Sot është e mërkurë 24/10/2018 04:46
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 1 [ 3 postime ] 
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Xhavit Demneri, profesori pa diplome
PostPostuar: e enjte 13/03/2008 18:07 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 14/04/2006 15:52
Poste: 1868
Vendndodhja: mhallja re
lexova ket artikull po nuk e di a osht postu naj her ktu apo jo, edhe pse m'duket sikur e kom lexu i her.

me 10 mars 2008 (ora 18:00), ne Qendren Nderkombetare te Kultures "Pjeter Arbnori" u shfaq dokumentari televiziv "Profesor me shkollen e jetes dhe te punes se ndershme", nje prodhim i Radiotelevizionit Shqiptar, kushtuar veprimtarise sportive te Mjeshtrit te Merituar te Sportit, Xhavit Demneri

Xhavit Demneri: Profesori pa diplomë
Sado të shkruash dhe të flasësh për të, gjithmonë do të lesh gjëra pa thënë, për ato që bëri dhe ato që nuk e lanë t'i bënte... Profesori i pashkollë u ngjit në katedrën e dekanit, duke i detyruar të gjithë të njohin dhe të liçensohen në "Koverçianon" e tij...
Kurrë nuk kisha menduar që të shkruaja kaq shpejt në vetën e parë. Gjithmonë kam qenë i idesë, se kjo do të më lejohej vetëm pas shumë dekadash dhe vitesh pune. Por nuk mund të lija në harresë disa fakte që lidhin ndoshta edhe qënien time në këtë profesion, apo dëshirën e madhe për futbollin, me emrin e të madhit Xhavit Demneri.
Në moshë fare të vogël, kur të gjithë flisnin për këtë lojë, në rrethin tim familjar ajo identifikohej vetëm me një emër, Xhavit Demnerin. Më pas kur fillova të mendoj për të goditur topin (me dëshirën e madhe të fëmijës për t'u bërë futbollist), i vetmi emër që dëgjoja ishte po ai, madje i ngritur në kufinjtë e legjendës (në atë kohë e kishin larguar nga futbolli).
Në vitin 1991, kam përgatitur një rubrikë të shkurtër televizive me emra të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe ajo ka filluar me Xhavit Demnerin. E quaj veten me fat që kam bërë diçka për të, sepse jo gjithmonë të qëllon të flasësh dhe shkruash për më të mëdhenjtë e lojës së topit të rrumbullakët. Në qoftë se ndonjëherë do të krijohej në futbollin shqiptar "Klubi i të mëdhenjve", Demneri sigurisht që do të kishte një ndër poltronat kryesore. Edhe sot kur shkruaj këto radhë e quaj veten fatlum që shorti më qëlloi mua të bëj profilin e tij, profilin e një gjigani të madh të panikës shqiptare.
T'i thuash dikujt në botë, qoftë specialist, gazetar apo profesor futbolli, se krijuesi i shkollës së seleksionerit në Shqipëri, njeriu që ka përgatitur qindra futbollistë nuk ka qenë gjë tjetër vetëm një zanatçi i thjeshtë, sigurisht që do të befasohej. Dhe është e kuptueshme.
Por, Demneri ia arriti t'i kapërcejë të gjitha me durim dhe këmbëngulje. Dy qenë vetitë e mëdha që e bënë të ecë përpara, pasioni dhe nuhatja. Të shkrira në një njeri i cili në gjithë jetën e tij i është falur dy gjërave, pasionit dhe kuranit, ato krijuan profesorin e parë të shkollës përgatitëse shqiptare.
Në qoftë se arti i trainerit në Shqipëri, ka disa identitete, arti i seleksionerit ka vetëm një emër Xhavit Demneri. Tirana, rrugët dhe fushat e saj të pakta, ishin të parat vende ku ai mësoi të luante futboll. Deri përpara çlirimit, ai llogaritej si një nga forcat më të afta të Tiranës së asaj kohe.
Në 1946, është anëtar i skuadrës kombëtare që arriti suksesin e saj të parë, duke u shpallur kampone e Ballkanit. Demneri, u dëmtua dhe u aktivizua vetëm në një ndeshje, por emri i tij mbeti në librin e artë të këtij evenimenti. Më pas është një ndër krijuesit e Partizanit të parë, së bashku me specialistë dhe futbollistë të tjerë. Edhe pak vite futboll dhe Demneri ulet në pankinën e drejtuesit.
Tirana është skuadra e preferuar dhe fusha e "Ali Demit", vendi kur për shumë vite me rradhë ai derdhi djersën e tij për përgatitjen e qindra futbollistëve, me skuadrën e të rinjve. Breza të tërë lojtarësh dhe tifozësh, mbajnë mend kuarjon, pasionin, punën këmbëngulëse dhe përpjekjet e tij, për afirmimin e emrave në futbollin shqiptar. Kokëulur dhe këmbëngulës, i pafjalë dhe i rreptë, Demneri mbeti për vite të tëra shtylla e përgatitjes së futbollistëve për skuadrën bardheblu dhe për futbollin kombëtar.
Elementët më të thjeshtë të futbollit, për emrat më të shquar të Shqipërisë janë mësuar pikërisht prej profesor Xhavitit. Në këtë pikë ai është i paharrueshëm nga të gjithë, siç ndodh gjithmonë me mësuesin e klasës së parë, i cili ngulitet në kujtesën e njeriut dhe shqitet prej saj vetëm kur ajo (kujtesa) bëhet inegzistente.
