Sot është e djelë 23/09/2018 18:06
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 2 [ 18 postime ]  Shko tek faqja 1, 2  PasardhĂ«se
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Gzuar Ditlindjen...
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 17/08/2005 02:22 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 15/10/2003 19:32
Poste: 6328
Vendndodhja: Tironë. Shqipni
Gzuar Ditlindjen.... TIRONA! Si sot (ke un vazhdo te jete 16/08 data) para 85 vjetesh lindi Sportklub Tirona, e themelume nga Selman Stermasi.

Na ngelet te themi Falemnerit per te gjithe gzimet qe na ke dhon ne gjith kto vite, dhe shpresojm te vazhdojn per nji kohe SHUM mo te gjate se kaq.
85 vjet histori e lavdishme, 85 vjet gjithmone te paret....

Per icik histori, lexoni artikullin e shkrujt ka fatjoni:

85 VJET FUTBOLL KLUB TIRANA (1920 - 2005)

Perfaqesues virtual i kryeqytetit !

Qe ate kohe shumekush do te kete menduar se nje klub futbolli perfaqesues i Tiranes dhe i lindur ne Tirane me 16 Gusht te vitit 1920,i quajtur Futboll Klub Tirana dhe qe sot feston 85-vjetorin jubilar,dukej normale qe te ishte ne eliten e klubeve te futbollit ne Shqiperi,por pakkush mund te mendonte se ky klub do te arrinte emrin dhe famen e sotshme duke dominuar plotesisht arenen kombetare me popullaritetin,triumfet dhe sukseset e tij.
E pra,klubi me ngjyrat bardhe e blu,ishte dhe eshte i vetmi klub virtual futbolli ne Shqiperi qe simbolizon kryeqytetin tone.Pse thuhet kjo?Pasi shume klube duke filluar nga Partizani,Dinamo,Shkendija,Dajti,Studenti,etj nuk perfaqesuan asnjehere kryeqytetin ne kuptimin e vertete e te plote qytetar te tij.Cdonjeri prej klubeve te mesiperm perfaqesonte vetem pjese institucionale te Tiranes,si ushtria,policia,studentet,etj.
Keshtu qe i dilte si detyre FK Tiranes te perfaqesonte me dinjitet forcen e futbollit te kryeqytetit,zemres se Shqiperise.
Dhe vertet ashtu ndodhi.Klubi bardhe e blu nuk i ka zhgenjyer kurre dashamiresit e vet qofte ne arenen kombetare ashtu dhe ne perfaqesimet ne Europe.

Pengesat dhe sfidat

Ngjarja qe e ka fillesen ne vitin 1946 nuk eshte dicka qe ka ndodhur vetem ne Shqiperi por,gjithsesi ka lene gjurme te hidhura ne realitetin dhe historine e futbollit shqiptar.Deri ne vitin 1946 te gjitha klubet e futbollit ne Shqiperi zhvillonin nje beteje te ndershme dhe mjaft rivalizuese per kuroren e kampionit.Duke bere nje krahasim te periudhes para Luftes me ate te vitit 1945 shihet se dominimi i Tiranes do te zbehet disi.Kjo per merite te KS Vllaznise,klubit me te vjeter shqiptar,qe ndoshta e meritonte titullin kampion qe ne vitet ’30.Dhe eshte pikerisht KS Vllaznia qe fiton me merite te plote dy tituj rresht kampione.Aty prane eshte dhe kampioni tjeter I viteve ’30,KS Skenderbeu por edhe KS Flamurtari nenkampion ne 1946,apo KS Besa e tradites dhe te tjere.
Gjithcka e bukur dhe “e virgjer” do te fillonte te shkaterrohej menjehere pas vitit 1946 kur ne skenen e futbollit dilnin me rradhe Partizani e Dinamo.Keto dy klube nuk u krijuan dhe nuk moren fame nga talentet e veta ne Shqiperi, por vetem nga seleksionimi i lojtareve me te talentuar te shumta te asaj kohe dale prej klubeve te tjera shqiptare (kujto-Shqiperia dilte Kampione e Ballkanit !) dhe qe,deri me pare,me cilesine qe jepnin,ndikonin ne zhvillimin e kampionateve te forta qe i jepte frytet e veta edhe ne arritjet e ekipit tone Perfaqesues.Keshtu nisi epoka e kuqe dhe ajo blu qe konsistonte vetem ne evidentimin ne Shqiperi por dhe ate nderkombetar te “sukseseve” qe arrinte Republika Popullore Socialiste e Shqiperise nen ndikimin e BRSS-se dhe vendeve te tjera lindore.Kjo fatkeqesisht solli dhe nje situate te tille ku qe me pare diheshin ekipet fituese kur luante Partizani e Dinamo por biles dhe rekordi “pozitiv” ne shenimin e golave prej tyre qe ne fakt ishte negativ per cilesine e futbollit tone. Federata Shqiptare e Futbollit,pavaresisht se kishte fajin e saj,ne ate kohe nuk mund te behej drejtperdrejt fajtore per keto fenomene te demshme pasi vendimet vinin nga shume lart,pse jo edhe nga Kuvendi Popullor e Kryeministria.

Kjo skuader”rebele”


Ishte klubi legjendar bardhe e blu qe,i vetem kunder te gjitheve,tha NDAL duke u bere i pari klub qe u perpoq te luftonte kunder ketij diskriminimi te paskrupullt duke sfiduar klubet ministrore ne vitet ’60 ne saje te talenteve te saj legjendare ne vite,qe asnjehere nuk i kane reshtur,duke zbuluar lakuriq”farsen” mashtruese dhe "shkelqimin" apo“sukseset” irreale ne Shqiperi.Por nga kjo dhe u ndeshkua.Askush nuk mund ta harroje vitin 1967,kur pas nje marreveshje te ulet mes organeve te larta qeveritare dhe FSHF-se,Tiranes i mohohet titulli kampion,pasi pervec Dinamos e Partizanit,askush tjeter nuk mund te fitonte 3 here rresht kuroren qe te bente”Mjeshter I Merituar”ne ate kohe.Cfare ironie ! Ngjarje kjo qe shkaktoi shume buje si atehere ashtu si dhe sot e kesaj dite e qe UEFA kurre nuk e ka njohur dhe as nuk e njeh.

Vazhdimesia dhe leksionet e rradhes bardheblu

Por rrugen e nisur nga bardhe e blute e vazhdoi me pas dhe Vllaznia,klubi me i vjeter shqiptar,si ti thoshte FSHF-se se historia e lavdishme e Shqiperise eshte shkruar pikerisht nga klubet e hershme te futbollit e jo nga ato qe mbahen me “miell hua” e qe “importojne” talente.Dhe ketu epoka e klubeve ministrore merr fund njehere e mire.Ato nuk kane me forcen te fitojne kurore pas kurore si me pare e me keq akoma ne perfaqesimet qesharake ne Europe.Pikerisht ketu rilind perseri legjenda bardhe e blu me sukseset e mahnitshme kombetare e nderkombetare duke dhene leksionin e rradhes dhe goditjen e rradhes.Se bashku me Flamurtarin ,Tirana do te trondiste Europen me arritjet mahnitese te Shqiperise se vogel.

Triumfet historike dhe legjenda

Futboll Klub Tirana kesisoj ka shkruar dhe po shkruan histori ne futbollin shqiptar.22 trofe kampioni,12 kupa,5 superkupa dhe 8 here ne turin e dyte ne Europe jane sukseset kryesore te ketij klubi qe nga lindja e deri me sot.Pavaresisht se meritonte me shume,pavaresisht se i “kane ngrene hakun”Tirana e madhe nuk stepet por vazhdon te marshoje duke i dhene edhe sot e kesaj dite respekt e suksese jo vetem faneles se vyer bardhe e blu,por edhe futbollit shqiptar.
Ne kete 85-vjetor jubilar askush nuk mund te harroje ,sakrificat,meritat dhe kontributin e shume e shume emrave te medhenj qe i kane dhene lavdi kesaj fanele por dhe asaj kuq e zi.Emra te tille si Frasheri, Stermasi, Ishka, Xhacka, Halili, Zajmi, Fortuzi, Gjinali, Koja, Dibra, Llambi, Mema, Lushta, Alla, Kryeziu,etj nuk do te harrohen kurre per ate qe kane dhene e japin nder vite.
Ja pse Tirana legjendare e meriton te jete ne elite dhe e meriton te respektohet per ate qe ka bere dhe ben ne Shqiperi dhe per Shqiperine.



_________________
TIRONA FANATICS
ImazhImazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Tirona mushi 85 vjec
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 17/08/2005 11:40 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 15/10/2003 01:04
Poste: 366
Tirona mushi plot 85 vjec me 16 gusht.
Kjo ishte selia e vjeter e klubit ne vitet 20-30 (mrapa Bashkise se athershme)
Imazh


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 17/08/2005 12:11 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 3020
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
Kjo ndertesa ne plan te pare duhet te jete "KURSALI". Bo, sa na paska marr malli.....


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 16/08/2006 12:21 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 05/11/2003 13:20
Poste: 787
Vendndodhja: Tirane
GEZUAR DITELINDJEN TIRONA JONE

Kjo teme e hapur para 1 viti, vlen edhe per ket vit.

Sot TIRONA JONE E MODHE mbush 86 vjet te krijimit.


Nga "TIRONA FANATICS" nji urim i veçante per TIRONEN dhe per te gjithe tifozat BardheBlu kudo qe te jene.

GEZUAR



_________________
Tifoz Bardhe & Blu deri sa te vdes

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 16/08/2006 12:31 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 18/08/2005 16:49
Poste: 2188
Vendndodhja: Itali
URIME ekipit legjendar dhe te pavdekshem te shqiperise SK TIRONA 8) 8)


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 16/08/2006 12:32 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 18/08/2005 16:49
Poste: 2188
Vendndodhja: Itali
URIME ekipit legjendar dhe te pavdekshem te shqiperise SK TIRONA 8) 8)


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 16/08/2006 13:12 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 22/04/2005 20:53
Poste: 1157
Vendndodhja: Arnhem, NL
TIRONA E PAVDEKSHME
GEZUAR DILINDJEN GJITH TIFOZVE


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 16/08/2006 13:34 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 3020
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
URIME TIRONA JONE, SUKSESE DHE GJITHMONE NE BALLE TE FUTBOLLIT SHQIPTAR.
24 HERE KAMPION DHE MBAS NESH.... BOSHLLIK,... ABIS!
Duke metafrazu' Vllain-e-Qamushit dhe tifozat e Milan-it, mqs ne kampionate jena te pakapshem, nuk me mbetet vecse te therras:

PA-RA TI-RO-NA......TI-RO-NA KAM-PIO-NE
PA-RA TI-RO-NA......FI-TO' PER NE!


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 16/08/2006 15:04 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 11/03/2006 14:14
Poste: 1056
Vendndodhja: Toronto, Kanada
TIRONA - Krenaria e futbollit Shqiptar.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 16/08/2006 15:41 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
O ARTO O QAFIR, ME CO NUMRIN E TELEFONIT KE FORUMI TE FOLIM, ENE E DYTA TIFOZAT E TIRONES JON SI T'JUVES SE AJO OSHT E VETMJA QI KA 29 KAMPJONATE EDNE OSHT ABSOLUTE.NEJSE LALE KOM FOL ME ERBLININ DJE ENE TE KEMI KUJTU.
:D URIME TIRONA JONE E PAVDEKSHME.GJAKU JONE ZEMRA JONE NERI JONE KRENARIA JONE PERJETE. SI NE KOHE TE CEZARIT TO MODH ENE TIRONA JONE DUHET PERSHNET AVE TIRONA ME DOREN NOLT SI I HERE E I KOHE KUR ENE HALET KOMUNISTA SKISHIN CAR T'NA BOJSHIN


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 16/08/2006 16:24 
Valutë
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 01/09/2005 02:24
Poste: 491
Vendndodhja: USA
Arti, m'a ke bo qejfin, vllaji, m'keni bo edhe mu Fanatic (online) me kto kontributet qe keni bo.

Erlet, ku e gjete ate foto mer burre?

PARA TIRONA!!!



_________________
TIRONA 2008-2009: KAMPIONE 27 HERE!!!!!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 16/08/2006 17:54 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 3020
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
AVE TIRONA, AVE TIRONA
ALBUS-BLU SUPPORTERS, TE SALUTANT!

(JETE TE GJATE TIRONA
SUPPORTERSAT BARDH & BLU TE PERSHENDESIN)


Pershtatje e lire ne "latinisht" e thirrjes se gladiatoreve para Ceazar-it: Ave Ceazar, Morituri te salutant!

Mando, me than te verteten, une jam lazial, por ajo parrulla e Milan-it ja vlen me u adoptu'.

24 HERE KAMPION DHE MBAS NESH.... BOSHLLIK,... ABIS!


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 16/08/2006 17:54 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
HEJ CUNA JOM TUJ PLAS. KE KY KODOSH KOMP. QI KOM M'PUNE NUK M'HAPEN FOTOT. MBONI NAJ DERMON ENE MKALLZONI CAR TI BOJ.m'SHPI SKOM KOMPJUTER. RROFTE TIRONA E MODHE


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 16/08/2006 21:37 
Gjak BardheBlu

Antarësuar: e enjte 25/08/2005 13:16
Poste: 1053
Cuna, urime per festen te gjitheve dhe mendoj se jeni dakort me mu se per kete pervjetor te SUPER EKIPIT duhet SUPER KUPA!


PARA TIRONA


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 16/08/2006 21:47 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 20/11/2005 09:46
Poste: 793
Vendndodhja: DETROIT
ene 100 vjet tjera TIRONES tone
se TIRONA ISHTE OSHT ENE DO JET PER HER EKIPIMO I MIRE NE SHQIPNI QE QO E PERFAQSOJ SHQIPNIN KUDO QE TJET




FORCA TIRONA


Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 2 [ 18 postime ]  Shko tek faqja 1, 2  PasardhĂ«se

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 2 vizitorë


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron