Sot është e martë 22/07/2014 17:25
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 2 [ 22 postime ]  Shko tek faqja 1, 2  PasardhĂ«se
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Legjendari ARBEN MINGA!!!
PostPostuar: e enjte 01/02/2007 02:36 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 06/12/2003 05:08
Poste: 4370
Vendndodhja: USA
Kjo teme hapet per te majt gjall kujtimin e te modhit BEN MINGA!!! Jeni te ftuar te gjith te leni mbresat dhe kujtimet e tuja mbi Legjenden Bardheblu...

Arben Minga, legjenda prehet në Panteonin e futbollit
Nga Bledar Kuka


Arben Minga ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Ish-futbollisti i shquar i kombëtares shqiptare dhe Tiranës (ish-17 Nëntori), u shua pasi lëngoi për një kohë të gjatë nga kanceri në pankreas. Ai u nda prej të dashurve të tij në orën 05.00 të mëngjesit sipas kohës së Shqipërisë, ndërsa mjekët i kishin prerë edhe ilaçet në momentet kur u kuptua se nuk kishte shpresa. Tani, Tirana ka një legjendë më pak dhe po ashtu futbolli shqiptar ka humbur një nga lojtarët e tij më të spikatur. Beni jetoi pak, vetëm 48 vjet (1959-2007), por tifozët bardheblu (në veçanti) kanë përjetuar kënaqësi të mëdha prej lojës së tij ku, në repartin e sulmit, kishte formuar binomin e paharrueshëm me Agustin Kolën.

Minga i përket njërit prej brezave të artë të futbollit të Tiranës, atij të viteve 80-të, ndonëse ai e vazhdoi karrierën edhe në vitet 90-të. Me ardhjen e tij, të Kolës, Muçës, Hodjes, Litit etj. dhe me praninë e Sulejman Memës, Millan Baçit apo Bedri Omurit, 17 Nëntori i asaj kohe njohu suksese të mëdha, me titujt kampionë më 1982, 1985, 1988 e 1989 dhe me kupat e Shqipërisë më 1983, 1984 dhe 1986. Gjithashtu, Tirana u bë i vetmi ekip shqiptar që arriti të kalonte disa herë turin e parë të kupave të Europës, si më 1982 ndaj Linfield-it irlandezoverior, 1986 ndaj Dinamos së Bukureshtit, 1988 ndaj Hamrun Spartansit maltez dhe 1989 ndaj Sliema Ãâ€čanderers-it po malteze. Minga luajti në plot 18 ndeshje dhe shënoi 3 gola, nga të cilat 2 në Kupën e Kampionëve dhe një në Kupën e Kupave.

Karriera e tij në kombëtare ishte, gjithashtu, shumë e gjatë, për kohën në të cilën ai luajti. Me 28 ndeshjet e zhvilluara për kuqezinjtë (2 gola të shënuar), Minga ishte për disa kohë rekordmeni i takimeve. Ai ka qenë i pranishëm në fitoren 2-0 ndaj Belgjikës, ku ka shënuar edhe golin e dytë, apo në barazimin 2-2 në Polonië më 1984. Një sukses i madh për të ka qenë titulli i kampionit të Ballkanit më 1978, me Shqipërinë U21 (Shpresat), në fitoren e madhe 7-1 ndaj Shpresës rumune, pasi ishin mundur 1-3 në Rumani. Bashkë me titullin kampion Ballkani për kombëtaren A (më 1946), ky titull i Shpresave mbetet një nga triumfet më të mëdhenj (dhe të rrallë) të futbollit shqiptar.

Në kuadër të Tiranës, ai ka dalë në finalen e Kupës Ballkanike më 1983, pas eliminimit të Larisës greke (1-3, 3-0), ndërsa kupën ia mori skuadra bullgare, Beroe e Stara Zagorës (0-3, 1-3).

Me hapjen e kufijve më 1990, Minga provoi karrierën jashtë vendit, ndonëse ishte në një moshë jo të re, tashmë 32 vjeç. Ai luajti në Rumani për disa kohë, ndërsa më pas u kthye sërish te skuadra e tij e zemrës, Tirana, duke dalë kampion më 1995 dhe 1996 dhe duke fituar Kupën e Shqipërisë më 1996. Me 6 tituj kampion dhe 4 kupa ai është një nga futbollistët me më shumë suksese në topkëmbën shqiptare. Ish-sulmuesi i fuqishëm ka qenë edhe anëtar i kryesisë së klubit si dhe kandidat për tñ€ℱu bërë sekretar i klubit Tirana, kur më 1999 garoi së bashku me Sulejman Memën dhe Agustin Kolën. Mema fitoi, duke zënë vendin e lënë bosh nga Millan Baçi.

Më 1999 (fillim i shkurtit), Minga u caktua si trajner i skuadrës së pozitës në ndeshjen e futbollit mes politikanëve (pozitë-opozitë). Pozita në atë kohë ishte krahu i majtë dhe Minga hoqi shumë për të plotësuar formacionin, të paktën sipas agjencisë ñ€ƓEnterñ€


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 01/02/2007 06:27 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 06/12/2003 05:08
Poste: 4370
Vendndodhja: USA
Edhe ky i Albania-Soccer e paska bo nji artikull te bukur...


Speciale përkujtimore për futbollistin e Tiranës dhe skuadrës përfaqësuese Arben Minga


Pas një sëmundje disavjeçare është ndarë nga jeta, futbollisti, kapiteni, shoku, miku, i mirënjohur Arben Minga


Vite më pare tek shikoja dhe ndiqja me plot pasion emisionin sportiv të orëve të vona në televizionin Italian, ñ€ƓDomenica Sportñ€


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 01/02/2007 06:50 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 06/12/2003 05:08
Poste: 4370
Vendndodhja: USA
Sulejman Mema: ñ€ƓArben Minga ka qenë një nga personat më të mirë të Tiranës. Ka qënë një nga futbollistët më të mëdhenj që ka pasur Shqipëria, këtë nuk e them tani pas humbjes së tij, por unë si Sulejman kështu e kam njohur. Dhe kështu do ta mbaj mend përherë Mingën. Ka qenë personi me zemrën më të madhe që unë kam njohur. Kemi humbur një shok me të vërtetë nga më të mirët, një njeri shumë dashamirës dhe shumë i çiltërñ€


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 01/02/2007 16:09 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 06/12/2003 05:08
Poste: 4370
Vendndodhja: USA
Imazh

Arben Minga, legjenda që u shua para kohe
Bashkim Tufa

Lajmi i kobshëm erdhi nga përtej oqeanit. Arben Minga, futbollisti i shquar i Tiranës dhe i kombëtares, ky kolos i futbollit shqiptar, në orët e para të së mërkurës së 31 janarit, i ka dhënë lamtumirën e parakohshme jetës së tij, familjes, miqve, shokëve, por edhe atyre mijëra e mijëra sportdashësve, të cilët e kanë brohoritur për vite e vite në fushat e blerta të futbollit...

Jeta e njeriut, çuditërisht, përngjan me qiriun. Dihet vetëm se kur ndizet, pra ditëlindja, e cila mbahet mend dhe festohet vit pas viti, apo në përvjetorë të ndryshëm. Me kalimin e kohës, flaka e qiriut, herë plot shkëlqim dhe herë e zbehtë, me nuanca ngjyrash krejt individuale, dalëngadalë vjen e venitet e venitet, derisa shuhet fare... Këtë fund të pashmangshëm, edhe pse jemi në mijëvjeçarin e tretë të njerëzimit, askush nuk e di se kur do t'i ndodhë. Dikush, këtë ndarje nga jeta, nga shoqëria, e ka më të parakohshme dhe më të papritur, çka e bën dhimbjen edhe më të madhe...

Në një gjendje të rëndë shëndetësore, çastet e këtij fundi të parakohshëm ka përjetuar në këto ditë në qytetin e vogël të Uindsorit në Kanadanë e largët edhe një prej figurave më të mëdha të futbollit shqiptar, kolosi Arben Minga, për aftësitë dhe bëmat e të cilit sot këndohet, duke e veshur figurën e tij me madhështinë dhe ndriçimin e një legjende të ekipit të Tiranës.

Edhe pse miqtë dhe shokët e tij e dinin se Beni i tyre prej gati dy vitesh po përleshej ashpër me sëmundjen e rëndë, përsëri rrinin me veshët ngritur, me shpresën dhe besimin për të mësuar se ai, me fizikun e fuqishëm, me karakterin e tij të paepur, do t'ia arrinte ta mposhtte dhe ta vinte përfund të keqen e pashërueshme. Por ja që nuk ishte thënë. Jeta nuk e përjashtoi dhe nuk e fali nga rregulli i saj universal edhe Arbenin tonë, i cili edhe pse ende nuk i ka mbushur të 48 vitet, i dha lamtumirën e parakohshme jetës së tij, bashkëshortes, basketbollistes së shquar Nora Goxhi, dy djemve, Gridit 15 vjeçar dhe Jornit 5 vjeç, nënës dhe motrave në Tiranë, të dashurve të tjerë të farefisit dhe miqve, që iu gjendën gjithnjë pranë fizikisht dhe moralisht.

Për njerëzit që i njeh mirë, duket sikur e ke më të lehtë të shkruash, por nuk është kështu. Ngjarjet e shumta, kujtimet, të ngatërrohen njëra me tjetrën dhe befas nuk di kë të përzgjedhësh më parë për të treguar. Ta nisim me atë gol fantastik e të shkëlqyer ndaj Belgjikës, që edhe pse është kthyer në një emblemë për futbollin shqiptar? Sërish na duket fare pak për ta identifikuar vetëm me të këtë futbollist të madh. Ta nis me lojërat ndaj Spanjës së Butragenjos apo Polonisë së Bonjekut? Përsëri na duket e pamjaftueshme për këtë lojtar, i cili ka veshur në 28 ndeshje fanellën kuqezi, madje ka arritur të mbajë në krah edhe shiritin e kapitenit të kombëtares. Të tregojmë për ato lojëra aq të bukura dhe dinjitoze ndaj Dinamos së Bukureshtit, Goteborgut apo Bajernit të Mynihut? Të rrëfejmë për gëzimin e pamatë të djaloshit të ri Minga, kur varte për herë të parë në qafë medaljen e kampionit të Shqipërisë në vitin 1982? Nuk na duket e mjaftueshme, pasi ai do ta përsëriste këtë rit edhe 5 herë të tjera në vitet pasardhës, ku secili prej tyre mbart mbresa dhe emocione të veçanta nga njëri tjetri, për Benin dhe shokët e tij të ekipit...

Si të gjithë fëmijët, edhe Arbenin, i lindur në Tiranë në një familje me origjinë korçare, e rrëmbeu pasioni për sportin që në moshë fare të re. Por ndryshe nga mjaft moshatarë, edhe pse ishte shumë shtatlartë, ai për çudi zgjodhi futbollin, si sportin e tij të zemrës. Mësimet e para të futbollit i mori në klasat sportive të shkollës "Alqi Kondi" nga mësuesi Robert Roshi. Pas katër vitesh kaloi menjëherë me ekipin e të rinjve të Tiranës, për të rënë në duart e Fatmir Frashërit. Ky i fundit, i njohur për idetë dhe simpatinë ndaj futbollit anglez, duke parë aftësitë, cilësitë dhe karakterin e Mingës, "ia mori shpirtin" me stërvitje djaloshit të ri. Mirëpo që të dy kishin rënë në "dashuri" me njëri tjetrin. Fjala dhe këshillat e Frashërit ishin ligj për Benin, i cili po hidhte hapat e parë në futbollin e vërtetë. Talenti i këtij të riu shtatlartë nuk kishte se si të mos vihej re. Me rekomandimin e Frashërit, trajner i asaj kohe i 17 Nëntorit, siç quhej në ato vite Tirana, Zyber Konçi, e afron Mingën pranë ekipit të të rriturve, si një ndër të rinjtë me perspektivë, për të përfituar privilegjet e rastit. "Në vitin 1977, kur kam shkuar te Tirana, kujton mesfushori Sulejman Mema, një bashkëlojtar dhe më pas edhe trajner i personazhit tonë, e kam gjetur Mingën në ekipin e të rriturve. Madje ai kishte nisur të luante herë pas here si zëvendësues. Edhe pse ishte fare i ri, vetëm 18 vjeç, me thënë të drejtën, ai më habiste me lojën e tij. Sulmues aq shtatlartë nuk kishte në futbollin shqiptar, por ajo të linte më tepër përshtypje, ishte lufta sportive që bënte ai djalosh i ri. Vraponte gjatë gjithë kohës dhe nuk i hapte rrugë askujt. Nuk i bënte syri dritë dhe nuk impresionohej, edhe pse luante kundër emrave të shquar të Tiranës në ato vite, si Dhalesi me shokë. Gati, gati, të gjithë kishin frikë të dyluftonin dhe përplaseshin me të," të thotë Mema.

Fati e deshi, qĂ« pas Konçit, trajner i ekipit tĂ« tĂ« rriturve tĂ« TiranĂ«s tĂ« caktohej Fatmir FrashĂ«ri. "Çifti" FrashĂ«ri Minga u bashkua sĂ«rish, pĂ«r tĂ« vazhduar njĂ« punĂ« tĂ« nisur qĂ« nĂ« ekipin e tĂ« rinjve. Kritikat, qoftĂ« shoqĂ«rore, por edhe tĂ« shtypit sportiv tĂ« kohĂ«s, pse FrashĂ«ri aktivizonte njĂ« sulmues tĂ« tillĂ« shtatlartĂ« si Minga, ishin tĂ« shumta. Por ato binin nĂ« vesh tĂ« shurdhĂ«r, FrashĂ«ri me kokĂ«fortĂ«si vazhdonte tĂ« tijĂ«n. Por edhe Minga, ashtu me ngadalĂ«, nisi ta justifikojĂ« besimin e trajnerit dhe tĂ« fitonte simpatinĂ« e sportdashĂ«sve. "Arbeni ishte shembulli i njĂ« sportisti tĂ« vĂ«rtetĂ«, serioz dhe shumĂ« punĂ«tor. Nga goja e tij kurrĂ« nuk kam dĂ«gjuar tĂ« thotĂ« "u lodha". Ai ishte i pari nĂ« çdo ushtrim dhe mjaft i sakrificĂ«s nĂ« lojĂ« pĂ«r ekipin dhe shokĂ«t. Mbi tĂ« gjitha, do tĂ« thosha se Beni ishte edhe njĂ« njeri i mirĂ«, mjaft i respektueshĂ«m dhe mirĂ«njohĂ«s, cilĂ«si kĂ«to, qĂ« rrallĂ« i gjen tĂ« gjitha tĂ« mbledhura sĂ« bashku tek njerĂ«zit. E kam takuar kohĂ«t e fundit kur erdhi nĂ« ShqipĂ«ri. MĂ« erdhi keq qĂ« ishte pak i dobĂ«suar, por pĂ«r mua pak rĂ«ndĂ«si kishte, unĂ« mbaj mend MingĂ«n 20 vjeçar, tĂ« fortĂ« dhe tĂ« fuqishĂ«m", kujton me zĂ« tĂ« dredhur, pa e fshehur keqardhjen pĂ«r tĂ«, ish trajneri Fatmir FrashĂ«ri.

Ndërkaq, në fundin e viteve '70 dhe fillimin e viteve '80, te Tirana, njëri pas tjetrit vjen një grup futbollistësh të rinj dhe të talentuar. Po përgatitej një tjetër "revolucion" bardheblu pas atij të viteve '60 '70. Një prej tyre do të ishte edhe i riu Minga. Ai do të rrethohej dhe mbështetej në lojën e tij fuqishme nga Mema, Muça, Kola, Baçi, Naçi, Bimo, Liti, Hodja, pa i përmendur të gjithë, të cilët, së bashku do të formonin një ansambël të shkëlqyer, që do të bënte "ligjin" në futbollin shqiptar. Asokohe, për shkaqe shëndetësore, do të largohej nga Tirana trajneri Frashëri dhe në vend të tij do të rikthehej Enver Shehu. Nën drejtimin e tij, Minga do të kishte kulmin e karrierës së tij, do të shpërthente. Do të fitonte titullin e parë të kampionit më 1982, ndërkohë që dy vite më parë, trajneri Konçi do ta thërriste në ekipin kombëtar për t'i besuar fanellën kuqezi në një ndeshje ndaj Finlandës. Këto suksese, në vazhdim do ta pasuronin më tej biografinë sportive të këtij futbollisti. Gjoksi i djaloshit të fuqishëm, vit pas viti do të stolisej nga medaljet e shumta të trofeve të fituara. Tirana, apo 17 Nëntori i atyre viteve, gati gati do të identifikohej me sulmuesin shtatlartë Minga, të cilin kundërshtarët e kishin thuajse të pamundur ta përballonin. Ata që kanë arritur ta shikojnë Arbenin në fushat e blerta, besojmë se e kujtojnë se sa e vështirë ka qenë për mbrojtësit e ekipeve rivale t'ia shkëpusnin topin nga këmbët këtij gjiganti. Për t'u përplasur me të as që bëhej fjalë, mjerë ai futbollist që i hynte kësaj aventure, pasi në çdo rast do të dilte i humbur, në mos i dëmtuar. Madje nuk do të gabojmë aspak, nëse do të shprehemi se Minga me lojën e tij do të ishte sulmuesi modern i avancuar i kohëve të sotme. Ai ishte pararendësi, shembulli më i mirë në futbollin shqiptar, për vlerat dhe domosdoshmërinë e sulmuesve shtatlartë në ekipet tona.

Por vlerat dhe bëmat e Arben Mingës i kishin kapërcyer edhe kufijtë e Shqipërisë, qoftë në radhët e kombëtares, por edhe me Tiranën, në ndeshjet për kupat e Europës. Rumunëve të Dinamos së Bukureshtit u kishte mbetur gozhdë dhe nuk e harronin kollaj eliminimin nga Tirana për Kupën e Kampioneve. Loja aq produktive e sulmuesit shtatlartë bardheblu atyre u kishte mbetur në mendje. Në vitin 1991 ata kërkojnë dhe ia arrijnë ta bëjnë të tyrin Mingën. Por sulmuesi shtatlartë nuk arrin të përshtatet me lojën e Dinamos, drejtuesit e të cilit mendojnë ta huazojnë në ekipin e Brashovës. Aty ai gjen edhe dy bashkatdhetarë, Bozhiqin dhe Canajn, duke formuar kështu "koloninë" shqiptare të Brashovës. Minga luan edhe dy sezone të tjerë në Rumani me ekipe të tjera të këtij vendi. Befas e kupton se mosha bën të vetën dhe në prag ishte koha për t'i thënë "Mjaft" futbollit. Vendos që të kthehet në atdhe, pranë ekipit të tij të zemrës, Tiranës, që e rriti dhe e burrëroi. Rikthehet te bardheblutë dhe trajner gjen shokun e tij, Sulejman Memën. Shumë prej bashkëlojtarëve të tij i kishin thënë me kohë lamtumirë futbollit. Por Arbeni ishte profesionist, kishte përvojë dhe forcat fizike nuk do t'i mungonin për të përballuar fushën e blertë. Do të luante edhe dy sezone, do të fitonte dy tituj kampioni, për t'i dhënë fund karrierës së tij të pasur sportive, me triumfin e kampionatit të 57 të kombëtar të futbollit...

Tani, si të gjithë njerëzit, Arben Minga do t'i kushtohej jetës së përditshme, profesionit të tij të merceologut dhe jetës familjare. Aty, te Tirana, disa vite më parë, ai ishte njohur dhe kishte lidhur jetën bashkëshortore me basketbollisten e njohur Nora Goxhi, e cila i kishte dhuruar edhe një djalë, Gridin, që tani do ta ndiente më tëpër ngrohtësinë të atit, që do të kishte më tepër kohë për t'u marrë me të. Për disa vite punoi pranë pikës doganore të Rinasit, çka u kthye edhe si një pikë takimi për shokët e tij, futbollistët, që lëviznin nga njeri vend në tjetrin. Por fati e solli që pikërisht pas një dekade, familja Minga të emigronte përsëri. Në kërkim të një jete më të mirë, Arbeni, së bashku me Norën dhe Gridin, ashtu si edhe mjaft bashkatdhetarë të tij, iu drejtuan Kanadasë së largët. U vendos në qytetin e Uindsorit, fare pranë Detroitit, ku lulëzon industria e prodhimit të makinave. Kuptohet, si kudo, fillimi ishte i vështirë, por Beni arriti të akomodohet mjaft shpejt me Kanadanë, jetën e emigrantit, edhe për faktin se atje gjeti një komunitet shqiptarësh prej afro 3000 vetash, shumë prej të cilëve e njihnin këtë futbollist të shquar. Atje lindi edhe Jordi, djali i dytë i tij. Por nuk ishte thënë që kjo lumturi, kjo jetë familjare të vazhdonte gjatë. Para dy vitesh, sëmundja e rëndë i pushtoi shtatin edhe këtij kolosi. As bisturia e kirurgëve, as fjala e fundit e teknologjisë mjekësore, nuk arriti t'ia shkulte të keqen këtij njeriu kaq të paepur, të qeshur dhe miqësor.

Në orët e para të agimit të së mërkurës së 31 janarit, zemra e Arben Mingës, e këtij mjeshtri të futbollit shqiptar, pushoi së rrahuri... Tiranës, futbollit tonë kombëtar, tani do t'i mungojë në apel edhe një legjendë, Arben Minga...


"Pasaporta" sportive e Arben Mingës
Emri: Arben
Mbiemri: Minga
Datëlindja: 13.3.1959
Vendlindja: Tiranë
Shtatlartësia: 1.88 m
Debutimi si titullar: 17 Nëntori Shkëndija 3 0 (20.11.77)
Goli i parë: 17 Nëntori Luftëtari 3 1 (2.4.77)
Goli i fundit: 17 NĂ«ntori Partizani 2 0 (24.2.96)
Ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë: 28, 2 gola

Tituj të fituar
Kampion i Shqipërisë: 6 herë ('82, '85, '88, '89, '95, 96')
Fitues i Kupës së Shqipërisë: 5 herë ('77, '83, '84, '86, '96)
Golashënuesi më i mirë i Shqipërisë: Në sezonin '84 '85 (me 13 gola) së bashku me Faslli Fakjen e Vllaznisë.

Karriera sportive në vite
Sezone Skuadra Nd. Gola.
1977 78 17 NĂ«ntori 9 1
1978 79 17 NĂ«ntori 15 3
1979 80 17 NĂ«ntori 12 1
1980 81 17 NĂ«ntori 19 3
1981 82 17 NĂ«ntori 13 3
1992 83 17 nëntori 16 3
1983 84 17 nëntori 21 8
1984 85 17 NĂ«ntori 23 13
1985 86 17 NĂ«ntori 26 16
1986 87 17 NĂ«ntori 23 11
1987 88 17 NĂ«ntori 26 16
1988 89 17 NĂ«ntori 32 9
1990 90 17 NĂ«ntori 28 6
1990 91 17 NĂ«ntori 38 3
1991 92 Aktivizohet me FC Brashov (Rumani)
1992 93 Aktivizohet me Dacia Unirea Braila (Rumani)
1993 94 Aktivizohet me Dacia Unirea Braila (Rumani)
1994 95 Tirana 24 2
1995 96 Tirana 31 0


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 02/02/2007 02:39 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 30/04/2005 18:23
Poste: 2100
Vendndodhja: Tek Cepi TIRONES
Rrëfimi i fundit i Arben Minges

Nga Ergis Tafalla


(Interviste) - Njëlloj sikur të ishte shëruar plotësisht e të kishte hedhur tutje atë sëmundje që dje i mori edhe frymarrjen e fundit, apo thjeshtë duke u munduar të fshehte dhimbjen që e bluante përbrenda, legjenda e skuadrës së Tiranës dhe përfaqësueses, Arben Minga, në verën e vitit 2005 ka bërë vizitën e parafundit në Shqipëri. Teksa ishte në shoqërinë e dy profesorëve të nderuar, Shyqyri Rreli dhe Ismail Demneri, duke konsumuar një kafe mes bisedash, Minga me mirësjelljen që e karakterizonte pranoi të jepte për ñ€ƓPanorama Sportñ€



_________________
CFAR KA STADIUMI QE PO USHTON, ATY NIGJOHET VETEM TIRON
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Perseri per Mingen
PostPostuar: e enjte 01/03/2007 22:51 
Tifoz i Vjeter
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 06/05/2006 18:34
Poste: 218
Vendndodhja: EUROPE
Linku ku mund te download dhe shikoni frangment nga ddokumentari i transmetuar ne Canada per Arben Mingen.
falenderojme autorin e ketij reportazhi, tifozin e Tirones Z. ARBEN TAFILI qe e beri te mundur ate exluzivisht per Klubin ZEBRA.


http://www.megaupload.com/?d=Z332ZHZ3



_________________
BARDH&BLU GJITHMONE ME JU!
LET'S KILL SOME COMMI!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 02/03/2007 00:39 
O lale nuk hapet mer kjo si i bohet? Taksirat vreje iher mos ka na i difekt. Na bzoj kur t'rregullohet.


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 02/03/2007 04:49 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 11/03/2006 14:14
Poste: 713
Vendndodhja: Toronto, Kanada
cuna... programi i transmetuar ne kanada per Benin mund te gjendet ketu:

http://www.pasqyra.ca/

klikoni tek emisioni i dates 10 shkurt.


Jo në linjë
 Profili E-mail  
 
 Subjekti i postimit: http://rapidshare.com/files/19008360/A.Minga.wmv.html
PostPostuar: e premte 02/03/2007 13:50 
Tifoz i Vjeter
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 06/05/2006 18:34
Poste: 218
Vendndodhja: EUROPE
tironsi_tr shkroi:
O lale nuk hapet mer kjo si i bohet? Taksirat vreje iher mos ka na i difekt. Na bzoj kur t'rregullohet.


Provoje ketu:

http://rapidshare.com/files/19008360/A.Minga.wmv.html



_________________
BARDH&BLU GJITHMONE ME JU!
LET'S KILL SOME COMMI!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 12/03/2007 09:33 
Lamtumirë Beni!

Beni ynë i shtrenjtë!
Nuk e kisha menduar kurrë se do vinte një ditë që do të përcillnim për në banesën e fundit, që do të ndaheshim nga ti, që do të ndaheshe nga jeta ime, nga djemtë tanë. Jo Beni, ti nuk kishe as moshën dhe as fizikun për të ikur nga ne. Ti dukeshe i përjetshëm dhe ne të gjithë këtë dëshironim.

U larguam nga vendi ynë, nga të dashurit tanë, me ëndrrën e madhe të një jete më të mirë. Kur u nisëm i morëm parasysh gjithë vështirësitë që do hasnim dhe ecëm drejt të panjohurës me guxim, kryesisht tëndin, për të jetuar dhe jo për të vdekur, por fati nuk ishte me ne. Ai u vu kundër teje dhe të largoi nga gjiri ynë. U sëmure nga ajo sëmundje që pothuajse askush nuk ka shpëtuar. Nga ne të gjithë, por edhe nga miqtë tanë t'u bënë të gjitha kurat e mundshme, të gjitha shërbimet, por pa dobi - fundi ishte shkruar!
Beni, ti je hero, sepse edhe duke e ditur fundin e pashmangshëm, qëndrove me guxim burrërisht, nuk u ligështove asnjëherë, nuk re moralisht dhe luftove deri në fund me optimizëm për jetën.
Ti vdiqe në dhe të huaj, larg vendit tënd, ku nuk ta njihnin famën dhe lavdinë dhe jo në atdhe, ku shokët dhe miqtë të lartësonin edhe për mirësinë e dashurinë që rrezatoje. Prandaj do mbetesh në kujtimin e tyre si model i sportistit dhe njeriut shembullor.
Nuk ma thotë goja fjalën lamtumirë për jetë, por jam e detyruar, sepse me fatin nuk mund të luftohet. Ti po ikën, por me mua, me djemtë, me nënën e motrat e tua dhe njerëzit e shumtë që të kanë dashur, do jesh përherë.
Dheu të qoftë i lehtë. Lamtumirë!

*Fjala që ka mbajtur bashkëshortja e futbollistit të njohur, Arben Minga, në ceremoninë mortore, në Kanada.


Falënderim

Ndarja e parakohshme e bashkëshortit dhe babait tonë të shtrenjtë nga jeta, pikëlloi të gjithë ata që e njihnin Benin dhe kontributin e tij në futbollin shqiptar.
Nderimet përcjellëse që iu bënë nga Presidenti i Republikës, FSHF-ja, Klubi Tirana dhe, mbi të gjitha, nga sportdashësit e miqtë e tij të shumtë, na emocionojnë dhe na nderojnë në përballimin e kësaj dhimbjeje të jashtëzakonshme neve si familje dhe shokët e tij të fushës së gjelbër.
Me këtë rast u lutemi të gjithëve të pranojnë falënderimet tona më të sinqerta.

Bashkëshortja, Nora Minga dhe djemtë Gridi dhe Joni



Njohja dhe jeta e Nora Goxhit me Arben Mingën

Dashuria që lidhi dy yjet e sportit shqiptar

Të dy shkëlqenin tek "17 Nëntori". Ajo ishte një gjatoshe e re dhe e bukur, që i linte gojëhapur trajnerët e basketbollit. Ndërsa ai, një djalë gjashtë vjet më i madh, që ishte pozicionuar mirë po në të njëjtin klub, por që sot mban emrin "Tirana". Njohja e tyre kishte filluar që shkollën e mjeshtërisë sportive në Tiranë, por që do t'i afronte më shumë pas përfundimit të institutit "Vojo Kushi". "Për një kohë të gjatë ne të dy kemi qenë sportistë të Klubit Tirana dhe një moment të caktuar u lidhëm për të qenë shokë jete, lidhje kjo që qëndroi njësoj e fuqishme gjatë jetës sonë bashkëshortore", kujton për lidhjen e tyre Nora, në një ditë të dhimbshme si kjo, kur shoku i saj i jetës prej një muaji nuk jeton më.
Megjithëse kanë kaluar vite, njerëzit e kujtojnë me nostalgji lidhjen e tyre që bëri bujë, jo vetëm se ata ishin kthyer në idhuj të tifozëve të kryeqytetit, por dhe se ishin një nga çiftet më të bukura në botën e sportit. Një bashkëjetesë e vështirë, po të mendohet nga lëvizjet e shumta, emocionet e ndeshjeve nga të dyja palët, mungesat në familje, por që nga ana tjetër bënte edhe më të fortë dashurinë dhe respektin mes tyre. 16 vjet më parë çifti iu gëzua edhe lindjes së dalit të parë, Gridit, ngjarje që përshkruhet plot emocione edhe nga Nora. Ndërsa vitet 1999-2000 e gjetën Benin dhe Norën në Kanadanë e largët, ku edhe sollën në jetë Jonin, djalin e dytë të tyre.
Për Nora Goxhin, Arben Minga nuk ka qenë thjesht një bashkëshort, nuk ka qenë thjesht babai i fëmijëve të saj. Për të ai ka qenë edhe një udhërrëfyes dhe zgjidhës situatash nga më të ndryshmet. "Mendoj se bujaria, çiltërsia, dashuria për familjen dhe shokët, ndershmëria dhe optimizmi që e karakterizonte janë disa nga cilësitë më të mira të Benit, çka vështirë se mund t'i harroj". Kështu e identifikon bashkëshortin e saj, Nora Goxhi. Në një speciale të gazetës "Tirana Observer", '50 çiftet më të bukura të viteve 70-80', gjatë muajit të kaluar nuk kanë munguar edhe emrat e Arben Mingës dhe Nora Goxhit, si një ndër çiftet më simpatikë të kohës.

Kush është bashkëshortja e Arben Mingës, Nora Goxhi

Nora Goxhi ka lindur nĂ« TiranĂ«, mĂ« 8 shkurt tĂ« 1965-s. QĂ« nĂ« moshĂ« fare tĂ« re ajo u aktivizua me skuadrĂ«n e tĂ« rinjve tĂ« "17 NĂ«ntorit" (sot Tirana) nĂ« basketboll. Suksesi mĂ« i madh i saj nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare ka qenĂ« pjesĂ«marrja nĂ« LojĂ«rat e 10-ta Mesdhetare tĂ« Latakias (Siri, 1987) me ekipin kombĂ«tar. Asokohe basketbollistet tona merrnin medaljen e artĂ«, duke lĂ«nĂ« pas me radhĂ« TurqinĂ« (88-52), SirinĂ« (90-46) dhe Libanin (119-70). Protagoniste tĂ« kĂ«tij grupi tĂ« suksesshĂ«m ishin Xhiljola Avdullaj, Edra Alibegaj, Miranda Çuka, Klodeta Dibra, Lumturi Hoxha, Dita Jaçj, Fiorentina Mitku, Pjereta Sadushi dhe Nora Goxhi, me trajnerĂ« Bashkim Milon dhe Kujtim Kasmin. Por pĂ«rveç kĂ«saj, Nora Goxhi ka fituar disa herĂ« kampionatin kombĂ«tar me "17 NĂ«ntorin" dhe KupĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.

Emri - Arben
Mbiemri - Minga
Datëlindja - 16.03.1959
Vendlindja - Tiranë
Gjatësia - 1.85 cm
Statusi civil - I martuar/2 fëmijë
Bashkëshortja - Nora Minga (Goxhi)
Djemtë - Grid (15 vjeç)/Jon (5 vjeç)

Karriera
Pozicioni - Sulmues
Skuadrat - 17 NĂ«ntori, Brashov, Dacia, Tirana
Titujt
6 herë kampion
(1982, 1985, 1988, 1989, 1995, 1996)
4 Kupa të Shqipërisë
(1983, 1984, 1986, 1996)
1 Superkupë, (1994)
Golashënuesi më i mirë
1985, me 13 gola

Ndeshjet
Kupat e Evropës: 18
Me Kombëtaren: 28
Gola me Kombëtaren: 2
Gola në Kupat e Evropës: 3



Basketbollistja e njohur e "Tiranës" tregon detaje nga jeta

Nora Goxhi: Kujtimet me bashkëshortin, Arben Minga

Vjen i largët zëri nga ana tjetër e telefonit, por i kthjellët, ashtu si kujtimet me të cilat jeton që pas vdekjes së të shoqit, Arben Minga, atje në Kanadanë e largët. Nëpërmjet tyre, basketbollistja e njohur, Nora Goxhi, mundohet ta sjellë bashkëshortin e saj të gjallë. E siç duket, kjo i jep edhe forcën për të folur sa më shumë për të. Ajo kujton kohën kur u lidhën në klubin "17 Nëntori", për cilësitë e Benit që e bënë të dashurohej për jetë me të, për lindjen e Gridit që tashmë është në prag të 16 vjetorit, për ethet e fitoreve të shumta, por dhe të humbjeve të yllit të futbollit shqiptar, për largimin në Kanada e mallin për familjen, për dëshirat e parealizuara si dhe për vdekjen e paralajmëruar. Jetonin në qytetin e Uindsorit (Kanada), fare pranë Detroitit, çifti Minga, aty ku lulëzon industria e prodhimit të makinave. Fillimi si për këdo ishte i vështirë, por Beni arriti të akomodohet mjaft shpejt me Kanadanë, jetën e emigrantit, edhe për faktin se atje gjeti një komunitet shqiptarësh prej afro 3000 vetash, shumë prej të cilëve e njihnin këtë futbollist të shquar. Atje menduan të rinisnin një jetë të re, Nora dhe Beni. Atje përjetuan ditët më të vështira dhe pikëlluese. Atje lindi edhe Joni, djali i dytë i çiftit. Atje pushoi së rrahuri zemra e Ben Mingës. Atje u ndërtua shtëpia e tij e fundit. "Dëshira ime dhe e fëmijëve ishte ta varrosnim këtu në Kanada, pasi do donim ta kishim pranë", tregon Nora në një intervistë ekskluzive për gazetën "Tirana Observer".

Një drejtues i SK Tirana i tha nënë Thimitës se duhej të ishte krenare për djalin e saj. Juve Nora, sa krenare ndjeheni që keni pasur si bashkëshort, Arben Mingën?

Ndjehem aq krenare sa ç'mund të ndjehet një njeri që ka pasur në krah një bashkëshort të mrekullueshëm, një baba të jashtëzakonshëm dhe një sportist të madh. Nuk e ekzagjeroj aspak kur them se Beni i kishte të gjitha këto cilësi.

A mund të na tregoni si u organizua varrimi në Kanada?

Në mënyrën më madhështore, ashtu siç e meritonte një person si Arben Minga. Morën pjesë jo vetëm njerëz, të afërm këtu në Kanada, por edhe nga vende të tjera dhe deri nga Amerika. Shumë prej tyre erdhën thjesht të nderonin Benin si sportist i madh edhe pse mbase nuk e kishin takuar ndonjëherë. Mund të them se ceremonia u organizua në mënyrën më të mirë që mund të përcillej për në banesën e fundit një person si Arben Minga.

Ju thatë se në varrim morën pjesë edhe shumë shqiptarë dhe nga SHBA. Përse sipas jush Arben Minga ka marrë nderime kaq të mëdha?

Sepse po kaq të mëdha kanë qenë kontributet e Arben Mingës në futbollin kombëtar dhe atë të Tiranës. Ai njihej si një person i hapët dhe i çiltër me të gjithë, ç'ka i ka dhënë mundësi të kishte shumë miq e shokë, kudo që shkonte.

Kur mësuat për herë të parë për sëmundjen e Benit dhe si e pritët atë?

Sëmundjen e mësuam në shkurt të 2005-s, pas një konsulte mjekësore. Mund të them me sinqeritet se ka qenë lajmi më i rëndë i jetës sime. Nuk di sesi të përshkruaj vërtet ato ditë.

Cila ishte diagnoza e saktë e kësaj sëmundjeje?

Beni kishte një kancer në pankreas, sëmundje e cila sipas mjekëve të linte shumë pak mundësi jete.

A mund të na rrëfeni momentin kur Beni vetë mësoi se kishte një sëmundje të pashërueshme?

Ãâ€čshtĂ« diçka tĂ« cilĂ«n nuk mund ta pĂ«rshkruaj. U duk sikur bota u pĂ«rmbys, por aftĂ«sia e tij mĂ« e madhe ishte tĂ« fshihte gjithçka qĂ« kishte pĂ«rbrenda, me qĂ«llim qĂ« tĂ« mos vuanim edhe ne e tĂ« afĂ«rmit e tjerĂ« tĂ« tij.

Sa zgjati sëmundja dhe si e përballoi ai deri në fund?

Sëmundja zgjati gati dy vjet, por të them të drejtën ai arriti ta përballonte me një optimizëm dhe kurajë të admirueshme. Luftoi deri në frymën e fundit, duke na mbajtur dhe ne të gjithëve me kurajë.

A përsëriste ndonjë frazë Beni për këtë sëmundje?

Asnjëherë se bëri objekt bisede për të lënë të kuptuar se ai do ta mposhte këtë sëmundje. Madje kur patëm ardhur herën e fundit në Tiranë, në tetor-nëntor të 2006-s, ai mbajti të fshehtë gjithçka, nuk u tregoi as shokëve të tij dhe as nënës për të mos i bërë më shumë merak. Edhe kur kishte dhembje nuk para e jepte veten dhe mundohej t'u largohej vështrimeve të njerëzve. Edhe pse kohët e fundit u dobësua shumë, nuk e dha veten për asnjë çast.

Ju keni qenë vetë sportiste shumë e njohur. Të dy luanit për Tiranën. Si u ngjiz dashuria juaj? A mund të na e tregoni historinë tuaj të lidhjes?

Për një kohë të gjatë ne të dy kemi qenë sportistë të Klubit Tirana dhe një moment të caktuar u lidhëm për të qenë shokë jete, lidhje kjo që qëndroi njësoj e fuqishme gjatë jetës sonë bashkëshortore.

A mund të na tregoni momentin më të lumtur në jetën tuaj në çift?

Këto janë gati të panumërta për t'i treguar në vetëm pak radhë. Gjithsesi unë do të veçoja momentet e lindjeve të djemve tanë. Janë çaste të cilat si unë dhe Beni i kemi përjetuar në një mënyrë të mrekullueshme.

A mund të na thoni pesë cilësitë që ju e vlerësonit Benin më shumë?

Vetëm pesë duhet të them? Në fakt për Benin nuk do të mjaftonin kaq, gjithsesi mendoj se bujaria, çiltërsia, dashuria për familjen dhe shokët, ndershmëria dhe optimizmi që e karakterizonte janë disa nga cilësitë më të mira të Benit.

Na tregoni çfarë fjalësh thoshte Beni pas ndeshjes kur fitonte dhe kur humbiste?

Kur fitonte e kishte për zakon t'ua përcillte gjithë gëzimin e tij edhe njerëzve që e rrethonin. Donte gjithmonë që të tjerët të arrinin të kuptonin pozitivitetin e tij në ato çaste. Ndërsa kur humbiste nuk para fliste shumë, thjesht mundohej paksa të justifikohej duke vlerësuar lojën e bukur të kundërshtarit.

Mes Shqipërisë dhe Kanadasë, a kishte dëshirë Beni të jetonte në Shqipëri dhe të braktiste Kanadanë?

Nuk besoj se ka shqiptar që ka dëshirë të largohet nga vendi i tij, por janë rrethana të caktuara ato që përcaktojnë lëvizje të tilla të vështira. Edhe për Benin dhe familjen tonë ishte gati e njëjta gjë. Por ai nuk është ndarë asnjëherë nga Shqipëria. Me shpirt dhe zemër ka qenë gjithmonë atje.

Dhe tani vijmĂ« nĂ« njĂ« moment paksa delikat. Ãâ€čshtĂ« fjala pĂ«r momentet e fundit tĂ« jetĂ«s. A mund tĂ« na riprodhoni saktĂ«sisht se çfarĂ« ka thĂ«nĂ« Beni nĂ« ato momente?

Mund t'ju them se ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm për nga mënyra se si e përballonte sëmundjen, pa lënë të kuptohet tek të tje-rët sesa keq ndihej. Në tre muajt e fundit ai filloi të dobësohej për shkak të acarimit të sëmundjes, por për asnjë çast nuk i mungoi kujdesi si nga ana e njerëzve të afërt, por edhe e mjekëve dhe infermierëve këtu në Kanada.

ÇfarĂ« e bĂ«nte Arben MingĂ«n tĂ« ishte njĂ« futbollist i madh, njĂ« prind i mirĂ« dhe njĂ« bashkĂ«short ideal?

Talenti dhe puna e jashtëzakonshme. Ai luajti për më shuam se 20 vjet futboll dhe vetë trofetë dhe karriera e tij e shkëlqyer flasin për Benin. Ndërsa si prind kishte një përkushtim të jashtëzakonshëm për fëmijët. Dhe, si bashkëshort mendoj se ishte më shumë se i përkryer. Nuk më ka munguar kurrë prezenca e tij në çdo çast të jetës sime.

A kishte diçka për të cilën ai nuk mundi të realizonte në jetë?

Beni nuk pati mungesa të tilla. Ai arriti të bënte realitet gjithçka që kishte dëshiruar, një familje të mirë, një karrierë të shkëlqyer dhe miq, shokë e të afërm të pafund që e rrethonin vazhdimisht.

Pse u vendos që varrimi i tij të bëhej në Kanada, ndërkohë që një mori miqsh, kolegësh dhe shqiptarësh patën kërkuar t'i japin lamtumirën e fundit pikërisht në vendin ku ai për shumë kohë dha një kontribut të pashlyeshëm?

Ishte vendimi im dhe i fëmijëve tanë. Donim ta kishim pranë dhe prandaj vendosëm që varrimi i tij të bëhej këtu. Megjithatë, unë e vlerësoj jashtë mase interesimin e medieve, të ish-kolegëve të tij, drejtuesve të sportit dhe deri tek sportdashësi më i panjohur i Benit, për nderimin që i është bërë atij.

Tek Tirana atëherë kur ishte destinuar për tek Partizani

Të rinjtë më të mirë rreth viteve '70-'80 shkonin tek skuadra e Partizanit. Nuk kishte një ligj të shkruar për këtë gjë, por fjalët e drejtuesve të partisë pushtet nuk mund të mos merreshin parasysh. Por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, Ben Minga kishte në shtëpi edhe një kundërshtar të fortë, të atin e tij, i cili ishte një tifoz i thekur i Partizanit. Kunati i tij, Romeo Rama, kujton plot dashamirësi çastet kur Fatmir Frashëri, asokohe trajner i Tiranës, vinte dhe e kërkonte deri në shtëpi Ben Mingën për ta pasur në skuadër. "Benin tek Tirana e ka dashur me këmbëngulje të madhe Fatmir Frashëri. Problemi kryesor ishte se babai i tij (vjehrri im), sepse ai e donte ta shikonte me bluzën e Partizanit meqenëse ishte edhe tifoz i tij. Por Fatmiri mori guximin të vinte në shtëpi dhe vetëm aty e zuri ngushtë Ilion, duke i thënë se Benin do ta merrte tek Tirana dhe do ta ndiqte vetë deri në fund të karrierës së tij. Në fakt ashtu ndodhi. Beni u fut tek Tirana që në moshën 15-vjeçare rreth viteve '74-'75 dhe filloi të aktivizohej me skuadrën e parë që në moshën 17-vjeçare. Pastaj në vitet '80 u aktivizua edhe me ekipin kombëtar", ka thënë kunati i tij, Romeo Rama.

Kortezi e Tirana Observer


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 07/05/2007 06:46 
Cohuni na tregoni historina te Benit qe mos te harrohen e te harrohet dhe ai kesht t'i percjellim dhe ne me vone ke brezat e tjere. Gola kujtime neshje qe ai ka lon nom. Mos u kurseni.


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 07/05/2007 22:53 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 14/08/2005 19:31
Poste: 720
Vendndodhja: USA
Mendoj qe ajo tema : Ndahet nga jeta Arben Minga tek "Tifozet BardheBlu" (viewtopic.php?t=817) te bashkohet me kete. Jo vetem se aty ka disa kujtime per Benin por se pjese e Historise se Tirones jane edhe ndjenjat, perjetimet, vleresimet e tifozeve kur mesuan lajmin e dhimbshem per gjigandin e bardhebluve Ben Minga !



_________________
Oh Tirona, perpara cuna
bertiste Moli, nga tribuna
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re:
PostPostuar: e shtunĂ« 28/11/2009 01:33 
Ultras
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 14/11/2009 15:09
Poste: 107
Edhe pse te preferuarit e zotit vdesin te rinj , ata jetojne perjetsisht ne shoqerin e tij !!!
Arben Minga esht modeli ideal i nje sportisti te modh ..... U prefte ne paqe ....



_________________
Ave NOLTMADHNIA . Ave TIRONA.
Shpirti , gjaku , zemra jone.
Jo në linjë
 Profili E-mail  
 
 Subjekti i postimit: Re:
PostPostuar: e shtunĂ« 05/12/2009 20:05 
Tifoz i Ri

Antarësuar: e djelë 05/04/2009 18:23
Poste: 11
Mand_Tironci shkroi:
[ http://www.sportishqiptar.com.al/sporti/Imazhe/Lajme/mingacmyk.jpg ]

Arben Minga, legjenda që u shua para kohe
Bashkim Tufa

................

Karriera sportive në vite
Sezone Skuadra Nd. Gola.
1977 78 17 NĂ«ntori 9 1
1978 79 17 NĂ«ntori 15 3
1979 80 17 NĂ«ntori 12 1
1980 81 17 NĂ«ntori 19 3
1981 82 17 NĂ«ntori 13 3
1992 83 17 nëntori 16 3
1983 84 17 nëntori 21 8
1984 85 17 NĂ«ntori 23 13
1985 86 17 NĂ«ntori 26 16
1986 87 17 NĂ«ntori 23 11
1987 88 17 NĂ«ntori 26 16
1988 89 17 NĂ«ntori 32 9
1990 90 17 NĂ«ntori 28 6
1990 91 17 NĂ«ntori 38 3
1991 92 Aktivizohet me FC Brashov (Rumani)
1992 93 Aktivizohet me Dacia Unirea Braila (Rumani)
1993 94 Aktivizohet me Dacia Unirea Braila (Rumani)
1994 95 Tirana 24 2
1995 96 Tirana 31 0


korrigjim per golat (vetem vitet e pasakta):
1976-77 1 gol
1980-81 7 gola
1982-83 4 gola
1995-96 1 gol (qe ia ka bo Partizonit en fitoren 2-0, ndeshje e papame)



_________________
Sezoni 1995-96
Partizani - SK Tirana 0-2
Goli i fundit i Arben Mingës
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Legjendari ARBEN MINGA!!!
PostPostuar: e enjte 10/12/2009 09:34 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 11/03/2006 14:14
Poste: 713
Vendndodhja: Toronto, Kanada
"Lamtumirë Beni!

Beni ynë i shtrenjtë!
Nuk e kisha menduar kurrë se do vinte një ditë që do të përcillnim për në banesën e fundit, që do të ndaheshim nga ti, që do të ndaheshe nga jeta ime, nga djemtë tanë. Jo Beni, ti nuk kishe as moshën dhe as fizikun për të ikur nga ne. Ti dukeshe i përjetshëm dhe ne të gjithë këtë dëshironim.

U larguam nga vendi ynë, nga të dashurit tanë, me ëndrrën e madhe të një jete më të mirë. Kur u nisëm i morëm parasysh gjithë vështirësitë që do hasnim dhe ecëm drejt të panjohurës me guxim, kryesisht tëndin, për të jetuar dhe jo për të vdekur, por fati nuk ishte me ne. Ai u vu kundër teje dhe të largoi nga gjiri ynë. U sëmure nga ajo sëmundje që pothuajse askush nuk ka shpëtuar. Nga ne të gjithë, por edhe nga miqtë tanë t'u bënë të gjitha kurat e mundshme, të gjitha shërbimet, por pa dobi - fundi ishte shkruar!
Beni, ti je hero, sepse edhe duke e ditur fundin e pashmangshëm, qëndrove me guxim burrërisht, nuk u ligështove asnjëherë, nuk re moralisht dhe luftove deri në fund me optimizëm për jetën.
Ti vdiqe në dhe të huaj, larg vendit tënd, ku nuk ta njihnin famën dhe lavdinë dhe jo në atdhe, ku shokët dhe miqtë të lartësonin edhe për mirësinë e dashurinë që rrezatoje. Prandaj do mbetesh në kujtimin e tyre si model i sportistit dhe njeriut shembullor.
Nuk ma thotë goja fjalën lamtumirë për jetë, por jam e detyruar, sepse me fatin nuk mund të luftohet. Ti po ikën, por me mua, me djemtë, me nënën e motrat e tua dhe njerëzit e shumtë që të kanë dashur, do jesh përherë.
Dheu të qoftë i lehtë. Lamtumirë!

*Fjala që ka mbajtur bashkëshortja e futbollistit të njohur, Arben Minga, në ceremoninë mortore, në Kanada."



Po e shof ket shkrim me shume vonese. Me thon te drejten, ky moment ka qen nji nga momentet me te trishtuara dhe emocionuese per mua dhe familjen time. Per here te pa kam pare babain tim me lot ne sy, dhe per her te fundit kam pa Benin qe ishim mesu me e pa ne fushen e blerte. Kur u futa ne salle, kam qen shum i emocionuar. Nderimet i ishin bere Benit sic e dim ne shqiptaret, vetem qe nji gjo mungonte - ngjyrat bardh e blu. Mbasi i thash dhe une dy fjalet e mia, i ngrita doren dhe i dhash shallin tim te Tirones. Ndjehem krenar ne nje fare menyre se legjenda jon Ben Minga e mori ate shall me vete ne banesen e fundit... shall i cili ne fund te fundit i perket TIRONA FANATICS. Cuna sikur e teprova po po bohen gati 3 vjet, dhe akoma me duket e pa besueshme qe Beni nuk jeton mo.

Mbaj mend, nja 2 dit mbas fitores se Kombtares me Greket, ishim te ftuar ke shpia Benit. Po na tregonte ato gjona qe i ndjen vetem nji njeri si puna tij... ka folur per ndeshjet e tij te kombtares, sidomos ndeshjet mrena. "Ndeshjet mrena, tha Beni, kan shum tension. Tifozat ne Q. Stafa dun fitoren me doemos, edhe sikur te jemi tu lujt kundra Gjermanise". Me ka ngel peng qe nuk e pyta per ate ndeshjen magjike ne Bukuresht, po Beni ishte shum modest.


Jo në linjë
 Profili E-mail  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 2 [ 22 postime ]  Shko tek faqja 1, 2  PasardhĂ«se

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek: