Sot është e mërkurë 21/02/2018 13:19
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 3 prej 9 [ 125 postime ]  Shko tek faqja Paraardhëse  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 9  Pasardhëse
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e martë 31/10/2006 08:02 
[b]“Bahçet Tironse?! E ku ka mbetur më gjë prej tyre!â€


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e martë 31/10/2006 08:12 
Rrugët e Tiranës
Përveç historisë së ngjarjeve, figurave, Tirana ka edhe një histori rrugësh. Nga familjet e vjetra tiranase, por edhe artistë, politikanë, gjeneralë, miq të Shqipërisë; rrugët dhe sheshet e kryeqytetit kanë përjetësuar një mori individësh të njohur, të harruar ose krejt të panjohur nga vetë kryeqytetasit. Historia e Tiranës mund të ndërtohet edhe nga historia e rrugëve të saj. Fatet e kësaj historie i ka vendosur një organizëm “i padukshëmâ€


  
 
 Subjekti i postimit: kujtime per Tironen vendi ku u linda /
PostPostuar: e enjte 01/02/2007 16:04 
Tifoz i Ri

Antarësuar: e enjte 01/02/2007 15:37
Poste: 4
Tirona shpirti im. jom lind e rrit atje me kom per nder qe jom Tirons, kam kujtimet me te mira te jetes time ,nuk du me hy ne politike , por Tirona ka qene si shpirt,nuk harroj eren e luleve te blinit ne pranvere qe kur isha i vogel tek Pallati i pionerve ,ku shifnim pa lek pa pare filma BENONI nuk mund ta kujtoj mire emrin, ishte xhaja qe xhironte filma , kishte aq shume cuna dhe goca me pantallona te shkurtra ,sa xhaja na thoshte vihuni ne radhe qe te shikoni filmin, kur na vinte radha, nese ishim me fat hynim ne se jo , vinim diten tjeter ,Kalaja e PALLATIT TE PIONERVE , eh sa here futeshim shkonim siper hynim brenda ,dilnim jashte,sa here jemi gric ne kembe dhe kemi gris pantallonat, kujtime me te mira i kam kur shkonim ne kurse per fizarmonike, per kitare , e cfare shoqenie sa bukur ishin ato kohe , shkollen e kam pas bo tek Sabaudin GABRANI, hall cuna per kete forum te tironsave te vjeter na i kenoqet shpirtin na keni rinu cuna hall .. :D


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 01/02/2007 21:32 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 15/10/2003 19:32
Poste: 6328
Vendndodhja: Tironë. Shqipni
Mirseerdhe ne Forumin e Tirones 21shi.. Ishalla do ta gjejsh veten mire midis nesh...



_________________
TIRONA FANATICS
ImazhImazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e hënë 05/02/2007 18:35 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 19/07/2006 00:29
Poste: 4084
Vendndodhja: Ne Tironen e ondrrave!
21-sho mo se gjo gallabors tina? Mireserdhe ene mirsetrrish mer daje, po neve ajo kohe na mallengje se kishim hala tironsa m'tirone, tashi s'kina hiò. Diktatura e atij alabakut nuk na perzuni dot po ba flliqi. Amon mos na e permen mo kalermodhin!
Hajde shent e pare. Para Tironaaaaaaaa



_________________
Tirona quarens intellectum - Tirona ka nevoje per intelekt!

Tirona ubi maior, minor cessat - Ku ndigjohet e modhja Tiron, te tjeret duhet t'a mbyllin (gojen)!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 15/02/2007 02:02 
Tifoze e Re
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e martë 13/02/2007 23:10
Poste: 46
Tri hipotezat e prejardhjes se emrit te Tiranes


1- "Tiranë" mendohet se vjen nga fjala "Theranda", e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.



2- "Tirana" vjen nga "Tirkan". Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të Malit të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kështjella e Tirkanit.



3- "Tirana" vjen nga greqishtja e vjetër, "Tyros" që do të thotë bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.

-------------------------------------------------


Për herë të parë emri i Tiranës në formën e sotme përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.

Për herë të parë regjistrimi i tokave u bë nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra të banuara me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë.

Në shekullin XV njihen, siç përmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël.

Në regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranës rezulton me 110 qendra të banuara, 2900 shtëpi dhe 20, 000 banorë.

Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furre dhe një hamam.

Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe Rrugës së Elbasanit, në të dy anët e Lanës.

Në vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorë.

Në vitin 1769 treva e Tiranës eksportonte në tregjet e Venedikut 2600 fuçi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.

Në vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorë.

Në vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorë.

Në fillim të shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrënjë ulliri, 400 mullinj vaji, ndësa pazari i saj numëronte 700 dyqane.

Në vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorë.

Në vitin 1945 kishte 60.000 banorë. Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u përfundua më 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et'hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtrit më të mirë të Shqipërisë. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësine 35 metra. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.

Kisha Ortodokse e Shën Prokopit u ndërtua në vitin 1780.

Kisha Katolike e Shën Mërisë u ndërtua në vitin 1865 me shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura e Tabakëve dhe Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rrugës së Elbasanit), datojnë në fillim të shekullit XIX. Tyrbja e Kapllan Pashës, (pranë monumentit "Ushtari i Panjohur"), është ndërtuar në vitin 1816.

Bibloteka u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime.

Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV, para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.

Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe përzunë nga Turqia.

Plani i parë rregullues i qytetit u hartua në vitin 1923 nga Estref Frashëri. Rruga e Durrësit është hapur më 1922 dhe quhej rruga "Nana Mbretneshë". Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtëpi e kopshte. Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Atje, më 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinë.

Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët e njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.

Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi "Skënderbej" deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi "Stalin".

Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-Pazarin e Vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov më 1959.

Monumenti i Skënderbeut, i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit, në bashkëpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paçon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Monumenti "Nënë Shqipëri", 12 metra i lartë, u përurua në varrezat e "Dëshmorëve të Kombit" më 1971.

Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.

Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në pjesën ballore të tij titullohet "Shqipëria".

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu "Enver Hoxha", u përurua më 1988. "Piramida" u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.

Në vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt kryeqytetit, e ka çuar popullsinë e Tiranës në mbi 700.000 banorë.

Në vitin 2000 qendra e Tiranës, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi "Skënderbej", u shpall Ansambël Kulturor me vlera të veçanta dhe mbrohet nga shteti. Po atë vit, në këtë zonë filloi një proces restaurimi i quajtur "Kthim në Identitet"



Pershendetje per te gjithe. Keto te dhena qe hodha me lart, mendoj qe i pergjigjen temes se hapur. Shpresoj mos jene fakte perserites, pasi nuk i lexova hollesisht te gjitha.



_________________
* Goooooool Tirona - Gezove zemrat tona *
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 15/02/2007 02:10 
Valutë
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 01/09/2005 02:24
Poste: 491
Vendndodhja: USA
Tironse shkroi:

Në regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranës rezulton me 110 qendra të banuara, 2900 shtëpi dhe 20, 000 banorë.

Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furre dhe një hamam.


Fjalia e pare eshte kontradiktore me fjaline e dyte.
Asnjehere s'e kam kuptuar injorancen e historianeve qe flasin per Tiranen: Ne qoftese Tirana kishte me 1583 20 mije banore, si ka mundesi te jete themeluar ne vitin 1614 (30 vjet me vone)?

Une kam nje shpjegim personal te ketij "gabimi": Ne kete vit (1614) u ndertua xhamia e pare ne Tirane, pasi perpara kishte vetem qendra besimi te krishtera. Si rrjedhoje flitet per nje "lindje" fetare, pasi qyteti dhe banoret e tij kane qene aty qeshkuri.



_________________
TIRONA 2008-2009: KAMPIONE 27 HERE!!!!!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 15/02/2007 03:06 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 21/05/2005 14:48
Poste: 3214
Tironse shkroi:
Pershendetje per te gjithe. Keto te dhena qe hodha me lart, mendoj qe i pergjigjen temes se hapur. Shpresoj mos jene fakte perserites, pasi nuk i lexova hollesisht te gjitha.


Mirseerdhe ne forum Tironse e shpresoj t'ja kalosh sa mo mire :wink:



_________________
ASHTU SIC RRINE YJET, YJET PERRETH HONES!
ASHTU RRINE TIFOZAT, TIFOZAT RRETH TIRONES!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 15/02/2007 12:17 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 22/04/2005 20:53
Poste: 1157
Vendndodhja: Arnhem, NL
Tironse shkroi:
.....
3- "Tirana" vjen nga greqishtja e vjetër, "Tyros" që do të thotë bulmet. ...


Tironse mireseerdhe.

Per kte hipotezen e 3 nuk jom shum entuziast


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 15/02/2007 15:14 
Tifoze e Re
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e martë 13/02/2007 23:10
Poste: 46
VllaiQamushit shkroi:
Tironse shkroi:

Në regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranës rezulton me 110 qendra të banuara, 2900 shtëpi dhe 20, 000 banorë.

Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furre dhe një hamam.


Fjalia e pare eshte kontradiktore me fjaline e dyte.
Asnjehere s'e kam kuptuar injorancen e historianeve qe flasin per Tiranen: Ne qoftese Tirana kishte me 1583 20 mije banore, si ka mundesi te jete themeluar ne vitin 1614 (30 vjet me vone)?

Une kam nje shpjegim personal te ketij "gabimi": Ne kete vit (1614) u ndertua xhamia e pare ne Tirane, pasi perpara kishte vetem qendra besimi te krishtera. Si rrjedhoje flitet per nje "lindje" fetare, pasi qyteti dhe banoret e tij kane qene aty qeshkuri.


Ke te drejte. Veretete qe bikan ndesh keto dy te dhena.
Por sic e the vete, jane thjesht data historike te studiuesve, por qe shpesh s´duhen marre shabllon.

Ndersa per sa i perket Hipotezave, do isha me numrin dy dhe une.

Miresejugjej te gjitheve. Pershendetje Ultras_Tirons dhe Xhomllikso.



_________________
* Goooooool Tirona - Gezove zemrat tona *
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 15/02/2007 15:51 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 3019
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
Une jam per hipotezen e pare, qe qyteti ka pas egzistu edhe ne lashtesi. Ka edhe nje shpjegim tjeter per "Theranda" perpos "te Randa". Thuhet se vjen nga "Tir Rane"qe eshte pak a shume e njejte fonetikisht, por etimollogjikisht del nga Tirja(Tjerrja) e Ranes. Pra nga sitja e ranes anes lumejve. Kjo i afrohet edhe emrit te keshtjelles.
Per mendimin tim modest, ne i heqim qytetit tone mijra vjet jete duke pranu (qofte ne heshtje) se Sul Pasha e themeloi qytetin me 1614. Mund te quhesh nje rithemelim ose themelimi i Tirones moderne. Nuk e di se sa nga ju e dine, qe kisha me mozaik tek instituti "Vojo Kushi" eshte e shekullit te 4-t te eres tone. Qe nuk do te thote qe eshte kjo date fillimi.
Prandaj intelektualet Tironas e kane per detyre te grumbullojn fakte dhe ti publikojn per "Theranden" antike.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 15/02/2007 17:49 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 01/08/2004 13:52
Poste: 912
Vendndodhja: Vorri Bomit
Qyteti aktual i Tiranes rrethohet nga me shume se 13 kala te vogla dhe te medha. Nga keto kala ka ngelur vetem nje pjese e vogel, tek disa vetem themelet. Kalaja me e vjeter eshte ajo e Dorezit dhe konsiderohet nder fortifikimet me te lashta ilire (me duket se eshte me e lashta e ndertuar nga Iliret).
Me kete desha me tru se nuk ka mundesi qe qyteti i Tiranes te jete krijuar me ndertimin e xhamise (nderto xhami e kisha sa te duash por veshtire te ndertosh qytete).
Pozicioni gjeografik i Tiranes eshte shume i pershtatshem per kalimin e karvaneve tregtare prandaj dhe themelimi i qytetit eshte shume i hershem. Nga Durrsi dhe Shkodra vinin ne Tirane karvanet tregtare qe nepermjet qafe Krrabes behej lidheshin me rrugen Egnatia.
Supozohet qe Tirana (vendi ku eshte aktualisht qyteti) te kete qene nje qytet i vogel tregtare ku kembeheshin mallra dhe shplodheshin tregtaret nga rruga.
Ne kohen romake tokat ku sot shtrihet qyteti i jepeshin gjeneraleve romake qe shkelqenin ne kryerjen e detyrave. Kete e vertetojn edhe mozaiku romak qe ndodhet afer Fakultetit te Inxhenierise se Ndertimit. Ne fillim ndertesa ka qene nje vile romake dhe pastaj eshte kthyer ne kishe katolike.
Ndersa persa i perket nje studimi te fundit qe i eshte bere themeleve te kalase se Tiranes (ne vitin 2003) u zbulua se kj okala nuk i perket periudhes se mesjetes por eshte ndertuar qe ne kohen e luftrave iliro romake (3 luftrat iliro romake ne kohen e Teutes).
Fakti qe ky ishte nje fortifikim fushor nuk e bente shume te sigurt deri ne ate mase sa te kthehej ne nje qytet te mirefillte. Kete e verteton edhe fakti qe shumica e popullsise ishte e grumbulluar prane fortifikimeve malore te tilla si Dorezi, Ndroqi, Preza, Petrela, etj.

Tirana si qender e banuar ka qene qe ne kohet Ilire vetem se nuk besoj se ka pasur permasat e nje qyteti.
Tirana nuk besoj se eshte krijuar si qytet direkte pas ndertimit te nje xhamie. Kur eshte dnertuar ajo xhami ka pas nje popullsi qe ka pas nevoje per nje sherbim te tille si xhamia. Kot nuk eshte ndertuar. Pra para atij viti aty duhet te kete qene formesuar nje qender e mirefillte qytetare.

Persa i perket emrit besoj se e gjithe krahina e ka marre nga emri i kalase Thyrkan. Se cfare domethenie ka emri pastaj hajde e ta analizojme (besoj se mund te vije vertete nga TIR-RON) por emrin krahina dhe me vone qyteti e ka marre nga kjo kala shume e lashte.



_________________
Tifoz i Tironës nuk bëhesh, lind!
Gjaku yt është ndryshe nga ai i të tjerëve: nuk ka rruaza të kuqe por vetëm të Bardha dhe Blu!
Ti lind kampion, nuk ke nevojë të bëhesh!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 15/02/2007 18:12 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 21/05/2005 14:48
Poste: 3214
Tironsen e falenderoj se na ka dhon shkas me fol pervec sporit edhe per qytetin tone. Fatkeqesia me e madhe e jona eshte qe historine e bazojme ne gojedhana apo maksimumi i arritjes eshte kur citojme doreshkrime te vjetra te bibliotekava te huaja... po kjo e fundit eshte jo vetem per shkak te dokumentave te pamjaftueshme, per te mos thene fare... po edhe per shkak te historianeve te dobet qe kemi e qe kemi pasur (ky osht mendimi im personal edhe shpresoj te mos ofendoj asnjeri).

**********

Po ju citoj edhe une dicka per historine e themelimit te Tiranes.

"Nga ana tjeter vlen te ritheksohet ketu, ajo qe tregonte Hani se para themelimit te Tiranes, egzistonte jo nje fshat dokudo, por me disa mullinj ne pazar, te cilet mund t'i sherbenin me shume se nje fshati mesatar. Me keta perberes behet me e qarte se fshati i panjohur ishte futur prej kohesh ne rrugen e zhvillimit. Rrjedhimisht edhe zanafilla e tij, per te mos thene data e themelimit, shkonte tej kufijeve te viteve 1431-1432, kur e fiksonte regjistri i tokave dhe gati dy shekuj perpara themelimit te Xhamise se Vjeter.
Ne mbeshtetetje te tezes se themelimit me te hershem te qytetit, ne krahasim me xhamine e pare, ka qendruar dhe tradita e banoreve te qytetit.Sipas saj, dy xhami te tjera te qytetit, ajo e Mujos dhe Recit, te vendosura ne bregun e majte te perroit te Lanes, rreth 300 - 400 metra nga xhamia e Sulejman Pashes, ishin me te mocme se kjo e fundit."


Pjesa me siper eshte marre nga libri "Trajta te profilit urbanistik te qytetit te Tiranes" i K.Mihos, Tirane, viti 1987, f. 57.
Ajo qe te ben me shume pershtypje jane jo vetem xhamite me te vjetra po edhe data 1431-1432.

**********

"Mirepo nje gojedhane e vjeter e ruejtun edhe sot ne Bende, Malsi e Tiranes, tregon se ne fushe ku asht ngrefe qyteti i ri, andej pak ma poshte nga asht Kroi i Shengjines ka qene nji qytet i madh i quejtun Tirane ne te cilen Skenderbeu e kishte zakon te haje dreken, gjith sa here i takonte te shkoje prej Kruje ne Petrele e viceversa."

Pjesa eshte e shkeputur direkt nga libri "Tirana 1604-1937" i O.Myderizit, Tirane, viti 1937, f. 28.
E njejta gojedhane permendet edhe ne doreshkrimin "Tirana" i S.Jases dhe Xh. Macit, viti 1990, f. 50.

**********

Ajo qe vlen te permendet eshte nje saktesi historike e kesaj gojedhane me ate cka shkruante albanologu Hahn.

Ka edhe nje dokument venedikas te vitit 1418 po nuk po e gjej dot tani, megjithate do mundohem t'jua sjell.



_________________
ASHTU SIC RRINE YJET, YJET PERRETH HONES!
ASHTU RRINE TIFOZAT, TIFOZAT RRETH TIRONES!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 15/02/2007 20:17 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 18/08/2005 16:49
Poste: 2188
Vendndodhja: Itali
Tironse mire se na erdhe dhe ja kalofsh sa me mire mes nesh :)

Persa i perket emrit, te njejtat gjera qe me kane shpjeguar prinderit apo gjyshrit e mi, koincidojne me atro qe tha Arti. Qe kur kam i vogel me kan thene se emri vjen nga TIR - RANE. nuk po e shpjegoj sepse a ka shpjeguar Arti me lart. Kurse persa i perket banorve nuk po i jap "dum" ksaj qe ke shkruajtur. I bije qe ne 1838 Tirana ka pasur 38.000 banore kurse ne 1901 vetem 15 mije :? spo e kuptoj......
Tironse shkroi:



Në vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorë.



Në vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorë.



.



_________________
SE TIRONES DERI ME SOT, VEç TIRONCI I DEL ZOT
Imazh
27 X KAMPIONE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 16/02/2007 11:46 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 01/08/2004 13:52
Poste: 912
Vendndodhja: Vorri Bomit
Oni_italy shkroi:
Tironse mire se na erdhe dhe ja kalofsh sa me mire mes nesh :)

Persa i perket emrit, te njejtat gjera qe me kane shpjeguar prinderit apo gjyshrit e mi, koincidojne me atro qe tha Arti. Qe kur kam i vogel me kan thene se emri vjen nga TIR - RANE. nuk po e shpjegoj sepse a ka shpjeguar Arti me lart. Kurse persa i perket banorve nuk po i jap "dum" ksaj qe ke shkruajtur. I bije qe ne 1838 Tirana ka pasur 38.000 banore kurse ne 1901 vetem 15 mije :? spo e kuptoj......
Tironse shkroi:



Në vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorë.



Në vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorë.



.



EMIGRACIONI PLAKO, EMIGRACIONI :D



_________________
Tifoz i Tironës nuk bëhesh, lind!
Gjaku yt është ndryshe nga ai i të tjerëve: nuk ka rruaza të kuqe por vetëm të Bardha dhe Blu!
Ti lind kampion, nuk ke nevojë të bëhesh!
Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit për nga  
 Faqe 3 prej 9 [ 125 postime ]  Shko tek faqja Paraardhëse  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 9  Pasardhëse

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 3 vizitorë


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron