Pershendetje te gjitheve njehere!
Besoj se do ndjehem mire ne shoqerine tuaj e ju ne timen gjithashtu!
Tani,persa i perket historise se skuadres se tirones

une po ju bej nje permbledhje te shkurter nga nje material qe gjete!Do ju isha mirenjohese nqs do nderhynit dhe do me korrigjonit nqs do gabohem diku!
16 gushti i vitit 1920 shenohet si nje nga pikat kuminante ne historin e futbollit shqiptar sepse pas skuadres"bashkimi shkodra" lindi skuadra e dyte me emer"Shoqeria Agimi"( ky emer u vu sepse nje grup atdhetaresh dhe tifozesh mbidhej shpesh prane pallateve Agimi).
Keta njerez ne vitin 25 ngriten nje Keshill Drejtues dhe pikerisht 2 vjet me vone kjo shoqeri mori emrin KF Tirana!
Keshtu ndeshja e pare ne rang kombetar do te mbante daten Tetor,1920 dhe do te luhej ne Fushen e Shallvareve kunder 'Juventusit' Shkoder,nje seleksionim i'Bashkimit Shkodran'.Po keshtu,vite me pas u luajt dhe ndeshja e pare ne rang nderkombetar ku KF Tirana pati kundershtar 'Crnagoren' e Malit te Zi,te cilen bardheblute e fituan 1-0.
Gjithashtu smund te harrojme edhe 6 prillin e vitit 1930 ku luhet Kampionati i 1 kombetar,ne te cilen moren pjese 6 skuadra mes te cilave dhe tirona e cila del kampion.
Po keshtu bardheblute,me talentet e medha te asaj kohe si psh:S.Frasheri.A.Zajmi.H.Fortuzi.S.Stermasi.I.Gjinali.A.Koja,P.Dibra,etj do te dominonte edhe ne vitet e mepasme duke humbur vetem 1 kampionat(1934) te fituar nga Skenderbeu i Korces.
Pra,klubi bardheblu atehere zoteronte talente dhe organizim edhe me te fuqishem se klubet me te forta te asaj kohe sic ishin 'Vllaznia'apo 'Skenderbeu'.
Paslufta dhe Vitet '65-70
Fillimisht KF Tirana se bashku me KS Vllaznine,Flamurtarin e klube te tjera zhvilluan Kampionate mjaft cilesore ,te pakten per 2 vitet e pare te Pasluftes,ku duhet te permendet fitorja e 2 titujve nga ekipi shkodran me merite.
Qe nga viti 1947,evenimenti kryesor per tu permendur ishte se klubit'KF Tirana' do ti ndryshohej emri nga sistemi i atehershem ne '17 Nentori' e me vone ne 'Puna e Tiranes'.
Por nuk do ishte vetem kjo.Ardhja e te ashtuquajturve'klube ministrore' te Ministrise Mbrojtjes dhe Ushtrise Popullore pra 'Dinamo' e 'Partizani' ndikuan edhe me per keq,jo vetem per KF Tiranen,por ne cilesine e futbollit shqiptar.
Pikesynimi i ketyre klubeve ishte seleksionimi i talenteve te futbollit shqiptar ne gjithe shqiperine duke pretenduar suksesin e madh ne rang kombetar por edhe .....me lart!

E keshtu disa nga lojtaret me te mira te Tiranes por edhe skuadrave te tjera u "gllaberuan" ne nje fare menyre nga keto klube per motive POLITIKE e aspak sportive, e kjo per faj te sistemit te dashur te asaj kohe....
Pikerisht kjo solli dhe renien tek klubi bardheblu,pasoje e se ciles ishte qendrimi ne hije deri ne vitin 1963,pra per 18 vjet me rradhe!
Dhe do te ishte pikerisht shpirti i sakrifices se trajnereve,lojtareve dhe stafit te Sportklubit(vlen te permenden M.Alla,R.Lushta,N.Krieziu,F.Frasheri,S.Llambi,S.Halili.A.Mema,etj) qe krijoi me kalimin e viteve nje grup lojtaresh me vlere te afte te sfidonin 'klubet ministrore' te asaj kohe,'Partizani'e 'Dinamo' duke i dhene nje leksion edhe Federates Shqiptare se trofete dhe fama nuk fitohen me paterica por me pune,angazhim,stervitje te vazhdueshme e shpirt sakrifice pa ndihmen e askujt !
Kjo beri te mundur qe gjate periudhes 1964-1970 KF Tirana te fitoje 4 kampionate nga 5 te mundshme!
Vitet '80
Qe nga periudha 1970 deri ne 1989 ne Shqiperi filluar te ndryshojne shume gjera.Vlerat e 2 'klubeve ministrore' filluan te zbehen dhe skuadrat filluan te ballancohen me njera-tjetren duke dhene me shume rivalitet,cilesi e emocione ne stadiume.Aq sa jo vetem qe nuk kishte fitore me 10 e 15 gola por skuadrat e rretheve,te quajtura inferiore filluan te sfidonin ato te kryeqytetit (permendim ketu rastet kur 'Vllaznia' e 'Labinoti' u shpallen kampione)
Kesisoj filloi te kete kampionate me te forta e interesante dhe nje shperndarje ne fitimin e titujve Kampione.
Gjithsesi,nga viti 1980 deri ne 1989 KF Tirana i dha edhe nje leksion tjeter te gjithave se si fitohet dhe si krijohet supremaci ne futboll me forcat e tua,duke koleksionuar edhe 4 tituj Kampion, 2 nenkampion si dhe 3 Kupa.Po ashtu u pa dhe nje rritje edhe ne arenen nderkombetare,ku,pas disa suksesesh me rradhe, legjenda bardheblu filloi te beje emer ne Europe.
KF Tirana sot dhe lojtaret qe kane luajtur ne Perfaqesuese(pjesa qe te intereson ty tironsi_tr)
Viti 1990 qe shenoi fillimin e ndryshimeve demokratike ne Shqiperi solli dhe pasojat e veta ne futboll duke i cthurur pothuaj te gjitha klubet.
Ngjarje e shenuar ishte se '17 Nentori 'mori emrin e saj origjinal e tradicional,KF Tirana.
Por,ndryshe nga vitet 80',ku cdo sukses arrihej me'brumin tirons'pra lojtaret e saj origjinale,pas vitit 1990 KF Tirana hyri ne nje etape tjeter ndryshimesh.
Futbolli yne u kthye ne biznes dhe filloi ti afrohej futbollit profesionist.Pra,sikur ne te gjitha klubet e tjera,kush me shume e kush me pak,u blene e shiten nje grup i madh lojtaresh cilesore,u emeruan presidente klubesh,edhe KF Tirana u prek nga kjo fryme.Klubi tashme ishte heterogjen.
Por e rendesishme ishte se ky konfuzion,ndersa tek te gjitha klubet vazhdon ende,tek bardheblute zgjati vetem 3 vjet !
KF Tirana qe nga viti 1993 e deri me sot e ka dominuar totalisht futbollin shiptar ! Bardheblute kane luftuar per trofe cdo sezon,tash 13 sezone rresht,duke fituar plot 8 tituj kampion,6 Kupa dhe 6 Superkupa.
Gjithashtu KF Tirana eshte e vetmja skuader qe ka luajtur rregullisht ne Europe e ka kaluar pothuajse rregullisht ture europiane,ndryshe nga te gjitha rivalet e saj te marra se bashku.
Lojtaret bardheblu qe kane luajtur e luajne ne Perfaqesuese.