Switch to full style
Artikuj, komente, kujtime mbi historine e lavdishme 90 vjecare te klubit numer 1 ne Shqiperi
Dërgo një përgjigje

Flamurtari - Tirona 0-1, 11 prill 1982

e shtunë 13/10/2012 22:29

“Preva portat nga inati i humbjes me Tiranën, një shok më spiunoi”

Kastriot Çobo, tifoz i Flamurtarit: “Po pësonim shumë disfata kundër bardhebluve dhe në 1982, në nerva e sipër, me dy miq, bëmë aktin që mbahet mend edhe sot e kësaj dite. Njeriu që na dha sharrën tregoi në polici dhe e pamë veten në gjyq. Paguam 782 lekë dhe bëmë punë të detyruar në bujqësi. Më ndihmoi gjyqtari se ishte tifoz fut
bolli”

Ajo ngjarje tregohet edhe sot, jo vetëm në Vlorë, edhe pse kanë kaluar më shumë 30 vjet nga ajo ditë e 11 prillit të vitit 1982, kur tre djemtë vlonjatë, Kastriot Çobo, Aleko Manka dhe Eduart Kreshpa, të mërzitur për humbjen e pësuar nga skuadra e tyre Flamurtari ndaj Tiranës, me rezultatin 0-1, kanë prerë të gjitha shtyllat e portave. Për kohën që u krye kjo ngarje bëri shumë bujë, ndaj dhe autorët u dënuan, por me të drejtë, sa herët që e kujtojnë thonë se nuk kanë bërë asgjë më shumë sesa një veprim të një tifozi të zemëruar. Nëri prej tyre, Kastriot Çobo, e tregon në mënyrë ekskluzive për “Sport Ekspres” ngjarjen e atëhershme.

- Kastriot, e keni të vështirë të tregoni pas më shumë se 30 vjetëve atë ngjarje?
- Nuk përbën ndonjë problem për mua apo dhe dy shokët e mi, Aleko Mankën dhe Eduart Kreshpën, që ishim në atë ngjarje të mbrëmjes së 12 prillit të vitit 1982. Ndoshta për herë të parë, kjo ngjarje që bëri gjithë atë zhurmë, për kohën kur u krye, rrëfehet nga goja e njërit prej tre personazheve.
- Diçka për njohjen që keni njëri me tjetrin…
- Unë, Alekua dhe Edi jemi djem të lagjes pranë ish-Fabrikës së Orizit. Të tre edhe pse me pak diferencë në moshë kemi qenë tifozë të zjarrtë të Flamurtarit të atyre viteve. Nuk kemi lënë në ato vite ndeshje brenda dhe jashtë Vlorës, pa ndjekur skuadrën tonë të zemrës.
- Sa vjeç keni qenë dhe ku punonit në ato vite?
- Unë kam qenë 29 vjeç dhe punoja në ndërmarrjen e Kripës. Leko, dy vjet më poshtë dhe ishte mekanik në Uzinën Ushtarake të Pasha Alimanit, kurse Edi, 21 vjeç kryente shërbimin ushtarak në një repart të Marinës Luftarake. Të tre ishim pjesë e grupit të tifozëve të zjarrtë vlonjatë, që diskutonim dhe bënim shumë për Flamurtarin.
- Mund të përmendni diçka të veçante nga tifozllëku juaj?
- Askush në Vlorë në ato vite nuk e mohon dot grupin e tifozëve të lagjes tonë, i cili kishte në përbërje mbi 200 djem që e ngrinin peshë stadiumin duke mbështetur skuadrën. Në çdo stadium ku kemi shkelur të gjithë janë ndjerë inferiorë nga grupi ynë. Entuziazëm dhe moral të fortë kemi bërë për Flamurtarin.
- Dhe skuadra e zemrës ua ka shpërblyer mbështetjen tuaj?
- Nuk ka qenë shumë faji i skuadrës tonë që nuk fitonte trofe në ato vite. Të gjithë e dimë mirë këtë, që Flamurtarin nuk e linin të fitonte trofe përpara Partizanit, Dinamos, Tiranës dhe Vllaznisë. Edhe pse Flamurtari luante, përsëri dikush “atje lart” nuk na lejonte t’i gëzoheshim suksesit. Kjo na nervozonte pa masë ne dhe tifozëve të skuadrës.
- Është kjo një nga arsyet për ngjarjen që ju tre shokët, të prisnit shtyllat e portave?
- Në njëfarë mënyre dikush edhe mund ta quajë një shfryrje e inatit të akumuluar në vite. Por që të jem më i sinqertë, gjithçka për prerjen e shtyllave të portave pas asaj ndeshje të humbur në Vlorë me Tiranën ka të bëjë me një zemëratë ndaj Flamurtarit që humbiste radhazi brenda dhe jashtë me skuadrën nga kryeqyteti.
- Në fakt, Tirana i ka merituar ato rezultate?
- Për ndeshjen e saj dite e ka merituar plotësisht fitoren edhe pse luhej në fushën tonë. Në atë sezon të viteve 1981-’82 Tirana është shpallur Kampion me 37 pikë dhe Flamurtari nënkampion me 34 pikë. Unë mendoj se fitorja në Vlorë në atë ndeshje ju ka dhënë atyre fitimin e titullit kampion. Nuk harroj lehtë, kështu është.
- Çfarë mbani mend nga kjo ndeshje?
- Kishte një javë të tërë që gjithë qyteti dhe fshatrat përreth jetonin me emocionet e këtij ballafaqimi interesant. Ajo ditë e diel prilli do të mbahet mend mirë nga të gjithë. Plot tre orë përpara fillimit të ndeshjes, stadiumi ishte i mbushur. Kishin ardhur dhe nga fshatrat e largët. Futbollistët tiranas u hutuan në fillim nga gjithë këta tifozë por më vonë e morën mirë në dorë ndeshjen. Pjesa e parë përfundoi 0-0. Në pjesën e dytë, aty nga minuta e 60-të Kola i futur në lojë në vend të Litit ka shënuar për skuadrën e tij.
- Pas këtij goli të pësuar, si ka qenë reagimi i Flamurtarit?
- Si në shumë ndeshje të tjera me Tiranën e atyre viteve, skuadra jonë bënte lojën dhe ata na ndëshkonin në një moment kur askush nuk e priste. Kështu ka ndodhur dhe në atë ndeshje: Flamurtari bëri lojën, Tirana fitoi. Për këtë na vinte më shumë inat, ne, tifozëve vlonjatë në ato vite.
- Si e përjetuan tifozët vlonjatë këtë humbje?
- Siç e kemi zakon, ne vlonjatët shamë kundërshtarin, por nuk kemi kursyer dhe skuadrën tonë. Tifozët e lagjes tonë të mbledhur tek ish-bar-bufe “Ylli” ia kemi kthyer me të pirë për të harruar gjithçka. Së bashku me dy shokët e mi të ngushtë, Lekon dhe Edin, në pirje e sipër na lindi mendimi ta nxirrnim inatin e kësaj humbje duke prerë shtyllat e portave.
- Dhe si ndodhi më pas…?
- E vendosëm të tre që kështu do të vepronim dhe filuam të merrnim masat e duhura për ta realizuar aktin tonë. Siguruam një sharrë tek një shoku jonë dhe shkuan në stadium. Ka qënë rreth orës 09:00 kur kemi kaluar të tre murin e stadiumit dhe kemi shkuar tek të dy portat e fushës. Kemi prerë të parat shtyllat e portës nga “Skela” dhe pastaj të portës tjetër. Tek shtyllat e kësaj porte në fund na thyhet dhe sharra, por aktin e kryem siç e kishim menduar.
- Menduat se do të kishit pasoja për këtë veprim?
- Pasi ia kthyem sharrën e thyer atij shokut mendova njëherë se ky do të na bëjë ndonjë gjë neve tek dikush, edhe pse nuk i kishim thënë të vërtetën përse e përdorëm sharrën. Dhe në fakt, ashtu ndodhi. Ai të nesërmen i kishte treguar të atit se ne të tre kishim marrë për dy-tre orë sharrën. Kaq mjaftonte që policia të bënte punën e saj.
- Çfarë solli dita tjetër për ju?
- Shkova në punë me mendimin se çfarë do të ndodhte. Dikush më tha se në gjithë qytetin po diskutohet shumë për prerjen e shtyllave të portave të fushës së futbollit. Vetë ndjeva se diçka po ndodhte. Kur u ktheva në shtëpi gjej lajmërimin për t’u paraqitur në Degën e Brendshme. Atje kam parë dhe dy shokët e tjerë. Ai që na dha sharrën e kishte bërë punën e tij për ne tek organet kompetente.
- Kur u zhvillua gjyqi dhe sa jeni dënuar?
- Pas një muaji, më 18 maj të vitit 1982. Për hir të së vërtetës, na është bërë gjyqi në gjendje të lirë. Dëmi i shkaktuar ishte vlersuar 782 lekë të vjetra dhe vetë trupi gjykues u ndodh keq pasi nuk kishte hasur ndonjëherë një rast të tillë. Prokurori i çështjes, që ishte tifoz futbolli, na lehtësoi diçka dënimin. Jemi dënuar unë dhe Alekua “me 6 muaj punë të detyruar në bujqësi” dhe Eduartin, si marinar, për pjesën e mbetur të shërbimit ushtarak e transferuan në Repartin e Xhenios.
- E keni ndjekur skuadrën pas kësaj ngjarjeje?
- Po, kam shkuar më vonë disa herë në stadium, por tani në këto vitet e fundit, jo. Nuk kemi sot atë skuadër si në ato vite. Për mua tani luhet futboll dhe bëhet tifo për të fituar para, ndërsa ne e kemi bërë vetëm me zemër.
- Po dy shokët e tjerë kanë mbetur tifozë të Flamurtarit?
- Alekua po, ai shkon edhe sot në stadium, kurse Edi që nga viti 1991 është emigrant në Francë dhe shpesh, kur flasim, më pyet për Flamurtarin.
- Diçka për shprehjen “patate në fushën vlonjate”?
- Këtë e kanë nxjerrë pas asaj ngjarjeje tifozët e Tiranës. Dhe e kanë bërë këtë një javë më vonë në dy ndeshjet për gjysmëfianalen e Kupës, ku Tirana ka fituar me rezultatet 2-1 dhe 0-2.
- Si e gjykoni në kushtet e sotme atë veprim që keni kryer?
- Veprimi ynë ka qenë më shumë një zemërim momementi dhe nuk ka asgjë të përbashkët me atë dhunë që bëhet sot në stadiumet tona, ku shahen dhe qëllohen futbollistët dhe gjyqtarët. Kjo është arsyeja që ato që bëhen sot në stadiumet tona janë shumë herë më të dhunshme dhe të dënueshme.

Flamurtari 0 - 1 Tirana 11 prill 1982, ora 15:00

Agustin Kola 59‘

Flamurtari: Berberi, P.Ruci, Lushaj, Taho, Ziaj, U.Xhafa (46‘Kushta), Licaj, A.Canaj, Xhaho, V.Ruci, R.Kapllani. Tr A.Sulo

Tirana: K.Dinella, Baci, Vladi (49‘Metani), Bimo, Armadhi, Hyseni, Liti (41‘ A. Kola) Mema, Omuri, Josa, Muca. Tr. E.Shehu
Gjyqtarë. Tr.Prela (Shkodër)

Re: Flamurtari - Tirona 0-1, 11 prill 1982

e premte 19/10/2012 17:10

Zotnia bon mire qe e tregon ngjarjen, por harron gjysmen e saj. Pasi prene shtyllat, keta zotnite shkuen, dhe me bel dhe lopate e punuen nje pjese te mire te rrethit te mesit te fushes. Nuk mbaj mend a lane leter, por mesazhi qe dhane ishte : Mbillni patate tani, se per futboll NUK esht me kjo fushe.
Kjo ishte edhe origjina e "Patate, patate, ne fushen vlonjate" por ky me mjaft dhelperi i ka ra anes ktij fakti, se nuk ka dasht me marre per vete bumerangun qe ju kthy...

Re: Flamurtari - Tirona 0-1, 11 prill 1982

e mërkurë 24/10/2012 12:05

Akoma s'e disha mir ket histori... qeka per tu shenu ke kalendari si dat historike:
11-04-1982

Re: Flamurtari - Tirona 0-1, 11 prill 1982

e enjte 01/11/2012 04:28

ene jo vetem kaq o zotni mener lab po i kina pallu keq mrena ene jashte ene kur erdhen ka barcelona me pordhe ene i pallum 4-2. kur labi plehra ferko doli me te kuqe e shau plarent kotheren - fashist. kto ale qe drejtojshin qeverine si komunista e sigurimsa thone qe sdojshin te merrte vlona kampjonat. harrojna se car na kane bo ne vlone. thyne xhomin e autobuzit ene deri ke kapelja e shoqnojshin me mllef. ene shefi policise hyni mrena ene tha e keni thy vet xhomin. masanej ku kishit bythe ju para tirones shkodres ene partiqenit me dinahalen me lujt futboll. hyyyy qelbsina komuniste e injorante. kush ju lejte juve me bo ligjin ne tirone si tifoza mer hale
Dërgo një përgjigje