Sot është e hënë 16/07/2018 06:52
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 1 [ 3 postime ] 
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: TIRONA Kryeqytet
PostPostuar: e premte 11/02/2011 19:31 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e martë 16/02/2010 19:47
Poste: 5259
Vendndodhja: D-57072
Urime Tirona kryeqytet, mjer Tironasit ca ka me i gjet.

Sot Tirana mbush 91 vjet kryeqytet
Sot më 11 shkurt mbushën plot 91 vjet nga dita kur Tirana mori statusin e kryeqytetit të Shqipërisë. Që prej asaj dite Tirana mori rolin parësor në jetën ekonomike, politike e shoqërore të vendit, por njëkohësisht ky pozicion luajti një rol të madh në zhvillimin e qytetit.

Tirana është shpallur kryeqytet i vendit në Kongresin e Lushnjes më 1920. Por zyrtarisht ajo njihet si kryeqytet i Shqipërisë më 11 shkurt, pasi në këtë datë qeveria e kryesuar nga Sulejman Delvina ka hyrë në Tiranë. Për këtë arsye sot më 11 shkurt 2011 Tirana feston 91-vjetorin si kryeqytet i vendit.
Tirana është krijuar në vitin 1614 nga Sulejman Pasha nga Mulleti. Fillimisht ka pasur vetëm një xhami, aty ku sot është Ushtari i Panjohur, një han(hotel), një pus dhe një furrë. Krijimi i qeverisë së parë me Sulejman Delvinën e ktheu dhe Tiranën kryeqytetin e vendit, qendrën kryesore politike të mbarë vendit
Tani Tirana së bashku me rrethinat shkon në 1 milion banor. Është një qendër politike, ekonomike dhe kulturore e rëndësishme për gjithë vendin.
(s.g/GSH/Balkanweb)



_________________
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: TIRONA Kryeqytet
PostPostuar: e premte 11/02/2011 20:36 
Ultrase
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e martë 06/05/2008 14:45
Poste: 547
Vendndodhja: TIRON
URIME TIRONES SI KRYEQYTET!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: TIRONA Kryeqytet
PostPostuar: e premte 11/02/2011 20:50 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e martë 16/02/2010 19:47
Poste: 5259
Vendndodhja: D-57072
Nga faqja e Bashkise

Tirana kryeqytet

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtutetuese.

Në Historinë e Popullit Shqiptar , “Periudha e Pavarësisë (28 Nëntor 1912 – 7 Prill 1939), në faqen 249 përmendet shpallja e Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese dhe miratimi i statutit apo kushtetutës republikane, në të cilat Tirana shpallet përfundimisht kryeqytet i Shqipërisë.

“Në Tiranë, përkundrazi kundërshtimi i Esat Pashë Toptanit, hëpërhë ishte eleminuar, për sa kohë ai ishte kundërshtar i qeverisë së Durrësit. Veç kësaj Tirana ndonëse kishte një popullsi të barabartë me atë të Elbasanit, kishte kushte më të mira për organet qeveritare.Këtu kishte më tepër ndërtesa të mëdha, më tepër lokale publike, më tepër rrugë të gjera, më tepër hotele.Duke marrë parasysh këto faktorë, qeveria e Lushnjës mori vendim më 9 shkurt 1920, që ta vendoste kryeqytetin e Shqipërisë përkohësisht në Tiranë, duke e lënë të hapur çështjen e vendosjes përfundimtare të kryeqytetit kur të mblidhej e para asamble kushtetuese. Me miratimin e të gjithë pjesëtarëve të Kongresit të Lushnjës, anëtarët e Këshillit të Lartë, së bashku me pjesëtarët e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar, hynë më 11 shkurt 1920 në Tiranë, fill pasi repartet e ushtrisë italiane ishin larguar nga qyteti dhe vendosur në Durrës. Banorët e Tiranës e pritën me entuziasëm hyrjen e organeve të larta shtetërore, në kryeqytetin e përkohshëm të Shqipërisë, të cilin asambleja kushtetuese e vitit 1925 e shpalli përfundimisht kryeqytet të saj. Sidoqoftë jeta e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë fillon më 11 shkurt 1920”.

Fragment nga “Historia e Tiranës” Prof. Kristo Frashëri
Faq. 417



_________________
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 1 [ 3 postime ] 

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron