Switch to full style
Artikuj, komente, kujtime mbi historine e lavdishme 90 vjecare te klubit numer 1 ne Shqiperi
Dërgo një përgjigje

TIRONA Nderi i Kombit!

e hënë 23/07/2012 18:29

Nuk dija ku ta postoja ket lajm, kshu qe hapa teme me vete.

Sot gazeta ''Sporti Shqiptar'' kishte ne faqe te pare kete lajm:

Tirana ''Nderi i Kombit''


Presidenti i Republikes, Bamir Topi, sot ne oren 12:00 dekoron skuadren legjende. Me titullin ''Mjeshter i Madh'' dekorohen Selman Stermasi, Adem Karapici, Skender Halili, Arben Minga, Agustin Kola, Ali Mema, Fatmir Frasheri dhe Petrit Dibra.

Ajo qe me beri me shume pershtypje eshte se ky lajm eshte anashkalu nga pjesa me e modhe e mediave te shkruara dhe vizive.
Nese dikush ka me shume informacion le ta pasuroje temen me komente.

p.s.Ne faqen online te Sportit Shqiptar nuk gjeta asnje postim per ket lajm:
http://www.sportishqiptar.com.al/newsit ... oll-vendi/

Nderkohe, per ato qe kan FB faqen e pare te Sportit Shqiptar ja ku e keni:
http://www.facebook.com/photo.php?fbid= ... nt_count=1

Dekorimet

e hënë 23/07/2012 19:55

Presidenti Topi dekoron Klubin e Futbollit Tirana me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

23 korrik 2012

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i akordoi Klubit të Futbollit Tirana Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Klubit më popullor në Shqipëri, me një numër të konsiderueshëm tifozësh dhe dashamirësish brenda e jashtë vendit; Për kontribut të shquar në zhvillimin e sportit shqiptar, si klubi që rriti dhe edukoi breza të tërë sportistësh që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar; Për sukseset e arritura në arenën kombëtare dhe për rekordin e paraqitjeve të një klubi në Evropë”.

Ne emer te klubit urdherin e mori prof. Fatmir Frasheri.

U dekoruan gjithashtu me Urdherin "Mjeshter i Madh" Selman Stermasi, Adem Karrapici, Skender Halili, Fatmir Frasheri, Ali Mema, Petrit Dibra, Arben Minga dhe Agustin Kola. Mund te lexoni motivacionin per secilin ketu:
http://president.al/shqip/rubrika.asp?r=Dekorime
Keto ishin dekorimet e fundit te presidentit Topi ne diten e fundit te tij te plote ne detyre.

URIME!

Re: Dekorimet

e hënë 23/07/2012 20:44

Epo shyqyr me se fundi,mese i merituar ky titull.
Krenar qe jena tifoze te T I R O N E S !!!!!!!!!!!!!!!!




FORCA TIRONA & FANATICS & RUBIO!!!!!!!!!!!

Re: Dekorimet

e hënë 23/07/2012 21:02

Kurse ktu esht pershendetja e Mbretit per kampionet e 1930:


FJALA PERSHENDETESE E MBRETIT ZOG DREJTUAR KAMPIONEVE TE PARE TE SHQIPERISE

“Tani due me ju porosite tre sende qi jane tre parime qe deshiroj t’ju rekomandoj.
-E para: te ndjekni zhvillimin e plote te dashtnise per Atdhe.
-E dyta: zhvillimin me zemer te kulluet e pa asnje djallezi te vllaznimit te plote midis Djelmnise dhe zhvillimin e bashkimit kombetar.
-E treta: Disipline. Duhet te dini se pa disipline nuk merrihet ne asnje sukses. Po s’pati disipline ne mes, cdo gja humbet vleften e vet. Djaleria po s’dha shembellen e disiplines, perpjekjet qe ben jane nul.
Kini per udheheqes keto tre keshilla e duke iu mbeshtetun ketyre parimeve, ecni perpara, ju qe jeni shpresa e te arthmes. E arthmja e komit asht sigurue, e pra e arthmja e juej asht e sigurte. Shpresoj se do te vazhdoje edhe pas kendej suksesi qi kini fitue dhe uroj te perparoni edhe ma.”


20 Korrik 1930: Mbreti Zog prêt Sportklub Tiranen!

Re: TIRONA Nderi i Kombit!

e martë 24/07/2012 14:46

Ja Dekoratat e Presidentit

- AGUSTIN KOLA, “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Ka vlera të jashtëzakonshme dhe ka hyrë në histori në plejadën e futbollistëve më të shquar”.

- PETRIT DIBRA, “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Futbollist me cilësi të rralla, me një lojë që ka hyrë në fondin e artë të historisë së futbollit shqiptar”.

- ALI MEMA, “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontributin e shquar në futbollin shqiptar, si lojtar me cilësi të jashtëzakonshme”.

- FATMIR FRASHËRI, “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm, si lojtar dhe trajner, duke u shndërruar në pikë referimi në historinë e sportit shqiptar”.

- ARBEN MINGA (Pas vdekjes), “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Futbollist e sulmues me cilësi të rralla dhe që kanë bërë histori në futbollin shqiptar”.

- SKËNDER HALILI (Pas vdekjes), “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në sportin shqiptar, duke bërë histori, megjithëse diktatura komuniste ia ndërpreu mizorisht karrierën në kulmin e tij”.

- ADEM KARAPICI (Pas vdekjes), “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në sportin shqiptar, si specialist dhe pedagog i parë i arsimuar, pionier i futbollit, si lojtar dhe trajner”.

- SELMAN STËRMASI (Pas vdekjes) “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në sportin shqiptar si një ndër pionierët e futbollit dhe organizatorët e klubit ‘Tirana’, futbollist dhe trajner i niveleve të larta”.

Burimi: http://www.panorama-sport.com/ballina/t ... n-ne-ceki/
Dërgo një përgjigje