Switch to full style
Artikuj, komente, kujtime mbi historine e lavdishme 90 vjecare te klubit numer 1 ne Shqiperi
Dërgo një përgjigje

Sk Tirana- Fituesja e Kupes se Pare te Shqiperise

e mërkurë 10/05/2006 08:26

... Më 11 dhjetor 1938, në Shqipërinë Zogiste jo pak por plot 18 skuadra, kanë dalë në fushën e lojës. Dhe është interesante ndarja në grupe. Për këte merrej në konsideratë renditja e kampionatit kombëtar të vitit 1937. Në grupin e parë për fitimin e Kupës qenë tri skuadrat e renditura të parat në atë kampionat 1937: SK Tirana, Vllaznia dhe Besa. Në grupin B Skenderbeu, Bashkimi Elbasanas dhe Dragoj i Pogradecit. Në grupin C Durrësi, Bardhyli i Lezhës, Tomorri i Beratit, Ismail Qemali i Vlorës. Saktësisht sipas renditjes së Kampionatit Kombëtar të vitit 1937. Mandej vijnë tre grupe të tjera, A, B, C me skuadrat e Divizionit të dytë (kategorisë së dytë) ku gjithashtu fituesit do të nderoheshin me kupë.
Siç shihet qartë, përmasat kombëtare të Kupës ishin hapësinore: 18 skuadra nga të gjithë krahinat e Shqipërisë! Dhe ndeshjet që do të ishin dramatike...
Sidomos treshja e parë SK Tirana, Vllaznia, Besa. Ose më mirë me thanë, dueli i famshëm Tiranë - Shkodër. Ndonëse çudia e parë i takon Kavajës: Besa - SK Tirana 2-1. Dhe vjen mrekullia: Tirana - Vllaznia 5-3! Gati tenistik është dhe rezultati i ndeshjes Tirana -Besa 4-2. Ndërkohë Vllaznia fiton 2-1 në Kavajë dhe ja ku mbrrin i famshmi 22 janar 1939 dhe e gjithë Shkodra jeton me ndeshjen e madhe që do të përcaktonte fituesen e Kupës. Dhe befas merret vesh se Shkodrës i mungojnë një tufë titullarësh: Laçej, Xërxa, Rusi, Alibali, Fakja, Gjeloshi, Dervishi... SK Tiranës vetëm Mark Gurashi. Por Lushta si gjithmonë, qysh ditën e parë kur i ka dalë Vllaznisë përballë në fushë, ka qenë shkatërrimi i saj. Dhe çel ate që ne i themi seria e golave: 1-0 në të 24' kur pa kaluar 2 minuta Sllave Llambi shkakton autogol. Ndeshja është kësisoj në barazpeshë të plotë, sepse, siç shkruan Mazreku, ""Vllaznia" na dha me kuptue se lojtarët shkodranë ndodhen në rrugën e përparimit". Kësisoj, deri në të '75 kur mbërrin goli përcaktues i Jakovës, çka vulos fitoren e SK Tiranës 2-1 si dhe marrjen e Kupës prej saj. "Janë rrahë papushim të dyja portat", nënvizon kronika e kohës, e cila vazhdon qartë: "Ndoshta ma teknikë janë tregue lojtarët e Tiranës, ndoshta i kanë mbajtë ma mirë pozicionet, ndoshta kanë zbritur ma rrezikshëm në portën kundërshtare, kryesisht për shkak të shutit të mirë të Lushtës, por nga ana tjetër lojtarët shkodranë kanë luejtë me nji vullnet të madh..."
Kaq për këte herë, sepse një herë tjetër mund t'i kthehemi prap kësaj ngjarje. SK Tirana, sunduesja absolute e futbollit shqiptar të viteve 30', fiton Kupën e "Federatës Vllaznija Shqiptare" që në mënyrë bindëse nuk është gjë tjetër veçse Kupa e parë e Shqipërisë në futboll. Sepse "Federata Vllaznia Shqiptare" e vitit 1939 nuk është FSHF-ja, por shumë më tepër se kaq. Eshtë qeveria sportive e Shqipërisë, Komiteti Olimpik i Shqiptar i epokës, vetë Mbretëria Shqiptare në sport.
Skeda e "finales" është kjo:

Vllaznia - SK Tirana 1-2
Shkodër, 22 janar 1939
VLLAZNIA: Jubani, Hila, Kazazi, Smajli, Koxhja, Barbullushi, L. Hoxha,
S.Gjinali, Vasija, Halepiani, H.Osmani.
SK TIRANA: Hobdari, Maluçi, F.Janku, Llambi, Karapici, Plluska, Balla,
Lisi, Lushta, Jakova, Kashariqi.
GOLAT: 24' Lushta, 26' Llambi (vetgol), Jakova.
GJYQTAR: Enver Kulla.
Mbas gjithë kësaj, renditja e plotë e Kupës së parë të Shqipërisë
1938-39 në futboll është kjo:
1. SK TIRANA / Tiranë
2. VLLAZNIA / Shkodër
3. BESA / Kavajë
4. SKENDERBEU / Korçë
5. BASHKIMI / Elbasan
6. DRAGOJ / Pogradec
7. DURRESI / Durrës
8. BARDHYLI / Lezhë
9. ISMAL QEMALI / Vlorë
10. TOMORI / Berat
11. DRITA / Gjirokastër
12. LEKA I MADH / Përmet
13. NAMIK DELVINA / Delvinë
14. SHKUMBINI / Peqin
15. APOLONIA / Fier
16. KONGRESI LUSHNJES / Lushnjë
17. DEVOLLI / Bilisht
18. BASHKIMI DIBRAN / Dibër
 (Marre me shkurtime nga gazeta Tema Online, 10 Maj 2006, autor Besnik Dizdari)

e mërkurë 10/05/2006 19:41

Tirona osht edhe fitusja mo e fundit e Kupes!!!
Sapo kemi marre edhe kupen per sezoni 2005-2006!

e enjte 11/05/2006 11:07

Jo mer mos u tall? :D




(Tirona ka qen e do jete HISTORIA e futbollit Shqiptar!!! Le t'pellcasin armiqt sa te dun.)
Dërgo një përgjigje