Sot është e martë 19/06/2018 12:42
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 2 prej 3 [ 35 postime ]  Shko tek faqja ParaardhĂ«se  1, 2, 3  PasardhĂ«se
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 18/05/2006 14:08 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 14/04/2006 15:52
Poste: 1868
Vendndodhja: mhallja re
n'qipro mduket se ka dal 2-1 per ato ene tirona po fitote 1-0. nuk m'kujtohet mir.......


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 18/05/2006 18:17 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 30/10/2003 10:49
Poste: 2914
Vendndodhja: England, G.B.
patrioti_bardheblu shkroi:
n'qipro mduket se ka dal 2-1 per ato ene tirona po fitote 1-0. nuk m'kujtohet mir.......


Jo.Tironsi esht i sakte.Neshja e pare ishte 0-2 per qipriotet ene me pas me 3 gola per ne shkum 3-2.Neshja e kthimit ne Qipro ne kryesojshim 1-0 dhe shpartallohemi 1-3.Identik shpartallim si ata ne Tirone,por turin e kalun qipriotet :-(



_________________
http://www.kftirana.info
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Shtator 1984 "Qemal Stafa" Tirana-Elbasani 4-2 jav
PostPostuar: e enjte 25/05/2006 13:16 
Valutë
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 01/09/2005 02:24
Poste: 491
Vendndodhja: USA
Desha te kujtoj nje ndeshje te madhe te Tirones:

Tirona-Elbasani: shtator 1984, java e pare e kampionatit 1984-85.
Elbasani ishte kampion ne fuqi (kampionati i tyre i pare me Gogunjen qe theu rekordin e minutave). Tirona kishte dale e dyta.

Pjesa e pare sheh Tiranen ne sulm dhe Elbasanin qe mbrohet e luan ne kundersulm (ashtu si luajne ekipet e vogla pa fuqi fizike, pune jevgjish). Si rezultat Tirana ndeshkohet dhe peson dy gola, pra pjesa e pare Tirana-Elbasani 0-2. Ne tabele mbaj mend ca emra te cudicem jevgjish, si Matrapazi, po ndoshta e kam gabim. Ne ishim te shokuar se e dishim qe Elbasani s'vlente as sa gjysma jone.

Pjesen e dyte Tirona eshte si e nderkryme dhe mbaj mend se ka bo 4 gola ne cerek ore. I pari i Ben Minges me rrotullim nga 16-shja, goditje te fuqishme nga vendi e top ne trekendesh. Gol shume i bukur se eshte veshtire ta gjuash topin nga vendi me ate force. Stadiumi ne ekstaze,

Ne 15 minutat e metejme Tirona ben nje loje sulmuese te ciles jo Elbasani, po edhe Gjermania s'do i rezistonte sepse nga krahet sulmonin si te nderkryr Baci dhe Omuri, Josa ishte dige ne qender dhe Muca shpikte cudira.

Agushi dhe Beni realizonin. Si rrjedhoje ne 15 minuta pas golit te Benit erdhen edhe tre gola te tjere, 4-2, ndeshje e mbyllur, kthim rezultati dhe Elbasani "kampion" i turperuar.

Sa per kronikat kjo ishte ndeshja e pare e kampionatit 1984-85, kampionat qe u fitua nga Tirona, :-D.

Ndeshje shume e bukur qe nxori ne pah sa e forte ishte Tirana e Minges-Koles, Muces, Joses, Bacit, Omurit dhe Hodjes.

Nje muaj me vone per eliminatoret e kampionatit boteror Meksike '86 kombetarja e Shqiperise, bazuar ne keta lojtare, do shkonte nga 2-0 per Polonine, ne 2-2 (ne Poloni brenda, gola te Omurit dhe Koles) dhe tre muaj me vone (6 dhjetor 2004) do fitonte me Belgjiken ne Qemal Stafa 2-0 (gola te Joses dhe Minges).

Nje shenim i vogel: Nese kombetarja e Shqiperise

- nuk do merrte Eksarkon si mbrojtes i djathte, po Millan Bacin (i cili kishte biografi antikomuniste), mbrojtes te cilit i kam pare te bente te njejtat gjera qe ben Paolo Maldini,
- nuk do fuste edhe Mucen edhe Demollarin ne formacion baze (teper jane dy fantaziste ne fushe), e si rrjedhoje do kishte nje mesfushe me te mbuluar,

atehere per mendimin tim mund edhe te kishte shkuar ne boterorin e Meksikes.



_________________
TIRONA 2008-2009: KAMPIONE 27 HERE!!!!!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 25/05/2006 14:20 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e hënë 20/03/2006 11:07
Poste: 176
Vendndodhja: Tirane
tironssigjithetetjeret shkroi:
gjithashtu dy kualifikimet e fundit ne Champions League me permbysje te Tirones (dy fitore 3-0) kane qene te mdhoja, por ndeshja me e nalte ka qene me Apollon Limassolin ne 2001-in ne mos gaboj. Ka qene per menimin tim neshja me e mire e Fortuzit. Deri nga minuta 50 e pjeses se dyte 0-2 per qipriotet. Isha ne tribune dhe nga e majta kisha nji grup tifozash greke qe shajshin greqisht. Na hiku truni. Po pastaj te kete shperthy Zogu me Kenesein, po sidomos Zogu qe kap top e hhik, kap top e fut per shalesh, kap top e jep asist. U ikte grekerve nga dy e nga tre pa ekzagjerim, dore per dore e cdo here ne nje menyre ndryshe. Si perfundim per gjys ore nga 0-2 e cum ne 3-2, dy gola Zogu e nje asist per Kenesein per golin e trete.


Eshte ndeshje e pa harrueshme ajo qe ke permndur.
Zogu ate ndeshje fluturonte me te vertete, pas 2-2 per Tironen
trajneri Qipriot vendos 2 mbrojtes per te mbuluar Zogun por as kjo
nuk e frenonte dot Zogun ate nate dhe si perfundim ndeshja fitoheshe 3-2. Eshte nje nga ndeshjet me emocionuese qe kam pare biles mos them me emocionuesja per Tironen ne kupat e Evropes.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 25/05/2006 14:31 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e hënë 20/03/2006 11:07
Poste: 176
Vendndodhja: Tirane
Nje tjeter ndeshje qe me ka mbetur ne mendje eshte ajo
e kamionatit 1998 me Vllaznine. Ishte ndeshja e parafundit e kampionatit dhe Vllaznia eshte 1 pike larg. Nga fundi i pjeses se pare Ard Mema jep nje top ne diagonal per Alban Tafaj,(mu duk sikur ai top nuk do kapej dhe do perfundonte jashte por Albani beri nje sprint te fuqishem dhe e arriti ta fuse ne zone ku Devi nuk mungoi ne takim dhe 1-0 dhe Tirona e para ne renditjen e kampionatit, ndeshja e fundit ishte me Lushjen te Selman Stermasi.

Ne fund te ndeshjes plasi edhe grushti me futbollistat dhe
pistoleta ne tribune.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 25/05/2006 19:01 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
m`vje inot qi se paskom pa ma pare kte.Une per doren e vjeter te 70-90 du me ju kujtu golin e cim balerines me vlonen ne shkoder per kup republike ne 86, ku ne fitum 2-1 ishte ajo koha qe per nja 5 vjet i bojshim labt me fol me vete.athere kan qen autobuzat e furgnat e dynjose dhe vllai i nine nacit rrahmet paste tolja shkret ka qen me motor.kena ardhe prej shkodre tu bertit pa pushu deri sa ke zogu zi na pritshin qent e policise ene 326.
jom dakort me golin e cimit ne 83.pjesa pare maroi 2-0 per dylberat dhe ver shehu(tranjeri) hyn ne dhome ene i tha harom e pacit,turp t`ju vije t`ju rrafin elbasonllit s`ka analize dilni aqe ene i rrifni.per 8 minuta goli i pare ke porta sahatit.kur kom shkrujte per golin e tinit me dinamon 3-3(ke ene 100 agustinit)kam fol ene per at gol m`planzhon ne ajer e perseris ne ajer.Pranej duhet me u caktu dikush qi ene ta pagujme te shkruje golat,neshjet, historine duke fillu qe nga 60 e deri tani.kjo ma fort per cunat qi jon n`tirone.duhen me u gjet nja dy cuna t`nershem e persmari ene ti pysin t`gjith vjetrit qi jon gjalle me rradhe.duhet me u shkrujt histori jone ene e tifozafe se car kon be e car kon hek, kur na lejshin maton gurores me ardh n`kome.ME FALNI PER TE SHKRUJTMEN PA GERMA T`MDHOJA MAS PIK ENE PRESJE.PERTOJ:D


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 25/05/2006 21:15 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
O cuna mo kujtu TIRONA-partizoni mas neshjes me kombtaren e anglise ne angli.Federata pati thon qe kush ekip do kete rezultatet ma t`mira ene do jet ne ven te pare do shkoje ne angli.Tirona ishte para absolute.Shkojme ne qelbason dhe fitojme 2-0 ku tushja doli i lame m`gjak.Elbasonllinjt ishin aq injorant saqi i thojshin"do me shku n`angli" thyj komet i here n`shqipni.N`angli si gjithmone shkun kurvat ene halet dhe nga tirona vetem mireli me taten qi ka lon nome atje.Lojtaret e tjere lon nom tu vjedh se skishin pa gjo me sy ene tirona kishte vite qi dilte.Nejse 1-0 per halet dhe 3 minuta loje kishin met.Ne ishim n`tribune ke A si gjithmone.Ence ka 47 metra. Gju nard liti ene gol rreshqonsi ku perlati se pa ka hyni topi.Ne na duhesh barazimi me dal kampjon ene dulem.Cunat nuk kishin qejf me lujt se ishin te zhgenju.Lul preza ja ka bo nji sigurimsi me gishtin e mesit ene qe tu u bo nomi.selom :D


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 28/08/2006 01:36 
knoqem kur e lexoj ket temen, se mosha e ra ene shume kujtime i kena kshu te nigjume ka te tjeret. mos e harroni ket teme, se kshu e kalojme vleren e tirones dor mas dore. rrofshi cuna!


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 11/09/2006 15:12 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
Arty ene te tjeret moshataret e mij. TIRONA lujte m'shkoder ene neshja ishte 0-0. M'at kohe ne shkojshim mire me shkodren se ishim dy ekipe te persekutume ene lojtaret e shkodres ishin cuna per s'mari. Nji tifoz nga tribuna i foli me zo t'nolte TIT DIBRES"E mer doktor ca po na ban" AVE CEZARE TIT DIBRA ja boni me gisht nolt pertjerit ne mos gaboj XOFIT, ene i kerkoj topin. Nga mesi i fushes mori topin hiku nja pes a gjashte vetve ene boni gol.I gjith stadjumi ka duartrokit. Po ky muhabet ene Durres me 11 lojtare ene la topin ne vij fatale. AVE TIRONA AVE CEZARE :D


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 11/10/2006 23:36 
SK TIRANA - VLLAZNIA e 28 Qershorit 1936 ka hyre ne historine e kampionateve shqiptare si nje nga me sensacionalet, me historiket. Eshte e vertete, mbi te gjitha ate e bente te tille fakti qe dueli per titullin, asnjehere nuk kishte qene kaq emocionues midis dy skuadrave te dy qyteteve kryesore te Shqiperise, sic ishin Tirana dhe Shkodra. Nga 19 pike secila, te shkeputura perfundimisht nga cdo mundesi arritjeje prej te tjereve, ku me i aferti ishte Durresi me 11pike. SK Tirana dhe Vllaznia ndodheshin perpara nje finaleje krejt te rralle qe fatet e kampionateve nuk i kishin vene kesisoj perballe asnjehere deri ne ate dite te ketij 28 Qershori. Parashikimet lekundeshin me fort se kurre. Askush kesaj rradhe ne Tirane, nuk ndjente sigurine e fitores se Sport Klubit, ndonese ai do te luante ne Shallvaren e tij. Barazimi i papritur ne Korce nje jave me pare kur skuadra e Skenderbeut ndodhej ne ditet me te veshtira te saj, duke u rreshtuar nga fundi me vetem 7 pike, madje ne rrezik per te rene ne Divizionin e pare Kombetar, sic thirrej Kategoria e Dyte, kishte krijuar nje pasiguri me teper per SK Tiranen perballe nje Vllaznie me te forte se kurre e cila kishte korrur 5 fitore rrjesht duke futur brenda edhe ate ne Korce, nje 2-0 krejt i sigurte per te. Kesaj rradhe Sport Klubi ndjente vertete pasiguri.
Shkruan "Sporti Shqiptar" perpara ndeshjes:
"Po ulen ne kryeqytet lojtaret shkodrane. E asht ma mire me thane po ulet Shkodra sportive. Qindra e qindra Shkodrane jane gati me e percjelle skuadren e vet ne ma te madhin match te kampionatit. Entuziazmi e morali i lojtareve te Vllaznise ka arrite kulmin. Te gjithe jane ne forme, jane te fresket, jane te shkathet, presin me padurim ndeshjen, te gjithe mendojne e thone se do te fitojne".
Kjo ishte atmosfera dhe SK Tirana qe gjen "deus ex machina" te saj. E gjen te Riza Lushta, te shkollari qe nuk lejohej te luante sic ishte rregulli. Cfare duhej bere? Shume thjeshte: Lushta te braktise shkollen! Keshtu veprohet. 24 ore para ndeshjes Riza Lushta le mesimet pergjithmone. Brenda dites behet federimi dhe thuhet se nje intelektual shkodran qe jetonte ne Tirane, kur pak ore para ndeshjes ka pa Vllaznine ne eforine e parakohshme, iu ka thene se "sot kunder jush do te luaje nje lojtar i rralle, qe ishte i papermbajtshem, kujdes!".
E Shkodra ka zbritur ne fushe tejet e sigurte per t'u bere me ne fund edhe ajo nje here kampione e Shqiperise. Kronika e kohes thote se 700 e sa shkodrane (nje shifer gjigande per ate kohe) kane ardhur nga Shkodra dhe veturat e tyre para kafese "Kursal" nuk kane te numruar. Shkodra eshte ndjere kesisoj si ne shtepine e vet, si ne fushen e saj. Nuk e ka marre me mend se cfare mund te ishte 20vjecari qe quhej Riza Lushta... !!! Fusha e Shallvares perjeton madheshti edhe ne ceremonialin e kesaj ndeshjeje. Kesaj rradhe aty ka ardhur Banda Ushtarake. Pervec familjes mbreterore, vjen edhe kryeministri Mehdi Frasheri dhe disa ministra. Banda ekzekuton Hymnin Kombetar dhe ne oren 17:30 gjyqtari Alush Lleshanaku, pedagog i shkquar i edukimit fizik, njeriu per te cilin askush nuk do te mund te parashikonte se ne vitet e Pasluftes do te vritej ne Shqiperi kur kishte ardhur per te permbysur regjimin komunist, jep pra vershellimen e fillimit. Ishte ndoshta si "ndeshja e shekullit" per Shqiperine, sic thuhet.
Fillimi jep sulmet e rrezikshme te kampioneve Tiranas te cilat gradualisht zbehen, sidomos prej pritjeve te portjerit Dizdari ne nje dite te mrekullueshme. Nuk vazhdon gjate keshtu. Siguria duket se eshte ne anen e SK Tiranes epersia e se ciles sa vjen e behet me e thelle. Por: "tamam kur pritet goli kryeqytetas, ndrrohet skena", - sic tregon kronika e "Sportit Shqiptar", - e vija e pare shkodrane bje edhe ajo n'ere te rrjetit". Do te ishte 11-metersh krejt i papritur per shkodranet qe shtang Tiranen. Gjuan Reshit Rusi. Gurashi e prek paksa dhe 1-0 per Vllaznine. Shperthejne flamujt e Vllaznise. Dhe eshte perseri Rusi kur mund ta bente 2-0, por Gurashi ia rremben topin nga kembet ne castin e nje goli te sigurte. Ja me ne fund dhe barazimi. Eshte minuta e 38-te, Lushta godet nga kendi dhe koka e pagabueshme e Petreles e con topin ne rrjeten e Dizdarit: 1-1.
Ketu do te fillonte magjia Lushta. Ngjarja e bujshme zhvillohet keshtu:
Ne te 55' kombinacioni Karapici - M. Gurashi - Lushta frymezon kete te fundit ne nje vershim te papermbajtshem finalja e te cilit eshte gjuajtja e tij prej 20metrave e drejt e ne rrjeten e Dizdarit. Shkodranet kujtohen per humbjen dhe hidhen ne sulm. Rusi ka disa raste, nderkohe qe SK Tirana kunderpergjigjet po aq. Dhe perseri Lushta, pas nje kombinacioni midis Hajnalit dhe Petreles i cili pasi driblon dy - tre lojtare shkodrane, perqendron per Lushten. 20 vjecari krejt afer shenon dhe 3-1. Shallvarja tani eshte e pushtuar e gjitha prej thirrjeve te papushueshme te tifozave tiranas. Vllaznia humb qetesine, madje kalon dhe ne loje te rende. Demtohet Karapici. Lleshenaku perjaston Alibalin dhe ne te 44' Lushta krijon golin e katert "qe i ve kapak ndeshjes", sic thote kronika. Eshte 4-1 per Tironen!
"Flamujt bardh e kaltert valojne n'ajer, ata verdh e blerte mshtillen rreth shtizave", shkruhet. Dhe me tej: "N'odat e veshjes Ibrahim Dizdari i shkodres ka rroke per qafe Mark Gurashin e Tiranes, ashtu ban edhe Ernest Halepiani me Riza Lushten. Qazim Dervishi me Emil Hajnalin e gati te gjithe te tjeret. Shkodrane e Tiranas jane vllazen: triumfon sporti!".
Ate nate Tirana ka ushtuar nga brohoritjet e valevitjete e flamujve te Sport Klubit dhe nga kenget pambarim Tiranase. Keshtu elektrizohej jeta prej futbollit ne ate vit me 1936 ne Shqiperi.
Protagonistet ishin:
SK TIRANA: Gurashi, F. Janku, Coku, Jakova, Karapici, Hajnarli, M.Alla, Mirdita, Lushta, M.Gurashi, Petrela.
VLLAZNIA: I Dizdari, Kazazi, N.Osmani, Alibali, Tartari, Fakja, Dervishi, Golemi, Shala, Halepiani, R.Rusi.
Shenues: Rusi, Petrela, Lushta.
Gjyqtar: Alush Lleshanaku.

(kur t'kem kohe na i dite tjeter nese keni me pas deshir shkruj vazhdimin)


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 12/10/2006 09:52 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 14/04/2006 15:52
Poste: 1868
Vendndodhja: mhallja re
tironsi_tr shkroi:
(kur t'kem kohe na i dite tjeter nese keni me pas deshir shkruj vazhdimin)

m'qof se kemi qef e? luj mer duret se s'po rrihet..... :D
kan lezet kohet e vjetra neshje pa hile ku interesi i vetem ishte triumfi i sportit. ah sikur tu kthente ene i her zogu!


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 12/10/2006 15:25 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
Ke te drejte o Patriot,per ZOGUN se i vetmi rregjim persmari n'Shqipni pamvaresisht nga konjukturat,ka qene ai i NOLTMADHNISE. Nuke di se sa e njifni ate kohe por 1-pashaporta shqiptare ishte e nerume ne gjith boten, 2-parja jone ne flori konvertohesh gjith boten,3-kushtetuta jon me ndihmen e francezve ka fitu cmim si me e mira n'ate kohe,4-studentet shqiptare kishin bursa nga shteti,perfshi ene dylberin komunist,5-inteligjenca dhe kuadrot me te pregatit erdhen nga koha e NOLTMADHNISE.Un kom qene ene jom me MRETIN.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 12/10/2006 20:36 
Ene un me ca kom nigju ka pleqt, qe thojshin me e krahasu kohen e mir te zogut ja bojshin "n'koh t'mretit ene me lug florini kena honger" aq mire ka pat marr zhvillim Shqipnia n'at kohe... kudo Shkoder, Tirone, Korce, Durres... etj!!!

T'i kthehena temes. Po vazhdoj une pra...

Halim Begeja, futbollisti "veteran" i cili nuk luajti, papritmas shfaqet ne rolin e kronistit dhe gati apostrofon: "Loja e djeshme na la shume pershtypje. Ketu dalluem zotesine e lojtareve qe besojme se nuk kane ndonje dallim me lojtaret e jashtem. Cdo sportist sot insistion qe per se shpejti te shofi skuadren Shqiptare jashte kufijve. Pra Federa "Vllaznia Shqiptare" (kshu quhej federata futbollit shqiptare ne ate kohe), nuk duhet te rrije ne heshtje".
Asnjehere nuk ishte shkruar e kerkuar kesisoji. Duket qarte se "finalja" SK TIRANA - VLLAZNIA 4-1 te kete qene nje kulm i papare i futbollit shqiptar te viteve 30'. Mbi te gjitha nje njeri, Riza Lushta, ai i cili pas 6vjeteve, qe me 28 Qershor 1942, do t'i jipte Kupen e Italise Juventusit, ne finalen me Milanin po 4-1, dhe me 3 golat e tij historike. Anton Mazrreku profetizon keshtu per te pas ndeshjes se bujeshme te Shallvares:
"Shpirti i skuadres kampione dhe absolutisht ma i miri lojtar ne fushe ka qene Lushta. "Sportklubi" ka perfitue me e kthye ne rradhet e vete Lushten tamam nji dite perpara matchit tue qene se ky u largua prej shkolles e nuk asht ma ncanes. Sot per sot jam plotesisht i bindun se n'asnje vend te Mretnise tone nuk kemi lojtar si Lushta. Ai i ka dhene nje force e nji hov te ri skuadres kampione, ai e ka lidhun e rregullue ma s'mirit, ai ka shenue 3 gola e edhe te parin ia ka ba gati Petreles me nji gjuajtje te mrekullueshme ne te vetmen korner te dites tue ia dhane golin vec sa per nenshkrim me koke. Kam thane sot se Lushta asht ma i miri e ma i plotesuemi lojtar ne Shqipni: ket nuk e ndale asgja, e zotnon per bukuri topin, ka nje shut te tmerrshem dhe fort preciz, pason topat ma te matun dhe ma ne thellesi, driblon me sigurim te madh: shkujrt, po e kapi topin Lushta atehere prit se dicka do te ndodhe ne porten e kundershtare. Lojtari une i mirnjohur meriton nje kapitull me vehte. Nuk asht nevoja qe t'a shkruej une, do ta shkrueje vete ai me lojen e tij te qarte, te rrufeshme e frytdhanese qe do te zhvilloje ne ndeshjet e ardheshme".
Ishte si apogje. Nuk ishte vetem puna Lushtes, por ishte pune pune futbolli qe drejt me e thene, ia kishte mare mendte gjithe Shqiperise me kete vershim te papritur talentesh. Ate dite ne Kavaje si ne jete paralele, debutonte me gola kunder Ismail Qemalit, nje 16-vjecar i Beses (6-0), nje tjeter talent i madh i cili pas 10 vjeteve, me 1946 do ta shpallte Shqiperine Kampione te Ballkani. Emri i tij do ishte Qamil Teliti.
Vijne 2 javet e fundit te kampionatit, te cilat jane te papermbajtshme per SK Tiranen. Kur pas 7 diteve me 5 korrik 1936 mbrrin Ismail Qemali i Vlores, Lushta eshte ne qiell. Rezultati eshte 11-0 dhe Lushta ka 6 golat e tij - kryevepra te kohes futbollistike shqiptare. Ata nisin shpejt dhe perfundojne ne minuten e fundit. Sekuenca e tyre pershkohet permes minutave 13', 41', 50', 60', 88', 90'. Nuk kishte ndodhur ne kampionatet shqiptare qe nje njeri i vetem te realizoje 6 gola ne nje ndeshje. Pese golat e tjere te Cokut (43'), Jakoves (54', 56'), Karapicit (83'), Petreles (74') jane korniza qe shndrrit edhe me fort portretin e Lushtes. Dhe prap Lushta ne ndeshjen e fundit ne Durres. E ndjekin me shume se 1000 tiranas te cilet ne kthim e shndrrojne rrugen Durres-Tirane ne zhurmen me gazmore qe ajo mund te kete patur ndonjehere. 4-1 Sk Tirana kunder Durresit dhe Lushta dy gola te tjere. Nuk kishte ndodhur asnjehere, mbase edhe ne historine e futbollit boteror, qe nje lojtar duke luajtur vetem tri ndeshjet e fundit te kampionatit te vendit te tij, te behej golshenuesi me i mire i kampionatit. Riza Lushta arrin keshtu ne 11 gola ne keto tri ndeshje dhe kalon Reshit Rusin e Vllaznise e Vasip Alushin e Beses, nga 9 gola secili, te cilet kryesonin deri para tri javeve.
Kampionati i 6-te Kombetar i Shqiperise kishte gjetur yllin e vet te Riza Lushta. SK TIRANA kesaj rradhe ishte kampione fale ketij fenomeni. Pas pak diteve, ai do te shperthente edhe ne dy ndeshje nderkombetare te SK Tiranes kundrra Cernogorac dhe Cetines 4-2 dhe 1-0 per SK Tiranen duke shenuar ne te dy ndeshjet golin e tij te pameshirshem. Ne keto dy 90 minuta te kendshem per shqiptaret kishte lindur treshja e madhe Kryeziu - Samsuri - Lushta te cilet mahnisin malazezet. Nuk do te kishte jete megjithate. Samsuri braktis futbollin, Kryeziu vazhdon shkollen dhe nuk luan as ne kampionatin e ardhshem. Mbetet vetem Lushta i cili si nje magnet terheq ne artin e tij gjithe lojtaret e tjere. Keshtu merr fund aventura e paharruar e Kampionatit te 6-te Kombetar ku SK Tirana indentifikohej me djaloshin qe quhej Riza Lushta.


KAMPIONIA

Sk Tiranes 1936 me pare se ne fushen e lojes duhet t'ia gjejme forcen ne administraten e saj mjaft te organizuar. Ne nje mbledhje parakampionale te organizuar ne Bashkine e Tiranes, Sportklubi ben zgjedhje te reja me vota te fshehta, dhe ve ne krye te drejtimit te tij nje personalitet te tile te shquar sic eshte i paharrueshmi Said Toptani. "Sportklubi, shkruan "Sporti Shqiptar", - ka nje nder te madh me pase si kryetar z. Said Toptani". Seriozitet, disipline, pasion, pune, kulture. Keto ishin parimet nga te cilat nisej S. Toptani. Ai ishte i biri te mirnjohurit Murat Toptani dhe nena e tij, Asija, ishte e bija e Naim Frasherit. Ai e shihte sportin gjithmone si nje veprimtari para se gjithash patriotike. Shume vjet deputet i Tiranes dhe i Durresit, minister i Ekonomise Kombetare, agronom nga profesioni, i diplomuar ne Vjene, nje nga krijuesit e SK Tiranes, notar dhe futbollist i skuadres se Universitet te Vjenes, Said Toptani eshte nje prej simboleve te Sportklub Tiranes dhe organizator nder me te rendesishmit te sportit shqiptar.
Kater jane emrat qe gjejme ne kryesine e zgjedhur te SK Tiranes te vitit 1936: Said Toptani, Anastas Shundi, Skender Luarasi dhe Josif Murzaku. Befasi e madhe eshte prania ne kete katershe e personalitetit te madh te kultures sone kombetare prof. Luarasit. Edhe ky fakt flet per nje tradite te mrekullueshme qe ka qene krijuar ne shoqerite tona sportive te viteve '20-'30 per t'u drejtuar nga personalitete te jetes e kultures kombetare. Duke kaluar tash ne drejtimin teknik te kampiones sone, ketu kesaj rradhe vecohet nje emer: Selman Stermasi. Hungarezi Singer tashme ben ecejake neper Shqiperi, duke kaluar per pak kohe ne shumicen e Sportklubeve dhe Selman Stermasi eshte trajneri i skuadres. Duhet te pranojme se trajneri i pare i futbollit ne Shqiperi, duke vecuar Qeman Omarin e Skenderbeut ne vitet 1932-34 i ardhur nga Turqia, eshte Selman Stermasi. Diturite dhe Pasioni i tij, ndershmeria dhe serioziteti i tij, shpirti i tij sportiv dhe nobiliteti i qytetarise se tij, jane cilesi te cilat ai ia ka dhuruar SK Tiranes se tij, po te qe nevoja do jipte me shume, edhe me nje cmim sakrifice te larte. Do t'ia arrinte te perterinte Rud Gurashin ne porte e ta shndrronte ne te pakalueshme dyshen mbrojtese Coku-F.Janku. Te perterinte madje edhe shokun e tij te gjithe ketyre viteve, kapitenin Adem Karapici "lua ne mbrojtie e lua dhe ne sulm", sic percakonte Mazrreku, natyrisht si "centerhalf" duke i vene ne krah Kusin e Jakoven me te ri, milimetrik ne pasimet e tij te pagabueshme. Ne vijen e sulmit do te mbeshtetej te debutuesi Hot Mirdita, fresnike dhe tekniken e te cilit Stermasi ka dijte t'i drejtoje ne dobi te skuadres. Ky trajner i talentuar edhe pse e ka luajtur kampionatin pa Halim Begene e pazevendesueshem, me Myslym Allen e ri dhe Petrelen - te nje gatishmerie te cdo kohe dhe me Hajnalin paksa te terhequr prapa, kur ka gjete Riza Lushten ne qender, i ka vene vulen titullit te madh. E nuk eshte zemeruar Mark Gurashi dhe as Dake Kusi kur ndonjehere i ka detyruar te pushojne per hater te rinise. Ka meriten se sistemin WM ai eshte perpjekur t'ia pervetesoje skuadres se tij dhe taktika elastike me te cilen ai e ka befasuar ne ndeshjen e fundit Vllaznine, gjithe per ate kohe, ka qene nje model. 50 gola te shenuar perballe vetem 8 te pesuar, nje tufe golshenuesish si Lushta 11, Gurashi 8, Petrela 8, Alla 6, Jakova 5, Hajnali 5, flitnin per nje SK Tirane te nje futbolli sulmues plot horizont.
"Kampionet shqiptare qene dhe mbetne perseri kampionia Tirana, - nenvizon kryeartikulli i "Sportit Shqiptar" i 16 Korrikut 1936. - Diamanti i peste po i jep nji stolisje edhe ma madheshtore kunores se tyre te triumfit. Disiplina ka qene shenja karakteristike e Sportklubit. Kampionet nuk kane dijte shka do me thane fjale, kundershtim, reklamim e grindje. Kane punuar si vllazen per nje ideal te perbashket, kane ndrite ne te gjitha sheshet si blok bindjeje dhe sjelljeje sportive. Kane terheqe me te drejte simpati dhe levdata te cmueshme e te meritueshme. Sportklubi ka qene gjate kampionatit skuadra ma teknike e Atdheut. Lojtaret e ushtruem me rregull dhe me zell te pashoq, jane mveshe me cilesi teknike, qe jane admirue prej te gjitheve. Me nje stervitje te perbashket, nen frymezimin e Stermasit dhe te vullnetit, lojtaret e kane shkri zotesin e vet ne nje harmoni shembullore qe ka krijue forcen e vertete te skuadres: ate te nje blloku teknik, te shpejte, te qendrueshem, gjakftohte".
Me SK Tiranen dhe Vllaznine 1936, Kampionati Kombetar i Shqiperise kishte bere hapin e pare modern. Shpejt do te vinte prova me e mire e gjithe kesaj. Do te ishte futbolli i sukseseshem i disa yjeve shqiptare ne kampionatin italian te vite '40 dhe jo vetem kjo...


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 13/10/2006 12:31 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 14/04/2006 15:52
Poste: 1868
Vendndodhja: mhallja re
mandhasoni shkroi:
Ke te drejte o Patriot,per ZOGUN se i vetmi rregjim persmari n'Shqipni pamvaresisht nga konjukturat,ka qene ai i NOLTMADHNISE. Nuke di se sa e njifni ate kohe por 1-pashaporta shqiptare ishte e nerume ne gjith boten, 2-parja jone ne flori konvertohesh gjith boten,3-kushtetuta jon me ndihmen e francezve ka fitu cmim si me e mira n'ate kohe,4-studentet shqiptare kishin bursa nga shteti,perfshi ene dylberin komunist,5-inteligjenca dhe kuadrot me te pregatit erdhen nga koha e NOLTMADHNISE.Un kom qene ene jom me MRETIN.


se kom vec me mretin....... :wink:


lexova ke i sit i romes per krieziun.... thonte qe lushta kishte vesh fanellen e italise....


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 13/10/2006 23:37 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
Lushta Kryeziu lujten ne Itali para dhe gjat lufte dhe mos gaboj ato kon majt qendrim patriotik atehere.


Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 2 prej 3 [ 35 postime ]  Shko tek faqja ParaardhĂ«se  1, 2, 3  PasardhĂ«se

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron