Switch to full style
Artikuj, komente, kujtime mbi historine e lavdishme 90 vjecare te klubit numer 1 ne Shqiperi
Dërgo një përgjigje

R.I.P. Mirjan Hakani

e djelë 06/12/2015 15:05

Ka ndërruar jetën në moshën 55-vjeçare një nga peshëngritësit më të shquar shqiptare. Mirjan Hakani, u largua nga kjo botë pas problemeve shëndetësore për një periudhë të gjatë.
Mjeshtri i sportit, ish-kampioni dhe rekordmbajtësi në sportin e peshëngritjes ka ndërruar jetë pasditen e së shtunës, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Lajmi për ndarjen nga jeta të Mirjan Hakanit është dhënë në rrjetet sociale nga miqtë e tij.

Mirjan Hakani mbante titullin ‘Mjeshtër i Madh’ i akorduar nga presidenti Moisiu në vitin 2006.
Pasi përfundoi karrierën aktive ne sport në vitet ’90 Hakani u caktua mësues i Edukimit Fzik fillimisht ne shkollën “Mihal Grameno” dhe me pas ne gjimnazin “Ismail Qemali”. Ne te dyja këto shkolla, ai ngriti palestrat e para të forcës që ishin më modernet në Shqipëri, ndonëse me mjete primitive vetëm me hekura te salduar dhe duke shfrytëzuar njohjet dhe miqësitë ne ndërmarrjet e Tiranës.
Pas ndryshimit të sistemit, Mirjan Hakani ka qenë drejtues i disa agjencive sportive, si në rang bashkiak në Tiranë, ashtu dhe në rang kombëtar.

Ai është sportisti i brezit të artë të viteve ’80, që lanë gjurmë në sportin e peshëngritjes, së bashku me Aleksandër Kondon, Agron Haxhihysenin, Muharrem Berishën, etj. Mirjan Hakani është djali i regjisorit të njohur Hysen Hakani.

http://www.balkanweb.com/site/ndahet-ng ... an-hakani/
Imazh
Dërgo një përgjigje