Switch to full style
Artikuj, komente, kujtime mbi historine e lavdishme 90 vjecare te klubit numer 1 ne Shqiperi
Temë e mbyllur

Rregullat e Forumit

e djelë 15/07/2007 17:31

Duke dashur qe te krijojm nje atmosfere sa me te kendshme per te gjith antaret e forumit, ne si staf kemi vendosur te publikojm nje rregullore per forumin. Kjo erdhi si rrjedhoje e zhvillimit te forumit dhe rritjes se numrit te antarve dita-dites. Gjithashtu, moderatoret dhe administratoret e forumit nuk kane mundesi qe te jene te pranishem ne forum per cdo minute prandaj dhe shpresojm te nje mirkuptim nga antaret e forumit qe te mundohen ti permbahen rregullave te forumit per te eliminuar ndonje situate te pakendshme ne forum.

1. Nuk lejohen sharjet, ofendimet, provokimet ose kercenimet kundrejt antarve te forumit. Shkeljet do sjellin si pasoje fshirjen e komenteve si dhe paralajmerim per perjashtim ose perjashtim nga forumi.

2. Nuk lejohet rregjistrimi ose perdorimi i me teper se nje emri ne forum nga i njejti person. Llogarite shtese do te fshihen.

3. Komentet duhen ti perkasin temes perkatese dhe temat e reja duhet te jene brenda kategorise se nen-forumit. Ne te kundert, komentet ose temat do te fshihen ose transferohen ne vendin e duhur. (Ju lutem, para se te hapni nje teme te re, kerkoni ne forum per te pare nese tema ekziston).

4. Forumi esht vecanerisht per Tironen, klubin e sportit, qytetin dhe tifozat bardheblu. Ju lutem kufizoni temat dhe komentet qe nuk i permbahen ketij subjekti.

5. Administratoret dhe Moderatoret e ketij forumi nuk mbajn asnje pergjegjsi per komentet, opinionet ose temat e hapura nga antare te ndryshem ne forum. Nese keto komente dhe opinione jane kunder kesaj rregulloreje, do te merren masat e duhura.

6. Edhe ne rastet qe mund te mos jene permendur nga rregullorja, anetaret duhet te kene parasysh dhe te respektojne etiken e postimit ne internet (Netiquette)

Shpresojme qe te gjithe antaret e forumit do mundohen ti permbahen kesaj rregullorje. Nese keni ndonje ankese ose sugjerim, mund te kontaktoni stafin e forumit.
Faleminderit per mirkuptimin, stafi i sktirana.com
Temë e mbyllur