Switch to full style
Artikuj, komente, kujtime mbi historine e lavdishme 90 vjecare te klubit numer 1 ne Shqiperi
Dërgo një përgjigje

Lamtumire Xon Zyberi, qofsh i xhenetit!

e enjte 10/01/2008 03:06

Miq dhe dashamirës të artit të tij kanë përcjellë të martën me nderim, Prof. Zyberin, i cili u nda nga jeta në Tiranë në moshën 87-vjeçare. Mjeshtri që themeloi muzikën e Shqipërisë së Mesme, Ramazan Zyberi, bilbili i këngës popullore, aktori, këngëtari, artisti u nda nga jeta mesditën e së hënës, pas një sëmundjeje të rëndë. Ai lindi në Tiranë më 31 janar 1920, në një familje me tradita, sidomos në fushën e këngës. I përket Dinastisë Zyberi, e cila nisi me të ëmën e mjeshtrit që u shua, Hasaja, e deri tek Fatma Zyberi etj. Që i ri Ramazani është shquar për talentin e tij si interpretues i këngës popullore, ndërsa e nisi karrierën e tij fillimisht në Ansamblin e Ushtrisë, duke qenë edhe një nga themeluesit e tij, për të vijuar më pas në Ansamblin e Këngëve Popullore, në Estradën e Shtetit, duke u cilësuar edhe si pionier i komedisë shqiptare. Ramazan zyberi njihet si një ndër themeluesit e Estradës së Tiranë në vitin 1952, i cili u rendit në bërthamën e parë të aktorëve më të mirë të kësaj estrade, ku punoi deri në fund të viteve ’70. Por këngë për të ishte ushqim i shpirtit, koncertet e së cilit nuk mbetën vetëm në Tiranë por edhe jashtë saj, apo kufijve shqiptarë. Për interpretimin e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme Zyberi është vlerësuar edhe me çmime e tituj nderi. Një nga emisionet më të njohura të Televizionit Shqiptar, ndër më të ndjekurit e kohës, është edhe “Orët gazmoreâ€

e enjte 10/01/2008 04:47

Qofte i xhenetit bylbyli i konges popullore Tironase!

e enjte 10/01/2008 05:20

Pushofte ne paqe!

e enjte 10/01/2008 05:46

Xoni shkret qe na ka fal aq shum knaqsi tironse, paska le vitin e Tirones, ene vdiq daten e fanaticsave. Pra, tirons me shpirt ene ne vdekje. Qoft i xhenetit!

e enjte 10/01/2008 12:35

Qofte i Xhentit.
Sa te rrojme do e kujtojme.

e enjte 10/01/2008 17:36

[QOFTE I XHENETIT ENE JU BOFTE TOKA E BUTE ASHU SI KA QENE ENE SI ROB I ZOTIT. UNE E KOM PAS MIK FAMILJARISHT KA NONA E BABA GJITH RACEN E TYNVE, ENE KOM PAS MUNSI ME E NJOFT ENE ME E TAKU,RAHMETLIUN. E MAJ MEN PER HERE FOL E QESH ENE I OMEL, SIC THOJTE QAZIM MULLETJA"AQ BURRE I MIRE OSHT SAQI ENE KUR EC NUK I MSHO TOKES FORT"
I PASTE LONE SHNETIN ENE YMNIN NJERZVE TE VET.

e enjte 10/01/2008 20:07

Qoft i xhehnetit

e enjte 10/01/2008 20:22

Gjette rafmet i shkreti, ia pas lon shnetin njerzve te shpise...

e enjte 10/01/2008 20:27

Hajde rafmet past Xoni. Ngushellimet mo te mira familjes. Bravo 16 Gushti qe e hapi ket tem qe te kujtohet emri i Xonit neper breza...

e enjte 10/01/2008 21:59

... Qoft i Xhenetit inshallah ...

e shtunë 12/01/2008 01:30

rafmet past profesori

e hënë 14/01/2008 01:42

Ngushellime familjes dhe nga ana ime
qofte i xhehnetit

e martë 15/01/2008 17:04

Ngushullime familjes e inshallah i xhenetit qofte...

e martë 15/01/2008 19:26

rahmet past.
Dërgo një përgjigje