Sot është e enjte 18/01/2018 19:56
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 2 [ 22 postime ]  Shko tek faqja 1, 2  PasardhĂ«se
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Panteoni i SPORTKLUB TIRANES
PostPostuar: e djelĂ« 11/09/2005 04:49 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 30/04/2005 18:23
Poste: 2100
Vendndodhja: Tek Cepi TIRONES
Panteoni i SPORTKLUB TIRANES - 21 kampionate - 180 kampione!!! (1930-2004)

... 180 Kampionet, qe kane bere historine e te Modhes Tirona ...

Alimehmeti 88, 96, 97,99,00; Prof. Alla M. 36,37; Alla 88; Dr. Agolli M. 31;32; Agolli A. 03, 04; Arrmadhi 82; Baci 82, 85; Baholli 95; Balla 37; Bardhi 88.89; Bathorja 65,66; Begeja H. 31,32; Begolli 30; Bimo 82,85; Bukoviku 65,66,68,70; Bulku E. 99, 00, 03, 04; Bulku S. 96, 97, 99, 00, 03, 04; Bushi 96, 97; Bylyku N. 65, 66; Bylyku A. 85, Bytyci, 65, 66, 68, 70; Caslli 96; Coclli 96; Dabulla 99, 00, 03, 04; Daja 88, 89; Dr. Dashi I. 30, 31, 32; Dede 95, 96, 97, 99, 00, 03, 04; Demneri A. 82; Dhales P. 68, 70; Dhales F. 95; Dinella Gj. 82; Domi 97; Driza 00; Duro K. 99; Drita 98; Egbo N. 03, 04; Elini 65, 66; Faqolli 03; Fejzolli 95; Frasheri F. 65, 66, 68, 70; Fortuzi I. 95, 96, 97, 03, 04; Gallo 95, 96, 97, 99, 00; Gjinali I. 30, 31; Gjinali S. 36; Gjoka 65, 66, 68, 70; Gurashi M. 30, 31, 34, 36, 37; Gurashi R. 30, 31, 34, 36, 37; Habibi 68; Hajdari 03, 04; Hajnali 30, 31, 32, 36, 37; Halili S. 65, 66; Halili M. 03, 04; Hatibi 70; Hidi 99, 00, 03, 04; Hima R. 36; Hobdari 36; Hodja 85, 88, 89; Hushi 97; Hyka S. 65, 66, 68, 70; Hyka E. 95, 96; Hysa 95, Iljazi 99, Ishka B. 65, 66, 68, 70; Ishka S. 99; Ismaili 96, 97, 99; Janku F. 34, 36, 37; Jakova 34, 36, 37; Jegeni 32; Jolldashi B. 30, 31, 32; Jolldashi R. 32; Jorgji 66; Josa 82, 85, 88, 89; Jupi 03; Kajano 30, 31, 32; Kapaj J. 00; Kapllani R. 97; Karaj 97, 99; Prof. Karapici 30, 31, 32, 34, 36, 37; Kashari 37; Kasmi G. 65, 68, 70; Kasmi F. 95, 96, 97; Kazanxhi 66, 68, 70; Keci 34; Kenesei Z. 00; Kepi 88; Kokuro 95, Kola A. 82, 85, 88, 89, 95, 96, 97; Konomi V. 65, 66, 68; Konomi Ll. 70; Korca 32, 34; Kosova 30, 31; Kukli 95, 96, 97; Kusi 30, 31, 32, 36; Lame 89; Lazar M. 00; Lekbello 85, 88, 89; Lici 03, 04; Lici F 00; Lisi 37; Liti L. 82, 85, 88, 89; Liti M. 99; Llambi S. 37; Lushta 34, 36, 37; Maci 30; Malko 95, 96, 99; Maluci 32, 34; Mema A. 65, 66, 68, 70; Mema O. 65, 66, 68, 70; Mema S. 82, 85; Mema Ar. 95, 96, 97, 99, 00; Memishi 00; Merkoci 95, 96, 97, 99, 03, 04; Mersini 85, 88, 89; Metani 82; Mergjyshi S. 96; Miha 30, 31; Miloti 95, 96, 97; Minga 82, 85, 88, 89, 95, 96; Mirdita 36, 37; Muca A. 04; Muca Sh. 82, 85, 88; Muka D. 99, 03, 04; Mulleti 95, 96; Naci 82; Nallbani B. 95, 96, 97, 99, 00; Dr. Ndroqi 30; Nurishmi 68, 70; Ohri 97; Omuri 82, 85, 88, 89; Osmani O. 99; Papadhopulli D. 88; Patushi 03, 04; Pinari 04; Plluska 37; Petrela M. 34, 36, 37; Prenga 95, 96, 99, 00, 03, 04; Ramadani 85, 88, 89; Riza 88, 89, 96, 97 00; Rizvanolli E. 00; Ruci A. 88, 89; Ruhi; 96, 97, 99, 00; Sabati 30, 31, 32; Sako 88, 89; Dr. Samimi 31; Saraci 65, 6; Sengla 82; Sharra 82, 88, 89; Shehri 30, 31, 32; Shaba 97; Sina 87, 00, 03, 04; Skuka 37; Stemati 34, 36; Stavre 97; Prof. Stermasi S. 30, 31, 32, 34; Stermasi T. 96, 97, 99; Stoja 85, 88, 95; Sula 95, 96; Sutori P. 00; Tafaj B 65, 66, 68; Tafaj A. 97, 99, 00, 03, 04; Tole 95; Vata R. 03; Veenhoff J. 03; Veraj 03; Verria A. 65; Vila A. 82; Vito 00; Vladi B. 82; Vladi L. 03; Vukovics L. 00; Xhacka 65, 66, 68, 70; Xhafa A. 99; Xhafa F. 03, 04; Ymeri F. 00, 03, 04; Ypi 33; Zalla 97; Zebishti 36, 37; Zela 95; Zeqo 99.

... Emra te rinj do te shenohen ne Historine e Lavdishme te SK TIRANES ...

Nga: Besnik Dizdari



_________________
CFAR KA STADIUMI QE PO USHTON, ATY NIGJOHET VETEM TIRON
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelĂ« 11/09/2005 04:49 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 30/04/2005 18:23
Poste: 2100
Vendndodhja: Tek Cepi TIRONES
nuk e di nese besnik dizdari e ka vazhduar panteonin por do mundohem pasi kjo eshte deri ne 2004...kemi dhe kampione te rinj 8)



_________________
CFAR KA STADIUMI QE PO USHTON, ATY NIGJOHET VETEM TIRON
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: historia e Tirones
PostPostuar: e premte 28/04/2006 17:44 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 27/10/2005 09:28
Poste: 365
Vendndodhja: Tirone
Eshte icik e gjate mer cuna, po per menimin tim ia vle me e lexu... (pjese nga libri i Bedri Alimehmetit)...


Historia e pambarimtë e një fanelleje emblematike në sportet shqiptare

Gjerdan suksesesh bardheblu / SK Tirana krenari e sportit

Pak muaj kishin kaluar nga 11 shkurti 1920, ku në Komgresin historik të Lushnjes qeveria e kryesuar nga Sulejman Delvina mori vendim për shpalljen e Tiranës kryeqytet të Shqipërisë, kur më 16 gusht u themelua Sport Klub Tirana. Kështu në këtë datë historike për sportin shqiptar, në kryeqytetin më të ri të kontinentit të vjetër, ku sapo kishin nisur të fuksiononin institucionet e para të shtetit shqiptar, u shtua edhe një institucion kulturor sportiv, prania e të cilit ndoshta qe në mënyrë krejt të rastësishme, por që gjithsesi shumë shpejt u konstatua domosdoshmëria e tij. Gjithsesi, edhe pse data 16 gusht 1920 në shekullin e kaluar shënoi fillimin e funksionimit të një klubi sportiv, ajo kurrsesi nuk shënonte zanafillën e zhvillimit të sporteve në Tiranë. "Rrënjët" e ushtrimit të sporteve në Tiranë ishin shumë vite më thellë se përpara kësaj date. Nëpër lagjet "Abdulla Bej, "Sulejman Pasha", "Ali Efendi" ejt, të Tiranës së fillmshekullit të kaluar, në sheshet pranë xhamive, teqeve, shkollave e sidomos në kopshtet e shumë prej familjeve të nderuara tiranase si: Petrela, Lleshi, Kokonozi, Alimehmeti, Qorrali, Kika, Qyqja, Xhafa etj, siperfaqe të tëra nga kopshtet e tyre i linin pa punuar enkas, për t'u argëtuar e ushtruar gjatë kohës së lirë në lloje të ndryshme sporti djemtë e tyre të talentuar. Shumë nga këta djem falë përkujdesjes së prindërve, studionin nëpër universitet europiane, kur ktheheshin me pushime, sillnin gjithnjë të rejat më të fundit të sporteve dhe lojrave, që ushtroheshin në vendet ku studionin. Kështu, gradualisht pas kësaj themelimi i klubit Tirana erdhi si një domosdoshmëri krejt e natyrshme, e pasionit të të rinjve tiranas për t'u marrë me sport, të cilët deri në atë kohë ishin inkuadruar nëpër shoqata me emra domethënës si "Djelmënia", "Naim Frashëri", "Vaso Pasho" etj, të cilëve u lindi dëshira për t'u bashkuar në një klub. Dhe kjo ndodhi më 16 gusht 1920, kur një grup intelektualësh tiranas, si Bahri e Said Toptani, Stefan Shundi, Anastas Koja, Selman Stërmasi, Adem Karapici, Anastas Shundi, Irfan Gjinali, Reshat Tafalla, Jonuz Tafaj etj, të mbledhur në një nga sallat e muzeut të atëhershëm (ku sot gjendet biblioteka e vjetër e Tiranës), formuan Sport Klub Tirana. Pas këtij akti, u hartua programi dhe statuti dhe u caktua emblema, që i kishte rrënjët në bardheblunë e flamurit të oxhakut toptanas dhe në thellësitë oqeanike të genit tiranas, që karakterizohet nga bardhësia e shpirtit dhe çiltërsia e ndjenjave qiellore. U caktuan kuotizacionet e antarëve. Shumë familje tiranase, sidomos tregtarë, derdhën të ardhura të konsiderueshme në arkën e klubit. Në një mbledhje tjetër të kryesisë, iu kërkua shkresërisht bashkisë, madje kryeministrit të asaj kohe leja për caktimin e një sheshi, ku Sport Klubi të ushtronte normalisht aktivitetet e veta sportive. Interesimi i vetë kryetarit të bashkisë së asaj kohe, Fuat Toptani, bëri të mundur dhënien me qira të truallit në Shallvare, një fushë ideale, që kishte për fatin e mirë një drenazhim natyral (për fat të keq deri më sot, në atë vend diku në afërsi të parkut "Rinia", tek pallatet "Shallvare" nuk është vënë të paktën një pllakë përkujtimore, ku ta mësonin brezat e rinj që në shekullin e kaluar në Tiranë, më së pari futbolli e të gjithë sportet e tjera atletika, basketbolli, volejbolli etj, kanë nisur të luhen në truallin, ku janë sot këto lulishte apo bare, ku ata kalojnë kohën e lirë), ku fillimisht, në një nga ndarjet e kafenesë së Tut Mezinit, mblidhej kryesia e Sport Klubit. Më vonë, u muar me qira njëra nga dhomat e shtëpisë së një banori, aty në afërsi të Shallvareve, e cila u përdor për zhveshjen e futbollistëve. Teksa pusi në oborrin e shtëpisë shërbente për t'u larë pas stërvitjeve e ndeshjeve. Këto ishin fillimet. Më pas, Shallvarja edhe u rrethua me dërrasa, u ndërtua pista e atletikës me katër korsi, gropa e kërcimeve etj. Madje, kampionët e parë sport klub Tirana i ka pikërisht në atletikë, në të parin kampionat kombëtar të zhvilluar në vitin 1929. Rekordet e bardhebluve në atë kohë, ato të Zabit Çokut në 100 m 11" 02 , të Abdyl Këllezit në 200 m 24" 1, të Isuf Dashit në 100 m/p 19", 8 etj, janë jo pak domethënës për kohën. Kurse skuadra e futbollit, e kushtëzuar nga mungesa e zhvillimit të kampionatit kombëtar, e kishte paksa të kufizuar veprimtarinë e saj, vetëm në takimet miqësore me skuadrën e Bashkimit Shkodran, Besën e Kavajës, Teutën e Durrësit etj, përshi këtu dhe ndonjë takim miqësor ndërkombëtar me ekipin e Cetinjës së Malit të Zi etj. Disa nga djemtë tiranas njëherësh edhe sportistë të talentuar si Selman Stërmasi, Adem Karapici etj, studjuan në Itali enkas për fiskulturë e sporte, falë kujdesit të të cilëve u futën për herë të parë rregulloret e lojrave e të gjykimeve. Ndërkohë, shpesh tregtarët tiranas organizonin veprimtari midis shoqërive sportive, që Tirana i kishte të shumta jo vetëm nëpër lagje, por edhe në rrugica, siç bënin dhe orëndreqësit e njohur Tufina, që organizonin herë pas here kupën "Tufina". Fituesit, veç trofeut, fitonin edhe nga një orë dore të markës "Longines". Kështu vepronte edhe familja Gjinali. Veç kupës, futbollistët vishnin edhe nga një kostum të cilësisë së lartë "Marcotto". Dalloheshin shumë në këto veprimtari shoqëritë "Agimi", "Moisi Golemi", "Kont Urani", etj. Krijimi i FSHF më 1930 bëri të mundur edhe organizimin e të parit kampionat kombëtar në futboll. Pra, njerëz të tillë, pasionantë dhe dashamirës për ngjyrat e qytetit të tyre, bënë gjithçka, dhanë sa mundën, derdhën djersë e mund, duke shkrirë deri edhe pasuritë e tyre, që emri i Sport Klub Tirana të lartohej gjithnjë e më shumë. Pse ishte primar ky përkushtim, shumë shpejt sportistët e klubit nisën të shkruajnë emrat e tyre në listat e rekordmenëve, kampionëve e fituesve në mjaft veprimtari kombëtare. Nis kështu trajektorja e inkandeshencës së yjeve të klubit bardheblu, vezullimi i së cilës në qiellin shqiptar, përmbi tetëdhjetëpesë vite me radhë, nuk do të rreshtë së përjetësuari, në hapësirën e tejskajshme të saj, emrat e sportistëve cilësorë të këtij klubi, sukseset e panumurta dhe trofetë e fituara. Gjithnjë e më shumë emra të mëdhenj, figura të nderuara e të respektuara të sportit shqiptar, rekordmenë e kampionë të vendit, të Ballkanit e të Europës e kanë pasuruar dhe vijojnë ende ta bëjnë të tillë, librin e Artë të Sport Klub Tirana. Janë pikërisht këto figura, si edhe dhjetra e qindra të tjerë, që me punën e pasionin e tyre të jashtëzakonshëm, talentin dhe dashurinë e madhe për sportin e ngritën dhe e mbajtën kurdoherë lart emrin e madh të klubit kryeqytetas. Padyshim, të pandarë nga këto suksese janë së pari emrat e sa e sa presidentëve e sponsorëve, që kontribuan e po vijojnë të kontribojnë financiarisht për klubin si dhe emrat e trajnerëve, seleksionerëve, që qëmtuan me kujdes shesheve, rrugicave, shkollave e fushave sportive, breza të tërë sportistësh, të cilët arritën të mbajnë mbi shpatulla me dinjitet fanellën bardheblu të një klubi të madh si Tirana. Në këto suksese, i pandarë është edhe kontributi i dhjetra drejtuesve, administratorëve e punonjësve të klubit ndër vite. Por, ky gjerdan i pafundmë suksesesh bardheblu, nuk do të ishte kurrsesi i të tilla përmasave, pa mbështetjen, duartrokitjet, thirrjet "Tirona-Tirona", entuziazmin, valëvitjen e flamujve, në ekstazat e dalldisë së fitoreve, të mijra sportdashësve, të cilët përjetësisht u janë bërë të pandashëm bardhebluve. Dhe, pse ka patur dhe ka gjithnjë në gjirin e tij sportistë të tillë cilësorë, si askush tjetër, dhe një sportdashës të zjarrtë e të kulturuar, Sport Klub Tirana është një nga klubet më popullore në vendin tonë, madje pa dyshim krenaria e sportit shqiptar.


