Sot është e hënë 24/09/2018 15:29
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 1 [ 13 postime ] 
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: HISTORIA, PO EDHE E ARDHMJA
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 25/04/2007 22:05 
Valutë
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 01/09/2005 02:24
Poste: 491
Vendndodhja: USA
Ne kete segment te sitit ne kemi Historine e Tirones sone.

C'ka me shqeteson mua eshte e ardhmja e Tirones.

C'mund te bejme ne qe Tirana te behet nje dite nje klub i fuqishem ne Ballkan? C'mund te bejme ne qe tifozeria e Tiranes te zgjerohet akoma me shume dhe te kete nje baze shume te madhe njerezish qe adhurojne ekipin dhe klubin?

C'mund te bejme ne qe te kemi sa me shume njerez qe te identifikohen me ngjyrat bardheblu e te gjejne veten qe jane tironsa?

Jane gjera per te cilat mendohem shpesh. Dua te imagjinoj sesi do jete stadiumi i Tiranes pas 20 vjetesh, si do jete tifozeria, si do shkruhet historia e futbollit shqiptar.

Diskutimi eshte i hapur.



_________________
TIRONA 2008-2009: KAMPIONE 27 HERE!!!!!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: HISTORIA, PO EDHE E ARDHMJA
PostPostuar: e enjte 26/04/2007 16:17 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 05/11/2003 13:20
Poste: 787
Vendndodhja: Tirane
VllaiQamushit shkroi:
C'mund te bejme ne qe Tirana te behet nje dite nje klub i fuqishem ne Ballkan? C'mund te bejme ne qe tifozeria e Tiranes te zgjerohet akoma me shume dhe te kete nje baze shume te madhe njerezish qe adhurojne ekipin dhe klubin?

C'mund te bejme ne qe te kemi sa me shume njerez qe te identifikohen me ngjyrat bardheblu e te gjejne veten qe jane tironsa?


Tema qe ke hap eshte me shume se e goditur. Sa me siper jane motivet kryesore qe shtyjne Tirona Fanatics.
Identiteti, kultura, historia, vlerat e perbashketa, ruajtja e transmetimi i tyre, jane shtytja kryesore per Tirona Fanatics. Emri i tifo-grupit tregon diçka!

Respekt



_________________
Tifoz Bardhe & Blu deri sa te vdes

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: HISTORIA, PO EDHE E ARDHMJA
PostPostuar: e enjte 26/04/2007 16:20 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 05/11/2003 13:20
Poste: 787
Vendndodhja: Tirane
VllaiQamushit shkroi:
Jane gjera per te cilat mendohem shpesh. Dua te imagjinoj sesi do jete stadiumi i Tiranes pas 20 vjetesh, si do jete tifozeria, si do shkruhet historia e futbollit shqiptar.


Jane gjera te cilat i mendoj çdo dite.

Respekt



_________________
Tifoz Bardhe & Blu deri sa te vdes

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: HISTORIA, PO EDHE E ARDHMJA
PostPostuar: e enjte 26/04/2007 22:10 
VllaiQamushit shkroi:
C'ka me shqeteson mua eshte e ardhmja e Tirones.
C'mund te bejme ne qe Tirana te behet nje dite nje klub i fuqishem ne Ballkan? C'mund te bejme ne qe tifozeria e Tiranes te zgjerohet akoma me shume dhe te kete nje baze shume te madhe njerezish qe adhurojne ekipin dhe klubin?

Pune dhe mos demoralizim i tifozave aktual qe akoma vin ne stadium, mbeshtetje nga te gjith brenda dhe jasht qe akoma e ndjejn Tironen si fe, dhe duhet te ndikojm ne klub duke shprehur ndjenjat tona.
Cito:
C'mund te bejme ne qe te kemi sa me shume njerez qe te identifikohen me ngjyrat bardheblu e te gjejne veten qe jane tironsa?

Ne le te japim shembullin tone.
Cito:
Jane gjera per te cilat mendohem shpesh. Dua te imagjinoj sesi do jete stadiumi i Tiranes pas 20 vjetesh, si do jete tifozeria, si do shkruhet historia e futbollit shqiptar.

Un kam deshire te mendoj se si do te jete mbas 5 vjetesh , per mendimin tim 5 vjet do ishte idealja per te pa si do jet ngrejt ekipi dhe tifozeria.


  
 
 Subjekti i postimit: Re: HISTORIA, PO EDHE E ARDHMJA
PostPostuar: e premte 27/04/2007 00:25 
Jabanxhi
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 26/04/2006 18:21
Poste: 56
Vendndodhja: Tirane
VllaiQamushit shkroi:
C'mund te bejme ne qe Tirana te behet nje dite nje klub i fuqishem ne Ballkan?


Si "jabanxhi" qe jam, ndoshta nuk me takon te flas, po megjithate besoj se kam dicka per te then. Pergjigja ime do te jete vecanerisht per pyetjen qe citova nga shkrimi i Vllait t'Qamushit.

E para, mos ma merrni per keq, ju si tifoza nuk keni cfare beni per ta ngritur ekipin tuaj ne eliten ballkanase. Kush mund ta beje kete esht klubi si institucion, por tifozet thjesht mund ti japin mbeshtetjen ekipit ne arritjen e qellimeve.
Ktu ne Bullgari ekipet kane perkrahje te shkelqyer nga tifozat e tyre. Jo vetem dy klubet madhore (Levski e CSKA) por edhe klubet e vogla, sic esht rasti i klubit te qytetit ku un e Erblini ndodhemi, Pirin-i. Mgjs ekipi luan rreth 1 here ne 3-4 sezone ne Kategorin e Par, tifozat e klubit jan gjithnje te pranishem ne stadium, e identifikojn veten si nje grup, blies kan edhe meshtetje (jo vetem financiare) nga klubi.
Ne nje diskutim me nje profesor gazetarie ktu, un dhe nje shok bullgar po e ngacmoshim duke i thene qe klubet tona respektive: Bajreni dhe Arsenali, jane me te mira se klubi qe ai ka ne zemer, Chelsea. Profja u nxef shum, dhe me te drejt. Arsyetimi ishte qe, si i lindur ne Londer qe esht atij i takon te jet tifoz i nje klubi Londinez, dhe i takon te flasi si tifoz i Chelsea-t, pasi tha qe i ka ndjekur ndeshjet, madje humbjet e Chelsea-t per 26 vjet me rradhe, dhe qe ne shum raste (sidomos ne transfertat me rivalitet si Liverpooli dhe Man. Utd.) i ka qelluar edhe te zihet me tifozat kundershtar. Kurse per ne tha qe nuk na takonte te jemi tifoze me Bajernin apo Arsenalin, perderisa nuk kemi qene ne ndeshje te tyre ndojher, por qe duhet te jemi tifoze te ekipeve te qyteteve te lindjes. Mgjs deri ne nje fare pike ka te drejt, mund te them se tifoz i ekipit te qytetit tim te lindjes jam, por mungesa e kualifikimit te ekipit ne nivelet e larta te futbollit europian na ben qe te zgjedhim ekipe te huaja per te bere tifozllek, argumentim te cilin profja nuk e pranoi. Zgjedhja e nje ekipit te huj esht e natyrshme, dhe nuk ndodh vetem ne Shqipri, por ndodh edhe me tifozet e zjarrte Levskit e CSKA-s, Crvena Zvezda-s e Partizanit, Hajdukut e Dinamos, qe mund te them jan 6 klubet me mbeshtetjen me te madhe ne Ballkan (pa perfshir Greqin, klubet e te ciles po gezojne njefare suksesi ne kupat e Evropes).

Duke kerkuar ndjes per daljen i cik nga tema, po vazhdoj me arsyetimin tim.
Dikush prej jush e kishte prekur problemin (me duket se tek tema "Problemet e Tiranes") qe ekipi i moshave i Tiranes nuk po funksionon dhe per pasoje ekipi ka shum jabanxhi. Me than te drejten, ekipet U-17 dhe U-19 me te mira ne Shqiperi per momentin jane Vllaznia, Tirana, dhe deri-diku Partizani. Pra ekipet e te rinjve funksionojn, jo vetem te Tirana, por edhe ne klube te tjera. Problemi esht qe drejtusit ton (te Vllaznis, Tiranes, etj.) te "dashur" duan te arrijn sukses te menjehershem, duke blere produkte te "afirmuara" te qyteteve te tjera: Tirana del kampion me nje Shkodran, nje vlonjat dhe nje elbasanlli, Vllaznia mbahet ne vend te dyt fale dy-tre elbasanllinjve, shenusi ma i mir i Durrsit asht vlonjat, Kavaja del ne finale te kupes se Republikes me mesfushe Shkodrane, Elbasani lun me Shkodrane, tiransa e kosovare.
Te mbledhesh yjet (qe nuk kan ndoj ndjenje kushedi se ca per fanellen) ne ekip per te fituar gjithcka nuk esht keq, por vetem ne rastin e futbollit me buxhet te madh (Angli, Spanje, Itali, Gjermani, France, Hollande, etj.). Sepse ai shoku "braziljan" qe lun per "Milanin", ose shoku "portugez" qe lun per Manchesterin, po nuk dhan maksimumin dhe menojn per ekipin e tyre te zemres (me falni per shprehjen) u q**** nana, se per ate po paguhen miljona.
Ne rastin e futbollit me buxhet te vogel, sic eshte ne Shqiperi, blerja e yjeve nuk esht zgjidhja me e mir, pasi nuk ta dun fanellen, dhe s'e kane gja te madhe me ta peshty per ata miljona (lek, dhe jo euro - diferenc e madhe kjo) qe po marrin. Pranej ne Shqipni duhet te kthehet tradita e te lozurit me ekipin e qytetit tend, pasi lojtaret do te jen me entuziaste per te mbrojtur ngjyrat e ekipit te tyre, gje qe e kan enderruar qe ne femini kur shkonin ne stadium. Per menimin tim, kjo do t'i shtonte kampionatit edhe me teper bukuri, pasi do te rivalizoheshin ekipe me tradit ne futboll dhe rritje futbollistash, sic kan qen Tirana, Vllaznia, Kavaja, Durrsi dhe Vlora.
Pervec Partizanit qe po e ndjek kete tradit, nuk besoj qe ekipet e tjera do kthehen drejt tradites se vjeter, se fundja futbolli, si biznes qe esht (fatkeqsisht), shihet si qellim perfitimi material nga ana e "biznesmenve", pra duke vene kenaqesine (materiale) vetjake para kenaqesise (shpirterore) te tjereve.



_________________
O VLLAZNIA, BARCELONA, SE FITORJA ASHT E JONA!!!

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: HISTORIA, PO EDHE E ARDHMJA
PostPostuar: e premte 27/04/2007 01:28 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 06/12/2003 05:08
Poste: 5004
Vendndodhja: USA
kuqeblu shkroi:
VllaiQamushit shkroi:
C'mund te bejme ne qe Tirana te behet nje dite nje klub i fuqishem ne Ballkan?


Nuk besoj se largimi ose devijimi nga "identiteti" esht problemi kryesor i ekipeve Shqiptare se nese Tirona me nje skuader qe duket si Shqipria B nuk mundet te jet e sukseshme ne Evrop, athere cfare mund te presim neve nga nji Tiron qe do ishte 100% ose 90% autoktone me lojtar nga ekipet zinxhire? Jo per ti ulur vleren lojtarve qe dalin nga ekipet zinxhire po per momentin Sefa nuk esht ne nivelin e Duros (pavarsisht egoizmit) dhe Karaj nuk esht ne nivelin e Sinanit. Si rrjedhoj, Duro dhe Sinani jan titullar te ekipit qe me merit udheheq Superligen.

Problemi kryesor qe pergjithson komplet futbollin ton dhe gjith ekipet esht PRIVATIZIMI. Persa koh qe ekipet jan pron e shtetit, nuk do perparohet. Qe te perparosh si klub duhet nje infrastruktur model jo vetem ne aspektin e fushave dhe stadiumit po duke fillu nga drejtusit dhe stafi i klubit. Nji klub qe esht privat funksionon si nje korporate me njerez me funksione dhe detyra te caktume. Jo rrum-palla si ne Shqipri. Kur stafi drejtus esht profesionist athere dhe klubi dhe si rrjedhoj lojtaret jan me profesionista. Kurse tek ne esht nje munges e theksuar profesionalizmi pranej dhe ti dhe te tjer leshojn komente te tilla:

Sepse ai shoku "braziljan" qe lun per "Milanin", ose shoku "portugez" qe lun per Manchesterin, po nuk dhan maksimumin dhe menojn per ekipin e tyre te zemres (me falni per shprehjen) u q**** nana, se per ate po paguhen miljona.

Pse mos te ndodhi dhe tek ne kjo gjo? Si ka mundsi qe tek ne lojtaret bejn ligjin? Sepse nuk kemi nji staf drejtus qe merret me kto pun. Reali largoi Ronaldon dhe mbajti ne stol Beckham dhe Kasanon sepse Kapelo nuk i pelqete. Ja kshu funksiono nje klub i suksesshem. Kurse klubet tona nuk kon as zyra.

Po c'hy privatizimi ktu? Privatizimi esht i nevojshem sepse qe te perparojm na duhen investime. Po investime pa nje te ardhme te sigurt nuk do ket. Donatoret nuk e kan te ardhmen te sigurt (shif El Sayed) dhe si te till NUK mund te ndermarrin investime afatgjata. Cfare leverdie do kishin donatoret e Tirones nese investojn ne ekipet e moshave kur ato lek mund ti perdorin te blejn nje Duro ose Sinani? E ardhmja e tyre varet direkt nga rezultatet e ketij sezoni dhe si te till ato kan me teper perparsi te bejn investime afatshkrutra dhe rezultative se sa te mendojn per te ardhmen. Nese ekipi do te ishte pron e tyre, athere dhe gjerat do ishin me ndryshe. Perfitimet nga biletat, te drejtat televizive, transferimi i lojtarve, shitjet e bluzave dhe produkteve me logon e ekipit do te ishin perfitime reale dhe do ti shtynte presidentat qe te nxirrnin nje klub sa me kompetitiv ne fush ku do terhiqte shum tifoza dhe do shiteshin reklama. Po per momentin, te ardhurat e biletave shkojn ne bashki, te drejtat TV shkojn ne arken e klubit etj. Pra, investimi esht ne minimum sepse mundsia per perfitim esht ne minimum.

Pra per menimin tim zgjidhja e vetme esht privatizimi sepse vetem athere klubi do ta ndjente direkt efektin e te dalurit kampion ose suksesit ne Evrop (Champions League pagon mir per fitoret). Per mu nuk ka shum rendsi se kush e vesh fanellen e Tirones per sa koh qe ato e ndjejn peshen dhe e respektojn ate fanell me profesionalitetin e duhur dhe e nxjerrin ekipin kampion dhe me sukses ne Evrop.

Privatizimi mund te mos jet i mundur per disa ekipe dhe mund te rezultoj ne shperberje po me mir nje Superlig e fort me 8 ekipe se sa nji Superlig me 12 ose 14 ekipe si Laci, Turbina, Luftetari (qe lu ne mocal), Egnatia (qe lu ne malore) etj sa per numer. Rivaliteti do ti forconte ekipet dhe nuk do kishte leshime dhe nenvleftsime. Rivaliteti ne superlig do reflektohej dhe ne kupat e evropes. Kjo do sillte dhe tifozat ne stadium. Mir do ishte te krijohej dhe nje lig profesionale qe ti jepte fun pazareve dhe thashethemeve qe mbysin futbollin ton saqe asnji nuk shko mo ne stadium. Nese presidentat e klubit do kishin perfitime te direkta nga numri i tifozave ne stadium, a nuk mendo se dhe ato do mundoheshin pak me teper qe ta mbushnin stadiumin?

Ehh, sa larg jemi dhe sa endrra qe kemi!!!

P.S. Partizani nuk esht i vetmi ekip qe po ben dicka me ekipet e moshave. Nese e ke ndjek superligen do te shofesh se te rinjve ju dha perparsi vetem mbasi ngelen pa lojtar (Ndreka, Bylykbashi, Kardek, etj) dhe nuk paten mundsi te sjellin disa zezak te tjer (Xhani u mundu te sjelli 4-5 senegalez ne janar). Pra meqe ngeli pa lojtar dhe pa lek per me ble te tjer, ju dha perparsi lojtarve te rinj. Po mos ti lavderojm kaq shum dhe te harrojm realitetin se vetem 8-10 jav kan me kto lojtar sepse gjysmen e sezonit e lujten me lojtar nga Elbasani, Lezha, Durrsi, Kukesi, Brazili, Korca, dhe Lushnja. :wink:


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 27/04/2007 01:36 
Jabanxhi
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 26/04/2006 18:21
Poste: 56
Vendndodhja: Tirane
Mand_Tironci, te jap te drejt edhe per privatizimin e klubeve, por jo vetem kaq. Qe te menjanohen pazarlliqet, dhe te rritet cilsia e klubeve, duhet te semi-privatizohet i gjith kampionati:

hatboy, tek forumi i Vllaznise shkroi:
Them qe jemi te gjith ne nje mendim, per protesta , po si te protestojm esht puna. Kunder ekipit qe ne jemi tifoza, nuk e realizojm dot kte gjo, sepse ne kte rast mund te kemi probleme ne stadium dhe me tifozerite tona, (ne qofte se un portestoj kunder tirones qe ka blen ndeshje ,nje tjeter tifoz i imi do mu kundervente ,sepse ekipi ka fitu ,jam i sigurt qe e njeta gjo do ndodhte dhe ne shkoder apo stadium tjeter.) .
Pse them qe meselen e ndeshjeve e bon federata? E gjitha nis ke realizimi i LIGES, pse nuk e len federata Ligen?
Avantazhi i liges eshte qe te gjith ekipet fusin nje shum te caktuar lekesh ne nje pot , poti behet akoma me i pasur kur futet e drejta televizive dhe reklamat .Fitimin me te madh e mer ekipi kampion dhe te tjerat ndahen simas vendit ne klasifikim , dhe vendi i 7-te do luj per te 6 , sepse ka me shum lek vendi i 6. Kjo nuk do te thote heqje totale e shitjeve te ndeshjeve ,sepse kte nuk e kan heq dot vende me te medhaja , po krijimi i liges i fut nje minus te madh .


kuqeblu, tek forumi i Vllaznise shkroi:
Per menimin tem, "Hatboy" ka shum te drejt ne kyt rast.
Per me e perforcu menimin e tij, po shtoj diqa qi kam lexu koh ma perpara te premierleague.com. Ne nji lajm per West Ham-in, u thote qe drejtusit e klubit ishin shum te pakenqun nqs ekipi bjen nga liga, sepse kishin me hup rreth 16 miljon paund (sterlina) prej te drejtave televizive. Pra vetem qenrimi ne Premierleague i nep klubit 16 miljon paund; imagjinoni sa ma e malle do t'ishte shuma, sa ma nalt qi nji ekip asht ne tabel te klasifikimit.



_________________
O VLLAZNIA, BARCELONA, SE FITORJA ASHT E JONA!!!

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 27/04/2007 03:12 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 06/12/2003 05:08
Poste: 5004
Vendndodhja: USA
kuqeblu shkroi:
Mand_Tironci, te jap te drejt edhe per privatizimin e klubeve, por jo vetem kaq. Qe te menjanohen pazarlliqet, dhe te rritet cilsia e klubeve, duhet te semi-privatizohet i gjith kampionati:


A thu athere morin fun pazarlliqet? A thu e ka fajin liga per gjith ket zhurm mbi pazaret? Sapo pash ke forumi juj qe trecereku i antarve e qujn neshjen Elbasoni - Tirona te shitme ama vetem 2 veta e kishin ndjek neshjen. Njoni thote qe ishte e shitme pse u ndrru Patushi, njoni thote ishte e shitme sepse kshu tha Bashkim Tufa ke Alsati, kurse i tjeter thote neshja ishte e shitme sepse rezultati ishte indikativ i nji pazari megjithse nuk e kishte pa ndeshjen. Ama per neshjen e Vllaznis me Dinamon asnji nuk aludonte megjithse rezultati ishte i njejte dhe njoni nga tifozat e juj qe ishte ne stadium thote qe ai kishte dal nga stadiumi i merzit si me pas hum. E pra ky esht mentaliteti jon. Kur Tirona u rraf nga Kayserispori ne Tiron 0-2, fillun llafet per pazarlliqe. Megjithse ekipi Turk ishte shum mo lart se ne, thashethemet nuk mungun. Po keshtu fillun llafet kur na rrafi CSKA-ja ne Sofie. Po kshu kur Komtaren ton e mundi Rumuni 0-2. Ktu ke forumi jon u ka pas fut nji tifoz i Shkodres dhe mas cdo hapi fals te Tirones na thote qe neshja ishte e caktume ke bastet ne Mal te Zi. E pra esht thjesht mentaliteti jon qe e kultivon ket gjo dhe tani esht bo zakon sepse si te jesh i ndershem si te mos jesh po njesoj do gjykohesh. Hamendje te tilla zun dhe faqen e par te gazetes mo te modhe sportive ne Shqipri. Mungesa e profesionalizmit lale nuk mungo vetem te lojtaret po te klubet, trajneret, albitrat, gazetaret, specialistat, politikanet etj. Megjithate, me duket sikur ky diskutim i takon nji teme tjeter...


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: HISTORIA, PO EDHE E ARDHMJA
PostPostuar: e premte 27/04/2007 13:20 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 14/04/2006 15:52
Poste: 1868
Vendndodhja: mhallja re
Mand_Tironci shkroi:
Karaj nuk esht ne nivelin e Sinanit.........


ke te drejte mando, un qendroj shum mo lart se sinoni.... :lol: :lol:



_________________
tiron-tiron-tiron
un vetem per ty jetoj
te du o zemna ime
not e dit kurr s'te harroj
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 27/04/2007 14:41 
Po patet mundesi kthejuni asaj qe ka shkrujt Vllai Qamushit me lart, tema qe ka hap ai eshte shum sinjifikative dhe na prek te gjithve si tifoza direkt , nuk eshte mir qe te devijojm nga tema pa lidhje . :wink:


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 27/04/2007 22:20 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
Cuna, le te mos harxhojme fryme ene energji me politika kurva te atij veni ene sistemi qi na dau e shperndau. Ta majm diskutimin ke TIRONA JONE. Ene un me Mandin jom. Ene ne kohe tone ka qene kto dallaveret,sepse jon pjese e sportit ne gjithe boten. Per ne rrofte TIRONA ene ishalla kampjon.



_________________
AVE TIRONA REPUBLIKE! GJAKU,KRENARIJA,DASHNIJA,NALTMADHNIJA JONE.
NJ'ASHTU SIC RRIN YJET RRETH HONES, NJ'ASHTU RRIN TIFOZAT RRETH TIRONES.

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 28/04/2007 00:41 
Valutë
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 01/09/2005 02:24
Poste: 491
Vendndodhja: USA
Faleminderit te gjitheve per pergjigjet ndaj nje teme qe e kam per zemer.

Mendoj qe pazarlliqet qe behen vijne nga mungesa strukturore e botes futbollistike dhe me gjere dhe do i rendis:

1. Nuk ka nje lige presidentesh.
2. Armand Duka zoteron televizionin te cilit i shet te drejtat e kampionatit shqiptar: pra ia shet vetvetes, i merr nga njeri xhep dhe i fut ne xhepin tjeter. Si rrjedhoje ambienti futbollistik (shih klubet) eshte krejtesisht i dominuar nga ky njeri.
3. Presidentet e klubeve jane te gjithe "para e re", dhe ky eshte problem politik: Femijet e nomenklatures komuniste dhe ca zagare te tjere trasheguan pushtetin ekonomik. Paraja e vjeter, njerezit qe kishin pasuri dhe u shtypen nga komunistet ne pergjithesi u rrenuan, familjet e tyre nuk u rimekemben nga shembja e komunizmit (qe per mua nuk ishte shembje po transformim).
Gjithsesi presidentet nuk kane plotesisht klubin ne dore, per fat te keq ministrite duan te ruajne statusin dhe bene presion qe ligji per privatizimin e klubeve kurre te mos pranohesh ne parlament, pasi kjo do te thoshte zhdukjen e pergjithmonshme te Partizanit dhe Dinamos. Mungesa e klubeve private eshte hallke shume e koklavitur, qe ben te mos kete investime per stadiume.
4. Nuk ka prokurori sportive.
5. Nuk ka politike serioze shteterore per sportet dhe per rinine. Nuk ka investime per sportin. Megjithe urrejtjen per Partizanin, mesova me keqardhje qe Sali Berisha do te ndertoje pallate mbi fushat e stervitjes per cecenet e vet.
6. Sporti do qytetari dhe shumica e banoreve te qyteteve jane te sapozbritur nga fshatrat: Endrra e nje fshatari nuk eshte sporti pasi ai sapo e la shatin, qytetari ben sport, fshatari nuk eshte per ate pune, bile as qe i pelqen shume ta shohe.

Megjithate une kam shprese se energjite e shqiptareve jane te pashtershme, qytetet do qyteterohen shume e me teper, presidentet do behen pare e vjeter e do mesojne, do ndertohet nje lige profesioniste, etjera.

Po per sa kohe?

Shpresojme sa te jemi akoma te rij. Zgjerimi i Tiranes eshte gje e mire. Nje qytet i madh do kete edhe baze tifozerie te gjere.



_________________
TIRONA 2008-2009: KAMPIONE 27 HERE!!!!!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 28/04/2007 04:58 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 06/12/2003 05:08
Poste: 5004
Vendndodhja: USA
VllaiQamushit shkroi:
.........Shpresojme sa te jemi akoma te rij. Zgjerimi i Tiranes eshte gje e mire. Nje qytet i madh do kete edhe baze tifozerie te gjere.


Shqetsimi im me i modh ky esht - zgjerimi i bazes se tifozeris. Mendoj se kjo gjo do te sillte nje metamorfoz ne identitetin e tifozeris bardheblu, humbjen e karakterit dhe te tradites se tifozeris. Tifozeria e Tirones megjithse nuk esht dallu na i her si me "e shumta", gjithmon ka pas notat me te larta per fanatizmin e vet (si rrjedhoj dhe tifo-grupi i par i tifozave te Tirones kishte emrin Tirona Fanatics). Esht ky karakteri qe e ngriti dhe ekipin e Tirones ne majat me te larta te futbollit. Esht kjo tradit dhe ky karakter qe solli ngjarje te tilla qe Arti ene cunat e asaj kohe i kan "pikturu" kaq bukur ne forumin ton - http://www.sktirana.com/phpBB2/viewtopic.php?t=750 dhe http://www.sktirana.com/phpBB2/viewtopic.php?t=314. E pra kto gjona dhe sot e ksaj dite jan akoma perfaqsus se tifozeris se Tirones po mendoj se me kalimin e kohes brezat e rinj do ken prioritete dhe ide te tjera. Pranej me duket shum e rendsishme qe tema te tilla te zgjerohen sa mo teper qe te mundohemi qe ta percjellim te njejtin karakter te tifozeris bardheblu dhe te brezat e rinj qe e njofin Tironen thjesht prej statistikave dhe dominimit te 10-vjecarit te fundit.

Shpresoj ta kem gabim sepse per disa breza Tirona esht me teper se nje ekip futbolli ose nje klub shumesportesh. Esht nje ide, nje menyr jetese, nje FE, nje dashuri - thjesht, esht vet JETA!!!


Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 1 [ 13 postime ] 

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 0 vizitorë


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron