Sot është e martë 17/07/2018 19:22
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 3 [ 34 postime ]  Shko tek faqja 1, 2, 3  PasardhĂ«se
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: DITA E FLAMURIT
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 26/11/2008 13:34 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 05/11/2003 13:20
Poste: 787
Vendndodhja: Tirane
Njatjeta te gjitheve,

Nese e keni harru ose nuk e keni dit, sot i bi me qen festa e Tirones, me sakte Dita e Ngritjes se Flamurit ne Tirone - 26 Nentor 1912.

Ne numrin e fundit te revistes Klan ka pasur nje material te mire ne lidhje me kete ngjarje. Meqe kom nji fare lidhje me autorin e shkrimit e sigurova ket te funit ne rruge elektronike dhe po vej mo poshte.
Fotot nuk di me i von, por who_cares e mori ket gjo persiper e me kismet do i vej pak mo vone.


Imazh

Imazh


Dita e Flamurit në Tiranë

Shpallja e pavarësisë ka qenë kurorëzimi i një procesi që pati filluar me Rilindjen kombëtare, paçka se mëvetësia erdhi me rastin e rënies së Perandorisë osmane. Çdo qytet ka pasur kontributin e tij në këtë çëshje madhore, por këtu do të bëjmë fjalë se si u shpall pavarësia në Tiranë.
Në tetor 1912, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia i shpallën luftë Turqisë. Më 24 tetor 1912, ushtria turke u thye keq në Kumanovë. Pas pushtimit të Shkupit, dhe pjesës perëndimore të Kosovës, serbët kaluan luginën e Drinit dhe iu drejtuan Shqipërisë së mesme, ndërsa kishin rrethuar Shkodrën së bashku me malazezët. Ndërkaq, trupat greke i ishin sulur jugut. Në kushtet e rrezikut të copëtimit të Shqipërisë nga fqinjët ballkanikë, patriotët shqiptarë ndërmorën shpalljen e pavarësisë.
Një mbledhje e gjatë u zhvillua në shtëpinë e Abdi Toptanit. Aty morën pjesë Abdi Toptani, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Mit’hat Frashëri dhe Sali Gjuka. Ndërkohë, Mustafa Kruja njoftoi Abdi Toptanin se në Durrës kishte mbërritur Ismail Qemali dhe patriotë të tjerë, për të shpallur pavarësinë, (H. I Dalliu, Patriotizma në Tiranë, Tiranë, 1930, f. 84). Në mbledhjen e sipërpërmendur u vendos që krerët e Shqipërisë së mesme të shkonin në Vlorë.
Abdi, e Murat Toptani u takuan me Ismail Qemalin dhe patriotët e tjerë në Durrës. Prefekti turkoman dhe mitropoliti grekofil bënë të pamundurën të pengonin nisjen Ismail Qemalit me shokë drejt Vlorës, ku nuk kishte trupa të huaja. U lajmërua Refik Toptani dhe ai çoi nga Tirana në Durrës kuaj, për të bërë të mundur udhëtimin drejt Vlorës, (H. I. Dalliu, po aty, f.85). Pas një udhëtimi të rrezikshëm patriotët tanë arritën në Vlorë, dhe u mblodhën në Kuvendin Kombëtar për të shpallur pavarësinë.
Në Tiranë mbërriti lajmi se ushtria serbe po afrohej me shpejtësi. Më 25 nëntor, populli u mblodh në fushën e Shallvares, për të biseduar dhe për të vendosur se çdo të bënin. Në mesditë u mor vesh se ushtria serbe kishte hyrë në Krujë, dhe shqetësimi u rrit. Nuk kishte më kohë.
Mëngjezin e datës 26 Nëntor 1912, tellalli njoftoi popullin për t’u mbledhur tek sheshi nënprefekturës. Ishin aty të gjithë shqiptarët, që kishin punuar dhe ëndërruar për këtë ditë të madhe, por edhe turkomanët. Siç tregon Ibrahim Dalliu, pikërisht për të mos shkaktuar konflikt me ta, Refik bej Toptani shprehu “keqardhjen” e ndarjes nga Turqia, ndërsa shpallte pavarësinë. Ai tha:
“Or vllazën! Me hidhrim të madh po ju them se e pruë puna me u ndaë prej vllaznish tonë tyrq, dhe me e zbrit bajrakun e atyne qi ka valuë ktu me qindra vjetsh, edhe me ngref qeveriën komtare e me ngrejtë flamurin e Shqipniës. Dhantë Zoti e u puqshim si sod gojë ndër gojë q’ashtu të mundemi m’e rujtë atdheun tonë nga të nga të shkelunit e anmikut. Rroftë Shqipnija në vehte! Rroftë vllaznimi! Rroftë Flamuri kombtar!”, (H. I. Dalliu, po aty, f.8Cool.
Populli i Tiranës, ose më mirë të themi shqiptarët duartrokitën, e lot gëzimi u derdhën. Kapiteni i xhandarmërisë Hamid Borshi ngriti Flamurin kombëtar dhe u njoftuan telegrafisht Durrësi, Elbasani, Berati, dhe Vlora. Festa vazhdoi gjithë ditën, por fatkeqësisht nuk egzistojnë foto të kësaj date.
Ndërtesa ku u ngrit Flamuri dhe u shpall pavarësia në Tiranë, më 26 Nëntor 1912, në atë kohë ka qenë selia e nënprefekturës. Pikërisht aty u vendos në shkurt 1920, qeveria që doli nga Kongresi i Lushnjes dhe e shpalli Tiranën, kryeqytet të përkohshëm, (11 shkurt 1920). Ndërtesa në fjalë ka qenë kryeministri në vitet 1920, 1928-31, dhe Ministri e Brendshme në vitet 1920-31, kohë kur është bërë fotografia që mund të shikoni këtu. Pasi u ngrit kompleksi i ministrive në sheshin “Skënderbej” (1929-31), kjo godinë u shemb. Sot, pikërisht aty është ndërtesa që njihet si Biblioteka e vjetër, (ish-Pallati i Princeshave), ndërsa sheshi përpara saj quhet “Sheshi i Flamurit”. Në fasadën e Bibliotekës janë vendosur prej kohe dy pllaka përkujtimore.
Luftëtari që shikoni foton e dytë është Refik Toptani, një nga protagonistët kryesorë të ngritjes së Flamurit në Tiranë, i fotografuar në qershor 1912 kur pati dalë në Sari Salltëk të Krujës, bashkë me shumë patriotë të tjerë tiranas, në kuadrin e kryengritjes së madhe të vitit 1912. Refik bej Toptani (1865-1937) ishte i biri Seidit dhe i vëllai Muratit, dhe një patriot i shkëlqyer si ata. Studimet universitare i kishte kryer në Austri. Ai ka qenë kryetar i klubit “Bashkimi” (1908) në Tiranë dhe pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908) dhe të Elbasanit (1909). Në vitet 1922-25 ushtroi detyrën më të lartë përgjatë jetës së tij duke qenë anëtar i Këshillit të Naltë. Nuk e përkrahu kryengritjen e qershorit 1924, dhe u shpall i pandehur në mungesë përgjatë qeverisjes 6 mujore të Nolit. Por, le të kthehemi në ngjarjet që pasuan.
U formua një Komision prej pesë anëtarësh: Fuat Toptani, Xhelal Toptani, Sheh Ahmet Pazari, Myslym Agë Beshiri dhe Nikollë Nishku, për të shkuar tek komandanti serb në Krujë. Me një protestë të shkruar në frengjisht, kërkohej që trupat serbe të mos marshonin për Tiranë, sepse ishte shpallur vetëqeverisja. Komandanti serb nuk e pranoi kërkesën e tyre dhe u tha se do të marshonte drejt Tiranës, dhe në fakt e bëri këtë.
Në nëntor 1913, ishte mëvitja e parë e ngritjes së Flamurit. 28 Nëntori u festua në Kamëz, në çiflikun e Refik bej Toptanit, i cili mbajti një fjalim përkujtimor dhe shtroi një drekë madhështore për popullin, (J. Tafaj, Mesazhe nga jeta, Tiranë, 2002, f.65). Kështu ngritja e Flamurit do të festohej çdo vit. Pra, 28 Nëntori, dhe jo 26 Nëntori, është festuar që në përvjetorin e tij të parë, në Tiranë.
Nga viti 1920 deri në vitin 1944, (madje edhe vitet e para pas vitit 1944), festimet kryesore të 28 Nëntorit janë bërë në Tiranë, si kryeqytet i vendit. Por, pushtetarët komunistë e konsideronin 29 Nëntorin më të rëndësishëm se 28 Nëntorin, prandaj festimet kryesore të 28 Nëntorit i shpërngulën në Vlorë, për të festuar në kryeqytet 29 Nëntorin, praktikë që vazhdon edhe sot.

Nga Gazmend A. Bakiu

GEZUAR DITEN E FLAMURIT



_________________
Tifoz Bardhe & Blu deri sa te vdes

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 26/11/2008 14:50 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 3020
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
Gezuar dhe pershumvjet!


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 26/11/2008 15:35 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 16/10/2008 12:42
Poste: 1524
Vendndodhja: Tiron
Arty-Bardh&BluForever shkroi:
Gezuar dhe pershumvjet!


8) 8) 8) :wink: GEZUAR



_________________
Nji urim kena sot per ju
vdekt morri kuq e vdekt dhe miu blu

ImazhImazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 26/11/2008 16:30 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 05/11/2003 13:20
Poste: 787
Vendndodhja: Tirane
Nuk e di pse nuk e editokam dot postimin tim dhe fotot po i fus ktu tashi:

Imazh

Imazh



_________________
Tifoz Bardhe & Blu deri sa te vdes

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 26/11/2008 17:14 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 05/03/2004 18:33
Poste: 1318
Vendndodhja: Te Cepi Tironës
... GEZUAR PAVARESINE TIRONA IME ...


:D :D :D



_________________
... AVE TIRONA !!! TIRONASIT TE SALUTANT ...
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 26/11/2008 18:49 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
Kledi shkroi:
... GEZUAR PAVARESINE TIRONA IME ...


:D :D :D

no coment



_________________
AVE TIRONA REPUBLIKE! GJAKU,KRENARIJA,DASHNIJA,NALTMADHNIJA JONE.
NJ'ASHTU SIC RRIN YJET RRETH HONES, NJ'ASHTU RRIN TIFOZAT RRETH TIRONES.

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 26/11/2008 19:17 
E gezofshim mre cuna e gezofshim, se une ate 17nentorin e mevonshem e quj pushtim...


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 26/11/2008 19:34 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 15/10/2003 19:32
Poste: 6328
Vendndodhja: Tironë. Shqipni
16_Gusht shkroi:
E gezofshim mre cuna e gezofshim, se une ate 17nentorin e mevonshem e quj pushtim...


Citoj! :)



_________________
TIRONA FANATICS
ImazhImazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 26/11/2008 20:01 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 18/08/2005 16:49
Poste: 2188
Vendndodhja: Itali
gzuar gzuar :wink:



_________________
SE TIRONES DERI ME SOT, VEç TIRONCI I DEL ZOT
Imazh
27 X KAMPIONE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 26/11/2008 21:50 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 14/04/2006 15:52
Poste: 1868
Vendndodhja: mhallja re
no coment....



_________________
tiron-tiron-tiron
un vetem per ty jetoj
te du o zemna ime
not e dit kurr s'te harroj
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 26/11/2008 21:58 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 18/08/2005 16:49
Poste: 2188
Vendndodhja: Itali
ca jon kto no comenta kshu mer jahu. na e shpjegoni icik edhe ne budallenjve :D



_________________
SE TIRONES DERI ME SOT, VEç TIRONCI I DEL ZOT
Imazh
27 X KAMPIONE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 26/11/2008 22:08 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 14/04/2006 15:52
Poste: 1868
Vendndodhja: mhallja re
Oni_italy shkroi:
ca jon kto no comenta kshu mer jahu. na e shpjegoni icik edhe ne budallenjve :D


no coment :lol: :lol:

un s'i komentoj shum kto ngjarje politike... akoma sot e ksaj dite nuk dijm kush osht armiku jon, as se kush ka qen. nga deshira e modhe per atdhe, nga patriotizmi i flakt i shqiptareve kon perfitu legenat....



_________________
tiron-tiron-tiron
un vetem per ty jetoj
te du o zemna ime
not e dit kurr s'te harroj
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 27/11/2008 13:12 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 19/07/2006 00:29
Poste: 4084
Vendndodhja: Ne Tironen e ondrrave!
rrofte flamuri, poshte flamurtari ;)



_________________
Tirona quarens intellectum - Tirona ka nevoje per intelekt!

Tirona ubi maior, minor cessat - Ku ndigjohet e modhja Tiron, te tjeret duhet t'a mbyllin (gojen)!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 27/11/2008 22:23 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 22/10/2008 02:10
Poste: 1037
Vendndodhja: Tirona
GEZUAR 28 NENTORIN, FESTEN E FLAMURIT.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 27/11/2008 22:49 
NA ISHTE NJI HERE TIRONA E PERKRYME


  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 3 [ 34 postime ]  Shko tek faqja 1, 2, 3  PasardhĂ«se

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron