Sot është e premte 19/10/2018 08:46
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 1 [ 3 postime ] 
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Pazari i Vjeter
PostPostuar: e enjte 24/06/2010 21:40 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e martë 16/02/2010 19:47
Poste: 5259
Vendndodhja: D-57072
DĂ©jĂ  vu - Donika Omari | 24/06/2010
Fenomeni / Për Pazarin e vjetër të Tiranës thuhet se ka qenë një nga perlat e Ballkanit. Po t'i hiqje jetën e gjallë kësaj qyteze brenda qytetit, a ishte vërtet i tillë ai Pazar oriental?

Një dukuri fëminore e qëndrimeve subjektive të skajshme në vlerësimin e së kaluarës: zbukurim ose nxirje e saj, duhet të na sjellë në mend një déjà vu.

Shkak për këtë shkrim u bë një pohim që dëgjova në një nga kanalet tona televizive, prej një arkeologu, se pazari i vjetër i Tiranës paskësh qenë "një nga perlat e Ballkanit".

Duke qenë se e kam parasysh si ka qenë ky Pazar mund të them se nuk mund të krahasohej as me pazarin e Krujës, e as me çarshinë e Shkodrës, apo atë të Gjakovës, që janë vërtet interesantë, me vlera estetike e arkitektonike.

Pazari i vjetër i Tiranës nuk më sjell në mend asnjë ndërtim me ndonjë vlerë tjetër përveç asaj utilitare...

Ajo që e bënte interesant këtë Pazar ishte jeta e gjallë që vlonte në të. Ishin zejet që ushtroheshin, të ndara sipas mjeshtërisë në rrugica pa ndonjë planimetri: remtarë (bakërpunues), kujunxhinj (argjendarë), saraçë ose tabakë (lëkurëpunues), kallajxhinj, teneqexhinj, samarxhinj, prodhuesit e shitësit e poçerive: shtëmba, qypa, sahanë e kupa balte etj.; të sendeve shtëpiake prej druri: lugë, kupacë, okllai, qerthuj për petë etj.; berberë, që, me raste, bënin edhe heqje dhëmbësh e dhëmballësh.

I jepte gjallëri edhe kush shiste drejt e në kalldrëmin e shtruar me gurë të mëdhenj lumi: gra të Tiranës e të fshatrave, që shisnin punime me vegjë: çarçafë pambuku me pëlhurë të trashë, por edhe pëlhura të holla mëndafshi thuajse të tejdukshme, punuar me mjeshtëri e shije.

Jevga që shisnin paja nusesh të endura e të qëndisura me dorë. Këto punime u çmuan mjaft prej të huajave, e sidomos prej grave sovjetike, që u siguruan blerje të qëndrueshme këtyre prodhimeve të bukura të duarve punëtore të grave e vajzave të Tiranës.

Përpara dyqanit të vogël të shitësit të kadaifit, mund të rrije një copë herë të mirë duke parë me kënaqësi se si hidhej me shkathtësi brumi në tepsinë e bakërt, të stërmadhe, të fshirë e të nxehur mirë, e se si formoheshin fijet e holla të kadaifit.

Më kujtohet edhe kafeneja e pijetorja e vogël, prej nga nisej djali që ua shërbente kafenë në vend porositësve, në filxhanë të vegjël, vendosur në tabaka teneqeje me tri varëse që kapeshin te një unazë, prej nga e mbante djali me shkathtësi, pa derdhur asnjë pikë, ndërsa dukej sikur do t'i binin e t'i thyheshin për tokë filxhanët.

Nga ndonjë gjellëtore përhapej era e mirë e qofteve të pazarit, që shijonin ku e ku më shumë se ato të shtëpisë. Aromë edhe më e mirë vinte nga tezgat lëvizëse të shitësve të kukurecëve...

Uji sigurohej nga një pus, e vetmja mënyrë kudo nëpër shtëpitë tiranase për të pasur ujë.

Pronarë të pasur të Tiranës kishin aty edhe zyra, që shërbenin si vende takimi, ose që merreshin me qira nga shkrues gjyqesh, nga noterë...

Ky pazar i vjetër ishte si një qytezë e vogël brenda qytetit, ishte plot thirrje e tinguj: secili reklamonte me zë të lartë mallin e vet. Dyqanet, që shisnin por edhe prodhonin, shtonin zhurmat e tyre, ndër të cilat më kanë mbetur në kujtesë goditjet tingëlluese të remtarëve...

Nuk marr përsipër të jap mendim nëse duhej prishur ky pazar apo jo. Them se fjala për këtë u takon specialistëve, arkitektëve. Me kusht që në gjykimin e tyre të mos ketë asnjë kriter e motiv tjetër përveç arsyeve profesionale.

Mund të them me siguri se do të ishte vërtet e pafalshme të prishej nëse aty kishe ç'të admiroje edhe kur në të mungonte prania njerëzore. Ishte kjo që ia jepte tërheqjen. Por kjo nuk përbën arsye për ta quajtur "një nga perlat e Ballkanit".

Për ta vërtetuar më mirë këtë vlejnë fotografi ose filma ku pazari i vjetër duket ashtu siç ka qenë: një pazar oriental fare modest, që nuk shquhej as për rregull e pastërti, e të cilit nuk i bëjnë shërbim të mirë hiperbola të tilla kaq të hiperbolizuara.

Kjo dukuri fëminore e qëndrimeve subjektive të skajshme në vlerësimin e së kaluarës: zbukurim ose nxirje e saj, duhet të na sjellë në mend një déjà vu. Ku, kur e kemi parë? Po si harrojmë kaq shpejt që po kjo gjë ndodhte kur sapo erdhi në pushtet "populli", kur u vendos diktatura e "proletariatit"?

Atëherë nxihej fund e krye mbreti Zog, Mustafa Kruja etj., sot zbardhen fund e krye. Atëherë flitej për një Tiranë të lënë në prapambetje nga reaksioni, sot flitet për shkëlqimin e Tiranës së dikurshme. Fraza të marra hua nga realitete të huaja: shkëlqimi i Athinës, shkëlqimi i Romës...

Ku t'ia gjejmë gjurmët shkëlqimit të Tiranës? Në vend që të shpikim shkëlqime e perla të paqena le t'i ruajmë e t'i mirëmbajmë kryeqytetit ato pak monumente interesante të së kaluarës: urën e Tabakëve, ndonjë shtëpi karakteristike si atë të Toptanasve, të Shijakut...

Subjektivizmi, i vetëdijshëm ose jo, i bashkuar me mosnjohje të fakteve, nuk dëshmon seriozitet, e na shpie në njohje të gabuar të së kaluarës, të historisë sonë të afërt e të largët.

Burimi:
http://www.shekulli.com.al/2010/06/24/deja-vu.html
___________________________________________________

Me duket nje material interesant per te nxjerr ne pah vlerat e pazarit te vjeter, te kendshem, karakteristik te qytetit tone. Eshte detyre e secilit ta plotesoje kete teme me materialet qe zoteron apo qe mund te gjej ?

http://www.flickr.com/photos/30509837@N08/3162688305
Shtojca:
Komenti i skedarit: Old Bazaar of Tirana - Pazari i vjeter i Tirones
Qendra_e_vjeter_e_Tirones.jpg
Qendra_e_vjeter_e_Tirones.jpg [ 169.33 KiB | Parë 15020 herë ]

http://www.google.com/imgres?imgurl=htt ... s%3Disch:1
Shtojca:
Tirana_Bazaar.jpg
Tirana_Bazaar.jpg [ 32.9 KiB | Parë 15017 herë ]



_________________
Imazh
Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Pazari i Vjeter
PostPostuar: e shtunĂ« 18/09/2010 12:26 
Fanatic
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 31/07/2004 07:45
Poste: 3020
Vendndodhja: Tirone, Cepi Verior!
Shikoni dhe (mos) psheretini....
http://www.balcanicaucaso.org/ita/Media ... ll-Albania


Jo në linjë
 Profili  
 
 Subjekti i postimit: Re: Pazari i Vjeter
PostPostuar: e shtunĂ« 18/09/2010 14:36 
Gjak BardheBlu
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e mërkurë 19/07/2006 00:29
Poste: 4084
Vendndodhja: Ne Tironen e ondrrave!
I FALEM-NERIT!



_________________
Tirona quarens intellectum - Tirona ka nevoje per intelekt!

Tirona ubi maior, minor cessat - Ku ndigjohet e modhja Tiron, te tjeret duhet t'a mbyllin (gojen)!
Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 1 [ 3 postime ] 

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron