Sot është e enjte 19/07/2018 12:01
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 3 [ 35 postime ]  Shko tek faqja 1, 2, 3  PasardhĂ«se
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Tirana Partizani 7-3
PostPostuar: e martĂ« 20/09/2005 20:54 
Valutë
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 01/09/2005 02:24
Poste: 491
Vendndodhja: USA
Ne ate ndeshje qe u luajt ne mes te viteve '80, rezultati ishte shokues. Per ata qe ishin te vegjel ne ato vite ndoshte nuk mund te kuptohet qe para asaj fitoreje tifozat e Tiranes nuk mund ta shanin Partizanin haptazi sepse futeshin ne burg per agjitacion e propagande.

Megjithate pas asaj fitoreje une munda te them me buze ne gaz "Partizani i qelbur" dhe nuk beri gje vaki.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Tirana Partizani 7-3
PostPostuar: e enjte 22/09/2005 21:45 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 21/07/2004 19:57
Poste: 890
Vendndodhja: USA
VllaiQamushit shkroi:
Ne ate ndeshje qe u luajt ne mes te viteve '80, rezultati ishte shokues. Per ata qe ishin te vegjel ne ato vite ndoshte nuk mund te kuptohet qe para asaj fitoreje tifozat e Tiranes nuk mund ta shanin Partizanin haptazi sepse futeshin ne burg per agjitacion e propagande.

Megjithate pas asaj fitoreje une munda te them me buze ne gaz "Partizani i qelbur" dhe nuk beri gje vaki.


ehh car neshje ka qen ajo. Un isha i vogel, por vallai kam ngel me goj hap kur kam pa ate neshje. Me duket se ka qene nga viti 1985 apo 86, nuk e mbaj mend mire.
Shembje totale, injorim i modh, shume i modh. Nuk kishte mo tifoz partizoni qe te hapte gojen se 7-3 ishte pergjigja qe do i vinte :D


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 23/09/2005 07:55 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 3020
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
Nga ajo ndeshje, me shume se golat e Tit Ramadonit me shoke, me ka ngel ne tru nji pamje qe s'do t'a harroj kurre:fytyrat e nje grupi oficeresh tek RadioTelevizioni, kur u kalonim afer, dhe me 7 gishta te ngrituna nalt therrisnim "Fitore Islam, fitore". E kishin kuptue qe koha e irracionalitetit edhe ne futbollin shqiptar kishte marre fund. Pergjithmone .
PS-Per pak harrova. I pashe perseri ato fytyra me 20 shkurt.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 23/09/2005 17:58 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 05/03/2004 18:33
Poste: 1318
Vendndodhja: Te Cepi Tironës
... I bej 1 kerkese çunave te Forumit, qe i kujtojne emocionet e ksaj ndeshje te modhe t'i ndajne ketu me ne qe nuk i kemi perjetu dot ato emocione te medhoja prej moshes.

Do te kisha shume qejf qe 1 i modh te tregote komplet ngjarjen historike ...



_________________
... AVE TIRONA !!! TIRONASIT TE SALUTANT ...
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 28/09/2005 18:43 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 22/04/2005 20:53
Poste: 1157
Vendndodhja: Arnhem, NL
orari i punes se zyrtarve athere ishte nga 7 e mjesit ne 3 masdite, kshu qe per rrezultatin 7-3 athere thojshim ja kemi bo orar zyrtar 7-3
Tit Ramadoni, Agustini e Beni s'kishin t'ngop tu bo gola ate dit


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 29/09/2005 13:39 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 05/03/2004 18:33
Poste: 1318
Vendndodhja: Te Cepi Tironës
... Xhomllikso, Ti rrofsh mer plak qe more mundimin me u pergjigj, po me thone te drejten do me pelqete (mu te pakten), me dite si ka shku neshja. Psh, ça ore filloi, nqs i ma men formacionin qe ka nis neshja, si ishte entuziazmi tifozave ne stadium, kush e boni golin e pare, te dyte, te trete, ..., deri tek i shtati. Si niheshin tifozat e morrit para, gjate dhe pas ksaj neshje. Si niheshin TIFOZAT e TIRONES, para, gjate dhe pas ksaj neshje. Ca u tha te nesermen, etj. etj. Thjesht plako, kujtohu içik per ate dite, dhe nise e pershkruje ngjarjen sikur po ndodh tani ...

... Respekte, skuthi_vogel ...



_________________
... AVE TIRONA !!! TIRONASIT TE SALUTANT ...
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 29/09/2005 14:37 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 06/12/2003 05:08
Poste: 5004
Vendndodhja: USA
skuthi_vogel shkroi:
... Xhomllikso, Ti rrofsh mer plak qe more mundimin me u pergjigj, po me thone te drejten do me pelqete (mu te pakten), me dite si ka shku neshja. Psh, ça ore filloi, nqs i ma men formacionin qe ka nis neshja, si ishte entuziazmi tifozave ne stadium, kush e boni golin e pare, te dyte, te trete, ..., deri tek i shtati. Si niheshin tifozat e morrit para, gjate dhe pas ksaj neshje. Si niheshin TIFOZAT e TIRONES, para, gjate dhe pas ksaj neshje. Ca u tha te nesermen, etj. etj. Thjesht plako, kujtohu içik per ate dite, dhe nise e pershkruje ngjarjen sikur po ndodh tani ...

... Respekte, skuthi_vogel ...


Skutho me sa maj men un, neshja o lujt ne mesdite dhe athere neshjet luheshin te djelave me duket. S'e maj men mir se si shkoj rrjedha lojes po maj men mir golin e Cim Muces qe boni mur me i mrojtes te Partizonit mu te viza zones rreptsise. Ishte mes tre mrojtsave dhe ja perplasi topin te komet i mrojtsi dhe e nxorri topin perball me Perlatin dhe e palosi pastaj. Me duket se ka qen goli 4 ose 5-te.

Maj men qe ishim mbledh ke shpia me baben, xhajen, vllain ene nja dy kushurinj tu pa neshjen. Ka qene sezoni 1985-86. Gjithashtu maj men qe, megjithse po fluturonim nga qefi, nuk dinim se ca do nodhte. Nuk ishte pa na i her te zgerdhihej Partizoni kshu ne historine e vet "te lavdishme". Prap, gezim mo te modh nuk ka pas vallai. Dhe stadiumi ka qen tumllash ate dite. Hallall ja boft Zoti atyne cunave. Me sa maj men ekipi athershem ka qen:

Halim Durim Mersini, Millan Baci, Tur Lekbello, Anesti Stoja, Bedri Omuri, Mirel Josa, Cim Muca, Sul Mema, Ben Minga, Agustin Kola, Tit Ramadoni. Trajner ka qen Profesor Ver Shehu.

Imazh


Modifikimi i fundit nga Mand Tironci më e premte 30/09/2005 04:49, modifikuar 1 herë ne total.


_________________
TETORI i 86-s
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 29/09/2005 17:39 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 22/04/2005 20:53
Poste: 1157
Vendndodhja: Arnhem, NL
Shum gjona i ka thon ene Mandi, kshu qe s'po i perseris.
Ka qen neshja e 2 apo e 3 e kampionatit, ka qen i dit e bukur shtatori. Ate kampionat Tirona ka bo nje fillim qe i tmerroi gjith ekipet. 3 neshjet e para i fitoj me rrezultate te thella 3-0 Luftetarin, 5-2 naftetarin, 7-3 morrin, megjithate ate kampionat me duket se e mori miu blu, tu i fitu neshjet nga 1-0 me penallti.
Ne formacion pervec atyne qe thot Mandi ka qen ene Ner Hodja ose Tan Sako nuk e maj men mir.
Pjesa par 1-1 per ne nuk e maj men kush boni gol, per morrin boni nji nga katnoret Kacaci. Masanej 2-1, 3-1, 3-2, 4-2, 5-2, 5-3, 7-3. Golin e 3 te Cim Muces e ka shpjegu Mandi shum bukur. Tit Ramadoni masi i mori para nja 2-3 mrojtsat boni i gol te modh, po ashtu bon ene Beni e Agustini, nuk i maj men rradhen si i bon.
tifozat e morrit i rrejti menja se bojshin naj gol, po ne i futshim nja 2 mrapa. Tifozat e morrit u largun para marimit te neshjes ene te gjith thrritshim ne kor ''iku, iku treni'' se ishin te gjith katnar. Tifozat e Tirones ato dit i njifshe kollaj se ishin te gjith me zo te ngjirr.
Kur ishte neshja 5-3 Neptun Bajko me duket ishte tranjeri i morrit, hoqi Perlat Musten, per t'ja hudh gjoja fajin atij. Ta dal nga fusha Perlati i bertiti Benit : ''Beno futini 10'' ene Beni nuk ja prishi, se ene portierit te ri i futen nja 2 gola per ato pak min. qe kishin ngel. Ajo Tiron ka per t'qen e paarritshme, ene kemi qen me fat ne qe kemi pa ca neshje te paharrushme.
Gzimi jon at dit, ka qen mo i modh se me pas bo sex me naj top modele. ''Kur rrifshim morrin na u dukte sikur rrifshim diktaturen'' ka thon i tifoz i Tirones.
Tifozat e morrit qen pref keq, se ishte fillim kampionati ene si cdo vit kishin forcu ekipin me ca katnar ene i rrente menja qe do munshin Tironen, qe kishte dal kampion nje vit me par.
Per ne qe e kemi pa ate neshje ne stadium ajo atmosfer e ai gzim do ngelet i paharrushem.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 30/09/2005 03:32 
Valutë

Antarësuar: e djelë 23/11/2003 07:04
Poste: 897
E mer Cuna car ti kujtojsh me pare asaj neshje,t'kujtosh ate ekip qe ma ha mennja jo 4 Donator po14-Donator te vin te Tirona nuk e bojn mo at ekip, t'kujtojsh ato gola,golin e Cim Muces qe e kishte zili vete ish- Maestro -Baleti Panajot Kanaci apo golin predh te Ben Minges qe do e krahasoja me forcen e Hurricanin qe shkatrroj New-Orleans, apo t'kujtosh at Tifosllik para e mas neshjes.

O KY Partizoni
O nis per KASHAR
O se 7 me 3
JO von orar ZYRTAR.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 30/09/2005 13:21 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 30/10/2003 10:49
Poste: 2914
Vendndodhja: England, G.B.
Ajo qe themi here pas here tashti per futbollin qe luhej ne vitet 80' nga Tirona nuk osht asgjo para asaj qe kemi pa neve ate kohe.Kur ishe ne stadium dridheshe nga emocjonet ene stadiumi mushej biles ene kur lute naftetari-korca :D
Duke fol per neshjet e Tirones,kur lunte Tirona neve tifozave te thek na pelqete me u ul ke hekri ndares ene hajshim i qerre fara nga stresi :lol:
Sigurisht e mbaj men ate kampjonat fantastik te sezonit 1985/86.Tirona sapo kishte fitu kampjonatin ene lunte si kampjone ne fuqi.Maj men qe neshjen e hapjes barazum 0-0 me lezhen ne Tirone.Por pastaj erdhi shperthimi me gola puthujse ne cdo neshje.Ne kucov i futem 5 fierit i futem 6,masanej e kishte rradhen ene morri qe hongri 7.Ishte neshja e pare se te dyten cuditerisht ja lam 1-2 ene menoj se cdo tolerim ne fazen e dyt shkoi ne favor te dinamos qe mori kampjonatin ate vit.Maj men qe fitum ne durrsin 3-2 duke qen 0-2 ne pjesen e 1.Fazen e dyt humbem ne Durres ene isha vete ne stadium,Haxh Ballgjini ishte tmerri Tirones.
Po te kishim barazu do dilshim kampjon se neshjen e funit barazum mren ne Vloren ene Dinamo rrafi gjirokastren ene doli kampjon :-(
Duke u kthy ke neshja e 1985 me morrin.Stadiumi ishte mbush plot ne 20-ja ene 10-ja krahu majt maj men se ishte komplet bosh,thoshin se kishte bo nji sherr aty ene e kishin myll.Tribuna po,plot fare.Sic tha Cimi shkoi rezultati,por maj men se kur Tirona ishte avantazh 3-1 cdo gol i morrit nuk bertiste asnjeri sikur ta dishin se mrapa i prisnin te tjerat e Tirones.Ndersa kur shenonte Tirona vinte Agustini ene Tit Ramadoni afer 20-es ene bertiste me sa kishte ne kok GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLLLLL!
Ne ekzaltoheshim ne maksimum biles ate dite sikur nuk ngopeshim duke pa gola kunder morrit te kuq,aq na shijonte ajo fitore.
Eh mer cuna....lum kush ka qen ne stadjum ate dit...



_________________
http://www.kftirana.info
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e martĂ« 04/10/2005 17:00 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 05/03/2004 18:33
Poste: 1318
Vendndodhja: Te Cepi Tironës
... Cuna, desha me dite a ka bo nai here vaki qe Tirona u ka rraf 8 me 0 nga Morri. Dhe a jane te verteta keto te dhenat ktu:

SK Tirana

--------------------------------------------------------------------------------

Founded: 1920
Season in Superliga: 66
Biggest Win: Tirana - Ismajl Qemali 11:0 (1936)
Biggest Defeat: Partizani - Tirana 8:0 (1947)
Trophy: 22 times Champion / 12 times Cup Winner

... Cuna pres pergjigje sa me shpejt, se me duhet me i kthy pergjigje ktij tipit qe me ka dergu keto te dhenat ...

... Respekte, skuthi_vogel ...



_________________
... AVE TIRONA !!! TIRONASIT TE SALUTANT ...
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e martĂ« 04/10/2005 17:14 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 30/10/2003 10:49
Poste: 2914
Vendndodhja: England, G.B.
skuthi_vogel shkroi:
... Cuna, desha me dite a ka bo nai here vaki qe Tirona u ka rraf 8 me 0 nga Morri. Dhe a jane te verteta keto te dhenat ktu:

SK Tirana

--------------------------------------------------------------------------------

Founded: 1920
Season in Superliga: 66
Biggest Win: Tirana - Ismajl Qemali 11:0 (1936)
Biggest Defeat: Partizani - Tirana 8:0 (1947)
Trophy: 22 times Champion / 12 times Cup Winner

... Cuna pres pergjigje sa me shpejt, se me duhet me i kthy pergjigje ktij tipit qe me ka dergu keto te dhenat ...

... Respekte, skuthi_vogel ...


Skutho,fatkeqsisht osht e vertet qe morri ka fitu 8-0 me Tironen por kjo ka ndodh ne vitin 1947 kur lunte me lojtaret me te mir qe i kishte marr kryesisht nga Tirona pasi klubi i kuq sapo ishte kriju.Ishte nji neshje e fazes se 2-te dhe e para kishte dale 4-2 po per ata qe fitun dhe titullin e pare ate sezon.
Me vone,sic dihet Tirona filloi ti vinte hakut aq sa te pakten kto 2 dekadat e funit e ka pallu keq shum here.
Sipas informacjonit te 12 vjetve te fundit bilanci Tirona-Partizoni esht: 14 fitore Tirona,5 Partizoni dhe 7 barazime,golat :38-21 per Tironen,ndeshje 26 total.



_________________
http://www.kftirana.info
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e mĂ«rkurĂ« 05/10/2005 17:34 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 15/10/2003 19:32
Poste: 6328
Vendndodhja: Tironë. Shqipni
skuthi_vogel shkroi:
... Cuna, desha me dite a ka bo nai here vaki qe Tirona u ka rraf 8 me 0 nga Morri. Dhe a jane te verteta keto te dhenat ktu:

SK Tirana

--------------------------------------------------------------------------------

Founded: 1920
Season in Superliga: 66
Biggest Win: Tirana - Ismajl Qemali 11:0 (1936)
Biggest Defeat: Partizani - Tirana 8:0 (1947)
Trophy: 22 times Champion / 12 times Cup Winner

... Cuna pres pergjigje sa me shpejt, se me duhet me i kthy pergjigje ktij tipit qe me ka dergu keto te dhenat ...

... Respekte, skuthi_vogel ...


skutho o e vertete.. po athere ishte ekipi i tirones qe rrafi te rijt e tirones 8-0. Se u mor gati e gjith 11shja e tirones, ne i veshen fanellat e partizonit. Tirona njeli me te rijt.... Ene tashti i rrafim ekipet zinxhir ka 7-0 ne ;)



_________________
TIRONA FANATICS
ImazhImazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 08/10/2005 18:41 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 18/08/2005 16:49
Poste: 2188
Vendndodhja: Itali
Mire e keni ju o cuna por me i ra hakut duhet me fitu edhe neve 8 - 0.
Se ajo e vitit 47 na ka njel si hale peshku ne fyt. ishalla po ndodh ket vit se atehere kena per ta tall keq morrin :lol: :lol:


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e enjte 13/04/2006 02:03 
skuthi_vogel shkroi:
... Cuna, desha me dite a ka bo nai here vaki qe Tirona u ka rraf 8 me 0 nga Morri. Dhe a jane te verteta keto te dhenat ktu:

SK Tirana

--------------------------------------------------------------------------------

Founded: 1920
Season in Superliga: 66
Biggest Win: Tirana - Ismajl Qemali 11:0 (1936)
Biggest Defeat: Partizani - Tirana 8:0 (1947)
Trophy: 22 times Champion / 12 times Cup Winner

... Cuna pres pergjigje sa me shpejt, se me duhet me i kthy pergjigje ktij tipit qe me ka dergu keto te dhenat ...

... Respekte, skuthi_vogel ...


Eshte e vertete lal, por morri kuq hengri buke me lojtaret tani. Duhet te lexosh kete para se ta kuptosh pse ka nodh:

1947... Kampionati i 10-te

Kampionati i 10-te kombetar i vitit 1947 ka hyre ne historine e futbollit shqiptar si kampionati qe sanksionoi ndryshimin e madh historik ne politiken e zhvillimit te futbollit. Gjithcka lidhet vetem me nje emer: Partizani, ndryshe Skuadra e Ushtrise Kombetare apo popullore, sic do thirrej. Rralle mund te gjendet nje rast ne historine e futbollit boteror, qe kijiimi i nje klubi te ri futbolli te ndikonte aq fort ne ecurine e kampionateve te nje vendi si ky i Shqiperise. Nga ana tjeter, veshtire mund te gjendet nje rast i tille ku pushteti i nje skuadre, i nje klubi te sapoformuar, te ishte kaq pa kufi sa rasti i Partizanit te Shqiperise.
Qysh nga ky 1947 futbolli i kampionateve shqiptare do te jete ne "duart" e ketij Partizani. Ishte nje emer sugjestionues historik, kur dihet ne keto dy-tre vjet te Pasluftes, fjala, thirrja "partizan" ishte shndrruar ne simbol te vete jetes shqiptare te sunduar nga Partia Komuniste (me pas Parti e Punes). Ky Partizan do te percaktoje fatin e vete ecurise, zhvillimit, organizimit, politikes se futbollit, madje te te gjithe sportit. Duke qene gjithnje prane pushtetit, ne mbeshtetjen e fuqishme te Ministrise se Mbrojtjes, duke e ngaterruar shpesh politiken jo sportive me ate sportive, Partizani krijonte nje aureole gjigande rreth vetes, cka e bente ate sunduesin e paprekshem te vete futbollit shqiptar.
I diferencuar ne kushte qysh ditet e para te krijimit te tij, i fuqizuar tejet, i veshur me te drejta te jashtzakonshme, gjithmone nen fuqine e petkut te paprekshem ushtarak, Partizani i Shqiperise shume shpejt shndrrohet ne nje klub "gjigand" dhe pasi ndertohet sipas stilit te te gjithe klubeve ushtarake te te ashtquajturave Demokraci Popullore, kishte per ta ruajtur mbreterine e tij solide per gati 50vjet me rradhe. (aq sa edhe komunistat). Me te drejte te pakufishme, sidomos ne ane te rrembimit te futbollisteve ne cdo kohe, prej kujtdo klubi tjeter, ai luajti sidomos rolin kryesor ne dobesimin e dy klubeve me popullore, me te tradites qe kishte Shqiperia, sic ishin Sport Klub Tirana dhe Vllaznia, po edhe te tjere, qysh nga Durresi ne Korce, nga Elbasani ne Vlore e Kavaje.
Ishte casti kur Shqiperia po ndertonte nen emrin e Partizanit nje klub qe nuk ishte pare ndonjehere, nje klub i yjeve, i nje force te papermbajtshme, cka ndersa shkaktoi ndiikime teper te padesherueshme ne goditjen e tradites se futbollit aty ku ajo kishte lindur.

Vijon... (s'po e shkruaj te gjithe...)

30 Mars 1947

Bash ne kete cast lind derbi i kryqytetit. Eshte hera e pare e ndeshjes 17 Nentori - Partizani per kampionatet kombetare. Merre me mend, te Partizani luajne jo pak por plot 6 lojtare me pare te 17 Nentorit: Vathi, Demneri, Fagu, Sakiqi, Baci, Lisi. Dhe Hamdi Bakalli i marre nga Vllaznia. Si mund te durohej kjo skuader kaq artificiale? Dhe Tirana qe mund Tiranen. Partizani me 7 rrembime nuk ka "meshire".


  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 3 [ 35 postime ]  Shko tek faqja 1, 2, 3  PasardhĂ«se

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron