Switch to full style
Artikuj, komente, kujtime mbi historine e lavdishme 90 vjecare te klubit numer 1 ne Shqiperi
Dërgo një përgjigje

25 vjet qe kur u nda nga jeta Skender Halili

e enjte 13/12/2007 20:18

Sot bohen 25 vjet nga dita kur i nda nga jeta Skender Halili. E dini qe ky ka qene mrojtsi mo i mire qe ka pas Tirona dhe Shqipnia naiher. Le te kujtojm lavdine e tij dhe ate qe i boni regjimi komunist ktij lojtari...


Ka pas ene nji artikull te sport ekspres, nqs nuk del online do e shkrujm me dore....

e premte 14/12/2007 01:45

Bofsh hajer Erblino se per pak e kishim harru. Do ju kallzoj nji histori kur e kom pas tranjer ke fusha zeze ke 21 dhjetori.
Cesmat e klubit tone te modh ishin allaturke ene pa ngrofje ene ujti ne dimer ishte akull. Atu jon la e shpla ato gjenerata qi i kon dhon EMNIN E MODH ASAJ TIRONE SHUME SPORTESHE.Kur ne kalamojt po mardhifshim ene s'dojshim me u la, Profesori, na tho "A doni me lujt me TIRONEN me gjak ene shpirt, aty lahuni" Nat kohe se morem vesh pse na e tha ene pse na hoqen ene na cun ke ali demi me Xhi Arbonen. Por ma vone mu kujtu fjala Tit Hysenit qi thojte kush vesh bluzen e Tirones e ka la me gjak ene djerse ene uje te ftofet.
Kjo osht nji nga ato lloj lloj poshtersinash qi i jon bo atij klubi ene atynve lojtarve te mdhej.Per ato te rinj qi nuk e njofin ene majne men, SKENER HALILI(MERJA)ishte nji nga mrojtsat ma modern ene i mire qi ka pa bota(te dhjefsha beken)Kur shkoi ne Turqi, ekipi i Fenerbahces qi ishte me emer nat kohe e luti te rrijte ene mos tu kthejte mo, ne shqipni. Ai i shkreti erdhi per ta honger, masi hiku ka halet ene qelbsinat, per dy ora te qelbta.
RROFTE ENE JU KUJTOFTE NE JETE TE JETVE EMNI ENE LOJA QI KA BO ME TIRONEN.

e premte 14/12/2007 03:56

Ashtu ka qen dhe nuk i luj asnji presje komentit te Mandit.
Sidomos per Skenerin, por ene per ujtin e ftofet!

e shtunë 15/12/2007 18:34

... Si te bohet mishi kokrra-kokrra kur lexo ktu ke HISTORIA TIRONES ... :oops:

e martë 18/12/2007 04:56

Ne 1995 Sporti Shqiptar i dedikonte çdo dite te enjte nji artikull te gjate historik yjeve te sportit shqiptar. At dit i takonte Mere-s. Nuk di ça te them po hala i kom syt me lot. Mandi cito i ngjerje te Fenerbahçes, Tirona atje Lujti kundra Beshiktashit ene dulen 2-2, Merja (te dhejfsha Becken) lujti me kaptine te çame ene me peshqir ne kaptine.

Ishte i lojtar shume elegant, i persosur ene i shpejte. Kur Tirona bote neshjen e kthimit ne Kilmarnock, atj pati shku me e pa ene Helenio Herrera i Interit ene pat ngel i mahnit, jo Fenerbahç-ja Stamollit por INTERNAZIONALE MILANO ne ato vite me president Angelo Moratti, baben e ktij te funit, e kerkonte me ngul. Herrera ishte aq i gzum qe kishte gjet i mrojts te lire si Merja saqe deklaroi: Suarez do te gezohet jashte mase kur te di qe nji lloj mbrojtesi si ky do te jete shok ekipi, sepse ne te kundert kurre nuk do te kalonte perpare tij", por Herrera kur mesoi tragjedine shqiptare u pezmatua mjaft.

Merja ishte ai qe ne planzhon (gjytje me kok) i bite topit me themer siç do te bonte Van Basteni 20 vite me vone dhe jo me te njejtin efekt.

Kjo osht Tirona jone, kto jone çunat tone..

Ave Tirona...!

e martë 18/12/2007 17:51

Si ke lujt pike e presje, dhe une u munova me e bo shkurt se me kapi i cik mallengjimi. Jon habit ene gjermont kur moren vesh qe lojtaret tone nuk shiten te "revizionistat" :( :cry: . Po kshu ene brezi i Cim kurves ene Benit te shkrete. N'ate kohe kishin kujt te gjith jashte shtetit.

e martë 18/12/2007 20:41

N'ate kohe vallai do e kishim kap nai kualifikim europe apo bote, me TIRONEN anti-Ajaks e 5 here rresht kampione Shqipnie, plus me TIRONEN e Benit, Mireli a Agustinit; sikur gjith kto CUNA T'MDHEJ te kishin lujt n' Evrop ...

... PARA CUNAT E TIRONES ...

e mërkurë 19/12/2007 02:39

Kledi shkroi:N'ate kohe vallai do e kishim kap nai kualifikim europe apo bote, me TIRONEN anti-Ajaks e 5 here rresht kampione Shqipnie, plus me TIRONEN e Benit, Mireli a Agustinit; sikur gjith kto CUNA T'MDHEJ te kishin lujt n' Evrop ...

... PARA CUNAT E TIRONES ...


Problemi i vetem qe kemi pas Kledo ishte takati. Trahanaja dhe grosha te mashin deri ne minuten e 65-te. Teknikisht dhe taktikisht kemi qen yll fare dhe te pregatit ishim po problemi qendronte te fakti qe rregjimi ushqimor nuk mund te krahasohej me ato te ekipeve Perendimore. Te kishin lujt ne Evrop me klube Evropiane do kishin lon nom. Sot e ksaj dite Sul Demollari (megjithse jo i joni) mahet si lojtari me i mir i huj qe ka lujt ne Rumani. Eh, sikur...

e mërkurë 19/12/2007 06:08

Ne rradhe te pare RESPEKT per Skender Halilin.
mandhasoni shkroi: ... Po kshu ene brezi i Cim kurves ene Benit te shkrete. N'ate kohe kishin kujt te gjith jashte shtetit.


Do kishin shkelqy kudo qe te lujshin. Nuk e di pse por e kam pas fiksim se Cimi kish per te lujt me Juven.
Ene doktori, Tit Dibra kish me bo emer ne Europe.

Mandi shkruajti: "Problemi i vetem qe kemi pas Kledo ishte takati. Trahanaja dhe grosha te mashin deri ne minuten e 65-te. Teknikisht dhe taktikisht kemi qen yll fare dhe te pregatit ishim po problemi qendronte te fakti qe rregjimi ushqimor nuk mund te krahasohej me ato te ekipeve Perendimore...."
Mando qendro pregatitja fizike. Mgjth Beni, Bedriu, Mireli, Nardi, Tushja, etj mund te vraposhin gjithe diten. Po per mu me e rendesishme ka qene ajo psikologjike ene taktike. E para se duke qene komplet te izolum kontakti i vetem me boten ne futboll qe TV. Ndryshe sot kur lujne jashte e ne s'e kane ate friken e atehershme. Me kujtohet nje ndeshje e kombetares me gjermonet kur Safet Berishes i dridheshin kembet para Rumeniges. Edhe nga ana taktike nuk ishim ene aq mire. Nuk kishin kushtet e duhura trajneret tane te studiojshin ekipet kundershtare e te kishin no i plan te hajrit. Fale talentit me thase qe kena pas e ne zemres B&B kena arrit rrezultate te mira.

e shtunë 22/12/2007 22:49

[b]09.03.1958. Java1. Tirane. Stadiumi Kombetar “Qemal Stafaâ€

e enjte 24/01/2008 17:54

... Sa po vonohet brezi rradhes me Yje ke TIRONA mer jahu. Ene vallai, po qe s'e del nai brez si ATO, qe dijm Ne, qi mos t'han mo grosh e pilaf e bukvale si ATO T'MDHEJT, vallai nuk guxoj kur them se do perplasna fort me t'gjith kudo ...


... VETEM TIRONA ...

e premte 25/01/2008 00:09

Po ti vesh men formacjoneve te haleve dhe qelbsinave gati 50-60% jone mbiemra tironas ose llacifac tirone. Tu fillu ka pano qe osht i pari qe urrej. Nejse lojtar i modh, por me kujtohet i gjest esnof qi ka bo me te birin. Nesti Stoja nji nga lojtaret ma me gjak ene me ma shpirt sesa shume te tjere por ene djal esnof, majte ledion, te birin e panos. E boni zap njashtu grice sic ishte Nesti(dystaboni)Ky ledio bytha filloi tu i ra me shqelma Nestit ke mesi fushes. Nesti naloi topin e majte me kome dhe ledio "talenti i modh" nuk ja mori dot.Athere hyni panajoti dhe e mori e qiti ledion prej fushe, me turp te modh. Arty ti mase e ma men vitin por e di qi kina fitu at neshje ene kemi qene ne karshi mu ne qender.
Ahhhhhhhhhh car kohesh kon qene ato.

e premte 25/01/2008 00:17

Nuk me kujtohet viti. Mbaj mend vetem gjestin e Panos, tashti qe po e thu ti me vjen dicka nder mend per kte punen e Nestit.
Por per saktesi, Panajoti ishte minoritar.Ne mos gaboj, nga fshatnat e Sarandes.

e premte 25/01/2008 00:41

Pranej thash 50-60%.Dihet ka ishte pano. Kur te pash qi po shfletojshe forumin ma mori menja qi do pergjigjeshe.

e premte 25/01/2008 16:46

... Per menimin tim do ishte mire qe ketu tek tema e Skenerit shkrete, te shkrujshim nga nji bio te shkurter rreth gjith atyne ZOTNIVE t'mdhej qe bon historine e viteve '60. Nersa ke faqja Benit te shkrujshim per çunat e viteve '80. Nuk e di si mund t'ju duket menimi im ...
Dërgo një përgjigje