Skeda e Sport Klub Tirana
Dekoruar; me urdhërin "Mjeshtër i Madh i Punës" dhe "Mirënjohja e qytetit të Tiranës"
Themeluar: më 16 gusht 1920
Qyteti: Tiranë
Emri i klubit: SK Tirana
Emri i plotë: Sport Klub Tirana
Emblema: Fushë bardheblu në shirita, brënda së cilës shkruhet: SK Tirana 1920. Së fundmi emblemës i janë shtuar në qendër edhe dy elementë, - kulla e sahatit me bedenat e kalasë së Tiranës, si edhe dy yje të verdhë mbi kokën e emblemës, që simbolizojnë kapërcimin e shifrës njëzet në titujt kampionë të skuadrës së futbollit.
Uniforma: Fanella bardheblu (shirita), mbathje blu
Selia e klubit të futbollit: Stadiumi "Selman Stërmasi", Rr. Muhamet Gjollesha, Tiranë, Shqipëri. Tel./Fax: + 355 4 256 899
Selia e klubit shumësportesh: Salla e lojnave "Fahrie Hoti", Rr, Kavajës, Tirana, Shqipëri. Tel./Fax: + 355 4 227 004
Stadiumi ku i zhvillon ndeshjet skuadra e futbollit: "Selman Stërmasi" (kapaciteti 12 000 shikues), stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" (20 000)
Fusha e stërvitjes: Stadiumi "Skënder Halili"
Ekipet e lojrave me dorë i zhvillojnë ndeshjet në: Pallatin e sportit "Asllan Rusi" dhe në sallën e lojnave "Fahrie Hoti"
Ekipet e lojrave me dorë stërviten në: Sallën e lojrave "Fahrie Hoti".
Shënim: Në vitin 1992 me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, SK Tirana u nda në Klubin e Futbollit Tirana dhe në Klubin Shumësportesh Tirana.
Tituj kampionë
Në futboll - 22 herë: 1930, 1931, 1932, 1934, 1936, 1937, '64-'65, '65-'66, 1968, '69-'70, '81-'82, '84-'85, '87-'88, '88-'89, '94-'95, '95-'96, '96-'97, '98'-'99, '99-'00, '02-'03, '03-'04, '04-'05
Basketboll
Femra - 40 herë: 1947, 1948, 1949, 1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1955, 1956, 1957, 1958, 1959, 1960, 1961, 1962, 1963, 1964, 1965-1966, 1967, 1968-1969, 1969-1970, 1970-1971, 1971-1972, 1972-1973, 1973-1974, 1975-1976, 1981-1982, 1982-1983, 1985-1986, 1986-1987, 1987-1988, 1990-1991, 1991-1992
Meshkuj - 13 herë: 1946, 1948, 1949, 1950, 1957, 1961, 1962, 1963, 1965, 1970-1971, 1998-1999, 2000-2001, 2001-2002
Volejboll
Femra - 14 herë: 1946, 1949, 1950, 1951, 1952, 1955, 1959, 1961, 1962, 1963, 1964, 1966-1967, 1991-1992, 1993-1994
Meshkuj - 9 herë: 1947, 1948, 1949, 1957, 1986-1987, 1987-1988, 1991-1992, 1992-1993, 1993-1994
Mundje klasike - 5 herë
Mundje e lirë - 18 herë
Peshëngritje - 10 herë
Qitje - 40 herë
Atletikë - 35 herë
Çiklizëm - 10 herë

Libri i Artë i Sport Klubit Tirana
Futboll
Riza Lushta
Naim Kryeziu
Vasif Biçaku
Aristidh Parapani
Xhavit Demneri
Pal Mirashi
Skënder Halili
Fatmir Frashëri
Ali Mema
Arben Minga
Agustin Kola
Shkëlqim Muça
Mirel Josa
Krenar Alimehmeti
Indrit Fortuzi

Volejboll
Fahrie Hoti
Fatmir Meka
PĂ«llumb Pelivani

Basketboll
Myhyrie Verzivolli
Evgjeni Kote
Pavlina Llaci
Bukuroshe Shtiza
Valentina Myrto
Edra Alibegaj
Fehti Borova
Skënder Peza
Vaso Shaka
Bujar Shehu
Kujtim Kasmi

Atletikë
Klodeta Gjini
Belul Hatibi
Agim Çaçi
Ramazan Driza
Skënder Balluku
Rifat Deliu
Pavllo Mihali
Klodiana Shala

Qitje
Ermira Dingu
Emanuela Kola
Diana Mata
Eglantina Lalmi
Shefqet Mata
GĂ«zim Alimehmeti
Skënder Mata

Shah
Ylvi Pustina

Tenis
Sali Nallbani

Ping-Pong
Jonuz Tufa

Boks
Todi Janku
Ahmet Golemi
Halit Petrela
Xhemal Çali

Gjimnastikë
Merita Shehu
Bujar Bujari

Not
Makbule Llagami

Çiklizëm
Pirro Angjeli

Peshëngritje
Telat Agolli
Ymer Pampuri
Bujar Bodinaku
Mirjan Hakani
Pirro Dhima

Mundje Klasike
Ramadan Martini
Skënder Plasari
Kadri Nuri

Mundje e Lirë
Asip Omuri
Viron Bezhani
Ndoc Çokaj



Nga e njejta familje ndër vite te Tirana

Stërmasi- Selman në vitet 30-të, që arriti të bëhej trajner edhe president i klubit, Bedri Stërmasi futbollist i viteve 50-të dhe Taulant Stërmasi, 1996 deri më 1999. Abdulla Stërmasi një nga seleksionerët më të njohur të basketbollit në vend dhe i vëllai Aliu, basketbollist edhe trajner.
Begeja- Halim në vitet 30 - 40-të dhe Skënder Begeja (i vëllai) në vitet 40-të futbollist e atlet. Xhim Begeja alpinist, që ka pushtuar të gjitha majat e maleve në Shqipëri dhe është nga të paktët alpinistë shqiptarë që është ngjitur në malin e Everest
Borova - Fehti e Faruk, vëllezër basketbollistë.
Gurashi- Rudolf e Mark (vëllezër) futbollistë e çiklistë në vitet 30-të.
Mema - Haxhi Arbana (Mema) futbollist në vitet 40 - 50-të, Beqir Mema basketbollist, Osman Mema, Ali Mema (vëllezër) futbollistë në vitet 60 - 70-të, Sulejman Mema (i biri Haxhiut) në vitet 70 - 80-të dhe më pas në vitet 90-të trajner e sekretar i FK Tirana, Ardian Mema (i biri Aliut) në vitet 90 - 00-jë.
Llambi- Sllave futbollist në vitet 30 - 40-të, Theofil Bukoviku (Baçi) i nipi në vitet 40 - 50-të), Pavllo (Ben) Bukoviku, i nipi në vitet 60 - 70-të, Millan Baçi (i biri i Theofilit), në vitet 70 - 80-të si futbollist më pas në vitet 90-të sekretar FK Tirana edhe trajner. Kristofor Llambi futbollist në vitet 70-të.
Bulku- Remzi futbollist në vitet 50-të, Sokol Bulku (i nipi) 1995 deri më 2004, Ervin Bulku nga 1998 e në vijim.
Hidi - Shefqet Hidi futbollist në vitet 50-të, Isli Hidi (i nipi) nga 1998 e në vijim.
Caslli -Osman futbollist e atlet në vitet 50-të, trejner e seleksioner i njohur futbolli, Shefqet Caslli atlet, mundës e peshëngritës në vitet 40-50-të, Eqerem Caslli (i vëllai) futbollist në vitet 60-të.
Beliu- Masar, Gani e Esad Beliu (vëllezër) në vitet 50-të dhe Parid Beliu (i biri i Ganiut) në vitet 80-të të gjithë futbollistë.
Merja- Xhaferr, futbollist në vitet 50-të, Gani Merja (i vëllai në vitet 50-të vetëm dy kampionate me Tiranën më pas e mbyll karierën me Partizanin), Skënder Halili (nipi i tyre) futbollist në vitet 60-të.
Halili- Bedri mundës kampion. Refik Halili, një nga donatorët e FK Tirana sot.
Bylyku- Shyqyri, futbollist në vitet 50-të, Nuri Bylyku (i vëllai) në vitet 50 - 60-të e më pas në vitet 80-të sekretar i FK Tirana, Artan Bylyku (i biri Nuriut) futbollist në vitet 80-të.
Papadhopulli - Aristidh, futbollist në vitet 50-të dhe David Papadhopulli (i nipi) në vitet 80-të.
Dhales- Perikli, futbollist në vitet 60 - 70-të dhe Frenki Dhales (i biri) në vitet 90-të.
Dibra - Petrit, futbollist i shkëlqyer në vitet 70-të. Klodeta, basketbolliste e dalluar.
Peza - Arif, futbollist i njohur në vitet 40-të. Skënder, basketbollist në vitet 50-të.
Nallbani- Shaban, futbollist në vitet 50-të, Astrit Nallbani (i nipi) në vitet 70-të dhe (i biri) Blendi Nallbani nga 1990 e në vijim.
Tafaj - Jonuz Tafaj një nga themeluesit e drejtuesit e SK Tirana. Bujar, futbollist në vitet 60-të. Gut Tafaj në vitet 70-të, Glendi Tafaj (i biri) nga 2003 e në vijim, Alban Tafaj nga 1997 e në vijim. Mira Tafaj atlete në vitet 50-të. Genc Tafaj volejbollist në vitet 70-80-të. Arben Tafaj peshëngritës në vitet 80-90-të. Ilir Tafaj, mundës.
Ishka- Bahri futbollist në vitet 60 - 70- të, Sokol Ishka (i nipi) në sezonin 1998-1999.
Hyka - Skënder, futbolist në vitet 60 - 70-të, Endri Hyka (i biri) në dy sezone '94-'95 dhe '95-'96, Renis Hyka i nipi në vitet 1990-1992. Mehmet, këpucar e masazhator i skuadrës.
Kasmi - Gëzim, futbollist në vitet 60 - 70-të, Bujar Kasmi (i vëllai) në vitet 70-të. Kujtim Kasmi (i vëllai) basketbollist e trajner në vitet 70-80-të, Eno (i biri Kujtimit) basketbollist, Sokoli (nipi) basketbollist në aktivitet. Diana, bashkëshorte e Bujarit basketbolliste në vitet 80-të.
Fortuzi- Albert në vitet 80-të dhe Indrit Fortuzi nga 1993 deri më 2004 nga e njejti trung familjar. Gëzim Fortuzi basketbollist e trajner në vitet 70-të.
Sharra - Bujar, futbollist në vitet 80-të, Gerti Sharra (i biri) dhe Elvi Sharra (i biri).
Shehu -Bujar, basketbollist për shumë vite i Tiranës, trajenr i skuadrës edhe i ekipit kombëtar. Zyhdi, i vëllai futbollist. Kujtim, atlet kampion hedhës i çekiçit. Merita, gjimnaste për disa vite me radhë kampione apsolute e vendit.
Vladi- Besim në vitet 70- 80-të dhe Leandro Vladi (i biri).
Kote - Evgjeni basketbolliste në vitet 50-60-të. Niko Kote (i vëllai) çiklist në vitet 50-të.
Metani- Mehmet futbollist në vitet 50-60-të, Luani (i biri) në vitet 70-të.
Mata -Ali, qitës e trajner, Shefqeti (i nipi), Diana, Marjana e Skënderi, që të gjithë fëmijët e Aliut, qitës të famshëm rekordmenë.
Papa - Dhimitër e Kostandin basketbollistë në vitet '50-'60 e '70
Pengili - Osman, futbollist në vitet 50-të, më pas drejtor i stadiumit "Qemal Stafa". Kadri, trajner i suksesshëm me ekipet e grupmoshave në futboll.
Janku - Foto, futbollist në vitet '40-'50, Teodori boksier kampion apsolut në vitet 50-60-të. Leonardi basketbollist në vitet 50-të.
Hamdiu - Besim (Qorri - Selimi) ka dhënë një kontribut të jashzakonshëm në zhvillimin e futbollit në KS Tirana. Nazmiu i biri futbollist në vitet 50-të.
Verria - Aurrel, futbollist në vitet 60-të, seleksioner i njohur, Vera (Selimi) bashkëshortja volejbolliste në vitet 60-70-të. Margerita (e bija basketbolliste në aktivitet.
Hanxhari - Dhori, sportist e drejtues i klubit në vitet 50-të, Rexhina (e motra) basketbolliste në vitet 50-60-të. Alberti, atlet në vitet 50-të.
Parapani- Aristidh, futbollist i viteve 40-50-të, Donika (Konomi) e bija volejbolliste në vitet 60-të. Vaso Konomi bashkëshorti i Donikës, portjer i Tiranës në vitet 60-të.
Alibegaj - Edra, basketbolliste në vitet 80-90-të, trajnere. Mirza (e motra) basketbolliste në aktivitet.
Hoxha - Lumturi e Luljeta (motra) basketbolliste të njohura.
Minga - Arben, futbollist në vitet 80-90-të, Nora (Goxhi) e shoqja basketbolliste në vitet 80-90-të.
Alimehmeti -Gëzim, qitës kompion i ballkanit e nënkampion i Europës, rekordmen kombëtar. Krenari, futbollist nga viti 1982 deri në vitin 2002, për disa vite me radhë kapiten i skuadrës ish-pjestar i ekipit kombëtar të Shqipërisë, trajner. Arben e Nekie Alimehmeti, bashkëshortë seleksionerë të njohur basketbolli. Bedri ish-punonjës i klubit, Flamuri i vëllai, ish-gjyqtar dhe ish-trajner në basketboll me grupmoshat, më pas që të dy gazetarë të njohur sportivë. Loreta, volejbolliste në vitet 90-të. Të gjithë nga i njejti trung familjar.
Bejleri - Sabri e Liljana, bashkëshortë trajnerë atletike.
Buneci - Anastasi boksier, Athanasi atlet dhe Niko peshëngritës i njohur rekordmen.
Petrela - Maliq, futbollist në vitet 30-40-të, Hyseni futbollist në vitet 50-të. Arben Petrela punonjës i klubit, ish-trajner i të rejave në basketboll.
Këllezi - Abdyl, atlet rekordmen në vitet 30-40-të, Gëzimi (i nipi), futbollist në vitet 50-të. Bardhyli, futbollist në vitet 70-të.
Koja- Anastas, drejtues i klubit në vitet 30-të. Albert, atlet në vitet 50-të, Ilia, volejbollist në vitet 80-90-të, trajner.
Tukseferi - Mustafa, volejbollist në vitet 70-të, drejtues i klubit në vitet 90-të. Enton (i biri) volejbollist në aktivitet.
Nuri - Kadri, mundës kampion apsolut në vitet 70-80-të, Denis (i biri) mundës në aktivitet. Lutfi Nuri ish-president i klubit të futbollit në sezonin 1998-1999. Avni Nuri (i vëllai) mundës në vitet 80-të, aktualisht një nga donatorët e FK Tirana.
Shaba - Zija, futbollist në vitet 70-të, trajner, drejtues i klubit në vitet 1989-1991. Ilir Muça (i nipi), futbollist në vitet 70-të, trajner, Astrit Ramadani (i nipi) futbollist në vitet 80-të.
Sallaku- Skënder, mundës kampion në vitet 60-të. Bashkimi i vëllai futbollist në vitet 60-të, Fatosi i biri futboillist në vitet 80-të. Kadri Sallaku, boksier kampion në vitet 60-të.
Gjoka - Tomor, futbollist në vitet 60-të. Afërdita (Leskaj) e shoqja atlete e shquar rekordmene. Ernesti (i biri), futbollist në vitet 80-të, trajner.
Skënderi - Hysni, futbollist në vitet 60-të. Ornela, volejbolliste në vitet 90-00-jë.
Balla - Hasani, futbollist i viteve 30-40-të, Naimi (i nipi) futbollist në vitet 60-të. Besim Balla trajner i çiklizmit në vitet 80-90-të.
Rada - Adem, drejtues i klubit në vitet 60-të, Vladimiri (i biri), atlet aktualisht drejtues i klubit shumësportësh Tirana. Enver Rada (Çoçi) futbollist i viteve 50-60-të.
Maçi- Enver, trajner i volejbollit. Elvana (e bija) gjimnaste në vitet 80-të.
Toptani - Said e Bahri drejtues të klubit në vitet 30-të. Zhan, volejbollist e trajner, Uran volejbollist.
Shundi - Stefan e Anastas drejtues të klubit në vitet 30-40-të. Vangjeli, i biri Anastasit antar i kryesisë së klubit, radiokomentator i njohur në lojrat me dorë.
Omuri - Asip mundës në vitet 50-60-të, Bedriu (i biri) futbollist në vitet 80-të, golashënues i kombëtares.,
Llagami - Sabri e Petrit, futbollistë në vitet 50-të, Myhyrie e motra notare kampione e rekordmene, Fatmiri vëllai më i vogël notar. Adnani, volejbollist në vitet '60-'70 dhe më pas trajner.
Alibegaj - Edra e Mirza, motra, basketbolliste.
Minga - Arben, futbollist, Nora, e shoqja basketbolliste.



Futbollistë rekordmenë me më shumë se tre tituj kampionë me Tiranën

Me shtatë tituj
Agustin Kola - '81-'82, '84-'85, '87-'88, '88-'89, '94-'95, '95-'96, '96-'97
Krenar Alimehmeti - '84-'85, '87-'88, '88-'89, '95-'96, '96-'97, '98-'99 dhe '99-'00
Nevil Dede - '94-'95, '95-'96, '98-'97, '98'-'99, '99-'00, '02-'03, '03-'04
Eldorado Merkoçi - '94-'95, '95'-'96, '96-'97, '98-'99, '02-'03, '03-'04, '04-'05

Me gjashtë tituj
Adem Karapici - 1930, 1931, 1932, 1934, 1936, 1937
Arben Minga - '81-'82, '84-'85, '87-'88, '88-'89, '94-'95, '95-'96, Blendi Nallbani - '94-'95, '95'-'96, '96-'97, '98-'99, '99-'00, '04-'05
Alban Tafaj - '96-'97, '98-'99, '99-'00, '02-'03, '03-'04, '04-'05
Elvis Sina - '96-'97, '98-'99, '99-'00, '02-'03, '03-'04, '04-'05
Sokol Bulku - '95-'96, '96-'97, '98-'99, '99-'00, '02-'03, '03-'04

Me pesë tituj
Rudolf Gurashi - 1930, 1931, 1934, 1936, 1937
Mark Gurashi - 1930, 1931, 1934, 1936, 1937
Ernest Hajnali - 1930, 1931, 1932, 1036, 1937
Florian Riza - '87-'88, '88 -'89, '94-'95, '95-'96, '99-'00
Indrit Fortuzi - '94-'95, '95-'96, '96-'97, '02-'03, '03-'04
Ardian Mema - '94-'95, '95-'96, '96-'97, '98-'99, '99-'00
Ervin Bulku - '98-'99, '99-'00, '02-'03, '03-'04, '04-'05
Rezar Dabulla - '98-'99, '99-'00, '02-'03, '03-'04, '04-'05
Isli Hidi - '98-'99, '99-'00, '02-'03, '03-'04, '04-'05
Sokol Prenga - '94-'95, '95-'96, '96-'97, '98-'99, '03-'04

Me katër tituj
Hysen (Dake) Kusi - 1930, 1931, 1932, 1936
Fatmir Frashëri - '64-'65, '65-'66, 1968, '69-'70
Osman Mema - '64-'65, '65-'66, 1968, '69-'70
Ali Mema - '64-'65, '65-'66, 1968, '69-'70
Pavllo Bukoviku - '64-'65, '65-'66, 1968, '69-'70
Luigj Bytyçi - '64-'65, '65-'66, 1968, '69-'70
Skënder Hyka - '64-'65, '65-'66, 1968, '69-'70
Bahri Ishka - '64-'65, '65-'66, 1968, '69-'70
Niko Xhaçka - '64-'65, '65-'66, 1968, '69-'70
Bedri Omuri - '81-'82, '84-'85, '87-'88, '88-'89
Leonard Liti - '81-'82, '84-'85, '87-'88, '88-'89
Anesti Stoja - '84-'85, '87-'88, '88-'89. '94-'95
Devi Muka - '98-'99, '02-'03, '03-'04, '04-'05

Trajnerë kampionë
Me pesë tituj
Selman Stërmasi - 1930, 1931, 1932, 1936, 1937
Me katër tituj
Myslym Alla - '64-'65, '65-'66, 1968, '69-'70
Me tre tituj
Enver Shehu - '81-'82, '84-'85, '96- '97
Me dy tituj
Shyqyri Rreli - '87-'88', '88-'89
Shkëlqim Muça - '94-'95, '99-'00
Sulejman Mema - '95-'96, '98-'99
Me një titull
Samu Singer (Hungari) - 1934
Fatmir Frashëri - '02-'03
Mirel Josa - '03-'04
Sulejman Starova - '04-'05

Futbollistë e trajnerë të huaj kampionë me Tiranën

Samu Singer (Hungari) - trajner (1934)
Zoltan Kenesei (Hungari) - futbollist ('99-'00)
Sutori (Hungari) - futbollist ('99-'00)
Vukovicz (Hungari) - futbollist ('99-'00)
Emmanuel Ndubuisi Egbo (Nigeri) - portier ('02-'03, '03-'04)
Jan Venhof (Hollandë) - futbollist ('02-'03)
Pape Sene (Senegal) - futbollist ('04-'05)

Futbollistë të Tiranës kampionë me ekipe të huaja
Naim Kryeziu - Më 1942 me Romën (Itali)
Alban Bushi - MĂ« 1997-1998 dhe 1998-1999 Liteks (Bullgari)

Sportistë artistë
Skënder Sallaku - mundës, "Artist i popullit"
Telat Agolli - mundës, peshëngritës "Artist i popullit"
Skënder Plasari - mundës, peshëngritës, "Artist i merituar"
Kujtim Buza - futbollist, piktor "Artist i merituar"
Myrteza Fushekati - futbollist, piktor
Gut Tafaj - piktor
Pirro Çako - futbollist, kompozitor kantautor (aktivizuar me të rinjtë e Tiranës)
Reiz Çiço - futbollist, gazetar, shoumen


Presidentë e drejtues më të sukseshëm të klubit
Bahri Toptani - vitet '20-'30
Stefan Shundi - vitet '30
Selman stërmasi - vitet '30 - '40
Lame Konomi - vitet '60-'70
Nuri Bylyky - vitet '80
Çlirim Hysi - vitet '80
Zija Shaba - vitet '80-'90
Metush Seferi - 1993-1998
Lutfi Nuri - 1998-1999
El Sajed - 1999-2004
Refik Halili, Avni Nuri, Agron Papuli, Shefikat Ngjela - nga viti 2004 e në vazhdim

Libra për Tiranën
"Shpërthimi" roman nga Skifter Këlliçi
"Tirana dy orë para përjashtimit" roman nga Skifter Këlliçi
"70 vjet Sport Klub Tirana" (1990) nga Adriatik Dosti
"75 vjet bardheblu" (1995) nga Ismet Bellova
"75 vjet Sport Klub Tirana" (1995) nga Bektash Pojani
"80 vjet Sport Klub Tirana" (2000) nga Bedri Alimehmeti

Filma artistikë e dokumentarë për FK Tirana
"Fushë e blertë, fushë e kuqe" (film artistik) skenari: Skifter Këlliçi, regjisor: Hysen Hakani
"Shokë të një skuadre" (film artistik) skenari: Flamur Topi, regjisor: Besim Kurti
"Selman Stërmasi-një emër i madh i Tiranës" (dokumentar) skenari e realizimi nga Xhemal Reçi
"Hasan Balla, një jetë për futbollin" (dokumentar) skenari e realizimi Sokol Balla
"80 vjet Sport Klub Tirana" (dokumentar) skenari: Bedri Alimehmeti, realizimi; Vladimir Grillo


Ish futbollistë me tituj shkencorë Prof. Dr.
Prof. Dr. Sh. Ndroqi
Prof. Dr. S. Lleshi
Prof. S. Stërmasi
Prof. A. Karapici
Prof. A. Shehri
Prof. Asoc. Doc. Sh. Rreli
Prof. Dr. B. Ishka
Prof. Dr. B. Kasmi
Dr. I. Dashi
Dr. V. Samimi
Dr. S. Kajano
Dr. M. Agolli
Dr. S. Pavli
Dr. P. Dibra
Prof. K. Dibra


Këngë kushtuar Tiranës

"Kënga e Tiranës" (1965) kompozuar nga Mustafa Budini, kënduar në fillim nga Sotir Buneci, më pas nga Kasem Hallulli dhe tani së fundi Rik Buneci.

"Gol, i bukuri gol" (1985) teksti: Teodor Laço, muzika: Agim Prodani (Artist i merituar), kënduar nga Ema Qazimi (Artiste e merituar) dhe tani së fundi nga Irma Libohova.

"Golin bëri babi" (1989), këngë për fëmijë teksti: Bedri Alimehmeti, muzika: Violeta Filaj, kënduar nga grupi i fëmijve "Dorela"

"Këngë për skuadrën e Tiranës" (1995) teksti: Alqi Boshnjaku, muzika: Luan Zhegu (Artist i merituar), kënduar nga Luan Zhegu

"Tirona gjithmonë kampion" (1999) muzika: Dritan Baftjari
kënduar nga Pajtim Struga

"Para Tirana" (1999) teksti e muzika: Rexhep Demetja, kënduar nga Hysen Koçia (Artist i merituar)

"Tirana-Tirana" (2000) teksti; Stefan Prifti, muzika edhe kënduar nga Luan Sula.

"O Tiranë sa të duam!" (2002), muzika edhe kënduar nga Bujar Çiçi.


Epitete e shkurtime emrash të futbollistëve bardheblu ndër vite

Hysen Kusi, futbollist i viteve 30-të njihet me emrin "Dake" Kusi

Riza Lushta, futbollist i viteve 30 - 40-të, të cilit iu transformua mbiemri në "Llustra" dhe me këtë emër u quajt për vite me radhë.

Aristidh Parapani, futbollist i viteve 40 - 50-të, thirrej shkurt "Tiçi"

Sulejman Vathi, futbollist i viteve 50-të thirrej "Bule"

Qemal Emiri, futbollist i viteve 50-të thirrej "Çajkovski"

Remzi Bulku, futbollist i viteve 50-të, thirrej shkurt "Xike"

Gani Merja në vitet 50-të kur shkëlqeu talenti i tij te Tirana u quajt nga fansat "Kaçafyçja", emër ky që i mbeti deri në ditën e fundit të jetës.

Shyqyri Bylyku, futbollist i viteve 40 - 50-të thirrej "Tasi"

Enver Rada, bomberi i goditjeve nga këndi, thirrej nga të gjithë me emrin "Çoçi".

Pavllo Bukoviku, kapiteni i Tiranës së "artë" të viteve 60-të, nga të gjithë thirrej me emrin "Ben". Madje, kur në ekip u inkuadrua edhe futbollisti Arben Çela, iu shtua nga pas mbiemri cilësor "Beni i madh", kurse Çela u quajt "Beni i vogël".

Fatmir Frashëri, thirrej shkurt "Mimi"

Josif Kazanxhi, futbollist i viteve 60-të, thirrej nga të gjithë me emrin "Xuxi".

Luigj Bytyçi, futbollist i viteve 60-të thirrej "Bixhi".

Hajri Frashëri në vitet 70-të thirrej "Lepuri"

Blendi Nallbani thirret ende edhe sot "Tata"

Sokol Bulkut për ta dalluar nga Ervin Bulku, i thonë ende "Bulku i vogël" edhe pse ai është në moshë më i madh se sa Ervini, të cilit i thonë "Bulku i madh". Por, Ervinit ky emër dalëngadalë po i harrohet teksa po i zevëndësohet me "djali i artë i bardhebluve" dhe "futbollisti polivalent", dy epitete, tani për tani në "garë" mes tyre, të shohim se cili do t'i mbetet tash e mbrapa.

Indrit Fortuzi nga të gjithë thirret "Zogu".

Alban Tafaj, prej kohësh thirret "hekri"

Nevil Dede quhet i "hekurti i bardhebluve"

Elvis Sina, "pistoni i bardhebluve"

Devi Muka, "vlonjati fluturues"

Fjodor Xhafa, "intuitivi"

Saimir Patushi, "matjani i bardhebluve"

Rezar Dabullës i është shkurtuar mbiemri në "Dabi"



_________________
Tifozt'e Tirones, s'jon si t'Partizonit,
e kon epiqendren, mu ke vorri Bomit

Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 28/04/2006 18:08 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 01/08/2004 13:52
Poste: 912
Vendndodhja: Vorri Bomit
Shume e bukur kjo plako.



_________________
Tifoz i Tironës nuk bëhesh, lind!
Gjaku yt është ndryshe nga ai i të tjerëve: nuk ka rruaza të kuqe por vetëm të Bardha dhe Blu!
Ti lind kampion, nuk ke nevojë të bëhesh!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 28/04/2006 18:19 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 15/10/2003 01:04
Poste: 366
Ha ha, ja kapa nji harrese Bedriut :D :


Rizvanolli: Mustafa (Muc) Rizvanolli, futbollist ne vitet '70; Erion Rizvanolli, i biri, futbollist akoma ne aktivitet.


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 28/04/2006 18:22 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 01/08/2004 13:52
Poste: 912
Vendndodhja: Vorri Bomit
erlet shkroi:
Ha ha, ja kapa nji harrese Bedriut :D :


Rizvanolli: Mustafa (Muc) Rizvanolli, futbollist ne vitet '70; Erion Rizvanolli, i biri, futbollist akoma ne aktivitet.


Erionin ishalla e kemi tonin viti tjeter... e ka bo muci futbollist me zor :-) por qe lu shume mire



_________________
Tifoz i Tironës nuk bëhesh, lind!
Gjaku yt është ndryshe nga ai i të tjerëve: nuk ka rruaza të kuqe por vetëm të Bardha dhe Blu!
Ti lind kampion, nuk ke nevojë të bëhesh!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 28/04/2006 18:39 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 18/08/2005 16:49
Poste: 2188
Vendndodhja: Itali
Paska harru Salihin ky Bedriu qe i thrasin "SALADONA" :lol: :lol:



_________________
SE TIRONES DERI ME SOT, VEç TIRONCI I DEL ZOT
Imazh
27 X KAMPIONE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e premte 28/04/2006 18:57 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 21/07/2004 19:57
Poste: 890
Vendndodhja: USA
edhe tit nallbonin, "macja e zeze" ose "moca e zeze" :)
edhe devin, "labi"


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 29/04/2006 04:15 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 06/12/2003 05:08
Poste: 5004
Vendndodhja: USA
Oni_italy shkroi:
Paska harru Salihin ky Bedriu qe i thrasin "SALADONA" :lol: :lol:


Plako, tani Saladona ja vum ktu ke forumi neve dhe isha un i pari meqe te gjith e thrrisnin Sala dhe ngaqe magjia e tij ishte si Maradona doli Saladona. Pranej sa her ta thrresin Saladona duhet me i von "sktirana.com" nga mrapa emrit te Sales... :D :D :D :D



_________________
TETORI i 86-s
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 29/04/2006 11:04 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e premte 22/04/2005 20:53
Poste: 1157
Vendndodhja: Arnhem, NL
Po shtoj ene ca epitete miqsore te lojtarve te viteve 80:

Tur Lekbello = Tushja
Arjan Bimo = Grepi
Bedri Omuri = Bedrana
Agusti Kola = Agustineli
Ben Minga = Ben Llaveshi ose Pesmdhjetkatshi Minga
Sul Mema = Sul Hunderri


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 29/04/2006 22:35 
Site Admin
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 06/12/2003 05:08
Poste: 5004
Vendndodhja: USA
Vin Bulku - Uku
Alban Bushi - Loku
Ansi Agolli - Pula
Jetmir Sefa - Lashi
Klodian Duro - Dyli :P



_________________
TETORI i 86-s
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e shtunĂ« 29/04/2006 23:24 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e djelë 14/08/2005 19:31
Poste: 720
Vendndodhja: USA
Arjan Bimo- Grenxa
Cim Muca - Gallabordsi



_________________
Oh Tirona, perpara cuna
bertiste Moli, nga tribuna
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelĂ« 30/04/2006 00:00 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e enjte 30/10/2003 10:49
Poste: 2906
Vendndodhja: England, G.B.
Po mir mer cuna po kshu s ngeli lojtar pa epitet :lol: .Per at pun po ja vejm nji ene Tit Nallbonit=ustai qe te kompletohet ene stafi :wink:



_________________
http://www.kftirana.info
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelĂ« 30/04/2006 00:16 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 15/10/2003 19:32
Poste: 6326
Vendndodhja: Tironë. Shqipni
Fatjoni shkroi:
Po mir mer cuna po kshu s ngeli lojtar pa epitet :lol: .Per at pun po ja vejm nji ene Tit Nallbonit=ustai qe te kompletohet ene stafi :wink:


Tit Nallboni : Xofi (Zoff-i i Italise)



_________________
TIRONA FANATICS
ImazhImazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit:
PostPostuar: e djelĂ« 30/04/2006 06:43 
Hej o Erlo, si i bohet hallit me pas ca nga ato konget e tjera qe ke permen? Do ishte fantastike po t'ja gjeshe mrrokllen me pas munsin me i pas.


  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 2 [ 22 postime ]  Shko tek faqja 1, 2  PasardhĂ«se

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron