Switch to full style
Artikuj, komente, kujtime mbi historine e lavdishme 90 vjecare te klubit numer 1 ne Shqiperi
Dërgo një përgjigje

KAMPIONATET E ZBULUARA

e hënë 17/04/2006 06:56

Perseri o CUNA MOS MA VENI RI PO TE KETE GABIME SE ORA NJI E NOTES EDHE LODHET ROBI. ME FAT SOT QE KOM VRA KOMEN DHE NUK DILJA DOT KSHUQE BONA CBONA I KOPJOVA KTO ARTIKUJ HISTORIK.

Kur Prizreni trondiste kryeqytetin e Shqiperise: Tirana - Prizreni 2-2!

Gjysemfundoret e Kampionatit te 10-te Kombetar te Futbollit qe jane zhvilluar ne Tirane me 26 dhe 27 Qershor 1942, perbejne per historine e sportit shqiptar nje ngjarje unikale, te jashtzakoneshme, historike. Ato jane kurorezimi i nje bashkimi sportiv te rralle midis shqiptareve etnike, po qe kurr nuk mund te konsiderohet thjesht sportiv. Pranija e skuadres se Prizrenit ne kryeqytetin e Shqiperise se Vertete, Tirane, duke synuar titullin e Kampionit, perben ngjarjen e rralle qe ndonese ka qene e futur ne histori 60 vjet me pare, ishte zhdukur dhe rifutet perseri me te gjitha te Drejtat e se Vertetes.
Skuadra e Prizrenit me lojtaret "me trup te lidhun e ma te madh te cilet zhvilluan nji loje te tane energji, me kalime topi te forta e te gjata, me kundersulme, me te vertete te rrezikshme", sic krahasohen ata prej komentit te kohes, perballe lojtareve "me trup ma te vogel e ma te njome te Tiranes", ia ka arritur qe ne ate qershor 1942 te cudise publikun e kryeqytetit me futbollin e saj.
Ndeshja Tirana - Prizreni e 26 Qershorit 1942 per kohen, duhet konsideruar nje spektakel i vertete me pasurine e episodeve, me rrjedhen e saj plot befasira e madje dhe me cudite e saj. E gjykuar nga italiani Giovanni Fontana, ajo dhuron "nji loje te zjarrte, te shpejte e te bukur", nenvizon kronika. Dhe vetem pervoja e madhe e Zyber Lisit, padyshim me i miri lojtar i ketij Kampionati, me golat e tij te vazhdueshem, shpeton si te thuash, nderin e 7 here Kampiones se Shqiperise.
Ndeshje nis e merr forcen e saj ne minuten e 21-te kur gjyqtari jep nje 11-metersh disi te shpejtuar per vendasit, te cilin Lisi e shnderron ne 1-0. Dy minuta me vone Lisi fton Deranin per nje gjuajtje te forte dhe topi tund shtyllen e Hadrit. E kur vjen minuta e 28, Lisi merr persiper gjithcka vete duke shenuar lart ne kend. Po pa kaluar dy minuta, ne te 30', Skender Gjinali, i cili ndjehet si ne shtepi te vet, pasi menjanon dy tiranas, ndonese eshte disi larg, gjuan fort dhe 2-1! Mandej ngjitet ne skene Ali Visha, i cili me vone do te jape jeten e tij te re ne Lufte, tek tund edhe shtyllen drejtpersedrejti nga gjuajtja e kendit. Eshte minuta e 42-te dhe Rexhep Spahiu - "ma i miri e ma simpatiku lojtar i Tiranes pati fatkeqesine te rrezohet keq dhe te vritej ne dore duke u detyruar me lane lojen", sic shkruhet. Nuk ka zevendesime dhe per gati 50 minuta Tirana eshte me 10 vete. Megjithate luan nje pjese te dyte tejet te forte e plot qendrese. Zyber Lisi merr persiper gjithcka, ndonese eshte gjithnje ne nje mbulim te rrepte te mbrojtjes se Prizrenit me ne krye Salihin. Ne te 15' Gota i Prizrenit tund shtyllen e Kambes dhe ky eshte paralajmerimi i nje barazimi qe megjithate do te vonoje per futbollistet e forte prizrenas. Besim Fagu ndalon nderkaq, nje gol thuajse te sigurte e tashma ndeshja ka ashperise, cka e detyron arbitrin Fontana te vershelleje shpesh. Prizreni kerkon me ngulm barazimin dhe e arrin, ndonese disi edhe me fat. 10 minuta para mbarimit le fushen edhe Demneri dhe pas 60 sekondave fale kombinimit Gota - S. Hasani, ky i fundit me zgjuarsi gjen shtegun e golit fatlum: 2-2! Jane edhe 9 minuta loje dhe tashme gjithcka i perket Prizrenit, i cili nuk largohet nga zona e Tiranes. Goli i pritet nderkaq, po dy here S. Hasani nuk realizon i vetem perballe Kambes! Do te kishte qene eleminimi i bujshem i Sportklub Tiranes dhe ndoshta mund te kishi patur Prizrenin deri te titulli i Kampionit te Shqiperise! Nuk arrihet. Skuadrat perfundojne ne 2-2 dhe duhet shtesa prej 2X15 minuta. Po tashma Tirana kishte kapercyer muzgun. Thuajse eshte errur. Nuk mund te luhet me tej. Skuadrat e lene Shallvaren midis duartrokitjeve te tifozave te shumte kryeqytetas. Sidomos per Vishen, Fagun, Demnerin dhe Spahiun nga njera ane dhe per Gjinalin, Jusufin, Shporten, Goten dhe Ismailin nga pala e Prizrenit, te cilet komenti i kohs i vecon si me te miret. Kolonel Adem Boletini, tifozi numer 1 i Prizrenit, le edhe ai tribunen e nderit, i bindur se skuadra e Kosoves kishte paraqitur nje shembull te shkelqyer, pertej se sportiv.

Tirane, 26 Qershor 1942
Tirana - Prizreni 2-2
TIRANA: Kamba, Peza, Fagu, Kurani, Demneri, Spahiu, Parapani, Derani, Lisi, Bylyku, Visha.
PRIZRENI: Hadri, Ismaili, Salihi, Shaqiri, Jusufi, Shporta, Gota, S. Hasani, Vraniqi, S.Gjinali, R.Hasani.
Golat: Lisi 21', 28', S. Gjinali 30', S. Hasani 81'
Gjyqtari: Giovanni Fontana (Italia)

Skuadra prizrenase me kryet lart: Tirana - Prizreni 2:1!

Keshtu pra, duhej filluar gjithcka nga e para. Dhe pa e zgjatur, 24 ore me vone, vjen ndeshja e perseritur. Nuk ka meshire per lodhjen e lojtareve. As ne modelet e vjetra te Kupes se Botes nuk eshte luajtur dy dite rrjesht. E ben Shqiperia e vitit 1942 ate mbasdite te 27 Qershorit 1942, ku thuajse e gjithe Tirana ka mbushur Shallvaren si ne ditet e paharrueshme te kampionateve te viteve '30 kur kater protagoniste shqiptare te Kosoves, Riza Lushta, Naim Kryeziu, Skender Gjinali e Mazllum Xurxa te Sportklub Tiranes e te Vllaznise se Shkodres, habisin rinine tiranase me lojrat e tyre terheqese. Skuadra e Prizrenit kishte ngjallur nje mall, nje kersheri, nje ndjenje mbarekombetare.
Triumfon Tirana 2-1, pasi ka mbyllur pjesen e pare 2-0. Po Prizreni e le Shallvaren me kryet lart, pasi ka treguar se shqiptaret e pertej Bregut te Drinit kane gjithnje talente te verteta sportive.
Ndeshja e perseritur per te percaktuar skuadren finaliste (fundore) ne gare per titullin, ka shume gjera te perbashketa me ate te nje dite me pare (2-2) ne ecurine, ne episodet, ne emocionet qe krijon me befasite e saj. Duhet thene qe ne fillim se Prizreni le pershtypje te shkelqyeshme per here te dyte. Ja si e perkufizon ate shtypi i kryeqytetit:
"Tue marre parasysh ndeshjet qe zhvilloi ne qytetin e vet, skuadra e Prizrenit kunder Pejes, Prishtines e Shkodres dhe dy ndeshjet qe luejti ne kryeqytet kunder skuadres se Tiranes, mund te themi pa frike gabimi, se asht nji skuader shume e mire, e forte, e shpejte, homozhene, me nji koncept teknik e taktik loje per tu marre shembull".
Kronika e ndeshjes eshte po aq e pasur, ndonese ritmika e saj eshte doemos ne varesi te lodhjes se ndeshjes se 24 oreve me pare. Tirana e kupton se prizrenasit duhen mposhtur sa me shpejt qe te jete e mundur. Dhe e udhehequr nga pervoja e pashtereshme e Zyber Lisit, per 20 minuta rrjesht ajo eshte te porta e miqve. Dhe 2-0 per Tiranen! Golat arrihen brenda nje harku 60 sekondesh. Ne minuten e 17-te, Besim Fagu nis Zyber Lisin, ku Aristidh Parapanin dhe pasi e merr Akil Deranin, kesaj here ky zgjedh gjuajtjen tokasi dhe 1-0! Sa vihet topi ne qender, Tirana bllokon, zoteron Ali Visha, kalon tek Mexhid Dibra, i cili gjuan. Portjeri Hadri pret, por nuk ndal. Topi rikthehet dhe aty Lisi nuk vonon te kemba e tij e pagabueshme e con per here te dyte topin ne rrjete.
Me kaq duket se fati i gjysemfundores eshte percaktuar tashma. Prizreni megjithate, nuk e pranon nje gje te tille. Lindin kombinacionet Vraniqi - S. Hasani dhe futbollistet prizrenas jane prane golit. Pas pak eshte S. Hasani perseri i vetem me Kamben, por ky eshte me fat tek rrok topin. Tirana nderkaq, e ndjen se nuk ka vend per stepje dhe kerkon golin e trete. Derani dhe Shyqyri (TAS) Bylyku gjuajne fort, por Hadri esht ene pozicion. Dhe prap Akil Derani - talent i madh - i cili ne te 35' leshon bomben e tij, cka i jep mundesi hadrit te korre duartrokitjet e publikut te pamate. Pas Luftes, Derani si dhe shume te tjere, do te braktise Atdheun per ti shpetuar sundimit komunist dhe futbolli shqiptar, sic me thoshte i paharrueshmi Myslym Alla, do te kishte patur ne Akil Deranin nje yll futbolli me teper.
Keshtu ecen kjo ndeshje, deri 1 minute par ambarimit kur Tiranen e ndjek fati i takimit te pare me lojtaret e vet. Michele Carone nxjerr nga fusha Besim Fagun dhe ne pjesen e dyte perseri Prizreni ka epersine e 11 veteve perballe 10 te Tiranes. S. Gjinali, Vraniqi dhe Gota jane prane golit par aportjerit shtatshkurter Petrit Kamba, tejet i shkathet megjithate. Ne te 58' Gota tung shtyllen e portes se Kambes dhe goli duket i projektuar tashma. E arrin i zakonshmi Skender Gjinali ne te 76', i cili gjuan dy here rrjesht. heren e pare kthen Kamba, por te dyten gjuajtja e Gjinalit eshte e pameshirshme! Eshte 2-1!
Qysh nga ky cast Prizreni nuk leviz nga zona e Tiranes. Gota, Vraniqi, Jusugi jane fare prane golit, po tasha Kambes i behen shtylle edhe peza e Bylyku. Tirana fiton 2- kete ndeshje te tipit "play - off" te sotem dhe eshte ne finalen (fundoren) e Kampionatit te 10-te. Ajo eshte ne ndeshje e paharrueshme. Prizreni e le me kryet lart Shallvaren dhe vete Tiranen per te mos mberritur me, ne mos gaboj deri sot e kesaj dite per nje ndeshje ne Shqiperine e Vjeter!
Tiranes i duhej te priste kesisoj, kundershtaren e hereshme, skuadren e Shkodres - kampione ne fuqi - me te cilen do te kryqezoje shpatat edhe nje here tjeter per nje fund te madh.

Tirane, 27 Qershor 1942
TIRANA: Kamba, Peza, qiri, Visha, Fagu, Kurani, Parapani, Derani, Lisi, Bylyku, Mexhid Dibra
PRIZRENI: Hadri, Ismaili, Salihi, Shporta, Jusufi, Shaqiri, Gota, Delhysa, Vraniqi, S.GJinali, S.Hasani.
Golat: Derani 17', Lisi 18', S. Gjinali 76'
Gjyqtar: Michele Corone (Italia)

MARRE NGA FUTBOLLI SHQIPTAR MAGAZINE
BESNIK DIZDARI
Dërgo një përgjigje