Sot është e hënë 10/12/2018 23:51
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 1 [ 3 postime ] 
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Shkelqimi meteorik i Myslym Alles
PostPostuar: e djelë 16/04/2006 22:18 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 30/04/2005 18:23
Poste: 2100
Vendndodhja: Tek Cepi TIRONES
CUNA ME FALNI PO TE KETE GABIME SE VALLAI ARTIKULL I GJATE QE TE KOPJOHET TAMOM. KSHU QE MA BONI HALLALL.


Rralle mund te gjendet edhe ne Shqiperi qe nje nga tranjeret me ne ze ne historine e saj, nj zotni I nderuar I qytetit te Tiranes, nje korife I futbollit te skuadres me te famshme te vendit, Sportklub Tirana, nje protagonist I madh I futbollit shqiptar, sic qe I paharrueshmi Myslym Alla, te kete qene aq pak kohe ne krye te kombetares.
Njeriu I cili risolli ne skenen e madhe te futbollit ate qe 40 vjet u quajt “17 Nentori” I Tiranes, po qe ne sfond njihej gjithmone si Sportklub Tirana, ka qene vetem 5 here tranjer I kombetares se Shqiperise, madje disi spontan e ne nje emerim gjithmone te befasishem. Myslym Alla, ai I cili me 1936, vetem 16-vjecar, do te behej kampioni me I ri ne historine e futbollit shqiptar, e I cili sic kam shkruar, ka lene pas legjenden e nje themeluesi, ne krye te Kombetares cuditerisht ka qene I rralle, tejet I rralle.

63 vjet me pare, me 5 prill 1936, gjyqtari Alush Lleshanaku do te bente me dore nga qendra per golin e pare te ndeshjes se zhvilluar midis Dragojt te Pogradecit dhe SK Tiranes ne javen e pare te Kampionatit te 6-te Kombetar. Dhe ka ndjekur me sy nje adolesht disi te gjate, te holle e me trup atleti, I cili me krye ulet eshte kthyer mbrapa kur mbi te jane zgjatur perqafimet pergezuese te gjithe “veteraneve”, shokeve te tij te skuadres. Ky gol I tij me ate force qe kishte SK Tirana, nuk perbente dicka te vecante, por cmohej fort sepse ishte goli I nje debutuesi. Ne ate dite te Pogradecit, Alla I ri kishte ne krah Dake Kusin e Adem Karrapicin, Hot Mirditen e Bik Jakoven, Mark Cokun e Himen. Ishte si nje pagezim kuptimplote me futbollin. Ate dite Sportklubi ka fituar 5-0. Myslym Alla 16-vjecar I ka luajtur te gjitha ndeshjet, madje ai ka mbetur ne 11-sh edhe kur ne pjesen e dyte te kampionatit ka ardhur Lushta I pambrritshem. Ne fund ka patur ne aktiv edhe 6 gola te shenuar. Ka luajtur fare pak me 1937, por medaljen e kampionat e ka fituar perseri.

Mandej ka percjelle Lushten te Bari, ka njohe mire Italine kur shkon e ndjek mesimet, internohet prej nazisteve jashte vendit, kthehet ne Shqiperi Pasluftes, shkon student ne Beograd per kulture fizike – studime te cilat I perfundon ne Sofje – duke u specializuar posacerisht per futbollin. Me 1954 I jep Partizanit si tranjer, titullin e kampionit te Shqiperise duke u bere njeriu qe nderpriste titujt e pandalshem te Dinamos.

Ky njeri I cili ne 5 ndeshje qe ishte ne krye te Shqiperise, fitoi 2m duke mbetur ne bilance kesisoji thuajse pa rivale, do te ruaje ne histori rastin pa precedent per te qene tranjer I Kombetares se tij dy here ne nje interval largesie prej 20 vjetesh. Ky eshte edhe absurdi I befasise se tij. Ai behej tranjer vetem kur ne dite diskutimesh te ashpra, papritmas dikush kujtohej per te.

Keshtu ngjau ne ate 1952 pasi kihin kaluar 800 ditet e Shqiperise pa Kombetare. “Burgosja” e Kombetares per dy vjet rradhazi, qysh nga 5 Tetori 1950 kur me 0-6 te Bukureshtit prej Rumanise ishte mbylle turneu famemadh I arratisjes se Bule Vathit e Bahri Kavajes, kishte lene pasojat e saj te renda. Po tashma shteti donte ta rikthente ate. Dhe dihet qe rikthimet ishin ne dite festash. Sipas tyre 29 Nentori nuk duhej te lihej pa nje futboll te demokracive popullore.

I behet nje ftese Cekosllovakise e cila ne te vertete, nuk eshte dhe aq fort gati. Ajo kerkon te sjelle Spartakun e Prages, po Shqiperia kerkon Kombetaren. Shpejt e shpejt me se fundi, miqte nga Praga bijen dakord per te derguar nje seleksion nen emrin Cekosllovakia me ne krye qendermbrojtesin Vaclav Jira (1921 – 1992), I cili me vone, deri nga 1978 e deri me 1992 do te jete zevendespresident I UEFA-s. Nuk mungojne nderkohe edhe emra te tille te shquar si Novak, Muller e portjeri Hanacek.

Myslym Alla eshte vetem 33 vjec duke u perseritur edhe ne rastin e tij kjo moshe “fatale” gati per te gjithe tranjeret e Kombetares. Nuk ben revolucionin, ndonese kishin kaluar dicka me shume se dy vjet qe Kombetarja nuk ekzistonte. Mbeshtetet tek “te vjetrit”. Ka vetem tre debutues, Muhamet Vilen sepse tashma dyshja e gjysemmbrojtjes se Dinamos, Shaqiri – Vila, bente ligjin ne kampionatet e Shqiperise dhe Fadil Voglin e Partizanit te cilin e ve ne vend te Rexhep Spahiut ne pjesen e dyte. Per sulmin Myslym Alla behet tranjeri qe I dorezon per here te pare fanelen e kombetares njeriut qe do te sundoje fushat shqiptare te futbollit per mbi 10 vjet. Emri I ktij 22 – vjecari ishte Refik Resmja. Ndonese kunder nje klubi, fanelen e Kombetares Resmes ia kishte dhene edhe sovjetiku Boris Apuhtin ne nje ndeshje te rralle me 1951 ne Tirane: Shqiperia – Spartak I Moskes 1-1. Emrat ruse kishin qene legjendare: Neto, Paramanov, Simonian, Djementjev. E gjithe baza e Kombetares se Bashkimit Sovjetik. Mbi kete perle te histories se Boris Apuhtin, Myslym Alla naturisht qe do te mbeshtetej fort per te mos prishur nje Kombetare. Ai ka ne 11-sh plot 9 emra te barazimit historic me Spartakun e Moskes.

Dhe fitore 3-2 me Cekosllovakine. Zihni Gjinali realizon qysh ne 120 sekondat e para dhe mandej e merr fjalen Loro Borici I cili do te kete nje kulm me vete ne keto dy ndshje. Ai zbulon Telitin ne te 43’ dhe mjeshtri kavajas – ne ate kohe I vetmi kombetaras qe vinte prej 17 Nentorit – tund rrjeten me gjuajtjen e tij te forte: 2-0! Pjesa e dyte eshte dicka tejter. Miqte ndryshojne jo pak ne 11-shin e tyre dhe Brenda 5 minutave 62’-67’, e shnderrojne gjithcka ne 2-2 me golat e te mirnjohurve Myler dhe Kvapil. I mbetet Loro Boricit te ktheje gjithcka. I vetem ai frymezon nje skuader te tere dhe pas sulmeve qe nuk ndalin, 1 minute para mbarimit, ne te 89’, I dhuron Jarecit te ri topin e arte te cilin ky e shndrron ne fitoren 3-2 pasi ka flakur tej portjerin e shquar Hanacek.

Me 7 dhjetor cekosllovaket me ne krye tranjerin e tyre te mirenjohur Antonin Longhauz, kerkojne ndeshjen tjeter dhe tranjeri Myslym Alla me po ata djem, duke future ne 11-sh si mbrojtes ne vend te Fagut, Isuf Pelingun – ne te vetmen ndeshje te ketij ne Kombetare – krijon fitoren e dyte duke kryesuar perseri 2-0 brenda 17 minutave me golat e Gjinalit dhe te Boricit. Ndeshja ka prap rrjdhen e se pares. Miqte shkurtojne ne te 35’ me nje prej sulmuesve me te njohur ne historine e tyre, Dvorzhak dhe kerkojne barazimin te cilin di ta ndale vetem mjeshteria e madhe e Qemal Voglit. Eshte nnje pjese e dyte e dyaneshme, sulmuese, plot episode, loje portjerash e sulmuesish, shtylle e Jarecit, nje gol I anuluar I Boricit, prap cekosllovaket, prap Vogli dhe perfundimisht 2-1 per Shqiperine dhe Myslym Allen. Loro Borici kishte qene lojtar e tranjer brenda skuadres. Do te jete nder ndeshjet e fundit te tij ne nje dite fantastike te tij. “Kane qene ndeshje te paharruara!” – e kam degjuar kete nga kapiteni I Cekosllovakise Vaclv Jira me 1991 kur ai erdhi ne Tirane pas 40 vjeteve me Cekosllovakine, I cili shqiptonte me nostalgji nje emer te vetem: “Loro Borici!”
Triumfuesi megjithate, ne kahun tjeter te vlerave te nje fitoreje kesisoji, ishte vetem njeri: Myslym Alla. Ketu merr fund historia e pare e tij me Kombetaren. Do te jete tranjeri I vetem I sj qe largohej me 100 perqind sukses. E bashke me Allen shperndahet edhe Kombetarja. Cka do te mundej me qene ajo Kombetare dhe vete tranjeri I saj Myslym Alla nese do te kishte vazhdimesi?…

Harrimi dhe kujtimi per Myslym Allen.

Ka nje fakt vertet te cuditshem. Kur vjen Miklos Vadas, Myslym Alla ne grumbullimin e pare eshte tranjer I dyte me te. Nuk merret vesh perse nuk shkojne se bashku ne Festivalin e rinise ne Bukuresht. Mandej ndihmes I tij eshte Muc Koxhja dhe Myslym Alla, I cili nje vit me vone ben kampione te Shqiperise Partizanin pasi kishte sunduar Dinamo 4 vite me rradhe dhe perseri harrim. Te e vona, pas mbi 10 vjetesh, mbrrin historia permbyesese e 17 Nentorit te tij, e cila nen drejtimin e protagonistit te paharrueshem Myslym Alla, ndrron rroten e histories se futbollit shqiptar. Myslym Alla pasi keshtu e ka bere me Dinamon ne 1954, eshte dhe njeriu qe ule nga froni Partizanin e Dinamon se bashku, te paprekkshmit e medhenj, duke sjelle ne mesin e viteve 60’ futbollin modern, futbollin e shpejtesise se madhe, e lojes se kolektivit unik te nje taktike po unike nen simbolin, sic e percaktonte ai vete, qe shfaqej vezullues nen emrin Skender Halili.

17 Nentori – kampion I viteve 1965 – 70, qe mbrrin deri te perkulja momentale e nje Ajaksi, eshte vepra e madhe e Myslym Alles. Dhe ai I ka perballur te gjitha me modesti te rralle e qendrese te nje qetesije tejet. Lavdine dhe insinuatat, pergezimet e medha dhe sulmet, atributet dhe politiken e keqe qe shpesh kerkonte ta shtypte me bruatalitet, urimet e sinqerta dhe inatet e meskineve, adhuruimet per skuadren e tij te bukur dhe goditjet qe vinin te pameshirshme prej nje tifozlliku te kastes. I ka perballuar madje jo vetem me trimeri, por dhe me nje humor theres, cka ai e kishte armen e tij te mprehte. Ketu, po aq sa I ditur ishte ne futboll, po aq proverbial shfaqej sa here kur sulmet befas I mrrinin jo pak te ashper. E ai I thyente te gjitha.

Gjithmone kam menduar, nese ne keto ite te shklqyera te 17 Nentorit te mirnjohur te Myslym Alles do te kishte qene ai tranjer me 11-sh te kesaj berthame, cka mund te kishte ndodhur? Myslym Alla ne kete periudhe shqetesonte fort tifozet e mveshur me pustet te Partizan – Dinamos. Askujt nuk ia ka enda ta afroje.

Duket dicka e papritur kur me 1964, ai bashkohet me Loro Boricin dhe se bashku shkojne dhe shkaterrohen 4-0 ne Danimarke. Shkarkohen me ceremony te dy sapo kthehen dhe po kaq paprtimas I bashkojne ne prillin e 1967 kur shkaterrohen per here te dyte 6-0 prej Gjermanise se Bekenbauerit, Overatit e Mylerit. Rrugs gjate ndaleses ne Rome, Myslym Alla shkon e kalon nje dreke te paharrueshme me Naim Kryeziun, bashkelojtarin e tij te Sportklub Tiranes, si gjithmone me cigare ne buze. Kaq.

