Switch to full style
Artikuj, komente, kujtime mbi historine e lavdishme 90 vjecare te klubit numer 1 ne Shqiperi
Dërgo një përgjigje

Kampionati i viti 67

e mërkurë 17/08/2005 21:09

Kjo esht nji teme e nxeht, po fatkeqsisht asnji ka antaret tone nuk e ka lexu, kshtuqe na duhet te ecim me ato pak artikuj qe kemi gjet verdalle. Ktu po postoj nji artikull te Fatjonit, kush te kete mo teper info, le tia shtoje :)

TIRONA ne vitin 67

Eshte nje rast unikal ne gjithe historine e sportit Boteror. Ka ndodhur afro 40 vjet me pare. Ne 24 qershor 1967, luhej nje ndeshje derbi ndermjet skuadrave te Partizanit dhe 17 Nentorit (Tiranes) se asokohe. Ndeshjen e fitojne bardheblute me rezultatin 2-1 dhe me nje triumf te tille hedhin perpara nje hap te sigurte drejt fitimit te titullit kampion ne vend. Tri dite me vone, kryesia e Federates Shqiptare organizon nje mbledhje qe sigurisht ishte diktuar nga lart dhe merret vendimi qe te dyja keto klube, pra si 17 Nentori ashtu edhe Partizani do te perjashtohen nga kampionati. Praktikisht Tirana do ta humbiste titullin, sepse kryesonte ne tabelen e klasifikimit vetem me tri pike me shume se sa Dinamo, qe gjithashtu ishte nje ndjekese shume serioze per fitimin e titullit.

Shteti
Ne ate kohe Partizani dhe Dinamo ishin klube shteterore. I pari ishte klubi i Ushtrise, nderkohe qe Blute ishin klubi i Ministrise se Puneve te Brendshme. Klubet u themeluan ne vitet 1948 dhe 1950 dhe qe nga ajo kohe i kishin fituar te gjitha kampionatet ne Shqiperi duke u alternuar me njeri tjetrin. Ne mesin e viteve 60' skuadra e 17 Nentorit doli ne pah me gjithe forcen e saj dhe jo vetem, qe po prishte ekuilibrat e vendosur nga dy klubet shteterore, por gjithashtu po afronte rreth vetesh shume tifoze te cilet simpatizonin skuadren popullore nga njera ndeshje ne tjetren. Ky ekip qe perbehej nga djem te rinj lagjesh furnizonte me lojtare jo vetem Partizanin dhe Dinamon, por gjithashtu edhe shume skuadra nga shume rrethe te tjera te vendit.

Vendimi
Në 27 qershor te 1967, ne "Sportin Popullor", gazeta e vetme sportive e kohes botohej nje vendim te Kryesise se Federates Shqiptare te Futbollit, sipas te cilit ndeshja Partizani - 17 Nentori, qe ishte luajtur tre dite me pare eshte e pavlefshme per shkak te shfaqjeve jo korrekte qe te dyja skuadrat shfaqen ne fushen e lojes. Per kete arsye te dyja skuadrat penalizohen rende duke u perjashtuar nga kampionati 1966-1967 per tre javet e mbetura te sezonit. Vendimi hynte ne fuqi menjehere. 17 nentori ne ate dite kishte 33 pike nderkohe qe Dinamo 31 pike.

Ndeshja
Eshte luajtur ne stadiumin "Qemal Stafa" dhe ka pasur nje numer rekord spektatoresh. Ka qene nje derbi i vertete, me loje te paster fizike, megjithate nje futbollist i Partizanit perjashtohet nga fusha, por pjesa tjeter eshte komplet brenda normave. Njerez te asokohe kujtojnë se gjyqtari vertet ka pasur shume pune, por kjo eshte normale per nje ndeshje futbolli. Ndeshja ka zgjatur normalisht 90 minuta dhe me rezultatin 2-1 bardheblute shkuan te lumtur ne dhomat e zhveshjeve.

Absurditeti
Vendimi i asokohe ka qene krejt i padrejte, sepse ndeshja nuk ka pasur asnje gabim teknik dhe ajo ka perfunduar normalisht brenda 90 minutave. Ne asnje rast ne gjithe Boten vetem per kaq dy skuadra nuk kane marre denimin kapital per t'u perjashtuar fare nga kampionati. Cudia tjeter mbetet te fakti qe vendimi nuk eshte marre nga ana e Komisionit te Disiplines, por nga Komiteti i pergjithshem i FSHF. Rezultati mund te vendosej fare mire ne tavoline, mund te perjashtoheshin te 22 futbollistet qe luajten ne fushe bashke me trajneret per 3 ose me shume se 3 jave, mund te denohej fusha, ne kete rast ajo e Partizanit, por kurrsesi nje vendim i ketij tipi nuk pritej. Te dy klubet mund ta perfundonin kampionatin me lojtare rezerve ose nga skuadra e te rinjve, megjithate nje gje e tille nuk ndodhi. FSHF nuk e morri ne konsiderate fare kete fakt.

Bellova
Komentatori i mirenjohur Ismet Bellova, (e ka transmetuar ndeshjen per Radio Tiranen), pasi e karakterizon ndeshjen si normale ne aspektin agonistik, e kujton kohen, kur u luajt si "kohe te lavdishme". Sipas tij, atehere futboll luante vetem skuadra e ministrit te mbrojtjes dhe shefit te shtabit te ushtrise me ate te ministrit te brendshem dhe zevendesit te tij. Pas l944-tres vetem dy kampionate kish fituar Vllaznia e Shkodres dhe dy te tjera l7 Nentori. Nuk mund te lejohej ky i fundit, te fitonte te tretin rradhazi, sepse shpallej ekip "Mjeshter Sporti", baraz me Partizanin dhe Dinamon. A mund te pranohej kjo, kur ushtria dhe sigurimi mbronin vendin nga rrethimi i dyfishte borgjezo-revizionist? Kampionatin ne fund te fundit e fitoi skuadra e Dinamos dhe te gjithe u habiten qe ne javet e mbetura Blute arriten pikerisht 4 piket e nevojshme per te dale perpara bardhebluve.


"Ka qene nje sfide burrerore, vendimi banal"

Xhacka, flet nje nga deshmitaret e ndeshjes
Ne nje interviste per Radio Tiranen, ne vitin l990, ish futbollisti i shquar i l7 Nentorit, Niko Xhacka u shpreh se ndeshja, ne te cilen ai ka shenuar nje gol, ka qene nje derbi i vertete. Ne perfundim te saj ne koridorin prane dhomave te zhveshjes ka patur replika dhe nje zenke (me sakte jane shtyre, duke iu hakerruar njeri-tjetrit dy futbolliste, nje i Partizanit dhe tjetri i Tiranes). "Nuk mbaj mend te kete ndodhur kaq e keqe. Vertet patem disa sherre te vogla me lojtaret e Partizanit, por gjera te tilla ndodhin sot pothuaj ne te gjitha ndeshjet derbi, ndermjet skuadrave te nje qyteti. Federata sigurisht qe duhet te gjente menyren se si tja jepte titullin nje prej Dinamos apo Partizanit dhe ja doli per bukuri". Shum vete atehere thane qe ky mund te kete qene edhe nje skenar i pergatitur bukur nga e skuadrave te Dinamos dhe Partizanit per te demtuar skuadren e Tiranes. I7 Nentori, me fitoren ate dite te 24 qershorit, pothuajse e fuste kampionatin " ne xhep", sepse Dinamo barazonte ne Kavaje me Besen. Tirana ishte ne prag te shpalljes kampion kombetar per te tretin sezon me rradhe. Kjo ishte Tirana e madhe e viteve '60 me nje brez te shkelqyer futbollistesh dhe drejtues teknik te paharrueshmin Lym Alla, qe detyrimisht duhej shperbere, ashtu sic u shperbe.

e martë 11/04/2006 06:20

Me poshte keni nje shkrim te B. T. per kampionatin e vitit 1967.

A i është vjedhur Tiranës titulli kampion në edicionin '66-'67?
Bashkim Tufa


Në morinë e letrave që kanë mbërritur gjatë kësaj jave në redaksi, kemi qëmtuar dhe kemi zgjedhur letrën e Gëzim Trocit nga Burreli, i cili, duke qenë i ri në moshë dhe pa e fshehur faktin se është tifoz i bardhebluve të Tiranës, pretendon se është "zënë" me miqtë e tij duke u thënë se ekipit të tij të zemrës i është vjedhur një titull kampioni gjatë viteve të diktaturës. Në kërkesën e tij ai kërkon të dijë diçka rreth kësaj ngjarjeje, për ta patur si dokument, që të jetë i besueshëm përpara shokëve dhe miqve të tij.
Po ia plotësojmë dëshirën...

I dashur Gëzim,
Në "grindjen" tuaj me shokët ka diçka të vërtetë, që ju si tifoz i Tiranës, mund ta pretendoni si një vjedhje titulli që i është bërë ekipit tuaj të zemrës. Pak vite më parë, gazeta "Sporti shqiptar" e ka trajtuar këtë temë gjërë e gjatë, ka bërë sondazhe, ka intervistuar protagonistët e asaj pranvere të vitit 1967, duke i bërë apel Federatës Shqiptare të Futbollit t'i rishikojë dhe t'i analizojë edhe një herë ato ngjarje, të veshura dhe të ndikuara padyshim nga ngarkesat politike, ku të paktën, sipas dëshmitarëve, moralisht, Tirana është kampione kombëtare edhe edicionit 1966-67.
Pa u shtyrë thellë në detaje dhe histori të largëta, në kampionatin e edicionit 1964-65, "17 Nëntori", siç quhej në ato vite ekipi bardheblu i Tiranës, u shpall për herë të parë kampion i vendit në vitet e Pasçlirimit, duke thyer hegjemoninë e dy ekipeve ushtarake të kryeqytetit, Partizanit dhe Dinamos, të cilët rivalizonin dhe alternonin ndërmjet tyre titujt kampionë të vendit. Dhe kjo nuk qe një ngjarje e rastësishme. Tirana e atyre viteve ishte një risi në futbollin shqiptar, një revolucion, i cili nuk kishte se si të mos kishte ndikimin e tij edhe në futbollin kombëtar. Edhe në kampionatin pasardhës, pra atë të edicionit 1965-66, skuadra kryeqytetase, i cila konsiderohej edhe si skuadra e masave popullore, u shpall sërish kampione kombëtare. Ky realitet, edhe pse në heshtje, nuk mundej të kapërdihej lehtë nga Partizani dhe Dinamo, që mbroheshin dhe ishin beniaminët e pushtetit në fuqi.
Po epërsia e 17 Nëntorit ndaj rivalëve të saj kryeqytetas ishte e dukshme edhe në kampionatin me 12 ekipe, të edicionit për të cilin ju flitni, pra atë të viteve 1966-67. Precedenti për ta ndalur ekipin bardheblu nga rruga drejt titullit kampion u gjet pas javës së 18-të të këtij kampionati. Në tradicionalen e kryeqytetit 17 Nëntori-Partizani, e cila tani quhet "derby", bardheblutë fitojnë 2-1. Në dushet e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", dy futbollistë, O.Mema i 17 Nëntorit dhe Shule i Partizanit, zihen ndërmjet tyre. Kjo ngjarje konsiderohet si shfaqje e huaj dhe Federata e Futbollit, natyrisht me bekimin e pushtetit të asaj kohe, merr vendimin ekstrem, nuk i njeh fitoren 17 Nëntorit dhe vendos përjashtimin e të dyja skuadrave nga vazhdimi i mëtejshëm i kampionatit. Për pasojë, Dinamo zhvillon tri ndeshjet e mbetura të kampionatit dhe shpallet kampione kombëtare, duke ndërprerë përkohësisht rrugën e Tiranës si kampione e vendit, tituj të cilët bardheblutë do t'i rifitonin edhe dy herë radhazi në kampionatet pasardhës. Ja dhe tabela e renditjes përfundimtare e këtij kampionati.
Kjo është me pak fjalë, historia e "vjedhjes" së titullit sipas jush, që i është bërë Tiranës.
(Marre nga Sporti Shqiptar Online, dt 10-04-2006).

e djelë 27/05/2007 01:32

Ja vlen te lexohet, shume e bukur!

NA KTHENI HAKUN!


Diktatura eleminoi atëhere Tiranën kampione 16 Janar 2007
Skifter Këllici

Historia e futbollit botëror njeh shumë skandale që kanë ndodhur brenda dhe jashtë fushave të futbollit-përleshje të futbollistëve në fushë dhe jashtë saj,ndërhyrje të tifozëve të njërës, a tjetrës skuadër,kërcënime dhe joshje të drejtuesve të klubeve ndaj gjyqtarëve,allishverishe, shfaqje korrupsioni që kanë sjellë si pasojë përjashtime futbollistësh,trajnerësh, drejtuesish,por kurrë përjashtimin te ndonjë skuadre nga vazhdimi i kampionatit.Dhe kjo sepse rregullorja e futbollit nuk parashikon veprime të tilla..Nuk përfshihen këtu raste kur janë përdorur makinacione për të favorizuar një skuadër a një tjetër, sic ndodhi në sezonin 2005-06 në Itali,ku, si pasojë e procesit të ashtuquajtur“calciopoli”, “Juventusit” iu hiq titulli kampion dhe u dënua të luante në kategorinë e dytë, dhe “Milani,”Fiorentina”,”Lacio”, “Rexhina” etj.,u deturuan ta fillonin kampionatin me disa pikë më pak.

Por ajo që ndodhi më 24 qershor të vitit 1967, pas ndeshjes “17 Nëntori”-“Partizani” kur të dyja këto skuadra u përjashtuan nga vazhdimi i këtij kampionati, është një shëmbull i paparë dhe unikal.
Cfarë kishte ngjarë?
Deri në kampionatin e vitit 1965-66,kur “Vllaznia” ishte shpallur dy herë radhazi kampione më 1945 dhe 1946,vetëm dy skuadra kishin fituar kampionatet në vazhdim:Këto ishin “Partizani”,i krijuar më 1946,(11 herë) dhe “Dinamo”,i krijuar më 1950 ,(6 herë).
Dhe ja,në ndeshjen e fundit të kampionatit të vitit 1996-67 “17 Nëntori” i Tiranës, duke mundur “Partizanin” 2-1, fitonte për herë të parë në historië e kampionateve të pas Luftës së Dytë Botërore, titullin kampion.
Ishte me të vërtetë një shuplakë shumë e rëndë që i jepej këtyre dy skuadrave të privilegjura të udheheqjes komuniste,dy skuadrave, përkatësisht të Ministrisë së Mbrojtes dhe Ministrisë së Brendshme.Thyhej kështu një mith.
Në dukje, këtu nuk kishte agjë të keqe.Madje,po zgjerohej kështu gjeografia e kampionëve.Por udhëheqjes komuniste i pëlqente që kampionatin ta fitonte cdo skuadër tjetër, por jo “17 Nëntori”,pra, “Tirana”, gjashtë herë kampione që nga 1930 kur ishte zhvilluar kampionati i parë.
Përse kjo dëshirë, përse ky mllef?
Urrejta kundër diktaturës komuniste ka qenë e heshtur, sepse dhuna e saj nëpërmjet armës së kësaj diktature,Sigurimit të Shtetit,ishte shumë e madhe .Kështu kjo urrejte përpiqej të gjente shprehje në mënyra të tërthorta.Dhe një nga këto mënyra u bë futbolli.
Sportdashësit t e “17 Nëntorit” dhe këta nuk ishin vetëm tiranas vendas, por edhe mijëra e mijëra te tjerë në kryeqytet e qytete të tjera të vendit,gëzoheshin pa masë kur skuadra e tyre fitonte ndaj “Dinamos” dhe, vecanërisht, ndaj “Partizanit”.Këtë gëzim ata e shprehnin hapur me thirrjet, “Forca Tirana,(Tirona)” dhe në ndeshjet e “Partizanin” edhe me thirrjet, “Bjeruni të kuqëve!”,sepse futbollistët e saj luanin me fanella me ngjyrë të kuqe.(Madje në vitet 50-të ata mbanin edhe të mbathura të zeza,si të përfaqësueses sonë).
Ishte një dukuri e përafërt me thirrjet e sportdashësve tiranas në vitet 1942-43, kur “Shprefeja”,skuadër e të rinjve të lagjeve te Tiranës, luante kundër skuadrave fashiste italiane.Kur ushtarakët fashiste thërrsnin:”Forca li axurri!”,ata u kundërpërgjigjeshin me thirrjet:“Forca të kuqtë!”,sepse fanellat e “Shprefësë” ishin të kuqe dhe të mbathurat e zeza, pra, si ngjyrat e flamurit kombëtar.
Në dukjen e jashtme,thirrja “Bjeruni të kuqve!”, vertët disi e ashpër, ishte thjesht një thirrje e natyrshme në një ndeshje sportive.Pra, sulmoni dhe mposhtni të kuqtë,ashtu si edhe tifozët e “Partizanit” mund të thërrisnin:”Bjeruni bardhebluve!”.
Mirërpo kjo thirje nuk u tingëllonte mirë në vesh anëtarëve të Byrosë Politikë që ndeshjet midis këtyre dy skuadrave i ndiqnin nga tribuna e udheheqjes,sepse ajo mund te kuptohej edhe kështu:”Bjerini së kuqes!”,që ishte simboli i komunizmit.
Me përjashtim të Enver Hoxhës,Mehmet Shehut dhe Hysni Kapos,të gjithë byroistët e tjerë do t’i shihje cdo të Diele në tribunë.Dhe të tërë,vec Kadri Hazbiut, ishin tifozë fanatikë të “Partizanit”.Bile,gjeneral Petrit Dume kishte raste që në pushime të ndeshjes së “Partizanit” edhe të zbriste në dhomat e zhveshjes dhe të ndërhynte që të hiqej ky, apo ai futbollist që,sipas tij nuk po luante mirë.Madje një herë,sic dëshmon Mico Ndini, ish-futbollisti i njohur i “Partizanit”të viteve 60-të, ky gjeneral, pas një humbjeje të “Partizanit” me “Skënderbeun”,të arrinte me makinën e tij autobusin e “Partizanit”, që udhëtonte për në Tiranë, ta ndalte atë e t’i fyente futbollistët.
Po të kthehemi të “17 Nëntori”.Pas një fitoreje të skuadrës së tyre kundër”Besës në Kavajë,në fillim të dimrit të vitit 1967, tifozët tiranas, me të ardhur në stacionin e trenit, nuk u shpërndanë,por u drejtuan në Klubin e Shtëpisë së Oficerëve, (sot Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve), dhe atje vazhduan me thirrjet: “Tirana, Tirana!”Dhe të mos harrojmë se na ato caste në klub ndodhej pikërisht gjeneral Petrit Dume, bashkë me jerarkë të tjerë të diktaturës,të cilët,s’do mend,mbetën të habitur.
Qe ky ishte një provokim i kapur, për këtë nuk kishte dyshim,Por, a mund të arrestohej ndokush, kur fare mire ai mund të përgjigjej “Nuk bëra asgjë,vecse thira më shokët e mi: “Forca Tirona!”.
Byroistëve nuk u pëlqente dhe fakti tjetër që sportdashësit tiranas e quanin skuadrën e tyre me emrin e vjetër, “Tirana, dhe jo “17 Nëntori”, sic u quajt ky klub pas ardhjes se komunisteve në fuqi, për nder të clirimit të kryeqytetit.
Ja,pra,në këtë atmosferë zhvillohej kampionati i vitit 1967.Kasta e kuqe nuk mund të gëlltiste një fitore të dytë të “17 Nëntorit” në këtë kampionat pas fitores së një vitit më parë.
Duke parë që kjo skuadër po shkëputej nga “Partizani” e “Dinamo”,paria e Ministrisë së Mbrojtjes filloi të përdorë makinacione nga më të cuditshmet.Pikërisht në këtë periudhe, futbollistët e “17 Nëntorit”,Ali Mema dhe Gëzim Kasmi, të dy pedagogë të kultures fizike, u dërguan, i pari në Shkodër,(gjashtë muaj) dhe i dyti në Skrapar(18 muaj),që të kryenin… zborrin ushtarak.(I tërë ky makinacion u krye drejtpërdrejt me urdhër të Petrit Dumes).Kështu skuadra tiranase u detyrua të luante gjatë tërë këtij sezoni pa këta dy lojtarë tutullarë.
E, megjithatë, valanga e “Tiranës”, (kështu po vazhdoj ta quaj tani këtë skuadër), ishte e pandalshme.
Dhe,ja, erdhi 24 qershori i vitit 1967.Ditë e Shtunë.Pse kjo ndeshje të Shtunën e jo të Dielën,kur nuk kishte ndeshje tjetër sipas kalendarit?
Edhe këtu kishte një dredhi:të Dielen “Vllaznia” priste në Shkodër “Dinamon”.Deri atë javë “Tirana” kryesonte me 33 pikë,”Dinamo” kishte 31 e “Partizani” 25, jashte cdo lufte për t’u bërë kampion.Por duhej me doemos që “Tirana” të mos përsëriste suksesin e një viti më parë.Pritej, pra, që “Partizani” të fitonte kundër “Tiranës”. E atëherë të bëhej c’ështe e mundur,madje, të ushtrohej në një mënyrë a një tjetër, trysni ndaj “Vllaznisë” edhe ajo pa pretendime për titull, që “Dinamo” të fitonte.
Në këtë mënyrë, si “Tirana”, ashtu edhe “Dinamo”, barazoheshin me pikë e, kësisoj, krijohej mundësia që kampionatin ta fitonte “Dinamo”,me fjalë të tjera, një tjetër skuadër ushtarake, por këtë radhë,e Ministrisë së Brendshme.
E vertëta është se kjo dëshirë e udhëheqjes komuniste nuk ishte kaq e lëhte të realizohej,sepse në tri ndeshjet e fundit të kampionatit “Tirana” do të ndeshej me “Tomorin”,”Lokomotivën”dhe “Traktorin”, që ndodheshin në shkallët e fundit të renditjes së kampionatit të sezonit 1966-67.
Mirëpo “Tirana” shpartalloi cdo hamendësim të parisë së kupolës së kuqe:ajo mposhti në sy të tyre “Partizanin” me rezultatin 2-1.
Të dyja skuadrat aktivizuan në atë sezon këta futbollistë:

Tirana:Tafai,Elini,Frashëri,Dhales,Gjoni,Bytyci,O.Mema,Xhacka,Bukoviku,Hyka,Kazanxhi,Ishka,(trajnerë, M.Alla.e E,Shehu.)
Partizani:Janku,Jozja,M.Gjika,S.Gjika.Dingu,Rragami,Shule,Karriqi,Shllaku,Dani,Rudi Pano,Jashari,Shaqiri…(trajnerë, R.Resmja e M.Ndini.)

Nuk po futemi në përbërjen e skuadrave dhe në kronikën e lojës, e cila për turp, as nuk është pasqyruar në faqet e gazetës “Sporti Popullor”.Por nga fundi i pjesës së dytë ,pra, dhe të krejt ndeshjes, pati raste të një loje të rëndë,të shkaktuar nga lojtarë të të dyja palëve.Kjo atmosferë e nderë vazhdoi edhe pas përfundimit të ndeshjes para dhomave të zhveshjes.Por nuk pati skandale,nuk pati përleshje, nuk pati,për më tepër, as ndërhyrje të shikuesve tifozë të njerës, a tjetrës palë në fushë.
Gjyqtari mund të kishte përjashtuar futbollistë nga të dyja skuadrat, deri aq sa lejon rregullorja.Edhe lojtarët që shkaktuan përleshje, mund të ishim përjashtuar për kaq, ose aq ndeshje.Të gjitha këto mund të kishin ndodhur, përsëri duke u zbatuar rregullorja e futbollit.
Ndërkohë, “Dinamo” nuk mundi të arrinte vecse në barazim në Shkodër dhe kështi mbeti 4 pikë larg “Tiranës”, që, duke pasur, sic e thamë dhe më sipër, ndeshje më të lehta, tashmë po cimentonte rrugën për të fituar për të dytën herë radhazi titullin kampion.
Si pasojë,pas përfundimit të ndeshjes “Tirana”-”Partizani”,në stadium shpërthyen sërishmi brohoritjet entuziaste,”Tirona,Tirona!”,të cilat,si gjithnjë, u vrisnin veshin udhëheqesve komunistë.Ndaj ata u larguan të mvrenjtur nga stadiumi dhe ua hipën makinave të tyre të zeza, për t’u zhdukur në bllokun e udhehëqësve.Megjithatë, duke menduar dicka të ligë…
Dhe ja ligësia skandaloze:në gazetën “Sporti Popullor”, të datës 27 qershor të vitit 1967 u botua vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, sipas të cilit të dyja skuadrat përjashtoheshin nga kampionat i vitit 1966-67 për shfaqje te theksuara antisportive.
Ku vendim absurd ra si bombë në opinonim sportiv shqiptar.Si ishte e mundur që FSHF-ja të guxonte të merrte një vendim të tillë dhe mbi cfarë faktesh,kur vetëm disa futbollistë u grindën me njeri-tjetrin?
Vite më pas, kur jam marrë më këtë ngjarje tmerrësisht dramatike,kam pyetur ish-drejtues të FSH të Futbollit,madje të Komitetit Shtetëror të Kulturës Fizike dhe Sporteve.Por, për fat të keq,të tërë kanë ngritur supet duke më shpjeguar se nuk mbanin… mend hollësi të këtij vendimi.Atëherë jam drejtuar në Drejtorinë e Përgjithme të Arkivave të Shtetit dhe kam hapur dosjet përkatëse të këtij institucioni të lartë shtetëror.Mjerisht, nuk kam gjetur as ndonjë procesverbal të ndonjë mbledhjeje të FSHS-së për këtë ndeshje,asnjë vendim,asgjë… Atëherë lind pyetja:Kush e mori këtë vendim?Kryesia e F.SH.të Futbollit?Cili nga anëtarët, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e saj, a kryetarin a kryesinë e e Komitetit të Kulturës Fizike dhe Sporteve,do të kishte marrë guximin të ndërmerrte një hap të tillë për të përjashtuar dy skuadra nga vazhdimi i kampionatiti,aq më tepër kur njera prej tyre nuk ishte as më shumë e as më pak,por “Partizani” i Ministrisë së Mbrojtjes, skuadër e zgjedhur e Kupolës së Kuqe?
Eshtë e qartë që u ky vendim u diktua nga vetë Byroja Politike.Dhe më mirë se kushdo tjetër,këtë e di Ramiz Alia, që ishte shefi i propagandës në Byronë Politike dhe ai që nuk mungonte kurrë jo vetëm në ndeshjet e “Partizanit”.,por edhe të skuadrave të tjera.
Motivi ështe shumë i qartë;duke përjashtuar “Tiranën”, “de jure” kampione, “de facto” e tillë bëhej “Dinamo”,pra, në fund të fundit, një tjetër skuadër e diktaturës.Dhe në opinon krijohej ideja:”Ja,bashkë me “Tiranën", përjashtohej edhe “Partizani”,pra dënimi ishte i barabartë për të dyja skuadrat.
Por harrohej,ose bëhej sikur harrohej,se kështu “Tiranës” iu mohua titulli kampion në një kampionat thuajse të fituar tri javë para mbylljes së kampionatit.Kjo ishte një goditje shumë e fortë që iu dha kësaj skuadre dhe spordashësve të saj.Ishte një luftë e filluar që në shtator të vitit 1966. ..
Atëherë futbollisti i njohur i Tiranës,Skënder Halili,një nga qendërmbrojësit më të mëdhej të futbollit shqiptar të të gjithë kohëve,pas shërbimit ushtarak të kryer në radhët e “Dinamos”,nuk pranoi propozimin e drejtuesve të Ministrisë së Brendshme që të vazhdonte të luante në radhët e kësaj skuadre,edhe pse iu afruan kushte te mira pune e jetese.Ai u kthye te “Tirana e tij e shtrenjtë, te shokët e skuadrës,të sportdashësit që e pritën krahëhapur".
Por drejtuesit e Ministrisë së Brendshme ia mbajten vath në vesh këtë refuzim.Dhe ja, u gjet një shkas për ta shkatërruar përfundimisht.Befas u arrestua, para se “Tirana” të nisej për një ndeshje jashtë shtetit.Urdhëri u dha drejtpërdrejt nga vetë ministri, Kadri Hazbiu, sepse atij iu gjetën 60 dollarë amerikanë dhe, si pasojë, u dënua me disa vjet burgim.
Kështu në moshën 24-vjecare u mbyll jeta sportive e këtij futbollisti që do t’i kishte dhënë aq shumë futbollit shqiptar.Por dikaturës aq i interesonte.Rëndësi kishte që një “armik” të asgjësohej.
Vdekja e tij e parakohshme më 1981 dhe varrimi i tij, ku, me gjithë kohën e keqe politike, morën pjesë qindra e qindra spotdashës,ishte një shfaqje e heshtur proteste ndaj dikaturës.Pastaj,kjo luftë,sic e pamë,vazhdoi me… “kryerjen” zbortit ushatarak jashtë Tiranës të Ali Memës dhe Gëzim Kasmit.
Sidoqoftë,kjo nuk e mposhti “Tiranën”.Që ishte skuadra më mirë e atyre viteve, ajo e dëshmoi këtë duke fitur kampionatet e vitive 1968, 68-69 dhe 1969-70 dhe duke shënuar kështu një nga faqet më të lavdishme jo vetëm të këtij klubi,por edhe të futbollit shqiptar.
Vite më pas kam pasur rast të bisedoj me Skënder Jarecin, ish-futbollist dhe pastaj edhe trajner i “Dinamos”.Duke rikujtuar përjashtimin e “Tiranës” nga kampionati i sezonit 1966-67, ai ma pati thënë:”Kur futbollistët e mi me kupën në duar filluan të bënin të ashtuquajturin rrotullim rreth stadiumit,mua më erdhi shumë rëndë.Ajo kupë dhe ai rrotullim i takonte “Tiranës” dhe vetëm “Tiranës”.
I nxitur nga kjo dramë e madhe sportive, më 1997 nisa të shkruaja romanin me titull “Tirana” ,dy orë para dënimit”.M’u desh të bisëdoja me futbollistë të asaj kohe,portierin Elini,mbrojtësit Frashëri,Osman Mema(vëllai i Ali Memës),me portierin e “Partizanit” Janku,me Panajot Panon legjendar…Por edhe me trajnerin e “Partizanit” të atyre viteve,Refik Resmja.
“Përjashtimi i Tiranës”,-më tha ai atëherë,- qe një akt i shëmtuar i diktaturës. Unë u indinjova së tepërmi,ndonëse nuk më erdhi mirë që ne e humbëm atë ditë ndeshjen me të.Por “Tirana” e meritoi fitoren,sic do të meritonte dhe fitoren e atij kampionati.”



* * *

Shkurt i vitit 1998.Për një muaj nisem së bashku me gruan dhe djalin për në SHBA,ku jetoj prej gati tetë vitesh.Sapo është botuar romani im “Tirana, dy orë para dënimit”,kushtuar kësaj ngjarjeje të dhëmbshme.Në pjesën e perparme të mbulesës është fotografia e “Tiranës” së atyre viteve, e mjeshtrit të fotografisë,Petrit Kumi,dhe në pjesën e pasme, foto të një kësaj ndeshjeje, të botuara për herë të parë dhe të nxjerra nga arkivi i fotorepoterit të njohur sportiv,Enver Shabani.
Lutfi Nuri,një ndër sponsorizuesit e botimit të romanit dhe aso kohe edhe president i SK “Tiranës”,organizon në sallën e madhe të Klubit të Lidhjes së Shkrimtarëve paraqitjen e librit.Në krye të sallës, në kolltukë në formë gjysmë rrethi, janë ulur një pjesë e mirë e futbollistëve të të dyja skuadrave që u ndeshën atë ditë qershori të vitit 1967,dhe pranë tyre,Myslym Alla,trajner i “Tiranës”dhe ndihmëstrajneri i “Partizanit”, Mico Ndini.
Promovimi bëhet në formë bashkëbisëdimi, i ndërthurur me një koncert nga disa nga aktorët e njohur të Estradës së Shtetit,ku nuk mungojnë Skënder Sallaku, Mariana Kondi dhe këngëtarët Ema Qazimi(Bogdani)e Kasem Hallulli, që këndojmë këngë për “Tiranën”e atyre viteve...
Janë shumë të ftuar, ndër të cilët ish-shefi i klubit të ‘”17 Nëntorit “,Lame Konomi, ish-futbollisti dhe intelektuali i njohur, Pr.Skëndër Begeja,komentatori tashmë popullor i Radio Tiranës,Ismet Bellova që ka komentuar këtë ndeshje,gazetarë sportivë…Dhe sjellin kujtimet e tyre për këtë ndëshje,shprehin keqardhjen dhe indinjatën për këtë akt të shëmtuar të diktaturës që vrau “Tiranën”,kampione të pa shpallur të sezonit 1966-67.
Në fund të këtij takimi,e ndjej veten të rrethuar nga futbollistë e sportdashës që më urojnë për botimin e këtij romani dhe më falenderojnë që pas 31 vjetësh bëhem nismëtar për të rikujtuar këtë ndeshje dhe për të bashkuar futbollistë të të dyja skudrave në një takim të tillë.
Kështu marr me vete për në Amerikë një nga kujtimet më të prekshme të jetës sime në mjediset sportive,ku kam kaluar rreth 50 vjet…

e djelë 27/05/2007 18:58

Menoj qe i cunat n'Tiron i bje per taksirat me e gjet(nqf-se nuk e kon) dhe t'na bin pjese te vecanta nga ky liber ktu ne forum,Mua me duket shum liber interesant nga kjo pjese qe lexova,dhe menoj qe duke lexuar pjese nga ky liber gjith secili nga ne i cdo moshe qoft do t'mesoj dicka me shum nga ajo kohe dhe nga ato njerez qe perfaqsonin at kohe.

Mbas nxjerjes se atyne fletave sensibilizuse(ne se mund ti quj)dhe asaj banderole ne stadjum menoj qe osht momenti qe t'ngrejm me shum zonin TON per te kerkuar nje te DREJT qe na takon.

NA KTHENI HAKUN

e hënë 03/03/2008 01:06

Po ju vej me poshte tre artikuj shume interesante te marre nga albaniasoccer.com me autor Bashkim Tufen e Aurel Celibashin. Zeri i Fanaticsave sic do ta lexoni vete po fillon te degjohet per kete padrejtesi. E pra le ta ngrejme edhe me shume zerin...

e hënë 03/03/2008 01:09

Dossier: Koha e mbrapshtë, kur Tiranes iu "vodh" një titull kampioni

1967 ta, koha e mbrapshtë, kur Tiranës iu “vodh” një titull kampioni


Nga Bashkim Tufa

Qysh atëherë kanë kaluar mjaft kohë. Saktësisht, gati 41 vjet. E megjithatë, përherë një ngjarje e tillë më ka grishur për ta cekur dhe hapur këtë “Dosje”, e cila krejt natyrshëm është e mbuluar nga pluhuri i kohës dhe i harresës. Dhe nuk jam i vetmi, i përfshirë në këtë “lëvizje”. Shoqata e tifozëve “Tirana Fanatics”, në adresën e saj elektronike, merret shumë me të dhe kampionatin e sezonit 1966 1667 e konsideron të fituar nga Tirana. Madje, ajo jo një herë i ka bërë apel FSHF së, që të ndërhyjë për ta korrigjuar historinë dhe për ta ndrequr këtë padrejtësi. Besoj se i kemi parë herë pas here parullat e tyre, të vendosura në shkallët e stadiumeve të kryeqytetit. Ndërkohë, gazetari i njohur sportiv, shkrimtari Skifter Këlliçi, i nxitur nga kjo dramë e madhe sportive e vitit 1967, siç e konsideron ai, ka shkruar edhe një roman me titullin “Tirana”, dy orë para dënimit”.

Më tepër se një dekadë më parë, e kam hapur për herë të parë këtë “Dosje tabu” sportive të vitit 1967. Nuk ishte shkruar kurrë më parë për këtë histori, ndonëse për të flitej në qarqet sportive apo në mjediset e tifozëve të kryeqytetit. Ndërrimi i sistemeve, ardhja dhe vendosja e sistemit demokratik në vendin tonë, ma krijoi këtë mundësi. Të flisje apo të shkruaje për të, në kohën e sistemit monist, ishte një gjë mjaft e frikshme, pasi konseguencat apo pasojat, mund të çonin përpara “Nenit 55” dhe çdokush mund të akuzohej për agjitacion e propagandë. Në gjurmim të fakteve, kam kontaktuar me personazhet e kësaj ngjarjeje “tragjiko komike” për ditët e sotme. Kam biseduar gjatë dhe për shumë gjëra me trajnerin e 17 Nëntorit të asaj kohe, të ndjerin e famshëm Myslym Alla. Kam folur me dy personazhet kryesore të implikuar në këtë ngjarje incident, ish futbollistin e bardhebluve, mjeshtrin Osman Mema, dhe ish futbollistin e Partizanit, kavajasin Agim Dizdari, i cili tani jeton në Itali. Kam kontaktuar edhe me Zyber Konçin, që atëherë ishte sekretar, dhe Alfred Kazanxhiun, që ishte kryetar i FSHF së, për ta ndriçuar këtë ngjarje, por ata nuk më kanë thënë ndonjë gjë me vlerë, duke u justifikuar me kujtesën dhe largësinë kohore të ngjarjes. Këto shkrime, në një cikël periodik dhe të gjatë, mund t’i gjeni në arkivat e gazetës “Sporti shqiptar” të vitit 1996. Ato mbylleshin me një apel drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit për nevojën e rishikimit të historisë së futbollit tonë dhe rikthimin e një titulli kampion Tiranës, i cili në mënyrë arbitrare dhe aspak të ndershme, pas intrigave dhe kulisave të qarqeve të caktuara të atij sistemi diktatorial, u ishte “vjedhur” asokohe bardhebluve, kupë që për të qenë të ndershëm dhe luajalë, ende sot e ka vendin bosh në vitrinën e trofeve të Tiranës.

Po çfarë ka ndodhur në të vërtetë, në atë ndeshje të 25 qershorit 1967, ku nis edhe kjo histori mbi 40 vjeçare, e veshur ende me tisin e harresës dhe të enigmës?

Në kampionatin e vitit 1966, për herë të parë pas çlirimit, kampione e Shqipërisë u shpall 17 Nëntori, siç quhej atëherë Tirana. 6 titujt e fituar nga SK “Tirana” (1930 1937) në kampionatet kombëtare të futbollit gjatë periudhës së Mbretërisë, jo vetëm që nuk llogariteshin, por as guxoje t’i mendoje. Kështu që kjo ishte një ngjarje me përmasa të veçanta për futbollin në vendin tonë. Bardheblutë prishën hegjemoninë e Partizanit dhe Dinamos në fitimin e titujve kombëtarë të futbollit, që për dy dekada alternonin njëri tjetrin. Fillimisht, nga gjeneralët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Mbrendshme, që “de facto” ishin edhe si presidentët e sotëm të këtyre ekipeve, kjo ngjarje, për ngushëllim, u konsiderua si rastësi. Por koha tregoi se nuk ishte kështu. Në kampionatin pasardhës, 17 Nëntori nuk e uli tempin, vazhdoi të luante me petkun e kampiones dhe të kryesonte renditjen. Katër javë para se të përfundonte ky kampionat, Tirana kryesonte me 33 pikë, e ndjekur nga Dinamo me 31 dhe Partizani me 25 pikë. Ndeshjet e kësaj jave ishin kyçe për fatin e titullit. Tirana do të luante me Partizanin, ndërsa Dinamo do të luante në Shkodër me Vllazninë.

Dhe ja tek erdhëm tek 24 qershori, kur në stadiumin « Qemal Stafa » do të ndesheshin 17 Nëntori me Partizanin. Për çudi, atë ditë ishte e shtunë. Themi për çudi, pasi atëherë në vendin tonë ndeshjet e futbollit zhvilloheshin vetëm të dielave. Psenë e këtij ndryshimi nuk kam arritur ta mësoj, por vetëm ta hamendësoj, pasi një ditë më pas, të dielën, në Shkodër do të luante Vllaznia me Dinamon (?!)

Sidoqoftë, atë ditë, Tirana fitoi 2 1 ndaj Partizanit, në një ndeshje mjaft të fortë, ku veçanërisht në pjesën e dytë pati aty këtu edhe lojë të ashpër. Megjithatë, golin e fitores për bardheblutë e shënoi i ndjeri Bahri Ishka, i cili luante sulmues i majtë i bardhebluve. Pas këtij rezultati duhet nënkuptuar gëzimi i tifozëve të Tiranës, të cilët tani e kishin thuajse të hapur rrugën drejt titullit, pasi ata do të ndesheshin me Tomorin e Beratit, Lokomotivën e Durrësit dhe Traktorin e Lushnjës, kundërshtarë relativisht më të lehtë për t’u mundur...

Ndërkohë që futbollistët u ishin drejtuar dhomave të zhveshjes, në mjediset e brendshme të stadiumit « Qemal Stafa » ndodh një incident midis futbollistit të Tiranës, Osman Mema, dhe futbollistit të Partizanit, Agim Dizdari, i cili në atë ndeshje nuk u aktivizua. Zënka u shua menjëherë. Mirëpo kaq ka mjaftuar, që « gijotina » e atij sistemi « të qoftëlargut » të godiste pa mëshirë Tiranën. Të martën, më 27 qershor, në gazetën « Sporti Popullor », e vetmja gazetë sportive që dilte asokohe në vendin tonë, botohet « ferman katili » i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili përjashtonte nga kampionati kombëtar të dyja skuadrat, si 17 Nëntorin dhe Partizanin, për shfaqje të theksuara antisportive në ndeshjen ndërmjet tyre (?!)

Që nga ajo ditë ka kaluar shumë kohë, por jo sa për ta harruar. Një pjesë e mirë e personazheve të saj janë gjallë dhe e rikujtojnë me saktësi se çfarë ka ndodhur atë ditë. Të tjerë heshtin, punë e tyre. E megjithatë, ne, në prag të derbit të 129 të midis Tiranës dhe Partizanit, po e rihapim këtë « Dosje ». Thjesht për të revokuar një ngjarje, por, pse jo, edhe për ta ndrequr historinë e futbollit tonë. Qoftë edhe moralisht...


Rivaliteti me Tiranës dhe Partizanit

Edhe sot e kësaj dite, rivaliteti midis dy ekipeve kryeqytetase, Tiranës dhe Partizanit, është shumë i madh, si brenda fushës dhe jashtë saj. Tifozëritë respektive, në derbin e fundit, nuk harruan të ironizonin edhe me banderola të ndryshme, për të poshtëruar psikologjikisht kundërshtarin. Sipas trajnerit të njohur Enver Shehu, e gjithë kjo situatë ka precipituar deri këtu, sepse Partizani ka qenë ekip i shtetit dhe bënte çfarë të donte me lojtarët e skuadrave të tjera. “Partizani atë periudhë ka pasur mbështetjen e shtetit dhe trajtohej shumë mirë në të gjitha aspektet, në krahasim me Tiranën apo ekipet e rretheve. Kushtet e tyre të stërvitjes, por edhe ushqimi, ishin të një niveli të lartë për kohën që kalonim. Shpeshherë, lojtarët që spikatnin te 17 Nëntori drejtuesit e shtetit i rrëmbenin gjoja me justifikimin për të kryer zbore apo shërbimin ushtarak dhe më pas nuk i lejonin më të largoheshin. Kështu ndodhi edhe me Panajot Panon, i cili ka dalë nga ekipet e 17 Nëntorit, por famën e arriti te klubi i kuq. Duke parë të tilla favorizime, si dhe për faktin se ata që ishin te 17 Nëntori konsideroheshin kundër shtetit, lindi dhe kjo urrejtje respektive mes të dy ekipeve,” bën të ditur Enver Shehu.

e hënë 03/03/2008 01:15

Osman Mema: Incidenti? Për pak shpëtova nga burgu!

Protagonisti i rrëmujes mendon se Tirana e meritonte titullin

Kush është Osman Mema?
Vendlindja: Tiranë
Datëlindja: 2.7.1939
Roli në fushë: mbrojtës
Karriera sportive: 1957 1958 te 17 Nëntori, 1959 1965 te Partizani, 1965 1970 te 17 Nëntori.
Trofetë e fituara: 3 tituj kampion me 17 Nëntorin dhe 3 tituj të tjerë me Partizanin, plus disa Kupa Republike.


Nga Aurel CELIBASHI

Tirana dhe Partizani, historikisht, kanë qenë dy skuadrat që kanë rivalizuar më shumë mes tyre, sa që edhe sot tifozët e ndiejnë me emocion atmosferën e këtij derbi tradicional të Shqipërisë. « Urrejtja » sportive e të dy skuadrave e ka zanafillën shumë vite më parë, kur Partizani konsiderohej ekip i privilegjuar nga shteti, ndërsa 17 Nëntori i asaj periudhe, si ekipi i « të deklasuarve ». Duke pasur mbështetjen e qeverisë, Partizani i rrëmbente shpesh Tiranës lojtarët e saj më të mirë, me justifikimin për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por në të njëjtën kohë ata luanin me fanellën e kuqe. Një gjë e tillë, sigurisht, nuk pritej mirë nga një pjesë e popullsisë kryeqytetase, e cila në heshtje ishin kundër regjimit të asaj kohe dhe rrjedhimisht në këto ndeshje lufta sportive ndonjëherë i kalonte edhe caqet e normales. 40 vjet më parë, në derbin midis 17 Nëntorit dhe Partizanit, ka ndodhur një incident pas mbarimit të ndeshjes, midis futbollistit tiranas Osman Mema dhe kavajasit Agim Dizdari, por që ishte pjesë e ekipit të Partizanit. Konflikti mes tyre kaloi deri në prekje me duar dhe goditje që u shuan shpejt. Mirëpo pas këtij veprimi, Komiteti Shtetëror i Sporteve mori vendimin ekstrem për t’i përjashtuar nga kampionati të dy ekipet. 17 Nëntori ishte shumë afër titullit kampion, kurse Partizani 8 pikë larg, por në javët e mbetura Dinamo fitoi ndeshjet e mbetura dhe del +1 pikë mbi bardheblutë, duke u shpallur kampione e vendit. Protagonisti kryesor i atij incidenti të vitit 1967, ish futbollisti tiranas Osman Mema, rrëfen disa detaje të asaj ngjarjeje të paprecedent.

Mema: Ja çfarë ndodhi më 1967

« Në përfundim të ndeshjes midis 17 Nëntorit dhe Partizanit, që u mbyll me fitoren tonë 2 1, duke dalë nga fusha për t’u futur në dhomat e zhveshjes, isha së bashku me futbollistin Muharrem Karriqi, ndërkohë që Agim Dizdari më ofendoi. Me uniformën e ushtarakut, ai e bëri një gjë të tillë në nerva e sipër, pas humbjes që pësoi Partizani. Në atë moment nuk jam përmbajtur dhe menjëherë e godita Dizdarin, ndërkohë që sherri arriti deri në dhomat e zhveshjes, ku është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, por edhe e trajnerit Refik Resmja për të qetësuar situatën. Realisht, tensioni kapi kulmin në këtë moment, por ai e kishte fillimin që përpara se të luhej ndeshja, sepse nga ana e të kuqve pretendohej fitorja me çdo kusht, në mënyrë që t’i prishej punë 17 Nëntorit për të dalë kampion. Të nesërmen dhe në ditët në vazhdim, opinioni dhe media e asaj kohe nuk më cilësuan aspak fajtor për atë se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes. Problemi ishte se Komiteti Shtetëror i Sporteve mori vendimin ekstrem për të përjashtuar nga kampionati ekipin tonë dhe atë të Partizanit, ndërkohë që unë u pezullova 6 muaj. U bë kaq problem ky incident, sa që për pak rrezikova edhe burgun, pasi në shtëpi më mbërrin një fletë thirrje nga policia, se duhej të paraqitesha në hetuesi për të sqaruar gjithçka. Përpara se të shkoja atje, përfitoj nga rasti për të blerë gazetën « Bashkimi », e cila tregonte për ngjarjen, ndërkohë që mua nuk më bënte aspak fajtor. Kur kam hyrë në zyrën e hetuesit, Sali Budës, ai menjëherë më tha: « Ti je Osman Mema, që ke bërë një skandal në fushë? » Unë, me qetësi iu përgjigja: « Jo. » Madje i dhashë edhe gazetën ta lexonte, për të kuptuar më mirë atë se çfarë kishte ndodhur. Pas një ore më çuan edhe në drejtorinë e policisë, ku pasi u sqaruan për gjithçka, më lanë të lirë, » kujton Osman Mema. Sipas tij, arsyeja e gjithë këtij incidenti, që solli dhe përjashtimin e të dy ekipeve nga kampionati, ishte prania në stadium e « gardës së kuqe kineze ». « Dënimi i ashpër nga Komiteti Shtetëror i Sporteve, por edhe fakti që ky incident në dhomat e zhveshjes u bë problem deri edhe në hetuesi, mendoj se kishte një arsye. Ditën që u luajt derbi, në stadium ishte një pjesë e « gardës së kuqe kineze » dhe, si rrjedhojë, veprimi ynë u quajt shfaqje e huaj, e palejueshme për regjimin që po kalonim. Rivaliteti mes të dy skuadrave ishte për faktin se Partizani merrte lojtarët më të mirë nga 17 Nëntori, me justifikimin për t’i pasur ushtarë, madje edhe unë vetë luajta 6 sezone me ta. Partizani cilësohej skuadra e qeverisë, ndërsa 17 Nëntori skuadra e të deklasuarve. Dua të theksoj se, pavarësisht dënimit që mora, për t’u pezulluar 6 muaj, unë isha krejtësisht i pafajshëm, ndërkohë që rivalët na kishin zili për faktin se ishim një ekip i shkëlqyer, që luanim prej vitesh me njëri tjetrin, teksa në drejtim kishim një trajner si Myslym Alla. Që nga ai moment i errët i karrierës 40 vjet më parë dhe deri më sot, nuk kam folur me Agim Dizdarin, iniciatorin e provokimit me fyerje, » kujton Osman Mema.

Tiranës duhet t’i kthejnë titullin e vjedhur

Titulli kampion i humbur në atë mënyrë, kur 17 Nëntori ishte shumë pranë fitimit të tij, ndërkohë që shteti merrte vendimin për ta përjashtuar nga kampionati, i ka mbetur peng në zemër ish mbrojtësit Osman Mema. Ai është i mendimit se, ndonëse kanë kaluar kaq shumë vjet, shteti i tanishëm duhet t’ia rikthejë Tiranës trofeun më të rëndësishëm: “Më pikon ende në zemër ai titull kampion i humbur në atë mënyrë, sepse ishim shumë pranë fitimit. Dinamo e fitoi titullin kampion me një pikë më shumë, sepse 17 Nëntori u përjashtua. Ky titull, për të qenë të ndershëm, asokohe ne na u vodh. Drejtuesit e asaj kohe, si e si për të na goditur, na përjashtuan nga aktiviteti, kur shumë mirë duhej të mjaftoheshin vetëm me mua, ose me 11 lojtarët që ishin në fushë, por jo me të gjithë ekipin. Lojtarët e tjerë që mund të mbeteshin fare mirë mund t’i merrnin 2 pikët e nevojshme për ta fituar edhe matematikisht trofeun. Megjithatë, si një prej protagonistëve kryesorë të incidentit të vitit 1967 i bëj thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit, qeverisë së sotme, por edhe Presidentit të Republikës, Bamir Topit, që ta marrë në konsideratë këtë çështje dhe Tiranës t’i jepet titulli kampion që ai e meritonte ta fitonte.”

e hënë 03/03/2008 01:17

Enver Shehu: Përjashtimi i Tiranës i padrejtë

Për ish trajnerin vendimi ekstrem për përjashtimin erdhi me "urdhër nga lart"

Vendlindja: Tiranë
Datëlindja: 24.1.1934
Roli në fushë: mesfushor organizator
Karriera si futbollist: 1954 1955 me Luftëtarin e Shkollës së Bashkuar, 1955 1963 me 17 Nëntorin.
Karriera si trajner: 1964 1969, ku fitoi katër tituj kampionë, ndihmës i trajnerit Myslym Alla. Si trajner i parë me Tiranën më 1971 1973, 1980 1987, ku fitoi 2 kampionate, 3 kupa dhe arriti një kalim turi në Europë.


Nga Aurel CELIBASHI

Në sezonin 1966 1967, kur Tirana ishte shumë pranë shpalljes kampione, krahu i djathtë i trajnerit Myslym Alla ishte Enver Shehu. Në rolin e zëvendëstrajnerit, Shehu arriti të fitonte katër tituj kampionë që nga 1964 1969, ndërkohë që e ka peng atë të mohuar vetëm katër javë përpara mbylljes së kampionatit. Pas incidentit të ndodhur në përfundim të ndeshjes, brenda në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes midis Osman Memës dhe Agim Dizdarit u mor vendimi ekstrem që 17 Nëntori të përjashtohej nga kampionati dhe t’i hiqej në tavolinë fitorja 2 1 me Partizanin. Enver Shehu e kujton si tani, kur 40 vjet më parë, pas takimit që u luajt të shtunën, ditën e hënë u mblodh Komisioni Shtetëror i Sporteve dhe rreth orës 23:00 u vendos që Tirana të mos luante më në kampionat, së bashku me Partizanin, i cili nuk kishte asnjë lloj objektivi në atë sezon. Për “Sportin shqiptarâ€

Re:

e hënë 16/11/2009 01:39

Kjo esht nji nga temat qe mu me djeg me shum kur hapet . Padyshim qe esht qershia mbi torte e padrejtsive qe na jan bo !!! Sa me shum vite kalojn aq me shum kjo histori kthehet ne legjend , ku i pjes e mire as ja ka iden se ca ka nodh NE 67' ,, ndersa personazhet qe e kan perjetu po vdesin dita dites (i funit Prof.Ver Shehu rrahmet paste) .... Kshu qe ,, sa sesht von akoma duhet te intensifikojm propaganden per rikthimin e titullit . Jave per jave ne stadium duhet te jene parrullat :
Na ktheni hakun ; 1967 nuk harrojm !!! Nese esht e domozdoshme duhet me bo protesta ene te FSHF-ja ... Cuna duhet me lujt venit edhe duhet me bo zhurm per ket ngjarje ....
Pjesa me e modhe kampionve dhe tifozave te vitit 1967 tani jan pleq ,,, dhe duhet me e more ket kampionat para se ato te vdesin me peng ne zemer !!!!

DREJTSI DHE VETEM DREJTSI !!!
NA KTHENI HAKUN ; 1967 NUK HARROJM !!!
Shtojca
5940_100772763273543_100000224596994_22008_2157200_n.jpg
5940_100772763273543_100000224596994_22008_2157200_n.jpg (35.07 KiB) Parë 41698 herë

Re: Kampionati i viti 67

e mërkurë 18/11/2009 02:54

Une menoj qi Bamirit si Tifoz, Tironas ene President ti kerkohet te veje ne ven nerin e TIRONES SI SKUADER. Kur plehnat e kuq i kerkojne ti ktheje ne kat sup, pse ne t'mos kerkojme te drejten tone qi ne fun te funit na tako. Cuna pashni Zotin boni naj gjo per te tre kampjonatet qi na takojne. Une sdu me vdek pa i pa kto tituj qi ene UEFA na i njef.

-- e enjte 19/11/2009 22:28 --

Ka dy dit qi osht shkrujt ene njeri sbo tenezyl me u pergjigj. Kto jon sot tifozat e tirones sot. Manabare ne koh tone e qitshim mllefin tuj sha t'pakten. s'du me ofenu njeri por kjo osh DETYR MORALE ENE QYTETARE PREJ BAMIRIT NE RADHE TE PARE QI ME SA E NJOF ENE SA RESPEKT KINA PER TE NO BREZI JONE DUHET TA BOJ KTE GJO.

Re: Kampionati i viti 67

e mërkurë 25/11/2009 22:22

mandhasoni shkroi: Cuna pashni Zotin boni naj gjo per te tre kampjonatet qi na takojne. Une sdu me vdek pa i pa kto tituj qi ene UEFA na i njef.



Jemi ne 2009 ,dhe pse po boen 20 vjet demokraci (mbase mund ta kem gabim) nuk esht bo asigjo serioze per te kerku kto kampionate..... Dhe nuk arrij ta kuptoj , se si ka mundsi qe nji nga veprat me te egra te komunizmit nuk korigjohet as sot e ksaj dite ....

Un kam nje Ide Protest :
Propozoj qe te formulojm nji peticion ,,, ku tregohet saktesisht se si kan ndodhur ngjarjet ,, dhe ku kerkohet rikthimi i 3 kampionateve ne shtepi (39-42-67) .... (Nje peticion te ngjashem e kemi firmos te gjith per pavarsin e kosoves O.K.I ) ...
Pasi te kemi perpiluar peticionin , duhet ta firmosim te gjith . Te mdhenj e te vegjel ,, tifoza, lojtare , Ish lojtare dhe sigurisht mund ta firmosi kushdo qe esht dakort per venien e drejtsis ne vend ,, dhe per rikthimin e titujve tek i zoti .
Mbasi ta kemi firmosur ,, nje kopie te peticionit duhet tja dergojm te gjitha institucineve sportive dhe shtetrore : FSHF - se , Presidences , Kryeministris, Avokatit te popullit , MTKRS-se ;
Dhe te gjitha mediave te shkruara dhe vizive .....
Ky peticion duhet formulohet nga nje njeri i ligjeve (Jurist ose Avokat) dhe duhet te jet i nje niveli te lart serioziteti . Me sa kam par , ne ket forum ka edhe antar qe jan Jurista ,, dhe nese do kishin mundsi do i lutesha ta mernin per siper perpilimin e ktij peticioni .......
Ky peticion ndoshta nuk do te ishte nje zgjidhje perfundimtare por do te sherbente si fillimi i nje lufte te gjat per kthimin e hakut .... Fatkeqsisht ne Shqipri ka gazetar sportiv , tifoza dhe drejtus qe nuk ja kan iden se Tirones i jan heq 3 kampionate kshu qe ne duhet te bejm nje propagand te gjer qe se paku , i gjith komuniteti te njihet me historin ....

p.s. Mando ,,, un personalisht jom i ri ne mosh ,, po edhe mu , sa her qe me tregojn mo tmdhenjt per ket ngjarje , me qa shpirti ... Shpresoj qe cunat ta morin seriozisht ket propozim ,, se jam i sigurt qe do kthehet ne nje kauz me shum mbeshtetes dhe nga ku mund tja arrijm ...

Tirona 4ever

Re: Kampionati i viti 67

e enjte 26/11/2009 00:36

ishalla ene shyqyr

Re: Kampionati i viti 67

e enjte 10/12/2009 16:18

sot ke panorama sport ne nji intervist e zojnes merushe thote qe fanaticsat kan bo nji kerkes zyrtare per kampionatin e 67,e vertet esht ???

Re: Kampionati i viti 67

e enjte 10/12/2009 16:57

nisi shkroi:sot ke panorama sport ne nji intervist e zojnes merushe thote qe fanaticsat kan bo nji kerkes zyrtare per kampionatin e 67


ky Ridi osht tyt fare mer daj, trongull i hidhet deri m'lule: kan bo kerkes Fanatics thot :shock:. Ti mer ti duhet ta bosh kerkesen, qe bofshin sevap e t'prufshin lule m'Shish Tufin inshallah :x

Re: Kampionati i viti 67

e premte 11/12/2009 11:50

nisi shkroi:sot ke panorama sport ne nji intervist e zojnes merushe thote qe fanaticsat kan bo nji kerkes zyrtare per kampionatin e 67,e vertet esht ???

Kerkese po, por zyrtare jo pasi nuk mundemi me bo te tilla. Mund te them se e kemi kerku publikisht me qellim sensibilizimi ne menyre qe ata qe kane tagrin per te tilla pune te levizin.
Dërgo një përgjigje