Meqe ketu flitet per fistori te Tirones, histori futbolli, histori te qytetit, histori te qytetareve, etj. desha me sjell ne menjen e te gjitheve nje ngjarje historike qe shpesh ngatarrohet me ndodhite qe erdhen me vone. E kam fjalen per renine e diktatures komuniste.
Qe prej kohesh renia e sistemit komunist ne Shqiperi eshte e lidhur me ngjarjet e qytetit studenti, me greven e urise se studenteve, me takimet e shpeshta midis perfaqesuesve te studenteve dhe udheheqesve komunist, me arritjen e marreveshjes midis tyre si dhe me gjithe rrjedhjen e vrrullshme te ngjarjeve qe pasuan. Te gjitha keto ngjarje jane shenuar dhe kujtuar si rrezimi i sistemit diktatorial ne Shqiperi. Kjo ka bere qe ne Qytetin e Studenteve te Tirones, sheshi kryesor te kete edhe emrin "Demokracia", si nderim dhe respektim per ate qe bene studentet e asaj kohe.
Ne fakt diktatura komuniste e filloi shembjen shume me pare dhe aty ku filloi shembjen diktatura komuniste nuk ka nje shesh, rruge apo rrugice me emrin "Demokracia" apo qofte edhe nje shenje a zhgarravine qe te tregoje se Demokracia jone filloi aty. Hapsira gjeografike ku komunizmit shqiptar iu dha nje shpulle e forte qe filloi ti shkundte dhembet dhe dhemballet eshte ngushtesisht e lidhur me dy emra rrugesh: Rruga Durresit dhe Rruga Kavajes.
Ishte ketu kur me 2 korrik te vitit 1990 qytetare te Tirones per here te pare guxuan te sfidonin masivisht draperin dhe cekanin shqiptar duke u futur ne oborret e ambasadave per te kerkuar nje jete me te mire, dicka qe nuk mund ta gjenin me ne sistemin qe kishte pushtuar Shqiperine pas clirimit nga fashistet. Me kete kerkese ne vetvete individualiste, sepse kerkonin nje jete me te mire per veten e vet, ata na dhuruar ne te tjereve qe atehere ishim te vegjel apo atyre qe ne ate kohe kishin frike nga hija e kuqe nje jete me te mire, ose ne rastin me te keq sipas disave: nje jete ndryshe.
Jemi ne hapsiren midis dy rrugeve ku per here te pare filluan te dilnin sheshit 2 gishtat, te mbrojtura nga hekrat ndares te ambasadave me territorin Shqipar. Brenda pak oreve shtetit te kuq i shkau situata prej duarsh dhe nuk e morren me dot derisa e dorezuan ne duar te tjera, qe vetem sa nderruan bojen. Ishte nje dobesi e sistemit apo nje forcim i pershperimave pas veshit dhe shfaqjeve te huaja tek-tuk neper kryeqytet kjo nuk ka me kuptim, qytetaret fituan mbi rojet e sistemit qofte edhe per vetem 24 ore. Shteti nuk mundi ti bindte dhe ti mbante qytetaret e Tirones rrefuzonin komunizmin e te drejtoheshin drejt nje sistemi tjeter qe e kishin pare vetem neper TV bardh e zi, te treguar bashke me perrallat nga nje brez me i vjeter apo nga miq qe dilnin jashte kufijve.
Kjo pjese e historise tone si shtet harrohet dhe lihet menjane, pavaresisht se shenon shembjen e nje sistemi totalitar, kalimin nga nje forme shteti ne nje forme tjeter dhe fillimin e nje historie te re pas rreth 45 vitesh.
Ne vend qe te falenderojme ata qytetare te Tirones qe kerkuan nje jete me te mire per veten dhe familjet e tyre na ofruan edhe ne nje jete me te mire, ne e kalojme te gjithen si nje ngjarje periferike te zhvillimeve tona historike shpesh duke e harruar.
Harresa vjen ndoshta ngaqe pas kesaj levizje protestuese dhe qytetare nuk linden parti politike te ardhshme. Ndoshta ngaqe ato qe morren meritat e gjithckaje qe ndodhi dhe u shnderruan ne udheheqes partish pas '90-tes e denuan kete veprim te qytetare te kryeqytetit kur u pyeten nga shteti i kuq se si e mendonin.
Si gjithmone historine e shkruajne fituesit dhe ne rastin tone jane ata qe e denuan veprimin e qytetareve ne ate kohe, qe ishin me fituesit e para '90-tes.
http://www.youtube.com/watch?v=BVG7zAAF4hg