E kur me 1972 dikush I jep Loro Boricit rrugen e larget te Kines, si gjithmone papritmas, kujtohen serish per Myslym Allen. Ka 3 ndeshjet e fundit te tij, 3 humbjet e tij: 0-2 prej Rumainse ne Bukuresht me 29 Nentor 1972, 0-2 prej RDGJ-se ne Magdeburg me 8 prill 1973 dhe te pafalshmen 1-4 ne Tirane prej Rumanise me 6 maj 1973. Te gjitha keto jane ndeshje te Kampionatit Boteror. E verteta eshte se tranjerit Alla do ti duhet te matej me skuadrat me te mira qe kishin patur ndonjehere mbase Rumania e RDGJ. Emrat e tyre ishin vertet boterore: Dumitrake, Nunvajler, Dobrin, Demvrovski, Lucesku, Dinu, Satmareanu, Rudakanu nga njera pale; Kroj, Kurbjuvavt, Shpravaser, Duke, Shtrajsh nga pala tjeter. Ajo cka dukej me e rendesishme ishte dicka tjeter: Myslym Alla ishte kthyer ne Kombetare kur 17 Nentori I tij kalonte ditet e renies se madhe. Perpiqet te ndertoje prej nje mozaiku 6-7 klubesh nje komebtare unike, por nuk ia arrin. Ndonese emrat jane te shquar: Rama, Muhedini, M. Gjika, Berisha, Sejdini, R. Rragami, Bizi, Pernaska, G. Xhafa. Ne ndeshjen me Rumanine I jep viston futjes per here te pare edhe te nje talenti virtuoz, gjirokastritit Sefedin Braho te Partizanit, vetem 20 vjec.

Keshtu, tranjeri Alla le pas vitete e mbylljes se madhe qe per Shqiperine nuk do te vononte te mbrrinte. Dhe ne pese ndeshjet e itj ne nje interval tejet te gjate, 20-vjecar, ai merr me vete dy fitoret e bujshme te Cekosllovakise duke mbetur rival I forte ne gare me te gjithe tranjeret e Kombetares. Nuk e zbehin portertin e tij keto tri humbje. Sepse, sic kam shkruar, rralle nje tranjer ka qene kaq popullor sa Myslym Alla. Rralle nje figure futbolli ka qene kaq besnike e klubit te tij te cilit ia risolli historine, lavdine, gezimin e madh te fitoreve te bujshme. Eshte nder te rrallet tranjeri emri I te cilit thirrej ne tribuna po aq sa dhe I lojtareve te tij te mrekullueshem. U largua keso jete me 1999, disi papritmas, ndonese 80 – vjecar, kur prap dukej I forte teksa kishte marre penden dhe rradhazi po I evokonte brezit te ri yjet e futbollit te qytetit te tij te dashur Tirane se ciles I fail gjithe jeten. Duke mbetur edhe ne Kombetare ai qe gjithe jeten: personalitet I madh I futbollit shqiptar.

Marre nga Libri I Kombetares (1936-2001)
Besnik Dizdari



_________________
CFAR KA STADIUMI QE PO USHTON, ATY NIGJOHET VETEM TIRON
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelë 16/04/2006 22:33 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 30/04/2005 18:23
Poste: 2100
Vendndodhja: Tek Cepi TIRONES
Cuna kom dhe i foto te modhe ktu poster, te Myslym Alles me Riza Lushten nga viti 1940, kur Riza Lushta ka lujt me KOMTAREN E ITALISE.

Riza Lushta ka lujt me Tironen ne vitet 34, 36, 37, 39. Masanej kaloj tek bari ne vitin 40, Ne 41 shkoj tek juvja dhe nejti deri ne 43, pastaj tek Napoli 45-46. Mas napoloni nga 46 deri ne 48 tek Alessandria. Pra der tani vetem Serie A. Masanej 48-49 deri me 50-51 me Cannes ne Serie B (viti pare ne A, vitin e dyt ra ka kategoria). Pastaj ne 51-52 ka lujt me Sienen ne Serine C edhe nja dy vite te tjera me forlin dhe Rapalllon ne Serie D dhe ktu e ka maru futbollin.

Me Tironen ka bo 45 neshje ene ka shenu 37 gola, po akoma sdihet sa gola ka bo ne vitin 34, pranej ka munci te ket kap 1 gol per neshje...

Me Juven ka lujt 80 neshje dhe ka bo 42 gola!!!!
Legjende fare. Pranej ka lujt dhe me komtaren e Italise ne vitin 1940 neshjen Itali - Hungari. Kom dhe foto te Lushtes ktu me komtaresn Italione.

Fotoja ALLA - LUSHTA o shum e bukur ene po pata kohe kom me gjet nai scaner qe ta vej.



_________________
CFAR KA STADIUMI QE PO USHTON, ATY NIGJOHET VETEM TIRON
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelë 16/04/2006 22:46 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 15/10/2003 19:32
Poste: 6328
Vendndodhja: Tironë. Shqipni
Rrofsh Tironco qe je munu, ene dije qe na e ke bo mishin kokerr tu lexu per Lymin...

Riza Lushta (ose Llustra sic ja din emrin ne Tirone) ka dal nji vit ene golshenus i Serie A. Ky esht lojtari mo i mire shqiptar naihere.



_________________
TIRONA FANATICS
ImazhImazh
Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit për nga  
 Faqe 1 prej 1 [ 3 postime ] 

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron