16_Gusht shkroi:
FERT: Fides Est Regni Tutela
Eshte latinisht do t'thote: Faith is the protection of the kingdom (feja eshte mbrojtia e mretnise)
Eshte nji nga hipotezat sepse asnje nuk e di saktesisht c'do te thote FERT realisht, pasi Vittorio Amedeo II qe e pruni si moto te familjes Savoja nuk ka lon asnji dokument. Per here te pare FERT eshte perdorur si moto per urdher te larte kavaleresk, pastaj per urdher fetar-ushtarak gjithmone nga familja Savoja.
Hipotezat jane:
- "Fert", folje latine qe do te thote "sjell" apo "suportoj". Hipoteze nder me te pranuarat duke ditur qe per here te pare kjo fjale eshte perdorur per urdher te larte ushtarak.
- "Fortitudo Eius Rhodum Tenuit", qe do te thote "Forca e tij ruajti Rodin". Kjo hipoteze lidhet me nji legjende gjate periudhes kur otomanet per te pushtuar Rodin u detyruan te perballeshin me nji nga pinjollet e familjes Savoja.
- "Foedere Et Religione Tenemur" ose "Paqja dhe Feja na mbajne te bashkuar"
- dhe e fundit ajo qe ka dhone me siper 16 Gushti, pra "Fides Est Regni Tutela" ose "Besimi eshte mbrojta e mbreterise"
Ka edhe plot supozime te tjera... Per ate qe eshte i interesuar le te boj i kerkim ne google e mund te rrij me ore te tera.