Sot është e hënë 01/09/2014 13:10
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 3 [ 35 postime ]  Shko tek faqja 1, 2, 3  PasardhĂ«se
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Kampionatet e kohĂ«s sĂ« LuftĂ«s II BotĂ«rore
PostPostuar: e premte 30/12/2005 11:39 
Bejtexhi i Njoftun
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 24/12/2005 11:22
Poste: 153
KAMPIONATET E KOHËS S’FAÇIZMIT: TIRONA JO 22, PO 24 HERË KAMPION

Kur, mo n’fun, boni emër i Modhi Zot ene theu qafen rregjimi Dullës, dylberit t’Dem Xhepës, ene iu dha karar muhabetit qi t’njifen kampionatet para vitit t’zi 1944, m’u bo zemra mol. “Haku vono, po nuk harro”, i thosh gjithë qejf Xhepit t’Lom Deliut ene e qerasa me simite me qofte ene me hardiç ke qoska Metit aqe ke Pazari Ri, përballë ish-vorresve t’Pashës.

Mirëpo u habita fort kur bona hesapin ene pashë se kampionatet qi i njoftën Tironës nuk dilshin simas hesapit tem. “A na i kon njoft mongut kto, apo e boj una hesapin keq?”, - folsha vete me vete. Bo hesapin anej e bo knej, herë me letër e me kalem e herë me maqinë llogaritse, sillu ka sillu e përherë m’dilshin dy mongut. “Ou”, - thosh me vete, “m’gja se ene kampionatet dunë me nai njoft me ligjin 7501! Po nejse, mo! Shyqyr qi na i njoftën ene kto”, - thosh me vete ene nuk e zgjata, tu mos i zonë besë fort hesapeve t’mia.

Mirëpo me datë 3 qershor 2003, kur Tirona dul kampion për herë t’20-të simas hesapit t’federatës, ke gazeta “TemA” shof i shkrim t’Besnik Dizdarit qi u botu ca numra njoni mas qetrit, me datat 3, 10, 17, 24 qershor ene 1 korrik 2003, ene qi ia mushi Seferit sytë me lot pri mollit ene pri dhimjes. “TemA” shkrujte me t’mdhoja:

“JO, KY NUK ËSHTË KAMPIONATI I 64-T, POR I 67-TI!”

Mo poshtë shtojte:

“SPORKLUB TIRANA – NUK ËSHTË KAMPIONE PËR HERË TË 20-TË, POR TË 22-TË”

E mura Xhepin e Lomit prap ene e çova ke Meti. “Meto, shpejt bo hazër simitet më qofte, se na dulën dy kampinatet qi kërkojsha una”, - i thosh ene i kallxova gazetën. Aty shkrujte me t’mdhoja:

* Provat e pakundërshtueshme se gjatë pushtimit fashist, Shqipëria ka zhvilluar edhe 3 Kampionate Kombëtare të Futbollit
* Sporklub Tirana – nuk është Kampione për herë të 20-të, por të 22-të.
* Vllaznia e Shkodrës nuk është Kampione për herë të 9-të, por të 10-të.
* Si organizoi Ekrem Bej Vlora të vetmin Kampionat Mbarëkombëtar të Futbollit (me Prishtinë, Pejë e Gjakovë) më 1942.
* Transmetimet e panjohura radiofonike, madje dhe ndërkombëtare të vitit 1939 – që i japin vend nderi Shqipërisë në gazetarinë e folur të Evropës.”


Posi jo, mër! Po si s’e majte men Seferi 42-shin, kur kina shku me tajare njer m’Prizrenin e çliru pri serbit me pa zebrat e Tironës tu lujtë aqe! Si s’i majte men Seferi kampionatet ke fusha Shallvareve me t’jatin e Koç Pacit, ku at’here shkojshim me satat e taljonit ene ku sod berber Ylli, çuni Xhep Spahiut, qeth robt me ustallikun qi lujte futboll i jati! Kom pas Seferi ene i radje ka ato t’mdhojat, qi ma kishin pru pri Çekie, ene kom pas nigju ene transmetimet direkte t’Anton Mazrrekut pri ke berberhonia ustait t’Cen Kazazit.

Kujtova se nështi qi dulën letrat, kon për t’na i njoft ene ato dy kampionate qi i kina morë m’kohët t’Duçes, mirëpo nuk u kujtu njeri për to. Kamunistat nuk dunë me na i njoft, se e dunë Dullën mo fort se Duçen ene thonë qi veni m’kohët t’Italisë ka qenë i pushtu, kshuqi ato nuk jon kampionatet tona, po t’Liktorit e t’Dopolavoros. Na morshin t’ligat! Pse me, no e kina fajin qi Konostudja “Shqipnia Re” (sod “E Vjetër) ka pas n’men me bo filmin “Fusha Blertë, Fusha Kuqe” e?

T’jetë për ashtu, at’here mos t’ia njofin ene Morrit t’ushtrisë ene Miut t’sigurimit kampionatet qi ka morë m’kohët t’kamunizmit, se ene kamunizmi pushtim ka qenë! Ç’boni Duçja e ç’boni Stalini me Kruçofin! Para kamunizmit, façizmi kishte qenë vërte hallvë me shumë sheqer!

Daha ene mo fort jom sekëlldis kur pashë se ene ke sitet tona zyrtare e jozyrtare t’Inter(lo)netit, ene ke http://www.sktirana.com e ke http://www.kftirana.al, kampionatet qi kina morë m’kohët t’façizmit nuk jon pasqyru.

I thosh Lef Llagomit ene Beqir Doracit qi t’interesohen për kto punë, po ato i ka ftillu ka trutë rakia ene kon njel ke qoskat e basteve tu bo hesap koefiçientet e paret qi lejnë javë për javë ke bixhozçit. Kot s’i ka pas thonë Bimi pleqve t’tyne:

Hafiz Llagom, Hafiz Dorac,
Njoni vidh, qetri carac.


Çuna, ta dini se Tirona ka krenarinë qi ka morë t’vetmin kampionat markomtar qi osht bo m’vitin 1942, me pjesmarrjen e Prizrenit, t’Pejës e t’Prishtinës. Morri me Miun at’here ishin n’mol tu u morë me veprimtari terroriste e tu luftu me pushkë me gjalmë (me shqiptarët luftojshin; se me taljon e me gjermon s’ia majte; i shkojshin shtatë pri tyne!).

Mo poshtë po ju postoj t’plotë shkrimin e Besnik Dizdarit, qi po qe se ju jepet mundsia, t’i sensibilizoni ju tifozat e drejtusat e Tironës e t’federatës qi t’na i njofin ene neve ato dy kampionate, ene Shkodrës i kampionat qi e ka morë n’at vakt, ene momdheut tonë ato vlera qi i ka rujtë m’kohët kur Riza Lushtës, qi lujte jo vetëm me Romën, po ene me komtaren e Italisë, iu nigjojte zoni pri Romës e Berlinit, njer m’Gerb t’Tarabulluzit.

Shnet e kuvet e selom na boni ka t’shkoni!


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Kampionatet e kohĂ«s sĂ« LuftĂ«s II BotĂ«rore
PostPostuar: e premte 30/12/2005 12:17 
Bejtexhi i Njoftun
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 24/12/2005 11:22
Poste: 153
Qysh sot cikli ynë i posaçëm që ka të bëjë jo thjesht me sportin, por me vetë Historinë e Shqipërisë.

Jo, ky nuk është Kampionati i 64-t, por i 67-ti!

Besnik DIZDARI

* Provat e pakundërshtueshme se gjatë pushtimit fashist, Shqipëria ka zhvilluar edhe 3 Kampionate Kombëtare të Futbollit
* Sporklub Tirana – nuk është Kampione për herë të 20-të, por të 22-të.
* Vllaznia e Shkodrës nuk është Kampione për herë të 9-të, por të 10-të.
* Si organizoi Ekrem Bej Vlora të vetmin Kampionat Mbarëkombëtar të Futbollit (me Prishtinë, Pejë e Gjakovë) më 1942.
* Transmetimet e panjohura radiofonike, madje dhe ndërkombëtare të vitit 1939 – që i japin vend nderi Shqipërisë në gazetarinë e folur të Evropës.


Ata nuk duan të t’ia dijnë, dhe për fat të keq, jo vetëm për shkak të paaftësisë, por mbi të gjitha të indiferencës, për të mos shkuar te mungesa e atdhetarisë. Unë këte histori e kam përshkruar deri në hollësi në “Futbolli Shqiptar”. Ka kaluar gati një vit. Kam kërkuar omologimin e saj. Nuk më ka dëgjuar askush. Kjo është Shqipëria indiferente edhe në këte fushë, e cila i vë vetes një datlindje shumë afatshkurtër e dritshkurtër, thuajse në shumicën e ngjarjeve të jetës së saj: nëntor 1944!
Më 24 maj 2003 Sportklub Tirana u bë për të 20-tën herë kampione Zyrtare e Shqipërisë. Ndërkohë që unë këmbëngul përmes fakteve historike se ky ishte jo titulli i 20-të i saj, por i 22-ti! Le ta ritrajtojmë çështjen tepër të rëndësishme jo thjesht për futbollin, por për krejt sportin kombëtar, madje për vetë një pjesë të rëndësishme të kulturës kombëtare, e pse jo, të vetë Historisë së Shqipërisë në tanësi.
Po e përsëris: ajo që na e kanë mësuar në shkollë për dekada, se gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste, rinia i braktisi "Dopolavoro"-t, del se nuk është plotësisht e vërtetë. Një provë e pakundërshtueshme janë veprimtaritë sportive që zhvillohen pas pushtimit, sidomos ato të futbollit, të cilat janë mbuluar me një harresë të pashembullt për historinë e një kombi. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend të Evropës. Kur dihet që në jo pak prej këtyre, edhe nën pushtim janë zhvilluar kampionatet kombëtare të futbollit, e sot e kësaj dite ato hyjnë në historinë e këtyre vëndeve. Në Shqipëri edhe për këte, rasti paraqitet krejt "origjinal".

Kapitulli i Parë: "Kampionati shqiptar i foot-ballit do të fillojë sivjet më 1 korrik".

Frontespici i bashkangjitur këtu, i shtypit të asaj kohe, pra i vitit 1939, flet qartë. Vështroni se si është emërtuar:
"Kampionati shqiptar i foot-ballit do të fillojë sivjet më 1 korrik".

Dhe më poshtë:

"Jemi në gjëndjen e kënaqshme të lajmërojmë sportistët shqiptarë se ndeshja e parë do të zhvillohet më 1 korrik dhe kampionati do të marrë fund pas dhjetë ndeshjesh të tjera. Në këto ndeshje do të marrin pjesë tetë skuadrat shqiptare më të forta, domethënë Tirana, Shkodra, Durrësi, Kavaja, Korça, Vlora, Elbasani dhe Pogradeci..."

Pas tri ditëve organizatorët, në krye të të cilëve është i mirënjohuri Commendatore Giovanni Giro, Inspektor i Partisë Kombëtare Fashiste - një ndër njerëzit më besnikë të Conte Ciano-s, organizator-ideator i përgatitjes së pushtimit qysh në vitet e Mbretërisë, kur ai punoi aq fort për ta drejtuar përmes kulturës e sportit rininë shqiptare drejt modeleve të Italisë - botojnë pra, "Program - Rregulloren".

Dhe papritmas këtu vjen çasti i parë delikat: Kampionatit i shtohet emërtimi "Turneja kombëtare e foot-ballit për ndeshjet e Trofeut të Liktorit", që në të vërtetë është një kupë, siç thuhet fjalë për fjalë:
"Një trofe i pasur artistik, vepër e një artisti të vlershmë Italian, që reprezanton fitoren e Fashit të Liktorit". ("Fascio" - simbol i lëvizjes fashiste; "Littorio" - emblema e fashizmit; "Gioventu del Littorio" - Rinia e Liktorit (fashiste)).

Duke qëndruar te Giro, është po ky, i cili befas hyn "natyrshëm" edhe në historinë e gazetarisë sonë sportive. Ai realizon tri herë (4, 8, 11 qershor 1939) nga 15 minuta transmetime të drejtëpërdrejta në shqip përmes stacionit "Roma 2 Ro 9'" në 31.20 metra për ndeshjet e mëdha të Beogradit (Jugosllavia - Italia 1-2), të Budapestit (Hungaria - Italia 1-3), të Bukureshtit (Rumania - Italia 0-1), një turne i bujshëm në mbarë Evropën. Dihej radiokronisti: Anton Mazreku!

Të vijmë pra, te ky futboll, i cili megjithate nuk mund të kishte një mënyrë fashiste të të luajturit, por mënyrën e përbotëshme të njëllojtë si kudo dhe ashtu siç e përcakonte FIFA. Italia, dihej, ishte ndërkaq Kampione e Botës në fuqi. Madje dy herë herë (1934, 1938).

Qysh më 7 prill 1939 Shqipëria ishte nën kunorën e saj Mbretërore: Viktor Emanueli i Tretë - Mbret i Italisë (1900-46), Perandor i Etiopisë (1936-43) dhe Mbret i Shqipërisë (1939-43).
Shqipëria zbret kësisoj, edhe ajo në fushën e futbollit. Dhe të qënit e pushtuar nuk do të thotë që ky futboll të mohohet.

Eshtë njëlloj sikur t'iu thuash disa shkrimtarëve, piktorëve a historianëve shqiptarë të asaj periudhe, se pikturat tuaja, studimet tuaja, edhe pse janë shkruar sipas teknikës së artit apo ligjeve të shkencës dhe i vlejnë vëndit edhe sot e kësaj dite, me që janë bërë nën pushtim, ne nuk i njohim, nuk i vlerësojmë. Me një fjalë, të mos njohësh skulpturat e rralla të Paskalit krijuar në këto vite, të mos respektosh veprën e mrekullueshme të Kutelit të po kësaj periudhe.

Apo tjetra: nëse Marie Krajës apo Lola Gjokës, për koncertet mozartiane apo shubertiane që kanë dhënë në atë kohë, t'iu themi që nuk ua konsiderojmë ngaqë janë organizuar nën pushtim. Ose, që vazhdimësinë e studimeve gjuhësore që ka bërë Çabej në atë periudhë, të mos ia quash, sepse në Shqipëri qenë sundues italianët.

Kampionati ka dy Xhirone - sipas emërtimit zyrtar të rregullores së brendëshme që ka 10 nene - çka unë do ta ruaj për kolorit historik:

XHIRONI A: Sportklub Tirana, Rinia Korçare, Bashkimi Elbasanas, Dragoj i Pogradecit.

XHIRONI B: Vllaznia e Shkodrës, Besa e Kavajës, Teuta e Durrësit, Ismail Qemali i Vlorës.


Ishte elita e kampionateve të viteve '30.

Kështu pra, më 2 korrik 1939, në një të dielë të të nxehtit të madh, as 90 ditë pas 7 Prillit, ditës së shkatërrimit të Mbretërisë së Zogut të Parë, njeriu, i cili edhe nën kujdesin e tij familjar madje, i kishte dhuruar Shqipërisë edhe Kampionatin Kombëtar të Futbollit, Shallvarja e Tiranës mbledh tifozat e vjetër e të rinj.

Do të shihte pas kaq kohësh 6 herë kampionen e Shqipërisë, Sportklub Tiranën, e cila fiton 7-0 me Dragojn e Pogradecit. Ajo është dita e rrallë e Naim Kryeziut, njeriu i cili pas vetëm 30 muajve do të vinte kurorën e kampionit të Italisë me Romën. I shënon Dragojt 5 nga të 7 golat e ndeshjes përmes një stuhie realizuese të filluar nga Zyber Lisi në të 7'.

Mandej nuk ndalet Naimi në një kaskadë të pafund "shutash": 8', 35', 68', 81', 89', e madje trondit edhe një shtyllë, kur Lisi shënon edhe një herë tjetër (85'). Në të vërtetë, prap se prap, Sportklubi kishte në 11-sh plot 9 kampionë të shquar: R.Gurashi, Llambi, Janku, Maluçi, Balla, Lisi, Korça, Kryeziu, M.Gurashi. ".

Në Kavajë, po më 2 korrik Durrësi barazon 1-1 me Ismail Qemalin, po pas një jave, më 9 korrik, shpërthejnë Korça dhe Shkodra.
Të vijmë te 9 korriku 1939 kur dy ndeshje spektakolare për kohën, papritmas pushtojnë Shqipërinë e futbollit. Në Korçë Skenderbeu e shkatërron Bashkimin Elbasanas 6-1 përpara një publiku të etur dhe në praninë e një tufe autoritetesh të pushtimit. Dhe një emër i pazakontë: Pasquale Lissoni me funksionin e Shefit të Zyrës Krahinore të Mëkëmbësisë së Përgjithëshme, me gradën e majorit për nga jerarqia ushtarake. Eshtë pikërisht ai Lisson, i
cili në vitet e Mbretërisë kishte qenë organizatori i kulturës fizike e sporteve të K (trunkated)


Kapitulli i Tretë: SK Tirana - Kampione dhe do të përfshihet Kosova!

Më 6 gusht Durrësi dhe Ismail Qemali dalin në Shallvare dhe ndeshja shtesë është po aq dramë. Eshtë një 3-2 për skuadrën durrsake. Për gazetari shënojmë se ndeshja transmetohet nga Radio Tirana prej Anton Mazrekut. Dhe më e rëndësishmja: Ismail Qemali nuk bindet për drejtësinë e rezultatit dhe i kërkon reklamim Komitetit Teknik Zbatues të Kampionatit. Me sa duket, për zhvillimin e minutave të fundit thuajse në errësirë, vlonjatët kërkojnë përsëritjen. Një muaj kanë vazhduar diskutimet në Komitet, deri sa më në fund është vendosur përsëritja e ndeshjes.

Eshtë 10 shtator 1939. Përsëri në Shallvaren e Tiranës. Dhe përsëri Durrësi triumfues, madje kësaj here më thellë, 3-1. Ndeshja nis në orën 16.45, prap jo dhe aq fort heret. Gjyqtari është i mirënjohuri Selman Stërmasi, njeriu i madh i Sportklub Tiranës. Në një vështrim teknik, rreshtimi i skuadrave si edhe në ndeshjet e tjera është ai taktik i kohës i sistemit "WM", çka duket nga vendi ku vihet pikëpresja në botimin e përbërjeve të 11-shave. Ja shembulli i Durrësit: portjeri (Gruda) - dy mbrojtësat (Fërmija, Tati) - tre të mesmit (Tartari, Gjiri, Arapi) - dhe pesë sulmuesit (Moisiu sulmues i krahut të djathtë, Goga qendërsulmues, Stringa sulmues i krahut të majtë dhe gjysmësulmuesit Coku dhe Shabani).

Fashizmi gëzohej ndërkaq sepse kishte rifilluar futbollin në Shqipëri. Në Shqipëri në të vërtetë shpërthejnë manifestimet e pafund. Një manifestim i madh rinor mbush orët e parandeshjes të së dielës së 10 shtatorit në Tiranë. Janë aty dhe kryeministri Shevqet Vërlaci, mëkambësi Jacomoni, Giro... Thirrjet "Duce! Duce!" ushtojnë anë e kënd. Ndërkaq Jacomoni e Shevqet Vërlaci, sapo kishin dekretuar krijimin e Milicisë Shqiptare.

Në Gjirokastër krijohet organizimi i Gruas Fashiste të Gjirokastrës. Sekretari i i Partisë Fashiste, Starace është midis fëmijëve shqiptarë (balilat) në Romë për "Ferragosto". Brohoritje për Duçen edhe këtu! Nga Durrësi nisen kryqëzori Mbretëror "Cardona", kaçotorpedinierët "Lampo", "Folgore", "Fulmine", "Baleno". Ministria e Punëve Botore zgjeron mbulesat e Tregut të Ri të Tiranës. Z.Mihal Sherko emërohet sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ishim ende larg nga Lëvizja e gjërë Antifashiste. Eshtë ende 1939.

Ja dhe sensacioni tjetër. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e mundëshme të skuadrave nga Kosova në Kampionat. Eshtë shtator 1939 dhe ajo që është quajtur gabimisht Shqipëria e Madhe, tashma po bëhej realitet. Ciano ia kishte arritur që pas bisedimeve të 21 prillit 1939 me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Ribentrop, t'i bashkangjiste Shqipërisë një pjesë të mirë të Kosovës.

Iliaz Agushi është ndërkaq, Ministri i Territoreve të Çliruara krejtësisht i varur nga qeveria e Tiranës. Gjermanët nuk lëshojnë deri në fund megjithate. Mitrovica, Trepça dhe Vuçiterna mbeten pronë e tyre për shkak të pasurive minerare të njohura të zonës. Eshtë ky çasti kur Tirana nis të zbatojë një reformë të paparë arësimore me synimin për hapjen e 170 shkollave në Kosovë me në krye Minstrin e Arësimit, shkrimtarin tonë të madh, Ernest Koliqi i një familje të shquar edhe sportive.

E sporti natyrisht ishte pjesë e synimeve arësimore-kulturore mbarëkombëtare edhe për vetë Koliqin. Bashkimi tashma "de facto" me Kosovën ishte bërë. Juridikisht duhej pritur viti 1941. Sot, pas 60 e sa vjetëve ai lajm i shtypit të Tiranës është historik. Do ta jap fjalë për fjalë, sepse ka vlera sportivo-historiko-mbarëkombëtare, sidomos për Kosovën. Nën titullin "Jeta sportive" lajmi është ky:

"Sekretari Federal i Kosovës ka marrë masat e nevojëshme dhe me anë të Oficeravet të Rinisë së Liktorit Shqiptarë po përgatitet një skuadër footballiste për të marrë pjesë ma vonë në Kampionatin Kombëtar. Janë caktue elementat që do të marrin pjesë në këte skuadër dhe stërvitjet e duhuna kanë fillue prej ditësh në fushën sportive të këtushme. Skuadra jep shpresa të mira se do të përgatitet mirë dhe do t'arrijë në shkallë të meritueshme për të qenë antare në Kampionatin Kombëtar".

Më 6 gusht 1939, kur ende Vllaznia priste përfundimet e ndeshjeve shtesë midis Durrësit e Ismail Qemalit për të mësuar kundërshtarin e saj, gjysmëfundorja (gjysmëfinalja) e parë e çon siparin në Fushën e Futbollit në Elbasan. Asnjanësia e kriterit në këte rast duket vërtet shembullore për duelin SK Tirana - Skenderbeu, që tash del me emrin e tij të vjetër, pra jo "Rinia Korçare". Skuadrat i fton në fushë gjyqtari Niko Gjini, për të cilin thuhet që në fillim se "e drejtoi lojën me aftësi të dukëshme e paanësi të plotë".

Nënvizohet mandej se epërsia teknike e kryeqytetasve është e dukëshme ndaj skuadrës korçare, së cilës përsëri i përmendet puna e shkëlqyer e viteve '30 e trajnerit italian Pasquale Lissoni, tash Major Lissoni - funksionar i lartë i Fashizmit!

E vërteta është se Sportklubi mbaron punë shpejt e shpejt. Ai i shënon golat qysh në 10 minutat e para pasi e nis Mark Gurashi në një rikthim spektakolar të tij nën fanelën e bardhebluve, teksa mban mbi shpinë 5 titujt e kampionit të viteve '30. Mënjanë politikës së pushtuesit, megjithate ndeshja mbarte mbi vete emra historikë të futbollit.

Janë vëllezërit Gurashi së bashku, Rudolfi e Marku, Foto Janku e Hasan Maluçi, Sllave Llambi e Zyber Lisi, Naim Kryeziu e Miço Plluska te Sportklubi, ndërsa te Skenderbeu kampion i madh është vetëm njeri: Klani Marjani, i cili nuk mungonte qysh nga Kampionati i parë, ai i vitit 1930.

Ndërkohë që SK Tirana e ndjen veten fundoriste (finaliste) e kampionatit, duke qenë se skuadra e Durrësit deri më 10 shtator kishte qenë e zënë me dy ndeshjet plotësuese me Ismail Qemalin, ajo Vllaznia - Durrësi zhvillohet vetëm më 17 shtator 1939 në Shkodër, pra jo në fushë asnjanëse. Dhe 3-1 për Vllazninë, për të cilën goli i katërt në çastet e fundit prej Shkjezit, vlen vetëm për statistikë. Me 4-1 përfundimtar, Vllaznia është në fundoren e kampionatit.

"Do të ndodhet ball për ball me skuadrën kampione të Shqipnis, Sportklub Tiranën", lexojmë këte pasazh që përcjell edhe në terma aromën e vërtetë kampionatiste. Kishte qenë një ditë e bukur, tejet e përshtatëshme për një ndeshje futbolli. Një gjyqtar i shquar i Federatës Italiane të Futbollit, Sinnico, drejton me siguri në një mjedis shqiptar sportiv, gjithmonë nën praninë e të pamunguarit, Inspektorit të Partisë Kombëtare Fashiste, Comm. Giro, i cili "interesohet nxehtësisht për lojën, për nevojat e lojtarëve dhe të sportit shqiptar".

Sportklub Tirana dhe Vllaznia do të luanin tashma fundoren (finalen) e atij që duhet të jetë Kampionati i 8-të Kombëtar i Shqipërisë, vetëm 13 ditë mbas kësaj ndeshjeje dramatike Shkodër - Durrës. Gjithçka ishte lënë për më 30 shtator 1939. Shtatë muaj pushtim fashist. Dukej si një kalamendje. Futboll. Tregëti. Ndërtime. Kinema. Udhëtime. Kulturë. Modë. Dhe ky Kampionat Kombëtar për Trofeun e Liktorit. Eshtë një ditë befasuese vjeshte. Gati 24 orë rrjesht shi i dendur. Vetëtimë. Fortunë. Për fat, gjatë ndeshjes nuk ka shi, një "armëpushim" i vjeshtës, siç përcaktohet aq bukur.

Në Shallvare është e pranishme e gjithë Tirana e futbollit. E doemos edhe jerarkët italianë e shqiptarë: Dr. Bianchi, Sekretar Federal i Partisë Kombëtare Fashiste; Dr. Nicola Lo Russo Attoma me cilësinë e drejtorit të Shtypit, Propagandës e Turizmit, njeriu që me Ministrin Ernest Koliqi do të formonin në Tiranë Institutin e Studimeve Shqiptare së bashku me Vangjel Koçën, Aleksandër Xhuvanin, Anton Palucën, Patër Anton Harapin, Xhevat Korçën, Mustafa Krujën, Dhimitër Beratin, Patër Valentinin, Karl Gurakuqin, Ekrem bej Vlorën, Dom Lazër Shantojën. Shumë prej tyre do t'i gjejmë të pranishëm edhe në ndeshje të ardhëshme të futbollit.

Ndodheshin ndërkaq, për këte fundore (finale) të Kampionatit, edhe Dr. Camassa, Inspektor Federal i P.K.F; Dr. Namik Resuli, sekretar i Federal i Tiranës; Dr. Luigi Grimaldi, sekretar i Mbaspunës Krahinore të Tiranës. Dhe me ta është dhe i mirënjohuri Said Toptani, më parë ministër e deputet, një nga organizatorët më të mëdhenj të rinisë e të sporteve në Shqipëri në vitet '30. Ka një tribunë pra të ndryshuar tejet. Nuk duket më Commendatore Giro dhe njerëz të kulturës e shkencës, sportit (Namik Resuli, themeluesi i Apolonisë së Fierit, njeriu i shquar i letrave shqipe), rrethojnë mjedisin e futbollit. Pushtuesi i zgjuar kërkonte të jipte gjithnjë e më fort një pamje po aq sa kombëtare shqiptare, po aq dhe të kulturës së mirëfilltë.

Dhe skuadrat dihet tashma, e fillojnë ceremonialin duke nderuar në mënyrën fashiste.

Dhe ndeshja që ka një fillim të papërmbajtshëm për Sportklubin. Në të 6' Miço Plluska e shndërron në gol një lëmsh para portës shkodrane. Në të 13' Zyber Lisi e bën 2-0. Dhe pas tij i vjen rradha Naim Kryeziut me dy golat e tij në të 32' dhe në të 40', çka do të thotë 4-0 për SK Tiranën brënda 40 minutave të para! Do të jetë një epërsi që do të ruhet gjatë për vendasit, edhe pse në të 42' Loro Boriçi nuk arrin të shndërrojë në gol një 11-metërsh të fituar nga Lutfi Hoxha. Rudolf Gurashi pret! Po 3 minuta më vonë nuk ndal goditjen e fortë të Met Vasisë e bash këtu nis mrekullia e vonuar shkodrane.

Me fillimin e pjesës së dytë "shihet fare kjartas se Shkodra nuk ka mend me e lëshue lojën pa... pushkë". Lutfi Hoxha shënon bukur dhe 4-2. E Lushta si Lushta. Eshtë bërë gati të marrë rrugën e Barit tashma, se menazherët italianë janë në tribunë, por prap prodhon gola për Tiranën. Mashtron rradhazi një tufë shkodranësh dhe 5-2. Kronika tregon me humor se "nji tifoz shkodran ja ban nji shoku të vet: Shkon e gërset lufta për rrezik të Shkodrës: vjen Lushta prej Francet e fiton Tirana".

Në të vërtetë këtu është një informacion me rëndësi. Riza Lushta ka shkuar të provohet në Francë e atje gjëndja është e turbullt. Lushta, i cili më 1948-51 do të luajë 3 kampionate me Cannes, në këte 1939 rikthehet në Shqipëri ashtu si më 1936 kur braktisi Teknikën e Tiranës për të mundur Vllazninë në 4-1-shin e famshëm që iu humbi titullin aq të afërt shkodranëve. E, Haki Korça tek firmos 6-2 me golin e tij të minutës 15. "Nji kryevepër precizjoni" e cilëson Anton Mazreku.

Shì atëherë kur gjithçka duket se ka marrë fund, "makina e Shkodërs xéhet e loja merr zjarr", nënvizon kronika. Gjithçka është vepër e treshes së mesit Alibali-Koxhja-Vasija. Në të 76' Boriçi nuk përmbahet pasi ka marrë topin e çmueshëm prej Hoxhës: 6-3. Pas 3 minutash episodin e ndërton Shkjezi dhe Loro Boriçi ngushton në 6-4! Mandej e merr fjalën Skender Gjinali, ylli tjetër i Kosovës për klubet e Shqipërisë, e pasi gjen Boriçin, ky nuk e tradhton. Gjuajtja e Loros është e rrallë: shtyllë dhe rrjetë! Eshtë 6-5 përfundimtar dhe organizatorët hedhin poshtë edhe reklamimin e pabazë të Vllaznisë. Po në fund të fundit, "Sekretari i Partisë Kombëtare Fashiste, Dr. Bianchi, përgëzon skuadrat për lojën e bukur e kavalareske që zhvilluen".

Në këte 30 shtator 1939 Sportklub Tirana duhet konsideruar pra, Kampione e Shqipërisë për herë të 8-të. Ndoshta rastësisht, por për çudi Tirana dhe Shkodra përshkohen në këte duel thuajse me të gjithë protagonistët e mëdhenj të historisë së viteve '30. Rudolf Gurashi, Hasan Maluçi, Foto Janku, Adem Karapici, Naim Kryeziu, Zyber Lisi, Haki Korça, Riza Lushta dhe Miço Plluska përbëjnë esencën e kampionëve, secili kampion për vete në gjithë kampionatet e mëparshëm, të përtërirë me praninë e Prokop Myzeqarit, i cili do të jipte jetën në luftë si dhe të Fiqret Hoxhës - të vetmit debutues.

Nga ana e saj, Vllaznia është thuajse e gjitha edhe ajo e viteve '30: në mos gabojsha në emrat, janë Zef Hila, Ndue Pali, Latif Alibali, Met Vasija, Muc Koxhja, Lutfi Hoxha, Skender Gjinali. Ndërkaq, Fahri Jubani, Nush Radovani janë mbase ndër më të rinjtë e Vllaznisë. E i riu i të rinjve duhet thënë se ishte 17-vjeçari Loro Boriçi - zbulimi i rrallë i futbollit shqiptar, mbi të cilin do të shenjonin emisarët e Lazio të Romës.

Çfarë do të ishte Kampionati tjetër?...


Dokument:

Tiranë, 30 shtator 1939

Sportklub Tirana - Vllaznija e Shkodrës 6-5

SK TIRANA: Gurashi I; Maluçi, Janku ; Myzeqari, F.Hoxha, Karapici; Kryeziu, Lisi, Korça, Lushta, Plluska.

VLLAZNIJA: Jubani; Hila, Pali; Alibali, Vasija, Koxhja; Shkjezi, L.Hoxha, Boriçi, Radovani, Gjinali.

GOLAT: Plluska 6', Lisi 13', Kryeziu 32', Kryeziu 40', Vasija 43', L.Hoxha, Lushta, Korça 60’, Boriçi 76', Boriçi 79', Boriçi 80'

ARBITER: Sinnico i Federatës Italiane të Footballit.





Kapitulli i katërt: Nis Kampionati i 9-të Kombëtar


Kampionati i 9-të Kombëtar, siç këmbëngul unë për ta emërtuar për hir të së vërtetës, fillon më 3 mars 1940. Skuadrat janë të ndara në dy grupe A dhe B, sipas kriterit gjeografik, Veri dhe Jug. Në Grupin A bëjnë pjesë Shkodra, Elbasani, Tirana e Durrësi dhe në atë B Gjirokastra, Vlora, Berati, Korça.

Rezultatet e Javës 1, asaj të 3 marsit 1940, shfaqin qartë synime dhe ambicje: Shkodra fiton thellë, 6-1 me Elbasanin dhe Tirana 3-1 me Durrësin. Në grupin B, Korça fiton në Berat, në ndeshjen e kësaj jave, por të luajtur vetëm pas gati dy muajve, më 24 prill! Në Përmet, Gjirokastra barazon 3-3 me Vlorën dhe kuptohet se ende Qyteti i Jugut, nuk ka një fushë të përshtatshme për të luajtur përderisa ndeshjet i zhvillon në Përmet.

Midis gjithë këtij kuarteti ndeshjesh të qeta, pikërisht kjo e Përmetit duket më dramatikja përpara një publiku të pamatë. Vlora kryeson 1-0 në të 20', po pas 7 minutash Lako barazon pasi merr një top nga Kraja. Dhe prap Vlora, teksa kryeson për herë të dytë, tash në të 65' e madje pas 8 minutash falë një 11-metërshi, arrin në 3-1. Bash në këte çast nis kthesa gjirokastrite. Fati duket se qëndron te goli i shpejtë i Xhimos, pas vetëm 1 minute të 3-1-shit, kur pas gjuajtjes së tij me kokë, e ngushton në 2-3. Qysh nga ky çast në fushë duket vetëm skuadra e Gjirokastrës. Dhe në të 88' më i miri i saj, Lako, pasi ka marë topin prej goditjes së këndit nga Kraja, tund rrjetën vlonjate dhe 3-3! Përcaktohet se loja e fortë vlonjate, u përball me ate teknike gjirokastrite. Arbitri Dhimitër Nushi ka gjykuar me precizion dhe "loja u zhvillue nën nji armoni e dishiplinë shëmbullore e me nji frymë me të vërtetë fashiste". Kjo është historia.

Më 10 mars 1940 prap spikat me bujë skuadra e Vlorës, e cila para publikut të vet shkatërron Korçën në një 4-0 që bën zhurmë në gjithë Shqipërinë.

Ndërkaq, në Grupin A, ndërsa Tirana fiton e sigurt 3-1 në Elbasan, sensacioni ngjet në Durrës, ku Durrësi fiton bujshëm 4-2 me Shkodrën. Ky ishte rezultati që ngatërron gjithë parashikimet për luftën për titullin e kampionit. Nuk pritej.

Kronika thotë se në këte ndeshje të zhvilluar në Kavajë pas përfundimit 0-0 të 45 minutave të para, pjesa e dytë është një mrekulli e vogël e futbollit shqiptar të kohës. Tom Gjiri është i papërmbajtshëm teksa realizon 3 gola, ku më i bukuri është i i dyti, i shënuar në të 24'. Golin tjetër të Durrësit e shënon Qamil Teliti dhe, për mua të paktën, është hera e parë që marr vesht se Teliti i Besës paska luajtur me Durrësin! Përballë këtyre dy emrave të mirënjohur, golat e Vasisë e L.Hoxhës për shkodranët nuk mjaftojnë, edhe pse Rusi, Koxhaj e Fakja, luajnë mjaft mirë.

Dhe ja Tirana - Shkodra që gjen jehonë të gjërë edhe në shtyp. Eshtë një 2-2 i rrallë dhe gjithçka është një kundërshtim midis dy 11-shave tejet të ndryshuar. Ishte hera e parë që Tirana dilte në fushë pa Lushtën e Kryeziun. Ndërkaq edhe Shkodra paraqitet e ndryshuar, por prapseprap Koxhaj, Shkjezi, Vasija, S. Gjinali dhe mbi të gjithë Boriçi, janë aty.

Ajo është një ndeshje disi problematike, sepse tashma dueli Shkodër - Tiranë prej vitesh ishte bërë unikal në Shqipëri. Shtypi titullon se "lojtarët janë gjaknxehtë". E thënë më saktë, ndeshja e 17 marsit 1940 është një ngjarje pa precedent. Rrahje midis lojtarëve, dy herë ndërprerje e ndeshjes, sportdashës që braktisin Shallvaren. Shumë antifutboll dhe pak futboll. Edhe pse është një fillim i mirë, madje i shkëlqyer e një pjesë e parë me gola të rrëmbyeshëm e plot kthesa, ajo vjen e prishet deri thuajse në shkatërrim. E shton gjithçka edhe shiu i dendur i krejt mbasdites.

Shkodranët shënojnë në të 10' me anë të Skender Gjinalit, pasi ky shfrytëzon topin që mbërrin prej Shkjezit, gjithmonë pasues i pagabueshëm. Po në të 14' Vasif Biçaku barazon duke goditur me krye një top që vjen nga këndi. 1-1-shi zgjat deri në të 4' kur Zyber Lisi e çon gjithçka në epërsi 2-1 pasi Skender Begeja krejt i ri, debuton me SK Tiranën përmes një ritmi krejt befasues, kalim i topit te Lisi dhe rrjetë.

Duket se Shkodra prap nuk do të dalë mirë nga kryeqyteti për ndeshje kampionatesh. Por pa kaluar 60 sekonda Met Vasija shpëton nderin e Shkodrës me golin e tij, një gol taktik që lind pas kombinimit të treshes Koxhja - Boriçi - Vasija. Eshtë 2-2 që nuk do të ndryshojë më, ndonëse epërsia është e Shkodrës edhe më tej. Dhe ja pjesa e dytë. Ndini dhe Vasija dëbohen nga fusha. Epërsia e Shkodrës është e dukëshme tashma kur sapo dielli shndërit Shallvaren pasi e ka lagë për orë të tana. Shkodranët nuk iu ndahen goditjeve nga këndi e Boriçi në të 25' godet shtyllën, por në 40' Halit Laçej shpëton Vllazninë nga humbja me pritjen tij spektakolare. Ishte një bombë e Dibrës së Tiranës.

Dhe asgjë më tepër se 2-2.


Shkodra kërkon Kampionatin.



Dokumenti:

Tiranë, 17 mars 1940

Tirana - Shkodra 2-2

TIRANA: Qymyri; Ndini, Emiri; Demneri, Dhima, Tartari; Dauti, Biçaku II, Lisi, Dibra, Begeja III.

SHKODRA: Laçej; Krroqi, Taga; Shllaku, Koxhja, Osmani II; Shkjezi, Vasija, Boriçi, Xharra, S.Gjinali.

Golat: S.Gjinali 10', Biçaku II 14', Lisi 40', Vasija 41'.

Arbitër: Sinico (Italia).

Vijërojtës: Balla, Alibali.




Kapitulli i pestë: Eliminimi SK Tiranës dhe 7 prill 1940: futbolli i frikësuar?



Më 31 mars 1940 është Java 4 e Kampionatit. Rezultatet janë:

GRUPI A: Tirana - Elbasani 4-3, Shkodra - Durrësi 2-1.

GRUPI B: Gjirokastra - Berati 0-2, Korça - Vlora 4-1.


E, në Tiranë, ndeshja cilësohet "e çuditëshme", sidomos pjesa e parë, teksa titullohet: "Tirana sulmon, e Elbasani shënon". Eshtë thuajse sensacionale, sepse për bukur 56 minuta lojë Elbasani arrin deri në 3-0. Eshtë e gjitha një prodhim i kundërsulmit. Flitet për taktikë elbasanase, e cila epërsisë së thellë sulmuese të Tiranës i përgjigjet me thuajse tri zbritje e tre gola! Në të 30' gjuajtja e Progrit trondit shtyllën dhe 1-0 për miqtë. Në të 48' gjuan Shefqet Lamçja - një figurë e shquar e futbollit kombëtar, njeriu i cili pas Luftës, si trajner fëmijësh dhe të rinjsh, do të nxjerrë plejada futbollistësh të shquar - dhe 2-0. 8 minuta më vonë Lamçja kombinon me Daiun dhe Kasapi "e përcjell fluturim në rrjet": 3-0 për Elbasanin!

Historia nuk njihte për Sportklubin në Tiranë një rast kësisoji qysh në themelim. Humbja e tij duket punë e mbaruar. Por Tirana është Tirana! Në të vërtetë, gjithçka nis nga qetësia. Eshtë një goditje dënimi. Minuta e 60-të. Ekzekuton Biçaku II (Vasif Biçaku), topi në shpinë të një elbasanasi dhe 3-1. Këtu nis furia e kampionëve dhe barazimi duket se mbërrin nga qielli. Pa kaluar 60 sekonda Dauti shkurton në 3-2 dhe mbas 60 sekondave të tjerë, përsëri Biçaku dhe 3-3.

Brënda 3 minutave 3 gola! Elbasani tronditet dhe Tirana kërkon fitoren tashma, të cilën e realizon në të 85' me golin e Zyber Lisit - protagonist i madh - i cili edhe i sëmurë luan 90 minuta të shkëlqyeshme: 4-3 për Tiranën në një ditë plot diell, të freskët, përballë një publiku të pamatë nën drejtimin e pagabueshëm të italianit Cancelli, siç nënvizon shtypi.

Tirana kryeson kështu grupin me 2 pikë mbi Shkodrën dhe duket sikur ajo edhe pa Lushtën e Kryeziun, prap do të mbetej numri 1 i futbollit shqiptar.



Dokumenti:

Tiranë, 31 mars 1940

Tirana - Elbasani 4-3

TIRANA: Qymyri; Myzeqari, Emiri; Demneri, Dhima, Ndini; Dauti, Biçaku II, Lisi, Dibra, Begeja III.

ELBASANI: Bebeti; Guranjaku, Sh.Jolldashi; Sinani, Daiu, Tola; Lamçe, Kodra, Kasapi, Progri, Bizhuta.

Gjyqtar: Cancelli (Italia).




Kur vjen Java 5, dita e së cilës është 7 prilli 1940, me sa duket italianët kanë probleme me datën, që shqiptarëve iu kujtonte pushtimin... Megjithate luhen dy ndeshje: Elbasani - Durrësi 1-2 dhe Vlora - Berati 5-3.

Kjo e dyta është një rrokullisje e këndshme dhe ndeshjes i vihet një ngjyrë tejet fashiste. Ajo ka një problem delikat me gjyqtarin Koço Janura, të cilit i shpëton ndeshja nga duart. Ai i dhuron një 11-metërsh të paqenë beratasve, por për fat, portjeri Platon Kolea i Vlorës e nxjerr jashtë vijës fundore. Dhe tashma nuk përmbahet Vlora. Lef Sallata ende është një shembull i madh futbolli sepse ishim ende larg rënies së tij në luftë. Gjuajtja e tij është e fortë dhe e saktë: 1-0!

Asnjëherë nuk mbahej mend një qetësi e tillë olimpike dhe urtësi nga ana e skuadrës së Vlorës. Kërkojnë futbollin e vërtetë, kur kjo dukej e pamundur. Ia arrijnë duke dhënë një shembull që tërheq admirimin e krejt opinionit sportiv shqiptar. Sallata gjuan një kënd dhe Çala me krye 4-3. E, Lef Sallata ka ditën e tij të rrallë, teksa pasi merr një top prej "tokës" së vet, kalon rradhazi me elegancë gjithë mbrojtësit beratas që i dalin përpara dhe i vetëm përballë portjerit Lipe, vulos 5-3!

Skeda është një dokument i çmueshëm historik për futbollin tonë:



Dokumenti:

Vlorë, 7 prill 1940

Vlora - Berati 5-3

VLORA: Platon Kolea; Pajtim Xhindi, Eqrem Shehu; Hekuran Lalo, Cin Nika, Fadil Hoxha; Lefter Sallata, Nazif Çala, Sulejman Veshi, Aqilea Qirko, Paolin Mamoli.

BERATI: Vangjel Lipe; Nikollaq Jano, Xhezo Lumani; Fet-hi Shallajbej, Liko Kakaleci (Kuçova), Halim Haxhi; Emin Hoxha, Ismaiul Jaho, Stavri Guga, Stavri Bishka, Shuaip Grezhda.

Golat: Pjesa e 1-rë: Sallata, Veshi, Mamoli, ?. Pjesa e 2-të: Kuçova, ? 74', Çala 81', Sallata 87'.

Gjyqtar: Koço Janura.



Kampionati i afrohet kësisoj, fundit të tij, por "7 prillit" i ngatërrohen keq punët. Shkodra - Tirana guxon të luhet vetëm më 21 prill 1940 dhe fitorja 2-0 e Shkodrës do t'i barazonte në pikë dy të mëdhenjtë e futbollit shqiptar. Ndërkaq, më 28 prill 1940 në Gjirokastër luhet ndeshja e parë në histori midis Gjirokastrës dhe Korçës. Eshtë një barazim i paqtë 1-1, tejet i rëndësishëm sidomos për pretendimet e skuadrës së Korçës për t'iu kthyer lavdisë së vitit 1933 kur qe kampione.

Java 6 e Kampionatit është lënë për më 13 prill, po tashma kalendari është bërë tepër konfuz. Luhen megjithate dy ndeshjet e kryesuesve. Në Elbasan Shkodra nuk përmbahet dhe 7-2. Në Korçë Berati dorëzohet në 3-0. Fati i Shkodrës varej në Durrës te ndeshja e 28 prillit 1940, Durrësi - Tirana. E pra, Vlora edhe pse nuk e arrin vendin e parë, bën spektakël në ndeshjen me Gjirokastrën. Eshtë një 3-0 i nënshkruar gjithnjë prej lojërave të bukura të Lef Sallatës, ndonëse ndeshja nuk shkon pa probleme. Dhe është shembullor një "kalim idedologjik" i shtypit të kohës, të cilin ia vlen ta botosh për të kuptuar epokën fashiste në Shqipëri:

"T'organizuemit e Rinisë së Liktorit Shqiptar duhet të dinë e të kenë për princip vetëm nji gja: "Me qenë kurdoherë ushtarë të displinuem. Disiplina asht ajo që i ban të përparojnë e që i naltëson shumë në syt'e spektatorëve; çështja e fitores për 'ta duhet të jetë nji gja e dorës së dytë e se asaj duhet ma ja mbërrijtë me anë të nji loje korekte e të frymzueme prej ndjenjave të naltë vëllazënimi."

Kujtesë udhërimi e diktaturës, nga jashtë si një ide e aktualizuar e Kubertenit...

Kështu, Gjirokastra braktis fushën në 2-3 minutat e fundit.

Pas gjithë kësaj ftese letrare e pas "përshëndetjes për Duçen, së cilës lojtarët iu përgjegjën me një "ME NE", loja filloi.

Siç thashë, është ndeshja e Lef Sallatës, ndonëse fitorja vlonjate vonon. Sallata shënon golin e parë në të 51' pas një kërcimi a shkëputjeje të shkëlqyer. Në të 70' Paulin Mamoli - gjithashtu në një formë të mjaft të mirë - realizon 2-0, falë një gjuajtje të pakapshme lart në këndin e portës së portjerit Bashari. Dhe mandej 3-0 për shkak të vetgolit (autogolit) të një mbrojtësi mik: 3-0 dhe gjestet e gjirokastritëve - një lojtar i nxjerrun jashtë nga gyqtari i mirënjohur Niko Gjini, tejet i aftë e autoritar - një ndeshje fizike me Sallatën dhe Gjirokastra që braktis fushën në të 89'!



Dokumenti:

Vlorë 21 prill 1940

Vlora - Gjirokastra 3-0

VLORA: Platon Kolea; Pajtim Xhindi, Eqrem Shehu; Nazif Çala, Cin Nika, Hekuran Lalo; Lefter Sallata, Sulejman Veshi, Stefan Kusha, Paolin Mamoli.

GJIROKASTRA: Taqi Bashari; Kristaq Çabeli, Idriz Gjati; Petrit Bej, Halit Hadëri, Enver Karagjozi; Ibrahim Toto, Kostandin Xhimo, Saim Kokalari, Mazllum Shazuvari.

Golat: Sallata 51', Mamoli 70', vetgol 80'.

Gjyqtar: Niko Gjini.



Kapitulli i Gjashtë: Shkodra kampione!



Renditja e përfundimtare e grupeve është kjo:

GRUPI A: Shkodra 9 pikë, Tirana 7, Durrësi 7, Elbasani 1.

GRUPI B: Korça 9, Vlora 8, Berati 5, Gjirokastra 2.


19 maj 1940. Ora 15.45. E gjithë Korça është në fushë. Eshtë një ditë e vranët, por pa shi, ndonëse fryn pak erë. Dhe qysh në minutën e 8-të Shkodra e sheh veten në 1-0. Skender Gjinali, i cili pas pak muajve do të jetë titullar i skuadrave të Kosovës, fton Boriçin, të cilit si përherë ia kalon topin me saktësi dhe Loro gjuan fort pranë shtyllës pingule dhe 1-0. Në të 16' Boriçi ka një prej shtyllave të zakonëshme të goditura prej tij dhe pas 3 minutash Koxhja kalon te Shkjezi, gjuajtja e të cilit është elegancë e tanë: 2-0! Këtu duket se merr fund gjithçka, ndonëse në të 56' Qirinxhiu shkurton me 11-metërshin e ekzekutuar prej tij. Asgjë më tepër se 2-1 për Shkodrën e cila ndjehet kampione qysh në Korçë.

Shtypi përcakton se "fiton skuadra e eksperiencës", "skuadra që është ngjeshur me brumin e betejave të cilat kanë njojtur emrin e skuadrave më të mira të vendit tonë".

Gjithçka është e qartë. Shkodra ka patur përballë një Korçë të re. Përcaktohet bukur:

"Djem të rinj korçarë simpatikë, shumica e të cilëve kanë marrë për të parën herë në kët kampionat pagëzimin e ndeshjeve të topkëmbës". Dhe ja: Miço Plluska - i vetmi, shpirti dhe udhëheqësi i skuadrës, që të kujton gjithnjë Plluskën kampion me Sportklub Tiranën.

Tjetër Vllaznia! Ka 6-7 lojtarë të sprovuar të viteve '30. Shkon në Korçë dhe Reshit Rusin e Bimo Fakjen papritmas i vendos mbrojtës, kur vija e mesit Xharra-Koxhja-Beqo Osmani (vëlla i Nazimit të famshëm) është ndoshta më punëshumta, sidomos për të ndalë hovin rinor korçar. Shkjezi, një lloj mesfushori i sotëm, së bashku me Vasinë inteligjent, siç përcaktohet, kanë një lidhje të pashkëputshme me Skender Gjinalin për të cilin shkruhet se "sa herë tregohej gjakftohtë, dukej i qartë ndër ide; sa herë nevrikosej, e humbte toruan". Kur portretizohet mandej Loro Boriçi, i përmendet gjuajtja e tij bombë, sepse "korçarët i kanë qëndruar tejet afër duke e mërzitur" pa i lënë hapësirën falë së cilës Boriçi bëhej i papërmbajtshëm.

Ja dhe skeda e finales së parë:



Dokumenti:

Korçë, 19 maj 1940. Fundorja e parë e Kampionatit të 9-të Kombëtar.

Korça - Shkodra 1-2

SHKODRA: Jubani; Rusi, Fakja; Xharra, Koxhja, Osmani II; Shkjezi, Vasija, Boriçi, S.Gjinali, Z.Berisha.

KORÇA: Mihallaqi; Dumja, Bitri; P.Saro, Luarasi, Ademi; Dimço, Plluska, Qirinxhi II, Duro, Merolli.

Golat: S.Gjinali 8', Shkjezi 21', Qirinxhi 58' (11-m).

Gjyqtar: Enver Kulla.



Një javë më vonë, 26 maj 1940, Shkodra sportive përjeton ngjarjen më të madhe të futbollit në historinë e saj. Kishte zhvilluar kampionate të shkëlqyeshme në vitet '30, kishte qenë fare pranë titullit, por gjithnjë nuk kishte mundur të kapërcente barrierën me emrin Sportklub Tirana e Riza Lushtës. Tash ishte dita e saj, një ditë nën pushtimin fashist, por ajo ishte "për të parën herë Kampione Kombëtare".

Dhe është vërtet e çmueshme se si shtypi titullon shumë qartë, ashtu siç duket në frontespic-in origjinal që botojmë:

"PER TE PAREN HERE SHKODRA FITON KAMPIONATIN KOMBETAR TE FOOT-BALLIT".

Mjafton edhe ky titull për të provuar se 3 Kampionatet e Luftës janë vërtet Kampionate Kombëtare që duhen njohur.

Në këte të dielë të 26 majit 1940, në prani të Sekretarit Federal, Inspektorit Federal dhe Nënsekretarit Federal të PFSH, nën vërshëllimën e gjyqtarit Sabit Çoku - rekordmeni i madh i atletikës dhe kampioni i shquar me Sportklub Tiranën e viteve '30 - nis odiseja e golave të pafund të shkodranëve në këte finale (fundore) të dytë të Kampionatit të 9-të të Shqipërisë.

Eshtë një 9-0 që nuk lë vend për koment spjegues. Shkodra është e papërmbajtshme. Korça tulatet shpejt megjithë qëndresën që kërkon t'i mëkojë Plluska i sprovuar. Po përballë dhe një publiku të zjarrtë vendas, të rinjtë korçarë dorëzohen pa kushte. Shkodrës i mungon Bimo Fakja, por kjo nuk e trondit aspak. Reshit Rusi tash luan në sulm dhe është i papërmbajtshëm. E nis ai me gol qysh në të 11', e pason Boriçi në të 22' e në të 46' dhe mandej vetëm Rusi, Rusi, plot 7 herë Rusi! Ka për të qenë Heroi i vitit 1943 në Bregun e Liqenit të Shkodrës që bije përkrah Vasil Shantos.

Kronika përcakton se "Jubani, Pali kanë kryer detyrën fort mirë... Pali asht kenë ma i sigurt se...

(trunkated)





Kapitulli VI
Shkodra kampione!




Renditja e përfundimtare e grupeve është kjo:

GRUPI A: Shkodra 9 pikë, Tirana 7, Durrësi 7, Elbasani 1.

GRUPI B: Korça 9, Vlora 8, Berati 5, Gjirokastra 2.

19 maj 1940. Ora 15.45. E gjithë Korça është në fushë. Eshtë një ditë e vranët, por pa shi, ndonëse fryn pak erë. Dhe qysh në minutën e 8-të Shkodra e sheh veten në 1-0. Skender Gjinali, i cili pas pak muajve do të jetë titullar i skuadrave të Kosovës, fton Boriçin, të cilit si përherë ia kalon topin me saktësi dhe Loro gjuan fort pranë shtyllës pingule dhe 1-0. Në të 16' Boriçi ka një prej shtyllave të zakonshme të goditura prej tij dhe pas 3 minutash Koxhja kalon te Shkjezi, gjuajtja e të cilit është elegancë e tanë: 2-0! Këtu duket se merr fund gjithçka, ndonëse në të 56' Qirinxhiu shkurton me 11-metërshin e ekzekutuar prej tij. Asgjë më tepër se 2-1 për Shkodrën e cila ndjehet kampione qysh në Korçë.

Shtypi përcakton se "fiton skuadra e eksperiencës", "skuadra që është ngjeshur me brumin e betejave të cilat kanë njojtur emrin e skuadrave më të mira të vendit tonë". Gjithçka është e qartë. Shkodra ka patur përballë një Korçë të re. Përcaktohet bukur:

"Djem të rinj korçarë simpatikë, shumica e të cilëve kanë marrë për të parën herë në kët kampionat pagëzimin e ndeshjeve të topkëmbës".

Tjetër Vllaznia! Ka 6-7 lojtarë të sprovuar të viteve '30. Shkon në Korçë dhe Reshit Rusin e Bimo Fakjen papritmas i vendos mbrojtës, kur vija e mesit Xharra-Koxhja-Beqo Osmani (vëlla i Nazimit të famshëm) është ndoshta më punëshumta, sidomos për të ndalë hovin rinor korçar. Shkjezi, një lloj mesfushori i sotëm, së bashku me Vasinë inteligjent, siç përcaktohet, kanë një lidhje të pashkëputshme me Skender Gjinalin për të cilin shkruhet se "sa herë tregohej gjakftohtë, dukej i qartë ndër ide; sa herë nevrikosej, e humbte torruan". Kur portretizohet mandej Loro Boriçi, i përmendet gjuajtja e tij bombë, sepse "korçarët i kanë qëndruar tejet afër duke e mërzitur" pa i lënë hapësirën falë së cilës Boriçi bëhej i papërmbajtshëm.

Ja dhe skeda e finales së parë:

Dokumenti:

Korçë, 19 maj 1940. Fundorja e parë e Kampionatit të 9-të Kombëtar.

Korça - Shkodra 1-2

SHKODRA: Jubani; Rusi, Fakja; Xharra, Koxhja, Osmani II; Shkjezi, Vasija, Boriçi, S.Gjinali, Z.Berisha.

KORÇA: Mihallaqi; Dumja, Bitri; P.Saro, Luarasi, Ademi; Dimço, Plluska, Qirinxhi II, Duro, Merolli.

Golat: S.Gjinali 8', Shkjezi 21', Qirinxhi 58' (11-m).

Gjyqtar: Enver Kulla.

Një javë më vonë, 26 maj 1940, Shkodra sportive përjeton ngjarjen më të madhe të futbollit në historinë e saj. Kishte zhvilluar kampionate të shkëlqyeshme në vitet '30, kishte qenë fare pranë titullit, por gjithnjë nuk kishte mundur të kapërcente barrierën me emrin Sportklub Tirana e Riza Lushtës. Tash ishte dita e saj, një ditë nën pushtimin fashist, por ajo ishte "për të parën herë Kampione Kombëtare".

Dhe është vërtet e çmueshme se si shtypi titullon shumë qartë, ashtu siç duket në frontespic-in origjinal që botuam numrin e kaluar të “TemA”-s:

"PER TE PAREN HERE SHKODRA FITON KAMPIONATIN KOMBETAR TE FOOT-BALLIT".

Mjafton edhe ky titull për të provuar se 3 Kampionatet e Luftës janë vërtet Kampionate Kombëtare që duhen njohur.


Në atë të dielë të 26 majit 1940, në prani të Sekretarit Federal, Inspektorit Federal dhe Nënsekretarit Federal të PFSH, nën vërshëllimën e gjyqtarit Sabit Çoku - rekordmeni i madh i atletikës dhe kampioni i shquar në futboll me Sportklub Tiranën e viteve '30 - nis odiseja e golave të pafund të shkodranëve në këte finale (fundore) të dytë të Kampionatit të 9-të të Shqipërisë.

Eshtë një 9-0 që nuk lë vend për koment spjegues. Shkodra është e papërmbajtëshme, teksa shpallet Kampione Kombëtare e Shqipërisë për vitin 1940, çka presim t’ia zyrtarizojmë së shpejti.

Dokumenti:

Shkodër, 26 maj 1940. Fundorja e dytë e Kampionatit të 9-të Kombëtar.

Shkodra - Korça 9-0

SHKODRA: Jubani; Vasija, Pali; Osmani, Koxhja, Xharra; Rusi, Berisha, Boriçi, S.Gjinali, Shkjezi.

KORÇA: Mihallaqi; Bitri, Dume; Zeka, Lauarasi, Saro; Dimço, Plluska, Duro, Qirinxhi, Merolli.

Gjyqtar: Sabit Çoku.

Golat: Rusi 11', Boriçi 22', Boriçi 46', Rusi, Rusi, Rusi, Rusi, Rusi, Rusi.



Kapitulli VII
Kampionati Kombëtar 1942: Prizreni, Peja, Prishtina dhe e vërteta mbi Shprefenë


Vjen vitit 1942. Dhe në Tiranë, një Kampionat Krahinor dhe Torneu Ushtarako-Civil i paraprin Kampionatit Kombëtar. Rreth 20 skuadra gjallërojnë kryeqytetin me kampionatet e tyre. Naim Frashëri, Rrufeja, Shpresa, Kastrioti, Skenderbeu, Rinija, Luani, Sport. e Vjetër, Bashkimi Dibran, Rapidi, Aeronautica, Shprefeja, Superalba, Sanita, Fanteria, Genio, R.G.Financa, Artiglieria, Comisariato...

E në përbërje të tyre - emra të shquar të futbollit shqiptar: Kurani, S.Begeja, Alla, Qymyri, Balla, Laçej, Myzeqari, Tartari, Demneri, Pengili, Petrela, Ohri, Sakiqi, Mexhid Dibra, Derani, Paci, Vathi, Tafmizi. Shumica e tyre do të mbushin skuadrat e Tiranës Pasluftës, një pjesë do të marrë arratinë për shkaqe politike. Dhe mandej dhjetra futbollistë-ushtarë italianë.

Kështu, vijmë te ndeshja e madhe e Shallvares, Shprefeja - Aeronautica 3-2. Eshtë spekulluar jo pak me Shprefenë për të cilën është thënë se ndeshjet i shndërronte në përleshje me skuadrat e pushtuesit. Nuk është tamam kështu. Eshtë thënë se ajo ishte bashkim i skuadrave Shpresa dhe Rrufeja kur këta merrnin pjesë njëkohësisht në këto kampionate lokale si dhe vetë Shprefeja (sajim i para e mbrapashtesave: Shpre+Feja).

Dhe dihet që Partia Komuniste, e cila kishte vetëm katër muaj që ishte themeluar, do ta përdorë këte skuadër për propagandë antifashiste e komuniste bashkë, me sa duket duke e shndërruar në një lloj shoqate për bashkim e ideologji së bashku. Në përbërje të saj janë dhe dy dëshmorë të paharrueshëm, Prokop Myzeqari e Ali Visha - futbollistë të talentuar. Por brenda saj ka dhe djem antifashistë e antikomunistë si Arif Peza, Vasif Biçaku, Rexhep Spahiu me të tjerë, çka vërteton se Shprefenë e bashkonte vetëm një: ndjenja kombëtare. Tjetër punë që Partia Komuniste do ta shfrytëzonte edhe për qëllimet e saj dinake.

Ndeshja e 25 marsit 1942 nuk ka asgjë politike e të qëndresës antifashiste, por futboll të vërtetë. Ajo ka pamjen madhështore të pranisë së një publiku të pamatë dhe të Gjeneral Sozzani-t, që është komandanat i Aeronautica-s si dhe të një ceremonie impozante të prirë prej tingujve të bandës së Xhenjos dhe të një grupi jo të paktë gazetarësh e fotoreporterësh.

Eshtë një futboll mjaft tërheqës dhe në të 2' Polesinanti e çon Aeronautica-s në 1-0, po Skender Begeja barazon në të 8' mbas kombinimit Visha - Biçaku - Begeja. Në të 51' Aeronautica kalon në 2-1 sepse Polesinanti shënon përsëri. Dhe mandej 18 minutat elektrizues të Shprefesë dhe dy golat spektakolarë të Zyber Lisit në të 73' pas një kombinim të pesë sulmuesve Begeja, Petrela, Lisi, V.Biçaku, Visha dhe përsëri të Lisit (80' pas një gjuajtjeje të pagabueshme nga dënimi). Eshtë 3-2 - një ndeshje e një karakteri të fortë kombëtar. Nga skeda kuptojmë për herë të parë saktësisht se kush ishte Shprefeja, pas spekullimeve 60-vjeçare me emrat e saj:

23 mars 1942, Tiranë

Shprefeja - Aeronautica 3-2
SHPREFEJA: Laçej II; Peza, Myzeqari; Tartari, Demneri, Spahiu; S.Begeja, Petrela, Lisi, V.Biçaku, Visha.

AERONATICA: Veronesi; Guernieri, Villa; Nocchio, Bosto; Zanoti; Camarra, Gri, Polesinanti, Fantozzi, Senatori.

Gjyqtar: Giovanni Sinnico (Italia).

Golat: Polesinanti 2', 51', S.Begeja 8', Lisi 73', 80'.


Por në historinë tonë ai që ka rëndësi parësore është Kampionati Kombëtar, ky i 10-ti i vitit 1942. Dihet që me takimin e 21 prillit 1941 midis ministrave të jashtëm të Gjermanisë e të Italisë në Vjenë, pjesa më e madhe e Kosovës u bashkua me Shqipërinë duke u bërë më pas ajo pjesë e Mbretërisë së Shqipërisë (nën Viktor Emanuelin e Tretë). Siç dihet, u krijua ndërkaq, Ministria e Trojeve të Çliruara. Eshtë ky moment kur Kosova ndahet në tre rajone administrative: Prishtinë, Pejë, Prizren dhe me dekret të posaçëm të gjithë banorët e tyre tashma ishin shtetas shqiptarë. Dhe është kjo ndarje administrative që merret tejet parasysh deri dhe në organizimin e Kampionatit Kombëtar (Mbarëkombëtar) 1942, duke përfshirë në kampionat vetëm Prishtinën, Pejën e Prizrenin.

Vendimi për zhvillimin e tij merret nga Komanda e Përgjithshme e Rinisë Shqiptare të Liktorit, siç thuhet fjalë për fjalë: "me qëllim që t'i japë një nxitje edhe më të madhe lëvizjes sportive të vendit t'onë, ka organizuar Kampionatin Kombëtar të Topkëmbës të këtij viti..."

Dhe rregulli më i çuditshëm: "Në këte kampionat do të munden me marrë pjesë të rinjtë fashista të klasëve (vitlindjeve) 1921, 22, 23 dhe pararojët e klasëve 1924, 25".

Rregulli është vërtet i rrallë, tejet i rrallë dhe me moshën e re të pjesëmarrjes gjente shprehje teoria e Conte Ciano-s e integrimit të rinisë shqiptare te ideja fashiste, teksa mendohej se pikërisht rinia duhet mbajtur afër në këto synime. Në Kampionat do të marrin pjesë futbollistë nga 17 deri në 21-22 vjeç, çka prej shumë emrave që do të shohim, nuk respektohet.

E dyta: të gjithë këta janë "të rinj fashistë", çka duhet nënkuptuar që janë anëtarë të Partisë Fashiste Shqiptare ose më e pakta "giovanni fascista". Mirëpo, ky është një formalitet, sepse bie fjala, as Prokop Myzeqari e as Ali Visha apo Skender Begeja, Zyber Lisi, Besim Fagu nga njëra anë dhe as Arif Peza, Vasif Biçaku, Rexhep Spahiu nga pala tjetër, kurrsesi nuk qenë fashistë, por antifashistë, kuptohet secili në bindjet e mënyrën e vet. Ai është një kampionat i jashtëzakonshëm pra, që i ka skuadrat qysh nga lartësitë e Pejës e deri në Prishtinë e Prizren dhe që përfundojnë në Jug, në Gjirokastër e Korçë. Ndarja e tyre bëhet kësisoj në tri zona gjeeografike:

ZONA E VERIUT: Prizreni, Shkodra, Peja, Prishtina.

ZONA E MESME: Tirana, Durrësi, Elbasani.

ZONA E JUGUT: Berati, Korça, Gjirokastra.


Kjo është një histori unikale e sportit dhe e gjeopolitikës sonë sportive mbarëkombëtare. Shtypi i bën jehonë të madhe duke titulluar, siç shihet qartë edhe nga frontespici:

"Sot fillon Kampionati Kombëtar".

Emërtimi "vëllezërit kosovarë" fiton ndërkaq, qytetarinë edhe në gazetarinë sportive të këtij viti 1942. Dhe ja, më 14 qershor 1942: Prizreni - Peja 2-1! Ky është rezultati i parë në histori i skuadrave të Kosovës në Kampionatin tonë Kombëtar. Ndeshja daton më 14 qershor 1942. Në fushë ka ardhur i gjithë Prizreni me në krye prefektin e Pejës, Tafil Boletini tejet i afërt me vetë historinë dramatike të Isa Boletinit të madh.

Ndodhen doemos edhe personalitete ushtarake italiane. Kronika e kohës tregon se përshtypja e kësaj ndeshjeje është "vërtet e shkëlqyeshme" dhe se "lojtarët e rij kosovarë kanë nji koncept shumë të mirë loje dhe dijnë me e shfaqë në një mënyrë shumë të kandshme". Theksohet se në skuadrat kosovare ka talente, të cilët mund të synojnë edhe titullin madje, çka do të provohet në të vërtetë.

Dokument

Prizren, 14 qershor 1942

Prizreni - Peja 2-1

PRIZRENI: Qamili, Ismaili, Zaimi; Shporta, Xharra, Ramizi; Gota, Pali, Vraniqi, Jusufi, Hasani.

PEJA: Dari; Gjikolli, Loma; Uzuni, Hamza, S.Berisha; Morina, Luta, Abazi, Muhaxhiri, Begolli.

Golat: Pali 5', Luta 15', Hasani 67'.

Gjyqtar: Abdurrahm Toptani, Feti Dizdari, Galip Juka.



Kapitulli VIII
Fitore historike: Prizreni 3-1 kundër Shkodrës!


Për Kosovën Shkodra ishte mbretëresha e ëndërruar. Dhe ndeshjet e saj ishin letrat kredencialetë një kurorëzimi "sui generis". Më 16 qershor 1942 nën drejtimin e gjyqtarit Adem Karapici, kampioni i shumëhershëm i SK Tiranës i viteve '30, Shkodra dhe Prishtina dalin në fushën e Prizrenit duke u ballafaquar përvoja shkodrane me pasionin prishtinas. Dhe përfundimisht 2-0 për Shkodrën, një Shkodër disi më e re, po që brenda 11-shit të saj ka tre yje të ardhshëm të futbollit shqiptar: Xhevdet Shaqiri, Muhamet Dibra e Bahri Kavaja ku dy të fundit vetëm mbas 4 vjetëve do të jenë Kampionë të Ballkanit, ndërsa Shaqiri po aq shpejt një titullar i famshëm i Kombëtares dhe deri përtej viteve '80 një nga trajnerët më të mëdhenj shqiptarë. Në 11-shin shkodran është dhe Ndue Pali - i vetmi i kampionateve të viteve '30, i Flamurtarit të Vlorës dhe i Vllaznisë së Shkodrës - i cili më 1946 bje prej togës së pamëshirshme të pushkatimit të regjimit komunist. Si në një antitezë, po atë vit, vëllai i tij, gjithashtu i paharrueshëm, Pal Mirashi, bëhej Kampion i Ballkanit për të marrë shumë shpejt burgimin si dhuratë.

Dokument

Prizren, 16 qershor 1942

Prishtina - Shkodra 0-2

PRISHTINA: Etmetiu; Nazifi, Ballanca; Bajrami, Halimi, Sulejmani; Toni, Mahmuti, Salihi, Kursami, Henci.

SHKODRA: Nuti; Fani, M.Dibra; Pelinku, Nd.Pali, Nehani; Radovani, Shaqiri, Puka, Kavaja, Z.Berisha.

Golat: Berisha 73', Shaqiri 90'.

Gjyqtar: Adem Karapici.

Papritmas më mbërrin nga Prishtina foto historike e ndeshjes Peja – Shkodra 0-1 Vështroj edhe një herë këte foto historike të Nexhip Morinës, i cili ka shënuar këto fjalë që ta dridhin shtatin: "Turneu në Prizren në territor të liruar". Dhe me radhë emra: Nexhip Morina, Mustaf Daci, Mustaf Tabaku, Nexhat Basha, Shahin Goska, Sallabegu, Vesko..." Shoh në këte foto një buzëqeshje që përshkon gjithë shpirtin futbollistik, shkodran e pejan së bashku në fytyrat e protagonistëve. Vëreni! Rrallë mund të gjesh një foto kaq vëllazërore midis dy "kundërshtarëve". Thuajse të gjithë janë në krahët e njeri tjetrit.

Ndërkaq, çuditërisht vëmendja në dy zonat e tjera është tejet e vogël. I gjithë shtypi shqiptar i kohës është përqëndruar te ndeshjet e Zonës së Veriut, pra në Kosovë. Merret me mend se për ç'arsye. Sepse për herë të parë Kosova e Shqipëria ishin një. Dhe jo vetëm në futboll. Kishim të bënim me ngjarjen më paprecedent në historinë e kombit shqiptar megjithë paradoksin e pushtimit. Futbolli me Kampionatin e tij Kombëtar nuk ishte thjesht emblema e gjithë këtij precedenti me jehonë evropiane, por shumë më tepër.

Kështu, Tirana është skuadra e parë që hyn 1/2 fundore (finale). Tjetër punë është Zona e Jugut ose ndryshe Turneu i Beratit, i fituar nga skuadra vendase pas kësaj renditje:

1. Berati 3 1 1 0 8-2

2. Korça 3 1 1 0 11-4

3. Gjirokastra 0 0 2 2-15

Kronika fikson ndërkaq, se në ditën e futbollit të pazakontë, historik shqiptar të Prizrenit kundër Shkodrës më 21 qershor 1942, kanë qenë të pranishëm 4000 shikues. Eshtë një shifër e bujshme kur dihej popullsia relativisht e vogël e qyteteve tona (Shkodra e Tirana nuk kishin më shumë se nga rreth 30.000-35.000 banorë). Eshtë ditë e diel, një e diel e rrallë futbolli për historinë e Shqipërisë që brenda pak orëve mbart dy ndeshje vërtet emocionuese e të rralla për kah ecuria. Në fushë janë autoritete italiane e shqiptare si Komandanti i Divizionit "Puglia", Gjeneral Frederico D'Arle; prefekti Sami Koka; Inspektori Federal, Dr.Antonio Cerrito; Nënfederali Beqir Spahiu. Pritej të ishte i pranishëm Federali i Prizrenit, Tahir Zajmi, por në çastin e fundit vjen njoftimi për mosardhjen e tij.

Ndeshja e madhe Prizren – Shkodër fillon në 18.30 dhe mijërat e tifozëve prizrenianë ndjekin një 45 minutësh çka fushat sportive të Kosovës nuk e kishin pa ndonjëherë. Shkruan kronika:

"Lojtarët prizrendian dhe shkodranë u treguen të denjë për njeni tjetrin dhe hartuen së bashku nji lojë të shpejtë, të nxehtë, të bukur, të pajisun me faza të kandshme dhe me nji endje topi orë e ças, herë kah njena portë e herë kah tjetra tue e lanë zgjidhjen e fitimit gjithnji për ma vonë. Nusja elegante e kësaj pjese të parë loje lindi dy gola tue i dërgue skuadrat në pushim në gjendje 1-1".

Mirëpo, pjesa e dytë fillon mes një breshëri e shiu të papamë, çka vështirëson tejet teknikën e futbollit. Por të qëndrojmë te pjesa e parë e ndeshjes që nis teksa ende stadiumi mbante peshën e këndshme të 2-2-shit të Peja - Prishtina. Eshtë një kronikë mjaft e pasur. Dhe përfundimisht 3-1 për Prizrenin!

Renditja përfundimtare është:

Zona e Veriut

1. Prizreni 6 3 0 0 10-2

2. Shkodra 4 2 0 1 4-3

3. Peja 1 0 1 2 3-5

4. Prishtina 1 0 1 2 2-9

Kjo ishte "epopeja" Prizren - Shkodër e Kampionatit të 10-të Kombëtar të Shqipërisë. Futbolli shqiptar kishte bashkuar Shqipërinë e Vërtetë. Nga Veriu dhe Verilindja e thellë Kampionati i 10-të kishte futur midis 4 skuadrave pretendente për titullin, Shkodrën, e cila i ishte dorëzuar futbollit të shpejtë të një Prizreni - bazament i futbollit të Kosovës.

Dokument
Prizren, 21 qershor 1942

Prizreni - Shkodra 3-1

PRIZRENI: Hadri; Ismaili, Salili; Xhara, Shporta, Sh.Shaqiri, Gota, L.Pali, Vraniqi, Hasani, S.Gjinali.

SHKODRA: Nuti; M.Dibra, Fani; Pali, Bushati, Nehani, Xh. Shaqiri, Puka, Kavaja, Z.Berisha, S.Gjinali.

Golat: Gjinali 21', Kavaja 33' (11-m), L.Pali 79', L. Pali 86'.

Gjyqtar: Adem Karapici.






KAPITULLI VII

Kur Prizreni trondiste kryeqytetin e Shqipërisë: Tirana - Prizreni 2-2 e 2-1!


Gjysmëfundoret e Kampionatit të 10-të Kombëtar të Futbollit që janë zhvilluar në Tiranë më 26 dhe 27 qershor 1942, përbëjnë për historinë e sportit shqiptar një ngjarje unikale, të jashtëzakonshme, historike. Ato janë kurorëzimi i një bashkimi sportiv të rrallë midis shqiptarëve etnikë, po që kurrë nuk mund të konsiderohet thjesht sportiv. Ndeshja Tirana - Prizreni e 26 qershorit 1942 për kohën, duhet konsideruar një spektakël i vërtetë me pasurinë e episodeve, me rrjedhën e saj plot befasira e madje dhe me çuditë e saj.

E gjykuar nga italiani Giovanni Fontana, ajo dhuron "nji lojë të zjarrtë, të shpejtë e të bukur", nënvizon kronika. Ajo nis e merr forcën e saj në minutën e 21-të, kur gjyqtari jep një 11-metërsh disi të shpejtuar për vendasit, të cilin Lisi e shndërron në 1-0. Dy minuta më vonë Lisi fton Deranin për një gjuajtje të fortë dhe topi tund shtyllën e Hadrit. E kur vjen minuta 28, Lisi merr përsipër gjithçka vetë duke shënuar lart në kënd. Po pa kaluar dy minuta, në të 30', Skender Gjinali, i cili ndjehet si në shtëpi të vet, pasi mënjanon dy tiranas, ndonëse është disi larg, gjuan fort dhe 2-1! Mandej ngjitet në skenë Ali Visha, i cili më vonë do të japë jetën e tij të re në Luftë, tek tund edhe shtyllën drejtpërsëdrejti nga gjuajtja e këndit. Eshtë minuta e 42-të dhe Rexhep Spahiu - "ma i miri e ma simpatiku lojtar i Tiranës pati fatkeqësinë të rrëzohet keq dhe të vritej në dorë tue u shtrëngue me lanë lojën", siç shkruhet. Nuk ka zëvendësime dhe për gati 50 minuta Tirana është me 10 vetë. 10 minuta para mbarimit lë fushën edhe Demneri dhe pas 60 sekondave falë kombinimit Gota - S. Hasani, ky i fundit me zgjuarsi gjen shtegun e golit fatlum: 2-2!

Duhet shtesa prej 2x15 minuta. Po tashma Tirana kishte kapërcye muzgun. Thuajse është errur. Nuk mund të luhet më tej. Skuadrat e lënë Shallvaren midis duartrokitjeve të tifozave të shumtë kryeqytetas. Kolonel Adem Boletini, tifozi numur 1 i Prizrenit, lë edhe ai tribunën e nderit, i bindur se skuadra e Kosovës kishte paraqitur një shembull të shkëlqyer, përtej se sportiv.



Dokumenti

Tiranë, 26 qershor 1942

Tirana - Prizreni 2-2

TIRANA: Kamba; Peza, Fagu; Kurani, Demneri, Spahiu; Parapani, Derani, Lisi, Bylyku, Visha.

PRIZRENI: Hadri; Ismaili, Salihi; Shaqiri, Jusufi, Shporta; Gota, S.Hasani, Vraniqi, S.Gjinali, R.Hasani.

Golat: Lisi 21', 28', S.Gjinali 30', S.Hasani 81'.

Gjyqtar: Giovanni Fontana (Italia).


Kështu pra, duhej filluar gjithçka nga e para. Dhe pa e zgjatur, 24 orë më vonë, vjen ndeshja e përsëritur. Triumfon Tirana 2-1, pasi ka mbyllur pjesën e parë 2-0. Po Prizreni e lë Shallvaren me kryet lart, pasi ka treguar se shqiptarët e përtej Bregut të Drinit kanë gjithnjë talente të vërteta sportive.



Ja si e përkufizon ate shtypi i kryeqytetit:

"Tue marrë parasysh ndeshjet që zhvilloi në qytetin e vet, skuadra e Prizrendit kundër Pejës, Prishtinës e Shkodrës dhe dy ndeshjet që luejti në Kryeqytet kundër skuadrës së Tiranës, mund të thomi pa frikë gabimi, se asht nji skuadër shumë e mirë, e fortë, e shpejtë, homozhene, me nji koncept teknik e taktik loje për t'u marrë për shëmbull".

E udhëhequr nga përvoja e pashterrshme e Zyber Lisit, për 20 minuta rrjesht Tirana është te porta e miqve. Dhe 2-0! Golat arrihen brenda një harku 60 sekondësh. Në minutën e 17-të, Besim Fagu nis Zyber Lisin, ky Aristidh Parapanin dhe pasi e merr Akil Derani, kësaj here ky zgjedh gjuajtjen tokazi dhe 1-0! Sa vihet topi në qendër, Tirana bllokon, zotëron Ali Visha, kalon tek Mexhid Dibra, i cili gjuan. Portjeri Hadri pret, por nuk ndal. Topi rikthehet dhe aty Lisi nuk vonon e këmba e tij e pagabueshme e çon për herë të dytë topin në rrjetë. Dhe prap Akil Derani - talent i madh - i cili në të 35' lëshon bombën e tij, çka i jep mundësi Hadrit të korrë duartrokitjet e publikut të pamatë. Golin prizrenas e arrin i zakonshmi Skender Gjinali në të 76', i cili gjuan dy herë rrjesht. Herën e parë kthen Kamba, por të dytën gjuajtja e Gjinalit është e pamëshirshme! Eshtë 2-1!



Dokumenti

Tiranë, 27 qershor 1942

Tirana - Prizreni 2-1

TIRANA: Kamba; Peza, Qiri; Visha, Fagu, Kurani; Parapani, Derani, Lisi, Bylyku, Mexhid Dibra.

PRIZRENI: Hadri; Ismaili, Salihi; Shporta, Jusufi, Shaqiri; Gota, Delhysa, Vraniqi, S.Gjinali, S.Hasani.

Golat: Derani 17', Lisi 18', S.Gjinali 76'

Gjyqtar: Michele Carone (Italia).


Gjysmëfundorja tjetër, e zhvilluar më 26 qershor në Tiranë ajo Shkodra - Berati 3-1, është një fitore e lehtë shkodrane e drejtuar nga arbitri i mirënjohur Adem Karapici. Nuk është një ndeshje e bukur dhe Shkodra fiton pa futboll cilësor, ndonëse përvoja bën punën e vet. Fjalët më të mira i gjen për skuadrën e Beratit, e cila duket se ka rritje dhe rezistenca e saj ndaj Shkodrës së sprovuar, është e admirueshme. Ngjarja rrjedh e gjitha përmes episodeve të katër golave dhe Berati arrin të barazojë në të 34' me Bozdon, pasi kishin shënuar të parët shkodranët me Pukën në të 8' pikërisht kur Xheblati i traumatizuar lë fushën për pak kohë. Berati reziston megjithate dhe për minuta të tana edhe e rrezikon Shkodrën disi euforike. Në të 23' Çibuku vulos shtyllën e Ahmet Nutit dhe pasi kundërsulmon Shkodra - çka dhuron dy "bomba" të Nehanit e Kavajës - Berati arrin barazimin në të 34' me anë Bozdos, i cili në fund mund të kishte mbërritur edhe në 2-1 për Skuadrën e Jugut, siç e gjej të emërtuar Beratin. Mbas pushimit Shkodra nuk fal më dhe e gjen të drejtën e luajtjes së fundores duke shënuar dy herë: Bahri Kavaja në të 47' dhe Tahir Puka në të 64' që është dhe goli më i bukur i ndeshjes.

Shkodra - kampione në fuqi (1940) - është në fundore të kampionateve për herë të tretë rrjesht: 1939, 1940, 1942.



Dokumenti

Tiranë, 26 qershor 1942

Shkodra - Berati 3-1

SHKODRA: Nuti; Abdija, Muhamet Dibra; Pelinku, Nd.Pali, Gj.Berisha; Z.Berisha, Shaqiri, Puka, Kavaja, Nehani.

BERATI: Sh.Muharremi; Xheblati, Saraëi; Petani, Ikonomi, Kazazi; Bano, Kaçeli, Çibuku, Bozdo, I.Spahiu.

Golat: Puka 8', Bozdo 34', Kavaja 47', Puka 64'.

Gjyqtar: Adem Karapici.

Ndërsa Prizreni lë kësisoj, Tiranën, në një situatë doemos krejt të pazakontë, është mjaft interesante ajo çka gjej në një shkrim të shtypit. Marr vesh se më 21 qershor, mbas fitores 3-1 të Prizrenit kundër Shkodrës, delegacionit nga Tirana - bashkorganizues i Turneut të Zonës së Veriut - i dorëzohet me dashamirësi një 11-sh ideal i ndeshjeve të Prizrenit, një "formacjon përfaqësues i skuadrave që u ndeshne midis tyre" - kështu përcaktohet. Eshtë vërtet një rast që tregon kulturën deri në krijim të mjedisit sportiv të Prizrenit, kur dihet se në ato kohë, ende në futbollin shqiptar nuk gjenden përzgjedhje të 11-shëve idealë. Komisioni intelektual i futbollit të Prizrenit, siç po më pëlqen mua ta përcaktoj, ka përzgjedhur këte 11-sh:

NUTI (Shkodra); ISMALI (Prizreni), BALLANCA (Prishtina); PELINKU (Shkodra), JUSUFI (Prizreni), SHPORTA (Prizreni), GOTA (Prizreni), LUTA (Peja), L.PALI ( Prizreni), KAVAJA (Shkodra), S.GJINALI (Prizreni). Rezervë: DACI (Peja), Nd.PALI (Shkodra), HAMZA (Peja), KURSAMI (Prishtina), MUHAXHRI (Peja).

Eshtë pikërisht ky "Komision" që shkon më tej kur propozon që përfaqësueset e tri zonave, të Veriut, e Mesme dhe e Jugut, të nxirrnin secila përfaqësueset e tyre e të zhvillonin një turne "për disputimin e nji Kupe". Por kemi 61 vjet që kemi organizuar një turne futbolli mbarëkombëtar!



KAPITULLI VIII

Atmosferë e jetës së vitit 1942


Nuk e marr me mend se si është pritur kur është kthyer në Kosovë ky Prizren, e cila përjeton me bujë vizitën e kryeministrit Mehdi Frashëri, i shoqëruar "nga Ministri i Tokave të Lirueme dhe ai i Punëve Botore", Eqrem Bej Vlora - frymëzuesi kryesor i organizimit të Kampionatit të Parë dhe të Vetëm Mbarëkombëtar në historinë e futbollit shqiptar. Eshtë interesante të citojmë përcaktimin e kësaj vizite sipas shtypit të kohës:

"Kryeministri do të jetë në gjendje të hedhë themelet e para të një sistemi rindërtimi e zhvillimi që me kalimin e vjetve do t'i japi hovin e duhur përparimtar Shqipërisë së Madhe."

Eshtë një situatë tejet e gjallë dhe ende pra luhet futboll dhe rezistenca antifashiste ende nuk njeh ngjarje madhore. Rrethi "Skenderbej" përuronte në ato dit, lokalet reja në Tiranë, ku vjen Mëkëmbësi Jacomoni i pritur nga Kryetari i Studimeve Shqiptare, Shkëlqesa Ernest Koliqi në praninë thuajse të krejt qeverisë e personaliteteve italiane dhe të Trupit Konsullor. Orkestra e Fuqive të Armatosura ekzekuton hymnet e Italisë e të Shqipërisë. Në Tiranë, nën drejtimin artistik të Amedeo Castellazzi-t punohet për prodhimin e filmit "Naltësia 731" prodhim i Shoqërisë "Bassoli-Film" dhe asaj "Tomori-Film", një film "që ekzalton gjestet heroike të Ushtrisë Perandorake në fushatën e Greqisë dhe përkujton mbrojtësit kreshnikë të Naltësisë 731". Shtypi njofton ndërkaq, se me vaporin "Citta di Catania" mbërriti në Durrës trupi i të ndjerit Dr. Tahir Shtylla, Ministër Fuqiplotë i cili një javë më parë kishte ndërruar jetë në Romë.

Eshtë një ceremoni madhështore, e paparë madje, që përmban "nderimet bërë ish Ministrit të Tokave të Lirueme, si ditën e përcjelljes nga Roma ashtu dhe kur kaloi nga Bari, ku i ndjeri gëzonte simpathira shumë të gjëra". Autoritete të shumta janë të pranishëm në këte ceremoni të Dr. Shtyllës të cilin korteu i pamatë e përcjell deri në vendlindje, Korëë, ku dhe është varrosur. Në historinë e sportit kombëtar, Dr. Tahir Shtylla si diplomat në Athinë, ka hyrë si promotor i pjesëmarrjes së Shqipërisë më 1933 në Kampionatin Ballkanik të Atletikës, foton unikale prej së cilës e botova kohë më parë në Revistën Olimpike.

Dekorohen ndërkaq me Ur


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 30/12/2005 12:23 
Bejtexhi i Njoftun
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 24/12/2005 11:22
Poste: 153
Dekorohen ndërkaq me Urdhrin "Skenderbej" paria e Tiranës: Jusuf Elezi, Shaqir Preza, Musa Maçi, Alqi Hobdari, Rexhep Kondi, Njazi Alltuni, Ali Veliu. Shoqata "Dante Alighieri" në Gjirokastër me në krye Prof. Thoma Papapano e Prof. Sokrat Kurti, përuron formimin e saj falë interesimit të kryetarit Dom Lazër Shantoja dhe të Nëndrejtorit të përgjithshëm Carlo Petrocchi. Shkolla fillore "At Shtjefën Gjeçovi" e Prizrenit lidhet me shkollën "Luigj Gurakuqi" të Durrësit duke shprehur "gëzimin e patregueshëm të bashkimit me Shqipninë-Mamë", siç shkruhet fjalë për fjalë. Në Durrës përurohet ndërkaq, Kinema Verore "Savoia" - në kopshtin e familjes Koka - pronë e Vëllazënve Koka - me filmin "I promessi spossi", ekranizim i romanit të njohur të Manzoni-t. Programi i Radio Tiranës tash shoqërohet edhe me programin e Radio Korçës. Tirana ka plot pesë kinema, "Savioa", "Rex", Tomori", "Imperiale", "Rozafa" ku filmat e Amedeo Nazzari-t, Maria Denis e Gino Cervi-t bëjnë ligjin. Farmacia Pasholli sundon publicitetin në gazeta, ndërsa prej mamive, doktoresha e mirënjohur, Makbule Dizdari - bashkëshorte e studjuesit Tahir Dizdari, autori unikal i Fjalorit të Orientalizmave në Gjuhën Shqipe" - nuk mund të mungojë asnjë ditë nga publiciteti i shtypit.

Kjo është Shqipëria e vitit 1942, e cila ka meritën se organizon edhe kampionat kombëtar të futbollit. ëfarë do të ngjiste në finalen (fundoren) Tirana - Shkodra të 29 qershorit 1942 mbas bujës që shpalosën ndeshjet e paharrueshme të Prizrenit?...



KAPITULLI IX

1942: Tirana - Kampione e Shqipërisë për herë të 8-të

Kjo ka ndodhur më 29 qershor 1942 në Fushën e Shallvares në Tiranë, kur dy fundoristet (finalistet), Shkodra dhe Tirana, zhvillojnë ndeshjen për titullin mbasi kishin kaluar. Shtypi mjaftohet vetëm duke dhënë komunikatën e mëposhtme:

"Dje paradreke n'orën 9.00 u zhvillue në sheshin sportiv të Tiranës ndeshja e fundores për Kampionatin e R.Sh.L. në mes të skuadrës së Shkodrës dhe asaj të kryeqytetit. Pjesa e parë e lojës mbaroi 0-0. Pjesa e dytë e ndeshjes mori fund 1-1. Tue u mbështetë në rregulloren e këtij kampionati, gjyqtari i lojës Michele Carone, urdhnoi zgjatimin e lojës edhe për gjysmë ore. Skuadra shkodrane nuk e pranoi nji gja të tillë dhe ndeshja u këput. Deri në çastin që po shkruajmë, komisjoni përkatës nuk ka marrë ende ndonjë vendim në lidhje me këte ndeshje".

Dhe një ditë më vonë, pasi njoftohet se kapiteni i skuadrës shkodrane nuk pranoi zgjatjen e ndeshjes 2x15 minuta sipas Nenit 1 të rregullores së kampionatit kur dy skuadra janë në barazim, "Skuadra e Tiranës u deklarue si skuadra kampione e Kampionatit Kombëtar të Topekambës...".

Ajo që historiani veëon më fort se gjithçka, është ky përkufizim, edhe në këte rast është përsëri njohja e kësaj veprimtarie si "Kampionat Kombëtar", ndonëse ashtu si më 1937, Tirana e Shkodra përshkohen nga kundërshtime e duele të ashpra "administrative" të futbollit. Vllaznia që nuk pranon të luajë shtesën, pa u qartësuar në shtyp se për ç'shkak. Sot thuhet se errësira që kishte filluar të afrohej, shkakton mospranimin nga ana e Shkodrës, kampione në fuqi. Dy ditë më vonë vendimi është i pamshirshëm. Ndeshja i jipet Tiranës 2-0 me vendim mbi tryezë dhe ajo është kampione për herë të dytë nën pushtim dhe për herë të 8-të në histori.

Kështu merrte fund ai që unë këmbëngul se duhet njohur si Kampionati i 10-të Kombëtar i Shqipërisë.



Dokumenti

Tiranë, 29 qershor 1942

Finale (Fundore) e Kampionatit të 10-të Kombëtar.

Tirana - Shkodra 1-1

TIRANA: Kamba; Peza, Qiri; Visha, Fagu, Kurani; Parapani, Derani, Lisi, Bylyku, Mexhid Dibra.

SHKODRA: Nuti; Boshnjaku, Muhamet Dibra; Pelingu, Nd.Pali, Gj.Berisha; Z.Berisha, Shaqiri, Puka, Kavaja, Nehani.

GOLAT: Bylyku 65', Nd.Pali 90'.

GJYQTAR: Michele Carone (Italia).

Emrat e kampionëve të rinj të Shqipërisë janë:

Arif Peza, Petrit Kamba, Besim Fagu, Bajram Kurani, Xhavid Demneri, Rexhep Spahiu, Skender Begeja, Aristidh Parapani, Akil Derani, Zyber Lisi, Shyqyri Bylyku, Ali Visha, Mexhid Dibra, Haxhi Kodra, Dik Qiri, Qemal Çullhai dhe Koç Paci.

Prej gjithë këtyre emrave, vërejmë ndërkaq, se Akil Derani, Mexhid Dibra dhe Arif Peza ashtu si dhe Naim Kryeziu, Riza Lushta, Halim Begeja, Haki Korça, Sabaudin Biçaku më parë, e lanë Shqipërinë për të mos mbetur nën regjimin komunist dhe duhet thënë se me ikjen e tyre futbolli shqiptar ka pësuar një humbje të madhe për një vazhdimësi vërtet të ndritëshme. Ali Visha bie në Luftë. Ndue Pali, siç e kam treguar, vritet nga regjimi. Po prap mbeten. Nga kjo Tiranë - kampione më 1942 - Besim Fagu, Aristidh Parapani, Xhavid Demneri, Skender Begeja, përbëjnë thelbin e Kombëtares së menjëhershme të mbas 1944-trës, kur me ta bashkohen edhe Muhamet Dibra, Bahri Kavaja apo Xhevdet Shaqiri të Shkodrës. Do të jenë Kampionë të Ballkanit më 1946, rrënjët e një titulli që ne duhet t'i gjejmë edhe te këto kampionate të viteve 1939, 1940, 1942 që mbajtën gjallë ndjenjën dhe mjedisin e futbollit kombëtar. Historia e vërtetë del më në fund kështu edhe për enigmën e përgatitjes së Kombëtares së Shqipërisë më 1945-46 që formohej gjoja pa luajtur kampionate futbolli në Shqipëri qysh nga 1938-ta! Ka qenë një mashtrim i tanë!

Kështu, merr fund Kampionati i 10-të Kombëtar, i zhvilluar nën Italinë Fashiste, po kjo pak na intereson sot përpara vlerave historike, teknike, zhvilluese, tradicionale të tij për futbollin shqiptar. Aq më tepër që është sot e kësaj dite i vetmi Kampionat Mbarëkombëtar Shqiptar me praninë e pashlyeshme të Prizrenit, Pejës e Prishtinës dhe me zhvillimin e një pjese të tij në mjedisin sportiv të Kosovës në fushën sportive të Prizrenit në atë që ka mbetë në histori si "Java Sportive e Prizrenit".

Dhe organizmat e futbollit dhe sportit shqiptar heshtin!!! Ndonëse ne jemi të bindur se këta Kampionate Kombëtare do të hyjnë në Librin e Artë të futbollit shqiptar!



"LIBRI I ARTE" I NDREQUR I KAMPIONATEVE TE SHQIPERISE

- Nga 64 numri i kampionateve rritet në 67.

- SK Tirana shkon në 22 dhe Vllaznia në 10 kampionate kombëtare të fituar.

1930 SK Tirana

1931 SK Tirana

1932 SK Tirana

1933 Skenderbeu

1934 SK Tirana

1936 SK Tirana

1937 SK Tirana

- 1939 SK Tirana

- 1940 Vllaznia

- 1942 SK Tirana



(Kampionat Mbarëkombëtar me pjesëmarrjen e Prizrenit, Pejës e (Prishtinës)

1945 Vllaznia

1946 Vllaznia

1947 Partizani

1948 Partizani

1949 Partizani

1950 Dinamo

1951 Dinamo

1952 Dinamo

1953 Dinamo

1954 Partizani

1955 Dinamo

1956 Dinamo

1957 Partizani

1958 Partizani

1959 Partizani

1960 Dinamo

1961 Partizani

1963 Partizani

1964 Partizani

1965 SK Tirana

1966 SK Tirana

1967 Dinamo

1968 SK Tirana

1970 SK Tirana

1971 Partizani

1972 Vllaznia

1973 Dinamo

1974 Vllaznia

1975 Dinamo

1976 Dinamo

1977 Dinamo

1978 Vllaznia

1979 Partizani

1980 Dinamo

1981 Partizani

1982 SK Tirana

1983 Vllaznia

1984 KS Elbasani

1985 SK Tirana

1986 Dinamo

1987 Partizani

1988 SK Tirana

1989 SK Tirana

1990 Dinamo

1991 Flamurtari

1992 Vllaznia

1993 Partizani

1994 Teuta

1995 SK Tirana

1996 SK Tirana

1997 SK Tirana

1998 Vllaznia

1999 SK Tirana

2000 SK Tirana

2001 SK Tirana

2002 Dinamo

2003 SK Tirana



Tre reagime për omologimin e këtyre tre kampionateve kombëtare

Dr. GIOVANNI ARMILLOTTA,

Studjues i njohur nga Italia:

-"Afirmoj se tre kampionatet kombëtare të Shqipërisë janë të vlefshme dhe shumë të drejta. Jo vetëm nga pikëpamja shkencore dhe analogjike, por edhe nga ana e së drejtës ndërkombëtare. Analogjia bazë, ajo e precedentit sportiv, mbi të cilën mund të bazoheni përballë atyre që teknikisht mnd t'iu kundërshtojnë tezën tuaj shkencore, është rasti i kampionateve franceze: Federata Franceze e Futbollit (FFF) edhe pas çlirimit nga nazistët, gjithmonë i njohu kampionatet e mëposhtëm zhvilluar gjatë okupacionit:

1940 FC Rouen (I); 1940 O.Nice; 1940: Bordeaux; 1941: Red Star Paris; 1941 O.Marseille; 1942 Reims; 1942: FC SĂ«te; 1943: Lens; 1943: Toulouse; 1944: Lens Artyois; 1945: FC Rouen; 1945 Lyon.

Por ndokush do të vërente se Shqipëria në periudhën 1939-1944, nuk ishte e pavarur. Kjo është e vërtetë, por UEFA njeh federata të vendeve të pavarur, të tipit të Uellsit, Irlandës së Veriut dhe Skocisë britanike, apo dhe të danezëve të Ishujve Faroe si dhe të Konfederatave të tjera që veprojnë në këte mënyrë. Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) njeh Guamin e Shtetetve të Bashkuara, kinezët e Hong Kongut dhe të Makaos, si dhe të Autoritetit Palestinez (formalisht ende jo e pavarur). Konfederata e Amerikës Veriore, Qendrore dhe e Shoqatës së Futbollit të Karaibeve (CONCACAF), njeh britanikët e Anguilla, Bermudeve, Ishujt Cayman, Montserrat, Ishujt Virgjine dhe Ishujt Turks dhe Caicos, holandezët e Aruba-s, shtetbashkuarit e Porto Rikos dhe Ishujt Vergjine Amerikane. Konfederata e Futbollit të Oqeanisë (OFC) njeh Ishujt e Samoa-s Amerikane dhe Ishujt Mariane Jugore, Ishujt neozelandeze Kuk dhe francezët e Kaledonisë së Re dhe të Tahititë.



TAHIR PUKA, kampioni 82-vjeçar i Kampionatit Kombëtar të vitit 1940:

"Dua të falenderoj e të përgëzoj gazetarin Besnik Dizdari për nismën që ka marrë për të zbardhur të vërtetën e këtyre kampionateve. Ato ndeshje përbëjnë një kulm të futbollit shqiptar, pavarësisht se janë zhvilluar nën pushtimin fashist. Po ashtu pak rëndësi ka dhe fakti se me ç'divizë zhvilloheshin, duke i vënë nën kujdestarinë e Liktorit apo Dopolavoros. Ne i kemi konsideruar kampionate kombëtare, jemi përgatitur për të fituar medaljet e kupën e kampionatit dhe sportdashësit që na kanë shoqëruar në Tiranë e Prizren, na kanë inkurajuar për të fituar kampionatin. Deri vonë kam pasë të ruajtur medaljen e titullit Kampion i Shqipërisë. Interesant është se Grupi ynë u quajt grupi i "Shqipërisë së Re", mbasi aty përfshiheshin edhe tri skuadrat e Kosovës, Prishtina, Prizreni e Peja. Por kujtoj se dy grupet e tjera u quajtën të "Shqipërisë së Vjetër".



BEKTASH POJANI, gazetar, autor i librit për historinë e SK Tiranës:

"Ka raste analoge të shumë shteteve evropiane, të cilat edha pse të pushtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, njohin kampionatet e organizuara nga pushtuesi dhe shpalljen e ekipeve kampione. Midis tyre e jashtëzakonshme është se Rapidi i Vjenës njihet sot edhe si kampion i Gjermanisë naziste, po ashtu dhe i Austrisë, e cila ndodhej e pushtuar prej saj. Ja dhe plot shembuj të tjerë:

ISLANDA: 1941 - KR Reykjavik; 1942 - Valur; 1942 - Valur; 1943 - Valur; 1944 - Valur.

SLLOVAKIA: 1941 - Brastislava; 1942 - Brastislava; 1943 - OAP Bratislava; 1944 - Bratislava.

HOLANDA: 1941 - Heracles Almelo; 1942 - Den Haag; 1943 - Den Haag; 1944 - De Volewijckers.

BELGJIKA: 1942 - Lierse; 1943 - Mechelen; 1944 - FC Antverpen.

KROACIA: 1941 - Gradjanski Zagreb; 1942 - Konkordia Zagreb; 1943 - Gradjanski Zagreb.

AUSTRIA: 1940 - Rapid; 1941 - Rapid; 1942 - Viena; 1943 - Viena; 1944 - Viena.

DANIMARKA: 1941 - Frem Kopenhagen; 1942 - B1893 Kopenhagen; 1943 - Akademik Kopenhagen; 1944 - Frem Kopenhagen.

FINLANDA: 1941 - Turku PS; 1942 - Helsinki Tovarit; 1944 - IFK Vaasa.

Pra, nën shembullin e homologëve evropianë, asht siç vepruam 12 vjet më parë dhe zyrtarizuam edhe shtatë kampionatet e Mbretërisë që nuk i njihte regjimi komunist, le të njohim edhe këta 3 kampionate, histori e shpalosur edhe një herë nga gazeta "TemA" përmes studimit të B.Dizdarit, e cila mund të bëhet promotore për fushatën e njohjes së këtyre tre kampionateve kombëtare të Shqipërisë.





SHENIM: Pesë shkrimet e këtij cikli janë botuar në numrat e Gazetës "TemA" të datave 3, 10, 17, 24 qershor dhe 1 korrik 2003


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 30/12/2005 12:26 
Bejtexhi i Njoftun
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 24/12/2005 11:22
Poste: 153
Desha me e postu tekstin "Kampionatet e Luftes II Boterore" ktu poshte, po m'dule teme m'vete. S'ma ha menia se prish nei pune. Taksirat e kini me e diskutu m'nohi qeter.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 31/12/2005 02:49 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 20/11/2005 09:46
Poste: 791
Vendndodhja: DETROIT
hallall per ato qe ke shkrujt o sefero se na ke kenoq
ene neser mroma ta nrejm ka i got raki per TIRONEN se prap kampion jena ene ket vit



ska dinamo as partizon ska vllazni as elbason
KA VEC I TIRON QE TGJITHVE PORTAT JA SHKATARRON ENE PER NE DO DALI GJITHMONE KAMPION






FORCA TIRONA


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 13/04/2006 01:40 
O Cuna duhet t'na japin 7 mer. duhet te kena 29 mer...

Krymat!


  
 
 Subjekti i postimit: Dokument
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 22/11/2006 00:55 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 30/10/2003 10:49
Poste: 2656
Vendndodhja: England, G.B.
Ne faqen KF Tirana Info esht publikuar artikulli i plote per kampionatet e Luftes(1939-1942)te shoqeruar edhe me dosjen ne PDF te te gjitha evidencave te shkruajtura qe e vertetojn ekzistencen e tyre.



_________________
http://www.kftirana.info
Imazh
Jo në linjë
 Profili E-mail  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 22/11/2006 08:57 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 2976
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
Urime Fatjon, Te lumte dora!


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 23/11/2006 22:37 
Valutë
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 01/09/2005 02:24
Poste: 491
Vendndodhja: USA
Meqe Fanatics po takohen me Bamir Topin, ta bisedojne kete me klubin.

Nese klubi i Tiranes dhe Vllaznia bejne presion mbi FSHF, atehere kjo e fundit do te njohe kampionatet e L2B.

Eshte e turpshme qe Tiranes e Vllaznise mos u njihen kampionatet e luajtura gjate regjimit fashist. Ato kampionate kane po aq te drejte pranie ne statistika sa kane kampionatet e luajtura ne regjimin komunist te Enver Hoxhes.

Te dyja ishin diktatura te pameshirshme, pse duhet qe te konsiderohet njera e nenes e tjetra e njerkes?



_________________
TIRONA 2008-2009: KAMPIONE 27 HERE!!!!!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 19/05/2007 07:49 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 2976
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
xhomlliks shkroi:
...
Menoj qe menyra e vetme per tu njoft kampionatet e L II eshte te hudhim ne gjyq FSHF, ndersa kamp i 67 me duket me i veshtire, por mund te ndjekim te njejten rruge, pra gjyqin


Cimo, megjithmend qe kjo mund te jete rruga ose mund te jete nji rruge tjeter me marrveshtje , sic u bo per te paraluftes. Por ne rradhe te pare duhen sensibilizu dhe ndergjegjsu vet tifozet dhe sidomos stafi dhe drejtuesit e klubit per kte gjo. Se pastaj mund te perballemi me paradoksin qe te diskutojn gazetaret dhe klubi te mos t'a vej at uj ne zjarr.
Pra ne fillim le te ndergjegjsohen te gjithe te besimit Bardh & Blu, dhe pastaj le te shofim se si mund te vazhdohet.
Sa per 67, un per vehte nuk esht se ushqej ndonji shprese te madhe, por them se duhen kerku me force qe te 3, pastaj te shofim.
Shnet dhe ctju doje zemra (Bardh & Blu) te gjithve !


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 19/05/2007 10:51 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 22/04/2005 20:53
Poste: 840
Vendndodhja: Arnhem, NL
Arty-Bardh&BluForever shkroi:
... Por ne rradhe te pare duhen sensibilizu dhe ndergjegjsu vet tifozet dhe sidomos stafi dhe drejtuesit e klubit per kte gjo. Se pastaj mund te perballemi me paradoksin qe te diskutojn gazetaret dhe klubi te mos t'a vej at uj ne zjarr.Pra ne fillim le te ndergjegjsohen te gjithe te besimit Bardh & Blu, dhe pastaj le te shofim se si mund te vazhdohet....

Arto kjo moskokcarja e drejtusve te klubit eshte e dukshme ne shum gjona. Mjafto te permen apelimin qe u bo para 2 vjetesh kunder CSKA. Ishte vetem perkushtimi i Tonit qe e boni cdo gjo, ndersa klubi as nuk kishte iden se ca duhesh bo.
Drejtusit e kane ca nga paaftesia e ca nga moskokcarja dhe nuk pres gjo tjeter vetem, qe te ndodhe ashtu sic e parashiko ti.
Ne akuzojm FSHF qe nuk ma njef kampionatet, por a nuk eshte Luti antar i FSHF, e po te donte ai mund te bonte shume gjona.
Pranej ene une parashikoj qe klubi nuk ka per te ca koken me u mor me kte gjo, ato jan shum te zone me dallaverte qe bojn, ene nuk i intereso shume se ca ka nodh para 60 vjetesh, se me ato gjona nuk i hy gjo ne xhep, pranej me prit ne sa te ndergjegjsohen ato dallaverexhi ka per te kalu koh e gjate shume, ene ne nuk kemi per te jetu ka 100 vjet.
Menimi im eshte qe kte pune ta bojm ne FANATIC, si shume gjona te tjera dhe menoj qe rruga e veteme eshte gjyqi.
Cunat qe jan ne Tiron mund te interesohen per mundsite dhe pastaj te gjithe bashke te kontribojm.


Modifikimi i fundit nga xhomlliks më e shtunë 19/05/2007 10:53, modifikuar 1 herë ne total.


_________________
Tirona Tirona ti je zemra jon
ti per ne ti per ne je gjithmon kampion
http://home.wanadoo.nl/sktirana/
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 19/05/2007 11:12 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 22/04/2005 20:53
Poste: 840
Vendndodhja: Arnhem, NL
Mosnjohja e kampionateve te kohes se luftes trego se komunizmi vazhdo te sundoje si ideologji ne Shqipri.
Hollanda eshte pushtuar nga Gjermania nga maj 1940 deri prill 1945 dhe dihet rrivaliteti i madh i hollandezve me gjermont, por hollandezve nuk i ka shku menja qe te anullojn kampionatet e LII jane ca gjona qe nodhin vetem ne Shqipni.
Ja kampionet e Hollandes 1940-1945:
1944/45 kampionati nuk u zhvillua per shkak te LII
1943/44 De Volewijckers
1942/43 ADO
1941/42 ADO
1940/41 Heracles
1939/40 Feyenoord

Ja dhe kampionet e Belgjikes:
1939 Beerschot AC
1940 kampionati nuk u zhvillua
1941 kampionati nuk u zhvillua
1942 Liersche SK
1943 FC Malinois
1944 Antwerp FC
1945 kampionati nuk u zhvillua



_________________
Tirona Tirona ti je zemra jon
ti per ne ti per ne je gjithmon kampion
http://home.wanadoo.nl/sktirana/
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 19/05/2007 11:17 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 30/10/2003 10:49
Poste: 2656
Vendndodhja: England, G.B.
xhomlliks shkroi:
Arto kjo moskokcarja e drejtusve te klubit eshte e dukshme ne shum gjona. Mjafto te permen apelimin qe u bo para 2 vjetesh kunder CSKA. Ishte vetem perkushtimi i Tonit qe e boni cdo gjo, ndersa klubi as nuk kishte iden se ca duhesh bo.
Drejtusit e kane ca nga paaftesia e ca nga moskokcarja dhe nuk pres gjo tjeter vetem, qe te ndodhe ashtu sic e parashiko ti.
Ne akuzojm FSHF qe nuk ma njef kampionatet, por a nuk eshte Luti antar i FSHF, e po te donte ai mund te bonte shume gjona.
Pranej ene une parashikoj qe klubi nuk ka per te ca koken me u mor me kte gjo, ato jan shum te zone me dallaverte qe bojn, ene nuk i intereso shume se ca ka nodh para 60 vjetesh, se me ato gjona nuk i hy gjo ne xhep, pranej me prit ne sa te ndergjegjsohen ato dallaverexhi ka per te kalu koh e gjate shume, ene ne nuk kemi per te jetu ka 100 vjet.
Menimi im eshte qe kte pune ta bojm ne FANATIC, si shume gjona te tjera dhe menoj qe rruga e veteme eshte gjyqi.
Cunat qe jan ne Tiron mund te interesohen per mundsite dhe pastaj te gjithe bashke te kontribojm.

Cimo,un nuk menoj se klubi nuk osht i interesum per te kerku titujt qe na takojn-fundja po u moren ne vitrinen e klubit do shkojn,ene per neshjen kunder bullgarve parvjet ata e cun komplet dokumentacjonin.Puna osht se ata e din se si FSHF ene UEFA jon shum burokrat per kto gjona ene nuk kan besim se do bohen.Nga ana tjeter ene ata te klubit ton jan pak dembela,i dun gjonat gati qe te veprojn.Ne ket pik them se nji shtytje e Fanatics do ishte pozitive.
Do habiteni per menyren se si ju njoft Tirones kupa e vitit 1938,ose kupa e mbretit.Un e pash nji shkrim ne internet para 5 vjetesh ene komunikova me e-mail me Armilloten(burr zotni,me i impenjum osht ai per sportin se shum shqiptare)ky vet i habitur nji ti nis nji e-mail Nappit ene Dizdarit te gjith e bon te modhe derisa u njoft nga federata se Tirona e ka fitu ate kupe.Ene ne rastin e kampjonateve te mohuara them se dikur do realizohet se sbo por duhet te presim...



_________________
http://www.kftirana.info
Imazh
Jo në linjë
 Profili E-mail  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 19/05/2007 11:44 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 22/04/2005 20:53
Poste: 840
Vendndodhja: Arnhem, NL
Fatjoni shkroi:
.....-un nuk menoj se klubi nuk osht i interesum per te kerku titujt qe na takojn-fundja po u moren ne vitrinen e klubit do shkojn,
......-ene per neshjen kunder bullgarve parvjet ata e cun komplet dokumentacjonin.
.....-Puna osht se ata e din se si FSHF ene UEFA jon shum burokrat per kto gjona ene nuk kan besim se do bohen.Nga ana tjeter ene ata te klubit ton jan pak dembela,i dun gjonat gati qe te veprojn.Ne ket pik them se nji shtytje e Fanatics do ishte pozitive.
Ene ne rastin e kampjonateve te mohuara them se dikur do realizohet se sbo por duhet te presim...

Fatjono
-Drejtusit e klubit jan krejtesisht te PAINTERESUM per titujt e panjoft, sepse po ti interesonte do e kishin bo naj levizje.
-Sa punen e CSKA, qe Toni qe e zbuloi si problem, qe Toni qe e ndoqi e ja boni te gjitha gjonat gati e klubi nuk boni asigjo, por vetem i vuni kai vul dokumenteve qe pat grumullu e perkthy Toni.
-Ato te klubit jan demela, se nuk i INTERESO kjo pune, nuk kan asnji fitim te njifen apo jo ato kampionate, se po te kishin naj perfitim do i shifshe sa te shkathet do ishin per ta ndjek kte pune.
Po ky DEMELLLIKU i atyne verteto se ato jane TE PAINTERESUM.
Nuk jam dakort qe te presim se do i mushet menja naj dite FSHF qe te na i njofi ato kampionate.
Jane dy rrug o te fillojm te bojm naj gjo per te njoft kampionatet ose te myllim gojen e ti harrojm.
KETU KEMI DALE NGA TEMA FARE PRANEJ MODERATORET TI ZHVEDOSIN KETO DISKUTIME YTE HISTORI/KAM LII



_________________
Tirona Tirona ti je zemra jon
ti per ne ti per ne je gjithmon kampion
http://home.wanadoo.nl/sktirana/
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 19/05/2007 14:04 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 2976
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
Cimo, kto qe po bojn cunat ne Tiron, jan tamam "Te fillojm te bojm ndonji gjo"
Flyer-i shum shum i bukur. Eshte nji fillim mjaft i mire!
Suksese te gjithve!


Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 3 [ 35 postime ]  Shko tek faqja 1, 2, 3  PasardhĂ«se

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Google [Bot], Yahoo [Bot] dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek: