Sot është e djelë 22/07/2018 10:51
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 1 [ 13 postime ] 
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: SHPERTHIMI DHE RREMBIMI I PANAJOT PANOS
PostPostuar: e shtunĂ« 26/11/2005 20:10 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 30/04/2005 18:23
Poste: 2100
Vendndodhja: Tek Cepi TIRONES
Me 9 janat 1957 ne shtypin shqiptar eshte botuar nje korrespondence e shkurter qe tregon se nje dite me pare "futbollistet e rinj te kryeqytetit, te mbledhur ne sallen e parkut sportiv "Rinia" kane zhvilluar analizen e tyre te punes vjetore".

I shkruar thjeshte, disi ne menyre burokratike dhe me terminologjine e shkrimeve standart per ndermarrjet socialiste te Tiranes, shkrimi ka nje vlere per sot, sepse tregon qe tranjeri i tyre Xhavit Demneri, ka folur per punen e skuadres gjate vitit 1956, duke nenvizuar se 30 nga pjesemarresit jane perfshire vitet e fundit ne ekipet e kategorise se pare te vendit si p.sh. me Dinamon e Tiranes, me Partizanin, me Punen e Tiranes, por edhe ne Korce, ne Durres deri dhe ne Spartakun e Tiranes, "i cili luan sivjet ne kategorine e pare". Kronika thote se "ne ekipin e Tiranes sote bejne pjese rreth 40 te rinj te ndare ne dy skuadra A dhe B, sipas moshes dhe aftesise".

Kaq. Njoftimi ka rendesi sot, ngaqe permes tij arrin te kuptosh se me 1956-57 nuk eshte bere pune spontane me futbollin, por deri diku e organizuar, madje edhe me ekipe sipas moshave. Emri i Xhavit Demnerit, nje formues i madh i talenteve po te medha te futbollit, shihet qe si teknik eshte ne krye te futbollit te te rinjeve te Tiranes, dhe keshtu, fale drejtimit te tij do te mberrinim te talente te permasave. Interesante eshte se mesohet se nga ky klub kane dale futbolliste per disa klube kryesore te vendit, madje edhe per qytete te tjere. Kjo ka shpjegimin e vet ngaqe, thuajse vetem ne Tirane, kishte asokohe disa shkolla te mesme profesionale kombetare dhe te rinj nga rrethet vinin e studjonin ketu. Keshtu qe, mjaft prej tyre perfshiheshin ne ekipet e futbollit te Tiranes se bashku me "vendasit". Dukej qe ishin vertet shume. Te skuadres te te rinjve te Tiranes ishin bie fjala, edhe Dhimitraq Gjyli, Ilia Plaku, Haxhi Pellumbi te cilet kishin shkuar te Dinamo, Astrit Zhorda, Robert Jashari dhe Nuri Bylyku te cilet kishin shkuar tek Partizani, pa ndalur te pothuajse te gjithe lojtaret e Spartakut te Tiranes, skuader gjithashtu e kategorise se pare, ku me ne krye vellezerit Ruco, te gjithe vinin nga fabrika e pashterreshme e te rinjve te Tiranes, te kaluar prej duarve te tranjerit Xhavit Demneri.
Sic shihet, kemi te bejme me nje epiqender, cka megjithate shpejt do te prishej...
Brenda kesaj berthame, eshte edhe personazhi yne Panajot Pano.

21 Korriku 1957, eshte dita kur shfaqet ne rang kombetar Panajot Pano. Eshte Java 1 e Kampionatit Kombetar te te rinjve dhe ndeshja e pare ve ne Tirane perballe njera tjetres skuadren e te rinjve te Qytetit te Tiranes dhe asaj te Qytetit te Shkodres, sic emertohen. Dhe e cuditeshmja tjeter eshte se ne kete kampionat kombetar te te rinjve nuk marrin Pjese as Partizani dhe as Dinamo, dy klubet ushtarake. Nuk duhet te jete e rastesishme. Mendja ta do se kjo ka ndodhur per te mos prishur statusin ushtarak te tyre, kur dihej se vetem 19 vjec mund te shkoje ne sherbimin ushtarak. Kesisoj, dy klubet e fuqishem dikasteriale, nuk mund te kishin futbolliste nen 19 vjec. Po shpejt edhe kjo do te ndryshonte, nderkohe qe ata nuk do te pengoheshin per t'i rrembyer pa meshire per vete gjithe talentet e klubit te Tiranes.

Mbase per kete, skuadrat quhen me emrat e qyteteve: Tirana dhe Shkodra. Befasia ishte se atyre iu jipet Stadiumi Kombetar "Qemal Stafa" per ta zhvilluar ndeshjen, cka flet per rendesi. Per fat, kemi skeden e ngjarjes, pra 11-shet te nxjerra ne fushen e lojes prej dy tranjereve, dy futbollisteve te shquar, Muhamet Dibra per Shkodren dhe Xhavit Demneri per Tiranen. I pari kampion titullar i Ballkanit ne 1946, i dyti gjithashtu i perfshire ne skuadren e famshme. Ndersa emrat e te rinjve te asaj Tirane, jane vertet sugjestionues. Praktikisht, duhet thene se Demneri kishte paraqitur ne fushen e lojes kater titullare te ardhshem te kombetares: Fatmir Frasheri, Skender Merja (Halili), Pavllo Bukoviku dhe "nje fare" Panajot Pano. Ndryshimi midis skuadres se Muhamet Dibres dhe kesaj te Xhavit Demnerit, cka shprehej ne fitoren 4-0 te te rinjve te Tiranes, eshte pikerisht emrat, talentet e medha te skuadres se Tiranes.

Eshte nje loje sulmuese e Tiranes dhe ne minuten e 7-te Osman Mema hap serine qe shkon deri ne 4-0 kur mbyllet me golin e Balles. Dhe asnje fjale e vetme, asnje permendje e atij qe do te behej me i madhi: 18-vjecarit te panjohur Panajot Pano. Te mos kete lene asnje pershtypje? Ja dhe skeda historike qe perfshin talentin tone te pazakonshem:

Te rinjte. Tirane. 21 Korrik 1957. Stadiumi Kombetar "Qemal Stafa"
Tirana - Shkodra 4:0
Qyteti i Tiranes: Shala, Frasheri, Foto, Merja, Bukoviku, Balla, Jani, Gjoka, Papapavllo, Pano, Mema. Tranjer: Xh. Demneri.

Qyteti i Shkodres: Ademi, Capaliku, Dakovi, Stamkoviq, Golemi, Djepaxhia, Stamimi, Gajtani, Kraja, Preza, Lezha. Tranjer: M. Dibra
Gjyqtare: E. Qyrfyce, Z. Fagu (Lisi), M. Laska

Shtate dite me vone, ne Javen 2 te Kampionatit, vjen nje ndeshje e rralle: Tirana - Durresi 4:1. Kjo eshte ndeshja qe permban edhe golin e pare zyrtar te Panajot Panos ne rang kombetar, natyrisht per te rinjte. 11-shi i Tiranes eshte pothuajse po ai dhe perseri me perjashtim te permendjes se Panos te rasti i shenimit te nje goli, asgje tjeter e vecante. Nje ftohtesi e tane! Por ne te 10-ten minute, ata (kryeqytetasit) zbulojne pra, "golin e pare me anen e P. Panos". Eshte e cuditshme perse te vetmit prej te 22 lojtareve, pikerisht Panos, i vihet edhe germa e pare e emrit. Ndeshja eshte dramatike, e ashper deri ne nxjerrje lojtaresh jashte dhe kronisti ve ne dukje se dy nder lojtaret me te dobet jane Fatmir Frasheri dhe Skender Halili, bash ata te cilet do te beheshin dy nga mbrojtesit me te degjuar te kombetares shqiptare. Nderkaq, kesaj rradhe, Skender Merja thirret Skender Halili, pra me mbiemrin me te cilin do te shkelqente dhe do te shuhej tragjikisht!

Ajo eshte deri diku dhe nje ndeshje inati, sepse skuadra e Durresit, e stervitur prej nje emri te shquar te futbollit te pare shqiptar, Tom Gjiri, padyshim themelues i shkolles durrsake te tranjereve, nese ajo mund te percaktohet e ketille, ishte kampione ne fuqi e Shqiperise me te rinjte. Skeda eshte kjo:

Te rinjte. Durres. 28 Korrik 1957. Fusha Sportive e Qytetit
Tirana - Durresi 4:3
Durresi: Vezuli, Ikonomi, Guma, Reci, Duka, Coba, Bateri, Zalla, Bardhi, Pitarka, Marku. Tranjer: Tom Gjiri
Tirana: Shala, Frasheri, Foto, Halili, Balla, Bukoviku, Pano, Mema, Pavli, Verria, Perolli. Tranjerj: Xh. Demneri

Skuadra e Tiranes fiton ndeshjen e trete 1-0 ne Elbasan dhe ja ku mberrin ndeshja e kthimit me Shkodren. Kesaj rradhe nuk eshte me 4-0, por nje 1-1 i ashper, e nderkaq, emri i Panajot Panos nuk duket askund. Ne kthimin tjeter, ata Tirana - Durresi 1:0, qe cilesohet si ndeshja me e bukur e kampionatit, per fat nuk permendet asnje emer, qofte edhe autori i golit te minutes se fundit. A mund te kete qene Panajot Pano autori?
Mirepo, cka ngjet nje jave me vone?
Ajo do te mbetet ne kete histori tonen si ndeshja qe detyron permendjen e par ete Panos me nje percaktim, kur shtypi pa pike meshire e cileson si nder me te dobtit, teksa nenvizon rrepte sa per te tronditur gjithe shpritin e nje talenti: "Sulmuesi i djathte Panajot Pano u duk mjaft konfuz". Ndersa per ne vlen se Pano qenka sulmues i djathte i plote.

Kjo eshte ndeshja Tirana - Elbasani 3:0 ne Stadiumin Kombetar "Qemal Stafa". per te cilen nenvizohet se jane te pranishem 2000 shikues, pra me shume se cka ka sot nje ndeshje e Kampionatit te 65-te Kombetar, qofte edhe nje e tille si bie fjala, ajo SK Tirana - Dinamo! Heroi i ndeshjes eshte futbollisti i ri Stefan Pavli, qendersulmuesi "i cili gjate kesaj ndeshjeje u tregua mjaft aktiv dhe mund te cilesohet lojtari me i mire ne fushe", sic percakton kronika e kohes. Do te ishte ne te vertete, nje nga me te talentuarit, por gjithcka per te do te mbese brenda kuadrit te rinjve, sepse me pas ai do t'i kushtohet studimeve ne mjekesi, sot e kesaj dite i mirenjohur Dr. Stefan Pavli. Kesisoj, Pavli shenon dy gola spektakolare qe pasohen nga i treti realizuar prej Osman Memes, me pas kampioni shquar i Partizanit dhe i 17 Nentorit, i pari i cili do te merrte persiper te conte me tej rrugen e gjate te familjes Mema ne futbollin shqiptar pas me te parit, Haxhi Arbanes (Mema). Osman Mema, i cili me pas do te njihej si Mon Mema, realizon pas nje gjuajtje denimi 20 metra larg, interpretim teknik qe do te mbetej i tiji gjithe jeten.

Keshtu merr fund dhe kronlogjia e ketij kampionati, deri sa me 11 shtator, permes nje fotoje, njoftohet se te rinjte e Tiranes, jane fitues te kampionatit.

Dhe vetem me pas do te gjejme kroniken qe na duhet. Eshte kronika e shperthimit te Panajot Panos, rasti i vetem kur me ne fund thuhen dy fjale te mira per te. Eshte ndeshja finale per titullin, ajo Tirana - Korca, dy fitueset e dy grupeve. Nuke shte nje ndeshje e nivelit te larte, por eshte nje ndeshje qe i perket thuajse e gjitha Panajot Panos se ri. Ketu shfaqen per here te pare driblimet e tij te bukura, sic cilesohen, pasimet e mrekullueshme per shoket - ne nje rast per Aurrel Verrine, i cili gjuan jashte - per te ardhur mandej te nje 11-metersh qe duhet te jete i pari 11-metersh zyrtar i Panajot Panos. Me sa duket ai emocionohet dhe topi nuk i bindet dhe...jashte! Gjyqtari Shazivar Gruda nga Durresi, ose per drejtesi, ose per nostalgji, urdheron perseritjen per levizje te portierit (ka qene klasik per keto pune Shazivari i paharrueshem - nje nder me te medhenjte dhe me autoriatert e gjykimeve ne Shqiperi). Dhe prap Pano i emocionuar. Portieri Lara i Korces pret! Mbetet qe punet t'i veje ne vend Skender Halili kur ne te 15' realizon 1-0 fale nje goditje denimi, ndersa Verria ve vulen me golin e dyte ne te 59'. Tirana fiton 2-0 dhe merr titullin, diplomat dhe "disa shperblime", ne vitet e fundit te shperblimeve materiale ne sportin e Shqiperise socialiste.


Kampionati quhet nje sukses i vertete, duke u ngritur lart puna e tranjerit Xhavit Demneri ne Tirane por edhe atyre Muhamet Dibra ne Shkoder, Tato Bimbli ne Korce dhe Tom Gjiri ne Durres. Shqiperia po behej gati qe me keta te rinj te dhuronte nje pasuri te re ne rrjedhen e futbollit kombetar.

Ketu ndahet pergjithmone Panajot Pano me tranjerin e tij te paharruheshem Xhavit Demneri, i cili natyrisht do ta vazhdonte per vite te tjere punen e tij me talente te tjere. Deri ne nje dite te viteve 70, kur do ta braktiste klubin e tij 17 Nentori per t'u terhequr ne jeten e itj private, por pa iu qetesuar asnjehere rrahjet e zemres per futbollin, per skuadren dhe djemte e tij te talentuar. Pikerisht rasti i doreheqjes se tij nga 17 Nentori, me sakte shkrimi qe botova si gazetar ne te perditshmen "Bashkimi" ku punoja, "Perse u largua tranjeri Xhavit Demneri", me pat miqesuar me te, miqesi e sinqerte e bisedave e diskutimeve te paharrueshme per futbollin, me te shumten aty, te "dyqani i Xhavitit", sic thueh, mu ne zemer te Pazarit te Ri, si nje sfide per kohet e veshtira qe kalonim...

Ne ate 1957, Demneri e kishte cuar Panajot Panon te suksesi i pare i tij, suksesi me kuptimplote qe mund te enderronte nje futbollist: fillmin e karrieres si kampion.
Per fat do te ishte nje gezim i shkurter. Shpejt do te vinte dhe "deshtimi" i pare...

Panajot Pano eshte nder ata futbollist te Shqiperise, te cilet karrieren me te rintje e kane shume te shkurter. Nuk duhet harruar se rasti i tij nuk ben pjese ne ate "klasik", kur futbollisti qendorn per disa vjet ne ekipin e te rinjve para se te perfshihet ne ate te te rriturve. Pano nuk hyri shpejt te te rinjte e Tiranes, vonoi paksa mbase edhe per shkak se kampionatet shkollore te futbollit jane nder me te perhapurit asokohe ne gjithe qytetet e Shqiperise. Sidomos ne Tirane. Ne nje fare menyre mund te themi se Panajot Pano hyn 17 vjec me te rinjte dhe perfundon 18 vjec. Dhe menjehere me te rriturit!

Do ta filloje me Kupen e Shqiperise, e famshmja "Kupa Republikes" sic thuhej menjehere Pasluftes, me synim per te propaganduar fort Republiken dhe per te harruar sa me pare Mbreterine. Te vjen keq qe shpesh edhe sot ky emertim ruhet, kur dihet se qysh ne fillim te viteve 80 me gazeteten "Sporti Popullor" vume emertimin Kupa e Shqiperise.

panajot Pano shfaqet per here te pare ne 11-shin e te rriturve te Punes se Tiranes me 13 Tetor 1957, ndeshje e turit te pare, ose 1/8 fundore te Kupes se Republikes Popullore te Shqiperise. Eshte edhe kjo nje ndeshje disi historike per te. Pikerisht ne castin kur ai duhej te luante pa nderpreje me skuadren e te rriturve, Puna e Kavajes ben nje sensacion te padegjuar. Ajo fiton 2-1 ne Stadiumin Kombetar "Qemal Stafa" kunder Punes se Tiranes dhe Pano i ri nderpret ketu mundesine e vazhdimesise ne veprimatrite kombetare per 1957-en. Kjo edhe per faktin se Kupa per habi zhvillohet sipas modelit anglez: vetem nje ndeshje dhe lamtumire, perjashtim i drejtperdrejt!
Skeda e kesaj ndeshje per emrat qe permban, eshte nje hitori e cmuar me vete:

Kupa e Republikes Popullore te Shqiperise. 13 Tetor 1957. Tirane. Stadiumi Kombetar "Qemal Stafa"
Puna e Tiranes - Puna e KAvajes 1:2
Puna e Tiranes: Metani, Bulku, Stermasi, Caslli, Mema, Balla, Rada, Petrela, Shehu (Parapani), Reci, Pano.

Puna e Kavajes: Myhyrdari, H. Tallushi, Gjoci, Simaku, Cara, Idrizi, Zhelegu, Mahmudaj, Gavardari, Dimroci, Dollia.
Golat: Gavardari (8'), Dimroci (55'), Petrela (78' 11-m).

Sic shihet, tranjeri Myslym Alla ka guximin te perfshije ne 11-shin e skuadres se Tiranes tre lojtare te marre nga skuadra e te rinjve e sapo shpallur kampione kombetare: Ballen, O. Memen dhe Panon. Per kohen "konservatore" qe kalon te futbolli shqiptar, ky ndryshim konsiderohej guxim i madh. Ishte nje merite e madhe e te paharrueshmit Myslym Alla, cka nenkuptonte nje rrezik te madh qe duhej ta merrte persiper vetem ai. Met Metani, Zike Bulku, Bedri Stermasi, Osman Caslli, Enver Rada, Cen Petrela, Osman Reci - ishin simbole te viteve me te veshtire te Tiranes, ndryshe te qendrueshmit stoike te ruajtjes se emrit te paharruar te Sportklub Tiranes se viteve '30, e shkaterruar thuajse ne gjithe dhjete vitet e Pasluftes per hir te Partizani - Dinamos. Te vetmuar, ata kishin mbajtur ne kembe nje Pune te Tiranes tejet te drobitur, ashtu te nenvleftesuar e te neperkambun. Skuadra tash kerkonte gjak te ri. Talentet ishin aty. Dhe Myslym Alla nuk e zgjat: Balla, Mema, Pano! Dhe 2-1 per Punen e Kavajes! Ky ishte deshtimi i pare i te riut Panajot Pano.

Kundershtari ishte nje nga skuadrat me te mira te Punes se Kavajes (Beses). Mbi te gjithe dyshja Qemal Gavardari - Dhimiter Dimroci, nje kombinim i shkelqyer force dhe teknike se bashku. Dhe nje i ri nga prapa: Selim Gjoci, i cili shpejt dhe ai do te perfshihej ne blloqet e fshehte te gjeneraleve te PartizanDinamos si dhe dhjetra talente te tjere.

Por te vijm te Panajot Pano. Eshte 1-0 qysh ne minuten e 8-te prej te zakonshmes gjuajtje te fuqishme, te pameshireshme te Gavardarit. Nuk ishte nje gol i rastit. Isht gol i 10 minutave epersi te plote kavajasve. Por nje cast skenat nderrohen, Puna e kryeqytetit merr lojen nder duar dhe rastet rrjedhin njeri pas tjetrit. Kulminacioni eshte minuta e 15-te kur Petrela godet shtyllen. Dhe pas 60 sekondave eshte episodi befasues i Panos, me sakte, gjuajtja e tij e shkelqyr ne ecje e siper, cka i lejon portjerit Myhyrdari te tregoje aftesite e njohura te perftuar ne skollen e shkelqyer te portjereve te Kavajes. Zyhdi Shehu eshte nje nder me te miret e Punes, por tashme ne mbarim te pjeses se pare, ai traumatizohet dhe zevendesohet me nje firme me te madhe te futbollit kombetar: Tic Parapani. 18-vecari Panajot Pano i duhet te gjeje gjuhe te perbashket me veteranin Kampion te Ballkanit me 1946, sulmuesin e krahut Parapani 33-vjecar! Te duken si babe e bir! Dhe per cudi nuk arrijne te harmonizohen. Dalja e Shehut e zbeh tejet efikasitetin e lojes se tiranasve dhe me fillimin e pjeses se dyte, "dinaku" Dimroci e ben 2-0! Ky isshte eliminimi i bujshem i Punes se Tiranes dhe korniza e plote e deshtimit te djaloshit Panajot Pano. Ne minuten e 23-te Tiko jep nje 11-metersh te dyshimte per Punen vendase dhe Petrela vetem sa siglon 2-1-shin ne ket efund disi "ngushellues" per kryeqytetasit. Puna e Tiranes ishte eleminuaar befasisht prej Kupes se Shqiperise!

Po cilen dite duhet te priste 18-vjecari Panajot Pano per te shperthyer me ne fund, dhe per flakur gjithe nje mosbesim?
Puna e Tiranes - Krahet e Sovjeteve Kujbishevit 2-0!
Kjo eshte ndeshja e Panajot Panos, ndeshja e pare nderkombetare e tij, dhe dyta ne tanesi ne kategorine e te rriturve. Do te ishte shkelqimi i tij, njohja e pare e tij ne opinionin mbarekombetar si nje talent i papritur.

Ajo eshte nje ndeshje miqesore me skuadren sovjetike, e degjuara "Krilla Sovjetov", klubi i punojesve te industrise se aviacionit te Bashkimit Sovjetik, e cila te pakten 5-6 vjet kishte qene pjesemarese e kampionatit panbashkimor te futbollit (kategoria e pare e Bashkimit Sovjetik) dhe ne kete vit 1957 ajo kishte zene vendin e 11-te, duke regjistruar madje ndeshje te medha, te tilla si barazimet 1-1 dhe 0-0 me Spartakun e Moskes, Torpedon e Moskes, Dinamon e Kievit, Dinamon e Tbilisit si dhe Lokomotiven e Moskes. Skuadra sovjetike vinte ne Shqiperi pas nje turneu te suksesshem ne Bullgari dhe 11-shin e saj ishte edhe futbollisti Karpov i KOmbetares sovjetike.

Natyrisht duke patur parasysh situaten qe kalonte Puna e Tiranes, pritej qe kjo te ishte nje ndeshje e veshtire per te. Megjithate gjithcka do te kaloje me sukses. Puna fiton 2-0 dhe loja e Panajot Panos eshte e shkelqyer. Eshte 1-0 qysh ne minuten e pare. Puna ehste perforecuar me Abdulla Dumen, Gole Seshin dhe Fredi Rucon te Dinamos dhe me sa duket ne kete force perteritese te kesaj rinie dinamase, perfshihet edhe ritmika e Panajot Panos. Pa kaluar 60 sekonda Duma shkemben me Petrelen, i cili sulet i papermbajtshem e rrezojne, ngrihet dhe prpa Duma i cili gjuan fortdhe 1-0!

Ndeshja sa vjen e rritet ne te mire te Punes se Tiranes dhe Pano yne eshte kudo, ndonese pa patur guxim per te marre persiper perfundime individuale, por me zgjuaresi, duke perfituar nga shpejtesia e tij, ai punon fort per shoket. Keshtu shkohet deri ne te 72', kur mbrojtesi mik Maksimov detyreohet te shkaktoje autogol ne vorbullen en je ngaterrese te shkaktuar prej gjuajtjes se fuqishme te Osman Recit, kapiten i skuadres, pas nje topi qe kthehet nga shtylla. 2-0 eshte i paster si talenti i kthjellte i 18-vjecarit Panajot Pano.

Per perkim, autori i kronikes se ndshjes, eshte nje njeri, i cili per vitet qe do te vinin, madje per gati 20 vjec, nuk do ta hiqte nga zeri i tij kete emer ate dit fare pak te njohur; "PANO"! Eshte gazetari Ismet Bellova. Fraza e tij e shkurter e shtypur e bardha ne te zeze eshte emblematike me gjithe prozaizmin e saj te gazetarise se periudhes:
"Vec te tjereve, - parashikon pa medyshje Bellova, - meritojne te dallohen edhe i riu me shume perspektive Pano si dhe portjeri Metani".
Po kjo eshte nje embleme e pare per jeten e ardheshme te futbollistit te madh Panajot Pano.

Kjo ishte ndeshja me e bukur e shqiptareve ndaj sovjetikeve te Kujbishevit te cilet pasi barazojne 1-1 me Partizanin, 0-0 me Punen e Shkodres, fitojne 2-0 me Lokomotiven e Durresit, te sapo emeruar si "lokomotive" per t'i perngjare Lokomotives se Moskes, qytetit te lashte qe ne shekuj kishte qene nji simbioze jo me nje vije hekurudhore, por me detin, dhe qe ne vitet '30 kishte marre emrin e mbretereshes iliri Teuta.

Ketu, me vetem keto dy ndeshje, nje kombetare te pafat (Besa e Kavajes) dhe nje nderkombetare plot fat (krahet e Sovjeteve) dhe pa askurgje tjeter, e mbyll vitin e tij te pare ne futbollin e rangut te larte kombetar, Panajot Pano. Kishin filluar ta njihnin. Tranjeret ja u kishin ngulur syte. Tifozet e medhenj te Tiranes, pas kq vitesh enderronin. Dicka mund te ngjiste vertet. Tranjeri Myslym Alla, ishte njeriu i vetem qe ndersa meditonte per te, kthente kryet disi prapa, sepse aty ishin edhe te tjere. Skender Halili, Fatmir Frasheri....I Futur brenda kesaj medyshje historise te cuditeshme shqiptaro - sovietike, Panajot Pano gjithsesi do te formohej si nje futbollist i stilit perendimor. Ndonese ende plotesisht nuk mund te thuhej se starti ishte dhene krejt i fuqishem per te. Duhej te vinin befasite e medha te vitit 1958....

19-vjecari PANAJOT PANO!

Kampionati Kombetar i vitit 1958 eshte kampionati kur rikthehen emrat e Vllaznise se Shkodres, 17 Nentori i Tiranes, Flamurtari i Vlores, Skenderbeu i Korces, Besa e KAvajes qe i bashkohen Lokomotives se Durresit. Ky eshte kampionati qe i jep fund historise se "Punes", ose gjithe "Punev" te Shqiperise, kur dihet se ne historine e futbollit boteror askund nuk kishte ndodhur qe te gjitha skuadrat te kishin te njejtin emer: "Puna"! Duke lene pas me ne fund kete absurd, le t'i kthehemi personazhit tone, Panajot Panos. Dhe konsakrimit te tij. Sepse 1958-ta ishte pikerisht konsakrimi i tij si talent i madh i futbollit shqiptar

Por ne ndeshjen e pare te kampionatit te 9 marsit 1958, ate te 17 Nentori - Lokomotiva, Panajot Pano nuk eshte ne 11-sh. Ishte e thene te rifillonte me derbin e harruar ate Partizani - 17 Nentori. Eshte ndeshja e pre ku Skender Halili dhe Panajot Pano jane se bashku ne 11-sh. Eshte nje 2-2 drmatik dhe Pano i ri ze faqen e pare te gazetave. Mbi 20.000 shikues jane te shtrenguar ne tribunat e akullta te Stadiumit Kombetar "Qemal Stafa". Shenon Refik Resmja qysh ne pjesen e pare per Partizanin, barazon Rada ne fillim te pjeses se dyte dhe resmja kunderpergjigjet me 2-1. Mandej barazim 2-2, pa ia arritur te mesojme autorin e golit te barazimit. Nuk ka nje jehone per lojen e panos, por tashme, kjo ndeshje e nivelit te larte te kohes, e katerta radhazi per skuadren e Tiranes me shkelqimin e qendermbrojtsit te ri Skender Halili, vetem 18 vjec, nje vit me pak nga Pano, fenomeni tjeter i futbollit shqiptar, fliste shume. Ajo trengotne se me ne fund 17 Nendori, sic i shkruhet emri gjysem ne toskerisht dhe gjysem ne gegenisht, do te niste nje rruge tjeter, ndonese 1958-ta do te jete viti i Beses se Kavajes. Skeda e ndeshjes eshte kjo:

23 Mars 1958. Tirane. Stadiumi Kombetar "Qemal Stafa".
17 Nendori - Partizani 2:2
Partizani - Maliqati, Deliallisi, Fagu, Papadhopulli, Ndini, G. Mrja, Kraja, Bespalli, Haxhiu, Resmja, Jashari (Deda)

17 Nendori - Metani, Struga, Stermasi, Halili, Llanga, Baci, Rada, Petrela, E. Shehu, Reci, Pano
Golat: Resmja (2), Rada, Maliqati (vetgol)
Gjyqatare: Aristidh Dodi, Eqrem Qyryfyce, Jani Gjoka

Dhe ja sensacioni. 4 maj 1958. Dinamo - 17 Nentori 0-4!
Kjo eshte ndeshja tjeter qe pas kaq vitesh ndal rroten e hisotrise. Nje tronditje e papare. Skender Halili ne ndeshjen e tij te 6-te rradhazi te shkelqyer godet styllen qysh ne fillim. Dhe me rradhe golat e trondites: Reci 1-0! Shehu 2-0! Rada 3-0! Caushi 4-0! Flitet pas kaq kohesh per "karakteristika te futbollit tone, shpirt luftarak, vendosmeri per fitore, shpejtesi, dinamizem, luften per cdo top", burokraci e tane gazetarije, por fare pak per te zberthyer rilindjen e skuadres se Tiranes, me dy lojtare praktikisht te pandalshem: Skender Halili dhe Panajot Pano, 18 dhe 19 vjec secili - protagonistet e ndeshjes dhe te ketij rezultati te papare!

Eshte nje kampionat i cuditshem: vetem 8 skuadra pjesemarrese! Me pak se ne vitet '30 por nje barazpeshe qe nuk mbahej mend. Ishte rasi i pare qysh ne vitin 1933 qe kampionati nuk kishte dy pretendente, por plot katerL Partizani, Dinamo, Besa, 17 Nentori, madje me nje fillim te shkelqyer edhe te Flamurtarit e Lokomotives.

Punet do te nisin te ndaheshin megjithate. Kjo fitore e thelle 4-0 e 17 Nentorit kunder nje prej dy skuadrave me te fuqishme dikasteriale, sic ishte Dinamo, i bente te gjithe te mendoheshin gjate. Dicka po ndryshonte ne futbollin shqiptar. Nderkaq, ja dhe skeda:

4 Maj 1958. Tirane. Stadiumi Kombetar "Qemal Stafa"/
Dinamo - 17 Nentori 0-4
Dinamo: Beliu (Bonati), Dashi, Rreli, Halluni (Shaqiri), Vila, Sheshi, Tallushi, Gjyli, Jareci, Duma, Duro
17 Nentori: Metani, Struga, Stermasi, S. Halili, Llanga, Baci (Xh. Merja), Rada, Caushi, Shehu, Reci, Pano
Golat: Reci 25', Shehu 27', Rada 44', Caushi 68'

E vetmja skuader pa asnje humbje ne Javen 8 eshte pikerisht ky 17 Nentori i Panajot Panos dhe Skender Halili, i ndodhur vetem 1 pike larg Partizanit. Futbolli shqiptar dukej se po lekundej prej nje termeti befasues: pas plot 13 vjeteve, viti i fundit kur nje skuader qyeti - Vllaznia e Shkodres - ishte shpallur per here te fundit Kampione e Shqiperise (1946), dy skuadra qytetesh, ajo e Kavajes dhe ajo e Tiranes, per habi synonin titullin!

Keshtu vihet te ndeshja 17 Nentori - partizani e 1 Qershorit 1958, nje "finale" e parakoheshme e epokes. Dhe dicka e papritur: fiton Partizani 4-1. Pa kaluar 60 sekonda loje 11-metersh per 17 Nentorin dhe Tafil Baci realizon: 1-0. Te dukej se po realizohej profecia. Tribuna qendrore e zyrtareve partizanas, atyre shteterore dhe nostalgjikeve me spaleta, nuk bzante. Por qe nga ky cast, per gati 30 minuta, euforia e 17 Nentorit eshte shkaterruese. Luan vetem Partizani kater minuta me vone, Enver Shehu rumbullakos nje 2-2, qe dukej se do te jete perseri kthesa e lojes. Nuk ka per te ngjare keshtu sepse kur nis pjesa e dyte Kolec Kraja pasi merr nje top te cmuar nga Resmja, gjuan fort dhe 3-2. Ketu merr fund loja dhe endrrat e 17 Nentorit te Panajot Panos dhe Skender Halilit, dy 18-19 vjecaret - zbulimi i madh i kampionatit. Gjithcka merr fund duke i dhene edhe kesaj rradhe te drejte historise se mbi nje dekade, dhe ne te '80 nuk mungon si zakonisht goli i Refik Resemes, pasi mjeshtri legjendar ka perfituar prej nje topi te cmuar te Gani Merjes nga goditja e denimit. Ne te vertete, kjo do te ishte ndeshja qe do te percaktonte fatin e titullit per Partizanin, ndonese Renditja eshte ende emocionuese: Partizani 15, Dinamo 13, Besa 13, 17 Nentori 12.

Skeda eshte kjo:
1 Qershor 1958. Tirane. Stadiumi Kombetar "Qemal Stafa"
Partizani - 17 Nentori 4-2
Partizani: Maliqati, Deliallisi, Fagu, Papadhopulli, Ndini, G> Merja, T. Shehu, Jashari (Shllaku), Kraja, Resmja, Deda. Tranjer: R. Spahiu

17 Nentori: Metani, Struga (caslli), Stermasi, S. Merja, Llanga, Baci, Rada, Caushi, Shehu, Petrela, Pano. Tranjer: M. Alla
Golat: Baci ('1 11-m), Kraja 28', 49', Jashari 40', Shehu 44', Resmja 80'

Por ka me. Eshte befasia qe e ka emrin Besa. Eshte pas shtate diteve ne Kavaje: Besa - Partizani 2-1, gola te Hasan Germanit (18') dhe Esat Dollise (81'). Per here te pare, pas gati 30 vjeteve, shtypi shkruan me te madhe: "Besa e Kavajes kandidate per titullin!" Dhe Partizani e Besa nga 15 pike secila, pervec te tjera nje duel midis tranjerit te ri te Kavajes, Skender Dede, qe do te behet teoriku i futbollit shqiptar dhe i cili vinte nga shkolla hungareze e futbollit te te mirenjohurit Rexhep Spahiu te pervojes se madhe.
E pra, cka do te ndodhte?
Eshte 22 qershor dhe 17 Nentori - Dinamo 1-0. Kjo eshte ndeshja e Panajot Panos, gol i tij ne minuten e 19-te pas nje gjuajtje te forte nga largesi e mesme, cka do te behej e tija per jete. Portjeri me pervoje, i mirenjohuri Alfred Bonati, gjithcka "e zbulon" vetem pasi topi i kthehet para syve nga rrjeta! Ndeshja ka mbi te gjithe, dy protagoniste: dy 18-19 vjecaret tone: Skender Halili ne mbrojtje thuajse i pakalueshem, dhe Panajot Pano ne sulm. Rralli ka patur nje ndeshje te rriturrish kesisoj percaktuese, qe te interpretohet, te sundohet, te drejtohet, te fitohet prej dy 18 vjecareve. Tash pamja e ketij kampionati dramatik, 90 minuta para mbarimit ishte kjo: Partizani 18, Besa, 17 Nentori 16, Dinamo 15. "Titulli kampion akoma i pazgjedhur!" eshte titulli i madh i shtypit. Ne Shqiperi kjo ngjiste per here te pare Pasluftes se Dyte Boterore!
Dhe java e fundit, 29 qershor 1958. Dhe "asgje". 17 Nentori - Besa 1-1, gol i Panajot Panos dhe Dinamo - Partizani 2-2. Dhe renditja qe nuk leviz: Partizani kampion (19), Besa nenkampion per here te pare ne histori, 17 Nentori i treti (17), Dinamo (16) e katerta.

Me 13 Korrik 1958, tashme pas mbarimit te kampionatit 17 Nentori i dorezohet 2-1 ne nje ndeshje miqesore skuadres rumune Progresul te Bukureshtit dje tramkero Xhavit Demneri, autor i nje shkrimi analitik te kohes, eshte i pameshirmen, kur shkruan se "Reci, Pano e Caushi u paraqiten mjaft dobet". Natyrisht, ka shume rruge per te mberritur te shkelqimi. Nderkaq, tranjeri i te rinjve te Tiranes, Besim Borici i jep titullin e radhes kesaj skuadre, edhe sepse ai mban ende ne 11-sh emra te tille si Fatmir Frasheri, Fredi RUco, Pavllo Bukoviku, Osman Mema, Aurrel Verria, krejt e pashpjegueshme kjo, kur njihesh mire talenti i ketyre te rinjve. Do te vononte pak kjo perteritje e paralajmeruar, nderkohe qe Panajot Pano e Skender Halili ne kampionatin kombetar, ishin bere te pazevendesueshem. Sidoqofte, ketu mbyllet kapitulli. Vetem pak dite me vone nis kampionati i ri i te rinjve, dhe Xhavit Demneri rimerr nder duar skeptrin e drejtimit me nje skuader krejt te re.

Keshtu shkojme te 18 Gushti 1958. Me avionin e famshem TU104, ekipi i 17 Nentorit, sluturon per ne Moske, ne nje turne i miqesise shqiptaro - sovjetike, qe do te ishte udhetimi i pare nderkombetar i protagonistit tone. Skuadra ka emrin e klubit te kryeqytetit por perberja eshte gati kombetare: M. Metani, R. Topi, S. Merja, F. Frasheri, B. Stermasi, Sh. Rreli, Q. Halluni, T. Baci, M. Vila, I. Llanga, E. Rada, A. Duma, E. Shehu, P. Pano, O. Reci, G. Caushi, A. Verria. Sic dihet, eshte nje kombinim i 17 Nentori - Dinamo, cka sot nuk ka burre nane ta kuptoje perse eshte bere kjo, pershembull. Bie fjala, perse nuk eshte perfshire ketu asnje lojtar i Partizanit kampion. Ajo qe eshte me e rendesishme, ne duart e tranjerit Myslym Alla jane te rinjte e talentuar Skender Halili, Fatmir Frasheri, Panajot Pano dhe Aurrel Verria. 17 Nentori humbet ne Odese 1-0 me Cernomorjec, 5-1 nga Lokomotiva Moskes dhe 2-1 nga Moldova e Kishinjevit. Kur skuadra kthehet ne Tirane, tranjeri Myslym Alla ne konkluzionet e tij ka ne qender te vemendjes pikerisht Panajot Panon. Shume mire sidomos ne ndeshjen e pare dhe gol i tij ne ndeshjen kunder Lokomotives Moskovite. Kaq per kesaj rradhe.

Sapo kthehen ne Shqiperi nis Kupa e Republikes, e tash 17 Nentori autentik, me te pazevendsueshim Panajot Pano, duke perfshire ne 11-sh edhe Fatmi Frasherin, Aurrel Verrine dhe Skender Halilin, perteritje thuajse e plote, cuditerisht nuk shkelqen. Eliminon Dinamon pas 135 minutave loje - rast unikalne historine e futbollit boteror. 120 minuta loje 0-0, dhe per mrekulline shqiptare, luhen edhe 15 minuta te tjera, e prap 0-0! Nuk njihen ende gjuajtjet 11-metershe, por 17 Nentori kalon ne katershe fale goditjeve nga kendi: 8-4! Kjo ngjarje paprecedent e 135 minutave futboll te panderprere, nj nga ndeshjet me te gjata te futbollit ne historine e njerezimit, duhet te hyje ne rekordet boterore te cudive me te bujshme te sportit mbret!.
Dhe vetem deri ketu sepse 17 Nentori me pas i dorezohet ne 1/2 fundore Skenderbeut te Korces 1-0.

Pak dite me vone vjen rasti i pare i madh per Panajot Panon, kur ai thirret per here te pare ne nje perzgjedhje kombetare e emeruar si Tirana A e cila ne 23 Nentor 1958 shfaqet perballe Tiranes B dke fituar 5-3. Panajot Pano zevendeson Kolex Krajen dne pjesen e dyte dhe me emocion e sheh veten pjese te 11-shit me te mire te Shqiperise. Eshte prane Dealillisit, Gani Merjes, Kolec Krajes, Mico Ndinit, Refik Resmes dhe Simon Dedes, heronjte e sapo kthyer nga Lajpcigu me medaljet e argjenta te Turneut te famshem i ushtrive te ashtuquajtura mike te "Demkoracive Popullore".

Ai nuk do te ndaloje ketu. Ne ndeshjen e forte miqesore Tirana - Bukureshti 1-1 te "qemal Stafes", Pano hyn ne pjesen e dyte kur zevendeson Simon Deden, por nuk e gjen mire veten ne nje mozaik te perbere nga 7 lojtare te Partizanit. Dhe ndjhet i vetmuar, sepse mbreterit ishin te tjere. Ndeshja eshte e madhe perballe skuadres se sprovuar rumune - baze e Kombetares se Rumanise - dhe Panon tone, sido qe te ishte, qysh nga ky cast pa pranine e tij nuk do te kishte me ndeshje te medha ne Shqiperise, e paskta edhe per 15 vitet e ardheshme. Fenomeni shqiptar kishte mberritur. Shperthimi i tij nuk do te ndalte me.

Pano - Nenkampion i Shqiperise me 17 Nentorin!

Per te se vertetes duhet thene se koha, vitete, propaganda, pasionet, tifozlliqet, inatet e kaq viteve, Panajot Panon e paten kthyer ne nje ceshtje historike te futbollit shqiptar. I rrembyer nga Partizani, me te cilin ai pershkoi nje jete te tere futbollistike, me sukseset me te bujshme te tij, koha ka ngurtesuar ose mbuluar nje shtrese harrese jeten e futbollit te Panajot Panos tek skuadra qe e lindi dhe e formoi. Dhe sot e kesaj dite, nga brezi i vjeter, po edhe nga i riu ai identifikohet vetem me Partizanin. Kjo nuk ka qene e vertete asnjehere. Sic shihet, Panajot Pano luan dy kampionatet e pare me 17 Nentoritn (Sot Sport Klub Tirana), madje me rezultate te shkelqyera kombeare. Ne kampionatin e vitit 1958, ai eshte titullar i skuadres se tij te lindjes, duke qene pretendent per titullin kampion deri diten e fundit te kampionatit. Ndersa me 1959 ai eshte padyshim protagonist i kampionait kombetar dhe me skuadren e tij shpallet nenkampion i Shqiperise. Eshte hera e pare qe shkruhen te gjitha keto, cka eshte dhe qellimi i kesaj eseje historike. Eshte e vertete qe Partizani i dha force dhe persosmeri ketij fenomeni te futbollit shqiptar. Por eshte po kaq e vertete qe 17 Nentori e lindi, e formoi, e beri protagonist si nje talent te futbollit kombetar. Partizani e mori talent te gatshem Panajot Panon dhe i dha fame. Cka me siguri do te ndodhte edhe po te kishte vazhduar tek skuadra nane.

E bera kete hyrje per te nenvizuar faktin se me historine e futbollit kombetar ka shumecka per te ridimensionuar dhe vertetesuar. Pak a shume ngjet edhe me futbollin dhe sportin ajo cka ngjet me gjithe historine tone kombetare.

Keshtu mberrijme te Kampionati Kombetar i itit 1959. Perseri 8 skuadra, perseri Partizani. Por persheri edhe 17 Nentori.
Ne nje ndeshje miqesore zhvilluar me 8 shkurt 1959, pikerisht sot e 45 vjet me pare, Partizani fiton 4-2 ndaj 17 Nentorit, Pano mban numrin 7, shenon golin e dyte dhe ndeshja le te kuptohet se nuk do te kete nje 17 Nentor kushedi se ka, per kampionatin. Ne 110sh te saj eshte nje katershe e re, e forte magjithate: S. Merja - F. Frasheri, L. Bytyci - P. Pano.

Dhe shorti eshte kapricioz. Qysh ne ndeshjen e pare te kampionatit, 21 mars 1959 eshte 17 Nentori - Partizani. Kampionati nis me nje ceremoni te bukur dhe dy futbolliste te viteve '30 jane ceremonialet e fillimit. Pershendet Dr. Isuf Dashi dhe topin e pare e godet Dr. Shefqet Ndroqi. Nderkaq, ekzekutohen hymnet kombetare te Shqiperise dhe te Bashkimit Sovjetik. Ashtu sic ngjiste gjate pushtimit italian, kur ekzekutoheshin te dy hymnet, ai i Shqiperise dhe ai i Italise. Sidoqofte, e rendesishme eshte se ekzekutimi i hymnit tone kombeta, perben rast te rralle ne fillimet e kampionateve te Pasluftes, kur ne vitet '30 ka qene nje detyrim per cdo ndeshje kur qyteti kishte orkester frymore. Dhe 17 Nentori - Partizani 0:0. nje ndeshje e dobet dhe asnje koment per Panajot Panon. Ajo qe vlen per historine tone eshte skeda e ndeshjes.

21 Mars 1959. Tirane. Stadiumi Kombetar "Qemal Stafa"
17 Nentori - Partizani 0:0
17 Nentori: Metani, Fresheri, Stermasi, S. Merja, Baci, Balla, Kseno (Mara), Rada, Shehu, Bylyku, Pano
Partizani: Maliqati, Deliallisi, Fagu, Papadhopulli, Bukoviku, G. Merja, Ndini, Kraja (T. Shehu), Bespalla, Jashari, Resmja.

Bie ne sy nje emer: Pavllo Bukoviku. Eshte i rrembyeri i pare i 17 Nentorit prej Partizanit dhe me te do te niste prishja e madhe e skuadres se talentuar te 17 Nentorit. Ky eshte fillimi i realizimit te nje skenari te pameshirshem, qe do te shpertheje me 1960. Planet per ekzekutimin po hartoheshin tashme. Nje jave me vone 17 Nentori fiton 2-0 ne Vlore, goli i dyte eshte i Panajot Panos dhe pasi partizani mund 2-1 Dinamon, dy fitimtaret jane ne krye sebashku dhe Skenderbeun e Korces me nga 3 pike. Kampionati kishte paraqitur papritmas nje Skenderbe tjeter. Dhe ne Javen 3, me 5 Prill 1959, 17 Nentori fiton 1-0 me Vllaznine perballe nje 11-shi klasik te Vllaznise se drejtuar nga tranjeri i mirenjohur Rifat Rusi, tranjeri vendas e ka Myslym Alla, e ka forcen te rinia e skuadres. Shenon Nuri Bylyku ne te 37'. Skeda eshte nje kujtese e bukur:

5 Prill 1959. Tirane. Stadiumi Kombetar "Qemal Stafa"
17 Nentori - Vllaznia 1:0
17 Nentori: Metani, Frasheri, Stermasi, S. Merja, Baci, Balla, Kseno, Rada, Shehu, Bylyku, Pano. Tranjer: M. Alla
Vllaznia: Teli, bushati, Q. Cungu, Gjoni, A. Bakalli, B. Cungu, H. Bakalli, Hoxha, Zmijani Lacja, Shkodra. Tranjer: R. Rusi
Golat: Bylyku 37'

Ky eshte casti kur skuadra e Panajot Panos vihet ne krye te renditjes me 1 pike mbi Partizanin, i cili barazon ne Elbasan - nje befasi e plote! Dhe nje jave me vone perseri gjithcka per 17 Nentorin. Fitore 2-1 ne Korce ndaj skuadres se forte te Skenderbeut dhe barazim 1-1 i Partizanit me Besen nenkampione ne fuqi, befasi tjeter fale nje loje te shkelqyer te kavajasve me treshen Gavardari-Germani-Dollia ne krye. 17 Nentori kryeson me 2 pike mbi Partizanin!

Keshtu mberrihet tek Java 5 dhe Ndeshja Dinamo - 17 Nentori 1-1 eshte me e bukura e kampionatit. Vetgoli i Tafil Baci eshte fata. Per cudi ajo nuk eshte nje ndeshje e vecante e Panos, i cili gjate pjeses se dyte zevendesohet nga Reci. Per 57 minuta te tana 17 Nentori kryeson me golin e Shehut. Ketij barazimi Partizani i kunderpergjigjet me fitoren e thelle 6-1 ndaj Skenderbeut, duke shkaterruar cdo shprese rimekembje te skuadres korcare, sepse Refik Resmja nuk permbahet. Sidoqofte, skuadra e Tiranes eshte gjithnje ne krye me 1 pike mbi Partizanin. 11-shet kane kete format:

19 Prill 1959. Tirane. Stadiumi Kombetar "Qemal Stafa"
Dinamo - 17 Nentori 1:1
Dinamo: Beliu, Plaku, Rreli, Hallumi, Haxhiu (Vila) Sheshi, Tallushi, Lubonja, Jareci, Duma, Duro.
17 Nentori: Metani, Frasheri, Stermasi, S. Merja, Baci, Balla, Kseno, Rada, Shehu, Bylyku, Pano (Reci).
Golat: Shehu 34', Baci (vetgol) 57'

Keshtu mberrihet te ndeshja 17 Nentori - Labinoti i Elbasanit e 26 Prillit 1959, e cila me ndodhine e saj do te shnderrohet ne nje fatalitet percaktues per gjithe ambicjet ne rritje te skuadres se Tiranes. Kjo ngjarje ben pjese ne me te bujeshmet ne historine e kampionateve te Shqiperise, sepse gjithcka ngjau me te, nuk ka te beje aspak me rregullat teknike te futbollit, por me permbajtjen e sportit socialist.

17 Nentori e fiton ndeshjen 2-1 dhe Panajot Pano yne eshte autor i dy golave te pazakonte. Skuadra e kryeqytetit fiton 2-1 nje ndeshje e forte, te ashper e me nxjerrje lojtaresh jashte, per cka shtypi mban qendrim te forte kritik, sidomos per gjykimin nga ana e gjyqtarit te shquar Ramiz Pregja, i cili ka nje kontribut te jashtzakonshem ne historine e gjykimeve. Shtypi thekson se i eshte anulluar nje gol elbasanasve, loja eshte mbaruar dy minuta para, e tjere e tjere. Me nje fjale, asnje gabim teknik, dhe me shikimin e sotem, vec kjo ndeshje nuk mund te perseritej kurrsesi. Po vendimi eshte i pakthyeshem: ajo perseritet me 29 maj!

Ne te vertete kjo do te ishte drama e skuadres se Panajot Panos. Me 20 maj 1959, skuadra e Labionitit fiton mu ne Tirane 1-0 dhe goli i Karaosmanit shenuar ne minuten e 2-te te ndeshjes, mbetet i paprekshem, edhe pse ne te 15' portjeri i degjuar Dylgjeri pret 11-metershin e Tafil Bacit. Kjo eshte ndeshja qe prish harmonine e 17 Nentorit te Panajot Panos, e cila perfshihet ne pasiguri. Paritzani kalon ne krye me 1 pike me shume dhe kampionat tash merr nje rruge tjeter. Po nese do te kishte qendruar e rregullt ndeshja e pare, a do te ishte shpallur kampione qysh me 1959 skuadra e Tiranes? Cfare ka ndodhur ne kulisat e futbollit shteteror shqiptar te asaj kohe, me vendimin per perseritjen e kesaj ndeshjeje te paperseriteshme? Mos ka qene ky veprim nje ndalim i vetdijshem i qarqeve sunduese te Shqiperise per te mos prishur rendin e vendosur te futbollit ne te mire te PartizanDinamos? Sot e kesaj dite nuk mund ti pergjigjemi ketyre pyetjeve enigem. Por nje gje eshte e sigurte: keto dy pike te hequra 17 Nentorit kane nderruar rrjedhen dhe madje fatin e Kampionatit 1959.

Po a jane keto dite te veshtira per protagonistin tone?
Dhe mberrin cudia. Dunav e Rusese, nje skuader mesatare bullgare, vjen ne Shqiperi dhe ne i vejme asaj perballe Kombetaren A dhe B me emrat e rreme Tirana a dhe Tirana B. Cudia tjeter eshte se Maliqati, Lubonja, Gani Merja, Metani dhe "doemos" Panajot Pano, luajne perballe Rusese dhe me Tiranen A, edhe me Tiranen B! Ndeshjet jane vallezim shqiptar: 5-0 fiton Tirana A dhe 3-0 Tirana B. Nga 8 golat, 3 jane te Panajot Panos!

Ketu stina e futbollit ka nderprerjen e saj dhe duhet pritur shtatori. Por me 8 korrik perurohet stadiumi "Dinamo" (sot "Selman Stermasi") dhe me 10 korrik ndeshja nderkombetare Partizani - Forverts i RDGJ-se 1-1, ben perurimin futbollistik te tij pa pjesemarrjen e Panajot Panos. Eshte nje ndeshje e shkelqyer me golin e barazimit te minutes se 9-te te Kolec Krajes se paharrueshem.

Me 20 Shtator 1959 vjen i ashtuquajturi turneu i futbollit te Spartakiades se Pare Kombetare dhe 17 Nentori qe eliminohet nga gara per medalje prej Dinamos me goditje kendi (5-4) shkak te barazimit 1-1. Panajot Pano natyrisht eshte ne fushen e lojes, por fakti me interesat eshte se ai gjendet ne 11-sh se bashku me Terodor Vason, futbollistin e madh korcar, i cili do te behej i famshmi i Skenderbeut dhe i Kombetares. Jane befasisht ne nje skuader thjesht per shkakun se Vaso i ri vinte nga skuadra e te rinjve te "17 Nentorit", e sapo shpallur kampione! Do te takoheshin pas disa viteve se bashku ne 11-shin e shkelqyer te Partizanit te viteve '60 pervecse ne KOmbetaren e Shqiperise ne ndeshje te paharrueshme prej te cilave po vecoj tri: 1967: Shqiperia Gjermania 0-0, 1971: Shqiperia - Gjermania 0-1, 1968 Paritzani - Torino 1-0!
Ja me ne fund tek vjen rifillimi i kampionatit dhe dihej qe me 18 tetor 1959 do te ishte Partizani - 17 Nentori. Perseri Panajot Pano ne nje ndeshje te forte por me teper se nivel i larte, aty ka pasion dhe emocione gabimsh. Mbetet ne kutjese goli i tij shenuar me 11-metersh pasi godet shtyllen dhe Maliqati qe per cudi nuk kupton asgje. Eshte 2-2 nen kete pamje:

18 tetor 1959. Tirane. Stadiumi Kombetar "Qemal Stafa"
Partizani - 17 Nentori 2-2
Partizani: Maliqati, Deliallisi, Papadhopulli, Dingu, Bukoviku, Shllaku, Seferaj (Jashari), G. Merja, Kraja, Resmja, Karcini
17 Nentori: Metani, Frasheri, Stermasi, S. Merja, Bylyku, Baci, Rada, Caushi, Pano, Shehu (Verrija), Caslli
Golat: Kraja 6', Pano 20' (11-m), Caushi 62', Resmja 80',

Nje jave me vone Pano dhuron me golin e tij fitoren e veshtire me Flamurtarin 1-0, nderkohe qe Partizani fiton po aq me Dinamon dhe 1 pike largesi midis tyre e le prap te hapur garen per titull. Megjithate, gjithcka do te jete e genjeshtert. Barazpesha vjen e prishet me hapa te shpejte. Eshte 1 Nentor 1959 dhe Vllaznia mund 17 Nentorin me gol te Beqir Cungut ne te 86', cast kur merr fund kjo barazpeshe. Panajot Pano i jep fitoren skuadres se tij 2-0 ndaj Skenderbeut, duke shenuar perseri, e nje jave me vone 17 Nentori mposht Dinamon 2-0 fale golave te te mirenjohurit Enver Shehu. Por gjithcka vjen prej nje mbeshtetje te Panos, ne nje nga ndeshjet me te shkelqyera te tij, tashme i kthyer qarte ne rolin e qendersulmusit klasik te kohes, duke corientuar krejt nje Dinamo.

Do te ishte edhe ky nje gezim i shkurter. Fati i keq i 17 Nentorit te Panajot Panos eshte gjithmon skuadra me emrin Labinoti i Elbasanit. 22 Nentor 1959 dhe Labinoti - 17 Nentori 2:1! Ky po, eshte "fundi" i plote. Partizani eshte Kampion i Shqiperise per te treten here me rradhe, por 17 Nentori per here te pare qysh nga 1946 eshte nenkampion i Shqiperise. Renditja eshte kjo: Partizani 23, 17 Nentori 19, Dinamo 14, Flamurtari 14, Besa 13, Labinoti 11, Vllaznia 10, Skenderbeu 8.
Panajot Pano se bashku me Gani Merjen, Refik Resmen dhe Enver Shehun me nga 6 gola, jane golshenuesit me te mire te ketij kampionati me vetem 8 skuadra. Edhe kjo ka rendesine e vete per rrugen futbollistike te protagonistit tone.
Epilogu eshte 28 dhe 29 Nentori, Kupa e Gazetes "Zeri i Popullit" midis kater skuadrave te para te kampionatit, per habi ka patur nje jehone te pazakonshme ne Shqiperi. 17 Nentori fiton Kupen, pas 1-1 me Besen por mbi te gjitha me fitoren dramatike 3-2 me Partizanin, fitorja e saj e trete e Pasluftes me Partizanin ne tanesi, dy gola te shkelqyer te Panajot Panos dhe nje nga lojtarat me te medha te tij te periudhes. Nuk kishte ndodhur ndonjehere qe mbi 15.000 shikues te gozhdoheshin nje finale gazete. Panajot Pano eshte i konsakruar. Syte jane tek ai dhe vetem tek ai. "Duhet rrembyer" thote tribuna qendrore e stadiumit "Dinamo" ku shkelqejne spaletat e gjeneraleve...

RREMBIMI

Partizani - Adriatiku 1-0. Kjo eshte nje ndeshje futbolli q eshte zhvilluar me 31 janar 1960 ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa". Ajo eshte nje nga ndeshjet me te cudieshme ne historine e futbollit shqiptar ne emertimin e saj. Cfare ishte ky Adrianit, emri i te cilit permendej per here te pare?
IShte skuadra e Flotes Luftarake Detare e cila themelohet dhe cthemelohet ne kete dite dhe vetem me kete ndeshje. Shtypi nenvizon se "skuadra Adriatiku e Flotes Luftarake Detare eshte nje ekip ne ngjeshje e siper, qe perbehet nga elemente te rinj me shume perspektive".
E midis tyre ishte dhe Panajot Pano, i sapo mobilizuar ushtar dhe me dinakeri drejtpersedrejti ne Marinen Luftarake, cka do te thoshte 4 vjet ushtar i populit! Me nje fjale, sa me gjate prane.....Partizanit.
Por Adriatiku ishte nje mashtrim i tane. I nxjerre ne fushen e lojes me pompozitet, madje para 20.000 shikuesve ne kete ndeshje miqesore, Adriatiku mesa dukej synonte te ishte skalioni i dyte i Partizanit. Por edhe kjo ishte e rreme. Gjashte dite me vone, Partizani fiton 6-0 me Lokomtiven dhe Pano duhet te kete qene aty. Nderkaq, ne miqesoren tjeter te 6 shkurtit, 17 Nentori barazin me Dinamon 1-1 dhe papritmas shtype njofton se "Pano dhe Merja jane larguar nga 17 Nentori" pa guzuar te thote se ku kane shkuar. Nuk kalojne vecse dy jave dhe vetedemaskimi eshte i qarte si drita e diellit. Eshte 14 shkurt 1960. Del ne fushen e lojes Partizani ne ndeshjen kunder dinamos per Kupen e Komitet Shqiptar per Mbrojtjen e Paqes dhe Panajot Pano, deri para pak i Adriatikut, tash eshte nen fanellen e kampioneve. Kjo eshte ndeshja e pare e Panajot Panos me Partizanin. Skuadra e pare ushtarake fiton 3-0 me ushtaraken tjeter, ate Dinamo. Ketu eshte dhe goli i pare i panos nen fanellen e kuqe, te cilen ai nuk do ta hiqte deri me 1974, per bukur 15 vjet. Pano shenon ne te 40' e ne te 68' dhe goli i dyte eshte nje kryeveper me vete, ne forme harku, si gjethi i thte i Didit, cka e le te manitur portjerin Qoshja te Dinamos! Ne pjesen e dyte te kesaj ndeshjeje, Resmja zevendesohet nga Bytyci, cka tregon se jo vetem Pano, por i rrembyeri i partizanit eshte edhe ky talent tjeter i 17 Nentorit. Nderaq, Skender Merja (Halili) eshte nen fanelen e klubit tjeter ushtarak, atij te Ministrise se Puneve te Mbrendeshme dhe tashme shkaterrimi i 17 Nentorit me rrembimin e dy yjeve te saj me te shndritshem, eshte fakt i kryer.

Historiani duhet te fiksoje diten e ketij 6 shkurti 1960 si diten e shkaterrimit te 17 Nentorit te Tiranes, pe here te dyte pas vitit 197, kur me lojtaret e saj u formua Partizani. Ketu ka rrenje "armiqesia" e skuadres se Tiranes ndaj Partizanit, qe nuk do te shuhej kurre. Nuk mund te marrim me mend se cka do te kishte qene ky 17 Nentor nese nuk do te ishte prishur kesisoji me 1960. Skuadren e mrekullueshme te pas 4-5 vjeteve, me siguri do ta kishim perjetuar po kaq vite me pare, pra qysh ne 1960.
Ne Tirane shperthejne nderkaq, diskutimet, kundershtimet nen ze, paknaqesite. Nje revolte e natyrshme: Partizani ksihte rrembyer yllin e 17 Nentorit, madje yjet.
Dhe pikerisht ne ket cast kritik mberrin nje ngjarje befasues. Eshte ndeshja finale e Kupes se Paqes, ajo 17 Nentori - Partizani dhe fitore e bujeshme e 17 Nentorit: 2-0 pa yjet e rrembyer! Kjo duhet te hyje ne histori si ndeshje e pare e inatit te madh midis dy klubeve te kryeqytetit. Tranjeri Myslym Alla nuk ka Panon, nuk ka Merjen (Halilin), nuk ka Bytycin, tre titullare te kalibrit. Dhe shperhten me rini. Hysni Skenderi, Vili Dashi, Saimir Dauti - tre gjimnaziste 17-18 vjecares te panjohur nuk permbahen permes nje ritmike befasuese dhe Enver Shehu e Saimir Dauti tundin rrjetat. 20.000 shikues shijojne befasine e madhe. Partizani me Maliqatin, Deliallisin, Papadhopullin, G. Merjen, Ndinin, Krajen, Resmen - gjithe Kombetarja e Shqiperise i dorezohet ketyre gjimnazisteve, rinise se dyte te 17 Nentorit, pa asnje mundesi rezistence. Shtypi ngre ne qiell tranjerin Myslym Alla, duke e cilesuar nje "perkrahes te zjarrte te te rinjve duke i aktivizuar ata me guximi ne 11-shin e pare".

Kjo ishte ndeshja e bujeshme e shkurtit te larget 1960, pasioni dhe revolta e madhe e skuadres se Tiranes ndaj rrembyesve te saj. Nje ndeshje delikate natyrisht, por dinake ne organizimin e saj. partizani nuk guxon te nxjerre ne fushen e lojes as Panajot Panon dhe as Luigj Bytycin. Shihet qarte qe nuk duheshin nxehur gjakrat menjehere, ndonese tashma ato ishin nxehur. Gjithcka ishte nje prapaskene e shkelqyer. Me 6 mars, 1960 Pano eshte i padiskutueshem ne 11-shin e partizanit ne ndeshjen e madhe te stadiumit "Valter Ulbriht" te Berlinit, ate Partizani - Forverts 0-0, nje nder miqesoret me te bujshme ne historine e futbollit tone, kur dihej se Forverts ishte skuadra me e mire e RDGjermane dhe vetem nje jave me pare Forverts kishte mundur 2-1 Duklen e Prages. Ne te vertete eshte nje turne i shkelqyer sepse ne dy ndeshjet e tjera Partizani fiton 4-1 ndaj Forverts te Kotbusit dhe 3-2 ndaj Noje Brandenburgut. Ky ishte starti i madh i Panajot Panos, i cili regjistron keshtu, turneun e pare te sukseshem te tij nderkombetar. Nuk do te ndalej me.

Por jemi ende larg stabilizimit te puneve, me mire me thene te qetesimit te zemrave te tronditura ne klimen futbollistike te kryeqyteit. Ndezja e gjakrave shperthen pa meshire me 13 mars, pikerisht ne ndeshjen e pare te kampionatit ku shorti po aq i pameshirshem me kapriciot e tij, ka vene perballe pikerisht Partizanin dhe 17 Nentorin. Partizani fiton 2-1, por ne vend te reportazhit per ndeshjen gazeta "Sporti Popullor" e kohes boton nje shkrim te ashper me titullin "Sjellje qe s'kane asgje te perbashket me qendrmin socialist ne shoqeri".
Ngjarja eshte pak a shume kjo: Partizani kalon ne epersi qysh ne 20 minutat e para me Bytycin dhe me fillimin e pjeses se dyte ata shkojne deri ne 2-0 pas golit te Refik Resmes, duke siguruar fitoren 2-1 sepse ne minuten e fundit Fatmir Frasheri shkurton m golin e tij. Eshte ne nje dite me shi, ne nje terren krejt te papraktikueshem, ashpersi, goditje te renda duke u perzier 6-7 futbolliste nga te dy palet. Futbollistet e 17 nentorit akuzohen per "seder te semure mikroborgjeze", pora snje fjale per shkakun e gjithe ketij inati. shteti natyrisht ishte shtet dhe nen masken e sherbimit ushtarak, partizanit ne kete periudhe i justifikohesh marrja e cdo lojtari ane e kend vendit. Megjithte, skuadra kryeqytetase reziston edhe pa yjet e saj, aq sa per jave te tana, duket se eshte madje pretendente per titullin e kampionit, per cudi gjithnje e dyta mbi Partizanin.

Nderkaq, atmosfera politike sikur kerkon te qetesoje sfondin e trazuar sportiv dhe Skender Merja, tash i Dinamos, nxirret ne faqen e pare te "Sporti Popullor" duke votuar, si te ishte anetar i Byrose POlitike, e me te eshte edhe atleti i Partizanit, "Fatos Bejtja, oficer i Ushtrise Popullore", sic thuhet me autoritet te pafalshem politik, per kete figure te madhe te sportit kombetar, i cili me pare se oficer ishte rekordmeni i shquar i kercimit me shkop. Dhe them se nuk mund te jete krejt e rastit qe me 1 maj 1960, "diten e klases puntore", ndeshja Partizani - Dinamo zhvillohet ne prani te Enver Hoxhesh dhe gjithre Byrose Politike te PPSH. Eshte 2-0 per Dinamon, nderkohe qe ne Durre, Raq Manusi me golin e tij fikson humbjen e dyt per 17 Nentorin. Dinamo shkon keshtu para kohe drejt titullit kampion, por ndeshja e Partizanit eshte e shkelqyer per Panajot Panon ne rolin e qendersulmuesit te avancuar (te perparme). Kjo eshte ndeshja kur lind nje nga duelet me te bukura ne futbollin shqiptar, ai Panajot Pano - Skender Halili (Merja). Gjate gjithe lojes Halili, i cili tash e mbrapa do te luaje gjithnje me kete mbiemer, ruan Panon, bashkelojtarin e tij te vetem te para disa muajve te 17 Nentori, ku kishin lindur se bashku si futbolliste. korrektesia, kundershtimi i bukur futbollistik, mjeshteria, kalimet e rrufeshme te njerit, ndjekje te tjetrit, pershikimet e Panos dhe zenia e hapesirave prej Halilit, e shnderrojne gjithcka ne nje spektakel individual qe nuk ishte pare ndonjehere me pare ne Shqiperi. Skeda e ndeshjes eshte vertet historike: tre te rrembyerit prej 17 Nentorit Pano, Bytyci dhe Aurrel Verrija jane ne 11-shin e Partizanit.

1 maj 1960. Tirane. Stadiumi "Dinamo"
Partizani - Dinamo 0-2
Partizani: Maliqati, Deliallisi, Papadhopulli, Dingu, Shllaku, G. Merja, Kraja, Ndini, Pano, Resmja, Bytyci (A. Verrija).
Dinamo: Qoshja, Gjoci, Halili, Alluni, H. Verria, Duma, Tallushi, Jareci, Ryco, Lubonja, Duro.

Shtate dite me vone Dinamo mund 1-0 edhe 17 Nentorin dhe tash me 5 pike mbi partizanin dhe 7 mbi 17 nentorin, titulli pothuajse eshte prone e parakoshme e sja. Keshtu mberrihet te ndeshja "e nderit", e Javes 10, ajo partizani - 17 Nentori e 15 majit 1960. Skeda eshte vertet kuptimplote

15 maj Tirane. Stadiumi "Dinamo"
Partizani - 17 Nentori 2-2
Partizani: R. Topi, Deliallisi, Papadhopulli, Dingu, Ndini, Shllaku, Kraja, G. Merja, Jashari, Pano, Resmja
17 Nentori: Metani, Frasheri, Stermasi, Kasmi, Bukoviku, Z. Shehu, Rada, Skenderi, Bylyku, E. Shehu, Dauti
Golat: E Shehu 1', 27', Kraja 30', 68'

Cudia ketu eshte rkthimi i Bukovikut te 17 nentori, nje leshim ledhatues i Partizanit pas rrembimit te Panos dhe nje 2-2 spektakolar, futboll i vertete. Eshte nje ndeshje qe e perforcon dhe me tej kryesimin e Dinamos. Renia e 17 Nentorit, ngaterrest e Partizanit me ardhjen e Panos, te cilet nuk ia arrijne ti shkojne per shtat ne stil shume nga lojtaret e Partizanit, ndoshta me perjashtimit e resmes, mjedisi i zhurmshem per shkak te rrembimit te futbollisteve tiranas, marrja persiper e rolit te liderit ne menyre te vetevetishme nga vete Pano, krijonin nje peshtjellim dhe taktik tek kampionet. Kesisoj, viti 1960 nuk ishte viti i Partizanit ne fushen e lojes. Ai ishte viti i rrembimit te Panajot Panos dhe i shkaterrimit te 17 Nentorit. Dhe e vetmja ngjarje qe pritej ishte nje tjeter ndeshje "nderi", tradicionalja DInamo - Partizani e 10 korrikut (gjithmone me 10 korrik - dite e ushtrise), nje tjeter ndeshje e regjizuar, e udhehequr dhe e fituar nga Panajot Pano. Nuk shenon asnje gol, por gjithcka vjen pikerisht prej kembeve te tij "me i mire ne vijen e pare", sic nenvizon kronika e kohes. Skeda eshte kjo:

10 Korrik Tirane. Stadiumi "Dinamo"
Dinamo - Partizani 1-3
Dinamo - Qoshja, Gjoci, S. Merja, Halluni, Verria, Duma, Tallushi, Jareci, Bushati, Lubonja, Duro
Partizani - Maliqati, Deliallisi, Ndini, Papadhopulli, Shllaku, G. Merja, Krraja, Bespalla, Pano, Resmja, T. Shehu, Jashari

Gjithesesi ajo ishte thjesht nje ndeshje ngushelluese 90 minuta para mbarimit te kampionatit, i cili perfundimisht eshte i Dinamos, nje 11-sh nder me te fortet ne historine e saj. E perforecuar me Skender Halilin dhe Selim Gjocin ne mbrojtje, ne pjekurin e plot te Qamil Hallunit dhe Skender Jarecit, Stavri Lubonjes e Eqrem Tallushit, me nje gjysemmbrojtje te qendrueshme me Verrine dhe Dumen, zevendesuese e denje e dyshes se larguar Shaqiri - Vila, mbi te gjitha me qenderslumuesin 22 vjecar Mehdi Bushat te nje talenti te permasave,, ne vitin e pare shperthyes te tij tek Dinamo, kampionia e re ne drejtimin e tranjerit Zyber Konci, konsakron historine e saj, madje mbyll nje dekade te paharrueshme: 7 tituj ne 10 vjet!
Dhe ishte menduar si viti i Partizanit te Panajot Panos!
Por ehste nje h istori qe mbyllet ketu. Rasi i rralle i perket 3 nentorit 1960, kur papritmas Pano shfaqet per here te fundit ne 11-shin e 17 Nentorit per miqesoren nderkombetare me Admiraltejec te Leningradit, 1-1 gol i Panos, kur kater dite me pare me 30 nentor kishte qene ne 11-shin e Partizanit: Partizani - Admiraltejec 2-2

Nuk ka medyshje. 17 Nentori e kishte humbur pergjithmone talentin e saj te madh te Pasluftes, Panajot Panon ashtu si Riza Lushten te Paraluftes. Ndyrshimi ishte kolosal megjithate: Lushten te blere nga Juventusi legjendar i Italise Fashiste - Kampione e Botes ne Fuqi. Panon per kryerje "te sherbimit ushtarak" te Partizani i Shqiperise Komuniste - e vetmja ende e pashfaqur me kombetaren e saj ne garat evropiane e boterore. Perkohesisht ky 17 Nentor kishte humbur edhe Skender Halilin, dhe shpejt do te humbiste edhe Fatmir Frasherin po perkohesisht, dhe te tjere me te, duke u varferuar tejet pa berthamen e sa te sapoformuar te futbolliste te medhenj. Ia kishte fale Shqiperise per PartizanDinamon - dy me te medhenje e epokes. Panajot Panon dhe Skender Halilin, portagonistet e rrembimit te madh. Do "t'i falte" edhe te tjere. Ishim ende larg nga viti fathene 1964...

Ketu mbyllet ajo cka ne deshem te pershkruanim ne 65-vjetorin e lindjes se mjeshtrit Panajot Pano. Deshem te tregonim ate qe nuk ishte treguar asnjehere me pare per te: lindjen e tij si futbollist, formimin, shperthimin e mjeshterise dhe rrembimin historik. Perpara do te ishin edhe 15 vjet futboll per te, qysh nga viti fatthene 1960 dhe deri me 1974 ne rruget e pafund te te cileve Panajot Pano preshkohet ne ngjarjet me te bukura te futbollit shqiptar ne rolin e me te madhit. Dhe ketu qendron edhe merita e paqortueshme historike e partizni, ndonese rreenjet e gjithe kesaj ecurije te pashembullt, i kishin mbuluar ne thellesite e harreses....

Panajot Pano eshte sulmuesi me i madh i futbollit shqiptar. Ai eshte nje legjende e ketij futbolli, nje talent i fuqishem i kalibrit evropian, lojtar i SK Tiranes, i Partizanit, i Kombetares. Per 18 vjet me rradhe, nga 18 deri ne 35 vjec, Pano ka sunduar stadiumit shqiptare dhe pa futbollin e tij nuk mund te flitet per asnje ngjarje te madhe. 24 here me Kombetaren - i pari qe mberriti rekordin e loro Boricit, po aq legjendar, te cilin e pati tranjer - 4 here ne ekipin kombetar, medalja e argjente e Hanoit, portagonist i pakrahasueshem i 0-0 me Gjermanine, Kampion i Ballkanit me 1970, kapiten autoritar i Kombetares dhe i Partizanit, njeriu qe perkuli nje Shulc e nje Shnelinger, Panajot Pano personifikon vete futbollin shqiptar te mbasluftes.

Futbollist i emocioneve dhe permasave te medha, sulmues i papermbajtshem fate sprintit te tij te fuqishem, te menjehershem, goditjes se befasishme te nje force e saktesie tmerruese ne kuptimin e nje efikasiteti te rralle, Pano eshte krijuesi i nje futbolli qe per krah stili orgjinal dhe intensiteti realizues i aksioneve, nuk ishte pare ne Shqiperi para tij. Ai ishte gjithnje trondites dhe goditjet e tij nuk mund te parashikoheshin. Qendersulmues i perparme, por dhe i kthyer prapa, sulmues i krahut te pajte, por kur e desh nevoja edhe idjahte, ne vitet e fundit te karrieres, ai u shnderrua ne organizator sulmi per te tjeret. Kur u largua nga fusha e futbollit, ai la pas tregime te paharrueshme, histori qe sot e kesaj dite mbajne gjalle vete vrazhdesine e futbollit shqiptar. Te gjitha keto cilesi te rralla, origjinale, te nje stili autentik, qe ka hyre ne histori si "stili i Panos" e vune kete mjeshter te madh ne krye te historise. Ia trashegoi futbollin te birit, Ledios, babe e bir ne Kombetare.

Ky eshte romani i Panajot Panos, romani i lare me djerse ne fushat e blerta, por ende i pabotuar ne letren e shkruar, vetem i sa ravijezuar deri dku, qofte edhe permes kesaj historie te shkurter ne 65-vjetorin e lindjes se tij, njeriu emri i te cilit qe thirrja e futbollit shqiptar per gati 20 vjet.

BESNIK DIZDARI NGA FUTBOLLI SHQIPTAR MAGAZINE

P.S. Nese teksti ka gabime ato i kam bere une nga shpejtesia pasi sic e shihni eshte i gjate kshuqe mos e veni re 8)



_________________
CFAR KA STADIUMI QE PO USHTON, ATY NIGJOHET VETEM TIRON
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 26/11/2005 20:34 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 18/08/2005 16:49
Poste: 2188
Vendndodhja: Itali
O Tironco sa dite tu kan dasht me e shkrujt ket mesazh?????? :lol: :lol:



_________________
SE TIRONES DERI ME SOT, VEç TIRONCI I DEL ZOT
Imazh
27 X KAMPIONE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 26/11/2005 20:36 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 30/04/2005 18:23
Poste: 2100
Vendndodhja: Tek Cepi TIRONES
Oni_italy shkroi:
O Tironco sa dite tu kan dasht me e shkrujt ket mesazh?????? :lol: :lol:


Dje noten me mori nja 2 ore te mira....Edhe tani sa e marova 1 ore e gjys tjeter nuk po i ni me duret mu jon paralizu po shyqyr kena festen e pavarsis sot ne darke dhe jom per aheng ti fus ca dopjo raki edhe besoj se do me bohen duret mo mire :D

po ti ne ven qe te komentoje per artikullin komentova per kohen qe me osht dasht mu :P



_________________
CFAR KA STADIUMI QE PO USHTON, ATY NIGJOHET VETEM TIRON
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 26/11/2005 20:39 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 18/08/2005 16:49
Poste: 2188
Vendndodhja: Itali
Tironci Bardheblu shkroi:
Oni_italy shkroi:
O Tironco sa dite tu kan dasht me e shkrujt ket mesazh?????? :lol: :lol:


Dje noten me mori nja 2 ore te mira....Edhe tani sa e marova 1 ore e gjys tjeter nuk po i ni me duret mu jon paralizu po shyqyr kena festen e pavarsis sot ne darke dhe jom per aheng ti fus ca dopjo raki edhe besoj se do me bohen duret mo mire :D

po ti ne ven qe te komentoje per artikullin komentova per kohen qe me osht dasht mu :P


Vallaj me qen i sinqert Tironco, spo ma mba b.... me e lexu te gjithe se me ikin leket :lol: :lol: jom ne internet point une plako :mrgreen: nuk kom kompiuter ne shtepi :mrgreen:

Nejse te premtoj se kur te kem kohe (dhe lek) do e lexoj :wink:



_________________
SE TIRONES DERI ME SOT, VEç TIRONCI I DEL ZOT
Imazh
27 X KAMPIONE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 26/11/2005 20:50 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 21/07/2004 19:57
Poste: 890
Vendndodhja: USA
amon mer burr sa lojtare e kampionate na ka vjedh kto morrat! Duke fillu me panon, e tit ramadonin, e taten, etj....

Mos te ishte per lojtaret e tirones qe na kan vjedh ato plerat, partizoni do i kishte apo jo nja 2-3 kampionate. Po nejse, tashti qe i iku xhaxhi t'a shofim sa kampionate kan per te mor na 100 vitet e ardhshme...


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 30/11/2005 14:06 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 05/03/2004 18:33
Poste: 1318
Vendndodhja: Te Cepi Tironës
... Tironco, almet historie ke sjelle plako. Po per mu, Ai do mbetet gjithmone "Renegati Pano" ...



_________________
... AVE TIRONA !!! TIRONASIT TE SALUTANT ...
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re:
PostPostuar: e martĂ« 19/01/2010 19:29 
Ultras
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 14/11/2009 15:09
Poste: 107
Cuna sapo njoftun lajmet qe esht nda nga jeta Panajot Pano !
Edhe pse ka lujt me ekipin e Dulles , nuk duhet te harrojm qe esht produkt i akdemis Bardheblu . Ky sebashku me Skender Halilin dhe Fatmir Frashrin do te ishin 3 talentet e mdhoje qe mjeshtri Myslym Alla zbuloi nga ekipi i te rinjve (qe drejtohej nga nje tjeter mjeshter Xhavit Demneri) .



_________________
Ave NOLTMADHNIA . Ave TIRONA.
Shpirti , gjaku , zemra jone.
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: SHPERTHIMI DHE RREMBIMI I PANAJOT PANOS
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 20/01/2010 10:00 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 16/10/2008 12:42
Poste: 1524
Vendndodhja: Tiron
Ngushellime familjes



_________________
Nji urim kena sot per ju
vdekt morri kuq e vdekt dhe miu blu

ImazhImazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: SHPERTHIMI DHE RREMBIMI I PANAJOT PANOS
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 20/01/2010 15:31 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 30/10/2003 10:49
Poste: 2914
Vendndodhja: England, G.B.
R.I.P. Profesor Panajot Pano!
Ngushellime te afermve.



_________________
http://www.kftirana.info
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Panajot Pano
PostPostuar: e enjte 28/01/2010 14:22 
Tifoz i Ri

Antarësuar: e djelë 01/11/2009 21:41
Poste: 5
Nderime per Panajotin dhe ngushellime per familjen e tij, ne kete dite zie per tere Shqiperine per kete lojtar te madh. Desha qe ketu te ndanim kujtimet e njohurite tona ne lidhje me Panajotin bardh e blu. Me sa me kane thon, ai ka qen fillimisht lojtar i Tirones dhe nuk ka pranu te luj me Partizanin por mbasi e degdisen ne Sazan apo diku tjeter ushtar, u detyru te luj me Partizanin. Do te isha i interesum te dija me shume per kete.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Panajot Pano
PostPostuar: e enjte 28/01/2010 15:08 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 30/04/2005 18:23
Poste: 2100
Vendndodhja: Tek Cepi TIRONES
Nuk besoj se duhet te flasim sote se ku duhet te lute Pano. Le ta lejm t'pushoj i qete se ishte nji lojtar i modh Shqiptar!

Qofte i xhenetit Panajot Pano! RIP



_________________
CFAR KA STADIUMI QE PO USHTON, ATY NIGJOHET VETEM TIRON
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: SHPERTHIMI DHE RREMBIMI I PANAJOT PANOS
PostPostuar: e enjte 28/01/2010 22:40 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 12/06/2009 11:19
Poste: 1508
Vendndodhja: tiron
Ngushellime familjes!



_________________
NE JEMI TIRONA!!!


Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: SHPERTHIMI DHE RREMBIMI I PANAJOT PANOS
PostPostuar: e djelĂ« 21/02/2010 20:01 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e martë 16/02/2010 19:47
Poste: 5259
Vendndodhja: D-57072
Ngushellimet e mia familjes se tij!
Qofte i Xhenetit!



_________________
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 1 [ 13 postime ] 

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 2 vizitorë


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron