Sot është e djelë 18/11/2018 01:26
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 1 [ 1 postim ] 
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Gezim Kasmi 1962-1972
PostPostuar: e enjte 26/05/2011 14:57 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e martë 16/02/2010 19:47
Poste: 5259
Vendndodhja: D-57072
Lufta për shkatërrimin e Tiranës dhe si e larguan Kasmin për të hapur toka të reja në Skrapar
Autori: Irfan Rama - Data: 25/05/2011

BardheblutĂ« do t’u sillnin telashe dy ekipeve tĂ« ngjyrosura me tĂ« kuqe dhe blu, ndaj duhej thelluar strategjia goditĂ«se, nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« te individĂ«t cilĂ«sorĂ« tĂ« saj, duke pĂ«rgjetur pretekste edhe mĂ« banale se ato tĂ« luftĂ«rave

- Lojtari i shquar i 17 NĂ«ntorit tĂ« TiranĂ«s dhe i ekipit kombĂ«tar, GĂ«zim Kasmi, rrĂ«fen “odisenĂ«â€ e dhimbshme tĂ« dĂ«rgimit 2 vjet ushtar, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme nĂ« Skrapar, pĂ«r tĂ« hapur toka tĂ« reja nĂ« njĂ« repart pune, kur kishte mbaruar shkollĂ«n e lartĂ«.

- Si rrodhën ngjarjet në kryeqendrën futbollistike të Shqipërisë, në Tiranë, në dëm të 17 Nëntorit të madh, që shërbyen si shkak për arrestimin e Skënder Halilit, largimin në Skrapar e Shkodër të Gëzim Kasmit dhe Ali Memës etj.

- Si e degdisĂ«n Kasmin nĂ« Skrapar pĂ«r dy vjet, nĂ« njĂ« kohĂ« qĂ« rregulli i shkollĂ«s sĂ« lartĂ« rrĂ«fente se studentĂ«t qĂ« mbaronin shkollĂ«n e lartĂ« bĂ«nin 6 muaj zbor ushtarak pĂ«r t’u bĂ«rĂ« oficerĂ« rezervistĂ«.

“Dossieri” i kĂ«tij numri tĂ« gazetĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«rthurje e stuhizmit paradoksal tĂ« regjimit komunist pĂ«r thyerjen e optimizmit tĂ« individit dhe grupit, qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« ekip futbollistik. 17 NĂ«ntori i TiranĂ«s kishte qenĂ« udhĂ«heqĂ«s i futbollit shqiptar nĂ« regjimin e Zogut dhe kish fituar gjashtĂ« trofe nĂ« 7 vjet, qĂ« korrespondojnĂ« me vitet 1939-1937 dhe qĂ« mĂ« vonĂ«, nĂ« regjimin e HoxhĂ«s, kishte qĂ«ndruar nĂ« heshtje pĂ«r 20 vjet, derisa mĂ« 1965 kishte ngjitur nĂ« majĂ«n qĂ« i takonte futbollin dhe tifozĂ«rinĂ« e vet me fitoren e kampionatit tĂ« parĂ« tĂ« pasluftĂ«s.

Hegjemonizmi i Partizanit pĂ«r 10 vjet nĂ« kĂ«to 20 vite dhe i Dinamos pĂ«r 7 vjet nĂ« fitimin e trofeve tĂ« kampionatit e kupave tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe fillimi i “revanshit” tĂ« bijve tironas tĂ« kryeqytetit, nuk honepsej dhe mbllaçitej kollaj nga strukturat ushtarake dhe politike tĂ« udhĂ«heqjes komuniste shqiptare. Dhe u bĂ«!

Fillimisht “shfarosje” individuale dhe mĂ« pas rrjedhoja kolektive tĂ« skuadrĂ«s sĂ« rilindur tiranase. PĂ«r kĂ«tĂ« na vijnĂ« nĂ« ndihmĂ« rrĂ«fimet e GĂ«zim Kasmit, ish-futbollist i 17 NĂ«ntorit tĂ« TiranĂ«s dhe kombĂ«tares shqiptare, pĂ«r degdisjen e tij nĂ« Skrapar, Ali MemĂ«s ish-futbollist i 17 NĂ«ntorit dhe i pĂ«rfaqĂ«sueses, pĂ«r “transferimin” nĂ« ShkodĂ«r pĂ«r vitet 1966-68.

Ndodhitë që përgatitën largimet e futbollistëve të 17 Nëntorit

Skuadra e 17 NĂ«ntorit tashmĂ« kishte rilindur dhe ishte mbrujtur si rival fondament nĂ« kampionatin shqiptar ndaj skuadrave ushtarake tĂ« Partizanit dhe Dinamos, klube tĂ« cilat ishin bĂ«rĂ« “tĂ« gjalla” sipas pĂ«rvojĂ«s sovjetike e lindore nĂ« vitin 1946 dhe 1950. Xhavit Demneri kishte filluar epokĂ«n e nxjerrjes dhe performimit tĂ« talenteve tiranas me tĂ« rinjtĂ«.

Nga duart e tij tĂ« pĂ«rkora kishin ardhur nĂ« realitetin e ri futbollistik tĂ« kohĂ«s lojtarĂ« tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«, si Panajot Pano, SkĂ«nder Halili, Ali Mema, GĂ«zim Kasmi, Osman Mema, Fatmir FrashĂ«ri, Niko Xhaçka, Alfred Kazanxhi, Pavllo Bukoviku, Luigj Bytyçi, SkĂ«nder Hyka etj., tĂ« cilĂ«t filluan gatimin e TiranĂ«s sĂ« madhe tĂ« viteve ‘60 tĂ« shekullit tĂ« kaluar (pĂ«rveç Panajot Panos, qĂ« kaloi dhe interpretoi mrekullitĂ« e tij tĂ« magjishme te Partizani i TiranĂ«s), qĂ« fitoi me protagonizĂ«m katĂ«r kampionate dhe njĂ« KupĂ« Republike nga viti 1963 deri nĂ« vitin 1970 (1963 kupĂ«n e RepublikĂ«s, ndĂ«rsa mĂ« vitet 1965, 1966, 1968 dhe 1970 kampionatin kombĂ«tar).

Viti 1963 e bĂ«ri 17 NĂ«ntorin fitues tĂ« kupĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« RepublikĂ«s tĂ« pas luftĂ«s (nĂ« vitin 1939 SK Tirana fitonte kupĂ«n e parĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ«). Por tĂ« qenit skuadĂ«r vĂ«rtet protagoniste pĂ«r tĂ« luajtur rolin e liderit tĂ« kampionatit shqiptar e pĂ«rkapi nĂ« sezonet 1964-65, 1965-66(i korigjuar nga artikulli), kur fitoi dy herĂ« radhazi kampionatin kombĂ«tar nĂ« pĂ«rballjet me dy “rinocerontĂ«t” e garĂ«s kombĂ«tare, qĂ« ishin kryeqytetaset ushtarake, Partizani dhe Dinamo, qĂ« nĂ« 20 vitet e pasluftĂ«s kishin rrĂ«mbyer pĂ«r 17 vjet trofeun e kampionit (10 herĂ« Partizani dhe 7 herĂ« Dinamo) dhe 12 herĂ« KupĂ«n e RepublikĂ«s (6 herĂ« Dinamo dhe 6 herĂ« Partizani).

Dy fitoret e mĂ«dha tĂ« dy kampionateve kishin sjellĂ« xhelozi nĂ« dy kampet kundĂ«rshtare tĂ« kryeqytetit, pra tĂ« Partizanit dhe Dinamos, ku nĂ« krye tĂ« ministrive qĂ« i mbulonin, ishin dy anĂ«tarĂ« tĂ« byrosĂ« politike tĂ« Komitetit Qendror tĂ« PartisĂ« PunĂ«s ShqipĂ«risĂ«, Kadri Hazbiu dhe Beqir Balluku. Ekipi i 17 NĂ«ntorit do t’i sillte telashe nĂ« kĂ«tĂ« dekadĂ« kĂ«tyre dy ekipeve tĂ« ngjyrosura me tĂ« kuqe dhe blu, ndaj duhej thelluar strategjia sulmuese-goditĂ«se nĂ« shumĂ« plane, por nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« nĂ« individĂ«t cilĂ«sorĂ« tĂ« saj, duke pĂ«rgjetur pretekste edhe mĂ« banale se ato tĂ« luftĂ«rave.

Krenaria e popullsisĂ« autoktone tiranase amplifikohej edhe nĂ« gjenet futbollistike qĂ« nga viti 1920, qĂ« solli nĂ« jetĂ« SK TiranĂ«n, e mĂ« pas nĂ« vitet ‘30 tĂ« shekullit tĂ« kaluar, qĂ« pĂ«rblatoi ekipin 6 herĂ« kampion nĂ« shtatĂ« vite kampionat, ku Selman StĂ«rmasi, Riza Lushta, Adem Karrapici, Naim Kryeziu, etj., shkruajtĂ«n faqen e parĂ« tĂ« lavdisĂ« tĂ« klubit tĂ« madh tiranas tĂ« kryeqytetit.

Arrestimi i SkĂ«nder Halilit nĂ« hotel “Çajupi”

Goditja e parĂ« 17 NĂ«ntorit tĂ« TiranĂ«s iu dha nĂ« fundgushtin e vitit 1966. 17 NĂ«ntorin e TiranĂ«s nĂ« KupĂ«n e Kampioneve shorti e kish “ngjitur” me njĂ« skuadĂ«r norvegjeze, ndaj skuadra ishte grumbulluar gjatĂ« gjithĂ« gushtit nĂ« hotel “Çajupi”, pĂ«rballĂ« 15-katĂ«shit tĂ« sotĂ«m.

“Ne ishim duke fjetur, - tregon GĂ«zim Kasmi, ish-futbollisti i njohur i 17 NĂ«ntorit tĂ« asaj kohe, - kur befas nĂ« mĂ«ngjes herĂ«t, rreth orĂ«s gjashtĂ«, dĂ«gjojmĂ« disa thirrje nga rruga poshtĂ« dhe nga shkallĂ«t mbi emrin e SkĂ«nder Halilit. Nga mĂ«nyra si po bĂ«rtisnin, dukej qartazi se kishim tĂ« bĂ«nim me njĂ« presion tĂ« hapur politik ndaj skuadrĂ«s sonĂ«, por qĂ« edhe do tĂ« konkretizohej me sanksione penale dhe sportive.

Së pari, do të arrestohej Skënder Halili, një nga shtyllat e skuadrës tiranase, dhe së dyti, do të dënoheshim nga vetë shteti ynë për të mos marrë pjesë në turin e parë të Ligës së Kampioneve, që ishte evenimenti më i rëndësishëm i futbollit europian të klubeve. Asnjëri nga ne nuk guxoi të hapte derën e dhomës. Ne e vërejtëm nga penxheret ngjarjen e kobtë, por nuk e biseduam me njëri-tjetrin, pasi nuk kishim kurajo, as për të treguar se çfarë po ndodhte.

Ishim të shqetësuar se mos do na vinte edhe radha. Në këto momente tensioni, në orën 9.30 minuta, erdhën përfaqësuesit e klubit dhe na lajmëruan se do të largoheshim nga hoteli.

“Nuk keni punĂ« as me hotelin dhe as me restorantin, por do tĂ« shkoni nĂ« shtĂ«pi, sepse ekipi i TiranĂ«s nuk do tĂ« shkojĂ« nĂ« Norvegji pĂ«r tĂ« zhvilluar ndeshjen”. PĂ«r mosparaqitje ishim pĂ«rjashtuar si skuadĂ«r dhe kishim paguar gjobĂ«n si shtet”.

Robert Jashari, ish-futbollist i shquar i Partizanit dhe i ekipit pĂ«rfaqĂ«sues, thotĂ« se “SkĂ«nder Halili ka qenĂ« baza e ekipit tĂ« TiranĂ«s dhe baza e ekipit pĂ«rfaqĂ«sues”. NdĂ«rsa Ali Mema, njĂ« ish-futbollist tjetĂ«r i shquar i 17 NĂ«ntorit dhe i pĂ«rfaqĂ«sueses sĂ« ShqipĂ«risĂ«, tregon se “SkĂ«nder Halili ka qenĂ« lojtari mĂ« i mirĂ« i ShqipĂ«risĂ« nĂ« rolin e qendĂ«rmbrojtĂ«sit dhe nga ato çfarĂ« shoh edhe sot nuk i afrohet njeri. Ishte njĂ« qendĂ«rmbrojtĂ«s i jashtĂ«zakonshĂ«m dhe njeri shumĂ« i mirĂ«. PĂ«r tri orĂ« dore dhe 57 dollarĂ« qĂ« i gjetĂ«n nĂ« shtĂ«pi, e dĂ«nuan njĂ« talent tĂ« rrallĂ«.”

Ali Mema niset në Shkodër, për të dobësuar Tiranën

Ali Mema ishte njĂ« shtyllĂ« tjetĂ«r e bardhebluve tĂ« viteve ’60, kur rilindi epoka e dytĂ« e TiranĂ«s sĂ« madhe. Duhej “goditur e asgjĂ«suar armiku pjesĂ«-pjesĂ«â€, ishte nĂ« atĂ« kohĂ« njĂ« sentencĂ« e taktikĂ«s sĂ« ushtrisĂ«, siç ishte ajo shqiptare.

“NĂ« gusht tĂ« vitit 1966 mĂ« morĂ«n ushtar, - rrĂ«fen Ali Mema, mesfushori karizmatik i TiranĂ«s sĂ« viteve ’60, - dhe ndĂ«rsa rezidencĂ«n e qĂ«ndrimit e kisha nĂ« klubin “Partizani”, pĂ«r tĂ« luajtur nĂ« fazĂ«n e parĂ« luajta me 17 NĂ«ntorin, qĂ« e mbylli nĂ« vend tĂ« parĂ« garimin me skuadrat shqiptare. MĂ« grumbulluan me ekipin kombĂ«tar pĂ«r njĂ« ndeshje miqĂ«sore me Egjiptin dhe mĂ« pas luajtĂ«m me JugosllavinĂ«, pĂ«r eliminatoret e Kampionatit Europian, finalet e tĂ« cilit do tĂ« zhvilloheshin nĂ« RomĂ«, nĂ« vitin 1968, ku, siç dihet, kampion dhe titullin e fitoi Italia, pas fitores 2-0 ndaj JugosllavisĂ« nĂ« finalen e dytĂ« nĂ« “Olimpiko”.

Pas ndeshjes me JugosllavinĂ«, mua mĂ« dĂ«rguan nĂ« ShkodĂ«r ushtar pĂ«r tĂ« dobĂ«suar 17 NĂ«ntorin. BashkĂ« me mua erdhi nĂ« ShkodĂ«r nga Partizani edhe Foto Andoni. QĂ«llimi i “ustallarĂ«ve” tĂ« asaj kohe ishte, qĂ« me dĂ«rgimin edhe tĂ« Andonit nĂ« ShkodĂ«r, nuk do tĂ« binte nĂ« sy largimi i Ali MemĂ«s nga radhĂ«t e TiranĂ«s. QĂ«ndrova nĂ« ShkodĂ«r deri mĂ« 28 shkurt tĂ« vitit 1968. Me VllazninĂ« mundĂ«m Partizanin, 17 NĂ«ntorin dhe e nxorĂ«m kĂ«tĂ« skuadĂ«r deri nĂ« finale e KupĂ«s sĂ« RepublikĂ«s, ku unĂ« nuk luajta.”

17-nentori-kampion-1969
Kasmi: Si më degdisën në Skrapar për të hapur toka të reja

“Si tĂ« gjithĂ« studentĂ«t e tjerĂ« qĂ« mbaronin shkollĂ«n e lartĂ«, - tregon GĂ«zim Kasmi, ish-mbrojtĂ«si i majtĂ« i shquar i ekipit tiranas dhe i ekipit pĂ«rfaqĂ«sues, - kishim detyrim ushtarak vetĂ«m 6 muaj, ku pĂ«rgatiteshim si officerĂ« rezervistĂ«. NĂ« shkurt tĂ« vitit 1967 kryeja zborin 6-mujor nĂ« ShkollĂ«n e Bashkuar dhe kisha dy muaj qĂ« vazhdoja aty. UnĂ« isha nĂ« njĂ« klasĂ« vetĂ«m me Ali MemĂ«n nga skuadra e TiranĂ«s aty.

Ishte grumbulluar ekipi kombëtar në Vlorë me Loro Boriçin, për të shkuar në Egjipt për një ndeshje miqësore.

Trajneri Boriçi i kishte bërë një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Komitetit të Kulturës Fizike e Sporteve të Shqipërisë, për të shkuar unë dhe Aliu në ekipin kombëtar.

Shkova te kryetari i sporteve Rexhep Doda nĂ« ministri, i cili mĂ« tha: “GĂ«zim, mĂ« ka lajmĂ«ruar trajneri Loro Boriçi qĂ« ti duhet tĂ« nisesh pĂ«r nĂ« VlorĂ«, pasi Ă«shtĂ« grumbulluar ekipi kombĂ«tar”. MirĂ« i thashĂ« dhe e falenderova. NĂ« kohĂ«n qĂ« po dilja, hap derĂ«n dhe hyn gjithĂ« nxitim Besim Fagu, i cili nĂ« atĂ« kohĂ« drejtonte FSHF-nĂ« dhe mĂ« drejtohet mua: “Ti mos u pref me shku nĂ« VlorĂ«, se do tĂ« shkosh nĂ« Skrapar tĂ« hapĂ«sh toka tĂ« reja dhe do tĂ« qĂ«ndrosh atje pĂ«r dy vjet. PĂ«r kĂ«tĂ« kemi caktuar oficerin shoqĂ«rues deri nĂ« Skrapar dhe kemi prerĂ« edhe dy biletat e transportit tĂ«nd dhe oficerit shoqĂ«rues.”

S’u ndjeva fare, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Rexhep Doda u ndje keq. U paraqita nĂ« ShkollĂ«n e Bashkuar dhe, sapo mbĂ«rrita, fjala kishte marrĂ« dhenĂ« atje, se GĂ«zimin do ta pĂ«rjashtojnĂ« nga Shkolla e Bashkuar dhe do ta çojnĂ« nĂ« Skrapar, se Ă«shtĂ« reaksionar dhe i prekur politikisht


Biografia “e keqe” e familjes Kasmi

“Babai im ishte marrĂ« me tregti nĂ« ItalinĂ« fqinje, - vijon GĂ«zim Kasmi, ish-pedagog nĂ« Universitetin BujqĂ«sor tĂ« KamzĂ«s pĂ«r 23 vjet, me shumĂ« fismĂ«ri e objektivitet, - qĂ« para lufte. Mbas çlirimit, si shumĂ« familje tĂ« tjera shqiptare qĂ« u prekĂ«n nga kĂ«to aspekte politike, ishte edhe familja jonĂ«. ShumicĂ«n e kĂ«tyre gjĂ«rave politike i kam marrĂ« vesh mĂ« vonĂ«, pasi famlja nuk bisedonte me ne fĂ«mijĂ«t pĂ«r kĂ«to probleme.

Para çlirimit babai im kishte punuar si tregtar bashkë me babën e Myslym Allës, Islam Allën në Itali. Por, pas vitit 1944, Islam Alla kishte marrë pozitën e shefit të tatimeve të jashtëzakonshme dhe e kishte dënuar familjen tonë me 1 milion e 400 mijë napolona flori tatim.

NĂ« vitin 1945, pasi kishim paguar tatimet, shteti i asaj kohe na solli kamionin te shtĂ«pia bashkĂ« me disa oficerĂ« tĂ« armatosur, na nxorri pa marrĂ« asnjĂ« rrobĂ« nga shtĂ«pia dhe na dĂ«rgoi e na la m’u nĂ« mes tĂ« rrugĂ«s sĂ« qytetit tĂ« KrujĂ«s.

Na thanë shkoni ku të doni. Rastësisht, një krutan i mirë na gjeti aty dhe na mori në shtëpinë e tij, ku qëndruam për 3 vjet e gjysmë. Pastaj, një teze jona, insistoi të na merrte në shtëpinë e saj në Tiranë, pasi na pa gjendjen e mjerë në të cilën jetonim.

MĂ« pas, njĂ« grua qĂ« jetonte nĂ« vilat tona, erdhi e na tha qĂ« tĂ« shkonim nĂ« bodrumet e vilĂ«s sonĂ«, ku qĂ«ndruam derisa Jovan Bardhi, ish-sekretar i PartisĂ« sĂ« TiranĂ«s, qĂ« mbulonte klubin e TiranĂ«s, mĂ« ndihmoi mua si futbollist me njĂ« shtĂ«pi me tri dhoma e njĂ« kuzhinĂ«, ku jetoj edhe sot.”

Nisja për në Skrapar dhe takimi me sekretarin e parë

“Babai im ishte shumĂ« i sĂ«murĂ« nĂ« shtĂ«pi dhe qĂ«ndronte shtrirĂ« prej kohĂ«sh. I thashĂ« babĂ«s, se nesĂ«r do tĂ« shkoja nĂ« Skrapar me shĂ«rbim pĂ«r dy-tre muaj dhe do tĂ« rikthehem nĂ« TiranĂ«. Nuk fjeta pĂ«r gjithĂ« natĂ«n, duke u sorollatur nĂ«pĂ«r dhomĂ«.

NĂ« orĂ«n 6.30 minuta u pĂ«rshĂ«ndeta me njerĂ«zit e shtĂ«pisĂ« dhe u nisa pĂ«r tek agjencia, ku niseshin autobusĂ«t, pas Sahatit. Oficeri shoqĂ«rues mĂ« priste atje dhe unĂ« i thashĂ« : “ÇfarĂ« dyshimi ke pĂ«r mua?” Jo, mĂ« tha ai, unĂ« e kam si detyrĂ« pĂ«r tĂ« dorĂ«zuar deri nĂ« Skrapar, nĂ« repartin e punĂ«s pĂ«r hapjen e tokave tĂ« reja, nĂ« NBU.

Ia mbusha mendjen qĂ« tĂ« mos vinte me mua dhe u nisa. Fjeta njĂ« natĂ« nĂ« NBU-nĂ« e Beratit dhe mĂ« pas shkova nĂ« repartin tim nĂ« Skrapar. Kishte 6 kapanone nĂ« NBU-nĂ« e Skraparit dhe nĂ« njĂ«rin prej tyre, u strehova edhe unĂ«. Aty pashĂ« qindra njerĂ«z tĂ« mirĂ« qĂ« mĂ« njihnin, por qĂ« kishin “sharmin biografik” tĂ« shkrirĂ« nĂ« qelizat e tyre, tĂ« njĂ«llojta nga formimi me ato tĂ« miat.

Në repartin e punës erdhën edhe portieri i talentuar nga Shkodra, Paulin Ndoja, dhe Niko Lita, një futbollist i mirë nga Durrësi. Të gjithë ushtarët lodheshin shumë nga puna për hapjen e tokave të reja. Unë kisha vendosur të mos punoja, pasi kisha mbaruar shkollën e lartë dhe nuk më takonte. Një oficer më mbajti afër dhe më dha që të përgatisja me shkrim orët politike të ushtarëve, që e pranova, natyrisht.

Ne si skuadër e futbollit e repartit ishim shumë të mirë dhe bëmë 2-3 ndeshje me 5 Shtatorin e Skraparit, skuadrën e futbollit të qytetit që ishte në kategorinë e tretë dhe i mundëm. Komunikimi gojë më gojë ishte shpërhapur kudo.

Edhe në Komitetin e Partisë të Skraparit. Një ditë ia mbërriti në repart sekretari i parë i rrethit të Skraparit, Teki Malindi, i cili më tha se kemi nevojë për ty që të na e nxjerrësh skuadrën e qytetit nga prapambetja. Po, i thashë, por na duhen edhe 2 lojtarë shumë të mirë, që i kemi në repart.

Dakord, - mĂ« tha sekretari i parĂ«, - ti e di kĂ«tĂ« punĂ« dhe mĂ« mori me makinĂ« e mĂ« dĂ«rgoi nĂ« Skrapar, ku edhe mĂ« akomoduan nĂ« hotelin e qytetit. NĂ« shtator tĂ« 1967, ekipi u bĂ« gati dhe brenda vitit krijoi jehonĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« jugun e ShqipĂ«risĂ«. NĂ« maj tĂ« vitit 1968 e nxorĂ«m skuadrĂ«n nĂ« kategorinĂ« e dytĂ«, kurse nĂ« sezonin e ri 5 Shtatori zuri vendin e pestĂ«.”

Vdekja e babait dhe kthimi në Tiranë

GĂ«zimit dhe Kujtimit (Kujtim Kasmi Ă«shtĂ« vĂ«llai i GĂ«zimit dhe ka qenĂ« njĂ«ri nga basketbollistĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj qĂ« ka nxjerrĂ« koshi shqiptar. Ka luajtur me elegancĂ« me skuadrĂ«n e madhe tĂ« 17 NĂ«ntorit dhe me pĂ«rfaqĂ«suesen e ShqipĂ«risĂ«. Ndeshjet e tij tĂ« mĂ«dha, kundĂ«r Zadar dhe Jugoplastika tĂ« Splitit nĂ« fillimmotet ‘70 tĂ« shekullit tĂ« kaluar, do tĂ« mbeten tĂ« paasgjĂ«suara nĂ« mendjet e shqiptarĂ«ve. U dĂ«rgua edhe ai ushtar nĂ« PukĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ishte titullar i TiranĂ«s dhe i ekipit pĂ«rfaqĂ«sues) i kishte shkuar lajmi pĂ«r vdekjen e babait, njĂ« javĂ« mĂ« vonĂ« nĂ« repartet ushtarake dhe mĂ« pas, ishin pjekur sĂ« toku nĂ« shtĂ«pinĂ« e tyre nĂ« TiranĂ«.

Ndoshta ushtarakĂ«t, ndoshta mendĂ«sia e kohĂ«s, kishte “lundruar” nĂ« idenĂ« se nĂ« TiranĂ« kishte lĂ«nĂ« jetĂ«n tokĂ«sore njĂ« “i deklasuar” dhe s’kishte ndonjĂ« problem pĂ«r shpejtĂ«sinĂ« e lajmĂ«rimit tĂ« bijve tĂ« tij! Operativi i Skraparit kishte bĂ«rĂ« çmos, siç thotĂ« GĂ«zimi, “pĂ«r ta futur nĂ« burg, por nuk kishte mundur t’ia arrinte qĂ«llimit”.

“Ti mos u lodh shumĂ« me sportin, se nuk shkon mĂ« jashtĂ« shtetit, sepse ke qenĂ« ushtar i NBU-sĂ«, si gjithĂ« ushtarĂ«t e tjerĂ« tĂ« kĂ«tij reparti qĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« prekur politikisht,” - i kishte shfryrĂ« sigurimsi ushtarak.

“UnĂ« kam shkuar nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n se kam punuar dhe sjellĂ« shumĂ« korrekt,” - ia ktheva me pak ton. “Tashti e tutje nuk do shkosh mĂ«, - ma pĂ«rsĂ«dyti. - NĂ« TiranĂ« u riktheva nĂ« dhjetor tĂ« 1968 dhe u paraqita nĂ« klub. NĂ« janar tĂ« vitit 1969, fillova tĂ« luaj dhe fituam atĂ« vit KupĂ«n e 25-vjetorit tĂ« Çlirimit.

Kam zhvilluar shumĂ« ndeshje me TiranĂ«n dhe me pĂ«rfaqĂ«suesen, ku vlen tĂ« theksoj ndeshjet dinjitoze me Standart Liezhin, Ajaksin e Amsterdamit, RFGJ-nĂ«, PoloninĂ« etj. Kam zhvilluar rreth 35 ndeshje ndĂ«rkombĂ«tare me klubin dhe pĂ«rfaqĂ«suesen (8),” - thotĂ« GĂ«zimi. Edhe Bujar Kasmi, vĂ«llai tjetĂ«r i GĂ«zimit, ka qenĂ« futbollist dhe trajner, sot kryen funksionet e zv/presidentit tĂ« FSHF-sĂ«.

Ndërsa vetë Gëzimi është dalluar si futbollist me një potencë të lartë fizike, qëndrueshmëri rezistente përgjatë 90 minutave, teknikë shumë të mirë në pasim, krose e goditje standarde, por edhe me nuhatje në specifika loje (ka shënuar 5 gola kombëtarë dhe ndërkombëtarë).

Përjashtimi nga futbolli në vitin 1972

“Myslym Alla mĂ« lexoi vendimin para kryesisĂ« sĂ« klubit, ku thuhej se pĂ«rjashtoheni nga futbolli shqiptar, sepse u keni zĂ«nĂ« rrugĂ«n e futbollit shumĂ« sportistĂ«ve me biografi shumĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« se biografinĂ« tĂ«nde. UnĂ« iu ktheva, duke i thĂ«nĂ« se unĂ« e di se kemi qenĂ« kundĂ«rshtarĂ« me Dinamon e Partizanin, por jo me klubin tonĂ«,”- e pĂ«rmbyll rrĂ«fimin ish-futbollisti mjeshtĂ«r i mbrojtjes, GĂ«zim Kasmi.

Katër fitoret e rilindjes së Tiranës, që tronditën hegjemoninë e Partizanit dhe Dinamos

1964/65: 31 p. (+13= 5 - 4; 42:20)
1965/66: 40 p. (+19= 2 - 2; 55:15)
1968: 45 p. (+21= 3 - 2; 63:20)
1969/70: 44 p. (+19= 6 - 1; 56:10)

Datelindja 1941
1964/65 17 Nëntori Tiranë
1965/66 17 Nëntori Tiranë
1966/67 Dinamo Tiranë
1968 17 Nëntori Tiranë
1969/70 17 Nëntori Tiranë

Paslufta dhe Vitet ‘65-70

Fillimisht KF Tirana së bashku me KS Vllaznia, KS Flamurtari e klube të tjera zhvilluan kampionate mjaft cilësore e me rivalitet, të paktën për 2 vitet e parë të Pasluftës, ku nuk duhet lënë mënjanë fitorja me meritë e 2 titujve rresht nga ekipi shkodran.

QĂ« nga viti 1946 e tutje,evenimenti kryesor pr t’u pĂ«rmendur ishte se klubit ‘KF Tirana’ do t’i ndryshohej emri nga sistemi i atĂ«hershĂ«m nĂ« ‘Puna e TiranĂ«s’ e mĂ« vonĂ« nĂ« ‘17 NĂ«ntori’.

Por nuk do ishte vetĂ«m kjo. Krijimi e tĂ« ashtuquajturve ‘klube ministrore’ tĂ« Ministrise Mbrojtjes dhe UshtrisĂ« Popullore, pra ‘Dinamo’ e ‘Partizani’ ndikuan negativisht, jo vetĂ«m pĂ«r TiranĂ«n, por edhe nĂ« cilĂ«sinĂ« e futbollit shqiptar.
Këto klube kishin si projekt parësor të tyrin seleksionimin e talenteve të futbollit shqiptar në të gjithë Shqipërinë, duke pretenduar më pas suksese në rangun kombëtar apo dhe më larg.

KĂ«shtu, lojtarĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« KF Tirana, deri atĂ«herĂ« bardheblu (si dhe lojtarĂ« tĂ« tjerĂ« nga rrethet) u ‘gllabĂ«ruan’ pĂ«r motive totalisht politike nga kĂ«to ‘klube ministrore’ tĂ« drejtuara nga sistemi i atĂ«hershĂ«m yni, qĂ« synonte tĂ« ishte simotra e vendeve tĂ« Lindjes. Madje, paradoksi mĂ« i çuditshĂ«m ishte se talentet e klubeve tĂ« tjera thirreshin nĂ« shĂ«rbim ushtarak me qĂ«llimin e vetĂ«m pĂ«r tĂ« kontribuar tek klubet e ministrive!

KĂ«to ndikuan mjaft jo vetĂ«m tek Tirana por edhe tek klubet e tjera duke i vendosur ‘klubet ministrore’ nĂ« parĂ«si e duke krijuar kĂ«shtu diferenca tĂ« padrejta me tĂ« tjerĂ«t.
Pikërisht kjo solli dhe rënien tek klubi bardheblu, pasojë e së cilës ishte qëndrimi në hije deri në vitin 1963, pra për shumë vjet me rradhë!

Dhe do tĂ« ishte sakrifica, dashuria pĂ«r panelĂ«n e shenjtĂ« bardheblu, dashuria pĂ«r historinĂ« dhe emrin e KF Tirana nga shumĂ« trajnerĂ«, lojtarĂ«, etj tĂ« Futbollklubit (vlen tĂ« pĂ«rmenden M. Alla, R. Lushta, N. Krieziu, F. FrashĂ«ri, S. Llambi, S. Halili, A.Mema, etj) qĂ« u bĂ« e mundur tĂ« krijohej me kalimin e viteve njĂ« grup lojtarĂ«sh me vlerĂ«, tĂ« aftĂ« tĂ« sfidonin ‘klubet ministrore’ tĂ« asaj kohe, ‘Partizani’ e ‘Dinamo’ duke i dhĂ«nĂ« njĂ« leksion edhe FederatĂ«s Shqiptare se trofetĂ« dhe fama nuk fitohen me paterica por me punĂ«, angazhim, stĂ«rvitje tĂ« vazhdueshme e sakrificĂ«, pa ndihmĂ«n e askujt!

Kjo bëri, si rrjedhojë që, në pikun e dominimit të klubeve të ministrisë, KF Tirana të fitonte 4 kampionate nga 5 të mundshme gjatë periudhës 1964-1970 (vlen të theksohet mënyra sesi Dinamo e fitoi kampionatin e vitit 1966-1967!)

Vitet ‘80

QĂ« nga periudha 1970 deri nĂ« 1989 nĂ« ShqipĂ«ri kishin filluar tĂ« ndryshojnĂ« shumĂ« gjĂ«ra. Vlerat e 2 ‘klubeve ministrore’ filluan tĂ« zbehen dhe skuadrat filluan tĂ« balancohen me njĂ«ra-tjetrĂ«n duke dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« rivalitet, cilĂ«si e emocione nĂ« stadiume. Aq sa jo vetĂ«m qĂ« nuk kishte fitore me 10 e 15 gola por skuadrat e rretheve, tĂ« quajtura inferiore filluan tĂ« sfidonin ato tĂ« kryeqytetit (pĂ«rmendim kĂ«tu rastet kur ‘Vllaznia’ e ‘Labinoti’ u shpallĂ«n kampione).

Kësisoj filloi të ketë kampionate më të forta e interesante dhe një shpërndarje më konstante në fitimin e titujve Kampione.

Gjithsesi, nga viti 1980 deri në 1989 KF Tirana i dha edhe një leksion tjetër të gjithave se si fitohet dhe si krijohet supremaci në futboll me forcat e tua, duke koleksionuar edhe 4 tituj Kampion, 2 nënkampion si dhe 3 Kupa. Po ashtu u pa dhe një rritje edhe në arenën ndërkombëtare, ku, pas disa suksesesh me radhë, legjenda bardheblu, së bashku me Flamurtarin e Vlorës, i dhanë emër futbollit shqiptar në Europë.
Imazh
Imazh

Burimi:
http://www.sportishqiptar.com.al/lufta- ... e-skrapar/



_________________
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 1 [ 1 postim ] 

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 2 vizitorë


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron