Switch to full style
Artikuj, komente, kujtime mbi historine e lavdishme 90 vjecare te klubit numer 1 ne Shqiperi
Dërgo një përgjigje

e premte 18/07/2008 13:26

Presidenti Topi nderon Bahri Ishkën me dekoratën "Mjeshtër i Madh"



Klubi Sportiv "Tirana" organizoi ceremoninë për dhënien e dekoratës z.Bahri Ishkës (pas vdekjes), ku të pranishëm ishin familjarë të Ishkës, personalitete të sportit, veteranë dhe kolegë të tij, futbollistë etj. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe zv/ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z.Ekrem Spahiu, i cili në fjalën e tij ndër të tjera tha: "MTKRS krahas mbështetjes së gjithanshme të sportit, një vëmendje të veçantë i ka kushtuar edhe vlerësimit të kontributeve të personaliteteve në fushën e sportit. Një nga këto personalitete është edhe Bahri Ishka, për të cilin jemi mbledhur në këtë takim". Z.Spahiu u dorëzoi familjarëve të Bahri Ishkës dekoratën e dhënë nga Presidenti i Republikës, z.Bamir Topi, "Mjeshtër i Madh", me motivacionin "Për kontributin dhe vlerat e paraqitura në aktivitetin sportiv futbollistik, si lojtar, trajner, pedagog dhe specialist i mirënjohur me kontribut të jashtëzakonshëm".

ngushllime

e shtunë 19/07/2008 21:37

ngushllimet me tperzemerta familjes
Dërgo një përgjigje