrisht te zbehta, qe fiksojne evenimentin ceremonial ku duket Mbreti Zog dhe Princesha Myzejen duke dorezuar cmimet fituesve si dhe foto e skuadres duke nderuar ne menyre mbreterore te kohes. Interesante eshte se skuadra eshte veshur me fanela te bardhe, jo me fanelat e saj tipike bardheblu, me te cilat kishte luajtur gjith kampionatin. Zbuloj se eshte vepruar keshtu ngaqe kjo divize eshte quajtur ceremoniale per paraqitjen para Mbretit, dhe skuadres fanelat e reja I kane ardhur nga jashte, posacerisht per ceremonine. Inisiatori eshte vete Leon Gjilardi, I cili se bashku me keto fanela ceremoniale I kishte dhuruar skuadres edhe dy buste bronzi te Skenderbeut dhe Mretit Zog. Dhe ne fanelen e secilit futbollist eshte vendosur sqiponja e flamurit kombetar, sheji I nderit per Kampionen, te cilen gjashte here SK Tirana dhe nje here Skenderbeu si kampione te viteve 30’, I kane mbajtur per cdo sezon te tyrin deri ne dorezimin e marrjes se titullit prej dikuj tjeter. Eshte si tradita e ngjashme me “scudetton” tringjyreshe te flamurit ne gjokset e futbollisteve te skuadres kampione te Serie A per cdo vit ne Itali. E pse jo, me shqiponjen eshte nje origjinalitet shqiptar. Asgje nuk pengon qe ne stinen e ardheshme Kampiona 2005, SK Tirana, ta mbaje shenjen me shqiponjen tone te flamurit ne fanelat e saj. Kryetar I Sportklub Tiranes Teki Selenica, pershendet para Mbretit, duke theksuar se “djaleria nen egjiden e N.M e tij po perpiqet me mish e shpirt te fitoje nje educate fizike, morale e patriotike dhe e siguroj N. M . e tij se kjo djaleri do te vazhdoje pa reshtur ne perpjekjet e saj per tu bere me e forte, duke ndjekur gjitnje vijat e programit te caktuar prej tij”. Mbas tij e merr fjalen vete Mbreti Zog. Fjala e tij pershendetese eshte unikale per hisotrine tone, natyrisht duke u future ne kontekstin e kohes se vitit 1930, vetem 18 vjet pas Pavaresise: “Tani due me ju porosite tre sende qi jane tre parime qe deshiroj t’ju rekomandoj. E para: te ndjekni zhvillimin e plote te dashtnise per Atdhe. E dyta: zhvillimin me zemer te kulluet e pa asnje djallezi te vllaznimit te plote midis Djelmnise dhe zhvillimin e bashkimit kombetar. E treat: Disipline. Duhet te dini se pa disipline nuk merrihet ne asnje sukses. Po s’pati disipline ne mes, cdo gje humbet vleften e vet. Djaleria po s’dha shembellen e disciplines, perpjekjet qe ben jane nul. Kini per udheheqes keto tre keshilla e duke iu mbeshtetun ketyre parimeve, ecni perpara, ju qe jeni shpresa e te arthmes. E arthmja e komit asht sigurue e pra e arthmja e juej asht e sigurte. Shpresoj se do te vazhdoje edhe pas kendej suksesi qi kini fitue dhe uroj te perparoni edhe ma.”
Me pas ekzekutohet Hymni Kombetar, I cili gjate gjithe Kampionatit kishte qene nje detyrim per t’u ekzekutuar para cdo ndeshje ne qytetet ku kishte orkester frymore. Dhe krijohet nje intimitet ose nje lirshmeri tjeter, teksa Mbreti Zog iu afrohet futbollisteve te SK Tiranes, duke I falenderuar dhe nje here, por sidomos organizatoret, gjeneral Gjilardin dhe Kolonel Agostunucci-n, sic mesojme nga shtypi. Princesha Myzejen, patronia e Kampionatit, I dorezon kapitenit te SK Tiranes, Irfan Gjinalit, Kupen e Kampiones, nje top futbolli prej bronzi me mbishkrimin perkates, I cili fatmiresisht ndodhet dhe sot e ksaj dite ne seline e SK Tiranes dhe gjithashtu mund te shfaqej te shtunen qe shkoi ne ceremonine ne Stadiumin Kombetar “Qemal Stafa”.
Ketu merr fund Dossier-I qe ne I kushtuam themelimit 75 vjet me pare te Kampionatit Kombetar te Futbollit ne Shqiperise dhe vete Federates Shqiptare te Futbollit. Eshte nje histori qe I ben nder jo thjesht sportit te futbollit kombetar, po vete kultures dhe atdhetarise se vertete shqiptare. Kur dihet se I kemi ende shume borxhe pikerisht se vertetes. Qofte edhe per ti omologuar SK Tiranes e Vllaznise titujt e Kampionateve te viteve 1939, 1940, 1942 dhe per te hyre ne shtatorin 2005 jo ne Kampionatin e 67-te kombetarm por ne ate jubilar te 70-te!
Pa te verteat e themeleve historike asgje persembari nuk mund te behet. “Amicus Socrates, des magis amica veritas” – “Sokrati eshte miku im, por me mik kam te verteten”.
Besnik Dizdari - Futbolli Shqiptar MAGAZINE
_________________ CFAR KA STADIUMI QE PO USHTON, ATY NIGJOHET VETEM TIRON
|