Switch to full style
Artikuj, komente, kujtime mbi historine e lavdishme 90 vjecare te klubit numer 1 ne Shqiperi
Dërgo një përgjigje

Fusha Dibronve nje MATERNITET i vogel per SK TIRONA.

e djelë 08/07/2007 21:57

N.q.f-se me plot gojen Fushen ALI-DEMI mund ta quajm nje MATERNITET te madh per SK TIRONEN fushen e Dibronve mund ta quajm nje Maternitet te vogel ne fundin e viteve 70,sepse aty u linden e u rriten,aty mesuan te shkelmonin topin per her te pare shume e shume te rinj disa prej te cileve arriten te vishnin me shume dinjitet fanellen e SK Tirones.
Fusha e Dibronve u ka pas ndodh ne at kohe ndermjet xhomllikut te at-hershem dhe URES me Derrasa(Brrylit te sotem).

Po kush ishin ato qe veshen fanellen Bardhe Blu ne fund te viteve 70 e fillim te viteve 80,ndoshta nuk i rradhis nga mosha,por ashtu si me kujtohen,ndoshta Bardh&Blu & Xhomlliksi apo noi tjeter mund te shtojn me shum,se nuk pretendoj ti mbaj mend te gjithe.

PETRIT BRAHJA-- ish mbrojtesi i djathte i viteve70, me vone gjygjtar anesor.

LUAN SENGLA--(Lushku)ose Rackapuri si i therisnin Tifozat e asaj kohe,ish mesfushor ne fund te viteve70 e fillim te 80,per hir te se vertetes braziljoni MEMA, perpara u ka pas knuar braziljoni SENGLA.
Per menimin tim Lushku ka qene nji nga futbollistet me teknik qe mund te ket pas Tirona.

FATOS BEKTESHI--apo( Tos Marmalata)sic u thirte dikur sulmues i viteve 70.

BESIM ARMADHI--(Arra) nje tjeter mbrojtes mgjth-se me karjer jo te gjate po gjithsesi dhe ky nje Kampjon ne rradhet e Tirones Kampjone 82-83.

BERT ALUSHI--sulmues,dhe ky jo me karjer te gjate te Tirona por sidoqofte dhe ky nje perfaqesues i MEHALLES se DIBRONVE qe ka vesh per pak neshje fanellen BardheBlu.

Ndoshta mund te kete dhe ndonji tjeter qe mua s'me kujtohet se vitet kon bo te veten.
Por Mehallja e Dibronve nuk i ka dhon S.Klubit vetem Futbollista por dhe Mundesa sic ishin Vellezerit KURTI;SEL KALAJA qe Arty e ka permen tek "KAVAJA 79",Ciklizem sic ishte ciklisti dhe me voneTranjeri i viteve 80 SHEFQET(CET) DERVISHI,dhe ne shum sporte te tjera Mehallja e Dibronve ka pas perfaqesuesit e vet.

e hënë 09/07/2007 00:42

Dane Jashari, mbrojtes, ne fillim te viteve 70. Bashke me Tit Hysenin, nji nga personazhet ma piktoresk qe kan kalu ndonjiher tek Tirona.
Dërgo një përgjigje