Sot është e mërkurë 24/01/2018 01:58
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 1 [ 15 postime ] 
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Kupa e Kupave: eliminimi i Dinamo Bukureshtit (Video)
PostPostuar: e djelĂ« 27/05/2007 17:13 
Valutë
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 01/09/2005 02:24
Poste: 491
Vendndodhja: USA
Shihni c'ju kom pru:

Dinamo (Bukureshtit)-Tirona 0-2

http://www.youtube.com/watch?v=Xn1rY1I6aLU

Golat: Ben Minga dhe Mirel Josa

Ndeshja e pare Tirona-Dinamo Bukureshtit dy jave perpara kishte perfundu 1-0 per ne. Gol i Agustinit ne minuten e '81. Kom qene ne stadium ate dite.



_________________
TIRONA 2008-2009: KAMPIONE 27 HERE!!!!!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelĂ« 27/05/2007 18:34 
Hajde pasa hajde... kundersulm i gjalle! :lol:
Eh... s'vje mo ajo Tirone po s'ndryshoi ai ven tani jo!!!


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelĂ« 27/05/2007 18:34 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 21/05/2005 14:48
Poste: 3214
Komentet jon te teperta...

VllaiQamushit te falenderoj qe ke von ket video per ne mo te rinjte :wink:


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Kupa e Kupave: eliminimi i Dinamo Bukureshtit (Video)
PostPostuar: e djelĂ« 27/05/2007 19:16 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 06/12/2003 05:08
Poste: 5004
Vendndodhja: USA
VllaiQamushit shkroi:
Shihni c'ju kom pru:

Dinamo (Bukureshtit)-Tirona 0-2

http://www.youtube.com/watch?v=Xn1rY1I6aLU

Golat: Ben Minga dhe Mirel Josa

Ndeshja e pare Tirona-Dinamo Bukureshtit dy jave perpara kishte perfundu 1-0 per ne. Gol i Agustinit ne minuten e '81. Kom qene ne stadium ate dite.


Ha Ha.... Rrofsh lale qe e gjete. Ate neshje kom qen ene un ne stadium ene stadiumi ka qen tumllash fare dhe mezi i kena gjet nja dy bileta me xhajen me mik. Nga 20-cja as qi bohej fjal. Neve kena nejt ke portativja (per ju mo t'rinjt posht tribunes kryesore kon pas qen ca shkalle drrase qe quhesh tribuna portative). Ca presioni i ka bo Tirona ate neshje dhe mezi hyni ai dreq goli i Agustinit. Stadiumi u terbu dhe un nuk maj mo men neshjen mas golit.

Kurse neshja ne Bukuresht ka qen llahtari fare. Dinamo Bukureshtit sapo e kishte fitu kupen e Rumanis ku ne finale kishte mund Steauan, kampionia ne fuqi e Evropes. Ja cfar ekipi kishte Tirona athere.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelĂ« 27/05/2007 20:44 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 27/01/2005 20:20
Poste: 661
Vendndodhja: Tirone
O Mando fute aty ke forumi i tifozave ta shofin edhe ato zhgarrvinat e tjera qe rrin vec tu sha atyt'nigjojm i here ca do thone...



_________________
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelĂ« 27/05/2007 23:59 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 19/07/2006 00:29
Poste: 4084
Vendndodhja: Ne Tironen e ondrrave!
Nuk e kuptoj si lujshim aq futboll modern ath ene lujm kaq keq tashi :S..Tirona jone, Tirone e emocionit e djenjes e jets dhe e pasionit!

PAra Tiroooooooooonaaaaaaaa



_________________
Tirona quarens intellectum - Tirona ka nevoje per intelekt!

Tirona ubi maior, minor cessat - Ku ndigjohet e modhja Tiron, te tjeret duhet t'a mbyllin (gojen)!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Kupa e Kupave: eliminimi i Dinamo Bukureshtit (Video)
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 28/05/2007 03:38 
Valutë
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 01/09/2005 02:24
Poste: 491
Vendndodhja: USA
Mand_Tironci shkroi:
VllaiQamushit shkroi:
Shihni c'ju kom pru:

Dinamo (Bukureshtit)-Tirona 0-2

http://www.youtube.com/watch?v=Xn1rY1I6aLU

Golat: Ben Minga dhe Mirel Josa

Ndeshja e pare Tirona-Dinamo Bukureshtit dy jave perpara kishte perfundu 1-0 per ne. Gol i Agustinit ne minuten e '81. Kom qene ne stadium ate dite.


Ha Ha.... Rrofsh lale qe e gjete. Ate neshje kom qen ene un ne stadium ene stadiumi ka qen tumllash fare dhe mezi i kena gjet nja dy bileta me xhajen me mik. Nga 20-cja as qi bohej fjal. Neve kena nejt ke portativja (per ju mo t'rinjt posht tribunes kryesore kon pas qen ca shkalle drrase qe quhesh tribuna portative). Ca presioni i ka bo Tirona ate neshje dhe mezi hyni ai dreq goli i Agustinit. Stadiumi u terbu dhe un nuk maj mo men neshjen mas golit.

Kurse neshja ne Bukuresht ka qen llahtari fare. Dinamo Bukureshtit sapo e kishte fitu kupen e Rumanis ku ne finale kishte mund Steauan, kampionia ne fuqi e Evropes. Ja cfar ekipi kishte Tirona athere.


Eh mor Mand.... te portativet ishte megjith men bukur se shifesh neshja si me qene ne fushe..., ato ishin venet mo t'mira.... :D

Une kam nejt gjithmone te karshija, pergjate vijes se gjashtmdhjeces nga ana e Shen Prokopit, aty rrinte ene Qamushi ene Moli. Ishte mo bukur cepi i Tirones, po un kisha qef me ia shpif tifozave t'Partizonit e me i provoku..., kishte mo shume lezet me i nejt n'fytyre atyne.

Ka qene Tirone e modhe.... Bedri Omuri, Agustinelli, Cimi, Mireli, Beni i modh, Millani i modh, Ner Hodja, Tushja. Kto tete lojtare mund te lujshin me shume sukses ne Serie A (dhe ne skuadra te medha bile).

Aurel Verria dhe Fatmir Frasheri qiten ekip te jashtezakonshem. Qe ishte baza e Shpresave ne 1979 kur rrafen Shpresat e Rumanise 7-1 dhe dolen Kampione Ballkani.

Per fat te keq vujshin mungesen e eksperiences nderkombetare, plus kur dilshin jashte s'e kishin menjen me lujt, po me ble noi xhup. Gjynof prej zotit, po hajt mo. Kjo neshje per mu osht lujt mire se shkun n'Rumani qi ishte si me shku n'Durres, :-D, asnjoni s'kishte n'men me vjedh neper dyqone..., t'vidhshin rumunet t'paret qi ishin mo keq se ne....



_________________
TIRONA 2008-2009: KAMPIONE 27 HERE!!!!!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Kupa e Kupave: eliminimi i Dinamo Bukureshtit (Video)
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 28/05/2007 10:00 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 3019
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
VllaiQamushit shkroi:
....Per fat te keq vujshin mungesen e eksperiences nderkombetare, plus kur dilshin jashte s'e kishin menjen me lujt, po me ble noi xhup....



Kush nuk i mban mend xhupet ngjyre ullini qe Agustini pat pru per vehte dhe per 3 vlleznit.
Ktu ne Greqi kujtojn Saravakon kur pruni TV me 1970!
Ballkan hesapi.


Sa per temen, un them se ka qene ekipi shqiptar ma i mire i te gjitha kohnave. Kishte mundsi me u lujt ne at menyre athere sepse ishin ato lojtare fantastik, dhe cuna te mire ne pergjithsi. Ishte nji hop cilsor perpara ne krahasim me kulmin e deriathershem. ekipin e viteve 60. Tani presim vetem te dale brezi i ri qe t'ja kaloje kti brezi!
Bo bo, sa larg jemi nga te tjeret!
Esht Tirona, dhe pas saj, larg, shum larg, ne humnere, erresine, humbetire, atje poshte, sa mezi duken... ata.. te tjeret!


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 28/05/2007 10:20 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 11/03/2006 14:14
Poste: 1056
Vendndodhja: Toronto, Kanada
:lol: :lol:

portativet kan pas qen deri von nga viti 94... kam pa tironen qe fitoi me durrsin kupen nga 94.

vidjo shum e modhe... duhet qe te gjitha ndeshjet e rendsishme te Tirones te dalin ne internet qe ti shofim te gjith.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e martĂ« 29/05/2007 00:56 
Valutë

Antarësuar: e djelë 23/11/2003 07:04
Poste: 897
Po e shkruj me dy fjale se si e kom perjetu un me shoke ate te merkur kur TIRONA korri ate fitore mrena ne Bukuresht.
At te Merkur gjithashtu dhe Hafijet lushin ne Q.STAFA me Beshiktashin,un me shok ate dit shkum ne stadjum kurjoziteti i ekipit Turk,se me Dinam e Partizon s'kom qen e s'kom me qen nahiher ene me Izralitet me lujt e jo mo me Turqit,ene qe ti futem temes ne mos gaboj nga mesi i pjeses pare ora elektronike nxjer Dinamo 0 17NENTORI 1 ne fillim si thirrem mennjes por kur e nxori per s'dyti plasi e bertitmja sikur me pas lujt Tirona aty,baba i shokut ton qe ishte perkthys me ekipin turk me von na tregoj qe tranjeri turk masi kishte mor vesh pse bertisnin vetem i grup tifozash aq meshum jo per ekipin shqiptar qe luante aty kishte fillu tu qesh.
Ne pushim te neshjes sahati tregoj qe Rumunt kishin barazu me ju thon te drejten na zuni fryka se kishte loj akoma dheDinamo nat koh kishte mbledh lojtaret me t'mir t'Rumanis duke fut ktu dhe Kepucen e art te nje viti me par KAMATARU,nejse ZOTI at dite ishte me TIRONEN goli i MIRELIT mylli gjithcka kurse ne vazhdoshim avazin gjersa policet nXoren jasht stadjumi dy shok tonet.Maroj neshja dolem prej stadjumi tu knu per TIRONEN ton dhe nji shoku ton qe i vite per t'saju noi gjo t'shpejt ,aty shpejt e shpejt tu ec rruges ja nisi.
MINUTA E DYTE
STADJUMI PSE HESHTI
GJUAN ARBEN MINGA
TUNET BUKURESHTI.

Kjo pra ishte me dy fjale ai perjetim qe i kom bo un si Bert asaj neshje.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e martĂ« 29/05/2007 02:16 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 19/07/2006 00:29
Poste: 4084
Vendndodhja: Ne Tironen e ondrrave!
Ah mer Bert, tregimet e juja jon mo te bukra se Revolucioni Francez ene çA do lloj hajmalie tjeter.

Tirona osht i dashnore qe nuk plaket kurre!



_________________
Tirona quarens intellectum - Tirona ka nevoje per intelekt!

Tirona ubi maior, minor cessat - Ku ndigjohet e modhja Tiron, te tjeret duhet t'a mbyllin (gojen)!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Videot e Tiranes ne kupat e Europes
PostPostuar: e martĂ« 29/05/2007 04:25 
Ultras
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 04/08/2004 20:07
Poste: 166
Vendndodhja: SHBA
Kjo eshte lista e ndeshjeve qe ka bere Tirona ne kupat e UEFAs (ndeshjet ballkanike nuk jane perfshire). Desha te di nese mund te gjejme (me pagese) videot e ndeshjeve te Tiranes, te atyre ku ka fituar ose barazuar ose te ndonje ndeshjeje klasike si ajo me Ajaxin ne Hollande, etj. A ka ndonje sistem publik RTSH-ja nepermjet te cilit shet video nga arkivi i saj apo ndonje sistem tjeter ku mund te blihen keto video njelloj sic blihen filmat dhe kenget e vjetra?

Ndoshta, per ata qe jane ne Tirane, dmth ata qe jane te organizuar, mund te ishte nje iniciative me vlere per te bere nje fushate per ti gjetur keto video ne arkiva, te pakten per ato ndeshje ne Shqiperi, dhe pastaj mund te kerkohet edhe per ndeshjet jashte. Ruajtja e historise, sidomos ajo me figure ne forme dixhitale, pervec vlerave sentimentale, eshte menyra me e mire per te ruajtuar identitetin, sidomos nese mendohet per nje te ardhme te nje klubi modern me muzeun e vet. Eshte mire qe, nese fillon nje iniciative e tille, te jete ne emer te nje organizate se sa personale.

28. 2007 UC Q2 SK Tirana Alb Kayserispor Tur 0-2 1-3
27. 2007 UC Q1 Varteks Varazdin Cro SK Tirana Alb 1-1 0-2
26. 2006 CL Q2 SK Tirana Alb CSKA Sofia Bul 0-2 0-2
25. 2006 CL Q1 Nova Gorica Slo SK Tirana Alb 2-0 0-3
24. 2005 CL Q2 SK Tirana Alb Ferencvåros Hun 2-3 1-0
23. 2005 CL Q1 FC Gomel Bls SK Tirana Alb 0-2 1-0
22. 2004 CL Q2 SK Tirana Alb Grazer AK Aut 1-5 1-2
21. 2004 CL Q1 Dinamo Tbilisi Geo SK Tirana Alb 3-0 0-3 2-4
20. 2003 UC Q1 SK Tirana Alb National Bucuresti Rom 0-1 2-2
19. 2002 UC Q1 SK Tirana Alb Apollon Limassol Cyp 3-2 1-3
18. 2001 CL Q1 SK Tirana Alb Zimbru Chisinau Mol 2-3 2-3
17. 2000 CL Q1 IBV Vestmannaeyjar Isl SK Tirana Alb 1-0 2-1
16. 1999 UC Q1 Inter Bratislava Svk SK Tirana Alb 2-0 2-0
15. 1997 UC Q1 Dinamo Zagreb Cro SK Tirana Alb 4-0 6-2
14. 1996 UC Q SK Tirana Alb Hapoel Beer-Sheva Isr 0-1 0-2
13. 1995 CW R1 BrÞndby IF Den SK Tirana Alb 3-0 1-0
12. 1995 CW Q Fandok Bobruisk Bls SK Tirana Alb 4-1 0-3
11. 1990 CL R2 Bayern MĂƒÂŒnchen Ger 17 Nëntori Tirana Alb 3-1 3-0
10. 1990 CL R1 Sliema Wanderers Mlt 17 Nëntori Tirana 1-0 0-5
9. 1989 CL R2 17 Nëntori Tirana Alb IFK Göteborg Swe 0-3 0-1
8. 1989 CL R1 Hamrun Spartans Mlt 17 Nëntori Tirana Alb 2-1 0-2
7. 1987 CW R2 17 Nëntori Tirana Alb Malmö FF Swe 0-3 0-0
6. 1987 CW R1 17 Nëntori Tirana Alb Dinamo Bucuresti Rom 1-0 2-1
5. 1984 CW R1 Hammarby IF Swe 17 Nëntori Tirana Alb 4-0 1-2
4. 1983 CL R1 17 Nëntori Tirana Alb Linfield Belfast Nir 1-0 1-2
3. 1971 CL R1 17 Nëntori Tirana Alb Ajax Ned 2-2 0-2
2. 1970 CL R1 Standard LiÚge Bel 17 Nëntori Tirana Alb 3-0 1-1
1. 1966 CL R1 17 Nëntori Tirana Alb Kilmarnock Sco 0-0 0-1



_________________
"Only those who dare to fail greatly can ever achieve greatly."

-Robert F. Kennedy
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Kupa e Kupave: eliminimi i Dinamo Bukureshtit (Video)
PostPostuar: e djelĂ« 10/06/2007 03:08 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 14/08/2005 19:31
Poste: 720
Vendndodhja: USA
VllaiQamushit shkroi:

Une kam nejt gjithmone te karshija, pergjate vijes se gjashtmdhjeces nga ana e Shen Prokopit, aty rrinte ene Qamushi ene Moli. Ishte mo bukur cepi i Tirones, po un kisha qef me ia shpif tifozave t'Partizonit e me i provoku..., kishte mo shume lezet me i nejt n'fytyre atyne.

Ka qene Tirone e modhe.... Bedri Omuri, Agustinelli, Cimi, Mireli, Beni i modh, Millani i modh, Ner Hodja, Tushja. Kto tete lojtare mund te lujshin me shume sukses ne Serie A (dhe ne skuadra te medha bile).

Aurel Verria dhe Fatmir Frasheri qiten ekip te jashtezakonshem. Qe ishte baza e Shpresave ne 1979 kur rrafen Shpresat e Rumanise 7-1 dhe dolen Kampione Ballkani.



Une kam qene gjithmone ke cepi plako. E ne kur gjejsha no i bilete tribune a portative ne nderkombetare si ne gjemba rrijsha. Nuk i ndrroj ato kujtime ke cepi me as i gjo. Te faleminderit VllaiQamushit per ket vidio e ne ke te drejte ka qene TIRONE E MODHE. Ka qene tifozllik i modh. Ja u kena fut sa krahu atyne kalbsinave qe po ju vinte fundi.
Kish fillu me u ndje ngritja, kujtoj me respekt brezin qe parapriu ekipin me te mire qe ka pas ne historine e saj Shqiperia,
me Perikliun, Millanin, Ninen, Arianin, Cimin (Vladin) Lushkun, Benin (Celen), Sulen, Tit Dibren, Ilin, Mondin, etj.
Pastaj per here te pare mas kaq kohesh te Tirona u ndje loja e krahut te majte : Erdhi i paperseritshmi Kola, atij qe i knoshim :
ne stadium ushton jehona,
gjuan Kola si Maradona
Mas neshjeve i kena pas shku ke shpia, ke Zogu i Zi, ke apartamenti tu i bo tifozllik. E ne per respekt i futshim e ne i pershendetje ke shpia e Il Metonit qe qe aty prane. Erdhi i modhi Ben Minga, shtylla e Tirones, Gallabordsi i talentum Cim Muca qe per mu se bashku me Tit Dibren kane qene lojtaret me te mire te Shqiperise, pak m'vone e ne gjaku i Tirones Tit Ramadoni. E ne sulmi u bo top. Mjafton te permend se Ben Vila nuk gjejte vend ke Tirona e ne shkoi ke Dinamo ( e ne ka qene lojtar krahu i mire, i shpejte). Po kshu i kish ndodh me pare e ne Mond Gezdarit qe ne fund te karrieres se tij kish shku ke Partizoni. Ne mes t'fushes Bedriu qe e reja e futbollit shqiptar. Sot ne terminologjine e futbollit degjohet shpesh termi mesfushor shkaterrues, i tille tipik ka qene Bedri Omuri. S'pushonte se vrapu, e ne i gjo, Beni , Titi e Agustini qene me t'medhenj ne trup, por kundershtaret mo fryke kane pas Bedriun. T'u ngaterrojshe me te, vallai as Perenia s'te ndihmonte. Po aq punetor, por mo i talentum, ka qene Mireli. Bashke me brazilionin tone, shpirtin e ekipit Sul Mema qene fantastike. E ne shto ketu e ne Nard Litin, i shpallur lojtari me i mire i ballkaniades per te rinj, s'me kujtohet ekzakt viti, e ne krijo nje ide. Sa per mbrojtjen Tushja qe mo i riu, ka lujt ke Tirona qe kalamo. Hajde lojtar Hajde ! Ka pas ne vllain me vone ke Tirona. Neri ka qene qendermbrojtes pozicional i shkelqyer, ene golshenues i mire me koke ne goditjet standarte. Fatjoni e Krenari zevendsun me sukses Ninen e Millanin, kapitenin legjendar te Tirones. Porta u stabilizu me Mimin e Jarin. S'po vazhdoj me rezervat ku do te vecoja Stojen.
E ne Ver Shehu ka qene trajner i mire.
Ka qene Tirone e Modhe! E vecanta e saj qe se ne kontekstin e kohes qe jetonim, merrte nje rendesi tjeter. Qe skuadra qe po rrifte per shtate pale qejfe ekipet e sistemit komunist. Ata nuk qene te pathyeshem. Kish filluar renia.... Prandaj Tirona e asaj kohe, ka qene Feja Jone !
Me falni qe u zgjata por eshte faji i VllaiQamushit :D :D :D qe na sjell vidio te tilla.
Rrofsh e bofsh hajer o VllaiQamushit !



_________________
Oh Tirona, perpara cuna
bertiste Moli, nga tribuna
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelĂ« 10/06/2007 15:50 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 3019
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
Tek shpia Agustinit kena shku nqs nuk gaboj, mbas ndeshjes me Larisen 3-0(kthyem si gjithmon 3-1) dhe ishte me gjithmend bukur qindra dhe qindra vete gjate gjithe Unazes. Kur mberrimet tek shpia e Agustinit, I jati bonte me dore te qetsoheshim se helbete, ishte si me i fut gishtin ne sy kalecave . Turma ushtonte "Pjeter, Pjeter, nxirre Agustinin" Derisa dul Tini dhe entuziazmi ne qiell.
Kohe te veshtira por edhe te bukra. Ndoshta pikerisht per kte.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e martĂ« 12/06/2007 12:36 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 14/04/2006 15:52
Poste: 1868
Vendndodhja: mhallja re
Arty-Bardh&BluForever shkroi:
Tek shpia Agustinit kena shku nqs nuk gaboj, mbas ndeshjes me Larisen 3-0(kthyem si gjithmon 3-1) dhe ishte me gjithmend bukur qindra dhe qindra vete gjate gjithe Unazes. Kur mberrimet tek shpia e Agustinit, I jati bonte me dore te qetsoheshim se helbete, ishte si me i fut gishtin ne sy kalecave . Turma ushtonte "Pjeter, Pjeter, nxirre Agustinin" Derisa dul Tini dhe entuziazmi ne qiell.


Kohe te veshtira por edhe te bukra. Ndoshta pikerisht per kte



_________________
tiron-tiron-tiron
un vetem per ty jetoj
te du o zemna ime
not e dit kurr s'te harroj
Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 1 [ 15 postime ] 

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron