Identifikimi:    Fjalėkalim:      Mė identifiko automatikisht sa herė qė vij       
SK Tirana OnLine Indeksi i forumit SK Tirana OnLine
Sofra virtuale bardheblu
 
 FAQ :: Kėrko :: Lista e Anėtarėve :: Grupet e Anėtarėve :: Temat e Preferuara    Regjistrohu 
 Profili :: Identifikohu pėr tė parė mesazhet private :: Identifikohu 

4 MARS 1979, KAVAJE
Shko tek faqja 1, 2, 3, 4  Pasardhėse
 
Fillo temė tė re   Pėrgjigju temės    SK Tirana OnLine Indeksi i forumit -> SK Tirana OnLine -> Historia e Tirones
Shiko temėn e pararendėse :: Shiko temėn pasuese  
Autori Mesazh
Arty-Bardh&BluForever
Fanatic


Anėtarėsuar: 31 Kor 2004
Artikuj: 2371
Vendodhja: Athine

ArtikullDėrguar: e Shtunė 04/11/2006 18:22    Titulli i artikullit: 4 MARS 1979, KAVAJE Pėrgjigju me citim

Mbas kaq kohe u bona mbar me u ul edhe me hudh persri ne leter historine e transfertes ma fantastike qe mund te kete bo vaki ne Shqipni.
Kavaje 04 Mars 1979.-Pjese I
Si fillim du te ftoj te gjith bashkmoshataret e mi te me korrigjojn edhe te me plotesojn. Koha ka bo te veten, dhe 27 vjet nuk jan pak.
Gjithashtu, per ma te rinjte du te bij pak gjendjen e tifozllikut dhe gjendjen politike te kohes. Sa per tifozllikun, duhet me than se kishte kalu gati nji 10vjecar nga Tirona e modhe e Frasherit, Halilit, Memave, Bixhit, Ner Hykes etj. Sistemi i pameshirshem komunist ja kishte arrit tā€™u hakmerrte dhe ta zhyste ekipin me forma nga ma te ndryshmet(qe nga marrja e lojtareve dhe deri tek zboret e zakonshme te gjysmes se ekipit para ndeshjeve me Dinamon dhe Partizanin). Kishim 9 vjet qe jo vetem nuk merrnim kampionat dhe Kupe, por nuk ishim as pretendent.
Ky ishte cmimi qe paguente Tirona, Tifozet, Qyteti, per at guxim qe treguen duke thy monopolin(e mbasluftes) e dy kulcedrave te Kuqe.
Nuk arrishin te pranonin se nji ekip me cuna me zemer i ishte rikthy lavdise se dikurshme dhe qe per tā€™ja mor kampionatin duheshin bo deri edhe mostruozitetet e 1967, prej te cilave edhe sot Uefa nuk jā€™a njef kte kampionat Dinamos. Sic nuk mund te harroshin edhe festen per fitimin e titullit kampion me 1966 ne mos gaboj, para shtepise se oficerave, ku turmes i printe me fizarmonik Sotir Buneci, dhe kjo feste ishte nji karshillik i papam ndaj diktatures. Kjo esht nji histori tjeter qe do tā€™i duhet ta shkruje dikush tjeter, pak ma i pjekun se un. Durim.
Keshtu ky ishte 10 vjecari i plumbte ne historine e klubit. Krenaria jon e vetme ishin gocat e basketbollit, kampione absolute.
Sa per tifozllikun, ishte koha kur po filloshin te rigrupoheshin tifozet ne vende karakteristike Nji nga keto ishte edhe ā€žNdergjegjiaā€œ, porta e 3 e karshise ne ā€šā€œQ.Stafaā€œ Ma vone, me pozicionimin e lapraksve dhe Morrave te tjere ne cepin jugor, perfundimisht u vendosem, masivisht tashme ne cepin e lavdishem verior, per te jetu edonizmin e viteve 80.
Ishte koha kur ne stadiume, nqs u ngrejshe me therrit dhe nuk te ndiqshin edhe te tjere, te kapshin prej leckash dhe fluturoshe 10 shkalle posht. Ato pra, kalecet e kudondodhun. Flamuret(modest) u valvitshin per 3-4 sekonda, pastaj kaloshin dor me dor, per mos me i zan armiku. Dhe nuk ishin pak, tā€™u sulshin 10 polic pernjiher. Ne kto kushte, te jetoshe nji ndeshje ne stadium, pervec shqetsimit per rezultatin, kishe edhe ndiesine e te qenmit brenda nji ambienti qe leshonte xixa. Adrenaline. Ne nivelin e eperm. Po i pershkruj keto se keshtu ndoshta ndihmohet per tā€™u kuptu se cfar ndodhi me 1979.
Kampionati 78-79. Fundi i fazes pare na gjen mbas kaq vjetesh ne krye te klasifikimit bashk me Besen. Ne ekip nā€™at kohe lujshin: Tafaj (Nallbani), Naci, Dhales, Hajri Frasheri, Baci, Ben Cela, Tos Bekteshi, Lushk Zengla, Tit Dibra, Mond Gezdari, Fori Llambi. Tirona 78-80 (per dy vjet) fitoi cdo lloj kupe (deri ato te Sportit Popullor dhe te xx Vjetoreve) por nuk po mundte te merrte Kampionatin. Interesimi I Publikut dhe tifozve ishte ne kulm, cdo te enjte ā€œS. Haliliā€ u mbushte plot per ndeshjet e kontrollit. Ne kte situat, kishim ndeshjen e pare te Fazes 2-te ne Kavaj, me 4 Mars. Kuptohet qe ne ate kohe trasfertat e vetme ishin ato ku mund te shkoshe dhe vijshe me tren. Qe i binte te ndiqshe jasht Durrsin, Besen, Lushnjen, dhe po te ndihte ora verore, Lezhen ose Fierin. Per qytete te tjera, ose duhesh gjet makine, ose do rrishe nji nate atje. Per kte transferte, ku po te fitoshim, mund t,u shkeputshim mbas kaq vitesh, ne krye, planet ishin bo muaj perpara. Por nji fakt tjeter ndikoi per tā€™a kthy kte ndeshje ne nji legjende.
Ne Ā½ finale te Kupes se Republikes vehen perballe persri Tirona-Besa. Ndeshja e pare ne Tiran, fund dhjetori, ne mos gaboj, del 1-0 per Tironen. Me 7 janar te 79 ndeshja e kthimit ne Kavaje. Kavajsit, me 0 kampionate dhe 2-3 kupa( ?)kuptohet ishin mpref ne maximum. Interesimi per ndeshjen ne kulm. Ne stadium kishte rreth 1000 tironsa . Un vete nuk kisha shku. Me sa mbaj mend, Tirona fiton me gol te Tit Dibres. Kur erdhen shoket tone ne Tiron, na tregun se kavajsit ne te dalme fillojn me sulmu tironsat. Mbrapa karshise ne Kavaje, sidomos ne dimer , ishte nji fushe me balte. Aty u perleshen dy grupe mjaft te medha tifozash. At dit atje la nom Sel Kalaja. Sela ishte kampion ne mundje te lire (pesha 9 ose 10), dhe ishte nga lagjja dibronve. Lagjja e Lushkut, Tos Bekteshit, Dane Jasharit. Taipit dhe Ben Alles dhe patjeter e Xhomlliksit. Sela se ku kishte gjet nja dy zinxhire dhe ishte pozicionu ne mes te fushes duke rrotullu zinxhiret tamom si Stive Rivers tek Herkuli. Kte histori ma than 2-3 persona te ndryshem. Si perfundim, mbasi i vune perpara kavajsit, marshun fitimtare per tek stacioni i trenit. Kuptohet qe kto ngjarje nuk qene te zakonshme nā€™at kohe. Jehona e paimagjinushme. Nga 8 janari e pastaj, ne Tiron u fliste vetem se si do shkohet ne Kavaj me 4 mars.
ā€¦ā€¦Gdhiu 4 marsi.
Esht e papershrueshme se si pulsonte qyteti ate dit. Shoqnite nga 4-5 veta mbasi u takoshin, filloshin te drejtoheshin per nga treni. Ishte si nji vullkan qe mbruhet dhe mbruhet nga te gjitha anet dhe pastaj niset ne nje drejtim. Une nuk disha ndonji tifoz bardh e blu (qe vinte ne stadium) qe ate dite te mos ishte per rruge. Mjaft veta qene nis me trenat e mjesit (oraret ishin fiks athere, ne mos gaboj 06 :20, 06 :55) Treni i fundit i mengjesit ishte 08:10. Aty ishte perqendrimi ma i madh. Njerez nga te gjitha moshat dhe shtresat, nxanes shkolle, puntore, studente, profesore, te bome njish. Dhe ajo qe ishte me mbreslanse, pa asnji organizim dhe drejtim. Spontane. Origjinale. Krenaria e te qenit Bardh & Blu e perzieme me mllefin per padrejtesite e sistemit, plus vizioni I nji titulli qe mungonte ka kohe, kishin mbrujtun kte amalgame qe drejtohej at dit ne Kavaje. Gati te gjith me buk me vehte, mbeshtjell me qese najloni dhe gazeta, dhe shishe raki ose konjak ā€œskenderbejā€ per municion.
ā€¦Treni me 10-12 vagona u mbush tumllas. Po te bosh llogari qe nji vagon kishte rreth 200 vende ulun, me ato qe rrishin ne kambe dhe te tjere ul tek mbeshtetset e brrylave, i binte cdo vagoni rreth 300-350 veta . Vetem me ate tren udhetuen ate mengjes rreth 3000-3500 vete. Deri afer Durrsit kishte thirrje neper tren, por jo masive.Nga plazhi e mbrapa, entuziazmi nuk u mbajte. Tifozet neper dritare pershendeteshin me parrulla. U ndiente ne ajer se do ishte nji dite e paharrueshme dhe e paperseritshme. Kur ju afruem Kavajes, nuk rinte njeri pa gerthit e brohorit. Treni ishte i gjate dhe kur mbriti ne stacion , u deshte kohe te zbrazesh i gjithi. Mu me qelloi te isha nga fundi. Por njikohsisht isha edhe deshmitar i nji pamje fantastike. Tifozet sa zbritnin nga treni, merrnin rrugen per ne qender. Me thone qe, u kriju nji lume i dale nga shtrati, ishte pak. Ne fillim pak qetsi. Kur mbas nji thirrje te nji tifozi, u cu fuqishem nji TI-RO-NA, TI-RO-NA, qe une nuk e kam ndigju ne at menyre kurr ma ne jeten time. Kaq ishte. Pushtimi i Kavajes po bohesh me menyren me triumfale te mundshme. Filluan koret. Ā«COHUNI DJEMA SHALONI ATIN Ā», Ā« SHQIPJA E ANDEVE Ā»,refrenet e tjera te kendueme. Nji atmosfere e papershkrueshme. Kur mberritem ne qender, gjetem ato qe kishin ardh me trenat e mjesit dhe kishin zaptu qy heret qendren. Gjithashtu, mjaft vete ate dite erdhen ose me kamiona ndermarjesh(Zisa dhe Gaz) ose makina te vogla (Zuk). Kush kishte dicka ne dore neper ndermarrje, pat nxjer makinat me sherbim per Kavaje. Nuk mungoshin edhe dhjetra te tjere me bicikleta. Pa egzagjerim, ne Kavaje ate dite kann qene 8000-8500 vete. Kte e verteton edhe nji fakt tjeter qe do ta permend ne fund. Kuptohet, se kercenimet kavajse, se po u kthyet ne mars do tā€™ju bojm keshtu dhe ashtu, ishin davarit si avull.
Mbasi hangrem buke dhe nga pak raki neper parqe, (nuk kishte mence ushtrie ta merrte at popull, jo ma 4-5 gjelltoret e Kavajes) u drejtuem te gjith per ne stadium. Stadiumi Kavajes normalisht merr rreth 8000 vete. Meqense ne u nisem qe heret, gati gjith karshia ishin tironas. Stadiumi u mbush me rreth 12000 vete. Nji mbushje te tille kam pa vetem kur erdh Gjermania e Rumeniges.
...Loja u zhvillu mjaft e tensionueme, se te dy ekipet doni fitoren, por kishin edhe shume kujdes. Si zakonisht ne kto raste ndeshja del barazim, dhe shpesh 0-0. Tifozlliku, ndonese jo i sinkronizuem, ishte fantastik. Pak a shume si ne ndeshjet e kombtares tani. Se Tifozat Bardh & blu ishin shtri ne te gjithe stadiumin dhe secili grup bertiste sipas oreksit te vet. Ne kte ndeshje, megjithse policia ishte e shumte, nuk ka pas police nder shkalle. Per here te pare shifnim policat ne piste, jasht hekrave. Keshtu qe ate dite jan nxjerr mbi 5-6 flamure, (Veper Ā« penale Ā» per ate kohe) , dhe valviteshin per kohe te gjate, se nuk kishte bir none tā€™i merrte. Grupi jon, rreth 5-6 veta, kishim nji flamur Ā½ bardh Ā½ blu rreth 1X2 dhe dy shirita 0,30X 3 m nji te bardh dhe nji blu. Ndeshjen e pame tek cepi i karshise, majtas,tek telat nalt. Nejse, ndeshja mbaron 0-0, Tit Dibra pati nji rast por nuk mujtem. Per ta mbyll anen sportive, at vit as Tirona, dhe as Besa nuk emorren kampionatin.
..Dalim nga stadiumi, dhe po u pytshim se a do dalin kavajsit. As qe bohesh fjale. Kavaja 30000 banore u bonte bashk me fshatnat. Keshtu , te gjith ato qe do tā€™u ktheshin me tren, rreth 5000 vete, u drejtuem nga stacioni. Vetem kur fillun gura dhe tulla si ne harados. Nga rrugicat, cepat e pallateve,nalt nga taracat etj . Kaq ishte. O burra kapni gurat. Po kuj tā€™i gjujshe ? Ato gjujshin, dhe u mcifshin. Ather, ku u shifte ndonji qe gjunte nga ndonji pallat, u fillu nga ana jon me i thy xhamat pallatit. Keshtu u kalu ā€œbulevardiā€ mes guresh, thirrjesh per Tironen dhe te shame nga ma te ndryshmet.
..U mblodhem te treni nji turme e madhe. E pafund. Te pakten per ate stacion ose per ate qytet. Trena per Tiran, me duket se kishte dy. Shofim, treni i pare, rreth ores 1730, nuk ndalon. Nuk po merrshim vesht se cfar bohet. Kur akoma ne 2006 nuk ka lajmerime per ndeshjet ne Tiran, imagjinoni cfare informimi mund tā€™ju bojte nji turme ne Kavajen e 1979. Duhet than se aq e madhe ishte prezenca dhe furia Bardh & Blu, sa shteti boni ate, qe ndoshta nuk do tā€™i shkonte ndermend edhe tifozit me te thekun. Per te evitu sherre me pasagjeret e tjere, dhe gjoja me pas nen kontroll situaten, vuni nji tren rezerve jashte orarit vetem per tifozat. Ishte mar vendim qe asnji tren nuk do ndalonte ne Kavaje, dhe te gjith , rras e plas te hypshin ne trenin ā€œspecialā€. Ky ishte nji tren prodhim rus, nga ato me kabina, dhe me than te drejten kishte shume vagona. Treni do nisesh ne oren 1800. Hypem ma ne fund dhe u nisem.Mbas nja 500m, treni nuk kishte marr shpejtesi, kavajsit bone edhe burrnin e fundit. Ishin rreshtu me llastiqe dhe thyne sa xhama mujten. Te gjithe u ulem poshte. Nuk mund tā€™i gjushe me asgjo. Athere u hudh ideja qe sa te ndalonte treni, per cdo eventualitet, tu pajisshim edhe ne me cā€™te mundshim.
Kishte fillu me u ngrys,dhe treni po ecte shume-shume ngadale. Kjo vinte se duke qene tren jasht orari, duhet te priste trenat e tjere qe kryqezohesh. Ne fund, udhtimi Kavaje ā€“Tiron, 65 km, u kry per 4 ore. Pervec kesaj, treni nuk kishte drita fare. Shtoi kesaj eksitimin e nji dite te mbrujtun me emocione, turmen e madhe, tifozllikun, lirine qe te jepte nata, filloi brenda trenit te ngjizet nji atmosfere rebelimi ne ngritje te vazhdueshme. Rrebelim si fillim ndaj kavajsve qe u mundun me qellu me aq sa kishin mundsi, per trenat qe nuk ndaluen, per dritat qe nuk kishte, per udhtimin si qen.Sa ma shume zgjatej rruga, sa ma e lodhshme bohesh, objekte te kundershtimit fillun te ishin padrejtesite e pesume nga ekipi, kampionatet e kalueme, thirrje dhe shamje me dy kuptime per Ministrite e brendshme dhe te Mbrojtjes e kshtu me rradhe. Shtoi kesaj dhe tifozllikun e shfrenuem ne cdo vagon. Nuk kishte polici dhe shtet ne at tren. Keshtu qe cfar ishte pishman per tā€™u bo neper stadiume, dhe na ishte privu gjith jeten, po ndodhte aty. Dal-nga-dale treni po kthehesh ne nje toke te askujt, ne nje ishull lirie dhe entusiazmi ne Shqipnine e zymte te atyne viteve. Kuptohet se nuk mund te mungoshin ekseset.
..Sapo treni ndaloi ne Durres mbas 1 ore, zbriten mjaft vete dhe ndanin gure neper dritare. Prej ketej e tutje, nuk do kishte bir none te mendonte te sulmonte ate tren. Nuk esht e pershkrueshme ndjesia e lirise totale qe po u shijonte aty. Aty nuk kishte ma as parti, as komunizem, as fronte, as kufij dhe futje ne burg per RAI-n, asgjo. Kishte vetem shoqni, tifozllik, eufori, ekstaze....
Nuk do shum mend qe me kaq gja dehesh shpejt. Fillun te thyheshin xhamat e trenit. Ishin kristal, rus, u shkermoqshin si sheqer. Kabinat e stacioneve lokale, mbas kalimit te trenit, mbeteshin si kinema verore. Guret u perdorshin edhe si mbajtes ritmi mbi llamarinen e trenit. Nuk degjojshe dot 1 m larg.
ā€¦.Diku nga Sukthi, ku hekurudha afrohej me rrugen, qelloi qe treni te afrohej me autobuzin e Dinamos qe kthehej nga ndeshja me Naftetarin. Te shame per hafijet dhe gure fluturun boll. Nuk i zuni gjo halet.
Ne Vore, treni jon do tā€™u ndronte me trenin e Tiranes. Lokomotiva pat lujt me Partizanin dhe durrsaket po u ktheshin, me at tangellikun karakteristik. Kishin dal 0-0.Sapo trenat ndalun paralel, si me e bo me llafe, nga ana jon qetsi, sā€™po fliste njeri. Durrsaket, sapo u niste treni tyne, fillun me shajte ne kor. Nuk dishin dhe as imagjinoshin se cā€™po u bonte knej. Pak me thon qe bresheria e gurave u perplas mbi trenin e Durrsit. Ne cdo rast tjeter do e kisha denu kte gja, por ato po e kerkoshin me pare te nalta. ..
.. Rreth ores 22:00 mberritem ne Tiran. Lajmi kishte ardh shum para nesh. Qe 4-5000 veta kan pushtu trenin. Qe jan te lire. Qe.. I kishte hy frika se mos bojshim ndonji kryengritje. Kishin nxjerr repartet speciale,dhe policin. Deri athere ne Tiran nuk ishin nxjerr ndonji her forca policore per te perballu turma si kjo. Bulevardi u mbush plot. Une mora Unazen majtas. Te tjere me thane se nga Peza pati thirrje dhe perplasje me policin. Mandi i ka permend diku.
At nat nuk te merrte gjumi. Per mu ishte dita e pare qe jetoja i lire ne Shqipnine ā€“burg te asaj kohe. Dhe isha shumfish i gezuem, se kte e kisha jetu me te gjith shoket e mi se bashku, ne mbeshtetje te ekipit tone. E pra, imazhit te ekipit dhe tifozave, qe i bojne padrejtsi dhe i heqin kampionate, tani po i shtohesh edhe rrebelimi dhe protesta ndaj ketyne padrejtesive.
.. E hana kaloi me historina ne shkolle. Un isha ne vit te dyte ne polikum, dhe profesori jon i fizikes, erdhi ne mesim me shenja plagesh ne fytyre. E kishin zane disa cifla xhamash diten e djeshme ne tren. Po keshtu kaloi dhe e marta. Nga pasditja e te martes, rruget e Tiranes filluen te pershkoheshin nga Gaz-a te Ministrise se bredshme. Pastaj, Gazat e vegjel filluan tā€™i leshin vendin Gaz-ave kamiona, dhe nji atmosfere e zymte filloi te binte mbi qytet. Kupola e Kuqe nuk mund te anashkalonte kte liri qe i kishin dhan vehtes ā€žAtaā€œ. Dhe kush? Tifozat e Tirones. Aha- Rast i mire tā€™i biem kokes. Dhe filloi nji raprezalje, qe nuk besoj se ka pas te njgjashme nen diktaturen e kuqe. Flas gjithmon per nga permasat, se per egersi e kishin tregu vehten shume me gjakatar mjaft here te tjera. U mobilizuen te gjith spiunet e rregjimit, antare te kryesive te frontit ne lagje, komunista, etj per te denoncuā€”Cfar?ā€”ā€œKush ka qene ne Kavajā€. Dhe pastaj zinxhiri vazhdonte. Kush u merrte ne rajon, u pyeste : ā€˜me ke ke qene ā€˜ dhe kshtu u fillonte nji zinxhir tjeter. Nji hije e zeze pllakosi qytetin. Neper rajone kerciste druni. Si tani kam parasysh turmat e prinderve para dyerve te rajoneve tek Mine Peza dhe tek zjarrfikset. Kush ishte kthy me tren u mbante te pakten 2-3 ore. Dru edhe marrje gjeneralitetesh. Tmerr. Me fat kush u kthy me makine. Te merkuren ne lajmeron nji mesues se ā€˜po ju pyten a keni qene ne Kavaje-thoni po- se emnat tuej jane qe tani ne drejtoriā€™ Mu edhe nji shokun tim Demners, na shpetoi nga rajoni ai profesori i fizikes. Deklaroi ne drejtori se kto te dy kan qen me mu.
ā€¦.Perfundimisht, ato dit kaluen neper rajonet e Tiranes 12000 veta. Kjo shifer tregon se numri 8000 qe pruna ma nalt, nuk ka qene i ekzagjeruem. Prandaj thash ma nalt se kjo ishte fushata mae madhe e ndermare nga Forcat e Rendit. Nuk besoj te ket pas her tjeter 12000 te marre ne rajon per 2-3 dit.
12 veta ju kaluen gjygjit. Nga keto u denuan 6. Mandi ma kujtoi vllain e Il Metanit. U denu edhe nji mbrojtes i lire i te rinjve , ne mos gaboj, Perja, me 6 muejā€¦ā€¦ā€¦ā€¦..
Ndeshja tjeter u luejt me rreth 1000 ne Q Stafa. Ne njifare me menyre, sistemi kishte terrorizu perseri popullin Bardh & Blu. Te pakten kte her jo pa shkak. Por edhe per kte her, vetem perkohsisht. Do vijonte dhjetvjecari 80' i rilindjes se madhe, i cepit legjendar dhe i kthimit te ekipit aty ku i takon--NE KRYE --NE FRONIN E NALTMADHNISE SE SAJ! Mjaft vite ma vone, shume nga cunat e Kavajes, ishin aty ne shesh. Me 20 shkurt, 1991.

TIRONA-- ZEMRA IME !
TIRONA---MA SHUM SE NJI EKIP!
NA JEPNI HAKUN---2 KAMPIONATET E L2B DHE 1967!
BARDH&BLU---NJE QELLIM, NJE IDE!
AVE TIRONA, NALTMADHNIA JON!
PARA TIRONA, TIRONA KAMPIONE-----PARA TIRONA , FITO TI PER NE!
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Mand_Tironci
Site Admin


Anėtarėsuar: 06 Dhj 2003
Artikuj: 2876
Vendodhja: USA

ArtikullDėrguar: e Shtunė 04/11/2006 18:39    Titulli i artikullit: Re: 4 MARS 1979, KAVAJE Pėrgjigju me citim

Arto rrofsh lale per ket histori sa te bukur dhe po kaq rrenqethse. Rrofsh qe e ndave ket histori me te gjith ne ne forum dhe turp te kesh qe e ke majt per vete deri tani Very Happy. Dy her e lexova komentin tat me lot ne sy. Kto jon historina qe duhen tregu dhe duhen pasu te brezat e rinj qe njofin vetem Tironen e post-komunizmit. Rrofsh lale dhe hallall jua boft Zoti te gjithve...
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Arty-Bardh&BluForever
Fanatic


Anėtarėsuar: 31 Kor 2004
Artikuj: 2371
Vendodhja: Athine

ArtikullDėrguar: e Shtunė 04/11/2006 18:44    Titulli i artikullit: Re: 4 MARS 1979, KAVAJE Pėrgjigju me citim

Nuk e kisha mbajt per vete , Mando. Thjesht, humbi kur u prish serveri. Boni Back-up, se nuk e shkruj mo. Laughing
Mund te kete pasaktsina ne rezultatet e ndeshjes ose ndonji gjo tjeter. Thjesht, mu kshtu me jan fiksu, nuk mund te kontrollosha cdo gjo.
LUTJE BREZIT TE VJETER DHE ATYNE QE KAN DEGJU PER KTE DATE OSE MUND TE PYESIN: PLOTESONI MA TEPER. ME PJESE TE TJERA DHE PESONA E PIK PAMJE TE TJERA. FLM.
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
mandhasoni
Fanatic


Anėtarėsuar: 19 Jan 2006
Artikuj: 692
Vendodhja: Me Shpirt e Zemer Dersa Vdes m'TIRONEN TONE te MREKULLUSHME

ArtikullDėrguar: e Shtunė 04/11/2006 20:44    Titulli i artikullit: Re: 4 MARS 1979, KAVAJE Pėrgjigju me citim

Arto,rrofsh qi u bone mar. Se kom lexu akoma por po e printoj dhe do ta lexoj m'shpi. Shyqyr qi e ule meneren me shkrujt me ner zotnis tate. rrofsh.
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Dėrgo njė mesazh
Kledi
Gjak BardheBlu


Anėtarėsuar: 05 Mar 2004
Artikuj: 915
Vendodhja: Te Cepi Tironės

ArtikullDėrguar: e Hėnė 06/11/2006 14:49    Titulli i artikullit: Re: 4 MARS 1979, KAVAJE Pėrgjigju me citim

... m'u bo mishi morrnica morrnica si lekur pule. Mu m'a kishte tregu dhe plaku ket histori, por nuk e besoja se mu dukte pak e ekzagjerume, por qeka e vertete ... Arto, i modh je plako me kto kujtime t'rralle qe ke shkrujt ktu ... Vallai jena TIFOZAT MO TE MDHENJ qe ka njoft historia e Shqipnis ...
_________________
... AVE TIRONA !!! TIRONASIT TE SALUTANT ...
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
patrioti_bardheblu
Gjak BardheBlu


Anėtarėsuar: 14 Pri 2006
Artikuj: 1584
Vendodhja: parku xha tomit -italy-

ArtikullDėrguar: e Hėnė 06/11/2006 15:21    Titulli i artikullit: Re: 4 MARS 1979, KAVAJE Pėrgjigju me citim

Crying or Very sad Crying or Very sad Crying or Very sad Crying or Very sad Crying or Very sad Crying or Very sad Crying or Very sad
brezi jon krenohet me ju...............
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Dėrgo njė mesazh Vizito websitin e shkruesit MSN Messenger
xhomlliks
Gjak BardheBlu


Anėtarėsuar: 22 Pri 2005
Artikuj: 647
Vendodhja: Arnhem, NL

ArtikullDėrguar: e Hėnė 06/11/2006 16:31    Titulli i artikullit: Re: 4 MARS 1979, KAVAJE Pėrgjigju me citim

Arto
Falimnerit per kte pershkrim. Un kam qen ne klas te pest po i maj men ca historina te shkeputme nga ajo ngjarje. Po asiher nuk e kam degju kaq te hollsishme si nga ty.
Ato cunat e lagjes time i njof nji per nji, jemi lagje per tu krenu.
_________________
Tirona Tirona ti je zemra jon
ti per ne ti per ne je gjithmon kampion
http://home.wanadoo.nl/sktirana/
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
BeerBaron
Fanatic


Anėtarėsuar: 15 Tet 2003
Artikuj: 2753
Vendodhja: Tirone, Shqipni

ArtikullDėrguar: e Hėnė 06/11/2006 16:50    Titulli i artikullit: Re: 4 MARS 1979, KAVAJE Pėrgjigju me citim

E ke qa o Art.. Falemnerit ty qe na i ke preshkrujt ne detaje kto dy ngjarje te mdhoja te tifozerise Bardheblu.. Kto shkrime do ruhen, e nuk ka dom serveri qe ti humi....
_________________
TIRONA FANATICS
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Dėrgo njė mesazh MSN Messenger
VllaiQamushit
Valutė


Anėtarėsuar: 01 Sht 2005
Artikuj: 468
Vendodhja: USA

ArtikullDėrguar: e Hėnė 06/11/2006 17:53    Titulli i artikullit: Re: 4 MARS 1979, KAVAJE Pėrgjigju me citim

Arty, nga ky shkrim qe qendise kam kuptuar me mijera gjera qe s'i kuptoja dot kur isha i vogel:

1. Kuptova pse gjate ndeshjeve kur ngrihesha e ulerija kunder vendimeve skandaloze te Dhori Priftit dhe Arsen Hoxhes (gjithmone kunder TIRONES keta qelbaniker), im ate me terhiqte prej menge pasi e dinte qe kalecat ishin verdalle.

2. Kuptova pse im ate ne vitet '80 shkonte gjithmone fshehurazi ne ndeshjet e TIRONES neper rrethe dhe s'na thoshte gje (s'donte te rrezikonim edhe ne, kalamajt: Une per te ndjekur Tironen jashte e kam ndjekur vetem 3-4 here atehere, pasi im ate s'me linte).

3. Kuptova pse tifozat e TIRONES futeshin ne rajon per i cik here po te therrisnin me shume sesa duhet kurse ushtaret e partizanit dhe policet e dinamos vinin ne stadium pa bilete.

4. Kuptova pse i urrenim aq shume.

5. Kuptova pse e duam aq shume njeri tjetrin.

6. Kuptova pse ne kete forum ndihem si ne shtepine time dhe ju kam te gjitheve miqte e mi.

Ne klasen time ne tetevjecare shumica ishin tifoza te Partizanit dhe ne te Tirones grindeshim dite per dite me ta. S'kishin faj, pasi baballaret e tyre ishin kalamaqerit e Petrit Dumes... . Ajo u thohesh ne shtepi, ate benin. Po tani shoh qe kane ndryshuar shume.

Dhe shume shoke te mi qe kane qene me Partizanin, nuk e duan me si perpara, bile simpatizojne per Tiranen, kurse tifozat e partizanit te tanishem jane fshataret e ardhur ne Tirane.

Pra historia perseritet: Tirana i thith njerezit dhe i ben per vete, e ne fund fare, brezat e rinj behen me Tiranen, kurse me Partizanin do jene gjithmone jabanxhinjte...
_________________
TIRONA 2008-2009: KAMPIONE 27 HERE!!!!!
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Juristi
Fanatic


Anėtarėsuar: 05 Nėn 2003
Artikuj: 465
Vendodhja: Tirane

ArtikullDėrguar: e Martė 07/11/2006 09:11    Titulli i artikullit: Re: 4 MARS 1979, KAVAJE Pėrgjigju me citim

Faleminderit Arty,

Sapo marova se lexumi pershkrimin tat. Pa fryke do e konsiderosha nga postimet mo te bukra dhe te vyera ne ket forum. Hallall.

Duke e lexu, pa e kuptu isha bo flake ne fytyre. Anej ka mesi po dridhesha i gjithi, kurse nga funi adrenalina kishte arrit maksimumin dhe kishin fillu konvulsionet.
Kolegu i zyres sa hyni me pyti, "Ƨar paske kshu?" Fyti m'ishte tha, dhe doli vetem nji "hiƧ, hiƧ" e Ƨjerre. Veshtire se mund te me kuptote.

Edhe nji here rrofsh qe na prune ket ngjarje ketu, dhe faleminderit per emocionet.
_________________
Tifoz Bardhe & Blu deri sa te vdes

Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
patrioti_bardheblu
Gjak BardheBlu


Anėtarėsuar: 14 Pri 2006
Artikuj: 1584
Vendodhja: parku xha tomit -italy-

ArtikullDėrguar: e Martė 07/11/2006 10:30    Titulli i artikullit: Re: 4 MARS 1979, KAVAJE Pėrgjigju me citim

Juristi shkroi:
Faleminderit Arty,

..................anej ka mesi po dridhesha i gjithi, kurse nga funi adrenalina kishte arrit maksimumin dhe kishin fillu konvulsionet.
Kolegu i zyres sa hyni me pyti, "Ƨar paske kshu?" Fyti m'ishte tha, dhe doli vetem nji "hiƧ, hiƧ" e Ƨjerre. Veshtire se mund te me kuptote........



tu ka tha fyti per raki.... ai kolegu punes nuk te njifka mir Very Happy Very Happy Very Happy
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Dėrgo njė mesazh Vizito websitin e shkruesit MSN Messenger
TIRONSI
Fanatic


Anėtarėsuar: 27 Jan 2005
Artikuj: 406
Vendodhja: Tirone

ArtikullDėrguar: e Martė 07/11/2006 10:35    Titulli i artikullit: Re: 4 MARS 1979, KAVAJE Pėrgjigju me citim

Arty-Bardh&BluForever shkroi:
Mjaft vite ma vone, shume nga cunat e Kavajes, ishin aty ne shesh. Me 20 shkurt, 1991.


PER KETE JUA DIME EDHE ME SHUME PER FALEMINDERIT
TY EDHE GJITHE TIFOZAVE BARDHE&BLU.

_________________
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger
ardian
Fanatic


Anėtarėsuar: 02 Qer 2005
Artikuj: 21
Vendodhja: Tirane

ArtikullDėrguar: e Martė 07/11/2006 10:58    Titulli i artikullit: Re: 4 MARS 1979, KAVAJE Pėrgjigju me citim

I dashur Arty,

Faleminderit per emocionet qe na dhe kete mengjes! Ky eshte shume me teper se nje shkrim, eshte histori, mbrese dhe mallengjim!

Une kam qe vetem 11 vjec athere, por nga tregimet e cunit te xhajes (pjesemarres ne transferte), kujtoj dhe konfirmoj te njejten pjesemarrje njerezish dhe mbi te gjitha te njejten atmosfere dhe emocion.

Vetem ata qe e kane perjetu ate periudhe mund ta kuptojne se cfare kuptimi te shumefishte kishte shnderrimi i ndjenjes antikomuniste ne nje pasion sportiv.

Jam i bindur qe vetem Tirona mund te ngjalle keto lloj ndjenjash dhe te arrije te na e beje mishin kokker edhe pas kaq kohesh.

Nderim dhe krenari!!!
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
xhomlliks
Gjak BardheBlu


Anėtarėsuar: 22 Pri 2005
Artikuj: 647
Vendodhja: Arnhem, NL

ArtikullDėrguar: e Martė 07/11/2006 12:32    Titulli i artikullit: Re: 4 MARS 1979, KAVAJE Pėrgjigju me citim

patrioti_bardheblu shkroi:
Juristi shkroi:
Faleminderit Arty,

..................anej ka mesi po dridhesha i gjithi, kurse nga funi adrenalina kishte arrit maksimumin dhe kishin fillu konvulsionet.
Kolegu i zyres sa hyni me pyti, "Ƨar paske kshu?" Fyti m'ishte tha, dhe doli vetem nji "hiƧ, hiƧ" e Ƨjerre. Veshtire se mund te me kuptote........



tu ka tha fyti per raki.... ai kolegu punes nuk te njifka mir Very Happy Very Happy Very Happy


Ai kolegu do ket kujtu se kushedi caf faqe ne internet po vizitonte Juristi
_________________
Tirona Tirona ti je zemra jon
ti per ne ti per ne je gjithmon kampion
http://home.wanadoo.nl/sktirana/
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Arty-Bardh&BluForever
Fanatic


Anėtarėsuar: 31 Kor 2004
Artikuj: 2371
Vendodhja: Athine

ArtikullDėrguar: e Martė 07/11/2006 14:39    Titulli i artikullit: Re: 4 MARS 1979, KAVAJE Pėrgjigju me citim

Cuna, faleminderit per fjalet e mira. Un vetem sa pruna cfar mbaj mend un, nga ajo dit. Do me gezonte po te sillshit edhe pjese te tjera plotesuese per at dit, gjithmone duke pyet ma te rritunit. Kledi, ta besojsh baben here tjeter, se tifozat e Tirones ma pak mund te te tregojn, por ma shume dhe egzagjerime-kjo osht e pamundun.
Ketu do t'ju premtoj qe te boj cfar kam per dore,qe te bij ne Forum historine e viteve 60 , te kampionatit qe u festu' tek "shpia e oficereve". Por kjo pas nji vizite ne Tiran, se dikush tjeter duhet te ma rrefej.
Qofshi te gjithe mire, me cfar te keni per zemer!
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq artikuj nga:   
Fillo temė tė re   Pėrgjigju temės    SK Tirana OnLine Indeksi i forumit -> SK Tirana OnLine -> Historia e Tirones Ora ėshtė sipas CET (Europe)
Shko tek faqja 1, 2, 3, 4  Pasardhėse
Faqja 1 e 4
 
Kėrce tek:  
Nuk mund tė krijosh tema tė reja nė kėtė forum
Nuk mund t'i pėrgjigjesh temave tė kėtij forumi
Mund tė ndryshosh artikujt e tu nė kėtė forum
Nuk mund tė fshish artikujt e tu nė kėtė forum
Nuk mund tė votosh nė sondazhet e kėtij forumi



smartBlue Style © 2002 Smartor
Powered by phpBB © 2001, 2002 phpBB Group