"A-B-C" e tij u është ngulur në kokë të gjithëve dhe nuk është harruar për tërë jetën. Këshillat e tij për përgatitje, për elementë të veçantë teknikë, për mënyrën e lojës, e deri tek sjellja me publikun, kanë qenë leksionet e para për këdo që i kishte hyrë kësaj rruge, si për ata që nuk arritën dot të godasin topin me skuadrën e të rriturve edhe për të tjerët që veshën për shumë vite uniformën kuqezi të skuadrës kombëtare të Shqipërisë.
Nga "leksionet" e tij u krijua edhe shkolla e parë e trainerëve të moshave, shkollë që erdhi duke u bërë dalëngadalë universitet, madje kualitativ. Eshtë fatkeqësi, që prej tyre kanë mbetur vetëm ato shprehjet që trainerët e sotëm i shoqërojnë gjithmonë me pasthënien "kështu thoshte Xhavit Demneri" dhe asgjë tjetër. Ai arritne të dallonte tek njeriu i zakonshëm talentin e rrallë, tek ai që mendonte se ishte i aftë për mbrojtje, sulmuesin e shpejtë dhe tek portieri golëshnuesin e aftë. Njeriu që paradite priste xhama në një dyqan të thjeshtë në pazarin e ri, pasdite zgjidhte dhe përgatiste ajkën e futbollit shqiptar.
"Ky djali që pe t'i është tepër i talentuar, por ka qejf të luajë portier. Unë do ta bëj sulmues, madje shumë të mirë"- i thoshte Demneri një ditë një kolegut të tij të volejbollit Harun Dojakës, gjatë një bisede në dyqan. Dhe ashtu ndodhi.
Nga ai "djaloshi" që donte të mbronte portën, lindi Panajot Pano i madh, që trondiste stadiumet shqiptare. E sa e sa të tjerë. Deri Stavri Lubonjën, Vason, Gjylin e plot futbollistë të tjerë që luajtën anekënd Shqipërisë. Por kapitulli i tij më i shkëlqyer në karrierë është krijimi i skuadrës së madhe të viteve 1964-1970. Ajo Tiranë e paharruar, me emra të mëdhenj, që më pas mori famë edhe jashtë Shqipërisë, kishte kaluar nëpër duart e profesor Xhavitit.
Dhe ishin të gjithë të mëdhenj, madje disa prej tyre të pakrahasueshëm. Tafaj, Kasmi, Halili, Bylyku, vëllezërit Mema, Xhaçka, Hyka, Bukoviku, Bytyçi, Ishka etj. qenë njerëzit që i dhanë një moment kulmor futbollit shqiptar, që u mbajt mend gjatë.
Nga këshillat e tij, nga stërvitja, pra nga "Universiteti-Demneri", plot 58 futbollistë kanë veshur uniformën e skuadrës kombëtare të Shqipërisë. Një shifër e tillë është tronditëse edhe për Koverçianon e famshme të Italisë. Dhe të mendosh se gjithçka kryhej me mjete të thjeshta dhe në kushte të vështira.
"I pyesja lojtarët me shumë takt se ç'kishin ngrënë për drekë, sepse kishte mes tyre që vinin nga familje të varfra. Një të paushqyeri mirë nuk mund t'i jepje ngarkesën që merrnin të tjerët...". Për këto i duhej të kujdesej një traineri në Shqipëri.
Asnjëherë nuk diti të kërkojë për vete. U largua (edhe e larguan), vetëm sepse nuk iu plotësuan disa kërkesa krejtësisht të thjeshta për skuadrën, si baza materiale, një gotë çaj pas ndeshjes, apo muri ku futbollistët mësonin të godisnin me të dyja këmbët. Në një mbledhje të zgjeruar ai i ripërsëriti kërkesat e tij duke shtuar edhe faktin se gjithçka binte në vesh të shurdhër.
"Bëji fletërrufe profesor Xhaviti" (ishte koha kur moda e dacibaove kineze, filloi të mbushë muret e Shqipërisë) thirri dikush nga salla me shaka. Përgjigjia e Demnerit ishte e lodhur dhe e zgjuar: "Këta nuk dëgjojnë edhe po t'i bësh fletë-bubullimë".
Dhe nuk e dëgjuan vërtet. Dhe ai iku, la dashurinë e tij të madhe, la katedrën që e krijoi vetë, la pasionin që e mbajti për shumë vite në këmbë dhe u tërhoq. Nuk u ankua kurrë, nuk kërkoi. I bindur për atë që kish bërë dhe atë që e penguan ta bënte, u tërhoq mënjanë i rrethuar gjithmonë nga respekti i dashamirësve dhe familjes, duke patur në mend fjalën e madhe të birit të zotit: "Fali o Atë se nuk dinë ç'bëjnë".
Eshtë banale por sinjifikative të përmendësh se pas luftës e deri në vitet '90, asnjëherë nuk i krijuan mundësinë të udhëtonte jashtë shtetit, jo se kishte nevojë por vetëm për satisfaksion. Dhe të mendosh kishte punuar si rrallëkush dhe ishte djersitur mjaft për t'i nxjerrë të tjerët në fushën e madhe të futbollit.
Ai iku, por djersa e tij mbeti aty në fushën e thjeshtë të "Ali Demit", futbollistët e tij u bënë të mëdhenj dhe askush nuk harroi të thoshte: kam dalë nga shkolla e Xhavit Demnerit. Në të vërtetë ai nuk kishte ikur, nuk mund të ikte, ai u tërhoq përkohësisht duke lënë atë emër të madh. Ashtu si edhe të premten, kur i tha kësaj bote, Lamtumirë!
Sado të shkruash dhe flasësh për të gjithmonë do të lesh gjëra pa thënë, për ato që bëri dhe ato që s'e lanë t'i bënte...
Profesori i pashkollë u ngjit në katedrën e dekanit duke i detyruar të gjithë të njohin dhe liçensohen në "Koverçianon" e tij.

Tritan Kokona, 10 nëntor 1996



_________________
tiron-tiron-tiron
un vetem per ty jetoj
te du o zemna ime
not e dit kurr s'te harroj
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunë 15/03/2008 20:18 
Cuna vidion mo poshte e ka bo nji shoku im shkodran prej Anglie dhe duhet t'i jepni cik kohe te hapet ne fillim, por osht shume e bukur!!!

http://www.screencast.com/users/mondi/f ... ec70c67145


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelë 01/06/2008 16:40 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 05/03/2004 18:33
Poste: 1318
Vendndodhja: Te Cepi Tironës
Të flasësh për ata që përvijuan traditën e futbollit shqiptar është një kënaqësi dhe detyrim njëherazi për t’i bërë të ditur brezave pasardhëse se sporti në Shqipëri nuk ishte një rastësi, por një udhë e gjatë kulmet dhe rëniet, me fitoret dhe disfatat, epokat dhe protagonistët që krijuan historinë e një prej sporteve që gëzon popullaritetin më të madh në vend. Fillesat e këtij zhanri sportiv datohen me themelimin e bërthamave të para, klubeve sportive, të cilët u themeluan nga dashamirës dhe njerëz të apasionuar pas futbollit, kryesisht në qytetet kryesore të vendit. Në vitin 1920 u themelua “Sport Klub Tiranaâ€



_________________
... AVE TIRONA !!! TIRONASIT TE SALUTANT ...
Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit për nga  
 Faqe 1 prej 1 [ 3 postime ] 

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron