Sot është e djelë 18/11/2018 01:26
Mirësevjen tek Fanatics' House Mik
Mund të regjistrohesh këtu

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]




 Faqe 1 prej 1 [ 1 postim ] 
Autori Mesazh
 Subjekti i postimit: Bejte nga Sefer Daja ...
PostPostuar: e shtunĂ« 21/11/2009 02:10 
Ultras
Ikona vetjake antarit

Antarësuar: e shtunë 14/11/2009 15:09
Poste: 107
Menova qe te sidhja disa Bejte nga i modhi Sefer Daja ....

Thuhet se mund të ketë qenë ndër të vetmit persona në Tironë apo edhe në Shqipëri, që ka vdekur nga uria.
Varfëria ka qenë bashkudhëtare e tij ndër vite, ndërsa pastronte banjat publike. E teksa vuante në heshtje injorimin, punën e rëndomtë dhe ngacmimet, Sefer Daja, bejtexhiu i bujshëm në kryeqytet, nuk rrinte pa i kthyer përgjigje në formë tallëse kujtdo që e prekte. Pikërisht për këtë, shpejt njerëzit do të bëheshin kuriozë për batutat e vargjet që formonte Sefer Daja, njeriu që shumë vite radhazi kishte banjat publike te Partizani i Panjohur, si strehën e tij. Ka qenë një burrë relativisht i shkurtër, që mbante brekushe e qeleshe të bardhë. Me një fytyrë ku rrudhat shtoheshin sa herë që në mendje i vërtiteshin halle. Me veshët pak të mëdhenj e një hundë që nga dobësia i varej mbi buzë. Ky është portreti i Sefer Dajës, njeriut që të gjithë qytetarët e kahershëm të Tiranës kanë dëgjuar ndërsa mbajnë mend vargje të dala nga goja e tij. “Hone pri deti na paske ardhë, midis Tironës ke zonë ven, kaptinën ma paske si koqe dardhë, do me na dhonë ene men”.

Varfëria

Sefer Daja ka lindur në Tiranë më 1897 dhe ka vdekur më 1977 po në Tiranë. Ai rridhte nga një familje e varfër, por që para vitit 1945 konsiderohej të kishte një copë tokë e një shtëpi. Pas kësaj periudhe atij iu konfiskua gjithçka kishte, ndërsa jeta i mori teposhtë. Varfëria u bë bashkudhëtare e tij për shumë vjet, deri sa vdiq. Duke mos pasur shkollë ai fillimisht punoi si ndezës i sobave të tutkallit në Ndërmarrjen e Punim Drurit “Misto Mame”. Pas kësaj ai punoi deri sa vdiq pastrues i banjave publike të Tiranës, por më shumë u caktua përballë kinema “Partizani”-t dhe te rruga e “Elbasanit”. Banorët e kahershëm kryeqytetas e njohin të gjithë. Shpesh batutat e tij i bënin të mbanin barkun me dorë nga të qeshurat, batuta që ironizonin çdo gjë. Sefer Daja rrinte vetëm e gjithë jetën e tij kohën e kaloi duke vuajtur varfërinë e tejskajshme. Ka qenë familja autoktone tiranase e Myslym Sulës, që banon në rrugën e “Xhafëve”, shtëpia që ka pritur e përcjellur bejtexhiun e varfër. Ato nuk kishin kurrfarë lidhje gjaku më Seferin, por thjesht e ndihmonin duke i dhënë pak ngrohtësi familjarë. Kur Sefer Daja vdiq më 1977 ishte djali i madh i kësaj familjeje Aliu, i cili mori përsipër të gjitha shpenzimet për drekën mortore.

Ndryshe

“Edhe sot kur mendoj, çuditem sesi ai regjim, që krijoi ligjin famëkeq të agjitacion-propagandës, nuk arriti t’ia mbyllë gojën plakut artist, që e thumbonte orë e çast pa e çarë kokën fare”, thotë autori i librit Haxhi M. Deliu, i cili sapo ka nxjerrë në treg botimin më të ri “Sefer Daja nëpër bejte”. Skicat e librit i ka bërë Bujar Kapexhiu, ndërsa autori shton se bejtet janë origjinale e po kështu edhe historitë përbri tyre. Dhe në fakt të gjitha bejtet e Sefer Dajës edhe pse në një farë mënyrë paksa banale, kujtojnë probleme të theksuara të shoqërisë. Ai mund të shante shtetin, të bënte ironi me tollonat, apo me ushqimet që s’kishte nëpër dyqane, me natën e mirë që duhej të bënte hallvë por që s’kishte sheqer për të blerë... me policët e sigurimit, me rininë që dilte me duar në xhepa sepse s’punonte, me pushtimin e Tiranës nga të ardhurit... Kur lexojmë bejtet e Sefer Dajës, edhe pse tashmë e dimë, përputhim faktet. Ai vë në vargjet e tij të ardhurit më të shumtë që janë kryesisht nga jugu e ato pak të tjerë që janë nga veriu. Tipike e Sefer Dajës ka qenë përdorimi i fjalorit të rrugës, por që në rastin e tij i shkon në krahasimet e bëra. Ka shprehje të Seferit që kanë marrë forma të ndryshme ndër vite, në aspektin e dialektalizmit, por ato mbeten të njëjta. “Rinis i ka hik itibari, una jom njeri pa shkollë. Po mustaqe ka ne K... me e marrë hollë-hollë”. Shprehja e Sefer Dajës ka shpërthyer në ato pak vite liberalizimi dhe lidhet me ata njerëz që duke lënë mjekra e mustaqe të gjata, duke imituar politikanët sovjetikë, mendonin se ngjanin më mirë. Pikërisht kjo është përgjigjja që tre djem të rinj me mjekra morën nga bejtexhiu pastrues, pasi e pyetën se kush është më i bukri. Bejtet e Sefer Dajës tashmë janë bërë pjesë e historisë kryeqytetase, madje dhe të banorëve më të rinj, të cilët përballen me vargjet gjithë kunja e nëse janë kuriozë për burimin, ky ka qenë Sefer Daja.

Bejtet

PĂ«r vajzat

Notën nuk bon me dalë
Se osht pun shumë e keqe
Të fusin rrotën ndër shalë
E ta varin me teneqe

PĂ«r prostitutat

Kjo dynjo saju me rrena
Koha ka fillu me u ngrof
Ju jeni përcëllu nga mrena
PĂ«rjashta dashki me u ftof

Adolishenteve

Je pa ndoj herë n’pasqyr mi Gocë?
Sa shpejt na bone për vehte
Me kët surrat si bretkocë
Ene me t’ecmen si puldete

Me fuksin

Për kto punë s’je mo i ri
Të paskan dhonë motor me bojë
E shof se trutë ti paskan dhi
Dashkan me ta fut ene në gojë

Ushtarit

Ty ushtar të paska humbë luga
E don prej meje me ta falë
Ndoi ditë paska me të humbë ene çuka
Shife a e ke ndër shalë?

Provincialit

Do me ditë vaktin shejtoni
Po shyqyr shejton s’kom ndodh
Dil te Kinema Partizoni
Ene shif sahatin e modh

Malsori Druvar

Hyni malokui shpejt si era
Sharrë e sopatë në Gozhdë me i varë
Pa mbërrit hala ke dera
Na i shkunë pordhët Litarë
Paske ardhë hone prej Lume
E rrin n’Tiron pa siklet
Hik e laje ate dreq sume
Masanej ec e bojmë muhabet

Vajza me biçikletë

Tu tek si dacit për zorrë
Nji kjo fjal osht e vërtetë
Yt atë s’ka pas as gamor
Ti na paske hyp m’biçikletë

Llogaritarit

Si s’tu thy moja e kalemit
Ti s’ke majt as nonë e as babë
Kur ti gjindet dermoni ktij temit
Ke për t’msu me bo hesap.

Xhepistit

Ti dukesh që je hajdut
Je njeri pa statut
Ndoji ditë mor hund lopatë
Paske për të vjedh dhe të t’atë.

Sportistin e Tironës

Je bo dy metra i gjatë
Po dymdhjet të rri sahati
S’e marr vesht si t’ma yt atë
Se ty s’të ze as krevati

Me bejtexhiun anonim

Për bejte të paska zon sevdaja
Je pa din e pa Imonë
Po të them una Sefer Daja
Ktë bejte shko knoja sat’om

Adoleshenten

Je tu nejt shumë me siklet
Osht tu ardhë vakti i bukës
Hik në shtëpi shpejt e me lezet
Se po të shtyp ndoj makinë rrugës

Me djalin gricës

Shif punët e tuja, shko drejt rrugës
Ene mos ja me u tall me mu
Shif sa e paske ullukun e hunës
Sa me t’fut i koqe ftu

Me studentë nga Labëria

Jom tuj mendu kahone
Po s’po dij fijen ku ta kap
Ju thoni që ini prej Tirone
Po demete qekeni lab

Me jabanxhinjtë

Qe Tirona veç tironsa,
U mbush plot me tiranas
Drek e Darkë, mjes e mromje
Ul e ngre, hanë vetëm pras

Plazhistët

Jon nis çunat me shku n’plazh
Me u shullu në atë rreze dilli
Veç bukë e djathë ne domate
Mrapa ju vje majasëlli

TĂ« ardhurit
U shkul në Tironë, veriu dhe jugu
Thonë:-Kimi ardhë për t’ju mësu
U kënoqën çunat e Tironës
Se plot goca na keni pru

Rinia pa punë
Jon mbledh çunat tufë si sqep
S’kon zonë punë hala me dorë
Asnji lek s’e kon në xhep
Veç sillen rrugëve si gamorë

Me policin
Vallahi kemi qeveri
S’të le rehat as me u shtri
Se të lësho qenin e zi
E bërtet: Hajt, hik në shpi

Studentëve

Fort student i ri po m’duke
Stilografin mush me bojë
Sytë mi boke si zog squke
Biberonin dashke n’gojë



_________________
Ave NOLTMADHNIA . Ave TIRONA.
Shpirti , gjaku , zemra jone.
Jo në linjë
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rendit pĂ«r nga  
 Faqe 1 prej 1 [ 1 postim ] 

Të gjitha oraret janë UTC + 1 orë [ DST ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar të regjistruar dhe 2 vizitorë


Nuk mund të hapni tema të reja
Nuk mund të postoni përgjigje
Nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Nuk mund të fshini postimet tuaja
Nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  

cron