Switch to full style
Artikuj, komente, kujtime mbi historine e lavdishme 90 vjecare te klubit numer 1 ne Shqiperi
Dërgo një përgjigje

Re: Legjendari ARBEN MINGA!!!

e hënë 01/02/2010 22:54

Me vonese por me date 30 Janar ishte tre vjetori i vdekjes se Benit. Megjithse harrova me i more leje Nores,( e di qe nuk do merzitet) po shpreh fjalet e saj "Jam shume mirenjohese asaj qe kan bo tifozat dhe ato jane te vetmit qe e mbajne gjalle forumin per Benin e Modh"

Re: Legjendari ARBEN MINGA!!!

e shtunë 06/02/2010 22:53

http://www.youtube.com/watch?v=fW4d05cZ5Zw&aia=true

Re:

e hënë 29/11/2010 06:49

Mand_Tironci shkroi:[ http://www.sportishqiptar.com.al/sporti/Imazhe/Lajme/mingacmyk.jpg ]

Arben Minga, legjenda që u shua para kohe
Bashkim Tufa

Lajmi i kobshëm erdhi nga përtej oqeanit. Arben Minga, futbollisti i shquar i Tiranës dhe i kombëtares, ky kolos i futbollit shqiptar, në orët e para të së mërkurës së 31 janarit, i ka dhënë lamtumirën e parakohshme jetës së tij, familjes, miqve, shokëve, por edhe atyre mijëra e mijëra sportdashësve, të cilët e kanë brohoritur për vite e vite në fushat e blerta të futbollit...

Jeta e njeriut, çuditërisht, përngjan me qiriun. Dihet vetëm se kur ndizet, pra ditëlindja, e cila mbahet mend dhe festohet vit pas viti, apo në përvjetorë të ndryshëm. Me kalimin e kohës, flaka e qiriut, herë plot shkëlqim dhe herë e zbehtë, me nuanca ngjyrash krejt individuale, dalëngadalë vjen e venitet e venitet, derisa shuhet fare... Këtë fund të pashmangshëm, edhe pse jemi në mijëvjeçarin e tretë të njerëzimit, askush nuk e di se kur do t'i ndodhë. Dikush, këtë ndarje nga jeta, nga shoqëria, e ka më të parakohshme dhe më të papritur, çka e bën dhimbjen edhe më të madhe...

Në një gjendje të rëndë shëndetësore, çastet e këtij fundi të parakohshëm ka përjetuar në këto ditë në qytetin e vogël të Uindsorit në Kanadanë e largët edhe një prej figurave më të mëdha të futbollit shqiptar, kolosi Arben Minga, për aftësitë dhe bëmat e të cilit sot këndohet, duke e veshur figurën e tij me madhështinë dhe ndriçimin e një legjende të ekipit të Tiranës.

Edhe pse miqtë dhe shokët e tij e dinin se Beni i tyre prej gati dy vitesh po përleshej ashpër me sëmundjen e rëndë, përsëri rrinin me veshët ngritur, me shpresën dhe besimin për të mësuar se ai, me fizikun e fuqishëm, me karakterin e tij të paepur, do t'ia arrinte ta mposhtte dhe ta vinte përfund të keqen e pashërueshme. Por ja që nuk ishte thënë. Jeta nuk e përjashtoi dhe nuk e fali nga rregulli i saj universal edhe Arbenin tonë, i cili edhe pse ende nuk i ka mbushur të 48 vitet, i dha lamtumirën e parakohshme jetës së tij, bashkëshortes, basketbollistes së shquar Nora Goxhi, dy djemve, Gridit 15 vjeçar dhe Jornit 5 vjeç, nënës dhe motrave në Tiranë, të dashurve të tjerë të farefisit dhe miqve, që iu gjendën gjithnjë pranë fizikisht dhe moralisht.

Për njerëzit që i njeh mirë, duket sikur e ke më të lehtë të shkruash, por nuk është kështu. Ngjarjet e shumta, kujtimet, të ngatërrohen njëra me tjetrën dhe befas nuk di kë të përzgjedhësh më parë për të treguar. Ta nisim me atë gol fantastik e të shkëlqyer ndaj Belgjikës, që edhe pse është kthyer në një emblemë për futbollin shqiptar? Sërish na duket fare pak për ta identifikuar vetëm me të këtë futbollist të madh. Ta nis me lojërat ndaj Spanjës së Butragenjos apo Polonisë së Bonjekut? Përsëri na duket e pamjaftueshme për këtë lojtar, i cili ka veshur në 28 ndeshje fanellën kuqezi, madje ka arritur të mbajë në krah edhe shiritin e kapitenit të kombëtares. Të tregojmë për ato lojëra aq të bukura dhe dinjitoze ndaj Dinamos së Bukureshtit, Goteborgut apo Bajernit të Mynihut? Të rrëfejmë për gëzimin e pamatë të djaloshit të ri Minga, kur varte për herë të parë në qafë medaljen e kampionit të Shqipërisë në vitin 1982? Nuk na duket e mjaftueshme, pasi ai do ta përsëriste këtë rit edhe 5 herë të tjera në vitet pasardhës, ku secili prej tyre mbart mbresa dhe emocione të veçanta nga njëri tjetri, për Benin dhe shokët e tij të ekipit...

Si të gjithë fëmijët, edhe Arbenin, i lindur në Tiranë në një familje me origjinë korçare, e rrëmbeu pasioni për sportin që në moshë fare të re. Por ndryshe nga mjaft moshatarë, edhe pse ishte shumë shtatlartë, ai për çudi zgjodhi futbollin, si sportin e tij të zemrës. Mësimet e para të futbollit i mori në klasat sportive të shkollës "Alqi Kondi" nga mësuesi Robert Roshi. Pas katër vitesh kaloi menjëherë me ekipin e të rinjve të Tiranës, për të rënë në duart e Fatmir Frashërit. Ky i fundit, i njohur për idetë dhe simpatinë ndaj futbollit anglez, duke parë aftësitë, cilësitë dhe karakterin e Mingës, "ia mori shpirtin" me stërvitje djaloshit të ri. Mirëpo që të dy kishin rënë në "dashuri" me njëri tjetrin. Fjala dhe këshillat e Frashërit ishin ligj për Benin, i cili po hidhte hapat e parë në futbollin e vërtetë. Talenti i këtij të riu shtatlartë nuk kishte se si të mos vihej re. Me rekomandimin e Frashërit, trajner i asaj kohe i 17 Nëntorit, siç quhej në ato vite Tirana, Zyber Konçi, e afron Mingën pranë ekipit të të rriturve, si një ndër të rinjtë me perspektivë, për të përfituar privilegjet e rastit. "Në vitin 1977, kur kam shkuar te Tirana, kujton mesfushori Sulejman Mema, një bashkëlojtar dhe më pas edhe trajner i personazhit tonë, e kam gjetur Mingën në ekipin e të rriturve. Madje ai kishte nisur të luante herë pas here si zëvendësues. Edhe pse ishte fare i ri, vetëm 18 vjeç, me thënë të drejtën, ai më habiste me lojën e tij. Sulmues aq shtatlartë nuk kishte në futbollin shqiptar, por ajo të linte më tepër përshtypje, ishte lufta sportive që bënte ai djalosh i ri. Vraponte gjatë gjithë kohës dhe nuk i hapte rrugë askujt. Nuk i bënte syri dritë dhe nuk impresionohej, edhe pse luante kundër emrave të shquar të Tiranës në ato vite, si Dhalesi me shokë. Gati, gati, të gjithë kishin frikë të dyluftonin dhe përplaseshin me të," të thotë Mema.

Fati e deshi, që pas Konçit, trajner i ekipit të të rriturve të Tiranës të caktohej Fatmir Frashëri. "Çifti" Frashëri Minga u bashkua sërish, për të vazhduar një punë të nisur që në ekipin e të rinjve. Kritikat, qoftë shoqërore, por edhe të shtypit sportiv të kohës, pse Frashëri aktivizonte një sulmues të tillë shtatlartë si Minga, ishin të shumta. Por ato binin në vesh të shurdhër, Frashëri me kokëfortësi vazhdonte të tijën. Por edhe Minga, ashtu me ngadalë, nisi ta justifikojë besimin e trajnerit dhe të fitonte simpatinë e sportdashësve. "Arbeni ishte shembulli i një sportisti të vërtetë, serioz dhe shumë punëtor. Nga goja e tij kurrë nuk kam dëgjuar të thotë "u lodha". Ai ishte i pari në çdo ushtrim dhe mjaft i sakrificës në lojë për ekipin dhe shokët. Mbi të gjitha, do të thosha se Beni ishte edhe një njeri i mirë, mjaft i respektueshëm dhe mirënjohës, cilësi këto, që rrallë i gjen të gjitha të mbledhura së bashku tek njerëzit. E kam takuar kohët e fundit kur erdhi në Shqipëri. Më erdhi keq që ishte pak i dobësuar, por për mua pak rëndësi kishte, unë mbaj mend Mingën 20 vjeçar, të fortë dhe të fuqishëm", kujton me zë të dredhur, pa e fshehur keqardhjen për të, ish trajneri Fatmir Frashëri.

Ndërkaq, në fundin e viteve '70 dhe fillimin e viteve '80, te Tirana, njëri pas tjetrit vjen një grup futbollistësh të rinj dhe të talentuar. Po përgatitej një tjetër "revolucion" bardheblu pas atij të viteve '60 '70. Një prej tyre do të ishte edhe i riu Minga. Ai do të rrethohej dhe mbështetej në lojën e tij fuqishme nga Mema, Muça, Kola, Baçi, Naçi, Bimo, Liti, Hodja, pa i përmendur të gjithë, të cilët, së bashku do të formonin një ansambël të shkëlqyer, që do të bënte "ligjin" në futbollin shqiptar. Asokohe, për shkaqe shëndetësore, do të largohej nga Tirana trajneri Frashëri dhe në vend të tij do të rikthehej Enver Shehu. Nën drejtimin e tij, Minga do të kishte kulmin e karrierës së tij, do të shpërthente. Do të fitonte titullin e parë të kampionit më 1982, ndërkohë që dy vite më parë, trajneri Konçi do ta thërriste në ekipin kombëtar për t'i besuar fanellën kuqezi në një ndeshje ndaj Finlandës. Këto suksese, në vazhdim do ta pasuronin më tej biografinë sportive të këtij futbollisti. Gjoksi i djaloshit të fuqishëm, vit pas viti do të stolisej nga medaljet e shumta të trofeve të fituara. Tirana, apo 17 Nëntori i atyre viteve, gati gati do të identifikohej me sulmuesin shtatlartë Minga, të cilin kundërshtarët e kishin thuajse të pamundur ta përballonin. Ata që kanë arritur ta shikojnë Arbenin në fushat e blerta, besojmë se e kujtojnë se sa e vështirë ka qenë për mbrojtësit e ekipeve rivale t'ia shkëpusnin topin nga këmbët këtij gjiganti. Për t'u përplasur me të as që bëhej fjalë, mjerë ai futbollist që i hynte kësaj aventure, pasi në çdo rast do të dilte i humbur, në mos i dëmtuar. Madje nuk do të gabojmë aspak, nëse do të shprehemi se Minga me lojën e tij do të ishte sulmuesi modern i avancuar i kohëve të sotme. Ai ishte pararendësi, shembulli më i mirë në futbollin shqiptar, për vlerat dhe domosdoshmërinë e sulmuesve shtatlartë në ekipet tona.

Por vlerat dhe bëmat e Arben Mingës i kishin kapërcyer edhe kufijtë e Shqipërisë, qoftë në radhët e kombëtares, por edhe me Tiranën, në ndeshjet për kupat e Europës. Rumunëve të Dinamos së Bukureshtit u kishte mbetur gozhdë dhe nuk e harronin kollaj eliminimin nga Tirana për Kupën e Kampioneve. Loja aq produktive e sulmuesit shtatlartë bardheblu atyre u kishte mbetur në mendje. Në vitin 1991 ata kërkojnë dhe ia arrijnë ta bëjnë të tyrin Mingën. Por sulmuesi shtatlartë nuk arrin të përshtatet me lojën e Dinamos, drejtuesit e të cilit mendojnë ta huazojnë në ekipin e Brashovës. Aty ai gjen edhe dy bashkatdhetarë, Bozhiqin dhe Canajn, duke formuar kështu "koloninë" shqiptare të Brashovës. Minga luan edhe dy sezone të tjerë në Rumani me ekipe të tjera të këtij vendi. Befas e kupton se mosha bën të vetën dhe në prag ishte koha për t'i thënë "Mjaft" futbollit. Vendos që të kthehet në atdhe, pranë ekipit të tij të zemrës, Tiranës, që e rriti dhe e burrëroi. Rikthehet te bardheblutë dhe trajner gjen shokun e tij, Sulejman Memën. Shumë prej bashkëlojtarëve të tij i kishin thënë me kohë lamtumirë futbollit. Por Arbeni ishte profesionist, kishte përvojë dhe forcat fizike nuk do t'i mungonin për të përballuar fushën e blertë. Do të luante edhe dy sezone, do të fitonte dy tituj kampioni, për t'i dhënë fund karrierës së tij të pasur sportive, me triumfin e kampionatit të 57 të kombëtar të futbollit...

Tani, si të gjithë njerëzit, Arben Minga do t'i kushtohej jetës së përditshme, profesionit të tij të merceologut dhe jetës familjare. Aty, te Tirana, disa vite më parë, ai ishte njohur dhe kishte lidhur jetën bashkëshortore me basketbollisten e njohur Nora Goxhi, e cila i kishte dhuruar edhe një djalë, Gridin, që tani do ta ndiente më tëpër ngrohtësinë të atit, që do të kishte më tepër kohë për t'u marrë me të. Për disa vite punoi pranë pikës doganore të Rinasit, çka u kthye edhe si një pikë takimi për shokët e tij, futbollistët, që lëviznin nga njeri vend në tjetrin. Por fati e solli që pikërisht pas një dekade, familja Minga të emigronte përsëri. Në kërkim të një jete më të mirë, Arbeni, së bashku me Norën dhe Gridin, ashtu si edhe mjaft bashkatdhetarë të tij, iu drejtuan Kanadasë së largët. U vendos në qytetin e Uindsorit, fare pranë Detroitit, ku lulëzon industria e prodhimit të makinave. Kuptohet, si kudo, fillimi ishte i vështirë, por Beni arriti të akomodohet mjaft shpejt me Kanadanë, jetën e emigrantit, edhe për faktin se atje gjeti një komunitet shqiptarësh prej afro 3000 vetash, shumë prej të cilëve e njihnin këtë futbollist të shquar. Atje lindi edhe Jordi, djali i dytë i tij. Por nuk ishte thënë që kjo lumturi, kjo jetë familjare të vazhdonte gjatë. Para dy vitesh, sëmundja e rëndë i pushtoi shtatin edhe këtij kolosi. As bisturia e kirurgëve, as fjala e fundit e teknologjisë mjekësore, nuk arriti t'ia shkulte të keqen këtij njeriu kaq të paepur, të qeshur dhe miqësor.

Në orët e para të agimit të së mërkurës së 31 janarit, zemra e Arben Mingës, e këtij mjeshtri të futbollit shqiptar, pushoi së rrahuri... Tiranës, futbollit tonë kombëtar, tani do t'i mungojë në apel edhe një legjendë, Arben Minga...


"Pasaporta" sportive e Arben Mingës
Emri: Arben
Mbiemri: Minga
Datëlindja: 13.3.1959
Vendlindja: Tiranë
Shtatlartësia: 1.88 m
Debutimi si titullar: 17 Nëntori Shkëndija 3 0 (20.11.77)
Goli i parë: 17 Nëntori Luftëtari 3 1 (2.4.77)
Goli i fundit: 17 Nëntori Partizani 2 0 (24.2.96)
Ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë: 28, 2 gola

Tituj të fituar
Kampion i Shqipërisë: 6 herë ('82, '85, '88, '89, '95, 96')
Fitues i Kupës së Shqipërisë: 5 herë ('77, '83, '84, '86, '96)
Golashënuesi më i mirë i Shqipërisë: Në sezonin '84 '85 (me 13 gola) së bashku me Faslli Fakjen e Vllaznisë.

Karriera sportive në vite
Sezone Skuadra Nd. Gola.
1977 78 17 Nëntori 9 1
1978 79 17 Nëntori 15 3
1979 80 17 Nëntori 12 1
1980 81 17 Nëntori 19 3
1981 82 17 Nëntori 13 3
1992 83 17 nëntori 16 3
1983 84 17 nëntori 21 8
1984 85 17 Nëntori 23 13
1985 86 17 Nëntori 26 16
1986 87 17 Nëntori 23 11
1987 88 17 Nëntori 26 16
1988 89 17 Nëntori 32 9
1990 90 17 Nëntori 28 6
1990 91 17 Nëntori 38 3
1991 92 Aktivizohet me FC Brashov (Rumani)
1992 93 Aktivizohet me Dacia Unirea Braila (Rumani)
1993 94 Aktivizohet me Dacia Unirea Braila (Rumani)
1994 95 Tirana 24 2
1995 96 Tirana 31 0


Bashkimi i paska heq ca gola Benit:
76-77 1 gol
80-81 7 gola
82-82 4 gola
95-96 1 gol (i fundit me Partizonin 2-0)

Re: Legjendari ARBEN MINGA!!!

e hënë 30/01/2012 14:45

Diten e marte me date 31 janar 2012 me oren 11 00 lajmerohen te gjithe dashamirsit e Tirones skuadres bardheblu te grumbullohen tek shkolla "Sabaudin Gabrani" tek "21" -i sepse ne shtepine ku ka banuar i madhi legjendari yne Arben Minga do te vendoset nje pllake perkujtimore. Ne nderim te ketij futbollisti te shkelqyer te Tirones e te ekipit kombetar, qe ate dite ka 5-vjetorin e ndarjes nga jeta, te gjithe tironcit , te gjithe dashamirsit e tifozet e skuadres bardheblu duhet te jene te pranishem.

Re: Legjendari ARBEN MINGA!!!

e hënë 30/01/2012 15:49

Makaveli shkroi:Diten e marte me date 31 janar 2012 me oren 11 00 lajmerohen te gjithe dashamirsit e Tirones skuadres bardheblu te grumbullohen tek shkolla "Sabaudin Gabrani" tek "21" -i sepse ne shtepine ku ka banuar i madhi legjendari yne Arben Minga do te vendoset nje pllake perkujtimore. Ne nderim te ketij futbollisti te shkelqyer te Tirones e te ekipit kombetar, qe ate dite ka 5-vjetorin e ndarjes nga jeta, te gjithe tironcit , te gjithe dashamirsit e tifozet e skuadres bardheblu duhet te jene te pranishem.


Rrofsh per njoftimin,une per vete do munohem te jem aty.

Re: Legjendari ARBEN MINGA!!!

e hënë 30/01/2012 20:57

Nuk bo mo nona BEN te dyte!

Re: Legjendari ARBEN MINGA!!!

e martë 07/02/2012 18:14

Rruga “Arben Minga”

Gjatë ceremonisë së përkujtimit të 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të Arben Mingës, një prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, mori emrin e tij, kjo në shenjë respekti që ai gjithnjë të mbetej në mendjet e njerëzve.

Pikërisht, rruga që nis nga Farmacia nr. 10, tek kryqëzimi i unazës së vjetër të Tiranës me Rrugën e Dibrës, deri tek vendi i quajtur “Xhamlliku”, pikërisht aty ku ndërpritet nga rruga “Qemal Stafa”, me vendim të Këshillit Bashkiak të njësisë bashkiake nr.8 të kryeqytetit, marrë në nëntor 2008, mban emrin “Arben Minga”, ku morën pjesë familjarë, të afërm, bashkëmoshtarë gjatë kohës kur luanin bashkë, por edhe dashamirës dhe personalitete të botës së sportit.

Burimi: link

Re: Legjendari ARBEN MINGA!!!

e shtunë 18/07/2015 02:31

http://www.gazetatema.net/web/2015/07/1 ... zakonshem/

INTERVISTA/ Nora Goxha rrëfen jetën me Arben Mingën, sëmundjen dhe momentet e fundit me të
17 Korrik, 2015


Nora Goxha, basketbollistja e famshme dhe bashkëshorja e Arben Mingës ka dhënë një intervistë ku ka folur për jetën e saj në Kandada e Shqipëri.

Goxha rrëfen momentet e lumtura e ato të dhimbshme, ku më i keqi ka qenë padyshim ikja nga kjo botë e bashkëshortit të saj.

Nora Goxha ka qenë e ftuar në emisionin “Debati ne Channel One”

Përshëndetje zonjë dhe faleminderit që pranuat ftesën për këtë intervistë

Është kënaqësi të dal para publikut shqiptar.

Si je ndjerë këto ditë në Shqipëri?

Shqipëria është atdheu im, gjithmonë do të kem lidhje të ngushta me të pavarësisht se jetoj në Kanada. Por nuk mund të lë pa harruar vendin tim. Zemra ime është këtu.

Nga Kanadaja në Shqipëri, si është jeta mes vendit që je lindur dhe rritur dhe një vendi të huaj si Kandaja?

Lidhjet e mia me Shqipërinë janë të fuqishme, por nuk mund të lë pas edhe Kanadanë. Është një vend që na hapi dyert dhe na ofroi mundësi të jashtëzakonshme, për të krijuar një jetë më të mirë për fëmijët.

A keni dëgjuar dikë të thotë kur ju ka parë “uuu Nora, ajo basketbollistja e famshme e dikurshme?

Është një rastësi që më ka qëlluar dy herë këtë vitë. Një herë një punonjës i Rinasit dhe parukieria më mbanin med dhe më njohën kontributët tim në basketbollin shqiptar.

A është Shqipëria më e mirë apo më e keqe nga momenti që ju jeni larguar?

Janë bërë ndryshime për më të mirë.. Dhe po mundohet të ecë përpara.

Si ndjeheni kur ju përmendin, Nora, bashkëshortja e Arben Mingës?

Dua të më njohin fillimisht si Nora basketbollistja për aq kohë sa kontribuova për basketbollin shqiptar. E më pas si Nora, bashkëshortja e Benit.

Ju keni qenë një nga basketbollistet më të mira të brezit të vet. Çdo të thotë që sot Shqipëria ka për kryeministër një ish-basketbollist? Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, dikur ka luajtur basketbollsit me “Dinamon”, Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka luajtur me “Tiranën”. Klodeta Dibra është kryetare e këshilltarëve të Majtë në Këshillin bashkiak të Tiranës. A është një gjë e mirë kjo dhe pse që kryeministri ish-basketbollist ka afruar në qeverisje si asnjëherë tjetër disa basketbollistë?

Të gjitha këta personalitete që dikur kanë qënë basketbollist, luajnë një rol të rëndësishem në drejtime të ndryshme të qeverisjes se shtetit shqiptar. Për faktin që ata janë në krye të këtyre posteve, sepse e kanë merituar nga ana profesionale. Duek qënë basketbollist, duke u mësuar të punosh në grup ndihmon në këtë profesion. Të qënurit sportiest, të mëson disiplinën, të punosh fort. Të dyja bashkë ndihmojnë.. Të gjtihë këta ish kolegë të mitë, do të bëjnë dicka të mirë për këtë vend.

Keni pasur njohje me tre meshkujt basketbollistë?

Kemi luajtur në Pallatin e Sportit. Nuk e kam ndjekur shumë Dinamon, por di se ka marë pjesë në ekipin kombëtar. Ai ngelet një mik i mirë për mua.

Keni kuptuar ndonjë ndryshim për sportin?

Më bëri shumë përshtypje, që më në fund në Shqipëri ngrihet një stadium i ri në Elbasan dhe Shkodër. Janë arritje. Duhen bërë më shumë ambjente sportive edhe për fëmijët që luajnë, nisin sportin.

Kishte një arsye të madhe përse u futët basketbollit?

Isha shumë e gjallë dhe e hollë dhe u dashurova pas basketbollit.

Kur jeni thirru për herë të parë me ekipin kombëtar?

Për herë në qershor të vitit 1986, në rumani me të rejat. Isha kapitene e skuadrës. Zura vendin e tertë. Për herë të parë që përgatiteshim moralisht e fizikisht.

Kush ishte kulmi i karrierës suaj?

Në shtatiot 1987, pas lojrave mesdhetare olipike në Latakia të Sirisë. Ku qëndruam dy javë. Aty mendoj se arrita pjekurinë si lojtare. Fituam medaljen e artë. Uën fitova një cmim si miss Aleppi, ën Siri edhe pse nuk u shpall.

Si jeni njohur me Arben Mingën?

Periudhat përgatitore i bënin së bashku. Ai ishte ambjent i përshtatshem për tu njohur. Megjithatë, them se hapi i parë ka qënë nga Beni, i cili i vuri pikësyim vetes ta realizonte përmes të tjerëve dhe vetes së tij.

Ju nuk keni qënë bashkë në momentin kur Beni shënoi golin me Belgjikën?

E kam parë në televizor. Është një ndeshje e madhe që e la Benin në histori, me një gol botorër. Kam qenë në shtëpi.

Si e përshkronte Beni atë moment?

Ai thoshte që e rregullova topin mirë, hapin dhe hapa këmbën e mbylla sytë. Për kohën që kemi luajtur nuk kemi shumë arkivë. Jemi të varfër në këtë drejtim, në kohën që teknologjia sot ka ecur shumë.

Po dasma si ishte?

Një nga dasmat që të gjithë e kujtojnë, më 10 qershor 1990. Kjo ka qenë dasma e fundit për të gjithë farefisin sepse u shpërndanë.

Ku u zhvillua dasma?

Të dyja janë bërë tek Hotel Arbana. Ishim të privilegjuar që kishim Benin, i cili me shkathësinë e tij ishte i kudondodhur. Menuja ishte shumë e pasur.

Pastaj ju shkuat në Rumani?

Në pesë maj të vitin 1991, ne u bëmë më djalë. Shumë miq të Benit shkuan në Greqi, edhe ai shkoi ta provonte aty. Për fat aty vjen ekipi i Dinamos së Bukureshit dhe mbaj mend që presidenti i klubit Januland së bashku me Sulejman Dmeollarin që luante në atë kohë për Dinmon e Bukureshit. Kanë luajtur me ekipin që Benin luante me Greqinë. AI ishte i dashuruar me mënyrën sesi Beni luante. E ftoi për në Rumani, se do të dal unë për zot. U nis vetëm për të bërë kontratën mes klubeve dhe unë jam nisur në tetor të 1991. Në fillimisht në Bukuresht, e më pas në ekip tjetër. Kemi qëndruar një vit në Brazhovë, e më pas në Brailaj një zoë më fushore të rumanisë, një vit.v Me këtë ekip, Beni doli në kupën e Rumanisë, ku u rraf.

Si ishte kontrata atje?

Kotrata në vitet e para, nuk kishinn johuri për shitjet dhe blerjet. Nuk kishin menaxhera për shitjen e blerjen e sportistëve. U bë vetëm një nënshkrim për një shumë prej 30 mijë dollar, ku na u dha vetëm 15 mijë dollarë. Kotrata ishte që edhe po të iknim nuk na penalizonte njeri.

Thoshte ndonjëherë Arben Minga, që kisha këtë arritje apo atë…

Është e vërtetë sepse ka qënë një elitë e mrekullueshmë sportistësh, jo vetëm në futboll që u dogj për hir të sistemit. Mbaj mend që Benin e ka kërkuar në 86, një ekip turk. Në ndeshjen em Anglinë, më tregon axhanset që një mik i tij i kishte dhënë, të gjitha të dhënat.

Kur erdhët nga Rumania?

Unë jam kthyer më përapra sepse an u zu shtëpia. Kemi zgjatur shtatë vite me gjyqe. Mbas shtatë vitesh, unë u ktheva derisa pas nëj viti e gjysëm u kthye dhe Beni dhe vazhdoi me 17 nëtorit.

Sa luajti me Tiranën?

Me Tiranën luajti 94 -95 dhe 95 -96 . Në sezoni 94 -95 mori kupën.. Në sezonin e fundit u shpall kampion kombëtar dhe kapion i kupës së Shqipërisë.

A ka marrë Beni vlerësimet që i takonin për atë që ai i ka dhënë sportit shqiptar?

Ai ka marrë shumë tituj, është Mjeshtër Sporti, Mjeshtër i Merituar i Sportit, ka dy mediale Naim Frashëri e shumë tituj e medalie të tjera. Është shpallur “Hall of fame” nga Edi Rama. Pas vdekjes mori titulli lojtar nderi të federatës shqiptare si dhe medalja që mori nga zoti Bamir Topi.

Ka pasur kërkesa hajde me Partizanin e ik nga Tirana?

Kam dëgjuar nga kunati. Ai ka qënë një ndër inicatiorët që Beni të qëndrojë tek Tirana.

Benit nuk i thanë “Hajde tek Dinamo”..

Ka pasur shumë miq e shoke, si dhe dashamirës të ekipeve të tjera, Një nga këto ka qënë zoti Klem Koloneci, i cili ka qënë i cmendur për Benin, e ai i ofroi hajde tek Dinamo se të japim shtëpi tre dhoma e guzhinë,

Përse ikët në Kanada?

Ikja jonë në Kanada u shkaktua nga kushte të caktuara dhe një nga ato se Beni mbeti për një kohë të gjatë pa punë. Ai kishte nëj eksperiencë të jashtëzakonshme, sepse pasi u kthye nga Rumaia punote si drejtor marketing për Gillete. Ai cau dhe e coi biznesin shumë lart.Pas 1997, trazirave, kompania u mbyll. Për këtë aryse ne morëm atë vendim.

Sa ndeshje ka luajtur Arben Minga me kombëtaren?

28 ndeshje ku ka shënuar dy gola.

Si e përcolli momentin kur mjeku i tha që je i diagostikuar me një sëmundje të pashërueshme?

Është njëlloj sikur je i dënuar me vdekje. Por ai ishte trim, ishte i jashtëzakonshëm. Mundohej të na mbante ne me kurajo e shpresë se do ta luftojmë e do të bëhej mirë. Ai luftoi prej dy vjetësh, që nga mometi i diagnostifikimit. Ai pati operacion. Kaloi në trajtime.

Jemi ndjerë jo si emigrant po sikur ishin në shtëpinë tonë, pasi doktori kryesor na pyeti përse keni ardhur në Kanada. I tham për një jetë më të mirë për fëmijët tanë. Më tha s’me dukeni të zakonshëm. Beni i tha se kam qënë futbollist me Shqipëri dhe kapiten me kombëtaren ne vitn 1989 ku luajtëm me Anglinë. Mjeku, i tha ti je heroi im. Mjeku na tha që do të qëndroni me mua, do të kujdesem unë për ty.

Kjo tregon vlerësimin që bota i bën sportistëve. Ishte një lehtësim i madh për të dy ne. Një emocion i jashtëzakonshëm. Kur ishim në spital për herë të dytë, kishin kërkuar emrin e Benit në google, e të gjitha na pritën te dera e ashensorit duke duartrokitur. Një nga infermeierët na tha që Beni ishte njeri i madh.

A iu la ndonjë amanet Beni?

Ai e dinte që unë isha një person i fortë me një karakter të fortë dhe për këtë nuk la asnjë amanet. E vetmja gjë që tha kur u diagnostifikua, e di si është puna kemi ardhur në këtë jetë e do ikim. Më erdhi keq, por kur mendova që do të lë ty e djemte, kjo më vrau.

Si ishit momentet e fundit?

Gjithcka ka ndodhur në shtëpi.. Nuk doja që të na linte në spital. E gjithë Amerika erdhi në kortezh, që të jepnin lamtumirën e fundit idhullit të tyre. Ka qënë kaq e madhe pjestare saqë u hapën tre dhoma të funeral home. Shumica ishin shqiptarë por kishte edhe të huaj. Kanë qenë më shumë se 300 persona, makinat nuk mbaronin..
Dërgo një përgjigje