Sot është e mërkurë 25/04/2018 23:57
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 3 prej 4 [ 49 postime ]  Shko tek faqja Paraardhëse  1, 2, 3, 4  Pasardhëse
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 05/04/2007 21:25 
E dija qe Fatjoni do jepte pergjigje, doja vetem te thoja qe kjo gjo duhet te bohet dhe per shtetin e Tirones :D


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 05/04/2007 21:49 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 30/10/2003 10:49
Poste: 2913
Vendndodhja: England, G.B.
hatboy shkroi:
E dija qe Fatjoni do jepte pergjigje, doja vetem te thoja qe kjo gjo duhet te bohet dhe per shtetin e Tirones :D

Hato ti e di se jom mrena temes :wink: ene ideja jote ja vlen,po ate shpjegimin e dhash per ata qe jon te interesum si po shkojn gjonat(meqe e hape ti dmth)



_________________
http://www.kftirana.info
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 05/04/2007 23:41 
Fatjono je shum mrena temes plako ,skam pas asnje keqkuptim , vetem sa e ritheksova mendimin tim.
Kur shkrujta mesazhin e pare , doja te shkruja ne fund dhe qe ,"Fatjoni mund te na japi me shum detaje " po e dija qe ti do ta boje kte gjo dhe pa e shkrujt un. :wink:


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelë 15/04/2007 07:31 
Nuk po me ze gjumi sonte prej atij rezultati me labt, ene... menia vec o tu fluturu e s'ka ku shko tjeter vec ke Tirona! Un nuk kom moshen e Mandit e ca cunave ktu qe me m'shku kujtesa der para ndryshimeve themelore qe i jon bo Tirones, por per aq sa i kam jetu e i kam njoft atij veni DIKUR TE KALIT E TE BEGATUM di t'them se kom 10vjet pa e pa me sy, ene kom shume mall. Nuk kom mall per Tironen qe po shofim neper lajme e lexojme neper gazeta, per Tironen qe na tregojne shoket qe kena lon atje maton, por per ate Tironen TONE, qe sa linde dilli e qyteti zgjohej e kuptoje se ishe ne nje vend esnofesh e zemergjonesh. Ne nje vend te qeshun e te dashtun... Eh Tirona... Nuk kisha na i gjo specifike me thon, u futa thjesht me lexu mesazhin e Mandit ke kjo tema, edhe naiher m'duket se NE jetojme me prralla, sepse ashtu ka qene TIRONA nje prrall e bukur, qe na e dhunun e na e percane... e ne tani vec jetojme tu e kujtu. Me vje keq per brezat e ri te gjakut tone, se s'kon per ta jetu dot at TIRONE TE MADHNISHME! Pranej t'i mani fort ato kujtime e t'ja kalisni fort ket DASHNI E KET KNAQSI SHPIRTNORE qe na ka dhuru ne TIRONA, se duhet me e lon trashigimi ose ka per te qene nga gjynofet me te m'dhoja nese e humbim kete ndjenje me vitet...

Sa mka mor molli me hyp me na i hardhi baceje Tirone me honger ca caraca e mona! Ah pemat e monave te Tirones... Mo mir po iki! :)


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e hënë 16/04/2007 00:23 
Tifoz i Ri
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 25/08/2005 23:23
Poste: 45
xhomlliks shkroi:
TIRONA IME:

PA CECEN, CDO CECEN QE DO ME VIZITU TIRONEN DUHET TE BOJ KERKES PER VIZ. AFATI MAX. I QENDRIMIT NE TIRON 1 ORE


Jo 1 or po gjys ore, te hy ene te dali direkt. Na e kan shkatrru Tironen kto qelbsina malok jugu e veriu. Me qen president e boj kush nuk ka 3 breza ne Tiron PERJASHTA. Edhe ideja e testit te qytetarizmit me pelqe :lol: :lol:


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e hënë 16/04/2007 20:02 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
tironsi_tr shkroi:
Nuk po me ze gjumi sonte prej atij rezultati me labt, ene... menia vec o tu fluturu e s'ka ku shko tjeter vec ke Tirona! Un nuk kom moshen e Mandit e ca cunave ktu qe me m'shku kujtesa der para ndryshimeve themelore qe i jon bo Tirones, por per aq sa i kam jetu e i kam njoft atij veni DIKUR TE KALIT E TE BEGATUM di t'them se kom 10vjet pa e pa me sy, ene kom shume mall.

Un menova qi jom vetem un i marumi, ene pa shku per 10 vjet.



_________________
AVE TIRONA REPUBLIKE! GJAKU,KRENARIJA,DASHNIJA,NALTMADHNIJA JONE.
NJ'ASHTU SIC RRIN YJET RRETH HONES, NJ'ASHTU RRIN TIFOZAT RRETH TIRONES.

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e hënë 16/04/2007 20:25 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 14/08/2005 19:31
Poste: 720
Vendndodhja: USA
mandhasoni shkroi:
tironsi_tr shkroi:
Nuk po me ze gjumi sonte prej atij rezultati me labt, ene... menia vec o tu fluturu e s'ka ku shko tjeter vec ke Tirona! Un nuk kom moshen e Mandit e ca cunave ktu qe me m'shku kujtesa der para ndryshimeve themelore qe i jon bo Tirones, por per aq sa i kam jetu e i kam njoft atij veni DIKUR TE KALIT E TE BEGATUM di t'them se kom 10vjet pa e pa me sy, ene kom shume mall.

Un menova qi jom vetem un i marumi, ene pa shku per 10 vjet

Jom ene une Mando....



_________________
Oh Tirona, perpara cuna
bertiste Moli, nga tribuna
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e martë 17/04/2007 00:11 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
Ene ato kadosh diversantash qi hiken prej shqipnije vijshin 3-4 here ne vit mceftas me pa robt e vet. No kina 10 vjet ene sjena bo mar. Ma mir me qene diversant apo refugjat?



_________________
AVE TIRONA REPUBLIKE! GJAKU,KRENARIJA,DASHNIJA,NALTMADHNIJA JONE.
NJ'ASHTU SIC RRIN YJET RRETH HONES, NJ'ASHTU RRIN TIFOZAT RRETH TIRONES.

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e martë 17/04/2007 05:34 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 14/08/2005 19:31
Poste: 720
Vendndodhja: USA
mandhasoni shkroi:
Ene ato kadosh diversantash qi hiken prej shqipnije vijshin 3-4 here ne vit mceftas me pa robt e vet. No kina 10 vjet ene sjena bo mar. Ma mir me qene diversant apo refugjat?

E c'kom qesh mer mand... :D :D :D do lidhena plako



_________________
Oh Tirona, perpara cuna
bertiste Moli, nga tribuna
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mërkurë 18/04/2007 05:42 
mando je i modh!!! :lol: me ke knoq! s'po dim mo ca osht mo mir me qen, kshu si shkoi ky muhabet....?!?!?!?!


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mërkurë 18/04/2007 15:35 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 19/01/2006 22:55
Poste: 738
Vendndodhja: Me Shpirt e Zemer dersa t'vdes m'TIRONEN TONE te ONDRRAVE.
TE PAKTEN S'JINA N'TIRONEN TONE, ME PA ATO LLOJ HORRASH SE NUK I DIHESH CAR KISHIM PER TE BO. PER ZOTIN PO.



_________________
AVE TIRONA REPUBLIKE! GJAKU,KRENARIJA,DASHNIJA,NALTMADHNIJA JONE.
NJ'ASHTU SIC RRIN YJET RRETH HONES, NJ'ASHTU RRIN TIFOZAT RRETH TIRONES.

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mërkurë 18/04/2007 15:47 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 30/10/2003 10:49
Poste: 2913
Vendndodhja: England, G.B.
mandhasoni shkroi:
TE PAKTEN S'JINA N'TIRONEN TONE, ME PA ATO LLOJ HORRASH SE NUK I DIHESH CAR KISHIM PER TE BO. PER ZOTIN PO.

Per kto situata me mir me qene larg se i kursejm vehtes dhimje koke...



_________________
http://www.kftirana.info
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mërkurë 18/04/2007 18:23 
Fatjoni shkroi:
mandhasoni shkroi:
TE PAKTEN S'JINA N'TIRONEN TONE, ME PA ATO LLOJ HORRASH SE NUK I DIHESH CAR KISHIM PER TE BO. PER ZOTIN PO.

Per kto situata me mir me qene larg se i kursejm vehtes dhimje koke...


Amon, sa e veshtire osht ti shofesh ne stadium ,po me e keqja osht stadiumi bosh . :|


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 19/04/2007 14:07 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 14/04/2006 15:52
Poste: 1868
Vendndodhja: mhallja re
kush jon ato qi thon mo mir larg tirones?? e thoni ka zilia e me e rujt ka syni keq :wink: po pranaj pra duhet tirona se mes gjith veshtirsive mes gjith mashtrimit etj gjen rehatllikun. se si nuk e di: un per vete kur rri n'tiron mo shum se nji muj kaj her filloj e merzitem po sa vej kom jasht shqipnis nuk m'shtyhet mo. veç i gjo jom tu ju tho çuna:

mo mir t'vuj trupi sesa zemra e t'dhemi shpirti



_________________
tiron-tiron-tiron
un vetem per ty jetoj
te du o zemna ime
not e dit kurr s'te harroj
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mërkurë 27/06/2007 13:59 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 30/10/2003 10:49
Poste: 2913
Vendndodhja: England, G.B.
Mase jam ene jasht temes,megjithse nuk gjeta vend me te mir,por ky artikull thjesht me beri pershtypje ene me kujtoi kohet e vjetra :wink:

SHQIPTARET NUK E DININ QE ISHIN ME TE VARFRIT E BOTES

Nga Robert Naupont

Pjesa I


Përballë kësaj gjendjeje, propaganda politike turmeton me të madhe shkëlqimin e socializmit mbështetur tërësisht në forcat e veta. Në fakt kjo parajsë përjetohet vetëm nga krerët e borgjezisë komuniste, të cilët jetojnë në një bllok me vila në qendër të Tiranës, nën ruajtjen e një tabori me ushtarakë dhe policë sekretë. Shqipëria tjetër lëngon...MBëRrITJA NË RINASPërshtypja ime e parë në Shqipëri është jashtëzakonisht negative. Avioni hungarez u ul në aeroportin e vockël të Rinasit. Udhëtarët filluan të dalin një nga një në heshtje. Duke vështruar përmes dritares, vura re ca bunkerë të vegjël që rrethonin fushën e fluturimit. Sytë e tyre ciklopikë dukej sikur vështronin me shumë kujdes dhe çdo gjë e kredhur në qetësi sikur donte ta përforconte këtë përshtypje. Në heshtje, pasagjerët e lanë avionin, njëri pas tjetrit. Kur po dilja, pashë, se ishim të rrethuar nga ushtarë të armatosur, pushkët e të cilëve kishin bajoneta. Pas një kontrolli të sipërfaqshëm të valixheve tona,dolëm në sallon. Jashtë na priste autobusi i "Albturizmit", ndërmarrje shtetërore që monitoron rreptësisht qëndrimin tonë. Unë përshkova tërë gjatësinë e sallës së ndërtesës së aeroportit. Mbi mur vura re një foto të stërmadhe të Enver Hoxhës, në mes të një ekspozite propagandistike, foto të banesave të reja dhe të kombajnave në fushë. Një altoparlant transmetonte muzikë ushtarake që u bënte thirrje për marshim trupave të shumtë drejt betejës së përgjakshme...

KONTAKTI I PARËKontakti i parë me Shqipërinë mund të quhet çasti kur autobusi na çoi në hotelin për të huajt pranë plazhit të Durrësit. Nga pamja e jashtme të duket profili i një vendi të varfër. Fshatarët punojnë në fusha të mëdha kolektive. Duket që shumica e punëve bëhet pa makina; kohë pas kohe, një traktor i vjetër kinez tërheq një rimorkio, ku ngarkojnë prodhimin me dorë. Herë pas here këtë punë e bëjnë kuajt. Shumë shpesh në anë të rrugës shihen parulla të mëdha: "Rroftë shoku Enver Hoxha", "Rroftë Partia e Punës së Shqipërisë", "Të shkojmë në Kongresin e Tetë të Partisë me duar plot", "Mbrojtja e atdheut, detyra mbi detyrat", "Imperializmi dhe revizionizmi do të dështojnë". Një herë duke vizituar Çekosllovakinë, mendova që atje ka shumë parulla, por këtu ato janë katër apo pesë herë më shumë. Shqipëria me sa pashë mund të jetë kampion i dekorit propagandistik në botë...

Në rrugë, autobusi parakalon kamionë, me prejardhje kineze dhe të disa markave të vjetra, disa motoçikleta, kryesisht "Jaëa" të viteve pesëdhjetë dhe, kohë pas kohe, edhe automobila personalë, përgjithësisht "Fiat" 127 polak, që i përkasin vetëm aristokracisë komuniste. Ndërtesat e fermave kolektive janë në gjendje të mjerueshme, shumë plugje janë mbuluar nga ndryshku. Njerëzit që punojnë në fusha janë më së shumti gra, me veshje pune të amortizuara, disa syresh punojnë këmbëzbathur. Përskaj këtij peizazhi, kudo, gjithnjë pranë rrugës, bunkerë dhe ushtarë. (Sa herë do të dojë një i huaj të kujtojë Shqipërinë, padyshim do t’i dalë para syve vendi me fluksin e jashtëzakonshëm të bunkerëve dhe ushtarëve!) Mbi një kodër afër rrugës, prapa një fabrike, mund të vëresh, vetëm për një grimcë të sekondës shumë topa kundërajrorë TË HUAJT NË SHQIPËRIUdhëtimet individuale janë krejtësisht të pamundshme për të huajt e zakonshëm. Ky privilegj ju besohet vetëm disa të besuarve të regjimit të Tiranës, të cilëve rrugëtimi për këtu u jepet si shpërblim për shërbimin që bëjnë për elitën komuniste me përshkrimin sipas klisheve zyrtare të gjendjes në vend. Ideja e këtij filtrimi, ka të bëjë me pikëpamjen për të afruar sa më shumë adhurues të regjimit të Tiranës në mënyrë që ata t’i thurim lavde socializmit të këtushëm. Këta miq të Shqipërisë kanë kontakte vetëm me shoqëruesit komunistë dhe me zyrtarët e tjerë, profesioni të të cilëve është vetëm përhapja e pikëpamjes zyrtare. Karriera e tyre, kuptohet, varet nga shkalla se sa ata kanë sukses në përhapjen e idesë për një vend që gëzon një sistem të dalluar social dhe politik dhe shkon shpejt përpara.

Disa shoqërues janë pakrahasim më interesantë, ata përpiqen pa pushim t’ju fusin juve pikëpamjen zyrtare. Njëri syresh, të cilit i pagova një gotë birrë, madje m’u ankua për rrogat e pamjaftueshme. Megjithatë, të gjithë, pa përjashtim, paraqesin vetëm pikëpamjen zyrtare, por disa vetëm sipërfaqësisht, sepse të them të drejtën, populli nuk ka shumë iluzione për diktaturën e vet. Shoqëruesve u ndalohet të marrin dhurata; njëri syresh me qëllim po vështronte çakmakun tim, kur ishim ulur bashkë në një pijetore; unë e pyeta atë nëse e donte këtë çakmak. "Jo këtu!", më tha ai. Pak më vonë, në korridorin e errët unë ia futa çakmakun në xhep. HOTELET PËR MYSAFIRËTHotelet për të huajt ndodhen në plazh, katër kilometra larg në jug të qytetit të Durrësit. Të gjithë kanë të njëjtin stil arkitektonik, shumica janë shtëpi pushimi. Katër syresh janë të rrethuar me një gardh dhe janë të rezervuar për të huajt. Tregojnë se ato janë ndërtuar nga italianët. Një nga këto hotele ishte jashtëzakonisht luksoz. Në të ka një zyrë këmbimi valutor, një shitore me artikuj plazhi dhe një pijetore nate, që rri hapur deri në një të mëngjesit. Atje luan një orkestër, kryesisht muzikë perëndimore për publikun e huaj të hoteleve. Në të banojnë në fundjavë diplomatët që dëshirojnë të shijojnë detin dhe disa shqiptarë (kryesisht nga pjesa e autoriteteve zyrtare). Pranë është një vendparkim, ku parkohen automobilat e diplomatëve. Ato ruhen gjithnjë nga i njëjti polic. Në parkun që bashkon hotelet rriten me radhë pemë dhe parulla, parrulla për partinë dhe portrete të Enver Hoxhës. Madje,ato i gjen edhe në sallat e pritjes. Ka edhe një restorant ku hanë turistët, një tarracë ku çdo orë mund të pish raki rrushi. Turistët mund të bëjnë banjë, të hanë, të vallëzojnë dhe madje të pinë pa u larguar nga hoteli.

Në plazh para hoteleve ka tabela, që e kufizojnë zonën turistike në disa dhjetëra metra katrore, kur situata politike e kërkon këtë gjë. Na tërheqin vëmendjen se ne mund të shëtisim pranë hotelit, por këshillohemi që të shëtisim në grup "për shkak të vizës kolektive", gjithashtu na ndalohet të fotografojmë fabrikat dhe objektet ushtarake (sepse pothuaj kudo ka ose ushtarakë dhe bunkerë). Nuk kemi të drejtë të shkojmë vetë në qytet SHITORETDuke mos mundur të duroj axhentën zyrtare që praktikohet rëndom nga autoritetet zyrtare, dal e shëtis në mjediset përreth. Pranë hotelit ka disa shitore, tepër modeste (më pas duhet të kuptoja, se sipas kritereve shqiptare ato janë tepër luksoze), një shitore mishi, pothuaj gjithë kohën e mbyllur, dy kioska që shesin perime e fruta, disa baraka druri ku mund të blesh enë gatimi të thjeshta,etj. Ka edhe një dyqan librash dhe gazetash ku gjysma e librave janë partiakë. Së pari gjen veprën e Shokut të Madh, që zë 40 për qind të gjithë sasisë së librave, më pas veprat e Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit. Gjysma tjetër përbëhet në pjesën më të madhe të saj nga romane të realizmit socialist, të gjitha me autorë shqiptarë; mund të gjesh dhjetë libra jopolitikë, disa vepra klasike (njëra ishte një përkthim i Viktor Hygosë) dhe një ose dy romane kriminalistike. Ajo që më bën pështypje ka të bëjë me faktin që oraret e shitoreve nuk përputhen me hapjen e tyre, dyqanet e frutave rrinë hapur vetëm pak kohë dhe klientët qëndrojnë në radhë.

Eshtë ora 08:15. Numri i atyre që presin në radhë para shitores së mishit është i madh. Pjesa më e madhe e tyre kanë ardhur këtu që pa zbardhur dita e re. Vjen një kamion, nga i cili shkarkohen dy arka që mbajnë nga 40 copë pako mishi të njëllojtë, me kocka dhe plot dhjamë, në qese plastike. Sporteli hapet, radha tash është bërë shumë e gjatë. Shitësi shpejton. Vijnë klientë të rinj dhe radha zgjatet edhe më. Unë rri te një trung peme dhe pi cigare. Në rrugë një polic fishkëllen dhe mjetet e pakta të udhëtimit (një karrocë me kalë, një kamion i vjetër dhe disa biçikleta) ndalin. Me shpejtësi rrufe afrohet një "Mercedes" 280, ku duket vetëm shoferi, sepse pasagjerët fshihen prapa perdeve të zeza, një xhip ushtarak e ndjek nga pas "Mercedes"-in. Një sekondë më pas, trafiku normalizohet. "Mercedes"-i është zhdukur nga pamja bashkë me pasagjerët e vet politikanë të rangut të lartë. Sporteli i shitores së mishit mbyllet shpejt. Klientët e fundit dalin me çantat bosh. Eshtë ora tetë e gjysmë. Vetëm gjysmë ore, shitësi mundi t’u përgjigjet gati gjysmës së fshatarëve që prisnin që pa gdhirë...TREGU I FSHATITDy kilometra pas hotelit, në drejtim të jugut është një fshat me disa stenda shitje, një restorant, një ëmbëltore, një floktore-berber, një dyqan tekstilesh. Nuk e di, nëse kjo zonë është e lejuar për turistët, megjithatë unë shkoj, duke menduar se nuk do ndodhë asgjë me rëndësi. Shoh disa nga çmimet. Zyrtarisht rrogat janë 400 deri në 800 lekë në muaj, duke punuar gjashtë ditë në javë nga 8 orë në ditë, d.m.th 48 orë. Nëse bëjmë pak llogari, rroga për orë është midis dy dhe katër lekëve. Ja çmimet, që i pashë në shitore; një kg bukë 2 lekë, një copë gjalpë (që e vlerësova rreth 150 gr) 4 lekë, 1 kg mollë ose dardha 2.5 lekë; një këmishë, tekstil shqiptar, me cilësi mjaft të dobët 45 deri 60 lekë. Në dyqanin e bukës ka vetëm një lloj buke të zezë me miell të pasitur mirë. Futem në ëmbëltore, që më mirë është ta quaj kafene, ku mund të hash ëmbëlsira dhe të pish kafe. Njerëz të shumtë të veshur thjesht rrinë atje para një filxhani kafeje turke, ndërsa para derës luajnë fëmijë të veshur keq. Shqipëria këtu nuk i ngjan absolutisht fare atyre që na tregojnë zyrtarisht. Shqiptarët, për sa kanë dijeni, nuk u shkon në mëndje se janë më të varfrit e botës. Këtë po mendoja kur të gjithë më këqyrin mua, sepse shumë rrallë ndeshin me fytyra të të huajve. Me përjashtim të Tiranës, ku shpesh ka mysafir të huaj, kudo njerëzit vështrojnë me etje të huajt, sikur ata të vinin nga një planet tjetër. E kundërta e asaj që na thanë zyrtarët: "Mos fotografoni asgjë pa kërkuar më parë leje, sepse shqiptarët janë tepër krenarë", (gjë që pati ndikim të mirë) unë nuk ndjej asnjë farë krenarie, por vetëm kureshti; disa buzëqeshin për të na e hequr frikën. Porosis në shqip një ëmbëlsirë dhe një filxhan kafe (gjithsej ka vetëm dy lloje ëmbëlsirash); shitësja e gëzuar më përgëzon për mësimin e shqipes dhe më pyet se nga cili vend vij. Pyetje të tjera ajo nuk bën, të gjithë klientët, njëri pas tjetrit afrohen te banaku dhe e pyesin me zë të lartë shitësen, se nga vij unë. Gjatë tërë qëndrimit tim atje nuk munda të këmbej as disa fraza me shqiptarët. Më të ndruajturit janë fëmijët.

Një njëzetvjeçar i leckosur hyn në kafene.. Ai është këmbëzbathur dhe pështyn përtokë.. Propaganda thotë pa pushim me mburrje, se vendi është i pastër, këtë e thonë edhe shumë të devotshëm. Në fakt ai i ngjan Turqisë, niveli i jetesës është si ai i Turqisë (mbase pakëz më i ulët, në çdo rast më i ulëti në Evropë) dhe rrugët nuk janë më të pastra se në Turqi. Njerëzit shpesh pështyjnë për tokë, sidomos kur mbllaçitin fara luledielli. Paguaj kafen dhe ëmbëlsirën (3 lekë) dhe largohem. Para kafenesë ndalin shumë kamionë dhe xhipa ushtarakë, shumë tanke, disa syresh ndodhen, madje pranë hotelit për të huajt, të fshehur prapa trasesë ku kalon hekurudha Durrës-Tiranë.FSHATIPrapa kazermës është një fshat që e vizitova shkurt. Në fshat nuk ka shitore tjetër përveç asaj që përmenda pranë kafenesë. Rrugicat janë thjesht verore, me dhe. Janë ndërtuar dy shtëpi të reja. Nga fshati del një veturë e vjetër, mbase e kryetarit të kooperativës. Disa shtëpi kanë antena televizive. Nga njëra prej shtëpive dëgjohet një muzikë popullore me zë të lartë, shumë fshatarë rrinë ulur në tarracë, ndoshta mund të jetë ndonjë kafene portative apo ndonjë mjedis dasme. Eshtë e diel dhe njerëzit janë të veshur më mirë. Disa ushtarë shëtisin nëpër fshat. Sa më shikojnë e më dallojnë si të huaj, fshatarët afrohen me kërshëri. Rreth 150 syresh më rrethojnë dhe më vështrojnë, disi të habitur. Ndërkaq, njëri prej tyre u shkëput nga grupi dhe u afrua drejt meje, duke më kërcënuar me grusht. Me një ton brutal kërkonte t’i thosha se çfarë desha unë aty. Një fshatar tjetër më bën një shenjë shfajësimi dhe e tërheq prapa atë që foli. Mëdyshoj disa sekonda dhe parapëlqej madje të largohem. Eshtë hera e vetme që ndjeva mosbesim te shqiptarët. Megjithë fushatën e madhe propagandistike kundër "perversiteteve të të huajve", që duket më mirë në shumë parulla, populli tregon një kureshti të madhe për ta, por ndruhet t’u flasë atyre. Të vjen inat kur e kupton që regjimi e privon këtë popull mikpritës nga një kënaqësi e tillë e natyrshme.

Pjesa II

Ky kontrast i thellë, i konstatuar me lehtësi, për Roberto Naupont përbën ironinë e fatit për njerëzit që "kanë për strehë Shqipërinë staliniste". Më shumë se një përshkrim realist, për mysafirin e ardhur për herë të parë, kjo e vërtetë e dhimbshme përbën një revoltë shpirtërore, të cilën Naupont nuk mund ta përmbajë. Me të njëjtën forcë ai denoncon jetesën përrallore të "borgjezisë komuniste", siç shprehet, e cila është sistemuar e tëra në një lagje të bukur në qendër të Tiranës, që vendasit i thonë "Blloku i udhëheqjes". Të tjera pasazhe sjellë gazetari francez nga vizita në Berat, Elbasan, Korçë, nga kontaktet në qendra prodhimi e institucione të kultit etj...LAGJET QËNDROREEshtë vështirë të thuash emrin e rrugëve kryesore, thuajse kudo vetëm rrugët e vockla kanë tabela emrash. Mos vallë për të kursyer para? Mos vallë për të penguar spiunimin? Unë nuk munda të siguroj planet e qyteteve në tërë Shqipërinë. Nuk pashë as libra telefonikë, as në hotele, as në zyrat e postës. Gramafonë, fotoaparate dhe filma nuk i gjen në shitoret e zakonshme. Megjithatë elita partiake ka shpesh fotoaparate ashtu sikurse edhe shumë gjëra të tjera, që nuk i gjen në dyqanet e zakonshme. Eshtë e sigurt, që ndonëse vizitori s’e provon dot kurrë, një pjesë e këtyre gjërave është blerë jashtë shtetit dhe ka dyqane speciale për elitën, ku qytetarët e thjeshtë nuk mund të hyjnë. Prapa rrugëve të reja të qendrës ka shumë lagje të vjetra nëpër të cilat shëtis mbrëmjeve; më duket se jeta para revolucionit nuk ka qenë aq e zezë sikurse na thonë, pothuajse kudo gjen shtëpi të lyera bukur, sigurisht modeste por të rrethuara me gardhe, thuajse të gjitha kanë nga një oborr të vogël me pemë, ku rrinë këndshëm dhe mund të bisedosh gjatë mbrëmjeve të ngrohta të verës. Ujë të rrjedhshëm nuk ka kudo, fëmijët presin para një çezme me bidonë metalikë në duar. Kur shëtis në ndonjë rrugë qorre, një grua më pyet me njerzillëk, mos vallë e kam humbur rrugën, më thotë se ka studiuar në Budapest dhe e flet rrjedhshëm hungarishten, pastaj largohet duke u shfajësuar. Mund ta përfytyroj mirë që ajo s’ka mundësi të shkojë sërish atje, t’i shohë përsëri miqtë e vet, madje mund të jetë me rrezik t’u shkruajë atyre. Kuptohet që unë mund të hamendësoj shumë gjëra dhe s’mund të provoj asgjë dhe kështu mbetem me një grumbull pyetjesh pa përgjigje, edhe kur përgjigjja zyrtare është e gatshme. Në orën tetë në mbrëmje, bulevardi i madh "Stalin" mbushet me shëtitës, kaq shumë në numër sa kjo i ngjan një manifestimi, për një ose dy orë rryma që po shëtit shkon andej këtej, njerëzit i flasin njëri-tjetrit dhe automobilat kalojnë anash rrjedhës, duke çarë rrugën me boritë e tyre. Rinia ka shumë biçikleta; pashë një çift të sapomartuar, gruaja e re e veshur me një fustan të bukur nga jashtë shtetit ku i dukeshin paksa nënveshjet; kjo qe shfaqja më erotike që pashë në këtë vend.

PEIZAZH FSHATIDy herë gjatë qëndrimit tim na u propozua një "vizitë" në një kooperativë ose fermën shtetërore. Na përcollën midis rreshtave të portokalleve dhe fiqve dhe kishim të drejtë të mbanim një ligjëratë, më pas ikëm pa parë qoftë edhe një stallë të vogël apo pulari. Një herë na çuan në një fshat. Autobusi ndali para shkollës dhe drejtuesit i larguan banorët që shpejtuan për të na parë dhe disa sekonda më pas ishim në hyrje të shkollës ku sekretari i partisë na mbajti një ligjëratë për jetën në fshat. Pas dy orësh ligjëratë, nga e cila mbaj mend që fshatarët fitojnë 14-21 lekë në ditë pune, vizituam një shtëpi që ishte e sekretarit të partisë. Në atë shtëpi të lyer bukur, gjithçka e pastër pa njolla, na pritën shumë fshatarë me nga një gotë raki, biskota dhe këngë revolucionare; gjysmë ore pas këtij takimi "spontan" shkuam në hotel.

RRUGËTIMI NË JUGUdhëtuam nëpër rrugën kryesore nga Durrësi drejt Jugut të Shqipërisë. Si mund të jetë jetesa në fshatrat e shumënumërta që nuk na treguan? Gjatë vjeshtës dhe dimrit me shi ato me siguri janë krejt të izoluara, sepse rrugët janë të pashtruara dhe me baltë. Në rrugën kryesore duken shumë ara. Në përgjithësi ato lërohen me traktorë, megjithatë në shumë rajone kam parë kuaj e qe të tërheqin plugjet, që s’ishin gjithnjë prej hekuri. Kombajnat duken rrallë. Kositja, mbjellja bëhen me dorë. Shumica e traktorëve është në gjendje të keqe, ato mund të tërheqin vetëm rimorkiot. Qetë dhe kuajt në përgjithësi i tërheqin këto, rrotat janë shpesh prej druri. Fëmijët dhe pleqtë vështrojnë lopët e dobësuara (nuk ka rënë shi që prej shumë kohësh sivjet). Më befason që disa fshatarë flenë nën pemët. Në fshat nuk ka kaq shumë antena televizori si në qytet, sheh disa kioska të vogla druri, që janë shitore perimesh dhe frutash, por ato rrinë pothuaj tërë kohën mbyllur.

Kësaj tabloje fshatare ia vlen t’i shtoj bunkerët që rriten kudo; ndanë rrugës, në mes të fushës, mbi kodra; ndërtesat e fermës janë të mbuluara nga parulla. Sa orë janë dashur për t’i ndërtuar bunkerët, sa shumë i kushtojnë ato vendit? Ndanë rrugës ka shpesh kasolle me degë pemësh, ku vendoset prodhimi në arka druri dhe mandej peshohet. Shumë vetë punojnë këmbëzbathur (e çmova disi numrin e tyre nga 10-20 % sipas rajonit; nga ana tjetër vetë në Tiranë kam parë fëmijë këmbëzbathur, disa syresh edhe biondë që do të thotë se s’janë kështu vetëm romët). Rrugës duken shumë ushtarë, qerre me kuaj dhe gomarë. Pashë madje një fshatar që rrinte sipër një gomari, ndërsa gruaja që i shkonte pas ishte ngarkuar me një barrë shkarpa.

Në rrafshnaltën bregdetare ka edhe sera; çatia e tyre është shpesh një fletë e tejdukshme plastmasi, në shumë fusha mbetën vetëm trarët dhe copat e shqyera të fletëve të plastmasit. Shumë fshatarë hanë pranë rrugës bukë dhe fruta, në përgjithësi rrush dhe shalqi. A mjaftojnë këto ushqime për punën e lodhshme? Ja sërish një varg pyetjesh pa përgjigje. KOMBINATI "MAO CE DUN"Në Berat vizituam kombinatin e tekstileve, që ishte ndërtuar nga kinezët. Më parë (në kohën e miqësisë me Kinën) ai kishte emrin "Mau Ce Dun". Makinat janë shumë të zhurmshme dhe veshët e punëtoreve të pambrojtura, bobinat me rrotullime nuk janë të mbrojtura fare me zgarë. Në një nga fabrikat po bëhet pushimi i mesditës. Ndërsa drejtoresha e fabrikës na sqaron se ushqimet në mensë janë të lira për punëtoret, unë shoh dhjetëra syresh që hanë bukë dhe fruta jashtë mensës, ulur nën pemë. Po kështu edhe në zyrat e administratës. Në tryezat e shkrimit shoh nëpunëset që hanë bukë aty. Një pamje që nuk mund ta kuptosh me vështrimin e parë...

BERATIHoteli më i mirë është në qendër të Beratit. Qyteti duket më i varfër se Durrësi ose Tirana. Nuk ka pothuaj asnjë automobil. Të gjithë më këqyrin mua, unë shpejtoj të bëj disa fotografi; ka pak antena televizive, nën hijen e xhamisë prej plumbi të mbyllur ku është muzeu që do vizitojmë bisedojnë disa pleq. Disa kamionë të vjetër po presin aty, disa janë rusë, të tjerë kinezë, shumë goma janë të amortizuara, radiatori pikon. Nis ta kuptoj pse shohim rrugës shumë automjete me defekt. Në Berat ka dy xhami dhe një kishë ortodokse, të gjitha të mbyllura që nga viti 1967. Të gjitha pikturat murale janë zhdukur, dhe muret janë lyer në të verdhë. Xhamia tjetër ka një shitore sendesh përkujtimorë për turistët.

FEJANë faqen e malit një kishë ortodokse duket si një depo mallrash. Nga ana tjetër numri i xhamive është befasishëm i vogël; në Tiranë unë pashë vetëm një, po ashtu në Korçë, dhe kjo është tepër pak në krahasim me Jugosllavinë ose rajonet e tjera të pushtuara dikur nga turqit. Në vitin 1973 u pushkatuan tre priftërinj, midis tyre edhe prifti katolik Shtjefen Kurti, u pushkatua sepse kishte pagëzuar një fëmijë. Në Sarandë kam parë një kishë ortodokse, ku kishin parkuar biçikletat. Përgjithësisht në to vënë nga një tabelëzë me mbishkrimin: "Monument kulture-mbrohet nga shteti", dhe me përjashtim të vendeve ku vinë turistë, e lënë faltoren të rrënohet. Kur autobusi kaloi pranë disa varrezave, pashë gurë varri me formë tradicionale myslimane dhe ortodokse, disa madje kishin edhe kryq ose gjysmë hëne dhe ishin të reja, sepse ende s’ishin zverdhur. Ja gjithçka që munda të shoh për fenë në këtë vend.

QYTETI-MUZEPjesa e vjetër e Beratit është qytet-muze. Shtëpi të bukura të bardha, rrugica të vockla në faqe të malit janë me siguri të vizitueshme. Për këtë qytet të bukur nuk më mungojnë fotografitë. Mbi malin pranë mund të lexojmë emrin e "shokut të madh" Enver Hoxha të shkruar me germa të mëdha prej guri. Ndërsa turistët blejnë në dyqanin e përkujtimoreve disa vepra artizanale me valutë perëndimore, një nga drejtuesit largohet hapur. Pas një çerek ore ai kthehet dhe ne vizitojmë në këmbë dy ose tri rrugica, ku nuk takuam kërkënd; të gjitha dyert ishin të mbyllura, disa ishin të hapura një centimetër, prapa tyre pashë sy që përpiqeshin të vështronin të huajt pa u vënë re.

MUZETËMuzetë rrinë hapur, veçanërisht për turistët. Asnjëherë nuk pashë njerëz në muzetë e hapura, me përjashtim të Galerisë së Artit Modern dhe Muzeut Etnografik në Tiranë. Duke folur pakëz me drejtorin e muzeut, i cili u gëzua që e njihja disi shqipen, mbaj mend habinë e tij kur i thashë se pothuaj askush nuk interesohet për Shqipërinë në Evropën Perëndimore. Propaganda zyrtare përpiqet t’i bëjë shqiptarët të besojnë se vendi i tyre gëzon një prestigj shumë të madh në botë dhe disa nga grupet e pakta të turistëve përmenden në gazeta jo si turistë, por sikur vijnë në Shqipëri me idenë për të mësuar në këtë fener të socializmit për tërë njerëzimin, sepse ajo është vendi i vetëm socialist dhe demokratik i vërtetë.

ELBASANIUdhëtimi për në Korçë, një qytet i madh provincial (me 60000 banorë) në pjesën jugperëndimore të vendit është mjaft interesant, ndonëse ne ndalëm vetëm gjysmë ore në Elbasan për të pirë kafe. Elbasani duket jo shumë i pasur, disa fëmijë na kërkojnë çamçakëz dhe stilolapsa. Kam parë edhe lustraxhinj, sikurse edhe në qytetet e tjera. Para librarisë kryesore janë ulur disa njerëz. Me sa duket e kanë zgjedhur vetëm si vendqëndrim, pasi nuk shprehin ndonjë interes për librat. Bashkudhëtari më tërheq vëmendjen me një libër në gjuhë të huaj. Vështroj kopertinën dhe lexoj aty për aty titullin e tij: "Me Stalinin". Autori "është shoku i madh", Enver Hoxha. Njerëzit që më shikojnë me të në dorë buzëqeshin me një ironi që deshifrohet lehtas. Me pamjen e tyre të mendueshme sikur duan të thonë: "Askush s’e lexon këtë te ne!".

KORÇANë Korçë ka shumë pak trafik. Në hotel pashë disa kuadro partie, njëri nget një "Peogeot 505", një tjetër një "Volvo", që më pas e pashë para ndërtesë së partisë. Klima është mjaft e ftohtë dhe gjatë qëndrimit tonë bie shumë shi. Megjithatë hijeshia e Korçës është për mua një mundësi për të shëtitur gjatë dhe pa drejtues. Uzina e mjeteve të precizionit "Petro Papi" dhe shtëpia e bukur e pushimit mbase përcaktuan vendimin për të na treguar Korçën, neve turistëve. Si në Tiranë njerëzit shëtisin në mbrëmje në rrugët kryesore. Edhe ne shëtisim atje në grup. Shumë shëtitës nuk kanë pulovra me gjithë kohën e ftohtë. Në një shitore aty pranë ka pulovra që kushtojnë ndërmjet 250 dhe 350 lekë (rroga e 2-3 javëve). Si në Tiranë shtëpitë e vjetra janë tepër të pashme, megjithëse jo të mirëmbajtura...



_________________
http://www.kftirana.info
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit për nga  
 Faqe 3 prej 4 [ 49 postime ]  Shko tek faqja Paraardhëse  1, 2, 3, 4  Pasardhëse

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron