Sot është e hënë 24/09/2018 21:32
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 9 [ 125 postime ]  Shko tek faqja 1, 2, 3, 4, 5 ... 9  PasardhĂ«se
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Qyteti i Tirones
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 03/04/2006 15:33 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 27/10/2005 09:28
Poste: 365
Vendndodhja: Tirone
E futa ktu ket shkrim qe prek historine e Tirones si qytet ktu... Mu duk interesant...


Përsiatje për një kohë të papërsëritëshme, që nuk kthehet kurrë më

Broduej i Tiranës, BROADWAY OF TIRANA

Kush e thirri i pari me këtë emër? Askush nuk e di. Ndoshta ishit ju që e bëtë i pari këtë, ndoshta ti, ndoshta unë, ndoshta një tjetër, apo dikush që nuk e njohim as unë e as ti. Kjo pak rëndësi ka. I rëndësishëm është fakti që dikush nga ne e bëri i pari këtë, dhe kjo është kryesorja.
Ajo ishte një rrugë disi e ngushtë, e shkurtër madje jo më e gjatë se 100 metra, mu në qendër të Tiranës, që përballonte gjatë gjithë ditës një fluks të dendur kalimtarësh. U shpreha në kohën e shkuar vetëm sepse ndërtesat e njërit krah të saj nuk ekzistojnë më (me përjashtim të ish hotel "Vjosës" sot hotel "Miniri"), dhe përderisa kemi të bëjmë me një krijesë, në fund të fundit edhe ajo rrugë është krijim i mendjes dhe i duarve të njeriut, që tashmë prej kohësh gjendet e gjymtuar, me një varr gjigand të hapur ndanë saj (gropa e Sheratonit të Hajdin Sejdisë, që për fatin e mirë këto ditë ka nisur të mbushet), mua nuk më pëlqen të them është, përderisa ajo nuk është më ashtu siç qe.
Dhe tek e pĂ«rfytyroj siç ka qenĂ«, ndiej diçka tĂ« mĂ« thyhet nĂ« thellĂ«si tĂ« zemrĂ«s dhe vetvetiu mĂ« lind pyetja tronditĂ«se; mos vallĂ« edhe rrugĂ«n tonĂ« tĂ« dashur regjimi diktatorial e kishte dĂ«nuar me vdekje? E pse jo, nĂ« atĂ« natĂ« tĂ« gjatĂ« tĂ« territ komunist‑enverian njĂ« gjĂ« e tillĂ« ishte mĂ«se normale, pĂ«rderisa jetĂ«t e njerĂ«zve nĂ«pĂ«r burgje e kampe internimesh nuk llogariteshin fare.
E si të mos e dënonte me vdekje këtë rrugë, të cilën disa "çunakë" kishin guxuar ta pagëzonin me emrin BRODUEJ (BROADWAY). Emri i njërës prej rrugëve më të famshme e më të dëgjuara të Nju Jorkut. Po cilët ishin këta çunakë dhe nga e kishin dëgjuar këtë emër, përkimin e të cilit ata e kishin gjetur aq të përshtatshëm për rrugën e tyre?
Ne ishim qĂ« tĂ« gjithĂ« bij e bija familjesh tĂ« thjeshta e tĂ« nderuara qytetare tiranase, tĂ« nĂ«pĂ«rkĂ«mbura e tĂ« persekutuara nga regjimi komunist, tĂ« etur shumĂ« pĂ«r kulturĂ« e dije, nxĂ«nĂ«s tĂ« gjimnazit "10 korriku" (sot gjimnazi "Sinan Tafaj"), qĂ« e pĂ«rfunduam maturĂ«n nĂ« gjimnazin "Sami FrashĂ«ri". NĂ« pushimet midis orĂ«ve apo kur mungonte ndonjĂ« mĂ«sues, shetisnim zakonisht nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«, e nĂ«se do tĂ« na ndodhej ndonjĂ« lek do tĂ« qerasnim njĂ«ri tjetrin. Edhe mbasditeve po aty na binte tĂ« kalonim kur shkonim tek shoku‑shoku, apo nĂ« shkollĂ« pĂ«r konsultime. Ajo rrugĂ« qe bĂ«rĂ« vĂ«rtet pjesĂ« e pandarĂ« e jetĂ«s sonĂ«. AtĂ« pak kohĂ« tĂ« lirĂ« qĂ« na mbetej nĂ« mbrĂ«mje, aty na pĂ«lqente ta kalonim. MbĂ«shtetur nĂ« parvazet e mermerta tĂ« farmacisĂ« Nr.3 (sot hotel "Miniri"), ose tek dyqani i luleve (sot lulishtja para hotel "Tirana Internacional"), ose tek rrugica pranĂ« karrikes sĂ« Pac Llustraxhiut, ku mblidheshin futbollistĂ«t e TironĂ«s, tek bomboneria "Odeon" (pĂ«rballĂ« nĂ«nkatĂ«shit ku gjendet dyqani "Contoir de Paris"). NĂ« periudhĂ«n e dimrit rrinim brĂ«nda nĂ« MAPO (nga e cila tani ka mbetur vetĂ«m bodrumi ku gjendet disko "Albania"), aty pranĂ« ariut polar prej alabastre gjithnjĂ« stoik mbi banakun e repartit tĂ« bizhuterive. Kur gjendeshim me lekĂ« shkonim e pinim nga njĂ« krikĂ«ll birrĂ« tek "Tymi" I xha Andonit dhe perifrazonim Majakovskin me vargjet e tij: "Ju shkoni ku tĂ« doni, unĂ« do tĂ« shkoj nĂ« arkĂ«n e kursimit", kurse ne thonim: "Ju shkoni ku tĂ« doni, ne do tĂ« shkojmĂ« tek xha Andoni". Na pĂ«lqente tĂ« hanim ndonjĂ« zupĂ«, pastĂ« apo shampite nĂ« pastiçerinĂ« e vogĂ«l tĂ« Ismet Fetishit te llustraxhinjtĂ« afĂ«r MApo-s. KĂ«shtu kalonin ato mbrĂ«mje tĂ« paharruara, nĂ« atĂ« kĂ«mbim tĂ« dhjetĂ«vjeçarĂ«ve '50‑'60‑tĂ«, nĂ« biseda pĂ«r muzikĂ«n, sportin, shkencĂ«n, letĂ«rsinĂ«, kĂ«ngĂ«tarĂ«t e artistĂ«t. Dhe pikĂ«risht nĂ« atĂ« kohĂ« nĂ«pĂ«r libraritĂ« e TiranĂ«s, u pa kopertina tĂ«rheqĂ«se punuar bukur me ngjyra ku mbizotĂ«ronte e verdha me kafen, e njĂ« libri me titull "NjĂ« natĂ« nĂ« Broduej" (tregime amerikane).
Për ne dalja e këtij libri, qe vërtet në eveniment ose më saktë në atë kohë do të thonim qe një meteor, që na ndriçoi sado pak imazhin e asaj bote të magjishme të përtej oqeanit, e botës së lirë, që diktatura përpiqej të na e përçudnonte e sfumonte nëpërmjet një propagande të shfrenuar.
Suksesin e atij libri e tregon fakti i shitjes sĂ« tij nĂ« kohĂ« rekord. Çka flet pĂ«r etjen e madhe qĂ« kishim ne tĂ« rinjtĂ« e asaj kohe, pĂ«r tĂ« mĂ«suar diçka mĂ« shumĂ« pĂ«r atdheun e Elvis Prezlit, Frenk SinatrĂ«s, Merilin Monros, Marlon Brandos, Bill Halejt, Odis Redit, Çobi Çikerit etj, pĂ«r tĂ« cilĂ«t ne arrinim tĂ« mĂ«sonim paksa vetĂ«m nĂ«pĂ«rmjet radios. NĂ« bisedat tona ky libĂ«r qe i pranishĂ«m çdo natĂ«, derisa njĂ« mbrĂ«mje tek po shĂ«tisnim nĂ«pĂ«r trotuaret e rrugĂ«s tonĂ« tĂ« dashur, dikush nga ne tha: "Na mbytĂ«n kĂ«to emrat rusĂ«, ngado qĂ« tĂ« ecĂ«sh, e ngado qĂ« tĂ« kthesh kokĂ«n vetĂ«m ato ndesh; pastiçeri "Moska", bar "Krimea", hotel restorant "Odesa", pastiçeri "Vollga‑Don", hotel restorant "Vollga" etj. Do tĂ« ishte vĂ«rtet bukur sikur rruga jonĂ«, qĂ« vĂ«rtet nuk Ă«shtĂ« rrugĂ« teatrosh, por ama me kĂ«tĂ« ngushtĂ«sinĂ« e saj karakteristike, dendurinĂ« e dyqaneve, me kalimtarĂ«t e shumtĂ«, me pijetoret aq tĂ«rheqĂ«se, ta kishte emrin Broduej".
Kaq tha ai dhe më vonë pasi dëgjuam Çobi Çikerin te LLAKSI (siç i thonim ne stacionit radiofonik RADIO LUXEMBOURG, LONDON W1) me një radio-dore aty tek kioska e gazetave ngjitur me dyqanin e mishit të Lik Demnerit, kur u ndamë se kush tha: "Nesër po prap këtu te Broduej".
Dhe sot e kësaj dite askush nuk e mban mend se cili qe ai, por kjo pak rëndësi ka. I rëndësishëm qe fakti, që kjo ishte një lloj sfide, që i bënim diktaturës komuniste, në kushtet e një terrori të egër. Ndaj edhe kënaqësia jonë qe e tejskajshme. Dhe këtë e bënim ne këtu e mbi katër dekada më parë. Ne brezi i viteve gjashtëdhjetë, i dhjetëvjeçarit më të bukur të shekullit të kaluar, që ka mbetur i paharruar dhe nostalgjik në kujtesën e të gjithë atyre që e përjetuan.
Qe një fat i madh për ne vërtet, që qemë bashkëmoshatarë të asaj periudhe, kur njerëzimi pushtoi hapësirat kozmike, ku shkenca dhe teknika pati zhvillime gjigande, ku muzika ngjiti në piedestal Bitëllsat e magjishëm, ku kinemaja, teatri, televizioni arritën nivele kulmore dhe mbarë njerëzimi u vu në rrugën e një zhvillimi e përparimi, që shumë shpejt do ia ndryshonte imazhin gjithë botës.



Pak histori
Emërtimi i një rruge
Sheshi "Skënderbej" ishte piketa e parë, nga ku niste përzgjatimin e saj drejt malit të Dajtit rruga e "Dibrës" dhe pikërisht tek kjo piketë niste edhe emërtimi i ri "Broduej", që i kishim dhënë ne, fillesës së saj, teksa emërtimi "Rruga e Dibrës" sigurisht vinte që nga thellësitë e shekujve, në kohën e udhëtimeve me karvane. Madje, nga ky shesh-piketë nisnin edhe përzgjatimet e rrugëve të "Durrësit", "Kavajës", "Elbasanit", "Shkodrës", "Shengjergjit" etj, të cilave menjëherë pas vitit 1944 komunistët e ardhur në pushtet shpejtuan t'u jepnin emërtime të reja. Rruga e "Durrësit" u quajt "Kongresi i Përmetit" (seç lidhje kishte ajo rrugë me atë kongres një Zot e di, aq më tepër që ajo nuk të çonte drejt Permetit!), rruga e "Kavajës" mori emrin "Konferenca e Pezës", e "Elbasanit" u pagëzua "Labinoti"(e pabesueshme i hiqej emri i një qyteti me tradita e kulturë të lashtë dhe i vihej emri i një fshati të humbur), e "Shkodrës" u emërtua "Mine Peza" dhe e "Shëngjergjit" mori emrin e heroit të popullit, Ali Demi. Por edhe në kohën e mbretërimit të Zogut rrugët e Tiranës kishin pësuar po këtë fat me emërtimet e tyre. Kështu rruga e "Kavajës" mbante në atë kohë emrin "Bulevardi Benitto Musolini". Rrugës së "Durrësit", mbreti i pati dhënë emrin "Nana Mbretneshë" në kujtim të së jëmës Sadijes, dalë nga dera e Toptanasve. Rruga e "Barikadave" ndërtuar nga vetë ai u quajt "Rruga mbretnore", rruga "Qemal Stafa" kishte emrin e kryeministrit të atëhershëm "Koço Kotta" etj. Ndërkohë e vetmja rrugë. që nuk ka pësuar tjetërsime në emërtimin e saj që nga dita e përurimit e deri më sot është rruga "28 Nandori", e cila nis nga kulla e sahatit e deri tek varri i Kapllan Pashës. Pas vitit 1944 edhe rruga e "Dibrës" mori emërtim të ri, madje pati fatin të mbante emrin e një atdhetari të nderuar si Bajram Curri. Po gjatë periudhës së mbretit Zog, ç'emërtim kishte pasur ajo?
NĂ«pĂ«rmjet monografisĂ« sĂ« orientalistit tĂ« shquar profesor Osman Myderrizit titulluar "Tirana 1604‑1937" botuar prej bashkisĂ« me rastin e 25‑vjetorit tĂ« pavarĂ«sisĂ« (qĂ« na ra nĂ« dorĂ« pasi rruga jonĂ« ishte emĂ«rtuar), mĂ«sojmĂ« qĂ« fill pas zgjerimit, asfaltimit dhe rregullimit tĂ« trotuarit nĂ« njĂ« gjatĂ«si 2200 m dhe gjĂ«rĂ«si 15 m, nga viti 1925 deri mĂ« 1934, mbreti Zog e kishte pas emĂ«rtuar me emrin e tĂ« atit Xhemal PashĂ« Zogolli.
Vërtet përkimi kishte qëlluar i rastësishëm, po ndërkohë ai ishte edhe tejet domethënës, nuk kishte gjë më të bukur, teksa emri "Broduej" i rrugës tonë të dashur tashmë përpos pështjellës së misterit njujorkez do të kishte dhe atë të një dinastije mbretërore. E madje, sepse qe i tillë, nëpër trotuaret e kësaj rruge lëvizën heronjtë e romaneve të Kadaresë, teksa Dritëroi i thuri vargje nëpër poezitë e tij (të mos harrojmë që të dy këta korifej të letrave shqipe preferuan të banojnë pikërisht në të vetmen godinë të ngritur në të për banim). Në festivalin XI të këngës Sherif Merdani, me muzikën e Alfons Balliçit, (kitarist i famshëm e virtuoz, që luante në orkestrën e "Vollgës", të cilin enkas për ta dëgjuar ne braktisnim "Broduejn" shpesh herë), këndoi këngën "Rruga e Dibrës" (nuk guxonte kush në atë kohë ta quante "Broduej i Tiranës"), ndërkohë që një shoku jonë kishte vite që kishte thurur këto vargje të thjeshtë për të:

DritĂ« pamĂ« ne nĂ« sytĂ« e shoku‑shokut
Broduej, ky emër që nuk do vdesë kurrë.
Atë natë e famshmja rrugë e Nju Jorkut,
Midis Tiranës sfidoi terrin diktaturë.


Te dyqani luleve takoheshim çdo mbrëmje,
Mburrnim Tironën, skuadrën tonë të fortë.
Diskutonim filmat dhe letërsinë me ëndje
Kadare, Remark, "Bibla" jonë "Tre shokë".


Më tej biseda ndizej për artistat,
Njerëzit lumë gjallonin nëpër "Broduej".
Vajzat qeshnin,ne këndonim Bitëllsat;
"O girl","Let it be" o "Yesterday".

Shënim: Marrë nga libri në dorëshkrim "Broduej i Tiranës", Bedri Alimehmeti



_________________
Tifozt'e Tirones, s'jon si t'Partizonit,
e kon epiqendren, mu ke vorri Bomit

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 03/04/2006 15:59 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 06/12/2003 05:08
Poste: 5004
Vendndodhja: USA
Erlo, hallall per ket artikullin lale. Shum nostalgji me solli ky shkrim sidomos kur bohet fjal per rrugen e shpis sime. Kushedi sa pal kpuc kemi prish duke ec te kjo rrug dhe sa shum kujtime kemi te gjith nga kjo rrug. Eh, nostalgjia...

P.S. E vuna ktu te Historia Tirones se sikur i pershtatej mo shum.



_________________
TETORI i 86-s
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e hĂ«nĂ« 03/04/2006 16:16 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 14/08/2005 19:31
Poste: 720
Vendndodhja: USA
Rrofsh Erlo. Eh c'mu kujtu lagjia. .. .



_________________
Oh Tirona, perpara cuna
bertiste Moli, nga tribuna
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 05/04/2006 08:04 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 3020
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
Kush ka le te shtoje.
Tek "Polici me dore", ishin pitet-10 lekshe me djathe, 15 me kima, gjithmone rradhe duke prit te dalin nga furra.
Te pasticeria ne krah te MA-PO-s, piva fernetin tim te pare, ne moshen 14 vjec.Ne ate kohe per mu ishte nji ngjarje historike.
Tek berberhania ngjit me "Floren"ishte berber Rrok Dajci,qebabtoren ngjitun e mbante nji nga Kodrat, qe rrijshin tek "Bardhok Biba". Pa harru edhe "lojnat"qe erdhen aty kur u prishen tek 15 katshi.
Kjo zone e Tiranes, bashke me Rrugen e barrikadave, dhe zonen mbas Reklamave tek Komiteti(ish-Bashkia) dhe fillimi i bulevardit Zogu I ishin shpirti i Qytetit.
Ju lumte cuna qe e vute kte teme. Na cuet me mend 30 vjet mbrapa.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 05/04/2006 21:15 
Valutë
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 11/11/2005 11:20
Poste: 393
Vendndodhja: TIRANE
Arty-Bardh&BluForever shkroi:
Kush ka le te shtoje.
Tek "Polici me dore", ishin pitet-10 lekshe me djathe, 15 me kima, gjithmone rradhe duke prit te dalin nga furra.
Te pasticeria ne krah te MA-PO-s, piva fernetin tim te pare, ne moshen 14 vjec.Ne ate kohe per mu ishte nji ngjarje historike.
Tek berberhania ngjit me "Floren"ishte berber Rrok Dajci,qebabtoren ngjitun e mbante nji nga Kodrat, qe rrijshin tek "Bardhok Biba". Pa harru edhe "lojnat"qe erdhen aty kur u prishen tek 15 katshi.
Kjo zone e Tiranes, bashke me Rrugen e barrikadave, dhe zonen mbas Reklamave tek Komiteti(ish-Bashkia) dhe fillimi i bulevardit Zogu I ishin shpirti i Qytetit.
Ju lumte cuna qe e vute kte teme. Na cuet me mend 30 vjet mbrapa.



hallall Arto...na ktheve ne ato kohe. 8-vjecaren e kam bere te Fan S.Noli (qejfi me i modh i joni ishte te hanim qofte te pazari dhe te shkonim me lujt te "lojnat" te 15 katshi,gjimnazin e kam bere te Samiu.....femijeria te ajo zone na kaloi.
ehhh,si ikin vitet!!! :cry:



_________________
TIRONA...NJE ENDERR...NJE REALITET
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 13/04/2006 02:26 
Valutë

Antarësuar: e djelë 23/11/2003 07:04
Poste: 897
Rrofsh o Erlo per ket teme qe ke von ktu.
Nji URIM te vecante ke nga Baba im per ate thirrje kujtese qe i ke bo.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 13/04/2006 02:39 
Ca na boni kshu mer cuna ca. Po kush e harron ate rruge mer cuna, sa here ne dit kalonim aty, sa duhan kena pi tu nejt ne ate rruge, sa biseda per Tironen tu na dal fyti kena bo aty... sa goca t'bukra kemi ngacmu... etj etj etj! Fantastik ky shkrimi. Mesa kuptova eshte liber? Te lutem me korigjo nese e kam marr gabim:

"Broduej i Tiranës" nga Bedri Alimehmeti?

Do coj fjale t'ma blejne!


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 13/04/2006 03:34 
Nga t'ja fillosh me fol per “Sofren Tironse” po kam deshire ta quaj keshtu, ku prej ketejmi nga shkruaj e kujtoj plot mall e nostalgji?! Te kujtoj dasmat plot haheng e hare neper bacet e bukra Tironse, tipike per kete qytet? Te kujtoj ato shpiat e medha e plot hapesire e plakat me shamite e bardha ne koke teksa pergatisin gostine? Mbase me duhet te kujtoj romet qe dilnin me klarinete e dajre neper rruget e Tirones duke krijuar nje atmosfere vallaje ne cdo cep e ne cdo rrugice? Te kujtoj TAVEN E DHESE me gjiz e me melci tradite e Shqiperise se Mesme? Me raki e me shoqnine Tironse tu e kenduar ndonje keng nga i madhi Muharrem Gurra. Te kujtoj Tironen e muzikes me te omel tu filluar nga Kasem Hallulli e Fitnete Rexha, nga Myslym Lela e Merita Halili? Sofrat Tironse neper ato sallonet e medha ku mblidheshin gjithe kalamajte e lagjes? Apo oborret te lidhura dere mas dere me shpiat e komshijve? Te kujtoj te Dielat ne stadiumin e Tirones? Brrohorimat TIRONA ZEMRA IME!!! Te kujtoj "Xhiron" e paharrueshme me Sheshin Skenderbej? Biles biles te kujtoj ambientin me te perdorur nga te gjithe per fotografi mbrapa Kalit te te Madhit Skenderbe? Te kujtoj Malin e Dajtit dhe oret e shumta kaluar atje neper eskursione me gjimnazistet e tjere? Xhamia me kengen e Hoxhes qe ju falte ymen te gjitheve. Te kujtoj xhirot neper autobuzat e unazes, qe i binin Tiranes terthor? Parkun Rinia me shatervanin e pensionistet ulur kembkryq tu e dredh ndonje dahon. Liqenin me rrugicat neper pyll ku shkonim luanim e benim dashurickat e rastit dhe te moshes. Lagjen e Medreses apo te Selvise me familjet Tironse puro qe e mbanin gjithmone me fanatizem vendin e tyre. Te kujtoj rrugen Broduej te paharrueshem qe i ka dhene Tirones fetyren me te dashur per githe Tironsat. Te kujtoj Lagjen e Dibronve qe vetem Tironsit i priten nga sulmi serb. Te kujtoj kodrat e Ali Demit ku shkonim luanim futboll. Tirona monument i KONGES, DASHURISE dhe SHOQNISE. Tironsit njerezit me te OMEL E TE BUTE.

Mund t'ju mbaj ketu me ore te gjata shume, por kush eshte nga Tirona e di se per cfare po flas.

Pershendetje Tironsa!

Forca Zebra!


  
 
 Subjekti i postimit: qyteti i Tiranes
PostPostuar: e enjte 13/04/2006 15:25 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 27/10/2005 09:28
Poste: 365
Vendndodhja: Tirone
Meqe tema titullohet qyteti i Tiranes... Ja c'thote Kadareja ne nje esse te koheve te fundit per ket monumentin qe na vuni ai...

Nostalgjia e tërthortë që po shfaqet sot tek ne për otomanizmin nuk është vetëm e habitshme. Ajo është në radhë të parë poshtëruese. E po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit, që përherë e më shpesh shfaqet në trojet shqiptare. Shtatorja që iu ngrit në qendër të Tiranës, më 2001, një shefi otoman, i shpallur si kinse themeluesi i qytetit, ka qenë fyerja më e madhe për kryeqytetin e shtetit, për historinë dhe ndërgjegjen shqiptare. Vetëm një popull që nuk e meriton lirinë mund t’i ngrejë shtatore pushtuesit të vet.
Bashkia e Tiranës, e drejtuar në atë kohë “nga haxhi qamilët”, siç i cilësoi me të drejtë arkitekti Maks Velo, e ngriti atë shtatore natën dhe pa lajmëruar askënd, si keqbërësit. Banorët e pallateve rreth sheshit ku ajo ende ngrihet sot, e mbajnë mend njeriun që printe vallen rrotull shtatores atë natë. Ky njeri mban një nga postet më të rëndësishme në qeverinë e sotme.
Kjo shtatore është mishërimi i korrupsionit politik dhe moral të shkallës më të errët. Historianët e kanë shpallur të rremë këtë kinse themelues. Emri i Tiranës si vend vendbanimi, është shumë më i vjetër se koha e këtij pashai.

Imazh



_________________
Tifozt'e Tirones, s'jon si t'Partizonit,
e kon epiqendren, mu ke vorri Bomit

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 13/04/2006 21:05 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 30/04/2005 18:23
Poste: 2100
Vendndodhja: Tek Cepi TIRONES
Disa vene karakteristike te Tirones....Sa her e kena kalu ket ure.

Ura Tabakve
Imazh

Xhomlliku
Imazh



_________________
CFAR KA STADIUMI QE PO USHTON, ATY NIGJOHET VETEM TIRON
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 13/04/2006 22:32 
Hajde foto hajde, ura tabakve... sa here kena kalu aty. shkonim pinim kafen te 1 maji. po lana qe eshte tani, s'ka pas qene aty. ka pas qene me lart se ura tabakve, prandaj edhe ka ngel aty ajo, vinte ka ura tabakve shkote der nga rrajoni numer 1, mrapa ministris te jashtme. por e kan zbrit, qe jan ndertu ato shpiat aty. kshu me kan pas tregu te vjetrit te pakten.


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 15/04/2006 07:55 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 30/04/2005 18:23
Poste: 2100
Vendndodhja: Tek Cepi TIRONES
Ju pershendes me i valle te TIRONES
http://video.google.com/videoplay?docid ... ia&pl=true



_________________
CFAR KA STADIUMI QE PO USHTON, ATY NIGJOHET VETEM TIRON
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 15/04/2006 07:59 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 30/04/2005 18:23
Poste: 2100
Vendndodhja: Tek Cepi TIRONES
Ja ju pershenes dhe me i video me foto ka TIRONA

http://video.google.com/videoplay?docid ... ia&pl=true



_________________
CFAR KA STADIUMI QE PO USHTON, ATY NIGJOHET VETEM TIRON
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelĂ« 16/04/2006 04:37 
Tironci me ate vallen me ke kujtu kur shkonim me pa Ansamblin e Tirones. Rrofsh lale!


  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelĂ« 16/04/2006 20:48 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 20/11/2005 09:46
Poste: 793
Vendndodhja: DETROIT
HALLALL CUNA SE ME KENI KNOQ ME KTO FOTOGRAFIJAT ENE ATE VALLEN SE NA KISHTE MOR MOLLI U BONA 10 VJET PA SHKU







TIRONA ZEMRA IME


Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 9 [ 125 postime ]  Shko tek faqja 1, 2, 3, 4, 5 ... 9  PasardhĂ«se

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron